Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Europa finalizon garancitë e sigurisë për Ukrainën/ Shala: Përçarja e Europës, fitore për Putin

Profesor i shkencave të sigurisë Xhavit Shala ka deklaruar se marrja e përgjegjësive individuale nga disa shtete europiane për sigurinë e Ukrainës vjen si pasojë e mungesës së një vendimi në rang NATO-je dhe e sfidave historike me Rusinë.

Ai theksoi se një përçarje e Europës do të ishte fitore për Putinin, duke nënvizuar se aktualisht po vihet re një ndryshim strategjik i pozicionit amerikan.

“Fakti që kanë marrë përsipër dy shtete kryesore, që kanë përgjegjësi për sigurinë e Europës, dhe nuk u mor një vendim në rang NATO-je, do të kishte probleme, sepse do të miratohej në parlamentin e secilit shtet. Shtetet kanë marrë përgjegjësi individuale sepse e ndjejnë veten të rëndësishme për sigurinë e Europës, kanë edhe background historik dhe kanë pasur probleme me Rusinë.

Nëse Europa do të përçahej, do të ishte fitore e Putinit. E rëndësishme është që ka një ndryshim strategjik të pozicionit amerikan.”  / abcnews.al /

Nëse bie NATO, çfarë ndodh me BE-në?/ Beqa: Europa nuk është faktor në fushën e sigurisë. Bimo: Reformimi i Europës, i pamundur

Pedagogu i politikës ndërkombëtare, Mentor Beqa ka deklaruar se SHBA po largohet nga Europa dhe vepron vetëm për interesat e veta, ndërsa Europa duhet të krijojë autonomi strategjike ose do të ketë peshë të papërfillshme ndërkombëtare. Ai shtoi se mungesa e lidershipit e fut kontinentin në krizë politike, dhe pa BE-në Europa nuk është faktor në siguri. Beqa paralajmëroi gjithashtu se në rast se bie NATO, vendet europiane do të duhet të mbrojnë veten përmes sistemit të vetëmbrojtjes.

“SHBA po largohet nga Europa dhe po vepron vetëm për interesat e veta, dhe më pas për aleatët që i shërbejnë. Europa ose krijon autonomi strategjike – politike, e përbashkët ushtarake dhe e jashtme – ose ruan status quo-në dhe do të ketë peshë të papërfillshme ndërkombëtare. Ata që duhet të marrin vendime duhet të zgjidhin problemet politike dhe ekonomike. Unë e shoh të vështirë bashkimin e vendeve.

Europa futet në një krizë politike nga e cila nuk del dot për shkak të mungesës së lidershipit. Pa BE-në, Europa nuk është faktor në fushën e sigurisë. Nëse bie NATO, kthehemi tek sistemi i vetëmbrojtjes dhe aftësia për të mbrojtur veten.”

Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se Europa ka të pamundur të reformohet dhe e ardhmja e saj do të jetë një vdekje e ngadaltë, një fakt që përjetohet çdo ditë.

“Europa ka të pamundur të reformohet, dhe ajo që do të vijë do të jetë një vdekje e ngadaltë – një fakt që e përjetojmë çdo ditë.”  / abcnews.al /

Beqa: SHBA po rrit presionin për të arritur një marrëveshje për Groenlandën/ Bimo: Me ardhjen e Trump, NATO nuk po kryen detyrat e saj

Pedagogu i politikës ndërkombëtare, Mentor Beqa, ka deklaruar se Trump dhe administrata e tij po rrisin presionin për të arritur një marrëveshje me Danimarkën, një marrëveshje të ndërmjetme. Sipas tij, kjo marrëveshje do t’i siguronte ShBA-së kontroll ushtarak mbi Groenlandën, por duhet të bien dakord edhe Danimarka dhe banorët e Groenlandës.

“Unë besoj që Trump dhe administrata e tij po rrisin presionin që të gjejnë një marrëveshje me Danimarkën, një marrëveshje të ndërmjetme. Një marrëveshje ku SHBA-ja të ketë kontroll ushtarak mbi Groenlandën. Duhet të bien dakord Danimarka dhe banorët e Groenlandës. Jemi në fazën e rritjes së presionit të ShBA-së, që nuk do t’i përjashtojë ata nga ndërhyrje ushtarake.”

Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se me ardhjen e Trump në pushtet, NATO nuk ka ekzekutuar më plotësisht detyrat e saj. Ai shtoi se amerikanët nuk do të futen në luftë për një shtet tjetër dhe se kostoja e konfliktit në Ukrainë po përballohet nga europianët.

“NATO është neni 5, dhe që me ardhjen e Trump në pushtet, NATO ka pushuar së ekzekutuari. Të futen amerikanët në luftë për një shtet tjetër nuk ndodh. Rritja e buxhetit per mbrojtjen u be që kostoja e luftës në Ukraine duhet të përballohet nga europianet, që Trump të fitojë më shumë para, dhe të gjitha paratë që do të shkojnë për prodhimin e armëve.”

“Shqetësimi i amerikanëve, rusët dhe gjermanët”, Diplomati: Civilizimi amerikan po shkon drejt shuarjes

Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se shqetësimi i Shteteve të Bashkuara për Groenlandën lidhet më shumë me sigurinë si dhe me ndikimin e Rusisë dhe Gjermanisë sesa me vetë territorin. Ai shtoi se Perëndimi po përballet me kriza të mëdha dhe sfida për lirinë e shtypit. Bimo paralajmëroi se civilizimi amerikan po shkon drejt shuarjes.

“A duhet ta marrë Groenlanda për çështje sigurie? Unë do të thoja se Amerika duhet ta marrë parasysh këtë. Shtete të vogla si Shqipëria duhet të jenë të shqetësuara për këtë situatë. Nuk mund të tolerohet shkelja e ligjit deri në këtë pikë.

SHBA-ja janë vasalë saqë do të kishin mundur të hynin në bisedime me Putinin për të zgjidhur çështjet europiane. Shqetësimi i amerikanëve nuk është Groenlanda, por janë rusët dhe gjermanët.

Civilizimi amerikan duket se po shkon drejt shuarjes. Në Evropë nuk ka pasur ndonjëherë situatë të tillë me lirinë e shtypit. Në Austri njerëzit janë të nervozuar për të drejtën e fjalës. Perëndimi vuan nga kriza më e madhe sepse po përpiqet të zgjidhë problemet jo përmes civilizimit.”  / abcnews.al /

Ankand rekord i qershive në Japoni, një kuti shitet për rreth 10,000 euro

Një rekord i ri u vendos për qershitë e çmuara japoneze “Sato Nishiki” nga prefektura verilindore e Yamagatës, kur një kuti u shit për 1.8 milionë jen në tregun Toyosu, ekuivalente me afërsisht 9,850 euro.

Kjo është 140 euro për copë. Në qytetin e Tendos, zemra e prodhimit kombëtar të qershive, një kuti tjetër me 68 fruta u shit për 1.55 milionë jen, një rekord i ri lokal.

Këto qershi shiten në ankande që nuk përfaqësojnë çmimin mesatar të konsumatorit, por shërbejnë si një matës i prestigjit të këtyre produkteve të shkëlqyera. Frutat, të cilat do të shiten në internet, janë të destinuara për një treg të specializuar të ndjeshëm ndaj cilësisë së lartë dhe përfaqësojnë simbolin e luksit që karakterizon këto produkte në Japoni. “Këtë vit, menaxhimi ka qenë veçanërisht sfidues për shkak të motit të paqëndrueshëm. Ne duam të bëjmë çmos për të ofruar një produkt që i kënaq klientët tanë”, tha Kenichi Mannen, zëvendësmenaxher i shitjeve të Ja Tendo Foods, fermës që fitoi ankandin lokal.

Kultivim i detyruar Debutimi i tyre në treg erdhi më herët se periudha tradicionale e pjekjes, e cila zakonisht ndodh në fillim të verës, falë një teknike kultivimi të quajtur “e detyruar”. Siç shpjegojnë mediat lokale, kjo teknikë alternon një periudhë ftohjeje të pemëve, duke simuluar dimrin, e ndjekur nga rritja e mbrojtur e frutave në një serë.

