Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përfundon seanca për Ballukun, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Gjykata Kushtetuese zhvilloi ditën e sotme mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës. Pasi përfaqësuesit e kryeministrit…

Source

Rama, opozitës në Kuvend: Ju humbësit kronikë, menduat se Amerika do më bënte gjyqin!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend lidhur me ftesë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një nismë e ideuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë që Shqipërisë dhe kësaj shumice qeverisëse dhe krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes.

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Spiropali: Moment historik, nuk është çështje partiake

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se pjesëmarrja e Shqipërisë,përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes, është një moment me peshë të veçantë për mënyrën se si Shqipëria po shihet dhe po dëgjohet në arenën ndërkombëtare. Spiropali u shpreh se pak ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të…

Source

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Qeverisë

Vijon në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi për çështjen Balluku. Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Presidencës Eriola Shia tha se masa e ndërmarrë nga GJKKO dhe SPAK për pezullimin e Ballukut nga detyra, është jo kushtetuese. “Nëse masa ndaluese e pezullimit nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi, e vendosur ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave apo gjithë Këshillit të Ministave ndikon në…

Source

Kryeministri Rama: Zgjodha të mirëpres Ivanka Trump, me lejen e babait të saj

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Kuvend se u detyrua të bënte një zgjedhje mes ftesës së Trump për të firmosur në Davos dhe vajzës së tij Ivanka Trump, e cila ndodhet në Vlorë. Rama tha se zgjodhi Ivanka Trump dhe kjo me lejen e babait të saj. “Duhet të bëja një zgjedhje t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht…

Source

Miratohet projektligji për Bordin e Paqes në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë votë abstenim gjatë votimit të këtij projektligji. Po ashtu mësohet se miratimi i këtij projektligji u bë sipas variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Projektligji pritet të marrë edhe miratimin e Parlamentit, në mënyrë që t’i hapet…

Source

Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes

Autorizim për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje: Në mbështetje të nenit 92, shkronja “ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, autorizoj SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së…

Source

Përfaqësuesja e Kryeministrisë në GjK: Nuk ka të drejtë gjykata të pezullojë ministren

Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e ankimimit kundër vendimit për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Sipas saj, gjykata nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër pasi cenohet një nga pushtetet. “GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese. Ne sqarojmë se ky nuk është një…

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar si historike ftesën e SHBA-së dhe të presidentit Trump për të qenë vend anëtar themelues në Bordin e Paqes. Balla i bëri thirrje deputetëve për të kaluar marrëveshjen në votim me procedurë të përshpejtuar. “Sot Kuvendi thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej…

Source

Ministria e Shëndetësisë, apel prindërve: Vaksinoni djemtë kundër HPV-së, forcohet imuniteti i popullatës

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se duhen vaksinuar edhe djemtë e moshës 13 vjeç kundër Human Papillomavirus (HPV), pasi ky inveksion nuk prek vetëm vajzat. Përmes një mesazhi, mjekja Rovena Daja tha se në që nga filliim i muajit janar, kjo vaksinë aplikohet edhe te djemtë. Sipas Dajës, HPV mund të shkaktojë sëmundje dhe të shkojë deri në kancer. Vaksina aplikohet falas në të gjitha…

Source

“Jemi marrë vesh me NATO-n për Groenlandën”, Trump anulon tarifat ndaj shteteve europiane

Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Në një postim në Truth Social, ai tha se, bazuar në një “takim shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “kanë formuar kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”. Ai u shpreh: “Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë një shumë e mirë për…

Source

Rama: Po rilind gjimnazi emblemë “Dhaskal Todri” në Elbasan

“Dhe me rilindjen e një gjimnazi emblemë si “Dhaskal Todri” në Elbasan, që po realizohet përmes një investimi që do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Source

Mblidhet sot Kuvendi, shqyrtohet marrëveshja për Bordin e Paqes

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Në urdhrin për thirrjen e seancës nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim. Seanca do të nisë…

Source

Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën, ndalojnë edhe në Zvërnec

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, vizituan disa zona të qytetit bregdetar, përfshirë Zvërnecin dhe Portonovën. Ata nuk hezituan të shkrepin edhe foto në këto vende. Çifti mbërriti në Vlorë paraditen e së mërkurës dhe zhvilloi takime private me arkitektë të njohur, për të parë infrastrukturën ekzistuese dhe mundësitë për projekte të ardhshme në zonë.

Source

Tragjedi në Prrenjas: 57-vjeçari hidhet nga ura 50 metra e lartë e Bushtricës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Prrenjasit, në Urën e Bushtricës, e cila ndodhet mes aksit rrugor Librazhd–Prrenjas dhe është rreth 50 metra e lartë. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, rreth orës 12:45 dyshohet se shtetasi A. Sh., 57 vjeç, është hedhur nga ura, duke humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas njoftimit…

Source

Veliaj përkujton 21 janarin: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21 Janarin, duke nderuar kujtimin e katër qytetarëve që humbën jetën në zemër të kryeqytetit 15 vjet më parë. Mesazhi i Veliajt: 21 janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë…

Source

Presidenti Begaj përkujton Ibrahim Rugovën: Vizionar i Kosovës së lirë dhe evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në vijim mesazhi i Begajt: Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut…

Source

Jorida Tabaku: Eksportet prej vitesh në rënie, modeli ekonomik ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se rënia e eksporteve shqiptare është simptoma më e qartë e dështimit të modelit aktual ekonomik. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku thekson se “për të shtatin vit radhazi eksportet janë në rënie, ndërsa produktet “Made in Albania” nuk po arrijnë të shiten as në tregjet rajonale, as në ato evropiane”.

Source

Kreu i NATO-s tregon zgjidhjen e vetme për Groenlandën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “ në prapaskenë” për këtë çështje. Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump…

Source

❌