Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Drama e re festive "Goodbye June" nga regjisorja Kate Winslet sjell një histori emocionuese për një familje



Netflix ka publikuar një dramë të re festive, "Goodbye June", me regji nga Kate Winslet.

Është një histori emocionuese për një familje, dhe filmi është gjithashtu i veçantë sepse në të morën pjesë një nënë dhe një bir. Winslet drejtoi skenarin e shkruar nga djali i saj, Joe Anders.

Ngjarja fillon kur June, e luajtur nga Helen Mirren, rrëzohet në shtëpinë e saj në Londër. Familja mëson lajmin shkatërrues se kanceri i June është përhapur dhe ajo mund të mos jetojë për të parë Krishtlindjet.

June e pranon situatën e saj, ndërsa bashkëshorti i saj Bernie, i luajtur nga Timothy Spall, mezi tregon ndonjë reagim. June e kupton se mund t'i përdorë ditët e saj të fundit për të shëruar plagët e vjetra familjare.

- YouTube youtu.be

"Goodbye June" flet për prioritetet, kujdesin për të dashurit dhe bashkimin si mburojë kundër problemeve të jetës. Sipas Decider, regjisorja Kate Winslet u përqendrua në performancën e aktorëve. Ajo mblodhi një ekip që i jep peshë të veçantë materialit të plotë. Qasja e saj regjisoriale është e përmbajtur me theks në një ton të ndershëm që shmang ekzagjerimin.

Kritikët e filmit kanë mendime të ndara, kështu që disa e lavdërojnë emocionin dhe aktrimin e saj, ndërsa të tjerë e përshkruajnë atë si shumë patetik. Siç shkruan The Guardian, shumë pajtohen se filmi është larg titujve më të këqij të disponueshëm në shërbimet e transmetimit.

Ata vlerësuan veçanërisht kastin e talentuar dhe të vërtetat universale rreth jetës dhe vdekjes. Kritikët deklaruan gjithashtu se "Goodbye June" ofron një ekuilibër të arsyeshëm ngrohtësie dhe trishtimi dhe meriton lotët që do të ngjallë te shikuesit. /Telegrafi/

"Babagjysh...nejse", Tuna ngacmon imagjinatën me poza provokuese për festën e Vitit të Ri



Këngëtarja Tuna ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me fotografitë e publikuara nga nata e Vitit të Ri, ku është shfaqur me një paraqitje elegante, provokuese dhe tejet glamuroze.

Në imazhet e ndara në Instagram, Tuna pozon në një ambient luksoz, e veshur me një fustan transparent me motive dantelle dhe një shall me gëzof në nuanca të errëta, duke kombinuar sensualitetin me stilin klasik.

Pamja e saj plotësohet nga këpucët me taka të larta dhe grimi i sofistikuar, ndërsa pozat e zgjedhura reflektojnë vetëbesim dhe elegancë.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Fotografitë janë shoqëruar me mbishkrimin ironik “Babagjysh… nejse”, një frazë që ka nxitur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë komentuar me komplimente për paraqitjen dhe stilin e saj unik.

Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente, duke e kthyer atë në një nga më të komentuarit e natës festive.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Fotografitë nga nata e Vitit të Ri vijnë si një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë që ajo mban me publikun dhe interesit të vazhdueshëm që ngjall çdo paraqitje e saj. /Telegrafi/

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Dua Lipa e nis Vitin e Ri 2026 me një shëtitje me të fejuarin e saj rrugëve të Londrës, ndërsa vishet me një pallto kuq e zi



Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është shfaqur së fundmi në një dalje të thjeshtë dhe të qetë në Londër, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner, vetëm pak ditë pas festimeve të Vitit të Ri.

Çifti u fotografua gjatë një shëtitjeje me qenin e tyre në rrugët e kryeqytetit britanik, duke treguar një anë më intime dhe të zakonshme të jetës së tyre larg skenës dhe tapetit të kuq, shkruan DailyMail.

Dua Lipa ishte veshur në mënyrë sportive dhe komode, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një stil casual, duke reflektuar qetësi dhe harmoni mes tyre.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të famës së tyre, por edhe për mënyrën natyrale dhe diskrete me të cilën çifti po e jeton këtë fazë të re të marrëdhënies.

Të dy janë shfaqur të buzëqeshur dhe të relaksuar, duke shijuar momentet e thjeshta të përditshmërisë.

Fejesa e Dua Lipës dhe Callum Turner u bë publike kohë më parë, duke u kthyer në një nga lajmet më të komentuara në botën e showbiz-it.

Megjithatë, pavarësisht interesimit të madh mediatik, çifti ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes së tepërt publike.

Dalja e tyre e fundit në Londër vjen si një dëshmi se, përtej suksesit global dhe angazhimeve profesionale, Dua Lipa dhe Callum Turner po i japin përparësi qetësisë, intimitetit dhe kohës së kaluar së bashku. /Telegrafi/












I dashuri i Cardi B akuzohet për sulm ndaj kuzhinieres së tij



Stefon Diggs, ylli i New England Patriots dhe partneri i reperes Cardi B, me të cilën së fundmi ka mirëpritur një fëmijë, po përballet me akuza të rënda për dhunë ndaj kuzhinieres së tij personale. Ai raportohet se është akuzuar për tentativë mbytjeje dhe sulm, lidhur me një incident që thuhet se ka ndodhur më 2 dhjetor.

