Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Alarm në shtëpinë e Milanit, Allegri pa Nkunku dhe me pikëpyetje të mëdha për Leao dhe Pulisic ndaj Cagliarit

Milani udhëton drejt Cagliarit në kushte emergjence, me Massimiliano Allegrin që në konferencë për shtyp bëri të qartë se situata në repartin ofensiv është larg ideales. “Nkunku nuk është i disponueshëm, problemi me kyçin e këmbës vazhdon. Leao është shëruar, por nuk ka luajtur prej një muaji dhe do të shohim sa minuta mund të përballojë. Pulisic u stërvit veçmas deri dje, ndaj do të vlerësohet në…

Source

Dita e parë e 2026-ës në Korçë, qyteti mbushet me turistë dhe festime

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur me gjallëri nga turistë, qytetarë vendas dhe vizitorë të huaj që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve për festat e fundvitit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, ku duket plot me turistë të huaj dhe qytetarë të shumtë.

Source

Sulm me dronë natën e Vitit të Ri, Ukraina godet territorin e pushtuar nga Rusia

Një sulm me dronë ukrainas ka vrarë 24 persona dhe ka plagosur të paktën 50 të tjerë, teksa ata po festonin Vitin e Ri në një fshat në rajonin e Khersonit, i cili ndodhet nën pushtim rus, sipas zyrtarëve rusë. Ngjarja ndodh në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të larta, pavarësisht se diplomatët kanë shprehur gatishmëri për bisedime paqësore. Vladimir Saldo…

Source

Debat i ashpër në Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit, banorit të ri që u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e kaluar. Situata u tensionua kur Kristi filloi ta ndiqte nga pas Keijsin dhe më pas e lagu me birrë gjatë një përplasjeje. Gjatë debatit, Kristi iu drejtua Keijsit: “Sa për ty, të ishe nga ata që dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrërinë time.

Source

Anis Mehmeti nuk ndalet, ylli shqiptar nis vitin 2026 me gol në Angli

Anis Mehmeti ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme në futbollin anglez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen e parë të këtij viti me Bristol City. Mesfushori ofensiv shqiptar vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer, duke realizuar golin e tij të 8-të në këtë sezon, gjatë përballjes me Portsmouth më 1 janar. Goli i shënuar dëshmon ambicien e tij për të ruajtur ritmin e…

Source

Kisha në Amsterdam mbulohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Një zjarr i madh në natën e Vitit të Ri shkatërroi kryesisht Kishën Vondel në qendër të Amsterdamit, Holandë. Autoritetet e sigurisë njoftuan se kulla e kishës, rreth 50 metra e lartë, dhe çatia u shembën gjatë flakëve. Fatmirësisht, nuk janë raportuar të plagosur, pasi kisha nuk përdorej si vend adhurimi për disa dekada. Një numër i madh apartamentesh në afërsi u evakuuan…

Source

Kush është Chérif, talenti i Angers që po lëviz tregun e transferimeve

Chérif, 19 vjeç, është një sulmues fizik i Angers, i gjatë 1.88 m dhe 77 kg, që ka lindur në Guine dhe ka jetuar në Francë që nga mosha pesë vjeç. Ai ka shënuar katër gola këtë sezon në Ligue 1, duke përfshirë një kundërsulm spektakolar kundër Marsejës, dhe është tashmë një lojtar me vlerë rreth 25–30 milionë euro për klubin e tij aktual. Fizikisht i fortë dhe me aftësi të larta teknike…

Source

Tragjedia e Vitit të Ri në Zvicër, shumica e pacientëve janë të rinj 16–26 vjeç

Më shumë se 100 persona të plagosur janë transportuar në spitale në të gjithë Zvicrën, pas tragjedisë që ndodhi në natën e ndërrimit të viteve në një resort ski. Drejtorja e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet, tha se deri më tani spitali ka marrë përsipër 22 persona. Ajo u shpreh për gazetën zvicerane 24 Heures se shumica e pacientëve, mesatarisht të moshës 16 deri në 26 vjeç…

Source

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjë, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit. Në një nga mjetet, tip “Benz”, udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tjetër ishte një person i vetëm. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëmtime të lehta materiale.

