❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkëndija e Tetovës, Bashkimi dhe Arsimi fitojnë miqësoret



Ekipet shqiptare të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë me intensitet ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore, në prag të fillimit të sezonit pranveror, njofton Telegrafi.

Kampioni i vendit, Shkëndija e Tetovës, ka shënuar fitore të rëndësishme në përgatitjet që po i zhvillon në Antalia të Turqisë. Kuqezinjtë triumfuan ndaj ekipit të Sarajevës me rezultat 3:2. Skuadra boshnjake kaloi e para në epërsi me golin e Beganoviqit në minutën e 12-të, por Shkëndija reagoi shpejt. Besart Ibraimi barazoi nga pika e bardhë në minutën e 16-të, ndërsa në minutën e 33-të realizoi golin e dytë personal për përmbysje të rezultatit. Në pjesën e dytë, Spahiu në minutën e 56-të shënoi për 3:1, ndërsa Sarajeva arriti vetëm të ngushtojë rezultatin në 3:2, duke vendosur edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Fitore bindëse ka shënuar edhe Bashkimi i Kumanovës, i cili po zhvillon përgatitjet në Medulin të Kroacisë. Bashkimi mposhti ekipin kroat Prva Iskra Bariq me rezultat të thellë 5:2. Golat për kumanovarët i realizuan David Manasievski, Luis Ribeiro si dhe Arnel Hoxhiq, i cili shënoi tre herë. Ndeshjen e radhës kontrolluese në Medulin, Bashkimi do ta zhvillojë ndaj ekipit rumun Muscelul.

Ndërkohë, ekipi i Arsimit zhvilloi një ndeshje miqësore në shtëpi, ku e mposhti skuadrën e Teteksit me rezultat 4:1. Golat për Arsimën u shënuan nga Malik Bejuli, Sikiru Olatunbosun, Shefit Shefiti dhe Remzifaik Selmani. Arsimi tashmë ka përfunduar fazën bazike të përgatitjeve, të cilat i zhvilloi në Medulin të Kroacisë, ndërsa së fundmi ka prezantuar edhe përforcimet e reja: futbollistin me përvojë Xhelil Abdulla, si dhe reprezentuesin e Ugandës, Bajo, i cili vjen si huazim nga skuadra e Vardarit. /Telegrafi/

Pa Dakun në përbërje, Rubin Kazan fiton ndaj Strugës



Struga Trim Lum u paraqit denjësisht ndaj gjigantit rus Rubin Kazan në ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalya, por dy gola në pjesën e dytë i sollën humbjen 0:2 skuadrës strugane, njofton Telegrafi.

Pas një jave përgatitjesh intensive, Struga Trim Lum ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po e zhvillon në Antalya të Turqisë.

Skuadra nënkampioneve esezonit vjeshtor u përball me një nga klubet më të njohura ruse, Rubin Kazan, duke u paraqitur në një nivel mjaft të mirë, megjithatë pa arritur të shmangë humbjen. Ekipi rus shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe triumfoi me rezultat 0:2.

Struganët zhvilluan një pjesë të parë shumë të barabartë ndaj kundërshtarit favorit, duke treguar organizim dhe disiplinë në lojë. Pas pushimit, pas shumë zëvendësimeve nga të dyja skuadrat, Rubini arriti të shfrytëzojë rastet e krijuara dhe të sigurojë një fitore të merituar. Golat për skuadrën ruse u realizuan nga Kuznetsov në minutën e 69-të dhe Mukba në minutat e fundit të takimit.

Vlen të theksohet se te Rubin Kazan aktivizohen tre futbollistë shqiptarë: Veldin Hoxha nga Kosova, Mirlind Daku, përfaqësues i Kombëtares shqiptare si dhe Dardan Shabanhaxhaj, i cili posedon pasaportë austriake. Në ndeshjen e sotme ndaj Strugës u aktivizuan vetëm Hoxha dhe Shabanhaxhaj, ndërsa Mirlind Daku nuk ishte as në bankën rezervë.

Kujtojmë se para shtatë ditësh Struga Trim Lum barazoi me Trençinin, ndërsa gjatë qëndrimit në Antalya e presin edhe disa ndeshje të tjera miqësore. /Telegrafi/

Bashkimi i Kumanovës nuk ndalet, një tjetër afrim para rifillimit të sezonit



FC Bashkimi nga Kumanova ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar, duke prezantuar Nickel Ronaldo Orr si lojtarin më të ri të skuadrës. Futbollisti vjen nga ekipi qipriot PAEEK dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për repartet e ekipit, njofton Telegrafi.

