Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën, ndalojnë edhe në Zvërnec

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, vizituan disa zona të qytetit bregdetar, përfshirë Zvërnecin dhe Portonovën. Ata nuk hezituan të shkrepin edhe foto në këto vende. Çifti mbërriti në Vlorë paraditen e së mërkurës dhe zhvilloi takime private me arkitektë të njohur, për të parë infrastrukturën ekzistuese dhe mundësitë për projekte të ardhshme në zonë.

Source

Tragjedi në Prrenjas: 57-vjeçari hidhet nga ura 50 metra e lartë e Bushtricës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Prrenjasit, në Urën e Bushtricës, e cila ndodhet mes aksit rrugor Librazhd–Prrenjas dhe është rreth 50 metra e lartë. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, rreth orës 12:45 dyshohet se shtetasi A. Sh., 57 vjeç, është hedhur nga ura, duke humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas njoftimit…

Source

Veliaj përkujton 21 janarin: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21 Janarin, duke nderuar kujtimin e katër qytetarëve që humbën jetën në zemër të kryeqytetit 15 vjet më parë. Mesazhi i Veliajt: 21 janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë…

Source

Presidenti Begaj përkujton Ibrahim Rugovën: Vizionar i Kosovës së lirë dhe evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në vijim mesazhi i Begajt: Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut…

Source

Jorida Tabaku: Eksportet prej vitesh në rënie, modeli ekonomik ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se rënia e eksporteve shqiptare është simptoma më e qartë e dështimit të modelit aktual ekonomik. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku thekson se “për të shtatin vit radhazi eksportet janë në rënie, ndërsa produktet “Made in Albania” nuk po arrijnë të shiten as në tregjet rajonale, as në ato evropiane”.

Source

Kreu i NATO-s tregon zgjidhjen e vetme për Groenlandën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “ në prapaskenë” për këtë çështje. Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump…

Source

Rama dhe familjarët e viktimave të 21 janarit, homazhe në bulevard

Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të PS, familjarët e viktimave të 21 janarit dhe qindra qytetarë u bënë pjesë e homazheve për 21 janarin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Lule u vendosën mbi pllakatat e vendosura në nder të 4 protestuesve të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Shefi i qeverisë u pa gjatë homazheve në krah të Mark Nikës, xhaxhai i një prej protestuesve të…

Source

21 janari, Rama: Berisha iu përgjigj opozitës së kohës me plumb ballit

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri familjarët e viktimave të protestës së 21 janarit 2011. Në fjalën e tij, Rama ka thënë se protesta e 21 janarit, nisi e qetë por u provokua nga policia e deri te fundi fatal me 4 viktima përpara kryeministrisë. “15 vjet më parë, këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur përzierje e trupës së rregullt të Gardës së Republikës…

Source

Bora bllokon pikën kufitare të Qafë Thanës, ndalohet qarkullimi i kamionëve drejt Maqedonisë së Veriut

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, mësohet se është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut. Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve. Me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë.

Source

Veriu dhe juglindja e vendit përfshihen nga dëbora, ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore

Reshje shiu me intensitet mesatar dhe dëborë kanë përfshirë gjatë natës të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARrSh) bën të ditur se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Në veri të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj…

Source

Rama përkujton “21 Janarin”: Në 15-vjetorin e një krimi të pashembullt shtetëror…

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 21 Janarin, kur 15 vite më parë, në demonstratën e mbajtur përpara Kryeministrisë u vranë katër protestues. “Në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 21 janar 2026

Dashi Mund ta kesh të vështirë të përshtatesh me energjinë e ditës. Shumicën e kohës, mendimet e tua do të jenë të shpërndara dhe do të jetë e vështirë për ty të jesh produktiv, pasi shpërqendrimet janë kudo. Mos e kritiko veten për këtë. Thjesht bëj më të mirën tënde. Demi Ka më shumë të vërteta në fantazitë tuaja sesa mendoni. Do të bëni përparime të mëdha në karrierën tuaj nëse thjesht e…

Source

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…

Source

“Të dehur në timon”, Policia Rrugore: 59 shoferë nën hetim dhe 6 në pranga

Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 59 shoferë, teksa në pranga ka vendosur 6 të tjerë. Njoftimi i policisë: Kontrolle dhe monitorim 24/7, në akset e kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun. Për të përmbushur këto qëllime, gjatë javës së fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar një…

Source

Ministri Gogu: Dekriminalizohet shpifja për gazetarët, transparencë pronësisë së televizioneve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, njoftoi sot se një prej nismave ligjore që do të diskutohet në Kuvend, në kuadër të procesit reformues për integrimin në Bashkimin Europian, është ligji për median. Sipas ministrit Gogu, ndryshimet përfshijnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke forcuar dhe mbrojtur rolin e tyre në shoqëri, si dhe garantimin e…

Source

Finlanda po transmeton energji elektrike përmes ajrit, pa tela fizikë

Finlanda ka demonstruar me sukses transmetimin e energjisë elektrike pa tela, duke provuar se energjia mund të udhëtojë përmes ajrit pa pasur nevojë për kabllo apo priza fizike. Ky zhvillim konsiderohet një hap i madh drejt mënyrës se si energjia mund të shpërndahet globalisht në të ardhmen. Shkencëtarët finlandezë përdorën valë elektromagnetike dhe sisteme të bazuara në lazer për të transmetuar…

Source

Macron refuzon “Këshillin e Paqes”, Trump kërcënon Francën me tarifa 200% për verërat dhe shampanjën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se po shqyrton vendosjen e tarifave deri në 200% ndaj pijeve alkoolike të importuara nga Franca, përfshirë verërat dhe shampanjat, pas refuzimit të presidentit francez Emmanuel Macron për t’iu bashkuar nismës së tij të quajtur “Këshilli i Paqes”. “Tarifat për verërat dhe shampanjën e tyre do të shkojnë në 200%. Ai do të bashkohet…

Source

Gjykata rikthen në detyrë sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Alban Dokushi

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin…

Source

Rama i dërgon letër Donald Trump: I përcolla përgjigjen e ftesës së tij

Kryeministri Edi Rama i ka nisur në letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në përgjigje të ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Reagimi i plotë i Ramës: Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim. I nderuar Zoti President…

Source

❌