Uji hyn në 800 banesa/ Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Konvaleshencë

Sapo ka përfunduar mbledhja në Shtabin e Emergjencave në Durrës, ku të pranishëm ishin ministri Vengu, kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, dhe prefekti i qarkut. Mbi 800 banesa në Durrës janë përmbytur, ndërsa ministri Vengu tha se ka nisur verifikimi i bilancit të dëmeve të shkaktuara. Ndërkohë, të dyja konvaleshencat janë të hapura për të akomoduar qytetarët e evakuuar.

Në Durrës, situata mbetet problematike, me zonat Shkozet, Spitallë dhe ish-Këneta si më të prekura. Në këto tri zona ka prani të madhe të ujit, ndërsa motorpompat po punojnë për largimin e ujërave, të cilat kanë bllokuar edhe qarkullimin rrugor. Në pjesën tjetër të qytetit situata paraqitet më e qetë.

Nga Bashkia e Durrësit po punohet me intensitet të lartë, por në Durrës kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu. Mbi të gjitha, është thelbësore që të dy hidrovoret të jenë në funksion dhe të vijojë furnizimi me energji elektrike.

Nga Groenlanda te Irani e Meksika, cilat vende do të jenë objektivat e radhës së Trump pas Venezuelës

Mandati i dytë i Presidentit amerikan Donald Trump po merr formë të qartë përmes ambicieve të tij në politikën e jashtme.

Pas operacionit spektakolar në Venezuelë, ku forcat amerikane kapën presidentin Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij në Karakas, vëmendja është përqendruar te vendet e tjera që mund të jenë në shënjestër të Uashingtonit

Gjatë deklaratave të fundit, Trump i është rikthyer Doktrinës Monroe të vitit 1823, të cilën e ka riemërtuar si “Doktrina Donroe”, duke theksuar epërsinë e SHBA-ve në hemisferën perëndimore. Paralajmërimet e tij kanë përfshirë disa shtete kyçe.

Groenlanda

Trump ka deklaruar se SHBA-të “kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare”, duke përmendur praninë ruse dhe kineze në rajon. Ishulli arktik, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, është i pasur me minerale të rralla dhe ka rëndësi strategjike për rrugët e ardhshme tregtare në Arktik. Kryeministri i Groenlandës i ka cilësuar këto pretendime si “fantazi” dhe ka kërkuar respektim të ligjit ndërkombëtar.

Kolumbia

Menjëherë pas operacionit në Venezuelë, Trump ka kërcënuar presidentin kolumbian Gustavo Petro, duke e akuzuar se po lejon lulëzimin e karteleve të drogës. SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Kolumbisë dhe Trump ka lënë të hapur mundësinë e një operacioni amerikan, pavarësisht se historikisht Kolumbia ka qenë aleate e ngushtë e Uashingtonit në luftën kundër trafikut të drogës.

Irani

Edhe pse jashtë hemisferës perëndimore, Irani mbetet në fokusin e Trump. Ai ka paralajmëruar se SHBA-të do të reagojnë ashpër nëse autoritetet iraniane shtypin protestat masive antiqeveritare. Irani ka qenë gjithashtu në qendër të tensioneve pas goditjeve ndaj objekteve bërthamore dhe konfliktit të fundit Izrael–Iran.

Meksika

Meksika vazhdon të jetë një nga temat kryesore për Trump, i cili akuzon autoritetet meksikane se nuk po ndalin trafikun e drogës dhe emigracionin e paligjshëm. Ai ka deklaruar se “diçka duhet bërë”, ndërsa presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka përjashtuar çdo ndërhyrje ushtarake amerikane në territorin e vendit të saj.

Kuba

Trump ka sugjeruar se Kuba është “pranë rënies” dhe se ndërhyrja ushtarake nuk është e nevojshme. Sipas tij, vendi po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, veçanërisht për shkak të varësisë nga nafta venezueliane. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar autoritetet kubane se duhet t’i marrin seriozisht deklaratat e presidentit amerikan.

Hetim pasuror për Osmanin/ Haliti: Verifikimi nuk ka lidhje me ambicien politike të Presidentes

Njësia Antikorrupsion në Kosovë ka nisur hetimin e pasurisë së presidentes Vjosa Osmani. Hetimi ka filluar pas evidentimit të dallimeve në deklarimet vjetore të pasurisë së kreut të shtetit, si dhe pas blerjes së një banese të shtrenjtë në Prishtinë. Ky hetim nis vetëm pak ditë pasi ajo ushtroi presion për rizgjedhje dhe për rikthim në politikë.

