❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KQZ teknikisht e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pret përfundimin e ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, por ky hap do të ndërmerret vetëm pas përfundimit të plotë të procesit të të ankesave.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin.

Sipas Elezit, KQZ aktualisht është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me administrimin e numërimit në Qendrat e Numërimit të Rezultateve (QNR), si dhe të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe zbatimit të tyre.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« shqyrtimit tĂ« ankesave pĂ«r administrimin e numĂ«rimit nĂ« QNR, tĂ« plotfuqishmĂ«risĂ« sĂ« vendimeve dhe tĂ« zbatimit tĂ« tyre, nĂ«se kĂ«to vendime e detyrojnĂ« ndonjĂ« gjĂ« KQZ-nĂ«. VetĂ«m pas kĂ«saj, KQZ do tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka sqaruar po ashtu se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk nënkupton përmbylljen e plotë të procesit zgjedhor, pasi ligji u jep të drejtë subjekteve politike dhe kandidatëve që të parashtrojnë ankesa edhe ndaj vetë rezultatit.

“Subjektet politike dhe kandidatĂ«t kanĂ« tĂ« drejtĂ« ankese ndaj rezultatit, fillimisht nĂ« Panelin Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e mĂ« pas çështja mund tĂ« procedohet deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme. KQZ Ă«shtĂ« e obliguar tĂ« presĂ« kĂ«to vendime, t’i zbatojĂ« ato dhe vetĂ«m pas kĂ«saj tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultateve”, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se aktualisht nuk ka asnjë ankesë të paraqitur në këtë institucion lidhur me zgjedhjet.

“Lidhur me kĂ«rkesĂ«n tuaj, bazuar nĂ« informacionet nga Zyra pĂ«r Menaxhimin e LĂ«ndĂ«ve, aktualisht nuk ka ndonjĂ« ankesĂ« lidhur me Zgjedhjet, tĂ« paraqitur nĂ« GjykatĂ« Supreme”, ka deklaruar Antigona Uka-Lutfiu, udhĂ«heqĂ«se e ZyrĂ«s pĂ«r Informim dhe Komunikim me Media.
Megjithatë, Uka-Lutfiu ka theksuar se nga Gjykata Supreme gjatë këtij viti është shqyrtuar një ankesë lidhur me zgjedhjet, e cila është refuzuar si e pabazuar.

Ndërsa deri në fund të vitit 2025, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej tri ankesa: dy prej tyre janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa një ankesë është hedhur poshtë si e paraqitur jashtë afatit ligjor.

Ndryshe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), aktualisht në shqyrtim janë katër ankesa.

Procesi zgjedhor pritet të vazhdojë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa KQZ ka theksuar se do të veprojë vetëm pasi të përmbyllen të gjitha procedurat ankimore dhe vendimet përkatëse të bëhen të plotfuqishme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

The post KQZ teknikisht e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pret përfundimin e ankesave appeared first on Albeu.com.

Pamje shqetësuese në BBVK, Limi i drejtohet Albës me fjalë denigruese

NjĂ« episod i rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar gjatĂ« mbrĂ«mjes sĂ« kaluar nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP”, ku nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes kanĂ« qenĂ« Limi dhe Alba, cifti me i perfolur per momentin ne reality show.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, situata mes tyre ka dalë jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një përballje të ashpër verbale. Në pamjet që tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, Limi dëgjohet duke i drejtuar Albës fjalë fyese dhe urdhëruese, në përpjekje për ta bërë të heshtë.

Edhe pse audio nuk është plotësisht e qartë, disa nga shprehjet dallohen qartë, ndërsa gjuha e përdorur, kryesisht në anglisht, ka ngjallur reagime të forta për shkak të tonit denigrues dhe agresiv.

“Mos e bĂ«jĂ« tĂ« kalojĂ« nĂ« nivel tjetĂ«r muhabeti, mos mĂ« trego ti mu Zotin tĂ«nd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumĂ« mirĂ« se çfarĂ« po tĂ« them”, i tha ai AlbĂ«s, ndersa kjo e fundit nuk reagoi.

Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë në publik, pasi sjellja dhe fjalori i përdorur nga Limi janë konsideruar të papranueshme dhe ofenduese, duke e vendosur Albën në një situatë të vështirë përballë kamerave dhe publikut.

The post Pamje shqetësuese në BBVK, Limi i drejtohet Albës me fjalë denigruese appeared first on Albeu.com.

I lidhur me Brikenën?! Atdheu reagon direkt në Fan Club, ja çfarë thotë ai

Olta Sheta ka qenĂ« e ftuar ditĂ«n e sotme nĂ« Fan Club dhe gjatĂ« diskutimit nĂ« studio, ajo deklaroi se Brikena ka pasur njĂ« lidhje me ish-konkurrentin e ‘PĂ«r’puthen’, Atdheun.