Nickel Ronaldo Orr përfaqëson profilin e një lojtari modern, me vizion të mirë loje, fizik të fortë dhe shpejtësi, elemente që i japin skuadrës më shumë balancë, siguri dhe energji në fushë. Në klub besojnë se ai do të përshtatet shpejt me filozofinë e lojës dhe do të japë kontribut të vlefshëm në realizimin e objektivave sezonale. Ky transferim është një tjetër dëshmi e ambicieve të FC Bashkimi për të ndërtuar një ekip konkurrues.

Ditë më parë, klubi nga Kumanova prezantoi edhe përforcimet Azer Koziç dhe Luis Ribeiro, ky i fundit i ardhur nga radhët e FC Shkupi, ndërsa afrimi i parë në këtë afat kalimtar ishte Foday Trawally, i cili u transferua nga AP Brera.

Skuadra kumanovare tani po vijon përgatitjet në Medulin të Kroacisë ku nga katër ndeshje miqësore të parën e fitoi sot ndaj FK Rudar Pljevlja me rezultat 3:0, ndërsa orarin e miqësoreve e vazhdon të martën kundër FK Radnik Bijeljina, të mërkurën ndaj FK Iskra Bariç dhe në fund luan të shtunën ndaj NK Hrvace.

FC Bashkimi ndeshjen e parë në vazhdim të sezonit do ta zhvillojë më 7 shkurt, kur në Kratovë do të përballet me skuadrën e Sileksit. /Telegrafi/

Shkëndija barazon me Oleksandriyan në miqësoren e parë në Antalya



Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalya të Turqisë, në kuadër të përgatitjeve dimërore për pjesën pranverore të sezonit. Kundërshtare e kuqezinjve ishte ekipi ukrainas Oleksandriya, me të cilin u nda në barazim 1:1, njofton Telegrafi.

Shkëndija u paraqit më mirë në pjesën e parë të takimit, duke pasur më shumë kontroll të lojës dhe raste konkrete shënimi. Superioriteti u konkretizua në minutën e 33-të, kur Arbin Zejnullai realizoi golin e epërsisë, rezultat me të cilin u mbyll edhe fraksioni i parë.

Në pjesën e dytë, trajneri Jeton Beqiri bëri disa ndryshime në formacion, duke u dhënë më shumë minuta lojtarëve që kishin pasur më pak hapësirë gjatë sezonit vjeshtor. Pas këtyre ndryshimeve, skuadra ukrainase arriti të barazojë rezultatin në minutën e 64-të, me autor Johnathan, duke vendosur shifrat përfundimtare 1:1.

Kujtojmë se në miqësoren e parë të kësaj periudhe përgatitore, të zhvilluar në Shkup, Shkëndija kishte regjistruar fitore bindëse 3:0 ndaj AP Brera Strumicës.

Kuqezinjtë do të vazhdojnë serinë e ndeshjeve kontrolluese gjatë qëndrimit në Turqi sipas këtij orari:
– 24 janar, ora 14:00: Podbrezova (Sllovaki) – ShkĂ«ndija
– 28 janar, ora 14:00: Sarajevo (Bosnje dhe HercegovinĂ«) – ShkĂ«ndija
– 1 shkurt, ora 14:00: Ordabasy (Kazakistan) – ShkĂ«ndija

KĂ«to takime do t’i shĂ«rbejnĂ« stafit teknik pĂ«r tĂ« testuar formacionin dhe pĂ«r tĂ« rritur formĂ«n e skuadrĂ«s para rifillimit tĂ« garave zyrtare. /Telegrafi/

Struga Trim Lum nis përgatitjet në Turqi me barazim



Nënkampionët e sezonit vjeshtor, Struga Trim Lum e udhëhequr nga trajneri Blendi Shkëmbi, kanë zhvilluar miqësoren e parë gjatë përgatitjeve dimërore në Antalya të Turqisë, duke barazuar me rezultat 2:2 ndaj skuadrës sllovake të Trençinit, njofton Telegrafi.

