❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali



Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër.

Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla të lumit, zjarrfikës vullnetarë përgjatë lumit Adige, si dhe helikopterë për kontrolle ajrore, por nuk dha rezultate konkrete, shkruan Corriere.

Për më shumë se dy muaj, kërkimet u shpërndanë përtej kufijve të Trentinos dhe të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen e saj.

Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, tĂ« cilĂ«s nuk arriti dot t’i mbijetonte.

BE konfirmon se po punohet për heqjen e plotë të masave brenda disa javësh



Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat e Brukselit.

Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, ka bërë të ditur se, së bashku me pjesën e masave që tashmë janë hequr, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro.

Aktualisht, sipas tij, po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit.

“NdĂ«rmjet programimit dhe kontraktimit, ne, nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive, nĂ« javĂ«t e ardhshme do t’i kishim hequr tĂ« gjitha masat financiare. Kjo Ă«shtĂ« pak a shumĂ« ajo qĂ« ka thĂ«nĂ« Presidentja jonĂ« dhe ajo qĂ« po planifikojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« tani, si dhe ajo qĂ« ne nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« po bĂ«jmĂ« nĂ« praktikĂ«â€, tha Jan Koopman.

Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim ka folur në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Situata e KosovĂ«s nĂ« kontekstin e Planit tĂ« Rritjes, sipas tij, Ă«shtĂ« relativisht e thjeshtĂ«. Mjetet financiare do tĂ« lirohen sapo marrĂ«veshjet pĂ«rkatĂ«se tĂ« ratifikohen – njĂ« proces qĂ« deri mĂ« tani ka qenĂ« i pamundur pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« institucioneve funksionale.

“Tani kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« shpresojmĂ« se do tĂ« pĂ«rfundojĂ« sĂ« shpejti. Pas zgjedhjeve nĂ« dhjetor, presim formimin e shpejtĂ« tĂ« qeverisĂ«. MĂ« pas, autoritetet mund ta finalizojnĂ« kĂ«tĂ« dokumentacion, i cili Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r mbrojtjen e buxhetit tĂ« BE-sĂ« dhe interesave tĂ« taksapaguesve evropianĂ«. Pas kĂ«saj, do tĂ« jemi nĂ« gjendje tĂ« ecim shpejt, me shpresĂ« pĂ«r tĂ« kapur ritmin”, shtoi Koopman.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se autoritetet kosovare kanë punuar intensivisht në këto reforma; shumë prej tyre janë përgatitur dhe mund të zbatohen shpejt. Për rrjedhojë, sipas tij, kapja e ritmit me vendet e tjera të rajonit është e mundur, por vetëm pas ratifikimit të nevojshëm në Kuvend./RTK

Instituti i Krimeve tĂ« LuftĂ«s me dokumentar pĂ«r MasakrĂ«n e Reçakut – dĂ«shmi qĂ« flasin me gjuhĂ«n e sĂ« vĂ«rtetĂ«s



Një dokumentar i realizuar me dëshmi autentike, rrëfime të mbijetuarish dhe dokumente arkivore, që sjellin para publikut fakte të pakontestueshme mbi një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë.

I përgatitur nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), dokumentari i kushtohet zbardhjes së së vërtetës për Masakrën e Reçakut, një nga dëshmitë më të tmerrshme të krimeve serbe ndaj civilëve shqiptarë.

Ky realizim dokumentar synon ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e viktimave dhe fuqizimin e së vërtetës përballë mohimit, duke folur përmes fakteve dhe dëshmive të drejtpërdrejta.


Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi



Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e KosovĂ«s ka kĂ«rkuar ndihmĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r identifikimin e njĂ« personi qĂ« dyshohet pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« veprĂ«n penale “Vjedhje e RĂ«ndĂ«â€.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar, duke mos dhënë detaje të tjera shtesë rreth rastit.

Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit në fjalë ta ndajnë me autoritetet.

Të gjithë ata që posedojnë informata relevante mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

Policia vlerëson bashkëpunimin e qytetarëve si thelbësor për zbardhjen e rasteve penale dhe garantimin e sigurisë publike.


FBI sjell në Kosovë agjent special dhe analist të inteligjencës



Byroja Federale Amerikane e Hetimeve, FBI, ka sjellur në Kosovë një agjent special dhe një analist të inteligjencës, të cilët do të angazhohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe paralel me Policinë e Kosovës.

