Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Futbollisti i famshëm Hulk martohet me mbesën e ish-gruas së tij



Futbollisti i njohur brazilian Hulk (39) është martuar përmes një ceremonie fetare me Camila Angelo, e cila është mbesa e ish-bashkëshortes së tij, Iran Angelo. Camila dhe Iran janë fizikisht shumë të ngjashme, ndërsa Hulk dhe Camila janë në një lidhje prej katër vitesh.

Camila është dy vite më e re se Iran dhe para dy vitesh ajo solli në jetë një fëmijë me Hulkun. Ndërkohë, çifti është në pritje të një tjetër fëmije.

Gjatë këtij viti, Camila dhe Hulk pritet të bëhen prindër të një djali, duke e çuar në pesë numrin e fëmijëve të futbollistit. Me ish-bashkëshorten Iran, gjatë një martese që zgjati 12 vjet, Hulk ka tre fëmijë.

Martesa mes Hulkut dhe Iran Angelo u shpërbë pasi futbollisti u afrua me Camilan. Pas këtij zhvillimi, Iran Angelo reagoi për mediat portugeze, duke folur pas një kohe të gjatë për dhimbjen që përjetoi.

Iran Angelo ka deklaruar se edhe sot e kësaj dite nuk arrin të pajtohet me atë që i ka ndodhur. Sipas saj, tradhtia erdhi jo vetëm nga bashkëshorti, por edhe nga mbesa e saj.

“Është sikur të kem varrosur një vajzë të gjallë. Zgjohem dhe shkoj të fle pa e kuptuar pse më ndodhi gjithçka kjo. Dhimbja është shumë e madhe, ndonjëherë mendoj se do të më shkulin zemrën. Ajo ishte si vajza ime. I dhashë gjithçka që nga momenti që erdhi në jetë. Shumë herë sakrifikova ëndrrat e mia që të realizoheshin të sajat. Dhe nuk flas vetëm për gjëra materiale, sepse ato janë të lehta për t’u dhënë kur ke para, por për dashuri, përkushtim, vëmendje dhe respekt… gjithçka”.

Hulk, i cili aktualisht i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, po aktivizohet në Brazil. Në sezonin e kaluar, ai zhvilloi 61 ndeshje me Atletico Mineiro, ku realizoi 21 gola dhe dhuroi 8 asistime.

Emrin e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare gjatë kohës kur luajti për Porton, ndërsa në vitin 2012 kaloi te Zeniti i Shën Petersburgut në Rusi. Më pas, ai kaloi edhe pesë vite në Kinë. Me kombëtaren braziliane, Hulk ka zhvilluar 49 paraqitje, duke shënuar 11 gola. /Telegrafi/

Limi e nis ditën e parë në BBVK duke i shkuar afër Albës në tualet - ajo e injoron maksimalisht



Limi dhe Alba kanë nisur ditën bashkë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut për shkak të historisë së tyre të mëparshme.

Teksa Alba po pastronte dhëmbët, shumë pranë saj u afrua edhe Limi, për të kryer të njëjtin proces. Edhe pse ndodheshin vetëm pak centimetra larg njëri-tjetrit, mes tyre u vu re një heshtje e plotë dhe një distancë emocionale e dukshme.

Dyshja, e cila dikur ka qenë çift gjatë qëndrimit në reality show “Ferma VIP”, zgjodhi ta injorojë në maksimum njëri-tjetrin, duke komunikuar vetëm përmes shikimeve të shpejta “me bisht të syrit”, pa asnjë fjalë apo kontakt të drejtpërdrejtë.

- YouTube youtu.be

Situata ka nisur të bëhet edhe më interesante pas hyrjes së Limit mbrëmjen e kaluar në Big Brother VIP Kosova, zhvillim që ka rikthyer në vëmendje raportin e tyre dhe ka ngritur pikëpyetje mbi dinamikat që pritet të krijohen mes tyre në ditët në vijim.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet mes Limit dhe Albës dhe nëse e kaluara e tyre do të ndikojë në rrugëtimin e përbashkët brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Aktori i njohur turk Can Yaman përfundon në polici, si pjesë e një hetimi për drogë



Në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike ndaj personazheve të njohur, aktori i famshëm Can Yaman dhe këngëtarja/aktorja Selen Görgüzel janë ndaluar nga autoritetet.

Lajmi vjen pak kohë pasi, mbrëmjen e 1 janarit (e enjte), në ekranet televizive u transmetua episodi i parë i "Survivor 2026", ku u zhvillua edhe emocionet e para të eliminimit. Me formatin e ri dhe këshillin e fatit, Selen Görgüzel ishte emri i parë që u largua nga gara, sipas CNN Turk.