Struga Trim Lum ka nisur me barazim ciklin e ndeshjeve miqësore në kuadër të përgatitjeve dimërore që po zhvillon në Antalya të Turqisë. Nënkampionët e futbollit vendor luajtën baraz, 2:2, ndaj skuadrës sllovake të Trençinit, në testin e parë kontrollues.

Goli i parë për ekipin strugan u realizua në pjesën e parë nga Marjan Radeski, i cili shfrytëzoi mirë një aksion të ndërtuar në repartin ofensiv. Në pjesën e dytë të takimit, Hristijan Maleski u përkujdes për golin e dytë, duke rikthyer baraspeshën dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:2.

Për stafin teknik të udhëhequr nga Blendi Shkëmbi, kjo përballje shërbeu si një test i vlefshëm për të vlerësuar gjendjen fizike të futbollistëve dhe për të provuar skema të ndryshme taktike, para rifillimit të garave zyrtare në muajin shkurt.

Ndeshjen e radhës kontrolluese në tokën turke, Struga Trim Lum do ta zhvillojë më 22 janar, kur kundërshtar do të jetë skuadra nga Uzbekistani, FC Pakhtakor. /Telegrafi/

Shkëndija përballet me Samsunsporin në play-off të Ligës së Konferencës



KF Shkëndija ka mësuar kundërshtarin në raundin play-off të Ligës së Konferencës të UEFA-s, duke shkruar histori për futbollin vendor, pasi bëhet klubi i parë nga Maqedonia e Veriut që arrin të luajë në këtë fazë të një gare evropiane, njofton Telegrafi.

Shorti i hedhur nĂ« selinĂ« e UEFA-s nĂ« Nion ka pĂ«rcaktuar çiftet pĂ«r njĂ« vend nĂ« 1/8 e finales. Sipas formatit tĂ« ri, shorti ishte gjysmĂ« i dirigjuar, ndĂ«rsa ShkĂ«ndija kishte dy kundĂ«rshtarĂ« tĂ« mundshĂ«m: Lech PoznaƄ nga Polonia dhe Samsunspor nga Turqia.

Fati e ka përballur kampionin e Maqedonisë së Veriut me ekipin turk Samsunspor në një duel të dyfishtë.Ndeshjet e play-offit do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt. Shkëndija, si ekip jo bartës, ndeshjen e parë do ta luajë në Shkup, ndërsa takimin e kthimit do të zhvillohet në Turqi. /Telegrafi/

Shkëndija ndan rrugët me Florent Ramadanin dhe Fiton Ademin



Ramadani dhe Ademi kërkuan më shumë hapësirë në fushë, ndërsa Shkëndija, në frymën e bashkëpunimit, pranoi kërkesën dhe mbylli bashkëpunimin, njofton Telegrafi.

Me insistim të vetë futbollistëve, KF Shkëndija ka vendosur të shprehë mirëkuptim, duke u dhënë leje largimi Florent Ramadanit dhe Fiton Ademit, të cilët nuk do të jenë më pjesë e skuadrës në vazhdim të kampionatit. Kërkesa e tyre kishte të bënte me dëshirën për të gjetur mjedise të reja ku do të kenë më shumë minuta dhe rol aktiv në lojë.

Klubi dhe lojtarët kanë arritur marrëveshje të ndërsjellë për shkëputjen e kontratave, në frymën e respektit dhe bashkëpunimit korrekt. Të dy futbollistët kanë qenë pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të Shkëndijës në vitet e fundit, duke u rritur profesionalisht brenda klubit dhe duke dhënë maksimumin sa herë që kanë qenë në dispozicion të stafit teknik. KF Shkëndija ka vlerësuar vazhdimisht përkushtimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e tyre, ndërsa ka vendosur të mirëkuptojë ambiciet e tyre për vazhdimin e karrierës. /Telegrafi/

Start pozitiv për Shkëndijën, triumfon në miqësoren e parë dimërore



KF Shkëndija ka nisur me fitore përgatitjet dimërore, duke regjistruar sukses bindës 3:0 në ndeshjen e parë miqësore ndaj AP Brera nga Strumica, njofton Telegrafi.

Takimi u zhvillua sot në Shkup dhe shërbeu si testi i parë për kuqezinjtë në kuadër të fazës përgatitore.
Shkëndija e mori herët kontrollin e lojës dhe kaloi në epërsi që në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Mazari. Pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion, ekipi tregoi organizim të mirë dhe vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë.
Kapiteni Besart Ibraimi vulosi fitoren me dy gola të shënuar në minutat 61 dhe 82, duke konfirmuar formën e mirë dhe efikasitetin në repartin ofensiv.