Të dy këta u prezantuan në pritjen që drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ua bëri bashkë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan Collins, si dhe me atasheun e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DOJ-ICITAP), Kimberly Riffe, të enjten.

Sipas njoftimit, diskutimet janë fokusuar në planet për bashkëpunim të mëtejmë, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e koordinimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës.


Aksion i gjerë i Policisë në Zubin Potok, goditen lojërat e fatit dhe skemat piramidale



Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion të gjerë në komunën e Zubin Potokut, i cili lidhet me dyshimet për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se operacioni policor është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme brenda kësaj komune.




Sipas Elshanit, në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Me datĂ«n 15.01.2026 njĂ«sia e hetimeve tĂ« stacionit policore Zubin Potok ne DRP Mitrovice Veri nga rrugĂ«t operative ka pranuar njĂ« informatĂ« se ne tri lokale ne qytetin e Zubin Potokut janĂ« duke u zhvilluar veprimtari te kundĂ«rligjshme konkretisht organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjshĂ«m.

NjĂ«sia e hetimeve e stacionit policore Zubin Potok, me asistimin e njĂ«sive relevante te DRP Mitrovice Veri kemi bere bastisjen ne te tri lokalet. Ne te tri lokacionet janĂ« hasur pajisje teknologjike te cilat mundĂ«sojmĂ« zhvillimin e lojĂ«rave te fatit si dhe janĂ« te dyshuar 5 (pesĂ«) persona ku 3 (tre) prej tyre janĂ« duke u intervistuar kurse 2 (dy) tĂ« tjerĂ« nuk janĂ« hasur aty por janĂ« te njohur pĂ«r policin, ndĂ«rsa janĂ« intervistuar edhe 5 dĂ«shmitarË. ËshtĂ« njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhĂ«zuar qe te inicioj tri raste “Organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjshĂ«m” e sanksionuar me nenin 294 te KPRK-s”, ka njoftuar Elshani.

Nga po shkon LDK-ja?



Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë më të vjetër në Kosovë, që nga paslufta.

Por, pĂ«rballĂ« kĂ«tij momenti vendimtar pĂ«r tĂ« ardhmen e partisĂ«, Radios Evropa e LirĂ« (REL) s’i folĂ«n shumĂ« nga pĂ«rfaqĂ«suesit e LDK-sĂ«, si: Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami, Jehona Lushaku Sadriu, Avdullah Hoti, Anton Quni, Doarsa Kica Xhelili, Besian Mustafa, Arben Gashi e Agim Veliu.

PĂ«r politologun DritĂ«ro Arifi, kjo simbolizon “mbylljen” e LDK-sĂ«, qĂ« kur u morĂ«n vesh rezultatet e zgjedhjeve, se ajo mori vetĂ«m 13.23 pĂ«r qind tĂ« votave.

Arifi shpreson qĂ«, tĂ« paktĂ«n, kjo kohĂ« po shfrytĂ«zohet pĂ«r tĂ« menduar pĂ«r “risitĂ« qĂ« duhet tĂ« sjellĂ« LDK-ja nĂ« strukturat e partisĂ«â€.

PĂ«r njohĂ«sen e zhvillimeve politike, Donika Emini, risia kryesore qĂ« i duhet LDK-sĂ« Ă«shtĂ« ikja nga njĂ« lloj “gjumi letargjik”.

“Prej 2021 deri mĂ« 2025, partia nuk ka qenĂ« aktive nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, dhe kjo ka pasur pasoja tĂ« dukshme nĂ« perceptimin e saj si forcĂ« politike”, thotĂ« Emini pĂ«r REL-in.

Por, mbrëmjen e së mërkurës u shpërfaqën në Facebook disa mosmarrëveshje nga debati i brendshëm në LDK. Nënkryetarja e partisë, Hykmete Bajrami, tha se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj, dhe kërkoi që të njëjtën ta bënte edhe kryetari Abdixhiku.

Ky i fundit, duke kĂ«rkuar qĂ« tĂ« tjerĂ«t “tĂ« sillen pa dramĂ« e pa protagonizĂ«m”, pĂ«rsĂ«riti se e ka ofruar dorĂ«heqjen, por se vendimin pĂ«r pranimin ose jo tĂ« saj do ta marrĂ« Kuvendi i partisĂ«.

LDK-ja përballë dy testeve të para

Një test i parë për të ardhmen e LDK-së pritet të jetë reformimi ose jo i udhëheqjes së saj.