Pas eliminimit të shpejtë nga ishulli, Görgüzel kishte ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet e kthimit në shtëpi, duke shprehur lumturinë për rikthimin. Ajo publikoi pamje ku puthte parketin e shtëpisë, të shoqëruara me mbishkrimin: “Jam kampionia e zemrave dhe e atyre që më duan”.

Edhe pse aventura e saj në Survivor zgjati vetëm një javë, Görgüzel vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të postimeve të saj pas largimit nga spektakli. Megjithatë, zhvillimi i fundit e ka rikthyer sërish në titujt kryesorë.

Sipas raportimeve, forcat e xhandarmërisë kanë zhvilluar një operacion gjatë orëve të natës në “Bebek Otel” në Beşiktaş, në kuadër të këtij hetimi, operacion që çoi në ndalimin e disa personave, përfshirë edhe Can Yaman dhe Selen Görgüzel.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota lidhur me rastin, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim. /Telegrafi/

Familja e Gisele Bündchen “e shqetësuar” sepse ajo u martua me një burrë që nuk është i pasur



Supermodelja Gisele Bundchen u martua me instruktorin e jiu-jitsu-s, Joaquí Valente, në një ceremoni private në nëntor në SHBA, disa muaj pasi ata mirëpritën në jetë një djalë së bashku. Familja e modeles shprehu shqetësim në lidhje me zgjedhjen e bashkëshortit.

Sipas burimit, familja Bundchen ishte e shqetësuar për vendimin e saj për t'u martuar me Valenten, duke pasur parasysh se martesa me një burrë jo shumë të pasur ishte e rrezikshme për dikë me një pasuri neto të vlerësuar prej 400 milionë dollarësh.

“Familja e saj e këshilloi të mos martohej me një burrë pa pasuri kur është miliardere”, tha burimi.

Foto: Gisele Bundchen/Instagram

Edhe pse Joaquim Valente zotëron shkollën e tij të arteve marciale në Miami dhe punon me klientë të famshëm, Gisele është në një "klasë peshe" krejtësisht të ndryshme për sa i përket statusit dhe famës.

Çifti thuhet se ka një marrëveshje paramartesore, por ka dispozita që i lejojnë Valentes kompensim financiar në rast divorci, gjë që nuk e kënaqi plotësisht familjen e modeles.

Foto: Gisele Bundchen/Instagram

Gisele Bundchen, e cila më parë ishte e martuar me lojtarin e futbollit amerikan Tom Brady, ka dy fëmijë, Benjamin (16) dhe Vivian (13). Gjatë karrierës së saj, ajo nënshkroi kontrata me Victoria's Secret, Chanel, Apple, Under Armor dhe marka të tjera globale, dhe gjithashtu kishte aksione në linjat e të brendshmeve dhe sandaleve.

Bundchen është e afërt me familjen e saj, përfshirë babain e saj Vladir dhe pesë motrat, dhe thekson veçanërisht lidhjen e fortë me motrat e saj. Nëna e saj Vânia ndërroi jetë në janar 2024 pas një beteje të gjatë me kancerin. /Telegrafi/

Publikohen momentet intime të Limit me Albën dhe Bian jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova



Limi Hoti është një nga banorët që ka nisur sot aventurën e tij të re në Big Brother VIP Kosova, duke sjellë që në hyrje interes dhe diskutime të shumta në publik.

Regjisori njihet edhe për lidhjet e tij të mëparshme, pasi ka qenë ish-i dashuri i dy banoreve aktuale të shtëpisë, Albës dhe Bias. Me të dyja, Limi ka ndarë momente të afërta dhe intime në periudha të ndryshme të jetës së tij.

Me hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, në rrjetet sociale janë rikthyer në vëmendje pamje dhe momente nga aventura e tij e mëparshme me Albën gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në reality show-n “Ferma VIP”.

Foto: Ferma VIP

Dyshja aso kohe kishin qenë në qendër të vëmendjes për afrimitetin e tyre, përfshirë çaste të kaluara së bashku në vaskë dhe në shtrat.

Foto: Ferma VIP

Ndërkohë, me Bian, Limi kishte ndarë më herët momente intime në InstaStory, të cilat gjithashtu po rikujtohen nga ndjekësit pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Kosova.