Kjo miqësore i shërbeu stafit teknik për të parë gjendjen fizike të futbollistëve dhe për të testuar skema të ndryshme taktike në prag të vazhdimit të sezonit.

Shkëndija pritet të zhvillojë edhe ndeshje të tjera kontrolluese gjatë përgatitjeve dimërore, pasi fazën tjetër e ka planifikuar ta zhvillojë në Antalia të Turqisë. /Telegrafi/

Shkëndija me pesë ndeshje kontrolluese në dimër



KF Shkëndija nga Tetova ka zyrtarizuar programin e ndeshjeve kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore për pjesën e dytë të sezonit, njofton Telegrafi.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë gjithsej pesë takime miqësore, një në vend dhe katër të tjera gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.
Ndeshja e parë testuese është planifikuar më 15 janar, kur Shkëndija do të përballet në me ekipin AP Brera nga Strumica.
Dy ditë më pas, më 17 janar, skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri do të udhëtojë drejt Antalias, ku deri më 1 shkurt do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.

Gjatë qëndrimit në Turqi, kuqezinjtë do të matin forcat me kundërshtarë të fortë ndërkombëtarë, në katër ndeshje kontrolluese që pritet të shërbejnë si teste serioze para rifillimit të kampionatit.
Programi i ndeshjeve në Antalia:
– 20 janar: FC Oleksandrya (UkrainĂ«)
– 24 janar: FK Podbrezova (Sllovaki)
– 28 janar: FK Sarajeva (Bosnje dhe HercegovinĂ«)
– 1 shkurt: FC Ordabasy (Kazakistan)

Përmes këtyre përballjeve, stafi teknik synon të rrisë nivelin fizik dhe taktik të skuadrës si dhe të testojë alternativat dhe skemat e lojës, në funksion të objektivave për vazhdimin e sezonit garues. /Telegrafi/

Cake mbyll aventurën me Shkëndijën, transferohet te Akhmat Grozny



Klisman Cake ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi zyrtarisht është transferuar te klubi rus Akhmat Grozny. KF Shkëndija dhe mbrojtësi kuqezi kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar, pas aktivizimit të klauzolës së largimit nga ana e klubit rus, njofton Telegrafi.

Në respekt të dëshirës së futbollistit për të bërë hapin e radhës në karrierë dhe për të provuar një sfidë të re ndërkombëtare, Shkëndija bashkëpunoi në realizimin e këtij transferimi, duke përfituar edhe një dëmshpërblim financiar.

Largimi i Cakes vjen si një histori korrektësie dhe besimi të ndërsjellë mes lojtarit dhe klubit. Pas fitimit të titullit kampion, verën e kaluar ai ishte lojtar i lirë dhe kishte mundësinë të largohej pa asnjë përfitim për Shkëndijën, por zgjodhi të rinovojë edhe për një sezon tjetër. Kontributi i tij ishte i rëndësishëm në suksesin historik evropian të kuqezinjve, ndërsa sot largohet duke i sjellë përfitim klubit që i dha besimin dhe hapësirën.

Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e skuadrës. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi gjithsej 133 paraqitje zyrtare, prej tyre 106 në kampionat, tri në Kupë dhe 24 në garat evropiane, duke shënuar 12 gola.

Cake do të mbetet pjesë e gjeneratës historike të Shkëndijës që realizoi ëndrrën e kualifikimit në fazën kryesore të një kompeticioni evropian, konkretisht në UEFA Ligën e Konferencës.

KF Shkëndija e falënderon Klisman Caken për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij te Akhmat Grozny dhe më tej. /Telegrafi/

Shkëndija riformaton skuadrën, dy largime të menjëhershme



Pas afrimeve të Fahd Dzengue dhe Drilon Islamit, KF Shkëndija ka zyrtarizuar edhe dy largime brenda së njëjtës ditë, duke mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin kosovar Kamer Qaka dhe mbrojtësin strugan Egzon Belica, njofton Telegrafi.