Redaktorja e ATV-së, Albina Haliti, ka deklaruar se blerja e një shtëpie nga presidentja Vjosa Osmani në një lagje luksoze të Prishtinës nuk ka lidhje me ambiciet e saj politike, të cilat kanë qenë të njohura për partitë dhe mediat që nga viti i kaluar. Sipas Halitit, për rizgjedhje Osmanit i nevojiten mbi 80 vota, të cilat nuk mund t’i sigurojë pa mbështetjen e partive opozitare si PDK ose LDK.

“Presidentja ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze të Prishtinës. Verifikimi nuk ka lidhje me ambiciet politike të presidentes. Partitë politike dhe mediat i kanë ditur ambiciet e Osmanit që nga viti i kaluar, kur ajo i bëri të qarta dhe kërkoi mbështetje për një mandat të dytë.

Ajo ka qenë shumë më e hapur dhe ka pritur që Vetëvendosje të kërkojë vota për një mandat tjetër, por kjo u bë e qartë nga Kurti, i cili tha se nuk mund të kërkonte një mandat me partitë e tjera për të. Osmani ka nisur përpjekjet e saj politike, por për t’u rizgjedhur i duhen mbi 80 vota, të cilat nuk mund t’i sigurojë e vetme pa mbështetjen e dy partive opozitare, si PDK ose LDK.”

Përmbytjet në Kosovë/ Pacarizi: Të evakuuara 6 familje. Masa për furnizim me ujë të pijshëm

Drejtori për Informim i Komunës së Malishevës, Artan Pacarizi, ka bërë të ditur se uji ka depërtuar në disa shtëpi, duke detyruar evakuimin e gjashtë familjeve. Ai tha se gjendja aktualisht është e rënduar, por nën kontroll, ndërsa niveli i ujit ka rënë dhe nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve.

Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ndërmarrë masa për furnizim me ujë të pijshëm.

“Uji ka depërtuar në disa shtëpi, ku disa banorë janë evakuuar. Momentalisht, gjendja është e rënduar, por e qetë. Niveli i ujit ka rënë me disa centimetra, dhe situata është nën kontroll. Nuk janë rrezikuar jetët e qytetarëve, dhe kjo është një lajm i mirë. Janë gjithsej 6 familje të evakuuara.

Komuna e Malisheves ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ne do të jemi vazhdimisht në terren. Janë marrë masa për furnizimin me ujë të pijshëm, pasi ai ka qenë i kufizuar.”

/ abcnews.al /

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten dy fshatra/ Banori: Shtëpia dhe 100 kuintal misër, nën ujë

Situata me reshjet e shiut vijon të jetë problematike në disa qytete të vendit. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore. Situata mbetet tejet problematike në fshatrat Mallkucc dhe Murqinë. Disa rrugë të fshatrave kanë mbetur të bllokuar. Nën pushtetin e ujit kanë mbetur toka bujqësore dhe banesa.

“Situata këtu është keq, gjithë shtëpia është në ujë. Pastrimi i kanaleve ka bllokuar gjithë ujin. As nuk pastron kanalet, na kanë lënë të futet uji në shtëpi.

Aty kam 100 kuintal misër, shteti s’ka ndërmarrë asnjë masë.”, tha një banor i zonës.

/ abcnews.al /

Kryeministri i Groenlandës i drejtohet Trump: Nuk mund ta marrësh vendin tonë vetëm sepse e dëshiron!

Kryeministri i Groenlandës i ka thënë Donald Trumpit se ai nuk mund ta marrë nën kontroll territorin “vetëm sepse e dëshiron”.

Jens-Frederik Nielsen tha në një deklaratë online:
“Në një situatë ku presidenti amerikan ka thënë sërish se Shtetet e Bashkuara janë shumë serioze për Groenlandën, kjo mbështetje nga aleatët tanë në NATO është shumë e rëndësishme dhe e qartë.