“Derisa e kemi njĂ« kryetar, qĂ« thotĂ«: ‘UnĂ« po shkoj; por, nĂ«se ju mĂ« besoni, unĂ« mund tĂ« vazhdoj’
 Kjo tregon qĂ« kĂ«tu nuk ka qasje [pĂ«r tĂ« ardhmen e partisĂ«]. KĂ«tu ka mĂ« shumĂ« interesa personale sesa partiake”, thotĂ« Arifi pĂ«r REL-in.

Një tjetër moment kyç që mund ta formësojë LDK-në është edhe bashkëpunimi ose jo me partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për mandatin e ri pesëvjeçar të presidentit, që duhet të zgjidhet më 4 mars.

“Hapi mĂ« i mençur pĂ«r LDK-nĂ« do tĂ« ishte ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve dhe tĂ« mos e bllokonte procesin e zgjedhjes sĂ« presidentit”, thotĂ« Emini.

Ajo beson se nĂ«se LDK-ja nuk tregohet bashkĂ«punuese, asaj mund t’i largohen deputetĂ« drejt LVV-sĂ«, ose tĂ« pĂ«sojĂ« rĂ«nie edhe mĂ« tĂ« madhe nĂ« zgjedhjet e ardhshme.

Ku gaboi LDK-ja dhe si mund ta rikthejë besimin e elektoratit?

Rezultatet e veta më të mira, LDK-ja i gëzoi në vitet e para të pasluftës, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës. Atëbotë, kjo parti fitonte rreth 45 për qind, por tani ka rënë në rreth 13 për qind.

Për Arifin, sinjale për rënien e LDK-së ka pasur mjaft.

“KĂ«to janĂ« gjĂ«ra qĂ« partitĂ« nuk duan t’i pranojnĂ«, jo qĂ« nuk i dinĂ«â€, thotĂ« ai, duke shtuar se rĂ«nia e tillĂ« tregon se ka dĂ«shtuar e gjitha struktura e LDK-sĂ« nĂ« nivel vendi.

NjĂ« nga arsyet pse LDK-ja ka humbur besimin e shumĂ« qytetarĂ«ve, thotĂ« Arifi, Ă«shtĂ« se ardhjet e fundit nĂ« parti e kanĂ« pĂ«rmirĂ«suar listĂ«n pĂ«r deputetĂ«, por s’kanĂ« sjellĂ« shumĂ« vota, pasi nuk janĂ« integruar nĂ« udhĂ«heqje tĂ« partisĂ«.

PĂ«r Eminin, gabimi i LDK-sĂ« qĂ«ndron te “ngrirja nĂ« kohĂ«â€ dhe insistimi nĂ« “frymĂ«n rugoviane”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« “votuesit kĂ«rkojnĂ« zgjidhje tĂ« reja dhe pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« gjeneratave tĂ« reja”.

Por, ajo thekson edhe disa përçarje brenda partisë.

“Heqja e Agim Veliut nga lista ishte e kushtueshme politikisht. Veliu pĂ«rfaqĂ«sonte njĂ« pjesĂ« mĂ« tradicionale tĂ« LDK-sĂ«, dhe mungesa e tij ndikoi nĂ« rezultatin e partisĂ«â€, thotĂ« Emini, duke shtuar se, nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, njerĂ«zit e rinj s’tĂ«rhoqĂ«n votat e tĂ« rinjve qĂ« kĂ«rkonin ide tĂ« reja.

Ajo shton se me sfida të ngjashme përballet edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Si dy partitë kryesore në vitet e para të pasluftës dhe pas pavarësisë së Kosovës, tani këto dy parti po e kanë të vështirë të shfaqen si alternative serioze qeverësise ndaj LVV-së.

E, si mund të ndryshojë kjo? Duke u reformuar, thotë Emini.

Si hap i parë, shton ajo, është pranimi i realitetit: LDK-ja radhitet si partia e tretë më e madhe në vend, me vetëm 15 vende të fituara në Kuvend nga gjithsej 120.

Hapat e radhës i theksojnë po aq fuqishëm edhe Emini, edhe Arifi: LDK-ja duhet të bëjë matje e analiza se pse ka humbur, e pastaj të pozicionohet si opozitë sa aktive, po aq edhe konstruktive.