Ndarja me Kamer QakĂ«n Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me marrĂ«veshje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t mes palĂ«ve. Mesfushori kosovar ishte pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e kuqezinjve nĂ« dy periudha tĂ« ndryshme, fillimisht nga janari 2021 deri nĂ« janar 2022 dhe mĂ« pas nga janari 2023, duke kontribuar nĂ« sukseset e klubit dhe duke qenĂ« pjesĂ« e skuadrĂ«s qĂ« fitoi dy tituj kampion, nĂ« vitet 2021 dhe 2025. Vendimi pĂ«r ndarje vjen nĂ« mirĂ«kuptim tĂ« plotĂ«, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« lojtarit mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r aktivizim tĂ« rregullt nĂ« vazhdim tĂ« karrierĂ«s.

Rrugët janë ndarë gjithashtu edhe me mbrojtësin Egzon Belica. Pas diskutimeve mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, u vlerësua se interesi i përbashkët i të dy palëve është që futbollisti të gjejë një ambient ku do të ketë më shumë mundësi për lojë të vazhdueshme. Belica iu bashkua Shkëndijës në afatin kalimtar të verës së kaluar, në një periudhë kur klubi ishte i angazhuar në tri fronte: kampionat, Kupë dhe UEFA Ligën e Konferencës.

KF Shkëndija ka shprehur mirënjohje për kontributin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar nga të dy futbollistët gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, duke u uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tyre, ndërsa dyert e klubit mbeten gjithmonë të hapura për ta. /Telegrafi/

Shkëndija solli përvojë dhe gola, Nzengue u vesh kuqezi



Shkëndija e Tetovës ka përforcuar repartin ofensiv me një nga golashënuesit më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Kuqezinjtë po zhvillojnë një afat kalimtar dimëror të fokusuar te futbollistët me përvojë dhe kontribut të menjëhershëm, njofton Telegrafi.
Anëtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës është Fahd Nzengue, i cili i bashkohet Shkëndijës si lojtar i lirë, pas shkëputjes së kontratës me Brera Strumicën. Sulmuesi nga Gaboni, në gjysmën e parë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, zhvilloi 16 ndeshje dhe realizoi tetë gola, duke u renditur mes realizatorëve më efikasë të kampionatit.
Nzengue ishte transferuar te Brera dimrin e kaluar, ndërsa edhe në edicionin paraprak në elitë kishte shënuar gjashtë gola, duke dëshmuar vazhdimësi në paraqitje dhe efikasitet.
Në karrierën e tij, Nzengue ka nisur nga Munana në Gabon, ndërsa sfida e parë evropiane për të ishte Tabor Sezhana në Slloveni. Më pas ka qenë pjesë edhe e Primorjes. Pas një periudhe pa klub, në shkurt të vitit të kaluar iu bashkua Brerës, ku riktheu formën e tij më të mirë dhe tani ka siguruar një transferim te kampioni i Maqedonisë.

Nzengue është përforcimi i dytë i Shkëndijës në këtë afat kalimtar dimëror, pas promovimit më herët të Drilon Islamit, i cili erdhi nga radhët e CFR Cluj. /Telegrafi/

Arsimi ndez motorët në Kroaci, cakton katër miqësore të forta



Skuadra e Arsimit nga Çegrani i Gostivarit ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« pĂ«rgatitjeve pĂ«r pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« sezonit nĂ« LigĂ«n e ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut. Skuadra nga Çegrani, qĂ« garon nĂ« elitĂ«n e futbollit vendor, nga sot ndodhet nĂ« Kroaci, ku do tĂ« zhvillojĂ« fazĂ«n e parĂ« pĂ«rgatitore e cila do tĂ« zgjasĂ« dhjetĂ« ditĂ«, njofton Telegrafi.

Nën udhëheqjen e trajnerit Vildan Saliu, ekipi përveç punës intensive në stërvitje, do të testohet edhe përmes katër ndeshjeve kontrolluese. Programi i deritanishëm parasheh përballje ndaj skuadrave kroate Sllaven Bellupo si dhe duelet kundër Vukovarit dhe Primorjes. Emri i kundërshtarit për ndeshjen e katërt pritet të bëhet i ditur së shpejti.

Paralelisht me përgatitjet, klubi po punon edhe në përforcimin e ekipit. Afati kalimtar dimëror ka sjellë një emër të njohur për mesfushën, Hogan Ukpa, futbollist nigerian me përvojë në kampionatin tonë, i cili për tre sezone ka mbrojtur ngjyrat e Struga Trim Lum.