Sipas një raporti policor që, siç thuhet, ka siguruar New York Post, kuzhinierja ka deklaruar se lojtari 32-vjeçar e ka goditur dhe e ka shtrënguar në fyt deri në humbje të vetëdijes, në shtëpinë e tyre në Dedham, e cila vlerësohet rreth 2.5 milionë dollarë. Ajo pretendon se Diggs e ka qëlluar në fytyrë pas një debati që kishte të bënte me pagesën e saj.

Në një nga mesazhet që Diggs dyshohet se ia ka dërguar, thuhej: “Unë nuk do të të paguaj. Nuk jam i detyruar. Nuk më intereson. A je e çmendur?”.

Në raportin policor më tej theksohet: “Burri më pas ka tentuar ta mbytë duke përdorur bërrylin e tij rreth qafës së saj. Ajo tha se ai gjendej pas shpinës së saj, me dorën e mbështjellë rreth qafës”.

Sipas deklarimeve të saj, ajo ka ndier vështirësi në frymëmarrje dhe ka menduar se mund të humbiste ndjenjat. Ndërsa përpiqej të largohej, ai – sipas saj – ka shtrënguar edhe më fort. Në atë moment, thuhet se ai e ka hedhur mbi shtrat, duke i thënë diçka të ngjashme me: “E dija.” Kur ajo i ka kujtuar se ende nuk ishte paguar, ai është përgjigjur “gënjeshtra” dhe është larguar nga dhoma.

Nga ana tjetër, avokati i Diggs, David Meier, ka deklaruar se futbollisti “i mohon kategorikisht këto akuza”.

“S janë të vërteta, janë të pabazuara dhe nuk janë hetuar kurrë — sepse nuk kanë ndodhur,” u shpreh Meier. “Koha dhe motivi i këtyre pretendimeve janë plotësisht të qarta: ato vijnë si rezultat i një mosmarrëveshjeje financiare mes punëdhënësit dhe punëmarrëses, e cila nuk është zgjidhur sipas dëshirës së saj. Stefon mezi pret që e vërteta të qartësohet në gjykatë,” shtoi ai. /Telegrafi/

Komediania Kathy Griffin flet hapur për problemet e saj me vëllain e saj: Ai ishte shumë i dhunshëm, është një gjë e vështirë



Komediania Kathy Griffin ka zbuluar detaje të reja rreth vëllait të saj të ndjerë Kenneth, duke thënë se donte ta vriste atë pasi mësoi se ai ishte pedofil.

Në një video të re në YouTube, ajo shpjegoi se si e përballoi zbulimin traumatik që i shënoi fëmijërinë.

Griffin, e njohur për performancat e saj në skenë dhe rolet në shfaqje si "Seinfeld", kaloi vite duke fshehur anën e errët të familjes së saj. Ajo tha se ishte vetëm 10 vjeçe kur mësoi se vëllai i saj më i madh ishte një ngacmues seksual i fëmijëve.

"Ishte një gjë shumë e vështirë, e cila padyshim shkaktoi shumë përçarje në familjen time", tha ajo më parë në podkastin "The Skinny Confidential".

Komediania shprehu gjithashtu simpatinë e saj për prindërit e saj dhe shpjegoi se ku qëndron empatia e saj më e madhe.

"Kam shumë empati për mamin dhe babin tim sepse e di që babai im nuk e abuzoi vëllanë e tij, ai u abuzua nga një trajner dhe një prift. Megjithatë, kam më shumë empati për viktimat e tij", tha ajo.

- YouTube youtu.be

Në një video të re, Griffin ndau detaje tronditëse dhe zbuloi se vëllai i saj, përveçse abuzues, bënte edhe një jetë shkatërruese.

"Vëllai im më i madh, Kenneth, i cili tani ka vdekur, ishte i varur nga kokaina, jetonte në rrugë, ishte shumë i dhunshëm. Me shumë mundësi kishte një sëmundje mendore të padiagnostikuar që padyshim nuk shkonte mirë me kokainën e fortë", tha ajo.

Pasi mësoi nga ish-gruaja dhe e dashura e Kennethit se ai ishte abuziv fizikisht, dhe nga një partner tjetër se kishte abuzuar me një djalë dhe një vajzë për të cilët ajo nuk dinte, Griffin vendosi të ndërmerrte veprime. Ajo thotë se telefononte policinë rreth një herë në javë, por asgjë nuk doli nga raportimet e saj. Ajo pretendon se oficerët i thanë se nuk mund të bënin asgjë derisa viktimat të paraqiteshin. Pas kësaj, frustrimi dhe dhimbja e çuan në mendime të errëta.

"Doja ta vrisja sepse e vetmja gjë që mendoja ishin ata fëmijë. Të kesh një vëlla më të madh pedofil është diçka që nuk e harron kurrë. Nuk e kapërcen dot", tha ajo.

Për shkak të gjithë kësaj, Griffin thekson se ajo refuzoi ta shihte vëllanë e saj, gjë që bëri që familja t’i festonte festat veçmas.

"Nuk do të ulem në një dhomë me Kennethin një herë në vit dhe të sillem sikur ai nuk është pedofil që rreh gratë", shpjegoi ajo.