Duke qenë aktive në Kuvend, në raport me mediat, me shoqërinë civile, me pozitën e opozitën, Emini thotë se LDK-ja mund të paraqitet si forcë e madhe politike edhe me numër të vogël deputetësh./Radio Evropa e Lirë/

Në QNR rinumërohen mbi 17% e vendvotime ku u hasën parregullsi



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 15 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)./Telegrafi/

Bie masivi shkĂ«mbor, bllokohet rruga nacionale Dragash–Shishtavec



Si pasojĂ« e shkarjes sĂ« njĂ« masivi shkĂ«mbor nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit Krushev, nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Ă«shtĂ« bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec.

Sipas informacioneve nga terreni, shkarjet e dheut dhe gurëve kanë bllokuar plotësisht të dy korsitë e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Situata paraqet rrezik për sigurinë e mjeteve që kalojnë në këtë segment, pasi në këto momente janë rritur temperaturat duke shkaktuar shkrirje të borës e akullit por edhe të shkëputjes së shkëmbinjve, raporton Top Channel

Ndërmarrja për Mirëmbajtjen e Rrugëve të Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe ka vendosur konët e bllokimit, duke sinjalizuar ndalimin e qarkullimit dhe duke parandaluar kalimin e mjeteve në zonën e rrezikuar.

Po ashtu, pritet ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e masivit shkëmbor.

Ndërkohë, Policia e Kosovës u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të shmangin këtë aks rrugor dhe të përdorin rrugë alternative, deri në një njoftim të radhës për normalizimin e qarkullimit.

Kjo rrugĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r banorĂ«t e zonĂ«s, pasi lidh fshatrat Krusheva dhe Restelica, si dhe shĂ«rben si aks drejt pikĂ«s kufitare Krushev–Shishtavec.

IKSHPK përditëson të dhënat, përmirësohet cilësia e ujit në disa Rajone



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas rezultateve të analizave të datës 15.01.2026, situata e furnizimit me ujë të pijshëm mbetet e pandryshuar në rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjakovës, ku cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Megjithatë, përjashtim bëjnë rajonet e Gjilanit dhe Pejës, ku janë evidentuar disa problematika specifike.

Rajoni i Gjilanit

Në zonën e Kamenicës, përkatësisht në Stacionin nr. 1 dhe Besa Center, cilësia e ujit është brenda kufijve të lejuar dhe konsiderohet e sigurt për pije.
Ndërsa në Stacionin e pompimit nr. 2, zonën Bahqja dhe fshatin Berivojcë, është vërejtur rritje e vlerave të nitrateve mbi kufijtë e lejuar. Si pasojë, uji në këto zona nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Pejës

Në komunat Pejë, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit të pijshëm është në përputhje me standardet e lejuara.
Ndërkohë, në Klinë, përkatësisht rrjeti i ujit nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, për shkak të vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e dhëna dhe njofton se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik./Telegrafi/


Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral



Një nga pamjet e shumta virale të përmbytjeve që kanë zgjatur për rreth një javë në vend ishte edhe momenti që tregonte një rrjedhje uji nga tavani në Tunelin e Llogarasë.

NdĂ«rsa ishte i ftuar nĂ« emisionin “Opinion” nĂ« TV Klan, eksperti pĂ«r menaxhimin e burimeve ujore, Arduen Karagjozi, shpjegoi procesin nga pikĂ«pamja gjeologjike, se pĂ«rse mund tĂ« ketĂ« ndodhur kjo gjĂ«.

Biseda në studio:

Blendi Fevziu: Pati ujĂ« nĂ« disa segmente tĂ« Tunelit tĂ« LlogarasĂ«, qĂ« m’u duk pak e çuditshme. Karagjozi, çfarĂ« mund tĂ« jetĂ«? Aty nuk doli ujĂ« gjatĂ« punimeve pĂ«r hapjen e tunelit, domethĂ«nĂ« ishte i thatĂ« gjithĂ« gjithi. Tani Ă«shtĂ« shkĂ«mb shumĂ« i fortĂ«.

Arduen Karagjozi: Sepse punimet janë bërë përgjithësisht në kohë të thatë dhe nuk ka pasur këtë intensitet reshjesh.

Blendi Fevziu: ËshtĂ« punuar pĂ«r 3 vjet aty, dimĂ«r-verë 

Arduen Karagjozi: Klodi e di më mirë, por nga informacioni që unë di nga gjeologjia, aty formacionet gjeologjike gëlqerore, të cilat filtrojnë ujë nga mali, dhe fakti që në pjesën e poshtme nuk ka fare burime, nënkupton që ato nuk kapin ndonjë shtresë të fisur që të krijojë mbajtje të ujit sipër dhe, normalisht, i gjithë uji, siç bie nga mali, futet nëpër këto hapësira që ka shkëmbi gëlqeror dhe shkon drejt detit. Në këtë rast, tuneli ka depërtuar në këto shtresa dhe, në rastet kur bie shi, kjo kullon ujë sipër.