Kujtojmë se Arsimi, si debutues në elitë, ka zhvilluar një gjysmësezon vjeshtor mjaft të suksesshëm, duke e mbyllur atë në vendin e pestë me 22 pikë dhe duke u konfirmuar si një nga befasitë më pozitive të kampionatit. /Telegrafi/

Shkëndija gjobitet nga UEFA për përdorim të piroteknikës



Shkëndija gjendet në bilancin e fundit të UEFA-s, paguan gjobë për përdorim të piroteknikës, njofton Telegrafi.

Ekipi i ShkĂ«ndijĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« bilancin mĂ« tĂ« fundit tĂ« UEFA-s, ku janĂ« shĂ«nuar klubet qĂ« kanĂ« marrĂ« sanksione nĂ« kupat evropiane dhe nĂ« ndeshjet kualifikuese nĂ« tĂ« gjitha garat nĂ«n ombrellĂ«n e “shtĂ«pisĂ« evropiane tĂ« futbollit”.

Për shkak të tifozëve të saj, ekipi nga Tetova do të paguajë një gjobë prej 1.500 eurosh në arkën e UEFA-s. Arsyetimi është përdorimi i piroteknikës në sektorin e mysafirëve. Po ashtu, një gjobë për piroteknikë kanë marrë edhe tifozët e Dritës, dhe klubi do të duhet të paguajë 3.750 euro.

Ndeshja mes Dritës dhe Shkëndijës përfundoi me rezultat 1-0 për ekipin vendas. Më parë, UEFA kishte gjobitur Shkëndijën me 20.000 euro, po ashtu për shkak të përdorimit të piroteknikës dhe mesazheve politike gjatë ndeshjes në Shkup. /Telegrafi/

Hogan Ukpa pĂ«rforcimi i parĂ« nĂ« dimĂ«r pĂ«r Arsimin e Çegranit



KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit, nĂ« sezonin e tij debutues nĂ« LigĂ«n e ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, prezanton pĂ«rforcimin e parĂ« pĂ«r afatin kalimtar tĂ« dimrit, njofton Telegrafi.

Klubi i Ligës së Parë nga Maqedonia e Veriut, KF Arsimi, ka prezantuar përforcimin e tij të parë për afatin kalimtar të dimrit, i njohur mirë për publikun e futbollit në Maqedoni.

Anëtar i ri i skuadrës është mesfushori 24-vjeçar Hogan Ukpa. Klubi i fundit i tij ishte Struga Trim Lum, me të cilën fitoi dy tituj kampionë. Më parë, ai ka luajtur për disa klube në Nigeri, si dhe në Letoni te Liepaja.

Pas ndarjes nga Struga Trim Lum në qershor të vitit të kaluar, Ukpa mbeti pa klub, ndërsa te Arsimi pritet të sjellë një shtysë të madhe në mesfushë.

Në gjysmën e sezonit debutues, Arsimi përfundoi në vendin e pestë të tabelës me 22 pikë, të grumbulluara nga gjashtë fitore dhe katër barazime. /Telegrafi/

“Shvercerat” me ultimatum pĂ«r pronarin e FC Shkupit



Pas krizĂ«s sĂ« thellĂ« qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« FC Shkupin dhe largimit tĂ« emrave kyç tĂ« klubit, pĂ«rfshirĂ« trajnerin Minas Osmani dhe kapitenin Suhel Muharemi, tĂ« cilĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r afro gjashtĂ« muaj nuk kanĂ« marrĂ« pagĂ«, situata ka kulmuar me njĂ« reagim tĂ« fortĂ« nga tifo grupi “Shvercerat”, njofton Telegrafi.

PĂ«rmes faqes zyrtare tĂ« klubit nĂ« Facebook, e cila tashmĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll nga tifozĂ«t, “Shvercerat” i janĂ« drejtuar publikisht pronarit tĂ« klubit, Jasin Konjali, duke e cilĂ«suar gjendjen aktuale si tĂ« papranueshme dhe tĂ« paqĂ«ndrueshme. Sipas tyre, FC Shkupi nuk mund tĂ« vazhdojĂ« mĂ« mes pasigurie, mungese pĂ«rgjegjĂ«sie dhe heshtjeje, duke theksuar se klubi nuk Ă«shtĂ« pronĂ« personale, por njĂ« vlerĂ« e pĂ«rbashkĂ«t e komunitetit sportiv.