Pas kësaj deklarate në një lidhje telefonike, Atdheu ka reaguar duke thënë që mes tyre nuk ka pasur asnjë marrëdhënie dashurie dhe se ajo është një gocë e çiltër dhe e pastër.
“ËshtĂ« gocĂ« e çiltĂ«r, e pastĂ«r, nuk Ă«shtĂ« intrigante. Jam duke bĂ«rĂ« tifo pĂ«r tĂ«, nuk dua tĂ« gozhdohet nĂ« rrjet prandaj desha tĂ« reagoj qĂ« nuk ka pasur gjĂ«â€ u shpreh Atdheu.

The post I lidhur me Brikenën?! Atdheu reagon direkt në Fan Club, ja çfarë thotë ai appeared first on Albeu.com.

Termometri zbret në -35 gradë Celsius në Lapland/ Mijëra turistë të bllokuar, shkak pezullimi i fluturimeve nga i ftohti ekstrem

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi një valë e pazakontë të ftohti ekstrem ka çuar në pezullimin e fluturimeve nga aeroporti i Kittilës.

Temperaturat kanë zbritur deri në -35 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të anulojnë të gjitha nisjet e planifikuara ditën e diel.
Fluturimet nga Kittila, që do të transportonin turistët drejt destinacioneve si Londra, Mançesteri, Bristoli, Parisi dhe Amsterdami, u anuluan për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Situata pritet të vijojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike finlandeze parashikon temperatura deri në -39 gradë Celsius, ndërsa fluturimi i parë i ditës është anuluar tashmë.

Sipas operatorit të aeroporteve Finavia, i ftohti ekstrem po e bën të pamundur shkrirjen e akullit nga avionët, ndërsa pajisjet e furnizimit me karburant dhe mirëmbajtjes në tokë rrezikojnë të ngrijnë. Lagështia e lartë në ajër po e përkeqëson më tej situatën, duke krijuar ngrica të rrëshqitshme.
Edhe pse Laplanda njihet për dimra të ashpër, temperaturat aktuale janë shumë më të ulëta se mesatarja sezonale, e cila zakonisht është rreth -14 gradë Celsius, me rënie sporadike deri në -30 gradë. Aeroporti i Kittilës shërben kryesisht turistët që vizitojnë vendpushimet e skive dhe Dritat Veriore, ndërsa aeroporti i Rovaniemit, më në jug, është një tjetër pikë e rëndësishme turistike. Edhe aty është raportuar anulimi i të paktën një fluturimi.
Fluturimet nga dhe drejt Kittilës janë anuluar edhe të premten dhe të shtunën, ndërsa moti i acartë ka rritur ndjeshëm rrezikun në rrugë. Autoritetet paralajmërojnë për kushte të rrezikshme akulli në rajon.
Ndërkohë, i ftohti ekstrem në Lapland vjen në një kohë kur një stuhi e fuqishme ka përfshirë Evropën Veriore, duke shkaktuar ndërprerje udhëtimesh dhe probleme serioze edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Në Angli raportohet për një viktimë nga rrëzimi i një peme, ndërsa rreth 100 mijë banesa mbetën pa energji elektrike në Francë

The post Termometri zbret në -35 gradë Celsius në Lapland/ Mijëra turistë të bllokuar, shkak pezullimi i fluturimeve nga i ftohti ekstrem appeared first on Albeu.com.

Protestat e dhunshme në Iran, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin lindor të Mashhadit.

Gjenerali i brigadës Javad Keshavarz, përgjegjës për forcën kundër narkotikëve, humbi jetën në një sulm nga protestues të armatosur rreth orës 21:30 sipas orës lokale, sipas raportimeve.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë përleshje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë gjatë natës.

Ngjarja ndodh ndërsa valët e protestave antiqeveritare në Iran vazhdojnë të përhapen në vend.

The post Protestat e dhunshme në Iran, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se braktisi fĂ«mijĂ«t e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nĂ«na: Nuk Ă«shtĂ« vĂ«rtetĂ«. Punoj pĂ«r tĂ« paguar qiranĂ« dhe pĂ«r t’i ushqyer

Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon situatën e vështirë që po kalon si nënë e divorcuar prej pesë vitesh dhe përballjen me denoncimin e ish-vjehrrës.

“Nuk i braktisa. Isha nĂ« punĂ«. Punoj si banakiere nĂ« njĂ« lokal dhe i lĂ« tĂ« tre fĂ«mijĂ«t bashkĂ« kur shkoj nĂ« punĂ«. Paguhem 400 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj dhe paguaj 300 mijĂ« qiranĂ« e shtĂ«pisĂ«. Nuk kam tĂ« ardhura tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’i rritur dhe ushqyer fĂ«mijĂ«t, nuk mund tĂ« jem gjithmonĂ« pranĂ« tyre“, ka deklaruar ajo.
Blerina shpreh shqetĂ«simin e saj pĂ«r denoncimin nga ish-vjehrra, tĂ« cilin e quan njĂ« “kurth”.