Edhe një herë, i bëj thirrje Shteteve të Bashkuara të kërkojnë dialog të respektueshëm përmes kanaleve të duhura diplomatike dhe politike, duke përdorur forumet ekzistuese që bazohen në marrëveshjet tashmë në fuqi me Shtetet e Bashkuara. Dialogu duhet të zhvillohet me respekt për faktin se statusi i Groenlandës bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimin e integritetit territorial.”

Ai po i referohej një deklarate të mëhershme nga udhëheqësit evropianë, të cilët pohuan se “Groenlanda i përket popullit të saj”.  / abcnews.al /

Paris/ Gjykata dënon 10 persona për bullizim kibernetik ndaj Brigitte Macron

Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtorë dhjetë persona për bullizim kibernetik, pasi ata kishin përhapur në rrjete sociale pretendime të rreme se Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ishte lindur mashkull. Sipas vendimit të gjykatës, komentet dhe postimet e të pandehurve u cilësuan si veçanërisht fyese, denigruese dhe keqdashëse, duke përfshirë pretendime të pavërteta për identitet gjinor dhe akuza të rënda të pabazuara, të cilat lidhnin diferencën e moshës mes bashkëshortëve me sjellje kriminale.

Të dënuarit, tetë burra dhe dy gra të moshës 41 deri në 65 vjeç, morën dënime që variojnë nga ndjekja e trajnimeve për ndërgjegjësim kundër bullizmit online deri në tetë muaj burg me kusht. Disa prej postimeve të tyre ishin parë dhjetëra mijëra herë në internet.

Brigitte Macron nuk ishte e pranishme në seancat gjyqësore, por në një intervistë televizive u shpreh se kishte ndërmarrë veprime ligjore për të dhënë një shembull në luftën kundër ngacmimit dhe gjuhës së urrejtjes online. Vajza e saj, Tiphaine Auzière, dëshmoi në gjykatë duke theksuar se sulmet virtuale kishin ndikuar ndjeshëm në jetën personale dhe familjare të nënës së saj.

Një prej të dënuarve, Delphine Jegousse, e njohur edhe me emrin Amandine Roy, u konsiderua si një nga figurat kryesore në përhapjen e këtyre pretendimeve, pas publikimit të një videoje disaorëshe në vitin 2021. Ajo u dënua me gjashtë muaj burg me kusht. Ndërsa një tjetër i pandehur, Aurélien Poirson-Atlan, mori dënimin më të rëndë prej tetë muajsh burg me kusht.

Çështja lidhet me teori konspirative të përhapura prej vitesh, të cilat pretendojnë në mënyrë të rreme se Brigitte Macron kishte lindur me një tjetër emër, i cili në fakt i përket vëllait të saj. Familja Macron ka ndërmarrë gjithashtu veprime ligjore për shpifje edhe jashtë Francës.  / ABCNEWS.AL /

“Opozita, faktor në largimin e shqiptarëve nga vendi”, Nura: Kur s’je alternativë qeverisëse, nuk ke kryer detyrën tënde!

Analisti Artur Nura vlerëson se Berisha ka një ndryshim taktike në raport me drejtuesin e ri të SPAK-ut, ndërsa tensionet personale me Altin Dumanin mbeten, veçanërisht lidhur me politikat e paraburgimit që kërkojnë përmirësim ligjor.

Nura thekson se çështjet në shqyrtim duhet t’i lihen vendimit të gjykatës, e cila disponon më shumë prova dhe dokumente se opinioni publik.

“SPAK-u po bën një punë serioze, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme që i ka bërë Berisha në mënyrë konstante. Tani ka një taktikë të re me drejtuesin e ri të SPAK-ut, ku kërkon të mbajë një dialog. Me Dumanin vazhdon të ketë një inat personal, ku mund të ketë të drejtë sa i përket politikave të paraburgimit, për të cilat duhet që ligjvënësit të rregullojnë reformën në drejtësi, në mënyrë që të ketë një politikë më efikase.

