Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-banori i Big Brother mashtrime në emrin e Top Channel, u merr para bizneseve për “reklama” në BBVIP 5

Elton Tozaj, ish banor i Big Brother Albania, ka mashtruar disa biznese, duke u hequr si punonjës i brendshëm i televizionit Top Channel.

Eltoni nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Top Channel, por pavarësisht kësaj, ai ka arritur që të zhvasë disa biznese, dy prej të cilave të dokumentuara nga emisioni investigativ Fiks Fare.

Duke shfrytëzuar daljet e tij si analist i ngjarjeve që ndodhin në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve, Big Brother Vip, ky gazetar premton reklamim të bizneseve në spektaklin e Top Channel. Madje, kërkon pagesa në emër të stafit të Top Channel dhe aparate celulari.

Rasti i parë, është në qytetin e Korçës, në një dyqan që shet telefona celularë, ku Eltoni i ka marrë pronarit 3 telefona “Iphone 17 Pro Max”, vlera e të cilëve ka qenë rreth 5.200 euro. Ai është hequr si punonjës i Top Channel, teksa ka përmendur edhe emrat e pronarëve dhe drejtuesve të televizionit.
Skema që ka përdorur është një rast tipik mashtrimi, pasi Eltoni është njohur me pronarin e biznesit në një hotel në qytetin e Korçës. Më pas, në marrëdhënie besimi, Eltoni i ka shkruar pronarit se do “3 telefona Iphone 17 Pro Max”, ku 1 e donte për vete dhe 2 për drejtuesit e Top Channel. Më pas, dyqani ka nisur një korrier në adresën që Eltoni i ka dhënë në qytetin e Tiranës.

Këtë ngjarje, pronari e ka denoncuar në Policinë e Korçës, ku dhe prokuroria e atij qyteti ka nisur një procedim penal.

Fiksi bisedoi me punonjësit e dyqanit në Korçë, ku ata tregojnë se Eltoni u mori 3 aparate. Sipas tyre, pronari ka bërë një bisedë me Eltonin. Ai i shkruan se nesër është në Korçë dhe “kam dhe 3 pagesa për të sjellë”. Biseda vijon se nuk ja ka ndryshuar çmimin, “aq sa e kam marrë unë, i kam thënë”.
Në të gjithë komunikimin, Eltoni përmend emrat e pronarëve dhe drejtuesve të televizionit. Ai i shkruan se “e kam dhuratë nga puna pas 16 vitesh në televizion, u kujtuan më në fund”. Ai i premton pronarit të dyqanit se do t’i dërgojë pagesën që do bëjë puna, pra punëdhënësi Top Channel!

Në një ditë tjetër, Eltoni i kërkon me ngulm telefonat, duke u justifikuar se më pas do të futet në disa emisione të Top Channel, madje edhe në “Big Brother Selection”. “Kallëzime i kanë bërë 100 veta atij. Ai i mori të ëmën T… dhe i tha thuaj djalit se do t’i bëj denoncim. Do t’i bëj edhe unë mbas teje i tha, hajde vemi të dy i tha e ëma. Në një numër telefoni që” i thotë punonjësi gazetarit.

Ndërkohë, rasti i dytë, i dokumentuar nga Fiks Fare, ka ndodhur në qytetin e Kavajës, në një restorant. Pronarët e restorantit e kanë takuar disa muaj më parë Eltonin, i cili u ka premtuar se, kundrejt një pagese prej 200 eurosh, ata do të shtronin një darkë për banorët e Big Brother Vip Albania 5. Edhe në këtë rast, Eltoni u ka premtuar se, me njohjet që ka me produksionin e Big Brother, por edhe me drejtuesit e Top Channel, do të mundësonte këtë “reklamë”.

“Unë e kuptova atë si tip në fillim. Po thashë tani, se ndonjëherë të rren ajo qejfi me dalë. Se medemek, është lirë dhe mos ka ndonjë njohje, e kupton. Në një moment thashë, pata hyrë, pata lexuar se edhe rob jemi nuk është se jemi pa dalë. Më tha do bësh një pagesë kështu te 200 mijë lekëshi. Javën e parë më tha do dalësh. Kaloi java e parë, jo kështu e ashtu. I thashë sonte në darkë dua lekët se s’bën. Më solli një video në darkë dhe më tha kam bërë aksident” thotë pronari i restorantit.

Eltoni u ka dërguar një video, ku duket i gjakosur dhe me shenja të rënda në kokë dhe trup. Është e njëjta pamje, që gazetari e denoncoi disa javë më parë në polici, por edhe mediatikisht. Ai i thotë pronarëve të restorantit, që po kërkonin kthimin e shumës së paguar, se “do të lidhen nesër këta të shtëpisë me ty, të lutem”.

“Do i shtroja unë darkën. Biles më ka marrë dhe menu, po s’më dukej serioz. Unë i thashë jam i bindur që kjo është mashtrim. Isha shumë i bindur që ishte mashtrim. Të rren ajo hajde mo se inshallah, se medemek hë mo se inshallah” pohon ai, teksa shton se ka lexuar në internet se Elton Tozaj ka qenë i proceduar disa herë.

Fiks Fare bëri një kërkim të thjeshtë në internet, të njëjtin që ka bërë edhe biznesi në Kavajë, ku rezulton se ky personazh, Elton Tozaj, ka qenë i proceduar disa herë nga drejtësia. Madje, ai është ndaluar edhe nga policia në vitin 2007, i akuzuar për mashtrim. Ai akuzohej se u kishte marrë disa pronarëve të taksive para, duke u hequr si punonjës i Bashkisë së Tiranës.

Në raste të tjera, sipas raportimeve mediatike, Eltoni hiqej edhe si këshilltar i ministrave të ndryshëm. Një tjetër procedim penal është hapur në vitin 2024 në Korçë, ku prokuroria e atij qyteti kërkoi edhe masë shtrënguese. Akuza ishte për mashtrim.
Fiksi e takon Eltonin në Tiranë, duke e pyetur se “është hequr si punonjës i Top Channel”. Ai thotë se ka qenë i atashuar, i ftuar disa herë në emisionet. Më tej thotë se me zotërinë (rastin e Korçës) ka pasur një problem pasi s’ka marrë kuponin tatimor. Ai thotë se s’ka marrë faturën e shitjes dhe në momentin që ka marrë këtë faturë, ka bërë edhe pagesën.