“Si mund ta braktis fĂ«mijĂ«t, kur unĂ« vetĂ« punoj pĂ«r ta? MĂ« ka hyrĂ« pa leje nĂ« shtĂ«pi dhe ka mĂ«suar fĂ«mijĂ«t tĂ« flasin keq kundĂ«r meje. Nuk Ă«shtĂ« e tolerueshme qĂ« tĂ« vijĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« time pa leje dhe tĂ« mĂ« denoncojĂ« nĂ« polici”, shton ajo.
Ajo shpjegon se do tĂ« bĂ«jĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« mbrojtur fĂ«mijĂ«t. “Babai i tyre ka qenĂ« nĂ« burg nĂ« Itali pĂ«r pesĂ« vjet dhe ka paguar vetĂ«m 180 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra pĂ«r fĂ«mijĂ«t. Si mund t’i ushqej fĂ«mijĂ«t me kaq pak? UnĂ« nuk i braktis kurrĂ«, jam nĂ«nĂ«. Djali i dytĂ« ka vuajtur nga epilepsia dhe kam shkuar nĂ« spitale pĂ«r trajtim tĂ« gjatĂ«. Tani Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ«, dhe nuk do t’i lĂ« kurrĂ« fĂ«mijĂ«t.”
Edhe faktin që nuk i ka dërguar fëmijët në shkollë kohët e fundit është sepse njëri prej tyre ka pasur një sëmundje ngjitëse, por tani është mirë.
Blerina nĂ« njĂ« komunikim telefonik tregon gjithashtu shqetĂ«simin e saj pĂ«r hetimet ndaj saj. “MĂ« morĂ«n nĂ« pyetje nĂ« polici dhe dĂ«gjova se mund tĂ« mĂ« marrin fĂ«mijĂ«t. Por unĂ« nuk do t’i lejoj kurrĂ« tĂ« shkojnĂ« nĂ« jetimore.”

The post Dyshohet se braktisi fĂ«mijĂ«t e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nĂ«na: Nuk Ă«shtĂ« vĂ«rtetĂ«. Punoj pĂ«r tĂ« paguar qiranĂ« dhe pĂ«r t’i ushqyer appeared first on Albeu.com.

“Mos ma thuaj mĂ« emrin”/ Keijsi debaton me StelinĂ«n: Vazhdo fol nĂ«pĂ«r cepa, bĂ«hu si kĂ«ta skuthat

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, midis Kejsit dhe Stelinës.

Dy banorĂ«t e Big Brother VIP 5 u konfliktuan pasi nĂ« ‘prime-n’ e djeshĂ«m u fut Ina.
Gjatë spektaklit, Stelinës iu dha Kutia e Pandorës, të cilën ajo vendosi ta hapë dhe, për herë të parë, pa një video të Kejsit duke u puthur me një vajzë, e cila ishte Ina.

KujtojmĂ« se tĂ« tre banorĂ«t kanĂ« qenĂ« konkurrentĂ« nĂ« PĂ«r’puthen, ku Kejsi dhe Stelina ishin çift, ndĂ«rsa Ina gjatĂ« programit u bĂ« shoqe me Kejsin.
Pjesë nga debati:
Keijsi: Di edhe shumë gjëra të tjera, po unë e mbaj gojën mbyllur, nuk jam si ti.
Stelina: Nuk ke nevojë ta mbash gojën mbyllur, thuaje. Do më flliqësh ti mua? O Keijsi, ti je i fëlliqur.
Keijsi: Me mua mbarove punë sot, sepse bëra një super gjest dje dhe ti nuk di ta vlerësosh.
Stelina: Ti je i fëlliqur.
Keijsi: Ti e ndjen vetë brenda vetes çfarë gabimesh ke bërë, prandaj reagon kështu, prandaj bëhesh agresive.
Stelina: Unë agresive?
Keijsi: Ti në lojë bëj çfarë të duash, por të mashtrosh, të përbaltësh mua, një gocë tjetër apo këdo që ka të bëjë lidhje me mua, nuk ta lejoj.
Stelina: Ju jeni të përbaltur vetë.
Keijsi: E pĂ«rbaltur je ti qĂ« kĂ«tej thoje dashuria pĂ«r Kejsin te “E Diell” edhe kĂ«tej shkoje edhe putheshe me Kristin.
Stelina: Unë nuk jam puthur me Kristin.
Keijsi: Gabimi më i madh që unë bëj është që lash prapë ndjenjat e mia para egos time, prapë gabim.
Stelina: Pse, unë ça bëra?
Keijsi: Ça bĂ«re? AsnjĂ« gjĂ« nuk bĂ«re, thjesht tregon veten sa herĂ« tĂ« jep besim, ti e ke pĂ«rdor edhe e ke keqpĂ«rdor.
Stelina: Mos ma ngri zërin mua!
Keijsi: Mos ma përmend më emrin!
Stelina: Nuk jam tu të lujt fare.
Keijsi: Je tu bo skema, u fute pas meje gënjeve për Mirin.
Stelina: Pse nuk i thua asaj gocës që po bën super skema, po vjen ma thua mua? Ajo na ka parë të dyve këtu.
Keijsi: Ça i them asaj, i them asaj. Ty s’ka ç’tĂ« duhet.
Stelina: Po normale, se e ke shoqe atë.
Keijsi: Po normale e kam shoqe, nuk më ka shitur ndonjëherë.
Stelina: Vazhdo, merru me shoqet.
Keijsi: Po me shoqen do merrem, se shoqja të respekton, jo si ty. Ti ke mungesë të theksuar të vetëbesimit. Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat, qaj andej.
Stelina: Unë nuk flas nëpër cepa.
Keijsi: Nga sot ti me mua nuk flet më përballë