Foto: Ferma VIP

Hyrja e Lim Hotit pritet të sjellë dinamika të forta emocionale dhe përballje interesante, veçanërisht për shkak të historive të së kaluarës me dy nga banoret aktuale, duke e bërë rrugëtimin e tij një nga më të komentuarit që në ditët e para të spektaklit. /Telegrafi/

Foto: sisterkhalifa/InstaStory

U zgjodh për herë të parë deputet, reagon këngëtarja Adelina Thaqi: Faleminderit që në një listë reprezentative të LDK-së më dhatë besimin



Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaqi Meta ka shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj publike, duke u zgjedhur për herë të parë deputete në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.

Ajo garoi në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe, ndonëse kjo parti shënoi një rezultat relativisht zhgënjyes në nivel kombëtar, Adelina arriti të renditet mes 15 deputetëve të përzgjedhur të LDK-së, duke tej kaluar edhe kuotën gjinore, çka e bën suksesin e saj edhe më domethënës.

Pas besimit të marrë nga qytetarët, Adelina Thaqi Meta reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderoi votuesit dhe theksoi përgjegjësinë e madhe që ndjen për këtë mandat të ri politik.

Adelina Thaqi rezultoi e 13-ta më e votuara në listën e LDK-së (Foto: KQZ)

Ajo u shpreh mirënjohëse ndaj votuesve besnikë të LDK-së për besimin e dhënë, duke theksuar se hyrja e saj në Kuvend vjen nga një profil tjetër profesional, ai i artit, kulturës dhe arsimit, ku për vite me radhë ka kontribuar si këngëtare dhe profesoreshë.

“Besimi juaj është një mirënjohje e çmuar për punën time deri më sot, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe që të jem zëri juaj në Kuvend, me ndershmëri, ndjeshmëri, guxim dhe përkushtim”, shkroi ajo mes tjerash.

Në reagimin e saj, Adelina nuk la pa përmendur edhe rezultatin zgjedhor të LDK-së, duke theksuar se ai nuk reflekton misionin historik, potencialin njerëzor dhe programor të kësaj partie, si dhe respektin që sipas saj qytetarët dhe mërgata ende kanë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova ka nevojë për ndryshim të madh, por se ky ndryshim duhet të nisë nga vetë qytetarët dhe nga një qasje më e hapur, më bashkuese dhe më e qartë në komunikim politik.

“Faleminderit secilit që na besoi e që më besoi, duke më veshur me një përgjegjësi të shenjtë ndaj jush dhe ndaj vendit tonë”, përfundoi ajo mesazhin e saj, duke uruar bekim për Kosovën dhe popullin e saj.


Me këtë zgjedhje, Adelina Thaqi Meta i bashkohet radhëve të legjislaturës së re, duke sjellë në Kuvend një profil që vjen nga arti dhe kultura, në një kohë kur përfaqësimi i tillë shihet si i nevojshëm në politikën kosovare. /Telegrafi/

"Fëmijët janë gjithçka për të", një burim pranë familjes pohon se David dhe Victoria Beckham kanë kërkuar vazhdimisht një takim me Brooklyn dhe nusen e tij



David dhe Victoria Beckham janë përpjekur të zbusin konfliktin familjar me djalin e tyre Brooklyn dhe gruan e tij Nicola për një kohë të gjatë, por sipas një burimi pranë familjes, ata këmbëngulin të komunikojnë ekskluzivisht përmes një avokati.Një burim i njohur me situatën i tha revistës People se David dhe Victoria Beckham "i kanë kërkuar vazhdimisht Brooklyn dhe Nicole të takohen dhe të flasin për të ecur përpara".

"David i adhuron fëmijët e tij. Ata janë gjithçka për të", tha burimi, duke iu referuar Brooklyn (26), vëllezërve të tij Romeo (23) dhe Cruz (20), si dhe motrës Harper (14).

Sipas burimeve të shumta, David dhe Victoria janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhënien e tyre me Brooklyn dhe gruan e tij Nicola (31), me të cilën ai u martua në vitin 2022, për vite me radhë. Konflikti, thuhet se filloi atë vit, gjoja për shkak të mosmarrëveshjeve mbi fustanin e nusërisë së Nicolës.

Foto: David Beckham/Instagram

Burimi pohon se Brooklyn dhe Nicola kanë qenë gjithmonë të ftuar në evente familjare, qofshin private apo publike. Kështu, sipas të njëjtit informacion, ata u ftuan edhe në ceremoninë e dhënies së titullit të kalorësisë David Beckham, të cilin Mbreti Charles ia dha atij më 4 nëntor për "kontributin e tij në sport dhe punën humanitare".

Përfaqësuesit e Brooklyn nuk ishin të disponueshëm për koment, ndërsa përfaqësuesit e David dhe Victoria Beckham nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të medias.

