OEGJK propozon agjendë strategjike për zhvillimin ekonomik të Kosovës në vitin 2026

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK / KDWV) ka riafirmuar përkushtimin e saj për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, duke prezantuar një paketë rekomandimesh strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë vitit 2026.
OEGJK bën të ditur se, përmes rrjetit të saj prej mbi 200 kompanish anëtare, këshillon, mbështet dhe përfaqëson interesat e kompanive gjermane që operojnë ose synojnë të operojnë në Kosovë, si dhe kompanive kosovare që bashkëpunojnë me tregun gjerman, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe duke promovuar investime të reja.
Sipas Odës, prioritet kryesor mbetet rritja ekonomike, integrimi evropian dhe përmirësimi i klimës së biznesit në Kosovë. Në këtë kuadër, OEGJK ka identifikuar disa shtylla kryesore strategjike për vitin 2026, të bazuara në kërkesat e anëtarëve, bashkëbisedimet me investitorë gjermanë dhe përvojën praktike në ekonominë kosovare.
NĂ« fushĂ«n e promovimit tĂ« tregtisĂ«, investimeve dhe diplomacisĂ« ekonomike, OEGJK rekomandon krijimin e mekanizmave tĂ« dedikuar investivĂ«, pĂ«rfshirĂ« fonde tĂ« specializuara dhe instrumente financiare tĂ« garantuara nga shteti, si dhe themelimin e njĂ« âOne-Stop Shopâ pĂ«r investitorĂ«t strategjikĂ«. Fokus i veçantĂ« kĂ«rkohet nĂ« sektorĂ« si ICT, BPO, energjia e ripĂ«rtĂ«ritshme dhe industria kreative.
Në aspektin e diplomacisë ekonomike, Oda thekson rëndësinë e forcimit të rolit ekonomik të ambasadave të Kosovës, emërimit të atasheve ekonomikë dhe përfshirjes aktive të diasporës, veçanërisht në vendet e Bashkimit Evropian, për rritjen e eksporteve dhe investimeve.
Sa i përket klimës së biznesit dhe digjitalizimit, OEGJK vlerëson si jetike integrimin e Kosovës në marrëveshjet ndërkombëtare të transportit, lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare dhe avancimin e sovranitetit digjital përmes sigurimit të domenit të nivelit të lartë (TLD) për Kosovën.
Në kuadër të reformave administrative dhe infrastrukturës ekonomike, Oda propozon uljen e barrës administrative për bizneset, digjitalizimin e procedurave doganore, përmirësimin e logjistikës dhe rifunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, si parakusht për dialog social funksional dhe integrim evropian.
Në fushën e arsimit dhe tregut të punës, OEGJK thekson nevojën urgjente për zhvillimin e arsimit profesional dhe zgjerimin e sistemit dual, duke u bazuar në përvojën gjermane, për të përgatitur fuqi punëtore të kualifikuar dhe për të reduktuar migrimin e të rinjve.
Në fund, Oda nënvizon rëndësinë e dialogut publiko-privat, duke kërkuar përfshirje më të hershme dhe të strukturuar të sektorit privat në hartimin e legjislacionit ekonomik, si mënyrë për rritjen e cilësisë së politikave publike dhe besimit të investitorëve.
OEGJK vlerĂ«son se zbatimi i kĂ«tyre rekomandimeve do tĂ« kontribuonte drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« ekonomisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« forcimin e partneritetit strategjik KosovĂ«âGjermani./Telegrafi/






