Meta vazhdon të kërkojë një masë më të lehtë, duke argumentuar se, sipas tij, nuk ka më rrezik për presion apo për prishjen e provave. Megjithatë, duhet të presim, pasi gjykata ka më shumë dokumente sesa ne. Duhet një vendim edhe për familjarët e atyre që nuk jetojnë më pas 21 Janarit; për ta, gjykata duhet të marrë një vendim, pasi ata ishin të pafajshëm në një protestë demokratike dhe demokracia e njeh protestën si një element pozitiv.”

Analisti Nura shtoi se opozita nuk po ofron alternativa reale politike, duke mos përmbushur nevojat e qytetarëve dhe duke kontribuar në largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Opozita nuk ofron alternativa dhe nuk paraqet një qasje të re. Trembëdhjetë vite pushtet e konsumojnë një forcë politike dhe qytetarët nuk po gjejnë një alternativë që të sjellë një qasje të re për ata që vijnë në pushtet. Nëse nuk ofron alternativë, nuk ke kryer detyrën tënde dhe nuk ke justifikuar nevojat e qytetarëve. Opozita është një nga aktorët që po nxit shqiptarët të largohen nga vendi.”, tha Nura. / abcnews.al /

Shqiptarët, optimistë për 2026/ Zëri i Shqiptarëve: 55.8 për qind mendojnë se ky vit do jetë pozitiv

Shqiptarët janë më shumë optimistë për vitin 2026 se sa për 2025. Sondazhi i parë i ABC NEWS “ZËRI I SHQIPTARËVE” për vitin e ri, tregon se 54.7% e qytetarëve mendojnë se 2025 ishte pozitiv për familjet e tyre, kurse 55.8% mendojnë se 2026 do të jetë më i mirë.

Sa për Shqipërinë, optimizmi I tyre kthehet ne realizem. 43.2% mendojnë se viti 2025 ishte pozitiv për vendin, kurse 50.1% besojnë se 2026 do të jetë më pozitiv.

Përqindja e atyre që mendojnëse viti 2026 do të jetë negativ, është thuajse i njëjtë me ata të vitit 2025. Kryesisht, janë evidentuar votues demokratë të cilët si 2025, si 2026 dhe si 12 vite te tjera, I la dhe i gjeti në opozitë.

Por pse shqiptarët janë optimist për vitin 2026?

Shumica dërrmuese e tyre, janë të kënaqur nga qasja e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 47.8% janë ndikuar nga rritja e pagave dhe pensioneve.

29% nga investimet e qeverisë në sektorë të ndryshëm.

Kurse optimistët e SPAK për luftën ndaj korrupsionit, tashme janë në minorancë, dhe zënë vetëm 17.3%.

Optimizmi i shqiptarëve për Shqipërinë rritet, por besueshmëria për partitë politike bie.

Partia Socialiste e cila drejton qeverinë, ka një rënie prej 8%, nga 51.2 në zgjedhjet e 11 majit në 44.2% sot.

E njëjta rënie edhe për Partinë Demokratike me 8%, nga 34.3 në 26.3%, si dhe për partitë aktuale të vogla opozitare, nga 13.5% në 5.5%.

Por, nëse PS vijon të mbetet mazhorancë edhe me kaq, dhe PD vijon të tkurret si partia më e madhe opozitare, partitë e reaj duket se janë drejt shuarjes, pa u rritur akoma. Rritet pritshmeria e shqiptarëve rritet vetëm tek krijimi i një partie të re.

24% e tyre presin, dhe në rast se ndodh, do të ishte një lajm i keq si për të rinjtë si për të vjetrit e politikës, por veçanërisht për Berishën, i cili aktualisht po mban vendin e dytë komod me vetëm 26%.  / abcnews.al /

Berisha, vit i ri, avaz i vjetër…/ Kthehet ku e la në 2025, por me pak njerëz

Viti i ri, avaz i vjeter. Berisha u kthye aty ku e la, para kryeministrise, vetem se me me pak njerez. Pak, por sa.

“Ja dielli, doktor të rrosh, shyqyr që të kemi”

Lajmi per kapjen e Maduros, ka entuziazmuar demokratet ne Tirane, ndaj dhe Berisha si dielli u mundua ti japë disa rreze shpresë këtë natë të vetëve.

