Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një ari polar në 'kiss cam' që zgjedh Pepsin para Coca-Cola, burri i Rita Orës - Taika Waititi realizon reklamën e shumëpërfolur të 'Super Bowl 2026'



Bashkëshorti i Rita Orës, regjisori me famë botërore nga Zelanda e Re, Taika Waititi, ka rikthyer vëmendjen globale me një reklamë të veçantë dhe shumë të përfolur të Pepsi, e realizuar për shfaqjen madhështore të Super Bowl 2026.

Spot-i i ri, i titulluar “The Choice”, ka ndezur menjëherë debatet në rrjete sociale, duke u cilësuar nga shumëkush si një “goditje e mençur” ndaj rivalit të përhershëm, Coca-Cola.

Reklama nis me një ari polar, një figurë ikonike që publiku e lidh prej dekadash me Coca-Cola-n, i cili i nënshtrohet një testi të verbër shijimi mes dy pijeve freskuese. Rezultati del krejtësisht i papritur: pija që i pëlqen më shumë rezulton të jetë ajo e konkurrencës.

- YouTube youtu.be

Ky moment shkakton një krizë identiteti te personazhi, duke e çuar atë drejt terapisë, ku përballë ka pikërisht vetë Taika Waititin, i cili shfaqet në rolin e psikologut. Më pas befas, ariu polar shfaqet me të dashurën e tij, arushën polare në një 'kiss cam' që rezulton të jetë në tribunat e Super Bowl. Me humor të zi dhe ironi të hollë, regjisori ndërthur rrëfimin vizual me një mesazh që sfidon besnikërinë e markave dhe zakonet e konsumatorëve.

Waititi, tashmë 50-vjeçar, është një nga emrat më të vlerësuar të kinemasë bashkëkohore, i njohur për filma si “Boy”, “Jojo Rabbit”, “Free Guy”, si dhe për sukseset e tij në universin Marvel me “Thor: Ragnarok” dhe “Thor: Love & Thunder”. Kjo nuk është hera e parë që ai vendos firmën e tij në reklamat e Super Bowl-it, pasi edhe vitin e kaluar kishte realizuar tri spote të ndryshme për këtë ngjarje sportive, duke e kthyer fushën e reklamave në një terren eksperimentimi artistik.

Siç ka deklaruar vetë ai për “Fast Company”, Waititi e sheh botën e reklamave si një lloj “palestre filmike”, ku ushtron kreativitetin e tij pa kufizimet e zakonshme të kinemasë tradicionale. Pikërisht kjo qasje reflektohet edhe në “The Choice”, e cila, pa zbuluar shumë nga përmbajtja, synon të argëtojë publikun dhe njëkohësisht të nxisë diskutim.

Reagimet në internet nuk kanë munguar. Disa përdorues e kanë vlerësuar reklamën për realizimin praktik dhe për faktin se nuk mbështetet te inteligjenca artificiale, ndërsa të tjerë kanë ironizuar me pyetje si: “A është tani një ari bipolar?”. E sigurt është se Taika Waititi, dhëndri i Kosovës, ka arritur sërish të jetë në qendër të vëmendjes globale, duke e kthyer një reklamë të thjeshtë në një moment kulture pop që po komentohet kudo. /Telegrafi/

Ylli i “Home Alone”, Catherine O’Hara vdes në moshën 71 vjeçare



Aktorja amerikane Catherine O'Hara dhe ylli i filmit "Home Alone" ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Menaxheri i saj e konfirmoi lajmin për Variety. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Catherine O'Hara është një aktore, komediane dhe skenariste kanadeze-amerikane. Ajo konsiderohet si një nga komedianet më me ndikim dhe më të respektuara të gjeneratës së saj, dhe është lavdëruar nga publiku dhe kritikët për sensin e saj të jashtëzakonshëm të humorit dhe rolet transformuese.

Ajo e filloi karrierën e saj në mesin e viteve 1970 si anëtare e ansamblit legjendar kanadez të komedisë Second City dhe fitoi popullaritet më të gjerë me përfshirjen e saj në shfaqjen televizive kult "SCTV", ku shkëlqeu në një sërë personazhesh të paharrueshëm. Ishte kjo periudhë që i siguroi asaj statusin e një ikone komike dhe i hapi derën industrisë së filmit dhe televizionit.