Kenneth Griffin vdiq nga mbidoza në vitin 2001. /Telegrafi/

Alba e zhgënjyer nga meshkujt: S’dua ta njoh asnjë, ma kanë sjellë në majë të hundës



Gjatë një momenti të zakonshëm në shtëpi, teksa po pastronte, Alba ka hapur një bisedë me Arditin rreth temës së marrëdhënieve dhe meshkujve në përgjithësi.

Duke folur hapur dhe pa doreza, ajo pranoi se është e zhgënjyer dhe se aktualisht nuk dëshiron të krijojë njohje të reja.

“As nuk dua ta njoh asnjë mashkull dhe nuk dua të jem me asnjë mashkull, se ma kanë sjellë në majë të hundës”, u shpreh Alba, duke treguar se përvojat e mëparshme i kanë lënë një shije të hidhur.

Deklarata e saj ngjalli kuriozitet dhe reagime mes banorëve, ndërsa mbetet të shihet nëse qëndrimi i saj do të ndryshojë me kalimin e kohës apo do të mbetet po aq i prerë. /Telegrafi/

Londrimi tërheq vëmendjen me vallëzimin, Elijona e ngacmon: As femrat nuk vallëzojnë si ti



Një moment i hareshëm ka ndodhur së fundmi në shtëpi, kur Londrimi ka shijuar muzikën e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, duke u lëshuar krejtësisht në ritëm.

Teksa ai vazhdonte të vallëzonte me energji dhe humor, Elijona nuk e la pa e ngacmuar me një koment që bëri të qeshnin edhe banorët e tjerë.

“Më bukur se ti nuk vallëzojnë as femrat”, u shpreh ajo, duke vlerësuar lëvizjet e tij dhe duke e kthyer skenën në një moment argëtimi për të gjithë.


Ky reagim solli atmosferë pozitive dhe tregoi edhe një herë se dinamika mes banorëve po shoqërohet me momente spontane, batuta dhe shumë humor.

Në vazhdim mbetet të shihet se çfarë surprizash të tjera do të sjellë “Vëllai i Madh” dhe si do të vazhdojë loja e banorëve. /Telegrafi/

Midis Tiranës dhe New York-ut, flet për herë të parë Stela Tata, ekspertja e tregut imobiliar



Intervistoi: Eraldo Xhelili

Rrugëtimi i Stelës dhe skandalet e tregut imobiliar në Shqipëri. Për herë të parë prononcohet realtor Stela Tata, që e ndërtoi karrierën e saj mes Tiranës, Irakut dhe New York-ut.

Eraldo: Stela, më thuaj: pse tani? Pse ishte pikërisht ky momenti që ti pranove të japësh një intervistë publike?

Stela: Së pari, faleminderit për ftesën për intervistë, është kënaqësi për mua të intervistohem nga ju. Së dyti, arsyeja që unë kam zgjedhur të flas në këtë moment është sepse mendoj se kam arritur një farë pjekurie dhe kam ndërtuar një karakter më të fortë. Kjo si pasojë e eksperiencave të mia sociale dhe profesionale midis kulturave të ndryshme, si shqiptare, europiane, lindje e mesme dhe perëndimore, ku jam stacionuar sot si agjente imobiliare. Është një kompleksitet faktorësh që më kanë bërë të ndihem gati tani dhe mendoj që është një temë shumë e gjatë për ta përmbledhur në një përgjigje. Megjithatë, dua të them që vjen një moment ku ti e ndien së brendshmi që je gati, dhe për mua ky ishte momenti.


Eraldo: Stela, njerëzit që do të na lexojnë duan të dinë të vërtetën: Pse u largove nga Tirana, nga Shqipëria? Çfarë ndodhi?

Stela: Është temë delikate kjo, pasi prek jo vetëm një brez, por më shumë. Por meqë po më kërkohet e vërteta dhe unë e ndiej detyrimin moral për ta thënë… Pasi u ktheva nga Gjermania pas studimit të gjuhës gjermane, u riktheva në Shqipëri. Aty studiova për degën Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Është një degë shumë e bukur dhe të rrit goxha pritshmëritë mbi të ardhmen profesionale, por realiteti shqiptar nuk përputhet me këto pritshmëri. Pasi përfundova studimet Bachelor, fillova të aplikoja në disa vende. Madje, në shumë vende kam shkuar me referim, por nuk mora asnjë përgjigje. Kjo situatë zgjati gati një vit. Ky lloj realiteti më rëndoi emocionalisht. Ky ka qenë momenti kur më lindi ideja të aplikoja për punësim jashtë vendit tim. Meqë e vërteta duhet thënë, le ta themi: unë, pasi aplikova në një kompani turke për air conditioning & fans, u kualifikova direkt. Edhe pse e dhimbshme për t’u thënë, u prita shumë herë më mirë nga të panjohur sesa nga të njohur. Një pjesë të karrierës sime, rreth dy vite, e kam kaluar në Kurdistan — Irak (2012–2014). Ka qenë një vend në zhvillim, po bëheshin shumë ndërtime. Jeta sociale dhe profesionale ka qenë e këndshme për mua, jam ndjerë e mirëpritur në detaj. Vetëm temperaturat shkonin deri në 60 gradë, dhe kjo e vështirësonte qëndrimin. Jo shumë e bukur për t’u thënë, por e vërtetë: vende të tjera, edhe jo shumë të përparuara, e kanë tregun e punës më të konsoliduar. Mund të punësohesh vetëm nga një aplikim online, nëse plotëson kriteret. Tregu i punës në Shqipëri për mua ishte i padrejtë, por kjo është eksperiencë subjektive — nuk dua ta përgjithësoj. Unë prapë shpresoj për vendin tim dhe uroj të ndryshojë.