Media britanike The Sun raportoi më 8 janar se Brooklyn u kishte dërguar prindërve të tij një njoftim ligjor ku thuhej se ata mund të komunikonin me të vetëm përmes një avokati dhe se nuk lejoheshin ta etiketonin atë në rrjetet sociale. Sipas të njëjtit burim, Victoria dyshohet se e shkeli këtë kërkesë duke pëlqyer një postim në Instagram, pas së cilës Brooklyn i bllokoi prindërit e tij në rrjetet sociale.

Foto: David Beckham/Instagram

Brooklyn, Nicola, David dhe Victoria nuk e kanë ndjekur më njëri-tjetrin në Instagram që nga dhjetori. Brooklyn dhe Nicola gjithashtu nuk i kanë ndjekur më Romeon dhe Cruz. Cruz komentoi në Instagram Story për këtë çështje, duke thënë se prindërit e tij "nuk do ta hiqnin kurrë nga ndjekja e të birit" dhe se ata "zgjoheshin të bllokuar", njësoj si ai.

Brooklyn dhe Nicola i kaluan Krishtlindjet larg familjes Beckham. Më 26 dhjetor, Nicola postoi foto në Instagram duke pozuar me Brooklyn dhe prindërit e saj, Nelson Peltz dhe Claudia Heffner Peltz, me mesazhin: "U uroj të gjithëve një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur plot dashuri, paqe dhe lumturi."

Në natën e Vitit të Ri, David Beckham postoi në Instagram një vështrim në momentet e tij të preferuara nga viti 2025, në të cilat Brooklyn mungonte, ndërsa Romeo, Cruz dhe Harper ishin të pranishëm. Megjithatë, David më vonë ndau foto me djalin e tij të madh në Instagram Story. /Telegrafi/

Arjola Demiri tregon lidhjen e veçantë që ka me Elijonën: Familja e saj ka qëndruar te ne në Tropojë gjatë luftës



Aktorja e njohur tropojane, Arjola Demiri, njëherësh ish-banore e Big Brother VIP Albania 1, ka ndarë së fundmi një histori të veçantë dhe emocionale që lidhet me Elijona Binakajn, banoren aktuale të Big Brother VIP Kosova 4.

Gjatë një interviste në "Ora 7" në Klan Kosova, Arjola ka treguar se gjatë periudhës së luftës, familja e Elijonës kishte gjetur strehim te familja e saj në Tropojë, një detaj që ajo e kishte zbuluar vetëm pak kohë më parë.

“Do të tregoj diçka që e kam zbuluar në dhjetor, kur shkova te prindërit për Vitin e Ri. Mami dhe babi më treguan që gjyshërit e Elijonës kishin qenë te ne në kohën e luftës. Dhe e kisha fshirë si kujtim. Hapa albumin dhe zbulova gjyshin dhe gjyshen e Elijonës në shtëpinë time. E mbaj mend shumë mirë gjyshin e Elijonës, teshat e Elijonës me të cilat kam edhe foto. Unë kam qenë 13 apo 14 vjeçe në atë kohë”, ka rrëfyer Arjola.

- YouTube youtu.be

Ky zbulim ka rikthyer kujtime të forta për aktoren dhe ka prekur edhe publikun, duke treguar se si rrugët e jetës dhe historitë njerëzore ndërthuren përtej kohës dhe kufijve.

Duket se dy banoret e spektakleve Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova i ka bashkuar një rastësi e bukur e fatit nga e kaluara, duke dëshmuar edhe një herë lidhjet e forta njerëzore të krijuara në kohë të vështira. /Telegrafi/

Një urdhër arrest është lëshuar për Timothy Busfield, i dyshuar për abuzim seksual me fëmijë gjatë xhirimeve të serialit



Policia e qytetit amerikan të Albuquerque (New Mexico) ka lëshuar një urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield me akuzat për dy akuza për kontakt seksual me një të mitur dhe një akuzë për abuzim me fëmijë, të lidhura me ngjarjet e dyshuara në sheshxhirimin e filmit "The Cleaning Lady".

Konkretisht, urdhër-arresti i lëshuar nga policia e Albuquerque thotë se Timothy Busfield akuzohet për dy akuza për kontakt seksual kriminal me një të mitur dhe një akuzë për abuzim me fëmijë. Dokumenti, i raportuar nga revista People, përshkruan akuzat se aktori dhe regjisori 68-vjeçar ka pasur kontakt të paligjshëm seksual me dy vëllezër 11-vjeçarë, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura.

