NesĂ«r nis sezoni pranveror me derbin ShkĂ«ndija â Struga

Me rifillimin e gjysmësezonit pranveror në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, vëmendja e opinionit sportiv do të jetë e përqendruar te derbi shqiptar mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum. Ky duel pritet të jetë kryefjala e xhiros së parë pranverore dhe një test serioz për ambiciet e dy skuadrave që edhe këtë sezon synojnë titullin kampion, njofton Telegrafi.
Shkëndija dhe Struga kanë kaluar një fazë mjaft të suksesshme të përgatitjeve dimërore në Antalia të Turqisë. Përveç stërvitjeve intensive, të dyja ekipet kanë zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese, duke fituar ritëm gare dhe duke testuar formën e lojtarëve para rifillimit të kampionatit. Në këtë aspekt, të dyja skuadrat hyjnë të përgatitura dhe me objektiva të qarta në pjesën vendimtare të sezonit.
Java e 17-tĂ« nis tĂ« martĂ«n, mĂ« 10 shkurt, me dy pĂ«rballje: Shkupi â Tikveshi dhe supersfidĂ«n ShkĂ«ndija â Struga Trim Lum. TĂ« mĂ«rkurĂ«n, mĂ« 11 shkurt, do tĂ« zhvillohen takimet Vardari â Arsimi dhe Sileksi â Bashkimi, ndĂ«rsa xhiroja mbyllet tĂ« enjten, mĂ« 12 shkurt, me ndeshjet AP Brera â Makedonija Gj.P. dhe Pelisteri â Rabotniçki. TĂ« gjitha ndeshjet do tĂ« luhen nĂ« tĂ« njĂ«jtin orar, duke filluar nga ora 14:00.
Megjithatë, pavarësisht pritshmërive dhe paralajmërimeve të shumta, analiza e afatit kalimtar dimëror tregon se afati kalimtar ishte një zhgënjim i përgjithshëm. Rrallëherë vitet e fundit është parë një afat kalimtar kaq i varfër, si në aspektin e cilësisë, ashtu edhe të numrit të përforcimeve, edhe pse pati disa përjashtime.
Sa u pĂ«rket ekipeve shqiptare, fokusi kryesor mbetet te ShkĂ«ndija dhe Struga Trim Lum, tĂ« cilat edhe pas afatit kalimtar dimĂ«ror, vazhdojnĂ« tĂ« mbeten pretendentĂ«t mĂ« serioze pĂ«r titullin duke shhtuar kĂ«tu edhe Vardarin. ShkĂ«ndija posedon tashmĂ« njĂ« skuadĂ«r tĂ« konsoliduar dhe nuk kishte nevojĂ« pĂ«r pĂ«rforcime tĂ« shumta, por pas largimit tĂ« Klisman CakĂ«s, ishte e domosdoshme ndĂ«rhyrja nĂ« repartin defensiv. TetovarĂ«t sollĂ«n Fahd Ndzenge nga Brera dhe Drilon Islamin nga Cluj, ndĂ«rsa njĂ« nga âpĂ«rforcimetâ mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme konsiderohet edhe mbetja e Reshat Ramadanit, i cili edhe kĂ«tĂ« sezon do tĂ« vazhdojĂ« si lojtar i huazuar nga Dinamo Kiev.
Struga TL, ndonëse nuk ishte shumë aktive në përforcime, zgjodhi një qasje më të matur, duke afruar dy futbollistë të rinj dhe perspektivë: Adrian Zendelovskin dhe Vasko Vasilevin. Me bërthamën ekzistuese të ekipit dhe stabilitetin e ruajtur, djemt e Bledi Shkëmbit mbeten në garë serioze për titull.
NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Arsimi dhe Bashkimi hyjnĂ« nĂ« pjesĂ«n pranverore me objektivin kryesor â mbijetesĂ«n. Arsimi tentoi tĂ« pĂ«rforcohet, ndĂ«rsa vlen tĂ« theksohet afrimi i Remzifaik Selmanit, njĂ« emĂ«r i njohur i kampionatit, i cili dikur me fanellĂ«n e RenovĂ«s ishte ndĂ«r lojtarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ«. Edhe Bashkimi pritet tĂ« ketĂ« njĂ« pranverĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, ku çdo pikĂ« do tĂ« jetĂ« jetike nĂ« luftĂ«n pĂ«r qĂ«ndrimin nĂ« elitĂ«.
Situata më shqetësuese mbetet te FC Shkupi. Klubi nuk solli asnjë përforcim gjatë afatit dimëror, ndërkohë që u përball me largime të shumta. Problemet financiare dhe organizative e kanë pamundësuar një përgatitje normale për sezonin pranveror, ndaj nga kjo skuadër nuk priten ndryshime apo befasi, por një betejë e vështirë për të përballuar pjesën e mbetur të kampionatit.
Gjysmësezoni pranveror pritet të sjellë sfida interesante, por edhe të nxjerrë në pah dallimet mes skuadrave që luftojnë për titull dhe atyre që synojnë mbijetesën. /Telegrafi/






































