Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua



Shkurta Haxhiu u eliminua të premtën nga Big Brother VIP Kosova 4.

Kjo pasi dolën në nominim pesë banorë nga 'zarfi i zi' që erdhi në shtëpinë e famshme pas një incidenti që ndodhi në BBVK.

Aktivistja po vazhdon të shpreh pakënaqësi në lidhje me këtë, duke e quajtur të padrejtë.

E njëjta në një postim në rrjete sociale theksoi se nuk doli nga publiku, por nga produksioni.

"Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Por nuk i shpëtova 'zarfit të zi' nga produksioni. Atë e mbajtën brenda, ndërsa një njëri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua".

Sidoqoftë, po atë mbrëmje nga Big Brother u eliminua edhe Jasmin Kadriu. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Brikena: Meshkujt që kanë para shumë tradhtojnë, dua një të thjeshtë 'bukë kripë e zemër'



Modelja nga Kosova, Brikena Selmani, e cila është një nga banoret e Big Brother VIP Albania 5, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë, Brikena u shpreh se beson se shumica e meshkujve të pasur kanë tendencë të tradhtojnë.

“Unë mendoj që meshkujt që kanë shumë para, shumica mendoj që tradhtojnë", tha ajo.

Foto: TikTok

Ajo gjithashtu shtoi se dëshiron një partner të thjeshtë, “bukë e kripë e zemër”, një person me të cilin të ndihet mirë dhe të ketë një marrëdhënie të sinqertë.

Brikena, e cila është e njohur në Kosovë për karrierën e saj si modele, po e shfrytëzon pjesëmarrjen në Big Brother për të treguar më shumë nga personaliteti i saj dhe për të hapur diskutime mbi tematikat që lidhen me marrëdhëniet dhe jetën personale.

Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga fansat, të cilët komentojnë mbi preferencat dhe bindjet e saj për dashurinë dhe partneritetin.

E njëjta ka treguar se është e hapur për të diskutuar çështje personale dhe preferenca të saj, duke i bërë momentet e saj në shtëpi më tërheqëse për audiencën. /Telegrafi/

Armela flet me Malin për raportin e tij me babanë: Jepi një mundësi, nuk i dihet çfarë ka kaluar



Mal Retkoceri, konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, vendosi të mos takohet me babanë e tij në atë format, megjithëse nuk kishin pasur kontakt për shtatë vite.

Ky moment u bë pjesë e bisedave të tij me konkurrentët në oborr, ku u diskutua edhe mundësia e pajtimit.

Gjatë një bisedë me Armela Hysenin, ajo e inkurajoi të jepte një shans, duke sugjeruar se pas kaq shumë viteve, babai mund të ketë reflektuar dhe ndryshuar.

Foto: Instagram

“Kur të dalësh, jepi një mundësi. Mbase ka reflektuar, nuk i dihet kurrë. Disa njerëz i pjek eksperiencat në jetë”, tha ajo.

Armela gjithashtu shtoi: “Nuk i dihet kurrë çfarë ka kaluar këto vite që nuk keni pasur kontakt. Nuk të bëhet kush nënë e babë".

Megjithatë, Mal mbeti i vendosur në vendimin e tij, duke treguar se marrëdhënia e tij me babanë është komplekse dhe se nuk është gati të ristartojë një lidhje familjare në këtë moment.

Vendimi i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime të shumta. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Pse po rren, gruaja plakë 40 vjet”, Labinot Rexha me fjalë të rënda kundrejt Fjolla Morinës



Një debat i ashpër ka nisur mes Labinot Rexhës dhe Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4.

Në tension e sipër ishte Labi i cili i drejtohet banores duke e akuzuar se po gënjen.

“Pse po rren, gruaja plakë 40 vjet”, i thotë Labi - Fjollës.

Foto: YouTube

"Unë nuk rrej, rren ti, rrenci je ti. Më lër rehat thashë", ia ktheu në anën tjetër këngëtarja.

Kjo nisi derisa po bënin punët e shtëpisë, ku artistja ndodhej në kuzhinë duke larë enët.