KĂ«rkesa e tifozĂ«ve Ă«shtĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ«: dorĂ«zimi i menjĂ«hershĂ«m dhe zyrtar i klubit tek “Shvercerat”, pĂ«rmes tĂ« gjitha procedurave ligjore dhe administrative, pa asnjĂ« zvarritje tĂ« mĂ«tejshme.

Në njoftim shprehet mirënjohje e veçantë për drejtorin, stafin teknik dhe lojtarët vendas, të cilët për më shumë se gjashtë muaj kanë vazhduar të punojnë pa paga dhe pa siguri, duke mos e braktisur klubin në momentet më të vështira.

“Shvercerat” kanĂ« vendosur edhe njĂ« ultimatum pĂ«r pronarin e klubit, duke kĂ«rkuar qĂ« ai tĂ« paraqitet personalisht, tĂ« kryejĂ« transferimin e plotĂ« dhe tĂ« pakthyeshĂ«m tĂ« klubit, ta regjistrojĂ« atĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« tifo grupit dhe mĂ« pas tĂ« largohet pĂ«rfundimisht nga çdo rol apo ndikim nĂ« FC Shkupin.

Sipas tifozëve, ky hap është i domosdoshëm për rikthimin e stabilitetit, besimit dhe shpresës, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një reagim emocional, por për një qëndrim të qartë, të bashkuar dhe përfundimtar. E ardhmja e klubit, thuhet në fund të njoftimit, nuk mund të mbahet peng më. /Telegrafi/

Sedloski prezantoi zyrtarisht stafin e trajnerëve, Erhan Selimi ndihmës



Shtabi i ri profesional i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut po merr formë, Sedloski rrethohet me emra të dëshmuar të futbollit vendor, me synim stabilitetin dhe përparimin afatgjatë të ekipit, njofton Telegrafi.

NĂ« stafin profesional, si asistentĂ« tĂ« Sedlloskit, do tĂ« punojnĂ« Borçe Hristov, shef i shtabit profesional tĂ« KF Tikvesh dhe drejtor i QendrĂ«s pĂ«r Edukim, Erhan Selimi, i cili deri tani ishte pĂ«rzgjedhĂ«s i MaqedonisĂ« U19 si dhe Zoran Boshkovski – Çoko.

Pjesë e shtabit profesional do të jetë edhe ish-mbrojtësi i përfaqësueses Vançe Shikov, i cili ka regjistruar 58 paraqitje për Maqedoninë, ndërsa si trajner i portierëve është emëruar Gogo Jovçev.

Si video-analist i pĂ«rfaqĂ«sueses A Ă«shtĂ« angazhuar Martin Hristov, ndĂ«rsa pĂ«rzgjedhĂ«si Goce Sedlloski do ta bĂ«jĂ« tĂ« ditur mĂ« vonĂ« emrin e trajnerit pĂ«r pĂ«rgatitjes fizike qĂ« do t’i bashkohet shtabit profesional.

Me këtë përbërje, Sedloski po ndërton një ekip të përbërë nga profesionistë të dëshmuar, me qëllim të qartë stabilitetin, vazhdimësinë dhe përparimin e mëtejmë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Pas kapitenit, largohet edhe trajneri, Osmani jep dorëheqje nga Shkupi



Trajneri i FC Shkupit, Minas Osmani, ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me klubin, duke dhënë dorëheqje pas pesë viteve angazhim në ekipin e parë, njofton Telegrafi

Në njoftimin e tij publik, Osmani thekson se vendimi vjen pas një periudhe të gjatë sakrifice, përkushtimi dhe pune profesionale në kushte të vështira, duke përmendur edhe faktin se për më shumë se një vit nuk janë realizuar obligimet financiare ndaj tij.

Pavarësisht këtyre sfidave, Osmani shprehet se ka dhënë maksimumin për klubin, lojtarët dhe tifozët, duke e përfaqësuar FC Shkupin me korrektësi dhe ndershmëri profesionale.

Ai ka falĂ«nderuar bashkĂ«punĂ«torĂ«t, futbollistĂ«t dhe tifozĂ«t “Shvercerat” pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme gjatĂ« kĂ«tyre viteve, duke i uruar klubit suksese nĂ« vazhdim.

Kujtojmë se disa ditë më parë largimin nga FC Shkupi e ka bërë të ditur edhe kapiteni i skuadrës, Suhel Muharemi, ndërsa kjo situatë vjen në një periudhë krize të thelluar për ish-kampionin e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi.