Catherine O'Hara është veçanërisht e njohur për një audiencë më të gjerë për bashkëpunimin e saj me regjisorin Tim Burton dhe aktorin Macaulay Culkin në filmat "Home Alone" dhe "Home Alone 2: Lost in New York", në të cilët ajo luajti nënën e Kate McCallister.

Ajo gjithashtu pati role të shquara në "Beetlejuice", "A Mighty Wind", "Best in Show" dhe "For Your Consideration", duke bashkëpunuar shpesh me regjisorin Christopher Guest në komedi improvizuese.

Roli i Moira Rose, ekscentrike dhe e paharrueshme, në serialin fitues çmimesh "Schitt's Creek" (2015-2020) i solli asaj një kapitull të ri në karrierë dhe njohje globale. Ajo fitoi një çmim Emmy në vitin 2020 për atë rol, dhe personazhi i Moirës u bë një fenomen i kulturës pop falë stilit, gjuhës dhe karizmës së saj unike.

Përveç aktrimit, O'Hara ka pasur një karrierë të suksesshme si aktore zëri, duke ia dhënë zërin e saj filmave dhe serialeve të shumta të animuara. /Telegrafi/

Labinot Haxhiu lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4



Labinot Haxhiu është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova, duke mos arritur t’i rezistojë televotimit të hapur këtë javë.

Në nominim, përveç Labinotit, ndodheshin edhe Kushtrim si dhe motrat Aurora dhe Suanita, të cilat garojnë në format si një konkurrent i vetëm. Pas numërimit të votave të publikut, vendimi ishte që Labinoti të largohej nga gara.

Labinoti, i cili është kuzhinier dhe influencues i njohur në rrjetet sociale, kishte ardhur enkas nga Gjermania për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u dallua për energjinë pozitive dhe ndërveprimet me banorët e tjerë, duke krijuar një profil të veçantë brenda lojës.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit dhe mbështetjes së ndjekësve të tij, Labinoti nuk arriti të vazhdojë garën më tej, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Gara tashmë vazhdon me banorët e mbetur, ndërsa çdo “Prime” po e afron gjithnjë e më shumë shtëpinë drejt fazave vendimtare të këtij edicioni. /Telegrafi/

Nëna e Benitës rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, shpreh dëshirën për t'u bërë banore



Një tjetër moment emocional është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku nëna e Benitës, Fahrija, është rifutur për t’i bërë vajzës së saj një surprizë të papritur.

Kësaj radhe, ajo nuk erdhi e vetme. Znj. Fahrija solli me vete edhe qenushen e Benitës, Bellën, e cila do të qëndrojë në shtëpinë më të famshme në vend për 24 orë, duke i dhuruar banorës një moment të veçantë dhe shumë emocional.

Gjatë takimit, nëna e saj nuk nguroi të shprehë edhe disa kritika, megjithëse më të buta krahasuar me herën e kaluar. Ajo i sugjeroi Benitës që të largohet nga njerëzit negativë dhe të ketë më shumë kujdes me konsumimin e alkoolit.

- YouTube youtu.be

Momentet e ngrohta u shoqëruan edhe me humor, kur moderatori Alaudin Hamiti, me shaka, i sugjeroi Fahrijes se ndoshta vitin e ardhshëm mund ta shohim si banore në Big Brother VIP Kosova. Propozimi u prit me entuziazëm nga nëna e Benitës, e cila iu përgjigj menjëherë: “Po, a ma premton?”.

Ky rikthim i Fahrijes në shtëpi solli emocione të forta për Benitën, ndërsa prezenca e qenushes Bella e bëri momentin edhe më të veçantë, duke prekur zemrat e banorëve dhe publikut. /Telegrafi/

"Ma përmendin Dubain", Benita tregon për herë të parë se si i pagoi dhëmbët e diamantit në vlerë 18 mijë euro



Gjatë spektaklit të së premtes në “Prime” të Big Brother VIP Kosova, banorja Benita Zena ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për herë të parë disa nga sfidat personale që ka përjetuar për shkak të pamjes së saj.