Blendi Fevziu: Por kjo ndodhi këtë herë, sepse ka rënë shi një vit


Arduen Karagjozi: Po, sepse këtë herë niveli i ujit ka qenë më i lartë dhe ka krijuar një ngarkesë më të madhe se ato të mëparshmet.

Blendi Fevziu: Krijon dëmtim?

Arduen Karagjozi: Nuk e besoj, Ă«shtĂ« njĂ« ç’fryrje presioni. Besoj se do tĂ« ketĂ« water-stop nĂ« pjesĂ«n qĂ« lidh dy segmentet me njĂ«ra-tjetrĂ«n, por presioni kĂ«tĂ« herĂ« duhet tĂ« ketĂ« qenĂ« mĂ« i madh, por s’besoj tĂ« ketĂ« probleme tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« nĂ« asnjĂ« rast.

AAK-ja me ndihmën e LVV merr drejtimin e Kuvendit Komunal të Junikut



Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Junikut, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Grupi i asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka propozuar për këtë pozitë Shpejtim Gacaferin, ndërsa grupi i asambleistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar Leonard Llollunin.

Propozimi i AAK-së është mbështetur nga kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Junik, Jetmir Tofaj, çka ka qenë vendimtare për rezultatin e votimit.

Në procesin e votimit, kandidati i LDK-së, Shpejtim Gacaferi, ka marrë 7 vota, ndërsa kandidati i AAK-së, Leonard Llolluni, ka marrë 8 vota, falë mbështetjes së 2 nga 3 asambleistët e grupit të VV-së.

Me këtë rezultat, Leonard Llolluni është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Junikut./Telegrafi/


​Eksperti i kibernetikĂ«s: Sot ishte “fantazmĂ«â€, nesĂ«r mund tĂ« jetĂ« incident



Eksperti i kibernetikës, Halil Berisha, ka kritikuar disa media, duke thënë se janë shndërruar prijëse të keqinformimit.

Berisha ka shkruar në Facebook se qytetarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe skeptikë ndaj gjithçkaje që shohin online, veçanërisht kur përmbajtja është sensacionale, frikësuese dhe e pazakontë.

"Fantazma" qĂ« duhet tĂ« na frikĂ«sojĂ« edhe mĂ« shumĂ«. NjĂ« imazh i njĂ« “fantazme”, i krijuar me InteligjencĂ« Artificiale, u shpĂ«rnda me shpejtĂ«si ditĂ«t e fundit dhe u mor si i vĂ«rtetĂ« jo vetĂ«m nga qytetarĂ« tĂ« zakonshĂ«m, por edhe nga shumĂ« media. U bĂ« lajm i madh. Jo sepse kishte rĂ«ndĂ«si reale, por sepse solli klikime, shikime dhe reagime, shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa shumica e lajmeve tĂ« pĂ«rditshme tĂ« prodhuara nga vetĂ« redaksitĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. ËshtĂ« dĂ«shmi se njĂ« pjesĂ« e mediave, nga prijĂ«se tĂ« informimit publik, janĂ« shndĂ«rruar nĂ« prijĂ«se tĂ« keqinformimit, shpesh pa verifikim minimal dhe pa pĂ«rgjegjĂ«si profesionale”, ka shkruar ai.

Berisha thekson se kjo “fantazmĂ«â€ nuk shkaktoi dĂ«m serioz, frikĂ«soi ose ngjalli kureshtje tek disa persona, por asgjĂ« mĂ« shumĂ«.

“MegjithatĂ« ajo zbuloi diçka shumĂ« mĂ« tĂ« rrezikshme: Kombinimi i InteligjencĂ«s Artificiale, moskujdesit dhe paditurisĂ« sĂ« disa mediave dhe shpĂ«rndarjes masive nga qytetarĂ«t nĂ« rrjete sociale, krijon njĂ« terren ideal qĂ« aktorĂ« keqdashĂ«s, pĂ«rfshirĂ« armiq tĂ« vendit, ta shfrytĂ«zojnĂ« pĂ«r tĂ«: krijuar panik, pĂ«rhapur mjegull informative, nxitur pĂ«rçarje, madje edhe trazira. Sot ishte njĂ« “fantazmĂ«â€, e nesĂ«r mund tĂ« jetĂ« njĂ« incident, krizĂ«, apo njĂ« kĂ«rcĂ«nim sigurie i fabrikuar. NĂ« epokĂ«n e AI, verifikimi Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«ri. Dhe pĂ«rgjegjĂ«sia nuk bie vetĂ«m mbi qytetarĂ«t, por sidomos mbi mediat”, tha ai.