Njëri nga fëmijët deklaroi se incidentet filluan kur ai ishte shtatë vjeç. Hetimi filloi më 1 nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të Meksikës së Re (UNMH) informoi policinë për dyshimet për abuzim seksual. Prindërit e djemve i thanë oficerit Marvin Kirk Brown se fëmijët ishin anëtarë të kastit në serialin e FOX "The Cleaning Lady", ku Busfield punonte si regjisor.

Sipas urdhrit të arrestit, prindërit thanë se Busfield u kërkoi fëmijëve ta thërrisnin "Xhaxha Tim" dhe se më vonë mësuan për thashethemet e mëparshme për sulme të dyshuara seksuale ndaj grave dhe të miturve.

Gjithashtu, prindërit, sipas këshillës së avokatit, i çuan fëmijët në UNMH, ku ekspertët dyshohet se shprehën dyshimin e tyre se djemtë "ishin të përgatitur psikologjikisht për abuzim". Në atë kohë, fëmijët nuk raportuan kontakt të drejtpërdrejtë seksual, por ata deklaruan se Busfield i gudulisi në bark dhe këmbë, kështu që u arrit në përfundimin se rasti nuk i plotësonte kriteret për veprime të mëtejshme.

Foto: The Associated Press

Urdhër-arresti thotë gjithashtu se Busfield i tha policisë se prindërit ishin të zemëruar që djemtë e tyre ishin zëvendësuar me një aktor më të ri dhe se ai u njoftua më vonë nga Warner Bros. se një hetim i brendshëm ishte nisur pas ankesave të bëra kundër tij. Sipas dokumentit, në atë hetim të brendshëm, një individ dyshohet se deklaroi se e pa Busfield të hynte në një rimorkio salloni bukurie dhe flokësh në dhjetor 2024 dhe të puthte një djalë të mitur në fytyrë ndërsa po i priteshin flokët.

Gjatë marrjes në pyetje, Busfield tha se është "shumë e mundshme" që ai t'i ketë marrë në krahë dhe t'i ketë gudulisur fëmijët për të krijuar një "atmosferë lozonjare" në shesh xhirimi, por ai pretendoi se një sjellje e tillë do të kishte qenë në prani të prindërve dhe se nuk kujtohet t'i ketë marrë këta dy vëllezër, por djali që më vonë i zëvendësoi ata. Ai tha gjithashtu se ai dhe gruaja e tij, aktorja Melissa Gilbert, kishin një marrëdhënie me familjen jashtë punës, duke kaluar kohë në tubime shoqërore dhe duke u blerë dhurata Krishtlindjesh.

Një asistent prodhimi dëshmoi gjatë hetimit se SL ndonjëherë nuk ishte nën mbikëqyrje dhe se mësuesi në shesh xhirimi nuk e monitoronte fëmijën, gjë që thuhet se ishte e dukshme sepse i mituri dikur po bënte skejtbord përmes një sheshi xhirimi aktiv. Oficeri Brown, pasi foli me disa anëtarë të ekipit, arriti në përfundimin se Busfield kishte mundësinë të qëndronte vetëm me SL ndërsa djali ishte shtrirë në shtrat mbi televizor.

Duke shpjeguar urdhrin, Brown përmendi përvojën e tij profesionale dhe pohoi se pedofilët shpesh hyjnë në jetën e familjeve në rolin e një personi të besuar dhe se Busfield, si producent, përdori atmosferën kaotike në shesh xhirimi për t'iu afruar djalit, duke i maskuar prekjet si një lojë. Ai gjithashtu theksoi se, sipas familjes, ai i ftoi prindërit dhe fëmijët të mblidheshin jashtë sheshit të xhirimit, ndërsa gruaja e tij bleu dhurata për Krishtlindje, gjë që ndërtoi afërsi dhe besim.

Urdhri i arrestit thotë gjithashtu se Busfield më parë është përballur me akuza për sulm seksual që datojnë që nga viti 1994. Përfaqësuesit e FOX, Warner Bros., si dhe përfaqësuesit e Busfield dhe Melissa Gilbert, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment, sipas urdhrit dhe revistës People. /Telegrafi/

Për herë të parë në Big Brother VIP Kosova futen dy motra



Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 solli surpriza të reja për publikun, teksa në shtëpinë më të famshme në vend u futën dy motra, të cilat pritet të trazojnë dinamikat e lojës.

Suanita dhe Aurora Rrusta, nga treva e Drenicës, janë banoret më të reja të këtij edicioni, duke hyrë në garë me një format të veçantë. Edhe pse janë dy persona, ato garojnë si një konkurrent i vetëm, ndërsa bashkërisht kanë në dispozicion vetëm një biletë fati.