Ata kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin që nga fillimi, që në momentin kur Fjolla hyri në shtëpi.

E njëjta nga ana tjetër shquhet për temperamentin dhe atë se është e drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Tezja për raportin e Selin me Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar



Tezja e Selin Bollatit ka qenë së fundmi e ftuar në "Big Brother VIP Fan Club", ku ka folur për të dhe këto ditë të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka komentuar raportin me Armir Shahinin, pas një sfide që kishin, për të ndarë shtratin bashkë.

E njëjta flet në emër të familjes duke thënë se ajo është e zgjuar dhe e di se si të veproj në secilin rast.

Foto: YouTube

"Situata mund të quhet ulje-ngritje, Prime i parë ishte shumë ndikues, një ide që jo ashtu siç u mor. Selin është nisur pa asnjë lloj plani, nuk di të ec me laps dhe letër, një vajzë e çiltër, shumë besnike. Kjo është një lojë. Nuk ishte zgjedhja e saj. Për këtë më vjen keq", u shpreh ajo.

Tezja e Selin ka folur edhe për atë nëse mund të ketë diçka më shumë me Mirin.

"Selin është rritur nga një familje shumë e madhe, me dashuri shumë të madhe. Prindërit e Selin i kanë falur dashuri shumë të madhe. Kategorikisht unë jam këtu për të mohuar dhe për të shuar disa zëra sepse kjo është një gjë, duke e njohur, është një gjë që duhet të shuhet. Mosha e babait të Selin është 47 vite dhe kurrsesi nuk jemi të rritur në atë frymë", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Nuk mundet Selin të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar që gëzon familje të shëndetshme. Kjo duhet të ndalohet si gjë". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vitet e fundit të Brigitte Bardot: Shëndeti i rënduar, depresioni dhe humbjet e mëdha



Legjenda e kinemasë franceze dhe aktivistja, Brigitte Bardot, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, pas një periudhe të gjatë me probleme serioze shëndetësore.

Javët e fundit të jetës së saj kanë qenë veçanërisht të vështira, të shoqëruara me qëndrime në klinika private dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në fillim të tetorit, Bardot u kthye në shtëpinë e saj në Saint-Tropez, por diagnoza nuk u bë kurrë publike.

Brigitte Bardot

Më vonë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ajo u shtrua sërish në një klinikë private në Toulon.

Gjatë kësaj periudhe, ajo u detyrua të përgënjeshtrojë thashethemet për vdekjen e saj, të përhapura gabimisht në rrjetet sociale.

Bardot kishte prej kohësh probleme me frymëmarrjen, gjë që kishte sjellë edhe ndërhyrje urgjente mjekësore në të kaluarën.

Përveç problemeve fizike, ajo zbuloi në një dokumentar të publikuar këtë vit se gjatë gjithë jetës kishte luftuar me depresion të rëndë, madje edhe në kulmin e famës, duke pranuar se trishtimi e shoqëroi deri në fund.

- YouTube www.youtube.com

Ngushëllimin më të madh Bardot e gjente te kafshët dhe angazhimi për mbrojtjen e tyre, duke theksuar shpesh se ndihej më afër kafshëve sesa njerëzve.

Muajt e fundit të jetës së saj u shënuan edhe nga humbje personale të dhimbshme, përfshirë vdekjen e një miku të ngushtë dhe të ish-bashkëshortit, me të cilin kishte një djalë. /Telegrafi/

Edi thotë se Big Brother i Kosovës është më i miri nga të gjithë



Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj, zhvilluan një bisedë rreth formatit të Big Brother dhe krahasimeve mes tyre.

Ata folën për fillimet e programit dhe për mënyrën se si ka evoluar në vende të ndryshme.

Gjatë diskutimit, Edi theksoi se sipas tij, më i miri nga të gjithë Big Brother është ai i Kosovës.

Foto: Instagram

“Unë besoj që Big Brother më të mirin e kemi ne, ne në Kosovë. Sa surpriza bëhet", tha ai.