Eraldo: E dëgjojmë shpesh këtë fenomen në Shqipëri: nepotizmi, miku… Si ka qenë përvoja jote në New York?

Stela: Eh, duhet thënë: New York-u është shumë ndryshe. Ka vështirësi, por vështirësia është që duhet të përgatitesh shumë. Punësimi lidhet drejtpërdrejt me aftësitë e individit dhe jo me cilën parti je apo fëmija i kujt je. Procesi fillon dixhitalisht, çka të jep një lloj sigurie. Por New York-u është New York; nuk dua të jem e padrejtë me tregun e punës në Shqipëri.

Eraldo: Nëse do t’i rendisje eksperiencat e tua, cila ka qenë më e bukura dhe cila më e vështira?

Stela: Ndër eksperiencat më të bukura është New York-u. Tregu i punës më ka sfiduar me retail, sales, office admin, etj. Ke shumë opsione — je ti që zgjedh. Pas kësaj rendis Irakun. Kanë qenë eksperienca të vlefshme dhe më kanë rritur shumë. Nuk dua ta quaj eksperiencë të keqe, por duhet të them të vërtetën: eksperienca jo më e mira ka qenë vendi im. Ndoshta ka qenë koha e gabuar.


Eraldo: Le të bëhemi pak më specifik: Ku ndryshon Tirana nga New York-u në tregun imobiliar?

Stela: Kjo temë është delikate. Tregu imobiliar në Shqipëri ndryshon radikalisht nga ai në New York. Në Shqipëri, ligji që rregullon këtë profesion lë për të dëshiruar. Ky vakum ligjor prek si klientin, ashtu edhe agjentin.

Eraldo: Mund të na japësh një shembull konkret?

Stela: Në New York nuk mund të hapë çdokush një agjenci imobiliare — kërkon buxhet, përgjegjësi dhe standarde. Kontratat janë të detajuara dhe sigurojnë palët. Nëse ndodh ndonjë dëm, kompania e zgjidh shpejt dhe klienti është i sigurt. Në Tiranë, shpesh klientët mbeten “në mes të rrugës”, ndërsa agjentët humbasin kredibilitet. Të mendosh që një agjenci merr 40–60% vetëm për databazë dhe zyra — kjo është aspak profesionale. E vetmja e përbashkët Tiranë–NY është rritja e çmimeve. Për ta përmbledhur: Shqipërisë i mungon rregullatori ligjor dhe integriteti i agjencive.

Eraldo: Çfarë sugjeron për agjencitë dhe agjentët në Shqipëri?

Stela: Për agjencitë: nëse duan biznes solid, të marrin shembuj solidë. Nëse ligji ka vakum — ta mbushin me integritet.

Për agjentët:

  • Të informohen mbi ligjin e kontratave.
  • Të trajnohen në komunikim dhe proces.
  • Të njohin terrenin dhe projektet.
  • Të mos dorëzohen.
  • Të bashkëpunojnë me agjenci integriteti.

Eraldo: Stela, një pyetje që publiku e ka pasur kuriozitet: Çfarë të lidh ty me Parashqevi Simakun?

Stela: Lidhja ime me Parashqevi Simakun ka nisur një vit më parë, kur mamaja ime e takoi rastësisht në Manhattan. Që atëherë kemi krijuar një lidhje shumë të ngushtë. Takohemi shpesh dhe jemi pranë saj. Ajo ka një shpirt të bukur — dhe është kënaqësi ta mbështesim.

Rrihet brutalisht gazetari i njohur i shoubizit, Elton Tozaj



Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme, pasi gazetari Elton Tozaj është dhunuar brutalisht në autostradën Tiranë–Durrës.

Vetë Tozaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet me shenja të dukshme dhune në fytyrë, pas goditjeve të marra. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa shqetësimi është rritur pas njoftimit të familjes për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas familjarëve, gazetari ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Situata konsiderohet delikate, pasi Tozaj po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën këtë ngjarje edhe më alarmante.

Foto: Elton Tozaj/InsatStory

Në një reagim publik, familja e gazetarit ka dhënë detaje mbi sulmin, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës dhe se autorët e dhunës janë tashmë të identifikuar. Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është kërkesa e familjes që një personazh i njohur i showbiz-it, i cili sipas tyre frekuenton personat e përfshirë në ngjarje, të distancohet publikisht dhe të sqarojë lidhjen që ka me një vajzë të përmendur në kontekstin e incidentit në zonën Ura–Patok–Kodra e Diellit.

“Eltoni po lufton për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthehet pranë nesh si më parë,” thuhet në mesazhin prekës të familjes.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e gazetarëve dhe nevojën për hetim të plotë e transparent, ndërsa pritet reagimi i institucioneve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. /Telegrafi/

Ndërpritet transmetimi i Big Brother VIP Albania 5 - produksioni del me njoftim zyrtar



Një situatë e pazakontë është shënuar mesditën e sotme gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania, duke ngjallur reagime dhe konfuzion te publiku.