The post “Mos ma thuaj mĂ« emrin”/ Keijsi debaton me StelinĂ«n: Vazhdo fol nĂ«pĂ«r cepa, bĂ«hu si kĂ«ta skuthat appeared first on Albeu.com.

Evropa solidarizohet me Iranin, zhvillohen protesta në Londër, Paris dhe Berlin

Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë në kryeqytetet evropiane këtë fundjavë në solidaritet me protestuesit në Iran. Në Londër, protestuesit u mblodhën pranë Downing Street, rezidencës zyrtare të kryeministrit të Britanisë, Keir Starmer.

Disa valëvitnin flamuj iranianë të periudhës para-revolucionare, ndërsa të tjerë valëvitnin flamuj që mbanin logon e Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit.

Shumë njerëz mbanin pankarta me fotografi të Reza Pahlavi-t , djalit të shahut të fundit të Iranit.

“Populli iranian nuk e ka ndaluar protestĂ«n e tij. Ata dolĂ«n nĂ« rrugĂ« dhe protesta Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe mĂ« e fortĂ«â€, tha pĂ«r Reuters nĂ« protestĂ« Leila Jazayeri, kryetare e ShoqatĂ«s sĂ« Grave Anglo-Iraniane nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar.

Një protestuese tjetër, e cila dha emrin Azadeh, tha se beson që ndryshimi demokratik duhet të vijë nga brenda Iranit.

“Populli iranian Ă«shtĂ« ngritur pĂ«rsĂ«ri nĂ« kĂ«mbĂ«. QeveritĂ« perĂ«ndimore duhet tĂ« shprehin mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r popullin iranian dhe pĂ«r protestat qĂ« ata po zhvillojnĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Populli iranian duhet ta shohĂ« vĂ«rtet kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje pĂ«rpara se tĂ« mobilizohet”, tha ajo.

Në Paris, njerëzit marshuan në një rrugë duke kënduar, duke luajtur muzikë dhe duke valëvitur flamurin e pararevolucionit të Iranit, i cili përmban një simbol luani. Disa valëvitnin edhe flamuj izraelitë.

NjerĂ«zit dolĂ«n gjithashtu nĂ« rrugĂ«t e Berlinit nĂ« solidaritet me ata qĂ« protestojnĂ« nĂ« Iran. NjĂ« person u pa duke mbajtur njĂ« pankartĂ« ku shkruhej “GratĂ«, Liria e JetĂ«s”, njĂ« referencĂ« pĂ«r lĂ«vizjen protestuese tĂ« vitit 2022.

The post Evropa solidarizohet me Iranin, zhvillohen protesta në Londër, Paris dhe Berlin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarĂ«t “vĂ«rshojnĂ«â€ nĂ« Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra nĂ« rrugĂ«

Pas ditësh të tëra me mot të keq, reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, kjo e diel me diell ka tërhequr mijëra qytetarë drejt Malit të Dajtit.

Bora që ka zbardhur malin është kthyer në magnet për familje, të rinj dhe turistë, duke e shndërruar zonën në destinacionin më të frekuentuar të fundjavës.

Megjithatë, fluksi i jashtëzakonshëm i vizitorëve ka sjellë edhe trafik të rënduar rrugor.

Aksesi drejt Dajtit është paralizuar pothuajse plotësisht, me radhë të gjata automjetesh që kanë krijuar trafik kilometrik.

Sipas pamjeve me dron, autokolonat shtriheshin deri në rreth 25 kilometra, duke e bërë udhëtimin drejt malit një sfidë të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm ngjitja, por edhe kthimi nga Dajti është shoqëruar me vonesa të gjata dhe lodhje për vizitorët, të cilët janë përballur me orë të tëra pritjeje në trafik.

Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të shijuar borën, ajrin e pastër dhe panoramën dimërore që ofron mali më i afërt me Tiranën.

The post VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarĂ«t “vĂ«rshojnĂ«â€ nĂ« Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra nĂ« rrugĂ« appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita

Prej tre ditësh banorët e fshatit Rrajcë Bardhaj në Bashkinë Prrenjas, kanë mungesë të energjisë elektrike.

Kjo shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke ndikuar në jetën e përditshme.

Ata thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet dhe për këtë arsye janë ngritur vetë për të bërë të mundur rilidhjen e telave të këputur.

Sipas banorëve të këtij fshati, kërkojnë të shqetësuar një zgjidhje nga autoritetet përkatëse për rikthimin e energjisë elektrike.

The post Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita appeared first on Albeu.com.

ELBASANI NË NGRICË/ Rruga pĂ«r Labinot Mal dhe ZavalinĂ« qarkullohen vetĂ«m me zinxhirĂ«, -6 gradĂ« Celcius

Të gjitha rrugët në njësitë administrative dhe fshatrat e Elbasanit janë aktualisht të hapura edhe pse janë të mbuluara nga dëbora.

Ekipet e Autoritetit Rrugor dhe Emergjencave Civile kanë punuar gjatë gjithë ditës për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Megjithatë, gjatë natës pritet që temperatura të bjerë deri në -6°C, duke sjellë rrezik të lartë për ngrica.

Akset Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Zavalinë kanë probleme dhe qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet dhe strukturat për shkak të ngricave.

The post ELBASANI NË NGRICË/ Rruga pĂ«r Labinot Mal dhe ZavalinĂ« qarkullohen vetĂ«m me zinxhirĂ«, -6 gradĂ« Celcius appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën.

Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt në Kolumbi.
PĂ«r t’iu shmangur kontrolleve tĂ« emigracionit dhe policisĂ«, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.

Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.

Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

The post VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli appeared first on Albeu.com.

Protestat ‘e pĂ«rgjakshme’ nĂ« Iran/ RĂ«ndohet bilanci, rreth 500 tĂ« vdekur dhe mbi 10,000 arrestime

Mediat shtetërore në Iran raportojnë se dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave të shkaktuara nga kriza ekonomike, ndërsa kryetari i Parlamentit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin me kundërpërgjigje në rast të një sulmi ndaj vendit.

Televizioni shtetëror iranian bëri të ditur të dielën se 30 policë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën në provincën Isfahan, ndërsa edhe gjashtë të tjerë janë vrarë në Kermanshah, në perëndim të vendit, gjatë trazirave të fundit.

Nga ana tjetër, agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se numri i përgjithshëm i forcave të sigurisë të vrara në mbarë vendin ka shkuar në 109 që nga nisja e protestave.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit njoftoi gjithashtu se një punonjës i saj ka humbur jetën gjatë një sulmi ndaj një ndërtese të ndihmës humanitare në qytetin Gorgan, kryeqendra e provincës Golestan.

Sipas mediave shtetërore, një xhami është djegur në qytetin Mashhad, në lindje të Iranit, mbrëmjen e së shtunës, duke shtuar më tej tensionet në vend.

Këto shifra viktimash vijnë në një kohë kur autoritetet iraniane po intensifikojnë përpjekjet për të shuar protestat më të mëdha të viteve të fundit. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, të revoltuar nga rritja e ndjeshme e çmimeve, inflacioni dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.

Ministria e Brendshme deklaroi se “trazirat” po vijnĂ« gradualisht drejt shuarjes, ndĂ«rsa Prokurori i PĂ«rgjithshĂ«m paralajmĂ«roi se personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« dhunĂ« mund tĂ« pĂ«rballen edhe me dĂ«nimin me vdekje.

TĂ« shtunĂ«n, Ali Larijani, njĂ« zyrtar i lartĂ« i sigurisĂ«, akuzoi disa protestues pĂ«r akte ekstreme dhune, duke i krahasuar me veprimet e grupit terrorist ISIS, duke thĂ«nĂ« se ata “kanĂ« vrarĂ« njerĂ«z dhe i kanĂ« djegur, njĂ«soj siç vepron ISIS”.

NdĂ«rkohĂ«, profesori Hassan Ahmadian nga Universiteti i Teheranit, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Al Jazeera, deklaroi se protestat qĂ« nisĂ«n dy javĂ« mĂ« parĂ« u pĂ«rshkallĂ«zuan nĂ« dhunĂ« tĂ« hapur tĂ« enjten, duke e cilĂ«suar atĂ« si “njĂ« nga ditĂ«t mĂ« tĂ« frikshme nĂ« Iran, pĂ«rfshirĂ« edhe Teheranin”.