Ajo ka treguar se ka qenë shpesh e paragjykuar për dhëmbët e saj, gjë që e ka motivuar të marrë një vendim drastik për të ndryshuar këtë pjesë të dukjes. Benita ka vendosur të vendosë dhëmbë të diamantit, në vlerë rreth 18 mijë euro, të cilët i realizoi përmes një bashkëpunimi me kompani dentare, duke mos paguar paratë “cash”, por duke i reklamuar ato në media dhe rrjetet sociale.

“Jo Dubai, jo ç’Dubai. Ka pasur shumë dilema, por një herë e mirë dua ta sqaroj se ato para nuk kanë qenë cash, por kanë qenë në kuadër të bashkëpunimit”, ka thënë Benita, duke sqaruar kështu situatën që kishte ngjallur bujë të madhe në media.

- YouTube youtu.be

Ajo ka folur gjithashtu edhe për paragjykimet që ka hasur si femër, duke mohuar stereotipet që mund të mendojnë se është e lehtë për t’u dashuruar. “Ka pasur paragjykime se jam femër e lehtë, që mund ta ketë çdo mashkull. Përkundrazi, unë jam shumë e vështirë për t’u dashuruar. Deri tash kam pasur vetëm një lidhje, një lidhje të gjatë pesëvjeçare, kështu që mos u bazoni te dukja ime”, ka shtuar ajo.

Ky rrëfim i Benitës ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por ka hapur edhe një diskutim më të gjerë në publik për paragjykimet dhe pritshmëritë që shoqëria vendos ndaj pamjes dhe jetës personale të grave. /Telegrafi/

Elijona mungon në 'prime', u nis me urgjencë në spital pak para se të fillonte spektakli



Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona është nisur drejt spitalit, duke shqetësuar si banorët e tjerë ashtu edhe publikun e spektaklit.

Lajmin e konfirmoi moderatori Alaudin Hamiti, i cili sqaroi se gjendja e saj nuk është për t’u shqetësuar.

Ai bëri me dije se Elijona po merr trajtimin e duhur mjekësor dhe është nën kujdes profesional.

Ende nuk është e qartë nëse banorja do të rikthehet sonte gjatë spektaklit 'prime' ose pas mbarimit të tij.

Fansat e saj mbeten të tensionuar për zhvillimet e mëtejshme brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

Alba provokon Limin duke i bërë masazh shumë pranë zonës intime në shtëpinë e BBVK 4



Gjatë ditës së sotme në Big Brother VIP Kosova, pavarësisht paralajmërimeve të Limit se mund të ndërpriste raportin me Albën, dyshja janë parë tejet të afruar me njëri-tjetrin.

Në një moment, Alba është kapur duke prekur në mënyrë provokative Limin teksa qëndronin në dhomën e grimit.

Ajo i ka bërë masazh pranë kofsheve, duke u afruar shumë pranë zonës intime, gjest që ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta nga publiku dhe ndjekësit e spektaklit.

Situata e krijuar risolli sërish vëmendjen mbi raportin e dyshes brenda shtëpisë, duke hapur debate për sjelljet e banorëve dhe kufijtë e tyre në lojën e Big Brother VIP. /Telegrafi/

Aktori shqiptar Ridvan Murati në qendër të vëmendjes në çmimet më të mëdha zvicerane të filmit, "Heldin" merr tri nominime të rëndësishme



Aktori i njohur shqiptar, Ridvan Murati, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në hapësirën gjermanofolëse, ka marrë së fundmi pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë zvicerane – nominimet për “Schweizer Filmpreis”.

“Schweizer Filmpreis” konsiderohet mbrëmja më prestigjioze e ndarjes së çmimeve në Zvicër, ku nderohen filmat, aktorët dhe krijuesit më të spikatur të vitit. Prania e Muratit në këtë event u shoqërua me vëmendje të veçantë, sidomos për shkak të suksesit të filmit “Heldin”, ku ai është pjesë e kastit.