***
Përballja mes Fiks Fare dhe Elton Tozajt!
Gazetari: I ke bërë pagesat?
Tozaj: Po i kam mbaruar.
Në çfarë date i ke kryer pagesat?
Dua t’a shoh, duhet të ketë një 2-3 ditë besoj. Sepse kemi qenë në Policinë e Korçës dhe kemi bërë një marrëveshje.
Pa u bërë kjo marrëveshje ju jeni hequr si punonjës i brendshëm i Top Channel?
Jo në asnjë rast.
I drejtuesve të Top Channel, i drejtuesve të Big Brother?
E kam deklaruar edhe në polici që jo, kam thënë që jam i atashuar. Kam qenë i ftuar herë pas here.
I atashuar çfarë do të thotë?
Sa herë që ka pasur emisioni i ftuar …
I ftuar?
Po, si opinionist për Big Brother dhe për emisione të tjera. Të gjitha programacionet që ka pasur Top-i. Top News më tepër, Top Channel.
Të kemi parë dhe ne, por ajo më problematike dhe që na vuri në lëvizje ishte pikërisht komunikimi jot me biznesin në fjalë, në rrjete sociale, ku i përmendje edhe drejtuesit e Top Channel? Që këtë telefon e do X drejtues?
Këtë gjë e kam sqaruar edhe në polici, ka qenë diçka e imja me të tjerë. S’ka lidhje fare, personat në fjalë nuk kanë lidhje fare, 0. E kam deklaruar edhe në polici këtë gjë.
I ke kryer pagesat te ky biznes?
Absolutisht.
Telefonat i keni marrë ju?
Telefonat i kam marrë unë dhe për çudi ato telefona më janë vjedhur, e kemi denoncuar edhe në polici këtë gjë.
Të janë vjedhur të 3 telefonat?!
Ka qenë një gjë që nuk na kanë rakorduar.
Në të ardhmen s’besoj se mund t’a bësh këtë gabim?!
S’ishte gabim, unë doja faturën.
Jo ti i shkruaje që këtë telefon e do X, këtë telefon e do …, këtë telefon e do …?
Jo, i doja unë për dikë. Nuk ka lidhje fare me … dhe …. që 0. Unë e kam deklaruar edhe në polici që s’kanë lidhje fare. Dhe për më tepër si me … apo me …, nuk kam komunikim. Mund të kem thjeshtë një përshëndetje me …, kurse me … nuk e njoh fare.
Në biznese të tjera ke shkuar dhe je prezantuar si punonjës i Top Channel?
Jo!
S’ke pasur më raste të tjera?
Jo, jo …
Një biznes në Kavajë, na është drejtuar sërish për të njëjtën problematikë.
Ça ka!
Është një restorant në periferi të qytetit të Kavajës dhe Ju i keni premtuar që ky biznes do të shtrojë një darkë, një drekë në Big Brother!
I kam thënë do të lidh me marketingun për të bërë atë që ke për të bërë që të shtrosh atë.
Biznesi në fjalë ka bërë një pagesë në shumën e 200 eurove? I ke kthyer shumën?
Absolutisht siç m’i dha atëherë për t’a bërë atë punë ia ktheva mbrapsht, na se nuk bëhet.
Ke përmendur edhe emra të tjera, autorësh në këtë rast?
Ku janë këta autorë.
Te biseda që ke bërë me restoratin!
Unë atje kam qenë për qejfin tim duke ngrënë
Dhe i keni marrë 200 euro.
Jo, jo më ka thënë urdhëro. Ok i thashë do merrem unë. Ia ktheva, i thashë vëlla i dashur…
Kur ia ke kthyer?
Ufff, që kur më ka ndodhur rasti që pata atë problemin me…. ka mbi 1 muaj. Prandaj s‘po e kuptoj pse po më pyesni prapë për këtë gjë.
Na u drejtuan këto biznese ndaj. Dhe, të hiqesh dikush që nuk je, është mashtrim. Të hiqesh për një pozicion që nuk e ke prapë quhet mashtrim.
Më vjen keq që ma thua këtë gjënë, unë kam qenë i ftuar. Dhe këtë kam thënë unë kam njohje që i kemi koleg, i kemi shok e i kemi miq. Do ta pyes dhe do ta bëj si nder. S’u bë, kalofsh mirë.
Ndërkohë që keni marrë edhe shuma monetare?
Ku janë këto shuma monetare.
Biznesi në Kavajë ua ka nisur me bankë.
M’i ka kaluar mua personalisht. Po unë s’jam kam mbajtur.
Që do të shtronit një drekë. Pas 4-5 muajsh?
Jo Zotëri, ça gjatë verës. Ia kam marrë në nëntor. Unë kam edhe faturat në shtëpi.
***
RASTI I PARË, mashtrimi në dyqanin e celularëve në Korçë. Bisedë mes gazetarit të Fiks Fare punonjësve të dyqanit
Gazetari – Ka përdorur emrin e Top Channel?
Punonjësja – Po.
Gazetari – Pse erdhi vetë këtu ai?
Punonjësja – Jo, në Instagram se i kam parë vetë mesazhet.
Gazetari – Ka shkruar në Instagram?
Punonjësja – Po. I dua për … dhe për … Biles T… ma tregoi mua, po qeshnim!
Gazetari – Dhe sa mori, sa telefona mori?
Punonjësja – Ka marrë 2 apo 3?
Punonjësi – 3!
Punonjësja – 3, 17 Pro Max. Domethënë 5000 euro.
Gazetari – Ju kanë marrë juve këtu?
Punonjësja – Po.
Gazetari – Po çfarë ju premtoi?
Punonjësja – Do t’na jepte lekët.
Gazetari – Do ju jepte lekët apo do ju bënte reklamë?
Punonjësja – Jo, jo do t’na jepte lekët. Ne i shitëm telefonin. Po pastaj se çfarë ndodh.
Gazetari – Ju ia çuat me postë telefonat?
Punonjësja – Po.
Gazetari – Nuk erdhi fizikisht këtu ai?
Punonjësja – Nuk vinte dot dhe pas 2 ditësh do vinte se është edhe hoteli dhe në hotel ka edhe muzikë live. Ai do vinte te hoteli. Dhe tha do të vij dhe do të jap lekët.
Gazetari – Po fizikisht s’ka ardhur këtu ai, thjeshtë ka përdorur këtë …
Punonjësi – Instagramin.
Gazetari – Instagramin.
Punonjësja – Po, ka qenë edhe më përpara këtu.
Gazetari – 3 telefona sa bëjnë?
Punonjësi – 5.200 euro!
Punonjësja – 5.200 euro.
Gazetari – Në emër të kujt e keni prerë faturën ju? Keni prerë faturë?
Punonjësi – Ai furnitori na e ka prerë me faturë tamam neve.
Punonjësja – Në emër të kujt?
Gazetari – Në emër të N… Blerësi ishte Eltoni.
Punonjësi – Po.
Gazetari – Ju dha ndonjë dokument ai.
Punonjësi – Na dha…
Punonjësja – Shiko si ndodhi, marrim telefonat ne, furnitorët tanë.
Gazetari – Po.
Punonjësja – Dhe ne tani morëm telefonat dhe ia dërguam në Tiranë. Në Tiranë ia dhamë me kështu.
Punonjësi – Me korrier, me makinë.
Punonjësja – Kishte vajtur i kishte marrë ai. I dhamë njëherë 1 dhe pastaj i dhamë dhe 2. Dhe tha se këta i dua për …. dhe … Një e donte gjasmë për vete.
Gazetari – Po mirë, ai vetëm në Instagram shkroi?
Punonjësi – Whatsapp.
Punonjësja – Instagram.
Punonjësi – I ka T… të gjitha.
Gazetari – I ka bisedat T…?
Punonjësja – Po dhe me zë madje!
Gazetari – Dhe me zë?
Punonjësja – Po, po, po.
Gazetari – Ka bërë kallëzim penal T…?
Punonjësja – Më duket se ka bërë, me atë po merreshe!
Gazetari – Ai s’ka ardhur këtu që të kemi kamerat e sigurisë që të ketë ardhur fizikisht këtu?
Punonjësja – Jo, jo, jo.
Punonjësi – Kallëzime i kanë bërë 100 veta atij. Ai i mori të ëmën T… dhe i tha thuaj djalit se do t’i bëj denoncim. Do t’i bëj edhe unë mbas teje i tha, hajde vemi të dy i tha e ëma. Në një numër telefoni që …
Gazetari – Kush ia dha numrin e telefonit?
Punonjësi – Po ai vetë e merrte T… nga e ëma!
Gazetari – Ka “voice”?
Punonjësi – Ka.
Gazetari – I pranon ai që i ka marrë, mos nuk e pranon?
Punonjësi – I pranon, i pranon.
Punonjësja – Jo e pranon.
Gazetari – Faturën që e keni prerë ju?
Punonjësi – Faturën e kanë ku u bë denoncimi aty në Drejtorinë e Policisë, ku bëhet. Ai s’ka 1 a 2 o burrë i dheut, ju e dini shumë mirë.
Gazetari – E di, e di ne na kanë marrë shumë në emër të Top-it.
Punonjësi – Ai vazhdon dhe del në televizion tashti, ç’është ky muhabet. Ia kam lekët i thotë ai, do t’ia jap unë ç’ke ti.
Gazetari – 3 telefona, Iphone?
Punonjësja – 17 Pro Max.
Punonjësi – Ai i ka marrë që kur ishte 1.800 euro 1.
Gazetari – Dhe në total sa ishte?
Punonjësi – 5.150 euro. 100 euro fitonim ne po t’i merrte ai.
Gazetari – Ju e çuat edhe me …?
Punonjësi – Motorist.
Gazetari – Motoristi në Tiranë, me postë?! Mos ia ke adresën?
Punonjësja – Unë e di që i ka marrë në shtëpi.
Punonjësi – Unë vetëm i kam çuar njëherë numrin atij motoristit, merre këtë numër dhe pastaj flisni vetë.
Gazetari – Po lekët do t’ia merrte ky motoristi?
Punonjësi – Do t’ia jepte T…
Gazetari – Ku e ka njohur T…?
Punonjësi – Në V… E… Në Hotelin e T… Ai që kur tha do t’ia japim … dhe …., aty më dogji mua thashë bo bo!
Gazetari – Po mirë, për çfarë do t’ia jepte? Do t’i bënte reklamë tek Big Brother në Top Channel?
Punonjësi – Jo, jo hiç.
Punonjësja – I kërkojnë ata, duan t’i blejnë. Po ata mund t’i blinin në Tiranë shumë mirë! Pse do t’i blinin këtu.
Gazetari – Në Korçë, po pra! Pikërisht në Korçë.
Punonjësja – Kjo s’na erdhi mirë.
Punonjësi – Po ja ishte ky mblesatari.
***
RASTI I DYTË, restoranti në Kavajë. Bisedë mes gazetarëve të Fiks Fare dhe pronarit të biznesit!
Pronari – Unë e kuptova atë si tip në fillim. Po thashë tani, se ndonjëherë të rren ajo qejfi me dalë. Se medemek, është lirë dhe mos ka ndonjë njohje, e kupton. Në një moment thashë, pata hyrë, pata lexuar se edhe rob jemi nuk është se jemi pa dalë …
Gazetari – E njihje më përpara këtë?
Pronari – Ky vinte te lokali, s’e kam pas njohur fare, 0. U prezantua një ditë, jam filani qysh tek.
Gazetari – Çfarë ju premtoi ky juve?
Pronari – Ky erdhi dhe na tha doni të shkoni atje, të çoni darkë te Big Brother? Për Zotin i thashë që kam një llaf, po kushton dhe tani s’e kam terezinë. O vëlla i thashë, unë e di që kushton. Në telefon më tha do bësh një pagesë kështu te 200 euro.
Gazetari – Sa të mori?
Pronari – 200 euro.
Gazetari – 200 të vjetra apo të reja?
Pronari – Të vjetra, jo mo nuk rrëshqisja unë. Javën e parë më tha do dalësh. Kaloi java e parë, jo kështu e ashtu. Mbrëmë më duket se i dërgova mesazh. I thashë sonte në darkë dua lekët se s’bën. Më solli një video në darkë dhe më tha kam bërë aksident.
Gazetari – Premtoi që lokali jot do të shtrojë një darkë?
Pronari – Do i shtroja unë darkën. Biles më ka marrë dhe menu, po s’më dukej serioz. Unë i thashë jam i bindur që kjo është mashtrim. Isha shumë i bindur që ishte mashtrim. Të rren ajo hajde mo se inshallah, se medemek hë mo se inshallah.
Gazetari – Domethënë ai tha 200 mijë lekë bën e gjithë darka, apo 200 mijë lekë ishte paradhënie?
Pronari – 200 mijë lekë do të paguaja një tip kontrate me TOP-in.
Gazetari – Do të bëje kontratë?
Pronari – Kontratë garancie.
Gazetari – Po të solli gjë kontratë?
Pronari – Jo nuk më solli.
Gazetari – As një dokument, asnjë gjë?
Pronari – Më solli një faturë 200 mijë lekëshe kështu.
Gazetari – Ça fature?
Pronari – Që ke paguar, ma çoi te Whatsappi nga ato që fshihen për 24 orë. S’i kushtova rëndësi, e kupton apo jo.
Gazetari – Ta solli ty faturën?
Pronari – Po. E kam pasur në Whatsappi po tani s’e kam fare. As atë mandatin që i kam çuar lekët me … s’e kam.
Gazetari – E ke atë mandatin?
Pronari – Jo pra s’e kam!
Gazetari – Kur ia dhe lekët?
Pronari – Para gushtit.
Gazetari – A para gushtit. S’ia ke dhënë tani?
Pronari – Lekët kanë nja 1 muaj e gjysëm, 2 muaj. 2 muaj po.
Gazetari – Para se të fillonte Big-u?
Pronari – Para se të fillonte Big-u.
Gazetari – Po tani të kërkoj më lekë të tjera?
Pronari – Jo, jo s’më kërkoi. Unë e kontrollova që kishte precedentë penalë, ishte për mashtrime./TopChannel

