Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tabaku: Integrimi nuk bëhet me ligje “shkel e shko”, por me parlament që funksionon

Sesioni i ri parlamentar u hap me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, ngriti akuza të forta ndaj mazhorancës për shkelje të rregullave parlamentare, përjashtim të opozitës dhe deformim të procesit të integrimit europian. Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se agjenda e integrimit europian nuk mund të trajtohet…

Source

Balla, thirrje opozitës: Mos humbisni kohë me thirrje dhe përbetime revolucionesh

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit u shpreh se opozita nuk mund të pengojë reformat zgjedhore dhe territoriale, teksa ka theksuar gatishmërinë e mazhorancës për bashkëpunim. “Mos humbisni kohë me thirrje dhe alibi për humbje të radhës. Nëse tërhiqeni nga komisionet, kjo do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes dhe ne do të vazhdojmë…

Source

Gjekmarkaj: Do na keni përballë në Kuvend dhe në sheshe, mos guxoni të…

Mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për këtë vit është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. “Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq! Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shëmtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga…

Source

Presidenti Begaj, mesazh politikës: Qytetarët presin nga ju më shumë zgjidhje dhe më pak konflikt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi sot një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI. Mesazhi i plotë i Presidentit Begaj: Të nderuar deputetë, Të dashur bashkëqytetarë, Kuvendi mblidhet sot në sesionin e dytë të legjislaturës XI dhe nis punën për zbatimin e një agjende të ngjeshur, me nisma reformuese.

Source

Ministrja Spiropali: Ftesa e Trump për Ramën, vlerësim i lartë i presidentit amerikan për kryeministrin

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, në një konferencë për shtyp ka dhënë një deklaratë lidhur me ftesën zyrtare që i është bërë Shqipërisë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të qenë vend anëtar themelues i Bordit të Paqes në Gaza. “Presidenti i SHBA Donald Trump përmes një letre për kryeministrin, ka ftuar Shqipërinë për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar në cilësinë e…

Source

Ditë me diell por rënie temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa priten vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore…

Source

Nis sot sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

Deputetët nisin sot sesionin e ri parlamentar pas pushimeve të dimrit. Punimet e sesionit të ri parlamentar do të nisin me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare. Partia Demokratike pritet të debatojë sërish për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të saj.

Source

Rama pas reagimeve në Greqi: Të lënduarit me humorin tim…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhurmës së krijuar në disa media greke dhe nga përfaqësues të politikës në Athinë, lidhur me një deklaratë të tij ku shprehej se “grekët mendojnë se janë pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk janë”. Reagimi i plotë i Ramës: Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak…

Source

Presidenti Begaj firmos dekretin, emërohet komandanti i ri i Forcës Detare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me drejtimin dhe gradatnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Me Dekret nr. 25, datë 16.01.2026, Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare. Ndërkohë, me Dekret nr. 26, datë 16.01.2026, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e…

Source

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar nga PD!

Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia blu. Ndër të tjera Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me zgjedhjet që mund të mbahen në PD në pranverë dhe faktit se a do të kandidonte përballë Ervin Salianjit. “Nuk jam këtu për atë çështje. Salianji është i vetëpërjashtuar ia fal vete atyre, bëri zgjedhjen e vet”, tha Berisha.

Source

Llatja: Drejt përfundimit unaza e fshatit Kuqan

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në unazën e fshatit Kuqan. Gjatë inspektimit, Kryetari i Bashkisë u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe janë drejt përfundimit, ndërsa ky segment rrugor lidh qendrën e fshatit me rrugën kryesore Elbasan–Cërrik.

Source

Rama mbledh grupin e PS: Shqipëria në fazën më intensive të negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku ka bërë një përmbledhje të punëve dhe sfidave me të cilat grupi është përballur në sesionin e shkuar. Në fjalën e tij, ndër të tjera Rama tha se puna që e pret qeverinë gjatë 2026 është e veçantë, për shkak të futjes së vendit tonë në negociata intensive me BE-në. “Sot jemi këtu për të një mbledhje të grupit parlamentar së bashku me…

Source

Përfitoi rreth 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit spanjoll

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Source

Pasuritë mbetet nën sekuestro, GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive. Lista e plotë e pasurive të sekuestruara 1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë… në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi; 2)Shuma prej…

Source

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. “Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta. Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes. Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet“, thotë Rubio në deklaratën e tij.

Source

“Groenlanda një pushkë e mbushur”, REL: NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për tensionet SHBA-Danimarkë

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Groenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”. Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Groenlandës, ishullit danez…

Source

Ministrja Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, inspektoi Spitalin Rajonal “Memorial” në Fier, spitali pilot për autonominë financiare, ku po aplikohen modele moderne të menaxhimit, financim i bazuar në kosto reale dhe shpërblim i stafit sipas performancës. Gjatë vizitës në ambientet e këtij spitali, ministrja Sala theksoi se autonomia spitalore përbën një shtyllë themelore të…

Source

Llatja: Investimet në infrastrukturë po fuqizojnë bujqësinë në Jagodinë

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Evis Kushi, vizituan serat e fermerit Besmir Dushku në Jagodinë, një shembull konkret i zhvillimit të bujqësisë falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës rurale. Prej 6 vitesh, Besmir Dushku ka investuar me pasion dhe përkushtim në 6 dynym sera, të mbjella aktualisht me lakër, prodhim i cili shkon i gjithi për eksport…

Source

Hakerimi i SPAK, Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve: Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”…

Source

❌