Filmi në fjalë ka arritur të sigurojë plot tri nominime të rëndësishme në këtë edicion të çmimeve, duke u nominuar për Filmin më të mirë artistik, Skenarin më të mirë dhe Zërin më të mirë. Këto nominime e konfirmojnë edhe një herë suksesin dhe vlerësimin profesional që “Heldin” ka marrë në qarqet kinematografike zvicerane.

Foto: Ridvan Murati/InstaStory

Mbetet të shihet nëse filmi do të arrijë të kurorëzohet me ndonjë nga këto çmime në ceremoninë që do të mbahet në mars, por fakti që është nominuar në kategori kaq të rëndësishme përbën një arritje të madhe për të gjithë ekipin realizues, përfshirë edhe aktorin shqiptar Ridvan Murati.

Vlen të theksohet se “Heldin” ishte gjithashtu propozimi zyrtar i Zvicrës për garën e “Oscars 2026”, një tjetër dëshmi e peshës dhe cilësisë artistike të këtij projekti filmik. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Me “Prima Donna”, Donna Dafi synon majat e skenës pop në vitin 2026



Donna Dafi publikon sot singlin dhe videoklipin e ri “Prima Donna”, një hit modern që po e pozicionon fuqishëm mes emrave më të përfolur të pop-it ndërkombëtar për vitin 2026.

Me një identitet artistik të guximshëm dhe stil unik, Donna konfirmohet si një nga zërat më premtues të brezit të ri.

“Prima Donna” trajton temat e dashurisë, vetërespektit dhe frikës së humbjes së vetes në marrëdhënie që zhvillohen shumë shpejt. Refreni i fuqishëm “I’m not your Donna, not your primadonna” shndërrohet në një deklaratë të fortë fuqizimi dhe pavarësie emocionale, duke rezonuar veçanërisht me brezin e ri.

Një element i veçantë i këngës është përfshirja e fragmenteve nga kënga ikonike shqiptare “Rrugës i trishtuar, dikush po ecën” e Eli Fara-s. Kënga këndohet në anglisht, me synim të qartë tregun ndërkombëtar.

Në videoklip, Donna Dafi shfaqet ekstravagante, elegante dhe me një prezencë skenike të fortë, duke përzier pop-in modern, sensualitetin dhe fuqinë femërore. E krahasuar me emra si Dua Lipa dhe Tate McRae, ajo magjeps me vokalin hipnotik dhe interpretimin emocional.

Me “Prima Donna”, të publikuar sot, Donna Dafi sinjalizon fillimin e vitit më të madh të karrierës së saj deri më tani, si një emër që pritet të dominojë platformat digjitale dhe skenat muzikore gjatë vitit 2026. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana



Kapiteni i Pejës nuk është më beqar. Basketbollisti i njohur ka zyrtarizuar sot fejesën e tij me fagotisten e Operës së Kosovës, Belinda Mehana, duke ndarë me publikun një moment të rëndësishëm nga jeta personale.

Lajmi është bërë i ditur përmes një fotografie, ku përveç unazës së fejesës, vëmendjen e ka marrë edhe pusulla e vendosur mbi lulet, me mbishkrimin epik: “Dhuratë nga Dhandrri”, detaj që ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjete sociale.

Edhe pse mes çiftit ekziston një diferencë prej rreth 14 vitesh në moshë – Dardani 37 vjeç dhe Belinda rreth 23 – kjo nuk duket se ka qenë pengesë për ta.

Foto: Dardan Berisha/InstaStory

Përkundrazi, dyshja duket se kanë gjetur një ekuilibër mes botës së sportit dhe asaj të muzikës klasike, duke ndarë një raport që tashmë është kurorëzuar me fejesë.