The post Ish-banori i Big Brother mashtrime në emrin e Top Channel, u merr para bizneseve për “reklama” në BBVIP 5 appeared first on iconstyle.al.

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Një ngjarje e pakëndshme ka prekur së fundmi jetën private të opinionistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Leonora Jakupi. Edhe pse ajo vijon të jetë e pranishme çdo javë në panelin e spektaklit, raportohet se këngëtarja është përballur me një situatë serioze jashtë vëmendjes së publikut.

Sipas burimeve të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu”, banesa e Leonora Jakupit është bërë shenjester e disa personave të paautorizuar disa javë më parë. Ky incident, përveç dëmeve materiale, thuhet se ka shkaktuar edhe shqetësim për artisten, e cila megjithatë ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë angazhimet e saj profesionale pa e reflektuar situatën në ekran.

Pavarësisht rrethanave, Jakupi ka vijuar të jetë aktive në projektet e saj televizive, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim ndaj publikut. Burime pranë saj bëjnë të ditur se ajo ka preferuar ta trajtojë çështjen në mënyrë private, ndërsa autoritetet kompetente janë vënë në lëvizje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Çështja tashmë është nën hetim nga organet e rendit, të cilat po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e rrethanave të incidentit. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera, ndërsa hetimet vijojnë.

Ky rast rikthen në vëmendje sfidat me të cilat përballen figurat publike edhe jashtë ekranit, ku ekspozimi shpesh sjell jo vetëm vëmendje, por edhe situata të papritura. Megjithatë, Leonora Jakupi duket se ka zgjedhur të fokusohet te puna dhe angazhimet e saj, duke mos lejuar që kjo ngjarje të ndikojë në paraqitjen e saj publike.

The post Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë appeared first on iconstyle.al.

Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni…

Rogerti ka folur te Dhoma e Rrëfimit për izolimin e tij te dhoma e reflektimit. Banori shprehet se do mbyllë gojën dhe do rri si në burg. Ai shton se nëse mendoni se kjo dhomë e bën të reflektojë, atëherë nuk e kemi njohur fare. Sipas tij, ai thotë gjëra që janë tabu dhe që shqiptarët i mbajnë në tru.

“Më dhemb trupi, po nuk ka problem. Do mbyll gojën dhe do rri si në burg. Hajt me e bërë burgun me 2-3 veta të paktën, por jo vetëm. Vetëm këtu shkallon, luan mendsh. Je me veten o Vëllai i Madh, o Big Brother. Je total me veten. Në qoftë se mendoni se kjo dhomë mua më bën të reflektoj, ju atëherë nuk më keni njohur mua në total fare, kaq. Reflektoj për mirë as nuk bëhet llaf, se normale duhet të ndalohesh pak, po në fund të fundit unë them gjëra që janë tabu, që shqiptarët nuk i thonë por vetëm i filtrojnë dhe i mbajnë në tru.

Unë e di që kam me vdekur pa e kuptuar ça është jeta, në qoftë se ju keni me bërë për ta kuptuar, është arritje e madhe”, ka thënë Rogerti te Dhoma e Rrëfimit.

The post Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni… appeared first on iconstyle.al.

Arabia Saudite ndryshon rregullat, alkool për vizitorët e pasur

Arabia Saudite ka filluar në heshtje t’u lejojë banorëve të pasur të huaj të blejnë alkool, një ndryshim i madh pas një ndalimi 73-vjeçar. Komentuesit presin që lehtësimi përfundimisht të shtrihet edhe për turistët, siç raporton Sameer Hashmi nga Riadi.

Për dekada të tëra, Lagjja Diplomatike e Riadit është dalluar nga pjesa tjetër e kryeqytetit një enklavë e pasur ambasadash dhe rezidencash luksoze, me shtigje me hije, gjelbërim dhe një kulturë kafenesh që tërheq si sauditë të rinj ashtu edhe emigrantë.

Tani, i fshehur brenda një kompleksi diskret, të pashënuar, ngjyrë bezhë brenda lagjes ekskluzive, një dyqan i vogël është bërë një terren testimi diskret për një nga ndryshimet më të ndjeshme të politikave të Arabisë Saudite – shitjen e kontrolluar të alkoolit për të huajt e pasur jo-muslimanë.

Arabia Saudite, vendi ku ndodhen dy vendet më të shenjta të Islamit, ndaloi shitjen e alkoolit në vitin 1952. Por, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të riformësuar imazhin e saj, mbretëria ka ndërmarrë reforma të gjera sociale dhe ekonomike në vitet e fundit, duke e paraqitur veten si një shoqëri më e moderuar dhe miqësore ndaj investimeve.

Nën udhëheqjen e princit të kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite, mbretëria ka rihapur kinematë, ka organizuar festivale të mëdha muzikore, ka hequr ndalimin e drejtimit të automjeteve nga gratë dhe ka kufizuar pushtetet e policisë fetare, e cila dikur ishte e frikshme.

Por zgjerimi i qetë i shitjeve të ligjshme të alkoolit është padyshim eksperimenti më i guximshëm deri më tani.

Dyqani i pijeve alkoolike u hap për herë të parë në Riad në janar të vitit 2024, por hyrja fillimisht ishte e kufizuar vetëm për diplomatët jo-muslimanë. Sipas rregullave të reja të futura pa njoftim në fund të vitit 2025, banorët e pasur të huaj jo-muslimanë tani mund të shkojnë atje edhe për të blerë birrë, verë dhe pije alkoolike.

Për t’u kualifikuar, një emigrant duhet të ketë ose një leje qëndrimi Premium, e cila kushton 100,000 rialë sauditë (27,000 dollarë; 19,300 £) në vit; ose të tregojë se fiton të paktën 50,000 rialë në muaj.

Skema e Rezidencës Premium ka kritere të ndryshme pranueshmërie dhe zakonisht është e hapur për drejtues të lartë të huaj, investitorë dhe profesionistë me aftësi të specializuara.

The post Arabia Saudite ndryshon rregullat, alkool për vizitorët e pasur appeared first on iconstyle.al.

Hotel me pesë yje dhe një projekt kontrovers, çfarë synonte Epstein në Londër?

Dokumente të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së hedhin dritë mbi një plan të diskutueshëm të financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, i cili kishte shfaqur interes për të blerë një hotel me pesë yje pranë Pallatit Buckingham në Londër.

Sipas emaileve të bëra publike, Epstein kishte synuar hotelin “Dukes”, i vendosur rreth 10 minuta në këmbë nga pallati mbretëror. Në komunikimet e zbuluara, ai diskutonte mundësinë e blerjes dhe transformimit të hapësirave të hotelit për qëllime private një ide që në disa mesazhe përshkruhej me termin e diskutueshëm “dhomë lojërash”.

Në këtë proces përmendet edhe biznesmeni David Stern, i cili më vonë u bë drejtues i iniciativës sipërmarrëse Pitch@Palace të ish-Dukës së Jorkut. Sipas emaileve, Stern e kishte inkurajuar Epsteinin të shqyrtonte seriozisht blerjen e hotelit dhe kishte diskutuar detaje mbi hapësirat e ndërtesës.

Zinxhiri i komunikimeve përfshinte gjithashtu biznesmenin me bazë në Dubai, Sultan Ahmed bin Sulayem pronar i hotelit në atë kohë i cili kërkonte këshilla financiare për shkak të vështirësive me kreditë. Edhe pse ai nuk akuzohet për ndonjë shkelje, emailet tregojnë se Epstein shprehu interes si blerës i mundshëm.

Dokumentet zbulojnë se Epstein kishte kërkuar analiza financiare për vlerën e hotelit dhe kostot e rinovimit, ndërsa pronarët kishin ndarë projeksione të brendshme financiare gjatë bisedimeve.

Jeffrey Epstein ishte dënuar në vitin 2008 për një vepër të lidhur me shfrytëzimin seksual të një të miture dhe vdiq në vitin 2019 ndërsa ndodhej në paraburgim. Zbulimet e fundit shtojnë një tjetër kapitull në hetimet dhe dokumentet që lidhen me aktivitetet dhe kontaktet e tij ndër vite.

The post Hotel me pesë yje dhe një projekt kontrovers, çfarë synonte Epstein në Londër? appeared first on iconstyle.al.

Humbje e papritur e shikimit? Çfarë thonë mjekët për Ozempic

Ekspertë të shëndetit kanë ngritur një alarm të ri lidhur me barnat për humbje peshe si Ozempic dhe Mounjaro, duke paralajmëruar për një efekt anësor të rrallë por serioz: humbje të shikimit që në disa raste mund të jetë e përhershme.

Studime të fundit kanë lidhur këto medikamente me gjendje që shkaktojnë inflamacion dhe bllokim të qarkullimit të gjakut në sy. Një nga komplikacionet e përmendura është një sëmundje e rrallë e nervit optik, e njohur si neuropatia optike ishemike anteriore jo-arteritike (NAION), e cila mund të çojë në dëmtim të pakthyeshëm të shikimit.

Sipas kërkimeve të publikuara vitin e kaluar në një revistë shkencore oftalmologjike, janë dokumentuar disa raste pacientësh në SHBA që raportuan humbje të shikimit pas përdorimit të përbërësve aktivë semaglutide dhe tirzepatide, substanca që përdoren në këto trajtime. Në disa raste, pacientët kanë përjetuar humbje të menjëhershme të shikimit në njërin ose të dy sytë.