Abonentët kanë raportuar se të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh nga shtëpia janë bërë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje të plotë të pamjeve. Ekranet e zeza në të dyja linjat e transmetimit kanë ngritur pikëpyetje të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët janë mësuar me monitorimin e pandërprerë të banorëve.

Përballë reagimeve, produksioni ka reaguar përmes një njoftimi urgjent, duke sqaruar se ndërprerja ka ardhur si pasojë e problemeve teknike. Sipas njoftimit zyrtar, ekipi teknik ka qenë menjëherë në punë për rikthimin e sinjalit dhe normalizimin e transmetimit.

Foto: Big Brother VIP Albania/InstaStory

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit,” thuhet në reagim.

Për të shmangur aludimet mbi ndonjë incident të mundshëm brenda shtëpisë, produksioni ka theksuar se monitorimi i banorëve ka vazhduar gjatë gjithë kohës dhe se ndërprerja ka prekur vetëm transmetimin për publikun.

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,” përfundon njoftimi. /Telegrafi/

David Spade flet për mosmarrëveshjet me aktorin Eddie Murphy: Shakaja për të nuk u prit mirë



Aktori dhe komediani amerikan David Spade ka folur së fundmi për një moment të sikletshëm nga e kaluara e tij profesionale, duke zbuluar se një shaka që bëri në kurriz të Eddie Murphy nuk u prit aspak mirë dhe çoi në një ftohje mes tyre.

Gjatë një interviste, Spade rrëfeu se vite më parë kishte bërë një shaka publike për Murphy-n, pa e kuptuar se ajo do të perceptohej si fyese. Sipas tij, reagimi i Murphy-t ishte i ftohtë dhe i menjëhershëm, duke e bërë të qartë se humori i tillë nuk ishte i pranueshëm për të.

“E kuptova shumë shpejt që ajo shaka nuk kishte funksionuar. Nuk ishte momenti i duhur dhe as mënyra e duhur”, ka pranuar Spade, duke shtuar se situata krijoi një distancë mes tyre për një periudhë të gjatë.

Ai theksoi se Eddie Murphy është një figurë shumë e respektuar në botën e komedisë dhe se ndonjëherë kufiri mes humorit dhe mungesës së respektit mund të jetë shumë i hollë, sidomos kur bëhet fjalë për emra të mëdhenj të industrisë.

Megjithatë, Spade la të kuptohet se me kalimin e kohës situata është qetësuar dhe se ai e ka marrë këtë përvojë si një mësim profesional. Sipas tij, ky episod e ka bërë më të kujdesshëm në mënyrën se si përdor humorin, veçanërisht kur bëhet fjalë për kolegë të së njëjtës fushë.

Rrëfimi i komedianit ka nxitur diskutime mbi kufijtë e humorit në industrinë e argëtimit dhe mbi faktin se jo çdo shaka, sado e padëmshme të duket, pritet njësoj nga të gjithë. /Telegrafi/

Incident në skenë, Gresa Gashi merr goditje në kokë gjatë shfaqjes - shoqërohet në spital aktorja



Një incident serioz ka ndodhur së fundmi gjatë një shfaqjeje publike, ku aktorja Gresa Gashi është lënduar në skenë, duke shkaktuar shqetësim të madh te publiku dhe organizatorët.

Gjatë performancës së saj, Gresa Gashi ka marrë një goditje në kokë, çka ka bërë që shfaqja të ndërpritet për disa momente. Ngjarja ka ndodhur papritur dhe është shoqëruar me reagime të menjëhershme nga stafi organizativ, të cilët kanë ndërhyrë për t’i ofruar ndihmën e parë artistes.

Publiku i pranishëm ka mbetur i tronditur nga ajo që ndodhi në skenë, ndërsa disa prej tyre kanë shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të aktores nga Ferizaj.

Foto: Gresa Gashi/InstaStory

Megjithatë, artistja ka siguruar ndjekësit se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Jam mirë dhe nën kujdesin e mjekëve. Faleminderit ekipit të shfaqjes dhe publikut për reagimin dhe mbështetjen”, ka shkruar ajo, duke shprehur mirënjohje për solidaritetin dhe përkrahjen e treguar pas incidentit.

Gresa ka theksuar gjithashtu se skena kërkon përkushtim, forcë dhe dashuri, duke nënvizuar se pavarësisht vështirësisë së përjetuar, ajo e ndjeu mbështetjen e publikut dhe energjinë pozitive gjatë gjithë momentit. /Telegrafi/

Aktori i njohur Tylor Chase shkatërroi dhomën e hotelit ku ishte vendosur për shkak të problemeve me shëndetin mendor - kolegu i tij zbulon sekretet



Daniel Curtis Lee, ish-kolegu i aktorit Tylor Chase, ka rrëfyer detaje tronditëse rreth një incidenti që ndodhi kur ai përpiqej t’i ndihmojë Chase-it, i cili kishte mbetur pa strehë në rrugët e Los Angeles-it.

Lee tregoi se aktori i famshëm, i njohur nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, shkatërroi dhomën e hotelit ku ishte vendosur disa orë pasi ai ishte pranuar atje me ndihmën e tij.