Belinda Mehana (Foto: Belinda Mehana/Instagram)

Ky hap i ri në jetën e tyre është pritur me urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë uruar çiftit lumturi dhe jetë të gjatë së bashku. /Telegrafi/

Dardan Berisha (Foto: Dardan Berisha/Instagram)

Dokumentari i Melanias u shoqërua me polemika: Gazetarëve u ndalohet hyrja, regjisori detyrohet të arsyetojë buxhetin e lartë të filmit



Premiera e filmit “Melania”, i cili dokumenton disa momente nga jeta e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është shoqëruar me polemika të shumta. Gazetarëve dhe kritikëve u është ndaluar hyrja në premierë, ndërsa regjisori Brett Ratner është detyruar të mbrojë buxhetin e lartë të ndarë për realizimin dhe shpërndarjen e filmit.

Ndërsa Amazon MGM Studios ka paguar rreth 40 milionë dollarë për të drejtat e filmit dhe edhe 35 milionë dollarë shtesë për promovimin e tij, mediave kryesore u është ndaluar hyrja në shfaqjen e mbajtur në Kennedy Center në Uashington.

Sipas Variety, gazetarët dhe kritikët nuk janë lejuar të futen në sallën e projektimeve për ta parë dokumentarin, i cili është shfaqur vetëm për Donald Trumpin dhe të ftuarit e tij, shumica prej të cilëve ishin miq dhe aleatë politikë, përfshirë këngëtaren Nicki Minaj dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio.

Gazetarë nga New York Times, Washington Post, Associated Press dhe Vanity Fair ishin ndër ata që mbetën “jashtë dyerve” të premierës.

- YouTube youtu.be

Dokumentari kontrovers i Amazonit ndjek Melania Trump gjatë 20 ditëve para inaugurimit të bashkëshortit të saj në vitin 2025. Filmi është drejtuar nga Brett Ratner, një regjisor i përfshirë më herët në skandale, i cili në vitin 2017 u akuzua publikisht nga gjashtë gra për ngacmim dhe sulm seksual. Regjisori i njohur për filmin “Rush Hour” i ka mohuar të gjitha akuzat.

Gjatë premierës, Ratner u përpoq të justifikonte shpenzimet e mëdha, duke theksuar se në projekt janë angazhuar operatorë të nivelit të lartë dhe një ekip i madh profesionistësh, duke shtuar se një buxhet i tillë nuk është i pazakontë për një prodhim me standarde të larta.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja polemikë që lidhet me filmin. Sipas raportimeve, rreth dy të tretat e ekipit që ka punuar në film nuk dëshirojnë që emrat e tyre të lidhen me projektin.

Një raport i ri i Rolling Stone, duke u bazuar në burime anonime nga ekipi i filmit, bën të ditur se shumica e stafit nga Nju Jorku ka kërkuar që emrat e tyre të mos përfshihen në listën përfundimtare të titrave.

Melania Trump, e cila është edhe producente e filmit përmes kompanisë së saj prodhuese, ka deklaruar para të pranishmëve se “Melania” nuk është dokumentar në kuptimin klasik të fjalës, por një “përvojë kreative” që shfaq disa perspektiva dhe momente të zgjedhura nga jeta e saj.

Pavarësisht një fushate të fuqishme marketingu dhe shfaqjes në mbi 1.500 kinema në mbarë botën, filmi po përballet që në ditët e para me kritika për interes të ulët nga publiku, si dhe me vlerësime se përmbajtja e tij është e cekët dhe i ngjan më shumë një projekti promovues sesa një dokumentari të mirëfilltë. /Telegrafi/

"Ma hapni derën, dua të dal", Suanita dëgjohet duke bërtitur në dhomën e rrëfimit ndërsa banorët e tjerë frikohen ta diskutojnë me njëri-tjetrin



Një video e dyshimtë nga Big Brother VIP Kosova ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke nxitur reagime dhe pikëpyetje të shumta te publiku për atë që po ndodh brenda shtëpisë.

Bëhet fjalë për një moment ku banorja Suanita dëgjohet duke bërtitur me të madhe nga dhoma e rrëfimit, teksa thotë me zë të lartë: “Ma hapni derën, dua të dalë”. Thirrjet e saj dëgjohen qartë edhe në dhomën e ndenjës, ku ndodhen disa prej banorëve të tjerë.