Shkupi sezonin e ka mbyllur me vetĂ«m njĂ« pikĂ« tĂ« fituar nga 16 ndeshje tĂ« luajtura, ndĂ«rsa kryesia e klubit nĂ« asnjĂ« moment nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “e gjallĂ«â€ pĂ«r tĂ« dalĂ« qoftĂ« edhe me njĂ« njoftim publik lidhur me krizĂ«n e rĂ«ndĂ« qĂ« po kalon ky klub. /Telegrafi/

Goce Sedloski trajneri i ri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll



Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në seancën e mbajtur sot, ka marrë vendim për emërimin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar. Detyrën e selektorit do ta marrë Goce Sedloski, njofton Telegrafi.

Vendimi është marrë me propozim të Komitetit për Zgjedhjen e Trajnerit, i përbërë nga presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, drejtori i ekipeve kombëtare, Goran Pandev, kryetari i shërbimit të vëzhgimit, Nikolçe Noveski, anëtari i Bordit Drejtues, Agim Ibraimi, si dhe zëvendëspresidenti Marjan Stojkovski.

Goce Sedloski është një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit vendor. Ish-kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisës duke regjistruar 100 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola, duke u bërë futbollisti i parë që arrin shifrën e 100 ndeshjeve për përfaqësuesen.

Sedloski ka qenë më herët pjesë e stafit teknik të përfaqësueses. Në gusht të vitit 2012, ai e drejtoi Maqedoninë si ushtrues detyre në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në Shkup, e cila u fitua me rezultat 1:0.

Në karrierën e tij si trajner, Sedloski ka ushtruar detyrën e ndihmëstrajnerit dhe trajnerit të përkohshëm të Maqedonisë, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar Horizont Turnovon, Vardarin, Rigën në Letoni, Shiroki Brijegun në Bosnjë e Hercegovinë, ekipin e dytë të Dinamo Zagrebit në Kroaci, Shkupin, si dhe Vllazninë në Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij trajneriale, Sedloski ka fituar tre tituj kampioni: dy me Vardarin në sezonet 2015/16 dhe 2016/17, si dhe një me Shkupin në sezonin 2021/22. Në sezonin 2024/25, ai fitoi edhe Kupën me Vardarin.

Si futbollist, Sedloski ka ndërtuar karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Duke luajtur me Bratstvo Gorno Konjari dhe Pitu Guli Krushevë, për të vazhduar te Pobeda e Prilepit. Më pas, ai luajti për Hajdukun e Splitit dhe Dinamo Zagrebin. Karrierën e vazhdoi te Sheffield Wednesday në Angli, ndërsa përvojë ndërkombëtare fitoi edhe në Japoni me Vegalta Sendai, në Turqi me Diyarbakirspor dhe në Austri me Mattersburgun.

Promovimi zyrtar i Goce Sedloskit si trajner kryesor i pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« MaqedonisĂ« do tĂ« mbahet nesĂ«r (tĂ« martĂ«n), duke filluar nga ora 11:30, nĂ« hotelin “Hilton” nĂ« Shkup. /Telegrafi/

Fillon spastrimi te Bashkimi i Kumanovës, klubi ndahet me 9 lojtarë



Klubi i Futbollit Bashkimi nga Kumanova po përgatit një skuadër të re me një objektiv të vetëm, mbijetesën në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Klubi nga Kumanova u është falënderuar nëntë futbollistëve që ishin pjesë e ekipit gjatë gjysmësezonës vjeshtore. Ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në repartin ofensiv, pasi Bashkimi është ndarë nga plot pesë sulmues: Marko Simonovski, Oguzan Ajdogan, Flamur Xhelili, Abdulhadi Jahja dhe Nedim Haxhiq.

Nga mesfusha janë larguar Isa Adenkule dhe Habubulla Askar, ndërsa nga reparti defensiv skuadrën e kanë lënë Faruk Bihorac dhe Samet Rexhepi.


Në klub tashmë po planifikohen hapat e radhës sa i përket afrimit të emrave të rinj, me synimin për ta përforcuar ekipin për pjesën pranverore të kampionatit. Gjysmësezonën vjeshtore Bashkimi e mbylli në pozitën e gjashtë me 22 pikë, katër më shumë se Tikveshi i vendit të tetë. /Telegrafi/

❌