Shikuesit gjithashtu kanë reaguar me komente dhe diskutime në rrjetet sociale për këtë krahasim.

Edi ndërkaq ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar të këtij reality shou, por qëndroi për vetëm dy javë.

Në të kaluarin fitues u shpall boksieri nga Drenica, Drilon Rama. /Telegrafi/

Violeta Kukaj thotë dy fjalë për Malin pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5



Djali i këngëtares së njohur Violeta Kukaj, Mal Retkoceri, ka bërë hapin e tij të madh dhe është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 5.

Lajmi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta edhe nga fansat, të cilët mezi presin të ndjekin lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Kukaj nuk ka kursyer mbështetjen për të birin.

Foto: TikTok

Në një video të shpërndarë në TikTok, ajo i ka uruar suksese në këtë rrugëtim.

“Suksese djali im, Mal", ka thënë ajo.

Shikuesit tashmë janë kuriozë të shohin sesi ai do të përballojë sfidat dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Ndërkaq, Mali duket premtues këtë edicion, një karakter tejet interesant brenda shtëpisë. /Telegrafi/

@violetekukaj Suksese Djali jem @MAL 👑❤️rrugetimi yt ne BIG BROTHER ALBANIA VIP 🤗 #mal #malbigbrother #bigbrotheralbaniavip #@Top Channel - Big Brother Vip ♬ CMENDUR - MAL

I jepet lamtumira e fundit Shemit



I është dhënë lamtumira e fundit Shemsi Krasniqit – Shemit, këngëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”.

Artisti shqiptar ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti artistik.

Ceremonia mortore u mbajt në Prishtinë, ku të pranishëm ishin familjarë, kolegë nga bota e muzikës, si dhe admirues të shumtë të veprës së tij, të cilët erdhën për t’i dhënë nderimet e fundit artistit që për vite me radhë kontribuoi në skenën muzikore shqiptare.

Foto: Prive nga Liberta Spahiu

Shemi do të kujtohet si një artist i përkushtuar dhe pjesë e pandashme e grupit “Ilirët”, i cili la gjurmë të rëndësishme në historinë e muzikës shqipe.

Trashëgimia e tij artistike do të vazhdojë të jetojë përmes këngëve dhe kujtimeve që la pas.

Foto: Prive nga Liberta Spahiu

I njëjti vdiq në moshën 64-vjeçare, gjersa siç u tha pësoi sulm në zemër.

Krasniqi duhet theksuar se të hënën u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/

Labi me deklaratë të fortë për Kushtrimin: Ia ka ngacmuar motrën dasmorit, e kanë rrahur



Një tjetër moment tensioni ka ndodhur së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze.

Konflikti u shkaktua nga një përplasja verbale që lidhej me ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi.

Rexha pretendoi se Kushtrimi kishte qenë i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.

Foto: Instagram

Pas kësaj deklarate, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po i tregonte gjërat e veta.

“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.

Foto: Instagram

“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.

Ky incident tregon qartë se konflikte të tilla nuk janë të pazakonta në reality shou, ku emocionet shpesh çojnë në debate të hapura dhe dramatike. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Ishte shumë rëndë", Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës



Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.

“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek", tha Haxhiu.

Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.

Foto: YouTube

“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.

Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.

"Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë", shtoi në vazhdim.

Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Farë e fëlliqur", Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK



Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda shtëpisë.

Gjatë një debati me konkurrentët, Fjolla u shpreh me tone të larta dhe të nervozuara, duke kritikuar ashpër sjelljen e banorëve të tjerë.

"Asnjëri nuk janë në gjendje me u ul, me i dhënë pozitivitet njëri-tjetrit, me i dhënë kurajo, me i dhënë dinjitet, forcë, çka jeni ju bre, çka jeni ju. Farë e fëlliqur", tha ajo.

Foto: YouTube

Pas këtij shpërthimi, ajo u tërhoq në dhomën e gjumit, ku u pa qartë duke qarë dhe duke përjetuar emocione të forta.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë Fjollën sërish një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni.