Sipas Lee-t, pak pasi Chase u vendos në hotel, ai mori një telefonatë nga administrata e objektit. Ata i thanë se dera e dhomës ishte lënë hapur, mikrovala ishte hedhur brenda vaskës, ndërsa frigoriferi ishte kthyer përmbys. Pamjet dhe ky raport krijuan një situatë të çuditshme dhe shqetësuese për të gjithë palët e përfshira.

Lee ka pranuar se kishte dashur të ndihmonte kolegun e tij, sidomos pas lajmeve se Chase ishte parë duke jetuar në rrugë, por ka theksuar se përpjekja e tij nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Ai ka shprehur keqardhje dhe zhgënjim për atë që ndodhi, duke përmendur edhe vështirësitë e sistemit të Kalifornisë në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor dhe të njerëzve në nevojë.

Daniel Curtis Lee ka bërë kritika të ashpra ndaj mënyrës se si trajtohen njerëzit që përballen me probleme të shëndetit mendor dhe varësive në SHBA, duke sugjeruar se sistemi social shpesh dështon t’u ofrojë ndihmën e duhur atyre që kanë më së tepërmi nevojë. Ai ka kërkuar këshilla nga ndjekësit e tij për mënyrat e mundshme të ndihmës, përfshirë edhe mundësinë e mbajtjes së detyruar në kujdesin psikologjik nën ligjin e Kalifornisë, të njohur si “5150”. /Telegrafi/

Jennifer Aniston publikon foton që po komentohet - partneri i saj i ri me një foshnjë në krahë



Aktorja Jennifer Aniston ka dhënë një pasqyrë të rrallë të jetës së saj private, duke ndarë me fansat imazhe nga mënyra se si e ka festuar Ditën e Krishtlindjeve me partnerin e ri.

Sipas mediave, ajo publikoi në Instagram disa fotografi nga shtëpia e saj, ku shfaqet së bashku me të dashurin e saj, Jim Curtis, përfshirë një moment të veçantë ku ai mban një foshnjë në krahë.

Fotoja, e publikuar më 25 dhjetor, tërhoqi vëmendje të madhe te ndjekësit, ndërsa aktorja shoqëroi setin e imazheve me mesazhin: “Ju dërgoj të gjithë dashurinë. Gëzuar festat!”, duke bërë të ditur se këtë sezon festiv po e kalon në një rreth më të ngushtë dhe romantik.

Rikthimi i Aniston në publik me partnerin e saj vjen pas lajmeve për lidhjen e tyre, të cilën ajo e konfirmoi zyrtarisht në fillim të nëntorit përmes një fotografie romantike në Instagram, ku e dëshmonte dashurinë e saj ndaj Curtis-it. Përpara se të bëhej publike, lidhja e tyre ishte vënë re edhe gjatë verës, kur ata u fotografuan bashkë në një jaht pranë Mallorces në Spanjë.

Çdo imazh i ndarë nga ana e aktorës ka marrë reagime të shumta pozitive nga fansat, të cilët janë mrekulluar jo vetëm nga momentet e ngrohta familjare por edhe nga mënyra intime dhe e sinqertë me të cilën Aniston po e jeton këtë kapitull të ri në jetën e saj personale gjatë festave. /Telegrafi/

Kumail Nanjiani flet për thashethemet se kishte një aferë me Michelle Obamën: Isha shumë i lumtur



Komediani dhe aktori Kumail Nanjiani, i njohur për rolin e tij si Mbreti në filmin "Eternals", foli për një nga thashethemet më të pabesueshme që kanë qarkulluar ndonjëherë në Hollywood, se ai dyshohet se ka pasur një lidhje me ish-zonjën e parë të SHBA-së, Michelle Obama.

Në podkastin "So True with Caleb Hearon", Nanjiani tregoi se si i erdhi në mendje historia dhe sa i befasuar ishte që kaq shumë njerëz, përfshirë gruan e tij Emily V. Gordon, kishin dëgjuar për të. Edhe pse ai nuk e takoi kurrë Michelle Obamën, thashethemi qarkulloi midis personazheve të famshëm për njëfarë kohe.

"Isha pa masë e gëzuar!" tha Nanjiani duke qeshur.

“Miku ynë i përbashkët e tërhoqi Emily-n mënjanë dhe tha: ‘Hej, dëgjova që Kumail dhe Michelle Obama janë bashkë’”, shtoi ai, duke shtuar se Emily nuk ishte e mërzitur, por disa persona të tjerë ia përmendën historinë më vonë.

Prezantuesja e podkastit përmendi gjithashtu një thashethem të ngjashëm që ka qarkulluar në mediat amerikane për ca kohë, se Barack Obama dyshohet se është në një lidhje me aktoren Jennifer Aniston: "Ka një thashethem të vazhdueshëm se Barack po e tradhton Jen Aniston", tha prezantuesja, duke shtuar: "Por e dini çfarë? Sipas këtyre thashethemeve, tani je në të njëjtën kategori me Jennifer Aniston".

Nanjiani komentoi me shaka se nëse do të ishte e vërtetë, familja Obama mund të "zhytej në një nivel më të ulët", ndërsa prezantuesi përfundoi me shaka: "Nuk do të doje ta shihje një nga njerëzit më të fuqishëm në botë me një aktore".