Në pamjet që po qarkullojnë, shihet se Dolce, Labi dhe disa banorë të tjerë e dëgjojnë situatën dhe fillojnë ta diskutojnë mes vete, të habitur nga ajo që po ndodh. Pikërisht në këto momente, reagon Dolce, e cila u drejtohet banorëve duke u thënë: “Po mos e diskutoni o vëlla”.

roar-assets-auto.rbl.ms

Menjëherë pas kësaj, sipas videos së publikuar, produksioni ndërhyn duke lëshuar muzikë në shtëpi, duke mbuluar çdo zë tjetër dhe duke bërë që situata të mos dëgjohet më nga banorët apo audienca.

Videoja në fjalë ka ngritur dyshime te ndjekësit e formatit për transparencën e programit dhe mënyrën se si menaxhohen momentet delikate brenda shtëpisë. Deri më tani, nga produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë video që po bën xhiron e rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Martohet këngëtari i famshëm bullgar Azis, publikon fotografi me bashkëshortin e tij



Këngëtari bullgar Vasil Troyanov Boyanov, i njohur si Azis, u martua së fundmi, dhe tani ka ndarë foto së bashku me bashkëshortin e tij, emrin e të cilit nuk e zbuloi.

Ata pozuan në plazh, në një restorant dhe vende të tjera. Në njërën nga fotot, burri i tij mban një kapuç ku shkruan: "E dua burrin tim".

Këngëtari kishte kohë që i kishte fshehur publikut detajet e jetës së tij private, kështu që ndjekësit e tij u habitën nga lajmi se ai kishte shkelur mbi një shkëmb të çmendur.

Kohët e fundit ai njoftoi në Instagram se udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për t'u martuar. Ai ndau një foto të tyre me unaza martese dhe shkroi: "Sapo u martuam. Faleminderit, Amerikë."

Azis më parë kishte dalë me Nikolai Petrov Parvanov. Ata organizuan një festë "martese" në vitin 2006. Megjithatë, martesa e tyre nuk ishte e ligjshme. Ata u ndanë në vitin 2008.

Këngëtari bullgar bashkëpunoi me një numër këngëtarësh të njohur nga Ballkani, përfshirë Severina, Jelena Karleuša dhe Téa Tairović. Ai e filloi karrierën e tij në fund të viteve 1990 dhe është më i njohur për këngën "Sen Trope". /Telegrafi/

Melania Trump mbi sfidat e prindërimit: Duhet të jesh aty për fëmijën tënd gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur ai ka nevojë për ty



Melania Trump foli për sfidat e të qenit prind, si pjesë e promovimit të dokumentarit "Melania".Ajo shpjegoi se është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj djalit të saj 19-vjeçar, Barron.

“Duhet të jesh aty për fëmijën tënd gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur ai ka nevojë për ty, veçanërisht në moshën e Barronit”, tha Trump për Fox Business.

Barroni është në vitin e dytë të studimeve në Shkollën e Biznesit Stren në Universitetin e Nju Jorkut, por ende nuk është bërë plotësisht i pavarur.

Në shtator, ai pushoi së jetuari në Manhattan dhe u kthye te prindërit e tij, ku filloi të ndiqte mësimet në qendrën e NYU-së në Uashington.

Gjithashtu, Melania deklaroi se djali i saj i vetëm u përfshi më shumë në aktivitetet politike të babait të tij gjatë mandatit të dytë të Trump. Në mandatin e tij të parë, i cili filloi kur Barron ishte 10 vjeç, ai ishte më pak i përfshirë.

"Barron e kupton politikën dhe shpesh e këshillon të atin. Bisedat tona rreth kësaj janë krejtësisht të ndryshme tani", tha ajo. /Telegrafi/

Rezultoi pozitiv në testin për drogë, aktori Dogukan Gingor qan me dënesë pasi largohet nga seriali “Kizilcik Serbeti”



Aktori Dogukan Gingor, i cili u largua nga seriali “Kızılcık Şerbeti” pas një hetimi për drogë, nuk arriti t’i mbante lotët gjatë ceremonisë së lamtumirës në xhirimet e serialit.

