Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pesë minuta para ndërrimit të viteve gjendet i vrarë me thikë një person, arrestohet një çift i ri

Policia britanike ka nisur hetimet për një vrasje të ndodhur vetëm pak minuta para ndërrimit të viteve në Bury të Anglisë. Ngjarja është raportuar rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025, kur shërbimet e emergjencës u thirrën për një incident në Tarn Drive. Në vendngjarje, efektivët gjetën një burrë të ri me plagë të shkaktuara nga mjeti prerës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për…

Source

Akanji bind Interin, zikaltrit gati ta blejnë përfundimisht kartonin e tij në verë

Për Manuel Akanji, një titull në Serie A do të kishte një domethënie të veçantë. Mbrojtësi zviceran ka fituar trofe në çdo kampionat ku ka luajtur më parë në Zvicër me Baselin, në Gjermani me Borussia Dortmund dhe në Angli me Manchester City ndërsa një sukses me Interin do ta pasuronte më tej palmaresin e tij. Interi e mori Akanjin nga Manchester City në formë huazimi me të drejtë blerjeje prej…

Source

Siguracioni i makinës nuk do të jetë më njësoj për të gjithë, historiku i aksidenteve vendos çmimin

Nga janari i vitit 2026, në Shqipëri hyn në fuqi sistemi “bonus–malus” për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, i cili lidh drejtpërdrejt çmimin e siguracionit me sjelljen e shoferit në rrugë. Kjo rregullore u miratua gjatë vitit 2025, por nuk u zbatua menjëherë, pasi viti që lamë pas u konsiderua si “viti zero” për ndërtimin e historikut të aksidenteve për çdo drejtues mjeti.

Source

Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, Zvicra shpall pesë ditë zie kombëtare

Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, pjesë e një resorti luksoz skish në Crans-Montana, ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, mes të cilëve edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë ende të zhdukur. Shumica e të lënduarve janë të rinj të moshës 16–26 vjeç. Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e…

Source

Alarm në shtëpinë e Milanit, Allegri pa Nkunku dhe me pikëpyetje të mëdha për Leao dhe Pulisic ndaj Cagliarit

Milani udhëton drejt Cagliarit në kushte emergjence, me Massimiliano Allegrin që në konferencë për shtyp bëri të qartë se situata në repartin ofensiv është larg ideales. “Nkunku nuk është i disponueshëm, problemi me kyçin e këmbës vazhdon. Leao është shëruar, por nuk ka luajtur prej një muaji dhe do të shohim sa minuta mund të përballojë. Pulisic u stërvit veçmas deri dje, ndaj do të vlerësohet në…

Source

Dita e parë e 2026-ës në Korçë, qyteti mbushet me turistë dhe festime

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur me gjallëri nga turistë, qytetarë vendas dhe vizitorë të huaj që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve për festat e fundvitit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, ku duket plot me turistë të huaj dhe qytetarë të shumtë.

Source

Sulm me dronë natën e Vitit të Ri, Ukraina godet territorin e pushtuar nga Rusia

Një sulm me dronë ukrainas ka vrarë 24 persona dhe ka plagosur të paktën 50 të tjerë, teksa ata po festonin Vitin e Ri në një fshat në rajonin e Khersonit, i cili ndodhet nën pushtim rus, sipas zyrtarëve rusë. Ngjarja ndodh në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të larta, pavarësisht se diplomatët kanë shprehur gatishmëri për bisedime paqësore. Vladimir Saldo…

Source

Debat i ashpër në Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsit, banorit të ri që u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e kaluar. Situata u tensionua kur Kristi filloi ta ndiqte nga pas Keijsin dhe më pas e lagu me birrë gjatë një përplasjeje. Gjatë debatit, Kristi iu drejtua Keijsit: “Sa për ty, të ishe nga ata që dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrërinë time.