“Presidenti Trump, nga dje gjer sot, ka përsëritur se ti Maduro je i pari, të tjerë do vijnë pas teje dhe u ka dërguar mesazhe njëri pas tjetrit. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr, terror dhe ferr në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podkastin e tij ‘Mashtrojmë’, s’e çeli një fjalë goje.”

Por shpejt i zbriti me kembe ne toke. Trump ka deltat, Berisha ka qëndrestarët.

“Natyrisht do ti them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel. Ja ku i ke Deltat.  Këta Delta që i ke këtu para, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Atje do i kesh.”

Sepse Berisha e di se Shqipëria është pak larg, po aq sa vetë oqeani te cilin ai nuk kalon dot. Trump momentalisht është i zënë me Grenlandën, Meksikën, Kubën dhe Kolumbinë.

Dhe vështirë se Trump tani e dëgjon, kur doktorit në Tiranë nuk i përgjigjet as Lapaj. Kësaj radhe e injoroi, e la vetëm me një karrige e një çadër shiu.

Romanca në distancë duket se ka përfunduar. Cadren ka te drejte ta ngreje vetem pd. Dhe per kete doktorin e ndihmon cdo dite policia, qe ia shkul ate lapajt sapo ai perpiqet ta ngreje.

“Vetëm Rama kishte të drejtë të vendoste çadër, jo unë, se ai e vendosi precedentin e çadrës, jo unë”

Presidenti Maduro në Gjykatë/ Trump: Moment i jashtëzakonshëm në histori

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi paraqitjen e Nicolas Madurós në gjykatë si një “moment të jashtëzakonshëm në histori”. Trump foli këtë mbrëmje për partnerin amerikan NBC News menjëherë pas seancës së liderit venezuelian në një gjykatë amerikane.

Në intervistë, gazetarja e NBC, Kristen Welker, e pyeti nëse SHBA-ja është në luftë me Venezuelën. Presidenti u përgjigj prerë: “Jo, nuk jemi.” Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në luftë kundër individëve që shesin droga, duke theksuar se ky është fokus i veprimtarive të tyre dhe jo një konflikt me shtetin venezuelian.

Komentet e Trump vijnë në një kohë kur çështja e Nicolas Madurós ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, duke ngjallur debate mbi rolin e SHBA-së në Amerikën Latine dhe mbi veprimet e saj ligjore ndaj liderëve të huaj. Deklarata e tij nënvizon se administrata e tij e konsideron çështjen e narkotikëve prioritet kombëtar, duke e ndarë nga çdo konflikt ushtarak direkt me Venezuelën.

/ abcnews.al /

Viti i Ri/ Sondazhi: Ja arsyet e shqiptarëve optimistë për Shqipërinë në vitin 2026

Janë disa arsye që bëjnë shqiptarët optimistë për vitin që sapo ka nisur. 952,000 e tyre thonë se kanë pritshmëri pozitive për 2026 për Shqipërinë, dhe për këtë ky target grup ka disa arsye.

Së pari rritja e pagave dhe pensioneve, më tej investimet e qeverisë në sektorë të ndryshëm dhe të tjerët kanë pritshmëri në luftën e SPAK ndaj korrupsionit. 56 000 shqiptarë listojnë arsye të tjera të optimizmit të tyre.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Kampioni i përpunuar është, 1234 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë anonime nga të anketuarit, ndërsa marzhi i gabimit statistikor përllogaritet +/- 2.8%.

Si është pritshmëria për Shqipërinë në vitin 2026? Si i përgjigjen shqiptarët sondazhit

952,000 apo 50.1% e të anketuarëve në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, mendojnë se 2026 do të jetë një vit pozitiv edhe për Shqipërinë, krahas familjeve të tyre.

Si është pritshmëria juaj për Shqipërinë në vitin 2026? Ishte pyetja për të cilën u kërkua një përgjigje në sondazh mes tre alternativave, pozitive, diku në mes dhe negative.

Pritshmëri negative për vendin gjatë 2026 kanë 38.5% ose në një ekstrapolim të shifrave 731,000. Ndërsa të dyzuar janë rreth 217,000 shqiptarë.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Kampioni i përpunuar është, 1234 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë anonime nga të anketuarit, ndërsa marzhi i gabimit statistikor përllogaritet +/- 2.8%.

/ abcnews.al /

❌