Suanita është këngëtare dhe shënon një rikthim të shumëpritur në skenën muzikore pas gjashtë vitesh mungesë, ndërsa motra e saj, Aurora, ushtron profesionin e influencueses në rrjetet sociale, ku gëzon një audiencë të gjerë ndjekësish.

- YouTube youtu.be

Hyrja e dy motrave ka ngjallur kureshtje të madhe te banorët dhe publiku, pasi bashkëjetesa, strategjia dhe vendimmarrja e përbashkët pritet të sjellë dinamika interesante dhe situata të paparashikueshme brenda shtëpisë.

Mbetet të shihet se si do të përshtaten Suanita dhe Aurora në këtë lojë intensive dhe nëse bashkimi i tyre do të jetë një avantazh apo një sfidë në rrugëtimin drejt finales së Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/

Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova - eliminohet për herë të dytë



Toney është eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga Big Brother VIP Kosova 4, pasi nuk arriti t’i shpëtojë televotimit të javës.

Në nominim këtë herë ishin disa nga banorët më të përfolur të shtëpisë: Alba, Arditi, Bia, Labinot Rexha dhe Labinoti tjetër, ndërsa publiku vendosi që rrugëtimi i Toney-t në lojë të përfundonte pikërisht në këtë prime.

Kujtojmë se Toney ishte eliminuar edhe më herët nga BBVK, por ishte rikthyer sërish në garë pas një vendimi të banorëve, të cilët zgjodhën ta rikthenin në shtëpi në këmbim të 20 mijë eurove nga çmimi final.

- YouTube youtu.be

Megjithatë, këtë herë fati nuk ishte në anën e tij, duke bërë që aventura e artistit nga Vitia në shtëpinë më të famshme në Kosovë të përfundojë përfundimisht.

Largimi i Toney-t shënon një tjetër kthesë në dinamikat e lojës, ndërsa gara drejt finales vazhdon me emocione dhe përballje të forta mes banorëve të mbetur. /Telegrafi/

Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba 'shpërthen' në lot



Shtëpia më e famshme në Kosovë ka mirëpritur një banor të ri, duke sjellë menjëherë emocione dhe tensione të forta. Regjisori Lim Hoti është futur zyrtarisht në Big Brother VIP Kosova, duke trazuar dinamikat brenda shtëpisë që në momentet e para.

Hyrja e tij nuk ka kaluar pa reagime, pasi Limi është ish-partneri i Albës, me të cilën kishte pasur një histori të bujshme gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në reality show-n “Ferma VIP”. Dyshja kishin qenë në një lidhje, e cila më pas kishte përfunduar mes polemikash, veçanërisht pasi Lim Hoti ishte përfolur se kishte nisur një raport me dikë tjetër.

Sapo u prezantua si banor i ri në spektakël, Alba nuk arriti t’i mbajë emocionet, duke shpërthyer në lot kur pa ish-të dashurin e saj përballë. Momenti emocional u bë menjëherë vëmendje e banorëve të tjerë, të cilët iu afruan Albës për t’i qëndruar pranë dhe për ta mbështetur.

Hyrja e Lim Hotit pritet të sjellë dinamika të forta, përballje emocionale dhe debate, duke qenë se historia e tij me Albën ka qenë një nga më të komentuarat në publik. Tashmë mbetet të shihet se si do të ndikojë ky rikthim në lojë dhe në raportet brenda shtëpisë.

"Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar", Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova



Në spektaklin prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova, u transmetua edhe debati shumë i komentuar që Labinot Rexha dhe Elijona kanë pasur gjatë javës, debat i cili kishte shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në publik.

Gjithçka kishte nisur gjatë një momenti dreke, kur Labinoti iu drejtua Elijonës me një deklaratë që më pas u interpretua gjerësisht dhe nxiti polemika.

“Në qoftë se don, unë mund të të jap cucullën (biberonin) e Ibrahimit, djalit tim 22-vjeçar, të bën mirë”, kishte thënë ai.

- YouTube youtu.be

Kjo fjali u keqkuptua nga një pjesë e banorëve dhe shikuesve si deklaratë me prapavijë dashakeqëse dhe me nëntekst seksual, duke shkaktuar reagime të forta ndaj Labinotit.

Megjithatë, gjatë prime-it, Labinot Rexha e mohoi kategorikisht që deklarata e tij të kishte një qëllim të tillë. Ai theksoi se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe se nuk ka pasur asnjë prapavijë të pahijshme apo tendencë fyese ndaj Elijonës.