Kumail Nanjiani është i martuar me skenaristen dhe producenten Emily V. Gordon që nga viti 2007. Historia e tyre e dashurisë, e cila përfshinte dallime kulturore, presione familjare dhe sëmundje të rënda, më vonë shërbeu si frymëzim për filmin e nominuar për çmimin Oscar "The Big Sick".

"Nuk mund ta imagjinoja një univers ku do të pranoja një martesë të rregulluar, por gjithashtu nuk mund t'ua tregoja prindërve të mi", tha Nanjiani për New Yorker në vitin 2017.

Në fillim të marrëdhënies së tyre, Emily përfundoi në spital dhe kaloi tetë ditë në një komë të shkaktuar nga mjekësia për shkak të sëmundjes së rrallë inflamatore të Still-it.

"Isha i pari në spital dhe më kërkuan të nënshkruaja dokumentet. E kuptova sa serioze ishte kur mjeku tha se do ta fusin në koma. Atëherë e kuptova për herë të parë se kjo nuk ishte thjesht një ftohje", kujtoi Nanjiani në një intervistë me People. /Telegrafi/

Një tjetër aktor akuzon Tyler Perryn për ngacmim dhe sulm seksual



Regjisori dhe aktori amerikan Tyler Perry është përballur me një tjetër padi të re për sulm seksual. Padia është ngritur nga aktori Mario Rodriguez, i cili ka qenë pjesë e filmit Boo! A Madea Halloween, dhe nga Perry kërkon dëmshpërblim në vlerë minimale prej 77 milionë dollarësh.

Sipas pretendimeve të Rodriguezit, Tyler Perry e ka ngacmuar dhe sulmuar seksualisht për vite me radhë, duke shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tij në industrinë e filmit. Mediat e huaja raportojnë se kjo është padia e dytë ndaj Perry-t brenda vetëm pak muajsh, ku ai akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij në Hollywood për të përfituar nga kolegë më të rinj.

Në qershor të këtij viti, edhe aktori Derek Dixon kishte ngritur një padi për ngacmim seksual ndaj Tyler Perry-t, duke e akuzuar se e kishte prekur dhe shqetësuar gjatë punës në serialet The Oval dhe Ruthless. Kjo padi fillimisht ishte dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, por më pas raportohet se është transferuar në një gjykatë federale në shtetin e Georgias, aty ku ndodhet edhe studioja e Perry-t.

Padia e Mario Rodriguezit është dorëzuar të enjten në Kaliforni dhe në të thuhet se Perry e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve të përsëritura seksuale të padëshiruara për disa vite me radhë. Sipas dokumenteve gjyqësore, një nga incidentet më të rënda dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e Perry-t në Los Angeles, ku Rodriguez pretendon se ka përjetuar sulm dhe abuzim seksual.

Përveç Tyler Perry-t, Rodriguez ka paditur edhe studion Lionsgate, distributoren e filmit të vitit 2016, duke pretenduar se kompania ka mbyllur sytë përballë sjelljeve të dyshuara të regjisorit. Avokati i Tyler Perry-t, në një deklaratë publike, ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat.

Sipas padisë, ngjarjet kanë nisur që në vitin 2014, kur Rodriguez pretendon se një trajner në palestrën Equinox në Los Angeles i është afruar dhe i ka thënë se Tyler Perry kërkonte numrin e tij të telefonit, gjoja për të diskutuar një rol të mundshëm aktrimi. Më pas, Perry e ka inkurajuar të paraqitej në audicion për filmin “Boo! A Madea Halloween”, duke i thënë se nuk ishte “njeri i keq” dhe se duhej ta njihte më mirë.

Rodriguez pohon se pasi mori rolin, u ftua në shtëpinë e Perry-t, ku ky i fundit dyshohet se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë shikimit të një filmi. Padia përshkruan edhe incidente të tjera të ndodhura në vitet 2016, 2018 dhe 2019, përfshirë tentativa për t’ia zbërthyer pantallonat dhe një rast tjetër ku Perry dyshohet se i ka vendosur dorën mbi organet gjenitale. Rodriguez gjithashtu pretendon se pas këtyre takimeve, Perry i ka dhënë disa herë nga 5 mijë dollarë.

Aktori deklaron se i ka rezistuar këtyre veprimeve dhe se ka vendosur të ngrejë padi vetëm pasi është informuar për akuzat e ngjashme të bëra nga Derek Dixon. Në dokumentet gjyqësore, Rodriguez thekson se ka përjetuar sulm seksual, abuzim seksual dhe shkaktim të qëllimshëm të dhimbjes emocionale, për çka kërkon dëmshpërblim minimal prej 77 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Macaulay Culkin përgjigjet njërës prej pyetjeve më të shpeshta rreth filmit "Home Alone"



Pas më shumë se tre dekadash spekulimesh, Macaulay Culkin iu përgjigj njërës prej pyetjeve më të shpeshta në lidhje me filmin "I vetëm në shtëpi" - punën misterioze të babait të Kevinit.

Në një intervistë të kohëve të fundit, 45-vjeçari ndau perspektivën e tij mbi atë që bënë Peter dhe Kate McCallister, babai dhe nëna e tij, për të përballuar jetesën e tyre luksoze.

Që kur filmi i parë "Home Alone" doli në kinema në vitin 1990, 35 vjet më parë, fansat e këtij seriali janë përfshirë në spekulime të përhapura dhe madje edhe në teori konspiracioni rreth asaj se si saktësisht familja McCallisters ishin në gjendje të përballonin një stil jetese luksoz.