Source

Ema Andrea ndan dhimbjen e humbjes së vëllait binjak!

Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj binjak, Enea. Në mesazhin e saj, ajo falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, duke theksuar rëndësinë e çdo mesazhi dhe përqafimi në këtë moment të vështirë. “Çdo mesazh dhe përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe…

Source

Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me…

Source

Nis procesi i numërimit në Kosovë, rezultatet e para tregojnë dominimin e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në rezultatet paraprake. Me 47.12% të votave të numëruara, partia ka siguruar deri tani 72,737 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33%

Source

Globe Soccer Awards 2025, nga Dembélé te Yamal, lista e plotë e fituesve

Kjo e dielë shënoi ceremoninë e Globe Soccer Awards 2025, një event prestigjioz që mbahet që nga viti 2010 në Dubai, duke nderuar figurat më të spikatura të futbollit dhe sportit global. Në futbollin e meshkujve, Ousmane Dembélé i PSG u shpall Lojtari më i Mirë për vitin 2025, duke e mundur në garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappé dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.

Source

Fundvit ndryshe për ushtarakët shqiptarë në Bullgari

Efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të dislokuar me mision në Bullgari, u surprizuan në prag të fundvitit, duke pasur mundësinë të kalojnë momente të veçanta me familjarët e tyre. Gjatë vizitës në bazën e Grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, u organizua takimi i ushtarakëve me familjet brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.

Source

Trump njofton bisedë “shumë produktive” me Putinin para takimit me Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida. “Sapo kam pasur një bisedë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, pa dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e diskutimit.

Source

Neuer rrëfen: Kam qenë pranë transferimit te Arsenal në të rinjtë e Schalke 04

Manuel Neuer, portieri legjendar gjerman, bëri hapat e tij të parë në futbollin profesionist me ekipet zinxhirë të Schalke 04, para se të transferohej te Bayern Mynih, ku u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit botëror. Tani, në moshën 39-vjeçare, Neuer ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij, kur ishte ende pjesë e ekipeve të të rinjve të Schalke 04.

Source

Ministri Lamallari: Njofton amnisti penale, jo falje, por mundësi për rikthim të përgjegjshëm

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njoftoi se Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila do të përfshijë kategori të caktuara të të dënuarve. Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve pritet të jetë edhe…

Source

“Tani mund të hash DonnaKebabRumma”, Haaland dhe Donnarumma bëjnë humor pas testit të peshës

Para festave të fundvitit, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, kishte paralajmëruar futbollistët e tij: “Ai që vjen pas Krishtlindjes mbi peshë, nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Nottingham Forest.” Mesa duket, paralajmërimi i trajnerit spanjoll e pati efektin e tij, pasi futbollistët e Citizens e kaluan me sukses “testin e peshës”. Manchester City fitoi ndeshjen ndaj Nottingham…

Source

Aksident fatal në aksin Qafë Thanë–Librazhd, 64-vjeçarja ndërroi jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, duke i marrë jetën. Viktima është shtetasja F. H., 64 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila solli pasojë vdekjen e viktimës.

Source

Shkodra ndriçon në fundvit! Koncerte, patinazh dhe aktivitete për të gjithë

Festat e fundvitit kanë kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të vizituara në vend gjatë këtij dhjetori. Qyteti ndriçon nga dritat e dekorit shumëngjyrësh, ndërsa koncertet dhe muzika krijojnë një atmosferë të gjallë që tërheq të gjitha grup-moshat. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Shkodra, duke treguar rrugët e mbushura me qytetarë vendas dhe turistë të huaj që…

Source

❌