Foto: YouTube

Ky është vetëm një nga episodet e shumta ku Fjolla ka treguar shpërthime emocionale dhe tensione të forta, duke bërë që publiku të ndjekë me interes çdo lëvizje të saj brenda Big Brother VIP 5.

E njëjta ka pasur disa raste ku është përfshirë në debate me të tjerët, marrë parasysh stilin e saj të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9



Armela Hyseni është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijëria e saj ka qenë sa e bukur, aq edhe e vështirë.

Armela është rritur në Laprakë, në një familje modeste, së bashku me nënën dhe motrën, ku kushtet ekonomike nuk kanë qenë të lehta.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, siç është shprehur edhe vetë, familja e saj ka bërë gjithmonë të pamundurën që ajo të mos ndiente mungesa dhe të rritej me dashuri e përkujdesje.

Për publikun, Armela nuk është një emër i panjohur.

Armela Hyseni

Ajo ka qenë pjesë e Big Brother Albania, në edicionin e nëntë, ku u bë e njohur për karakterin e saj dhe praninë në lojë.

Krahasuar me atë periudhë, sot Armela shfaqet dukshëm ndryshe, veçanërisht në pamje, duke reflektuar një transformim të madh ndër vite.

Armela Hyseni

Transformimi i saj ka ngjallur komente të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë vënë re evoluimin e saj si në stil, ashtu edhe në vetëbesim.

Rikthimi i Armelës në formatin e Big Brother, këtë herë në versionin VIP, pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pozicionohet ajo në lojë dhe çfarë surprizash do t’i rezervojë publikut këtë herë. /Telegrafi/

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”



Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga ndarja nga jeta e Shemsi Krasniqit - Shemit, anëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”, një emër i rëndësishëm që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës, ku familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës së tij do t’i japin lamtumirën e fundit.

Shemi u bë i njohur si pjesë e grupit “Ilirët”, një prej formacioneve më të dashura për publikun, që për vite me radhë kontribuoi në pasurimin e skenës muzikore shqiptare me këngë të paharruara dhe interpretime që u kthyen në identitet për disa breza.

Pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, reagime të shumta kanë ardhur nga artistë, figura publike dhe fansa, të cilët e kanë kujtuar Krasniqin si një njeri të thjeshtë, artist të përkushtuar dhe bashkëpunëtor të respektuar.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në muzikën shqiptare, ndërsa kujtimi dhe kontributi i Shemit do të jetojnë përmes këngëve dhe trashëgimisë artistike që ai la pas.

I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë të hënën në mesditë.

Për rikujtim, Shemi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. /Telegrafi/

"Nuk më palon askush mua", përplasje sërish mes Fjollës dhe Labit



Debatet mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës duket se nuk kanë të ndalur.

Përplasjet verbale mes dyshes kanë qenë të shpeshta, ndërsa tensionet janë rritur nga dita në ditë.

Së fundmi, situata ka dalë jashtë kontrollit kur Labi i kërkoi këngëtares të mos fliste më, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Fjollës.

Foto: Instagram

Ajo u shpreh me tone të forta duke deklaruar: “Nuk ka bir nëne që më palon, veç i lumi Allah”.

Artistja vijoi më tej duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga shtëpia, pavarësisht tensioneve dhe debateve të vazhdueshme.

Foto: Instagram

Sipas saj, largimi do të ndodhë vetëm nëse i kërkohet nga “Vëllai i Madh”, duke e bërë të qartë se nuk do të dorëzohet përballë presionit të askujt tjetër.

Gjatë ditëve të fundit, Morina ka pasur shpërthime të shumta emocionale, duke u përfshirë në debate të forta edhe me banorë të tjerë. /Telegrafi/

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?



Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet për një krisje në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe drejtueses së Top Channel, Sara Hoxha.

Edhe pse çifti nuk ka reaguar publikisht, disa detaje kanë shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.

Së fundmi, vëmendja e publikut është përqendruar te një element i vogël, por domethënës: unaza e martesës.