Pas daljes pozitive në testin e kryer në kuadër të hetimit për drogë ndaj disa personazheve të njohur, Doğukan Güngör – i njohur për rolin e Fatihit në serial – u përjashtua nga kasti i “Kızılcık Şerbeti”.

Ndërkohë, për personazhin e Fatihit, producentët kanë arritur marrëveshje me aktorin Emre Dinler.

- YouTube youtube.com

Sipas një lajmi të publikuar nga Birsen Altuntaş, ekipi i serialit organizoi një ceremoni lamtumire për Doğukan Güngör, i cili u detyrua të largohej nga seti.

Me këtë rast, u prenë edhe një tortë simbolike, ndërsa aktori u pa dukshëm i emocionuar, duke mos arritur t’i përmbajë lotët. /Telegrafi/

Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit: E kisha vëlla të vogël, vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr



Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme.

Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit. Gazetari e pyeti DJ-në se si kishte ndodhur ngjarja, një veprim që e revoltoi Gimbos, i cili reagoi menjëherë duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet në kuadër të lojës.

I prekur emocionalisht, Gimbo shpërtheu në lot dhe foli në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se kjo ngjarje i ka lënë pasoja të rënda shpirtërore. Ai theksoi se për të, ky rast ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe se përmendja e tij në këtë mënyrë e ka lënduar thellë.

“Gjithçka mund të jetë lojë, vetëm kjo jo. Mua më ka mbytur ky rast, më ka mbytur, më ka futur në dhe, më ka dërrmuar se e kam pasur vëlla të vogël. E ky ma përmend mua këtu. Vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr”, u shpreh Gimbo mes emocionesh të forta në rrëfim.

Situata ka shkaktuar reagime të shumta edhe te banorët e tjerë, ndërsa publiku po e konsideron këtë debat si një nga momentet më të rënda emocionalisht të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa pas kësaj përplasjeje, e cila ka kaluar kufijtë e lojës. /Telegrafi/

Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur



Një tjetër përplasje e ashpër është regjistruar mes Limit dhe Albës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke e tensionuar edhe më tej raportin mes tyre.

Këtë herë, sjellja e Limit ka qenë veçanërisht e rëndë, çka ka lënduar dukshëm Albën, raporton Klankosova.tv.

Gjatë një momenti debati, Limi iu drejtua Albës me tone të ashpra, duke i kërkuar që të heshtte. “Mbylle atë gojë të qelbur, a kupton kur të them mbylle”, u shpreh ai, deklaratë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Alba.

E prekur nga fjalët e tij, Alba iu përgjigj duke thënë: “Ngele duke më shajtë nga të gjitha anët”, duke lënë të kuptohet se kjo nuk është hera e parë që ajo ndihet e sulmuar verbalisht prej tij.

Situata mes dy banorëve duket se po përshkallëzohet dita-ditës, ndërsa përplasjet e vazhdueshme po ndikojnë edhe në klimën brenda shtëpisë.

Mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë pas kësaj sjelljeje, si dhe se çfarë pasojash mund të ketë ky debat për vijimësinë e tyre në lojë. /Telegrafi/

Kim Kardashian pyetet nëse bën punë shtëpia: Shkova në pazar për të blerë furnizime gjashtë vjet më parë



Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian kanë zbuluar se cilat punë shtëpie i bëjnë vetë.

Konkretisht, ato folën në podkastin "Khloe In Wonderland", dhe në atë rast Khloe filloi me një seri pyetjesh të quajtura "Kur ishte hera e fundit".

Ajo e pyeti Kimin se kur i kishte bërë për herë të fundit disa nga punët e saj të përditshme.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

"Mbaj mend që shkova në dyqan gjashtë vjet më parë, dhe para kësaj ndoshta përsëri 12 vjet më parë. Dua të dal për një shëtitje, kështu që do të shkoj përsëri. Shkoj në qendrat tregtare gjatë gjithë kohës, më pëlqen shumë kjo", tha ajo.

Më pas, Khloe e pyeti Kim-in se kur kishte pastruar me fshesë me korrent për herë të fundit, dhe ajo tha se i pëlqeu, por nuk e kishte bërë prej kohësh.