Pjesa më e madhe e diskutimit u nxit nga përshkrimi i një familjeje që jetonte në një rezidencë të madhe jashtë Çikagos, ndërsa në të njëjtën kohë kishte mundësinë që e gjithë familja të fluturonte për në Francë për Krishtlindje, siç u pa në episodin e parë.

Jo vetëm kaq, por vila ishte mjaftueshëm e madhe për të akomoduar rehat 15 anëtarë të familjes natën para udhëtimit dhe me sa duket ndodhej në një zonë të pasur, mjaftueshëm tërheqëse për të tërhequr hajdutët që planifikonin të grabisnin shtëpitë në lagje para Krishtlindjeve.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Postmedia, Culkin ndau hamendësimin e tij se me çfarë punonin prindërit e Kevinit.

"Mendoj se babai i tij ishte avokat korporatash, prandaj ata mund të përballonin gjëra kaq të mira dhe të jetonin në një lagje të mirë", tha ai.

Duke folur për atë që kishte bërë nëna e tij, ai shtoi: “Nëna e tij ishte dizajnere e brendshme, prandaj shtëpia ishte kaq e bukur.”

Në dhjetor 2024, gjatë një paraqitjeje si i ftuar në podkastin "The Hollywood Reporter's Awards Chatter", regjisori Chris Columbus zbuloi se ai dhe skenaristi dhe producenti John Hughes kishin menduar se çfarë do të bënin personazhet.

Duke folur me prezantuesit e podkastit, Columbus shpjegoi: "Ne menduam se nëna, në atë kohë, meqenëse përdornim manekinët në bodrum, mbaj mend bisedën, ishte një stiliste shumë e suksesshme mode. Babai, bazuar në përvojën e vetë John Hughes, mund të kishte punuar në reklama, por nuk mbaj mend se çfarë bënte babai për të jetuar". /Telegrafi/

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt: Shpresoj Big Brother i Shqipërisë të ma mundësojë të shkoj atje



Aktivistja dhe piktorja Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara, duke u bërë e larguara e dytë e mbrëmjes së së premtes në spektaklin Big Brother VIP Kosova 4.

Shkurta Haxhiu nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë, ku përballë saj ishin edhe Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce. Ky nominim erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të shtëpisë, çka i çoi banorët e përfshirë drejt një televotimi vendimtar.

Pas eliminimit, Haxhiu shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të spektaklit, duke hedhur akuza të rënda se nuk i ishte dhënë hapësira e nevojshme për të rrëfyer historinë e saj personale dhe për të shpalosur plotësisht identitetin e saj si artiste dhe aktiviste.

Kritikat e saj nuk u ndalën vetëm te produksioni. Ajo u tregua e ashpër edhe ndaj opinionisteve të spektaklit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i cilësuar ato si opinionistet më negative që kishte takuar ndonjëherë.

Eliminimi i Shkurta Haxhiut ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut ka shprehur mbështetje për deklaratat e saj, ndërsa të tjerë kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si ajo e menaxhoi lojën brenda shtëpisë.

Mbetet të shihet se si kjo ngjarje do të ndikojë në dinamikat e mëtejme të spektaklit dhe në perceptimin e publikut ndaj produksionit dhe opinionistëve. /Telegrafi/




Dënohen Alba, Benita, Shkurta, Labi dhe Dolce - njëri prej tyre do të eliminohet sonte pa mundësi kthimi



Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend.

Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.

Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i zakonshëm, por si një masë ndëshkuese.

Banorët e lartpërmendur janë futur në nominim për shkak të sjelljeve të papërshtatshme, ofendimeve dhe komenteve denigruese brenda shtëpisë, vendim i cili ka ndryshuar menjëherë atmosferën dhe ka bërë që shumë prej tyre të reflektojnë mbi sjelljen dhe mënyrën se si janë paraqitur para publikut.

Me një eliminim të dyfishtë në lojë, tensioni është rritur ndjeshëm. Banorët e dinë se çdo gabim mund të ketë pasoja direkte, ndërsa publiku tashmë ka filluar të ndajë mendimet e tij në rrjete sociale, duke komentu arritjet dhe gabimet e konkurrentëve. /Telegrafi/

Jasmin eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 4, pritet një eliminim i dytë



Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, publiku vendosi që të largohet nga shtëpia banorja Jasmin Kadriu. Qëndrimi i saj në format rezultoi të ishte relativisht i shkurtër, por i qetë dhe pa shumë përplasje.

Gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, Jasmin u shqua për një sjellje të matur dhe të balancuar, duke u përpjekur të mos bëhej pjesë e debateve të forta që shpesh kanë dominuar javët e fundit.

Eliminimi i saj u prit me emocione si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, ndërsa banorët u shprehën se largimi i Jasminit ndryshon dinamikën e lojës.

Ndërkohë, produksioni paralajmëroi se sonte pritet edhe një eliminim tjetër, çka ka rritur pritshmëritë dhe tensionin mes konkurrentëve, të cilët tashmë e dinë se çdo gabim mund t’u kushtojë qëndrimin në BBVK.

Spektakli vazhdon të sjellë surpriza, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të jetë banori i radhës që do të lërë shtëpinë. /Telegrafi/

❌