Sipas Berishës, ky rast duhet të shërbejë si mësim, jo si humor i radhës në internet.

11 janari me temperaturat më të ulëta në Kosovë, ditët në vijim pritet rritje e tyre



Mbrëmja e 11 janarit dhe orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, sipas zyrtarëve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shënuan temperaturat më të ulëta në vendin tonë, deri në -14°C, shoqëruar edhe me reshje, të cilat në disa zona shkaktuan vërshime. Në ditët në vijim e deri më 20 janar, pritet ngritje e temperaturave në vlera pozitive gjatë ditës.

Dita e sotme shënon një nga ditët më të ftohta të këtij dimri deri më tani. Temperaturat në orët e hershme të mëngjesit kishin zbritur deri në - 14 gradë Celsius në viset e larta malore. Ky mot dimëror konsiderohet i qëndrueshëm dhe pa ekstreme të pazakonta, i filluar me reshje të cilat sollën vërshime dhe temperatura të ulëta, thotë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Nata e mbrĂ«mshme ishte me -14 deri -15 nĂ« viset e larta sonte do tĂ« thotĂ« ditĂ« e hĂ«nĂ« nĂ« mbrĂ«mje do tĂ« kemi prap temperatura tĂ« ultĂ« -9 deri -11 nĂ«n zero, mirĂ«po nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim do tĂ« kemi temperatura tĂ« mesditĂ«s me vlera pozitive kĂ«shtu qĂ« gjatĂ« natĂ«s dhe pjesa e parĂ« e ditĂ«s do tĂ« jenĂ« kryesisht me ngrica prandaj kujdes pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« komunikacion”, tha ai nĂ« RTK.

Reshjet enorme sipas meteorologjisë, deri në 300 litra për metër katror, sollën vërshime në vise të ulëta dhe lugina të vendit, ndërsa konditat klimatologjike janë normale për këtë periudhë të vitit, nënvizon Aliu.

“Tash pĂ«r momentin pjesa jugore po shihet qĂ« ka reshje tĂ« borĂ«s ku nĂ« qytetin e Ferizajt ka qenĂ« 11 cm reshje kurse nĂ« viset e larta atje nĂ« BrezovicĂ« e mĂ« lartĂ« kanĂ« kaluar mbi 40 centimetra. Tash situata meteorologjike do tĂ« vjen duke u qetĂ«suar dhe ditĂ«t vijuese do tĂ« jenĂ« ti quaj ditĂ« tipike dimĂ«rore me temperatura negative gjatĂ« natĂ«s pozitive gjatĂ« ditĂ«s”, shtoi Aliu.

Zyrtarë të IHMK-së njoftojnë se deri më 20 janar nuk do të ketë temperatura të ulëta. Megjithëse janari konsiderohet kulmi i të ftohtit dimëror, parashikimet flasin për stabilizim gradual të temperaturave në ditët në vijim, të cilat konsiderohen lehtësim, sidomos për qytetarët me gjendje të rënd socio-ekonomike dhe shëndetësore, për të cilët kalimi i pikut të dimrit sjell jo vetëm ngrohje në mot, por edhe më shumë siguri në përditshmëri.

Kurti pret Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është garancia më e mirë për paqe dhe siguri



Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin amerikan George M. Wikoff.

Ky ishte takimi i parĂ« mes kryeministrit Kurti dhe admiralit Wikoff, me ç’rast Kurti e uroi atĂ« pĂ«r marrjen e detyrĂ«s sĂ« re, duke shprehur gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r bashkĂ«punim tĂ« plotĂ«. Ai vlerĂ«soi komunikimin dhe ndĂ«rveprimin e mirĂ« tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s me misionin e NATO-s nĂ« KosovĂ«, KFOR-in, nĂ« funksion tĂ« garantimit tĂ« sigurisĂ« dhe paqes pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t.