- YouTube youtu.be

Sqarimi i tij u shoqërua me diskutime të gjera në studio, ndërsa pamjet e publikuara rikthyen vëmendjen te një nga debatet më të përfolura të javës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Leonora Jakupi eskalon ndaj Albës: Kush je ti që shet moral aty?



Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, debatet nuk kanë të ndalur, ndërsa së fundmi një përplasje e fortë ka ndodhur mes opinionsites Leonora Jakupi dhe banores Alba Pollozhani.

Teksa po diskutohej një situatë ku Alba kishte cilësuar si të pamoralshme faktin që Hygerta dhe Ludo Lee kishin ndarë të njëjtin shtrat, Leonora reagoi ashpër, duke u shprehur kategorikisht kundër këtij qëndrimi.

“Çka është kjo tendencë që sa herë e shihni një vajzë afër një djali e quani të pamoralshme? Pse po e shet moralisten, Alba? Kush je ti me e shitë moralisten aty?”, u shpreh Leonora, duke ngritur tonin gjatë diskutimit.

- YouTube youtu.be

Më tej, Leonora e kritikoi Albën edhe për mënyrën se si ajo e përkufizon veten si feministe, duke theksuar se sipas saj, Alba shmang përballjen me meshkujt dhe i drejtohet vetëm vajzave.

Sipas Leonorës, një qëndrim i tillë bie ndesh me parimet e vërteta të feminizmit dhe përfaqëson një standard të dyfishtë brenda shtëpisë. Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta edhe jashtë shtëpisë, duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lim Hoti, ish-i dashuri i Albës dhe Bias provokon me një foto nga oborri i Big Brother VIP Kosova - a po futet në shtëpi?



Pak orë para spektaklit të radhës të Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpi, i cili pritet të sjellë dinamika të forta dhe situata të paparashikueshme.

Reperi i njohur kosovar, Lim Hoti, ka publikuar një foto në Instagram me mbishkrimin “New chapter” (“Një kapitull i ri”), ndërsa në sfond shihet qartë logoja e Big Brother VIP, duke konfirmuar indirekt pjesëmarrjen e tij.

Hyrja e Limit pritet të jetë faktori që do të trazojë lojën, pasi ai është përfolur gjerësisht në media për lidhje të kaluara ose pëlqime me dy nga vajzat që ndodhen aktualisht brenda shtëpisë: Albën, me të cilën ndau lojën dhe shtratin në “Ferma VIP”, dhe Bian.

Foto: Lim Hoti/Instagram

Publiku tashmë ka filluar të spekulojë mbi mënyrën se si do të ndikojë hyrja e tij në raportet brenda shtëpisë, duke e bërë pritjen e spektaklit të së premtes edhe më emocionuese dhe të ndjekur me padurim nga fansat.

Përndryshe në fillim të spektaklit 'prime' të së premtes, moderatori Alaudin Hamiti bëri të ditur se do të kishte tri hyrje të reja. /Telegrafi/

Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar emocionale qanë me dënesë pas "tradhtisë" së Klodit



Në spektaklin “prime” të së premtes, është publikuar një video që tregon një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Pamjet tregojnë se Elijona ishte zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte lyer buzët Benites, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm emocionale tek ajo.

E prekur nga situata, Elijona është larguar në dhomën e rrefimit, ku ka shpërthyer në lot, duke treguar zhgënjimin e saj.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Pamjet e këtij momenti u publikuan gjatë spektaklit të së premtes dhe menjëherë tërhoqën vëmendjen e shikuesve, të cilët komentuan gjerësisht mbi sjelljen e Klodit dhe reagimin e sinqertë të Elijonës.

Ky episod ka krijuar diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke i shtuar emocionet dhe dinamikat brenda shtëpisë për banorët dhe publikun. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Edi mungon në 'prime', reagon përmes rrjeteve sociale: Sa kam qenë në shtëpi, isha ndër më të votuarit dhe kjo më jep bindjen se largimi im ishte surprizë jo vetëm për mua



Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga shtëpia më e famshme në vend, duke sqaruar përjetimet e tij dhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Përmes një postimi në InstaStory, Kuçi ka treguar se që nga dita e parë nuk është ndjerë i respektuar në shtëpi. Ai thekson se loja, presioni psikologjik dhe izolimi shpesh tejkaluan kufijtë e normales, duke e bërë qëndrimin brenda shtëpisë një përvojë të vështirë.

Edi pranon se në disa raste ka hyrë në debate me banorët dhe shton se, kur ka gabuar apo ka folur me mungesë respekti, ka kërkuar falje.