Shkencëtarët theksojnë se mekanizmi i saktë nuk është ende plotësisht i qartë, por dyshohet se ulja e shpejtë e nivelit të sheqerit në gjak mund të ndikojë në enët e gjakut të syrit. Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se ky efekt mbetet shumë i rrallë vlerësimet sugjerojnë rreth një rast në 10 mijë përdorues.

Gjenetisti i njohur nga Harvard, Dr. David Sinclair, e ka përshkruar këtë fenomen si një lloj “goditjeje në sy”, duke paralajmëruar se simptomat mund të shfaqen papritur. Ai gjithashtu deklaroi se kërkimet e tij mbi trajtime anti-plakje mund të ofrojnë në të ardhmen mundësi për rikthimin e shikimit në raste të tilla.

Mjekët këshillojnë që pacientët që përdorin barna për humbje peshe ose diabet të konsultohen rregullisht me profesionistët e shëndetit dhe të raportojnë menjëherë çdo ndryshim në shikim. Pavarësisht rasteve të raportuara, këto trajtime vazhdojnë të konsiderohen efektive dhe të sigurta për shumicën e pacientëve kur përdoren nën mbikëqyrje mjekësore.

The post Humbje e papritur e shikimit? Çfarë thonë mjekët për Ozempic appeared first on iconstyle.al.

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë. Në një bisedë e cila u zhvillua brenda dhomes së rrëfimit, ajo theksoi se prania e banorit e bën të ndihet e qetë dhe larg lojës.

Sipas Selinit, momentet që kalon me DJ Gimbon janë të natyrshme dhe pa strategji, çka e bën lidhjen e tyre edhe më të veçantë. “Kur jam me të, thjesht e jetoj momentin, nuk jam e përfshirë në lojë,” u shpreh ajo.

Ajo foli me vlerësim për karakterin e tij, duke theksuar respektin që ka për të dhe mënyrën si ai sillet. Selin vuri në dukje se e pëlqen fakti që DJ Gimbo është shumë i kujdesshëm dhe detajist, cilësi që, sipas saj, e bëjnë edhe më të afërt për të.

Marrëdhënia është më korrektja këtu brenda. Kur jam me të, jetoj momentin, nuk jam e përfshirë në lojë. Kemi kimi shumë të fortë, e vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt. Më pëlqen që është shumë detajist dhe kujdeset, e kam shumë për zemër”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kuriozitetin rreth dinamikës së raportit të tyre. Kujtojme se Dj Gimbo ka shprehur simpatinë për banoren, me të cilën është më afër në shtëpi.

The post Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj! appeared first on iconstyle.al.

Anulohet festivali i lulëzimit të qershive pranë malit Fuji, turistët bëhen ‘molla e sherrit’

Autoritetet japoneze në qytetin Fujiyoshida, pranë malit të famshëm Fuji, kanë vendosur të anulojnë festivalin e këtij viti të lulëzimit të qershive, duke argumentuar se rritja e madhe e turistëve është bërë e papërballueshme për komunitetin lokal.

Zona është një nga destinacionet më të vizituara gjatë pranverës, kur qershitë japoneze lulëzojnë dhe krijojnë një panoramë ikonike me malin Fuji në sfond. Por sipas autoriteteve, fluksi i vizitorëve ka sjellë trafik të rënduar, ndotje dhe sjellje të papërshtatshme nga disa turistë.

Banorët raportojnë raste të hyrjes pa leje në prona private, përdorim të kopshteve si tualete dhe konflikte me vendasit. Kryetari i bashkisë, Shigeru Horiuchi, deklaroi se kjo situatë po rrezikon jetën e qetë të qytetarëve.

“Kemi një ndjenjë të fortë krize. Për të mbrojtur dinjitetin dhe mjedisin jetësor të banorëve, vendosëm të mbyllim festivalin 10-vjeçar,” tha ai.

Festivali në parkun Arakurayama Sengen ishte krijuar për të tërhequr vizitorë dhe për të gjallëruar zonën, por autoritetet thonë se numri i turistëve ka tejkaluar kapacitetin e qytetit. Gjatë kulmit të sezonit, deri në 10 mijë vizitorë mbërrijnë çdo ditë një rritje që lidhet me popullaritetin në rrjetet sociale dhe dobësimin e jenit japonez.

Edhe pse festivali nuk do të zhvillohet këtë vit, qyteti po përgatitet për fluks të lartë vizitorësh gjatë muajve prill dhe maj.

Ky nuk është rasti i parë kur Japonia merr masa kundër mbingarkesës turistike. Vitin e kaluar, autoritetet bllokuan një pikë shumë të famshme fotografimi për shkak të sjelljes problematike të turistëve. Ndërkohë, vende të tjera në botë po aplikojnë masa të ngjashme si Roma dhe Venecia në Itali për të menaxhuar turizmin masiv.

The post Anulohet festivali i lulëzimit të qershive pranë malit Fuji, turistët bëhen ‘molla e sherrit’ appeared first on iconstyle.al.

“Babi e dëboi mamin prej shtëpisë”/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

DJ Gimbo ka ndarë një nga episodet më të ndjeshme të jetës së tij gjatë një bisede të sinqertë me Selinin, duke folur për ndarjen e prindërve, një ngjarje që, sipas tij, la gjurmë të thella në familje. Mes kujtimeve personale, ai tregoi se marrëdhënia mes prindërve kishte kohë që ishte ftohur, pavarësisht se jetonin ende nën të njëjtën çati.

Momentin që ai e konsideron vendimtar për përfundimin e raportit mes tyre, DJ Gimbo e përshkroi si tepër të dhimbshëm. Ai rrëfeu se pasi nëna e tij kishte kaluar një natë tek gjyshja, babai reagoi ashpër kur ajo u kthye në shtëpi, duke i kërkuar të largohej. Pas kësaj, ajo u zhvendos përkohësisht në një banesë të familjarëve.

“Ka shku mami te gjyshja, shkoi te nëna e saj se nuk e ka pa që një muaj edhe ka dashtë me ndejtë një natë, se shyqyr qe e ka hala edhe babai e kish kuptu e kish marrë veshë që mami u shku te nëna e vetë. Edhe vjen mami në shtëpi, hyn brenda…. mami edhe babi edhe që kanë jetu me një shtëpi nuk është edhe që kanë pas shumë kontakt njëri me tjetrin, njëri në sallon tjetri në kuzhinë… për shkaqe të kota. Edhe kur babi e sheh që është ardhe mami, i thotë që duhesh me dalë, edhe mami çka bën, del edhe shkon te banesa e motrës që e kam në Gjermani edhe e ka një banesë në Istog qaty afër jo larg edhe mami shkon në banesë aty”, i rrëfente ai Selinit.

“U thashë pse çka u bë, kallxom, Gëzim më tha, babi e ka qit mamin prej shpisë, thash qysh?? Tha po, thashë okay. As nuk e di qysh kam mrri në Prishtinë, as nuk e di qysh jam shku në Istog sen s’maj në mend hiq, kurgjo. Shkova mirë boll, u mundojsha babën tem, dojsha me folë me të, me i thon mos u ngut se jemi shtatë fëmijë, i thashë mos u ngut. Më tha jo! Mami dul në banesë te motra”, i tregonte ai asaj.

The post “Babi e dëboi mamin prej shtëpisë”/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij appeared first on iconstyle.al.