"Nuk jemi të paaftë, por mendoj se njerëzit mendojnë se kemi shërbëtorë ose dikë që punon për ne", tha ajo. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/Instagram

"The Housemaid" ka fituar mbi 300 milionë dollarë deri më tani, duke u bërë filmi më i suksesshëm i Sydney Sweeney



Filmi "The Housemaid" ka fituar më shumë se 300 milionë dollarë në kinematë në mbarë botën, një moment i rëndësishëm për një film me buxhet të mesëm.

Deri më tani, trilleri psikologjik, me protagonistë Sydney Sweeney dhe Amanda Seyfried, ka fituar 116 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe një shifër veçanërisht mbresëlënëse prej 189.1 milionë dollarësh jashtë vendit, duke e çuar totalin e tij global në 305 milionë dollarë.

Nga rruga, filmi është vlerësuar si R, që do të thotë se nuk rekomandohet për persona nën moshën 18 vjeç pa shoqërimin e një prindi ose kujdestari.

Lionsgate shpenzoi vetëm 35 milionë dollarë për të prodhuar filmin, që do të thotë se studioja do të jetë jashtëzakonisht fitimprurëse. Filmi u shfaq premierë para Krishtlindjeve me një shumë modeste prej 19 milionë dollarësh në Amerikën e Veriut, dhe më pas vazhdoi të shikohej deri në vitin e ri, falë kritikave dhe rekomandimeve pozitive.

- YouTube youtu.be

Fundjavën e kaluar, filmi "The Housemaid" ishte nr. 1 në disa territore përtej detit, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Meksikën, Brazilin dhe Spanjën, gjë që është një arritje e madhe duke pasur parasysh se filmi debutoi gati një muaj më parë në ato tregje.

Territoret me fitimet më të larta përfshijnë Britaninë e Madhe (36.4 milionë dollarë), Francën (33.4 milionë dollarë), Australinë dhe Zelandën e Re (15.3 milionë dollarë) dhe Spanjën (12.5 milionë dollarë).

Me regji nga Paul Feig dhe bazuar në bestsellerin e Freida McFadden, kjo histori e ndërlikuar ndjek një grua të re (Sweeney) me një të kaluar misterioze e cila punësohet si shërbëtore për një familje shumë të pasur.

Seyfried dhe Brandon Sklenar luajnë rolet e një burri dhe një gruaje, jeta perfekte e të cilëve është shumë larg asaj që duket. Duke pasur parasysh suksesin e madh të filmit - dhe faktin që McFadden shkroi dy vazhdime - një pjesë e dytë e "The Housemaid's Secret" është tashmë në proces, me Sweeney, Feig dhe aktoren Michele Morrone që pritet të kthehen.

Sipas kësaj mase, “The Housemaid” është filmi me fitimet më të larta të Sweeney-t me protagoniste atë, duke tejkaluar hitin e vitit 2023 “Anyone But You” (220.2 milionë dollarë).

"The Housemaid" u publikua menjëherë pas dështimit të filmit "Christy" në nëntor, një dramë biografike në të cilën Sweeney luajti rolin e boksieres pioniere Christy Martin. Filmi me vlerësim R fitoi vetëm 1.9 milionë dollarë. /Telegrafi/

“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën?



Banori i shtëpisë më të famshme në vend, Limi, duket se ka marrë një vendim të prerë në raportin e tij me Albën.

Pas gjithë situatave të tensionuara dhe zhvillimeve të fundit mes tyre, ai ka lënë të kuptohet se kjo marrëdhënie po shkon drejt një fundi përfundimtar.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Limi u shpreh hapur se ndaj Albës do të vendosë “bllok përgjithmonë”, një deklaratë që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta si te banorët e tjerë, ashtu edhe te publiku jashtë shtëpisë.

Ky qëndrim i fortë i Limit vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh, keqkuptimesh dhe emocionesh të forta mes dyshes, të cilat kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë këtij edicioni.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të jetë i pakthyeshëm apo nëse situata mes tyre mund të marrë një tjetër rrjedhë në ditët në vijim. /Telegrafi/

❌