The post Protestat ‘e pĂ«rgjakshme’ nĂ« Iran/ RĂ«ndohet bilanci, rreth 500 tĂ« vdekur dhe mbi 10,000 arrestime appeared first on Albeu.com.

Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë

PesĂ« pompistĂ« kujdestarĂ« tĂ« NdĂ«rmarrjes “Trepça” kanĂ« mbetur pĂ«r disa orĂ« brenda minierĂ«s si pasojĂ« e problemeve teknike me furnizimin me energji elektrike.

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka konfirmuar se punĂ«torĂ«t kanĂ« qĂ«ndruar rreth 8–9 orĂ« nĂ« vendet e tyre tĂ« punĂ«s, deri nĂ« stabilizimin e situatĂ«s.

“JanĂ« pesĂ« pompistĂ« kujdestarĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« mbetur nĂ« vendet e tyre tĂ« punĂ«s nĂ« minierĂ« pĂ«r shkak tĂ« problemeve teknike me energjinĂ« elektrike. Ata kanĂ« qĂ«ndruar rreth 8–9 orĂ«â€, ka deklaruar Jonuzi.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë pompistët kanë dalë nga miniera pa asnjë incident dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas Jonuzit, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë.

The post Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Pse i bĂ«re like?, emigranti 46-vjeçar dhe babai i tij rrihet nga fqinji nĂ« Fier. Polici e dhunoi pĂ«r komentin nĂ« facebook nĂ« profilin e motrĂ«s (EMRAT)

Një emigrant nga Gjermania, i kthyer në vendlindje, në Vjosë të Fierit, ka denoncuar dhunën ndaj tij, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00.

Altin Meçaj, 46-vjeç, në një deklaratë për mediat u shpreh se personi që e ka goditur është një bashkëfshatar i tij, Fredi Lamaj, efektiv i policisë së Fierit.

Arsyeja e dhunës, ka sqaruar emigranti, është një koment që Altin Meçaj i ka bërë në rrjetin social në facebook, motrës së dhunuesit, Fredi Lamaj.

Altin Meçaj është shtruar në urgjencën e Fierit së bashku me të atin e tij, i cili ka të çara në kokë nga goditjet e dhunshme.

Altini sqaron se pĂ«rpara se tĂ« dhunohej nĂ« pragun e shtĂ«pisĂ«, ka marrĂ« njĂ« mesazh kĂ«rcĂ«nues nga Fredi Lamaj, me tekst “Nuk e di me kĂ« je mpleksur”, gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ishte nĂ« lokalin e fshatit.

Pasi ka ardhur në shtëpi, janë fikur dritat dhe në këtë moment ka dëgjuar ta thërrasin nga jashtë. Kur ka dalë ai është goditur brutalisht deri sa ka rënë pa ndjenja.

Sipas tij është hedhur i ati për ta shpëtuar, por edhe atë e kanë goditur.

“MbrĂ«mĂ« nĂ« orĂ«n 11 tĂ« natĂ«s kam qenĂ« te njĂ« lokal dhe kam arritur Ă« shtĂ«pi. Kur isha te lokali mĂ« erdhi njĂ« mesazh kĂ«rcĂ«nues nga njĂ« like nĂ« facebook. Ai Ă«shtĂ« njĂ« bashkĂ«fshatar i imi qĂ« sot Ă«shtĂ« komandant grupi diçka e tillĂ« me forcat RENEA. Like i bĂ«ra motrĂ«s sĂ« tij nĂ« facebook.

Kur shkova në shtëpi janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë. Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë.

Mesazhi thonte ‘nuk e di me kĂ« je mpleksur’. Sa dal nĂ« derĂ« mĂ« qĂ«llojnĂ« direkt dhe mĂ« pĂ«rsĂ«rit mesazhin. Ishin tĂ« paktĂ«n 3 persona.

Vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një liken ë facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital ose babain tim.

Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar. Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asnjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin.

MĂ« ka thĂ«nĂ« tĂ« njĂ«jtat gjĂ«ra si nĂ« mesazh ‘nuk e di me kĂ« je mpleksur’ dhe diçka tjetĂ«r qĂ« nuk mund ta them. UnĂ« kĂ«rkoj qĂ« kjo mos tĂ« pĂ«rsĂ«ritet dhe dua tĂ« drejtĂ«n time. MĂ« Ă«shtĂ« shkelur prona. KĂ«tĂ« person e kam dalluar vetĂ«m nga zĂ«ri kur kam dalĂ« jashtĂ«. UnĂ« i thashĂ« qĂ« motra jote Ă«shtĂ« e madhe nuk Ă«shtĂ« e vogĂ«l, mund tĂ« mĂ« thotĂ« ‘Altin boll se po mĂ« bezdis’. Komenti ka qenĂ« ‘je bĂ«rĂ« shumĂ« e bukur’, njĂ« kompliment”, deklaroi 46-vjeçari Altin Meçaj.