Source

Anis Mehmeti nuk ndalet, ylli shqiptar nis vitin 2026 me gol në Angli

Anis Mehmeti ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme në futbollin anglez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen e parë të këtij viti me Bristol City. Mesfushori ofensiv shqiptar vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer, duke realizuar golin e tij të 8-të në këtë sezon, gjatë përballjes me Portsmouth më 1 janar. Goli i shënuar dëshmon ambicien e tij për të ruajtur ritmin e…

Source

Kisha në Amsterdam mbulohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Një zjarr i madh në natën e Vitit të Ri shkatërroi kryesisht Kishën Vondel në qendër të Amsterdamit, Holandë. Autoritetet e sigurisë njoftuan se kulla e kishës, rreth 50 metra e lartë, dhe çatia u shembën gjatë flakëve. Fatmirësisht, nuk janë raportuar të plagosur, pasi kisha nuk përdorej si vend adhurimi për disa dekada. Një numër i madh apartamentesh në afërsi u evakuuan…

Source

Kush është Chérif, talenti i Angers që po lëviz tregun e transferimeve

Chérif, 19 vjeç, është një sulmues fizik i Angers, i gjatë 1.88 m dhe 77 kg, që ka lindur në Guine dhe ka jetuar në Francë që nga mosha pesë vjeç. Ai ka shënuar katër gola këtë sezon në Ligue 1, duke përfshirë një kundërsulm spektakolar kundër Marsejës, dhe është tashmë një lojtar me vlerë rreth 25–30 milionë euro për klubin e tij aktual. Fizikisht i fortë dhe me aftësi të larta teknike…

Source

Tragjedia e Vitit të Ri në Zvicër, shumica e pacientëve janë të rinj 16–26 vjeç

Më shumë se 100 persona të plagosur janë transportuar në spitale në të gjithë Zvicrën, pas tragjedisë që ndodhi në natën e ndërrimit të viteve në një resort ski. Drejtorja e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet, tha se deri më tani spitali ka marrë përsipër 22 persona. Ajo u shpreh për gazetën zvicerane 24 Heures se shumica e pacientëve, mesatarisht të moshës 16 deri në 26 vjeç…

Source

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjë, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit. Në një nga mjetet, tip “Benz”, udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tjetër ishte një person i vetëm. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëmtime të lehta materiale.

Source

Ema Andrea ndan dhimbjen e humbjes së vëllait binjak!

Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj binjak, Enea. Në mesazhin e saj, ajo falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, duke theksuar rëndësinë e çdo mesazhi dhe përqafimi në këtë moment të vështirë. “Çdo mesazh dhe përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe…

Source

Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me…

Source

Nis procesi i numërimit në Kosovë, rezultatet e para tregojnë dominimin e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në rezultatet paraprake. Me 47.12% të votave të numëruara, partia ka siguruar deri tani 72,737 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33%

Source

Globe Soccer Awards 2025, nga Dembélé te Yamal, lista e plotë e fituesve

Kjo e dielë shënoi ceremoninë e Globe Soccer Awards 2025, një event prestigjioz që mbahet që nga viti 2010 në Dubai, duke nderuar figurat më të spikatura të futbollit dhe sportit global. Në futbollin e meshkujve, Ousmane Dembélé i PSG u shpall Lojtari më i Mirë për vitin 2025, duke e mundur në garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappé dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.

Source

Fundvit ndryshe për ushtarakët shqiptarë në Bullgari

Efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të dislokuar me mision në Bullgari, u surprizuan në prag të fundvitit, duke pasur mundësinë të kalojnë momente të veçanta me familjarët e tyre. Gjatë vizitës në bazën e Grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, u organizua takimi i ushtarakëve me familjet brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.

Source

Trump njofton bisedë “shumë produktive” me Putinin para takimit me Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida. “Sapo kam pasur një bisedë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, pa dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e diskutimit.

Source

Neuer rrëfen: Kam qenë pranë transferimit te Arsenal në të rinjtë e Schalke 04

Manuel Neuer, portieri legjendar gjerman, bëri hapat e tij të parë në futbollin profesionist me ekipet zinxhirë të Schalke 04, para se të transferohej te Bayern Mynih, ku u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit botëror. Tani, në moshën 39-vjeçare, Neuer ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij, kur ishte ende pjesë e ekipeve të të rinjve të Schalke 04.

Source

❌