Foto: YouTube

Në edicionet e kaluara të Big Brother VIP, Liço është shfaqur me unazë në dorë, ndërsa këtë sezon ajo mungon, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta.

Dyshja kanë tre fëmijë së bashku dhe prej muajsh janë vënë re edhe mungesa e postimeve të përbashkëta apo paraqitjeve publike si çift.

Foto: YouTube

Megjithatë, as Ledioni dhe as Sara Hoxha nuk kanë konfirmuar apo mohuar zërat për ndarje.

Ndërkohë, Ledioni po vijon normalisht angazhimin e tij si moderator i Big Brother VIP, duke ruajtur diskrecion të plotë për jetën personale. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Ledioni dhe Sara

Toney feston ditëlindjen në shtëpinë e Big Brother - refuzohet nga Benita gjatë ndejës



Toney ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 4.

Atij i është organizuar një festë me muzikë nga 'Vëllai i Madh' në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Megjithatë, Benita Zena gjatë kësaj mbrëmjeje nuk i qëndroi afër, pavarësisht raportit që kanë krijuar.

E njëjta siç shihet ka bërë një distancim që ia kërkoi e ëma, në spektaklin e së hënës.

Ajo i tha që të largohet nga Toney pasi ka hyrë vetë dhe se është mirë të dalë e vetme.

Mes tjerash, i kërkoi edhe që ta lërë BBVK meqë kishte probleme dhe nuk ndjehej mirë.

Toney për ditëlindje mori edhe një letër nga dy fëmijët e tij. /Telegrafi/

"Unë ia di profesionin Bias", Eduard Kuçi flet për raportin e krijuar me të



Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj kanë folur për situatën me banorit dhe Bia Khalifës.

Kohëve të fundit dyshja janë parë tejet të afërt dhe në momente shumë intime me njëri-tjetrin.

Edi ia përmendi Elijonës edhe profesionin e Bias, që për të, konsiderohet si problem.

Foto: YouTube

“Ne ia dimë profesionin Bias, edhe ajo me sinjale e gjeste… të gjithë banorëve i thoshte që ka nevojë, dhe askush se ka pasur guximin ose pavarësisht për çka, unë e kam bë, e kam ndje e kam bë, punë e madhe".

Tutje theksoi: "Me vetë-dëshirë ka ardhur. Nëse unë e kisha bo çka po thotë ajo, unë do të isha [në pranga]. Por ne jemi veç shokë”.

“Ne thjesht kemi pasur pëlqim fizik, e pranoj”, theksoi mes tjerash.

Pavarësisht kësaj, skenat e tyre janë komentuar me të madhe në rrjete sociale, e madje u akuzuan edhe për më shumë se kaq. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mentor Haziri kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother



Këngëtari nga Ferizaj, Mentor Haziri, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai u largua nga Big Brother VIP vetëm një ditë pas nisjes së këtij spektakli, më 18 nëntor.

Kjo për shkak të disa arsyeve personale, që kishin të bënin me jetën e tij jashtë.

Foto: Facebook

Rikthimi i tij është pritur mirë nga banorët, ku u pa duke u përqafuar me të gjithë.

Nuk dihet nëse artisti do t'i bashkohet sërish formatit apo ka hyrë vetëm për të zgjuar kureshtje.

Megjithatë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të jetë ky rrugëtim i ri për të.

Së fundmi në shtëpi është kthyer edhe Toney, i cili u eliminua nga BBVK të premten. /Telegrafi/

Shemi varroset të mërkurën



Shemsi Krasniqi - Shemi ka ndërruar jetë ditën e djeshme (e hënë) në moshën 64-vjeçare.

Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, ku u tha se pësoi një sulm në zemër.

I njëjti ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik, fansat por edhe te miqtë e tij të ngushtë.

Artisti Gold AG ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën (24 dhjetor).

"Kolegë e dashamirë, varrimi i Shemit bëhet nesër me 24 Dhjetor , në ora 14:00 me namazin e Ikindisë në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) Prishtinë", ka shkruar ai.

Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt dhe jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë. /Telegrafi/

❌