Fraza që na bëjnë të dukemi të dobët para bashkëbiseduesit tonë

Komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që themi, por edhe me mënyrën se si e shprehim. Shpesh, pa e kuptuar, përdorim fraza që mund të na bëjnë të dukemi të pasigurt, të pavendosur apo më pak të sigurt në vetvete përballë bashkëbiseduesit. Edhe pse qëllimi ynë mund të jetë të tregojmë mirësjellje apo fleksibilitet, disa shprehje japin përshtypjen e dobësisë në komunikim.

Një ndër frazat më të zakonshme është “Ndoshta e kam gabim, por…”. Kjo mënyrë të shprehuri e zbeh menjëherë idenë që po paraqesim, duke i dhënë bashkëbiseduesit sinjalin se as vetë nuk jemi të bindur për atë që themi.

Po ashtu, përdorimi i shpeshtë i shprehjes “Më fal…” edhe kur nuk ka arsye reale për të kërkuar falje, mund të krijojë perceptimin e një personi që kërkon vazhdimisht miratim apo shmang përballjen.

Fraza të tilla si “Nuk jam i/e sigurt…” apo “Nuk ka rëndësi…” mund të minimizojnë vlerën e mendimit tonë. Në vend që të nxisin dialog, ato mund të bëjnë që bashkëbiseduesi të mos e marrë seriozisht kontributin tonë.

Ekspertët e komunikimit sugjerojnë që këto shprehje të zëvendësohen me formulime më të qarta dhe të drejtpërdrejta. Të shprehurit me siguri nuk do të thotë të jemi arrogantë, por të tregojmë respekt për veten dhe idetë tona.

Mënyra si flasim ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si na perceptojnë të tjerët. Një komunikim i balancuar, i qartë dhe i sigurt ndihmon në krijimin e marrëdhënieve më të forta dhe më efektive.

The post Fraza që na bëjnë të dukemi të dobët para bashkëbiseduesit tonë appeared first on iconstyle.al.

Rrëfimi i fortë i Khloe Kardashian për vdekjen: Mezi pres…

Khloe Kardashian është e emocionuar për idenë e vdekjes, jo për frikën. Personazhi 42-vjeçar i reality show-t ndau mendimet e saj mbi fundin e pashmangshëm në një episod të ri të podkastit të saj, duke e bërë të qartë se kjo nuk e tmerron. Kardashian iu bashkua në “Khloé In Wonder Land” prezantueses së “Long Island Medium”, Teresa Caputo, për të diskutuar për vdekjen.

“Nuk kam aspak frikë nga vdekja“, tha personaliteti 41-vjeçar i reality show-t. “E di ku po shkoj. Mezi pres të shkoj atje, por jo në kuptimin që do të dëmtoja veten. E di që kjo mund të tingëllojë shumë makabre. Thjesht e di që do të jetë një vend kaq i bukur dhe se do të jem me të gjithë të dashurit e mi“, shtoi ajo.

Megjithatë, ka një gjë që e frikëson në momentin që ndërron jetë. “Të lë fëmijët e mi dhe njerëzit që dua”, rrëfeu ajo. “Kjo do të ishte e gjitha”, tha ajo. “Përndryshe, ndihem mirë. Jam mirë atje lart, jam e qetë.”

Khloe Kardashian ka folur më parë për vdekjen në podcastin e saj, konkretisht humbjen e babait të saj, kur u pyet se cili ishte “momenti më përcaktues që i ndryshoi jetën”. Robert Kardashian vdiq në vitin 2003, në moshën 59 vjeç, vetëm dy muaj pasi u diagnostikua me kancer të ezofagut.

“Ndoshta vdekja e babait tim. Dhe mendoj se ishte – padyshim – gjëja më traumatike për këdo. Por unë isha 19 vjeç, vëllai im ishte 16 vjeç, dhe për të dy ne ishte vërtet traumatike”, tha ajo, duke iu referuar vetes dhe vëllait të saj, Rob. “Ne ishim shumë bashkë, kështu që e di se çfarë kemi kaluar së bashku.”

Gjatë periudhës së zisë, ajo nuk mundi të gjente asnjë aspekt pozitiv në vdekjen e tij. “Në atë moment nuk mendon se diçka pozitive mund të dalë prej saj, por më vonë e kupton se na mësoi të ishim përgjegjës, të gjenim punë dhe të qëndronim në këmbët tona. Ne mbështeteshim shumë tek babai im “, kishte rrëfyer ajo.

The post Rrëfimi i fortë i Khloe Kardashian për vdekjen: Mezi pres… appeared first on iconstyle.al.

Mozzik publikon diss-in për veten, përmend Loredanën dhe Karimin: S’po t’vjen marre, çikën po ta rrit…

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, sapo ka lansuar EP-në e tij më të re me 5 këngë, duke sjellë diçka që rrallëherë shihet në muzikën shqiptare. Në këtë projekt, artisti nuk sulmon vetëm të tjerët, por kthehet drejt vetes, duke u përballur me mëkatet dhe gabimet e tij në një lloj vetëgjyqi publik.

Përmes vargjeve të ashpra, Mozzik thyen heshtjen pas viteve të paragjykimeve dhe sulmeve ndaj tij. Ai i jep përgjigje të gjitha thumbave që i janë drejtuar kohët e fundit dhe tregon anën e tij të vërtetë, duke përmendur figura kyçe të jetës së tij, përfshirë Loredanën, partnerin e saj, vajzën e tyre Hanën, futbollistin Karim Adeyemi, si dhe politikanë e figura publike.

‘S’po t’vjen marre, cikën po ta rrit Karimi! Mozzik ish-gruaja po të q##et me zezak, dmth fëmija zt nesër përzihet në gjak.”

Pojekti po shihet si një lëvizje e guximshme, pasi Mozzik nuk kursen as fjalët më të rënda ndaj vetes, duke kritikuar veprimet e tij të kaluara. Me këtë EP, ai duket se ka vendosur t’i mbyllë llogaritë me të shkuarën dhe të tregojë vendin artistëve të estradës që e kanë sulmuar gjatë këtyre viteve.

Fansat e reperit e kanë pritur projektin me kuriozitet, duke vlerësuar sinqeritetin dhe guximin për të hapur një kapitull të ri në karrierën e tij muzikore. Mozzik, me këtë hap, duket se ka gjetur mënyrën për të përballuar kritikën dhe për të treguar se muzika mund të shërbejë si rrugë për reflektim personal dhe shpërthim kreativ.

The post Mozzik publikon diss-in për veten, përmend Loredanën dhe Karimin: S’po t’vjen marre, çikën po ta rrit… appeared first on iconstyle.al.

Trendi viral: Burrat që mbajnë shënime për gratë që duan, për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Ndërsa ti shfleton telefonin para gjumit, ai mund të jetë duke hapur aplikacionin “Shënime” dhe duke regjistruar detaje për ty: çfarë ushqimi të pëlqen kur je e lodhur, madhësinë e këpucëve, lulet e preferuara, çfarë të bezdis dhe si reagon nën presion. Ky është trendi i ri që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që ka ndezur debate të shumta.

Gjithçka nisi pasi krijuesja e përmbajtjes Jessica Kirk pyeti ndjekësit e saj nëse burrat mbajnë shënime për gratë me të cilat takohen. Përgjigjet erdhën me dhjetëra pamje ekrani nga burra që kishin lista të detajuara në telefonët e tyre, të përditësuara rregullisht.