Babai i tij, 76-vjeçari Ylli Meçaj tha se djali i kishte ardhur për pushime dhe se kjo ndodhi i kishte shokuar të gjithë. Me lot në sy ai kërkon drejtësi dhe siguri për familjarët pas kësaj ngjarje të rëndë.

“Nuk kam pasur asnjĂ«herĂ« ngatĂ«rresa nĂ« fshat. Djali ka qenĂ« emigrant qĂ« nĂ« vitin 1997. Djali shkonte çdo darkĂ« tĂ« i vĂ«llai nĂ« njĂ« lokal tek shkolla. Erdhi rreth orĂ«s 11:00 tĂ« darkĂ«s. NĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« u fikĂ«n dritat. NĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« dĂ«gjoj zĂ«ra.

Kur u ngrita e pashë djalin të shtrirë pa ndenja fare dhe e godisnin me shqelma nga këmba dhe i kishin hipur mbi trup. Por nuk i pashë sesa persona ishin. I rashë djalit përsipër dhe bërtita. Në këtë kohë më qëllojnë dhe mua u lava në gjak.

Doja tĂ« lĂ«vizja djalin nuk e lĂ«vizja dot. Gruaja ulĂ«rinte. Erdhi djali i madh duke ulĂ«ritur. Sikur mos tĂ« kisha dalĂ« unĂ«, djali nuk do tĂ« ishte gjallĂ« sot. Nuk njoha asnjĂ« njeri. Kam dĂ«mtime nĂ« kokĂ«. KĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si se po mĂ« shuhet gjithĂ« familja. JanĂ« gjithĂ« njerĂ«zit e shokuar nĂ« shtĂ«pi”, tha Ylli Meçaj.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, ndërsa raportohet se rasti i ka kaluar për hetim Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore (AMP), për shkak se i denoncuari është pjesë e strukturave të policisë.

The post VIDEO/ “Pse i bĂ«re like?, emigranti 46-vjeçar dhe babai i tij rrihet nga fqinji nĂ« Fier. Polici e dhunoi pĂ«r komentin nĂ« facebook nĂ« profilin e motrĂ«s (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

“Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare”, Berisha: DĂ«noj me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe barbaritĂ« e regjimit ndaj qytetarĂ«ve

Kryetari i PD, Sali Berisha, shprehet entuziast për zhvillimet në Iran, ku opozita iraniane po shkon sipas tij drejt fitores.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit.

Postimi i plotë

Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.

Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.

Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!

Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!

Vdekje Ajetullahëve!

The post “Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare”, Berisha: DĂ«noj me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe barbaritĂ« e regjimit ndaj qytetarĂ«ve appeared first on Albeu.com.

Zbulohet “shtĂ«pia e barit” nĂ« SarandĂ«/ Bie nĂ« pranga njĂ« person pĂ«r kultivimin e 250 rrĂ«njĂ« k*nabisi

Një apartament ku kultivohej kanabis është zbuluar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.

Mësohet se rreth 250 rrënjë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e barit të zbuluar në qytetin bregdetar.

Një person ka rënë në pranga nga blutë gjatë operacionit, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji.

Hetimet vijojnë, teksa dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

The post Zbulohet “shtĂ«pia e barit” nĂ« SarandĂ«/ Bie nĂ« pranga njĂ« person pĂ«r kultivimin e 250 rrĂ«njĂ« k*nabisi appeared first on Albeu.com.

Lumi i Semani del nga shtrati/ Përmbytet fshati i Murrizit në Lushnjes, banorët qendrojnë jashtë shtëpive të frikësuar

Lumi Seman doli nga shtrati mëngjesin e së dielës në fshatin Murriz të Lushnjes, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët dhe qarkullimin rrugor.

Prurjet e shumta pĂ«rmbytĂ«n disa segmente tĂ« rrugĂ«s Murriz–Kozare, ndĂ«rsa hyrja kryesore e fshatit u bllokua pasi niveli i ujit arriti mbi 30 centimetra. BanorĂ«t qĂ«ndruan jashtĂ« gjithĂ« natĂ«s nga frika e vĂ«rshimit.

Toka bujqësore janë nën ujë dhe disa banesa brenda argjinaturës rrezikojnë të përmbyten.

Autoritetet thonë se situata është shkaktuar edhe nga hapja e kaskadës së Devollit dhe shkarkimet e HEC-eve të Banjës dhe Moglicës.

Përmbytje janë regjistruar edhe në Mbrostar Ura, ku stalla bagëtish dhe një pulari janë zhytur nën ujë.

Ndërkohë, në Ferras ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Nënkryetari i Bashkisë Fier, Nusret Avdullai, tha se evidentimi kërkon kohë dhe bashkëpunim me banorët.

Në zonën e prekur nga Semani ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili garantoi ndihmë të menjëhershme dhe transferimin e bagëtive në ambiente të sigurta, përfshirë tregun e gjësë së gjallë në Fier.