Foto: cobrakuci/InstaStory

Në reagimin e tij, Kuçi ka kritikuar gjithashtu hipokrizinë dhe sjelljet e shtirura “për publikun” brenda shtëpisë. Ai thekson se nuk pranon aktrim dhe se respekti për të është thelbësor.

“Unë e shava hipokrizinë me bo ‘për publikun’. Shava ‘lojën me maska’ që bëhet në emër të publikut,” u shpreh Edi.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi guximin e tij për të folur hapur dhe për të treguar realitetin pas kamerave. Reagimi i Kuçit sjell një pasqyrë të ndjeshme dhe të sinqertë mbi presionin dhe dinamikat brenda shtëpisë, të cilat shpesh nuk janë të dukshme për publikun. /Telegrafi/

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale



Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi në Instagram, ku shfaqet në disa momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Në disa prej imazheve, Rita shihet duke shijuar pushimet tropikale, e veshur me bikini, teksa vë në pah format e saj të skalitura të trupit dhe duket në formë të shkëlqyer fizike.

Fotografitë janë realizuar në ambiente relaksuese dhe plot diell, duke reflektuar qetësi dhe energji pozitive.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në mbishkrimin që shoqëron postimin, këngëtarja shkroi: “Pak nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pjesa e parë”.

Përveç imazheve nga pushimet, Rita ka ndarë edhe fotografi nga seancat e masazhit, momente nga përditshmëria e saj, si dhe një imazh të ëmbël pranë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, duke treguar anën më intime dhe personale të jetës së saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen, stilin dhe energjinë që përcjell në çdo paraqitje.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë se Rita Ora ka dhënë sinjale që në fillim të janarit se fansat këtë vit mund të presin albumin e saj të katërt, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë për projekte të reja muzikore nga artistja.

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram


P Diddy i kërkon falje Trumpit në letër, presidenti amerikan thotë nuk do t'ia pranojë



Donald Trump zbuloi në një intervistë të kohëve të fundit me New York Times se P Diddy i dërgoi një letër ku kërkonte falje.

Trump bëri shaka dhe i pyeti gazetarët nëse donin ta shihnin letrën e tij, të cilën në fund nuk e tregoi. Ai tha gjithashtu se nuk po e merrte në konsideratë faljen e Diddyt.

"Unë e quaj Puff Daddy. Ai më kërkoi falje", tha Trump.

Ekipi i Diddy-t nuk pranoi të komentojë mbi akuzat e Trump ose statusin e ndonjë faljeje. Përveç kësaj, sipas Deadline, Trump shqyrtoi një leje presidenciale për Diddy-n korrikun e kaluar, por më vonë e braktisi idenë.

Avokatët e Diddy-t konfirmuan më pas se ishin përpjekur të fitonin favorin e Shtëpisë së Bardhë.

Për më tepër, me një proces të përshpejtuar apelimi, Diddy është planifikuar të lirohet nga një burg në New Jersey më 25 maj 2028. /Telegrafi/

"Ju që më keni votuar, nuk keni gabuar", Adriana Matoshi falënderon mbi 38 mijë votues që e rizgjodhën deputete



Aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi ka reaguar publikisht pasi është rizgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar kështu legjislaturën e tretë në karrierën e saj politike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Matoshi ka falënderuar votuesit që i besuan edhe një mandat tjetër, duke bërë të ditur se në këto zgjedhje ka marrë 38.167 vota, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ajo e ka cilësuar këtë rezultat si një përgjegjësi të madhe dhe një obligim moral për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Në reagimin e saj, Adriana Matoshi shkroi:

“Sot ndjej një përgjegjësi të madhe dhe një mirënjohje të thellë.
Falë besimit tuaj, falë 38.167 votave të qytetarëve, jam nderuar me mandatin për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ky besim nuk merret lehtë dhe nuk mbahet lehtë. Është një amanet që më obligon të punoj çdo ditë me ndershmëri, përkushtim dhe guxim, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë.
Ju që na votuat, nuk keni gabuar. Ju që besuat në ndryshim, në drejtësi dhe në një shtet më të barabartë, keni zgjedhur rrugën e duhur. Ky mandat nuk është privilegj personal, por përgjegjësi publike.
Do të jem zëri juaj në Kuvend, do të qëndroj besnike ndaj parimeve tona dhe do të punoj pa u lodhur që besimi juaj të shndërrohet në vepra konkrete.
Faleminderit nga zemra.
Me ju dhe për ju, përpara!
Ju dua pa fund”
.

Reagimi i Matoshit është pritur me komente të shumta mbështetëse nga qytetarët dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë uruar për vazhdimësinë e angazhimit të saj politik. /Telegrafi/

❌