Disa shënime përfshinin seksione si “Fakte rreth saj”, “Gjërat që e bëjnë të ndihet e dashur” apo edhe dokumente me tituj si “Maia 101”. Aty shënoheshin ushqimet e preferuara, idetë për takime, madhësitë e rrobave, alergjitë, librat që lexon, artistët e preferuar dhe madje edhe madhësia e unazës. Sipas krijuesve të këtyre listave, qëllimi është i thjeshtë: ta bëjnë partneren të ndihet e kuptuar, e dëgjuar dhe e vlerësuar.

Komentet në rrjete sociale janë të ndara. Shumë e përshëndesin këtë trend si shenjë kujdesi dhe përkushtimi. “Po e shtoj këtë në listën time ‘burrat e mirë ekzistojnë’”, shkroi një përdoruese. Të tjerë, megjithatë, e shohin si të tepruar dhe jo spontan, duke argumentuar se dashuria nuk duhet të funksionojë si një manual.

Në fund, pyetja mbetet: a është ky një akt romantik modern apo thjesht një mënyrë e re për ta “menaxhuar” marrëdhënien?

The post Trendi viral: Burrat që mbajnë shënime për gratë që duan, për çfarë bëhet fjalë konkretisht? appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet lista e plotë e performuesve për Premio Lo Nuestro 2026

Premio Lo Nuestro 2026 po afrohet dhe organizatorët kanë zbuluar emra të rinj që do të ngjiten në skenë, duke e bërë edicionin e 38-të të këtij eventi edhe më spektakolar. Më 5 shkurt, PEOPLE njoftoi ekskluzivisht se J Balvin, Tokischa dhe Jay Wheeler do të performojnë gjatë mbrëmjes madhështore që do të mbahet më 19 shkurt në Kaseya Center në Miami.

Në listën e performuesve janë shtuar gjithashtu Sech, Café Quijano, Eladio Carrión, Jhayco, Mau y Ricky, Melody dhe Mora. J Balvin dhe Eladio Carrión do të interpretojnë këngën “La Voz Favorita”, ndërsa Jay Wheeler, Mora dhe Sech do të realizojnë një performancë homazh për Arcángel, i cili do të nderohet me çmimin Urban Icon Award.

Një tjetër moment i veçantë do të jetë homazhi për Manolo Díaz, fitues i Visionary Award, që do të realizohet nga Café Quijano, Mau y Ricky dhe Melody. Ndërkohë, Tokischa do të performojë këngën e saj më të re, “Ridin”.

Më herët është konfirmuar se në skenë do të ngjiten edhe Gloria Trevi, Carín León, Cristian Castro, Ha*Ash, María José, Ryan Castro, Kany García, Maluma, Thalía dhe shumë artistë të tjerë të njohur latinë.

Përveç performancës së saj, Thalía do të jetë edhe moderatore e mbrëmjes, përkrah Nadia Ferreira dhe Clarissa Molina, duke shënuar herën e katërt që ajo prezanton këtë event. “Premio Lo Nuestro është pjesë e historisë sime dhe një festë e muzikës dhe talentit latin,” u shpreh Thalía.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt më 19 shkurt në Univision, UniMás, Galavisión dhe ViX, duke premtuar një mbrëmje plot yje, emocione dhe muzikë latine.

The post Zbulohet lista e plotë e performuesve për Premio Lo Nuestro 2026 appeared first on iconstyle.al.

Legjenda e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes

Cristiano Ronaldo, një nga figurat më ikonike të historisë së futbollit, feston sot 41-vjetorin e lindjes. Ylli portugez ka lindur më 5 shkurt 1985 në Funchal të Madeirës dhe prej më shumë se dy dekadash ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin botëror.

I konsideruar nga shumë ekspertë dhe tifozë si lojtari më i mirë në botë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, Ronaldo ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme falë talentit, disiplinës dhe mentalitetit të tij fitues. Ai ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha të Evropës, duke nisur nga Sporting Lisbona, për të vazhduar me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, ku ka fituar tituj kampionë dhe trofe të shumtë.

Kulmi i karrierës së tij erdhi gjatë periudhës te Real Madrid, ku u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit dhe fitoi disa Liga të Kampionëve. Me fanellën e Manchester United dhe Juventusit, Ronaldo gjithashtu la gjurmë të rëndësishme, duke dëshmuar se mund të shkëlqejë në çdo kampionat.

Në nivel individual, Cristiano Ronaldo ka fituar pesë herë Topin e Artë (Ballon d’Or), si dhe dhjetëra çmime të tjera prestigjioze. Me kombëtaren e Portugalisë, ai ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Edhe në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të jetë aktiv, të frymëzojë breza të rinj dhe të mbetet simbol i përkushtimit, suksesit dhe pasionit për futbollin.

The post Legjenda e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes appeared first on iconstyle.al.

Studimet: COVID-19 lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer

Disa studime të fundit shkencore kanë identifikuar një lidhje shqetësuese mes infektimit me COVID-19 dhe rritjes së rasteve të reja të diagnostikimit me sëmundjen Alzheimer. Edhe pse mekanizmat e saktë janë ende në studim, ekspertët kanë propozuar disa shpjegime të mundshme për këtë lidhje.

Një nga faktorët kryesorë është inflamacioni i trurit, i cili shfaqet si te pacientët me Alzheimer ashtu edhe te ata që preken nga COVID-19. Virusi SARS-CoV-2 mund të dëmtojë barrierën gjak-tru, e cila normalisht mbron trurin nga patogjenët. Kur kjo barrierë dëmtohet, viruset dhe substanca të tjera mund të depërtojnë në tru, duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtime nervore.

Studimet sugjerojnë gjithashtu se COVID-19 mund të dëmtojë neuronet dhe të rrisë nivelet e proteinave si amyloid beta, e cila luan një rol kyç në zhvillimin e Alzheimerit. Sipas të dhënave, ka një rritje të diagnozave të Alzheimerit brenda një viti pas infektimit me COVID-19, veçanërisht te personat mbi 50 vjeç. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që tregojnë se sëmundja po shfaqet më shpesh te të rinjtë.

Nga ana tjetër, personat që tashmë vuajnë nga Alzheimer kanë rrezik më të lartë për t’u infektuar me COVID-19 dhe për të përjetuar pasoja më të rënda, përfshirë përkeqësim të shpejtë të funksioneve njohëse dhe rrezik më të lartë për vdekje. Kjo lidhet me moshën e avancuar, sëmundjet shoqëruese dhe vështirësitë për të ndjekur masat mbrojtëse.

Ekspertët theksojnë se vaksinimi kundër COVID-19, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangia e kontakteve me persona të infektuar janë masa thelbësore për uljen e rrezikut. Në rast infektimi, kërkimi i ndihmës mjekësore sa më herët është vendimtar për të parandaluar komplikacionet afatgjata neurologjike.

The post Studimet: COVID-19 lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer appeared first on iconstyle.al.

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë!

Josh Radnor, aktori i njohur për rolin e arkitektit Ted Mosby në serialin shumë të dashur How I Met Your Mother, ka ndarë një lajm të bukur me fansat e tij: ai është bërë baba për herë të parë. Aktori 51-vjeçar e zbuloi lajmin vetëm së fundmi përmes një postimi në Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës.

Radnor publikoi tre fotografi të ëmbla me foshnjën, të shoqëruara me një përshkrim emocional, ku tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij, Jordana Jacobs, janë bërë prindër disa muaj më parë. “Pra, unë dhe gruaja ime u bëmë me fëmijë disa muaj më parë!”, shkroi aktori, duke ndarë edhe disa detaje të veçanta për të voglin e tyre.