NĂ« Murriz mbĂ«rriti gjithashtu kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili deklaroi se prurjet ishin tĂ« paparashikueshme dhe tĂ« pamundura pĂ«r t’u ndalur.

Prurjet e Semanit pritet të rriten pas mesditës, ndaj strukturat e emergjencave janë në gatishmëri të plotë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare deri në stabilizimin e situatës.

The post Lumi i Semani del nga shtrati/ Përmbytet fshati i Murrizit në Lushnjes, banorët qendrojnë jashtë shtëpive të frikësuar appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi denoncon projektin “Durana Tech Park”: ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« livadh ku janĂ« regjistruar 46 kompani qĂ« nuk paguajnĂ« taksa

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Tedi Blushi, ka zhvilluar tĂ« martĂ«n njĂ« denoncim publik nga zona e Xhafzotajt nĂ« DurrĂ«s, ku sipas tij duhet tĂ« ishte ndĂ«rtuar “Durana Tech Park”, njĂ« park teknologjik i prezantuar nga qeveria si qendĂ«r inovacioni dhe ekselence pĂ«r bizneset e teknologjisĂ« dhe start-up-et.

Blushi deklaroi se në terren nuk ekziston asnjë ndërtim dhe se zona është aktualisht një livadh, në kundërshtim me projektin 3D të prezantuar nga kryeministri Edi Rama në prill të vitit të kaluar. Sipas tij, qeveria kishte njoftuar asokohe se parku ishte funksional dhe se rezidentët e parë kishin marrë edhe certifikatat përkatëse.

Sipas denoncimit, “Durana Tech Park” gĂ«zon status tĂ« veçantĂ« ligjor bazuar nĂ« ligjin nr. 58/2021 dhe vendime tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, duke u ofruar kompanive pĂ«rfituese lehtĂ«sira tĂ« konsiderueshme fiskale. Blushi pretendon se dhjetĂ«ra kompani, tĂ« cilat sipas tij nuk operojnĂ« realisht nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, janĂ« regjistruar si rezidente pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar pĂ«rjashtime nga tatimi mbi fitimin, TVSH-ja, taksat mbi pagat, sigurimet shoqĂ«rore dhe taksat e pasurisĂ«, pĂ«r periudha nga 10 deri nĂ« 15 vite.

Ai akuzoi KorporatĂ«n Shqiptare tĂ« Investimeve, e drejtuar nga Elira Kokona, si dhe ShoqatĂ«n e Kompanive tĂ« TeknologjisĂ« sĂ« Informacionit, pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« atĂ« qĂ« e cilĂ«soi si njĂ« “skemĂ« abuzimi financiar”. NĂ« deklaratĂ« u pĂ«rmendĂ«n gjithashtu emra dhe çështje nĂ«n hetim nga SPAK, pĂ«r tĂ« cilat Blushi kĂ«rkoi verifikim tĂ« lidhjeve tĂ« mundshme me kĂ«tĂ« projekt.

Blushi e krahasoi situatën me çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se, sipas tij, parku teknologjik ekziston vetëm në dokumente dhe prezantime digjitale, ndërsa në realitet mungon çdo investim fizik. Ai i bëri thirrje Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të kryejë një verifikim në terren dhe të hetojë përfitimet fiskale të akorduara.

The post Tedi Blushi denoncon projektin “Durana Tech Park”: ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« livadh ku janĂ« regjistruar 46 kompani qĂ« nuk paguajnĂ« taksa appeared first on Albeu.com.

“Kemi 3 ditĂ« pa ngrĂ«nĂ«, 1 muaj pa shkuar nĂ« shkollĂ«â€/ Policia merr nĂ«n kujdes tre fĂ«mijĂ«t e braktisur nga nĂ«na nĂ« DurrĂ«s

Policia e Durrësit ka ndërhyrë dhe ka marrë nën kujdes tre fëmijët që janë braktisur nga nëna e tyre, shtetasja Blerina B., në zonën e plazhit të qytetit, pas shqetësimit të ngritur nga fqinjët .

Mësohet se fëmijët kanë rrëfyer se nuk kishin shkuar në shkollë prej rreth një muaji dhe se tre ditët e fundit nuk kishin pasur ushqim.

Banesa ku ndodheshin fëmijët ishte lënë pa përkujdesje, ndërsa ende nuk dihet fati i nënës së tyre apo motivi që e shtyu të largohej nga shtëpia.

The post “Kemi 3 ditĂ« pa ngrĂ«nĂ«, 1 muaj pa shkuar nĂ« shkollĂ«â€/ Policia merr nĂ«n kujdes tre fĂ«mijĂ«t e braktisur nga nĂ«na nĂ« DurrĂ«s appeared first on Albeu.com.

❌