Gjatë takimit, Kurti theksoi se Kosova përbën një rrëfim suksesi të ndërhyrjes së NATO-s, duke nënvizuar se çlirimi dhe pavarësia e vendit janë shndërruar në bazë të zhvillimit ekonomik, shtetndërtimit demokratik dhe mirëqenies sociale. Ai shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike dhe rolin e saj vendimtar.

Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri Kurti riafirmoi synimin dhe angazhimin e Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, duke e cilësuar këtë si përgjigjen më të mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Ai theksoi se siguria e Kosovës fillon me sigurinë e kufijve të saj.

Kurti gjithashtu e informoi admiralin Wikoff për veprimet dhe rezultatet e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për investimet e vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes.

Në përfundim të takimit, kryeministri Kurti e falënderoi admiralin Wikoff për bisedën dhe për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it dhe NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Dy të plagosur pas dhunës në Lezhë, policia shpall në kërkim vëllain dhe nipin e Arben Ndokës



Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim policor vëllanë dhe nipin e Arben Ndokës, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në ambientet e një lokali në qytet.

Në kërkim policor është shpallur Kevin Ndoka 20 vjeç dhe babai i tij Gëzim Ndoka, 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili ndodhet në kërkim prej një viti e gjysmë nga SPAK.

Sipas policisë këtë të hënë Gëzim dhe Kevin Ndoka janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit Gjergj Marku dhe Nikolin Marku, kushërinj, të dy 41 vjeç. Si pasojë e përplasjes, dy kushërinjtë Marku kanë mbetur të dëmtuar, shkruan A2 CNN.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë, ku kanë bërë kallëzim penal, duke pretenduar se Gëzim dhe Kevin Ndoka kanë qenë të armatosur gjatë konfliktit. Dyshohet se mes palëve ka pasur konflikt të mëparshëm, ndërsa në lokal sherri ka nisur pasi Gëzim Ndoka dhe djali i tij u kanë kërkuar që të ulin zërin kushërinjëve Marku. Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Inflacioni në Kosovë arrin 5,3% në dhjetor 2025, energjia elektrike dhe ushqimet me rritje të theksuar të çmimeve



Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar tĂ« Çmimeve tĂ« Konsumit (IHÇK) pĂ«r muajin dhjetor 2025, sipas tĂ« cilit inflacioni vjetor ka arritur nĂ« 5,3 pĂ«r qind, ndĂ«rsa ai mujor nĂ« 0,7 pĂ«r qind.

Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të konsumit në dhjetor 2025 ishte më i lartë për 5,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Ndërkohë, krahasuar me muajin nëntor 2025, çmimet janë rritur mesatarisht për 0,7 për qind.

Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ka qenë 3,9 për qind, duke shënuar rritje të indeksit të çmimeve të konsumit krahasuar me vitin 2024.

Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 është vërejtur kryesisht te disa grupe dhe nëngrupe të COICOP-it, përfshirë kafenë, çajin dhe kakaon (15,2%), shërbimet në lidhje me pajisjet personale të transportit (11,6%), pemët (11,5%), energjinë elektrike (11,4%), mishin (11,0%), si dhe pushimet e organizuara (10,3%). Po ashtu, rritje të ndjeshme kanë shënuar edhe vajrat dhe yndyrat, produktet e qumështit, shërbimet hoteliere dhe ato ambulantore.

Në krahasimin dhjetor 2025 me dhjetorin 2024, rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te pemët (19,0%), energjia elektrike (18,3%), shërbimet e lidhura me transportin personal (18,1%), mirëmbajtja e mjeteve të transportit (14,7%) dhe mishi (14,4%).

Ndërkohë, në nivel mujor, nga nëntori në dhjetor 2025, rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga energjia elektrike (8,7%), biletat e fluturimeve (8,4%), lëndët djegëse të ngurta si druri dhe peleti (3,0%), perimet (2,9%) dhe biletat e transportit rrugor (2,2%).

ASK bĂ«n tĂ« ditur se rĂ«nie e çmimeve Ă«shtĂ« vĂ«rejtur te karburantet dhe lubrifikantĂ«t pĂ«r pajisjet e transportit personal, si nĂ« nivel vjetor ashtu edhe mujor, duke pasur ndikim negativ nĂ« IHÇK./Telegrafi/

Koalicioni me PDK-në në Prizren, zyrtari i LDK-së jep dorëheqje



Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Kryesia e Degës së LDK-së, duke shprehur pakënaqësi të thellë me mënyrën e vendimmarrjes brenda partisë dhe duke kërkuar përgjegjësi politike.