Sipas Radnor, buzëqeshja e foshnjës “ndriçon dhomën”, ndërsa ai e përshkruan si shumë vëzhgues dhe të menduar. Ai shton se i vogli hipnotizohet sa herë që aktori i luan këngë në kitarë dhe qesh pa masë me fjalën “baba ghanoush”. “Ai është një kënaqësi e vërtetë dhe unë dhe Jordana jemi shumë të lumtur që është këtu”, shkroi Radnor.

Lajmi për lindjen e fëmijës vjen dy vjet pas martesës së çiftit, të cilët kanë zgjedhur ta mbajnë jetën private larg vëmendjes së madhe mediatike. Megjithatë, ky moment i veçantë i ka shtyrë ata të ndajnë lumturinë me publikun.

Josh Radnor mbetet një nga aktorët më të dashur për audiencën televizive, veçanërisht falë rolit të Ted Mosby-t, personazhit që e bëri të njohur në mbarë botën dhe që vazhdon të kujtohet me nostalgji nga fansat e serialit.

The post Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë! appeared first on iconstyle.al.

Kujt ia qani hallet sipas horoskopit? Shenja që ju kupton më mirë në momentet e vështira

Disa shenja të horoskopit kanë një aftësi të lindur për të kuptuar menjëherë se çfarë ju nevojitet në momentet e vështira. Ato dinë të ngushëllojnë, sepse vetë e dinë shumë mirë se si do të donin të trajtoheshin kur ndihen të lënduara emocionalisht. Ja cila shenjë e zodiakut mund t’ju japë mbështetjen më të mirë, sipas karakterit tuaj:

Dashi gjen qetësi pranë Ujorit. Qasja e ftohtë dhe racionale e Ujorit e ndihmon Dashin të shohë situatat nga një këndvështrim tjetër dhe të ecë përpara pa u ndalur te zemërimi.

Demi ka nevojë për Gaforren, e cila e kupton thellë botën e tij emocionale dhe di si ta zbusë dhimbjen, veçanërisht pas një ndarjeje apo zhgënjimi sentimental.

Binjakët ndihen më mirë pranë Peshorjes, e cila di t’i nxjerrë nga rutina, t’i argëtojë dhe t’u hapë horizonte të reja, ndoshta edhe një histori të re dashurie.

Gaforrja kërkon një Dem në krah, për të njëjtat arsye që Demi ka nevojë për Gaforren: siguri, ngrohtësi dhe stabilitet emocional.

Luani gjen mbështetje te Bricjapi, i cili e ndihmon të ruajë ekuilibrin dhe të kontrollojë emocionet kur situatat bëhen të nxehta.

Virgjëresha ka nevojë për një Shigjetar, që me sinqeritetin e tij e ndihmon të dalë nga mendimet negative.

Peshorja mund të derdhë lot vetëm pranë Peshqve, të cilët ndajnë të njëjtën ndjeshmëri dhe romantizëm.

Akrepi dhe Bricjapi preferojnë ta përballojnë dhimbjen vetëm, pa u hapur lehtë ndaj të tjerëve.

Shigjetari ndihet i kuptuar nga Ujori, ndërsa Ujori ka nevojë për energjinë dhe udhëzimin e Dashit.

Peshqit gjejnë ngushëllim te Peshorja, sidomos kur bëhet fjalë për çështje zemre dhe emocionesh.

The post Kujt ia qani hallet sipas horoskopit? Shenja që ju kupton më mirë në momentet e vështira appeared first on iconstyle.al.

“Jam me fat që jam gjallë”: Rrëfimi i fortë i Britney Spears mes tensioneve të vazhdueshme familjare

Britney Spears ka folur sërish hapur për marrëdhëniet e vështira me familjen e saj, duke pranuar se ndihet e vetmuar dhe e frikësuar pas asaj që ka përjetuar ndër vite. Në një postim në Instagram më 4 shkurt, këngëtarja 44-vjeçare shkroi se nevoja për lidhje njerëzore është thelbësore dhe se izolimi, i justifikuar dikur si “ndihmë”, ishte një gabim i madh.

“Si njerëz, gjithçka që duam është të mos ndihemi vetëm,” shkroi ajo, duke shtuar se megjithëse falja është e mundur, kujtesa e dhimbjes mbetet. Spears tha se ndihet “jashtëzakonisht me fat që është gjallë”, duke lënë të kuptohet se trajtimi nga familja e saj e ka lënë ende me frikë dhe pasiguri.


Ajo përmendi edhe besimin te Zoti, duke reflektuar mbi mënyrat “misterioze” se si funksionon jeta, por theksoi se, sipas saj, disa anëtarë të familjes nuk kanë marrë kurrë përgjegjësi për veprimet e tyre. Në fund të postimit, këngëtarja shtoi një detaj më të lehtë, duke treguar se kishte ngrënë cheesecake me një fqinj dhe se nuk kishte kërcyer prej një muaji për shkak të një gishti të thyer.

Postimi vjen pas vitesh deklaratash publike për marrëdhëniet e saj të ndërlikuara me babain Jamie, nënën Lynne dhe motrën Jamie Lynn. Në kujtimet e saj të vitit 2023, The Woman in Me, Spears rrëfeu hapur për dhimbjen e shkaktuar nga konservatoria e vendosur në vitin 2008, e cila u mbyll përfundimisht në vitin 2021. Edhe pse disa përpjekje për pajtim janë bërë, Spears ka pranuar se plagët emocionale mbeten ende të hapura.

The post “Jam me fat që jam gjallë”: Rrëfimi i fortë i Britney Spears mes tensioneve të vazhdueshme familjare appeared first on iconstyle.al.

Brooklyn Beckham mbulon tatuazhin dedikuar të atit!

Brooklyn Beckham duket se po distancohet një herë e mirë nga familja e tij. Së fundmi, ai ka mbuluar tatuazhin që i ishte dedikuar babait, David Beckham, duke fshehur fjalën “Dad” me tre forma të thjeshta në tatuazhin  në krahun e djathtë. Ky veprim shihet si një tjetër goditje në marrëdhëniet e tensionuara me David, si dhe me nënën Victoria, vëllezërit Romeo dhe Cruz, dhe motrën Harper.

Burimet pranë tij thonë se Brooklyn ka ndjerë shumë dhimbje dhe mllef ndaj familjes, dhe për këtë arsye nuk do të ishte e sinqertë të mbante një dedikim të tillë mbi trupin e tij. Ai ka pasur edhe një tatuazh tjetër në kraharor për nënën e tij, Victoria, që gjithashtu e ka mbuluar. Pavarësisht ndryshimeve, fjalët “Love you, Bust”, një dedikim për babain e tij me nofkën e tij, ende mbeten mbi krah, megjithëse kanë zbehur me kalimin e kohës.

Brooklyn, 26 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, aktorja Nicola Peltz, janë parë së bashku në Los Angeles, ku mbulimi i tatuazhit u vu re. Ai ka thënë publikisht se nuk ka dëshirë për ribashkim me familjen, duke i akuzuar ata për rrjedhjen e lajmeve negative mbi të dhe Nicola. Veprimi i fundit duket se simbolizon një kapitull të ri në jetën e tij, ku zgjedh të distancohet nga e kaluara dhe të fokusohet në të ardhmen e tij personale dhe familjen që ka zgjedhur vetë.

The post Brooklyn Beckham mbulon tatuazhin dedikuar të atit! appeared first on iconstyle.al.

❌