DorĂ«heqja e Hodajt vjen si pasojĂ« e koalicionit PDK–LDK nĂ« Prizren dhe ndarjes sĂ« drejtorive, pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai thotĂ« se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pa konsultim dhe jashtĂ« strukturave vendimmarrĂ«se tĂ« partisĂ«.

Në reagimin e tij publik, Hodaj ka deklaruar se shfuqizimi i parimeve dhe mungesa e reflektimit pas humbjeve të njëpasnjëshme kanë krijuar një situatë të papranueshme brenda LDK-së.

“NĂ« vend se tĂ« reflektojmĂ« mbi humbjet serike, ne po sillemi me njĂ« papĂ«rgjegjĂ«si shqetĂ«suese qĂ« thellon gabimet. Mjaft Ă«shtĂ« mjaft”, ka shkruar ai, duke adresuar drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ«nkryetarin e LDK-sĂ«, Driton Selmanaj.

Hodaj thekson se dorëheqja e tij është akt dinjiteti dhe jo dorëzim, duke shtuar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e vendimeve që, sipas tij, shkelin besimin, parimet dhe fjalën e dhënë.

“Kur fjala e dhĂ«nĂ« shkelet e besa humb peshĂ«n e saj, dorĂ«heqja nga kryesia mbetet e vetmja rrugĂ« e ndershme. MĂ« mirĂ« tĂ« largohesh me nder, sesa tĂ« qĂ«ndrosh aty ku besa Ă«shtĂ« shkelur”, ka theksuar ai.

Ai ka bërë të ditur se po largohet nga Kryesia e Degës për shkak të vendimeve arbitrare, të marra pa konsultim, pa marrëveshje dhe jashtë çdo vendimi të Kryesisë, duke e bërë, sipas tij, të pamundur vazhdimin e përgjegjësisë me integritet.

Në fund, Hodaj ka apeluar edhe te kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që të mos marrë vendime për emërimin e drejtorëve pa u konsultuar me anëtarët e Kuvendit Komunal nga LDK-ja, duke përjashtuar vetëm Drejtorinë e Urbanizmit.

“I qĂ«ndroj besnik, pa asnjĂ« kompromis, parimeve tĂ« mia dhe besimit tĂ« votuesve tĂ« mi. Ky Ă«shtĂ« detyrimi im moral”, ka pĂ«rfunduar ai.


Vazhdojnë kërkimet për 30-vjeçarin, dyshohet se përfundoi në lumin Mat



Policia e Shqipërisë po vijon kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat.

Drejtoria e Policisë në Dibër ka njoftuar se prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J.K.

“NĂ« operacionin e kĂ«rkimit janĂ« tĂ« angazhuar polumbarĂ«t e RENEA-s, Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, NjĂ«sia ShkodĂ«r (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« DibĂ«r, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Mat, ShĂ«rbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe ShpĂ«timi, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, si dhe forca vullnetare, tĂ« cilĂ«t vijojnĂ« krehjen e shtratit tĂ« lumit nga tĂ« dyja anĂ«t”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit.


Shfuqizimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë, avokati Ibrahimi paralajmëron pasoja



Avokati Adrianit Ibrahimi ka folur lidhur me shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nga ana e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ai ka deklaruar se shfuqizimi i këtij ligji ka qenë i pritshëm për të.

“PĂ«r mua ka qenĂ« e pritshme, besoj se edhe pĂ«r komunitetin e juristĂ«ve ka qenĂ« e pritshme. Fakti qĂ« Gjykata nuk Ă«shtĂ« lĂ«shuar nĂ« shqyrtimin e meritave tĂ« ligjit apo tĂ« dispozitave pĂ«rmbajtĂ«sore, besoj qĂ« do tĂ« shkaktojĂ« pasoja nĂ« tĂ« ardhmen”, ka thĂ«nĂ« Ibrahimi nĂ« RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka lënë procesin përgjysmë, pavarësisht se vendimi për shfuqizimin e projektligjit është marrë me të drejtë për shkak të shkeljeve procedurale.

“Pra, konsideroj qĂ« Gjykata Kushtetuese e ka lĂ«nĂ« punĂ«n nĂ« gjysmĂ«, pavarĂ«sisht se me tĂ« drejtĂ« e ka shfuqizuar projektligjin pĂ«r shkak tĂ« gabimeve procedurale”, ka deklaruar ai.

- YouTube youtu.be

❌