Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këngëtarja Shkurte Gashi humb personin më të shtrenjt



Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike ka humbur një nga personat më të shtrenjtë në jetën e saj – babanë e saj.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur bashkëshorti i këngëtares, Albert Limani, përmes një postimi prekës në Instagram.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për humbjen e madhe.

Foto: Albert Limani / Instagram

“Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Zoti në xhehnet, Ramadan Gashi (babush)”, ka shkruar ai.

Përveç fjalëve prekëse ai gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët me vjehrrin e tij tashmë të ndjerë.

Ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga vetë artistja për ndarjen nga jeta të babait.

Reagon aktori i njohur turk Can Yaman pas arrestimit të tij të bujshëm



Aktori i njohur turk, Can Yaman, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas arrestimit të tij të bujshëm.

Siç u raportua, aktori i famshëm u ndalua nga autoritetet në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike.

Sidoqoftë, ai ka hedhur poshtë dyshimet të cilat rënduan mbi të, duke mohuar se ka poseduar substanca.


Yaman potencoi gjithashtu se nëse kjo do të kishte qenë e vërtetë ai nuk do ishte liruar kaq shpejt nga autoritetet.

Shkrimi i tij i dedikohet në veçanti edhe medieve italiane, që me sa duket kanë raportuar gjithashtu për rastin e tij.

“I dashur shtypi italian. Gjithmonë shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por ky nuk është një lajm i ri. Ju, megjithatë, jo! Ju lutem, mos e bëni edhe ju gabimin e të kopjuarit së lajmeve që vijnë nga Bosfori”, ka shkruar aktori i njohur.

“A ju duket e besueshme që unë të shkoj nëpër lokale me substanca në një periudhë ku policia po zhvillon kontrolle të gjera dhe po arreston shumë persona të famshëm? Nëse do të kishte qenë e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha në Itali tashmë ditën tjetër. Ju dua shumë IT”, përfundon Yaman.

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ai e asiston gjatë pastrimit



Limi dhe Dolce e nisën ditën e sotme me një moment të përbashkët në banjë, teksa u panë duke bërë dush së bashku.

Dyshja u shfaqën të afruar, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe duke biseduar lehtë mes tyre, ndërsa në sfond dëgjohej muzika që e bënte atmosferën edhe më të relaksuar.

Gjatë “aventurës së tyre”, në një moment Limi u pa duke e asistuar Dolcen, duke i fërkuar krahët dhe shpinën me një sfungjer, në një veprim që u duk spontan dhe i natyrshëm.

Kujdesi i tij vijoi edhe më poshtë, deri në zonën e ijëve, duke krijuar një situatë që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat.

Pak momente më vonë, në banjë erdhi edhe Alba, ky moment ngjalli vëmendje të shtuar, duke marrë parasysh historinë e kaluar mes Albës dhe Limit.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më herët në një lidhje, ndërsa banorja e ka bërë të qartë edhe gjatë këtij edicioni se ende ka ndjenja për të.

Nikki Glaser bëri shaka për DiCaprio-n: I arrite të gjitha para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç



Komediania Nikki Glaser prezantoi ndarjen e çmimeve Golden Globe këtë vit, e cila u mbajt të dielën në mbrëmje.

Ceremonia u shënua nga monologu i saj i zgjuar në të cilin, ndër të tjera, ajo bëri shaka për Leonardo DiCaprio-n dhe jetën e tij dashurore, si dhe për yje të tjerë të Hollivudit.

Glaser reflektoi mbi nominimin e DiCaprio-s për filmin "One Battle After Another", duke i dërguar atij një sërë komplimentesh.

"Çfarë personi i çmendur, ti rrezaton fjalë për fjalë nga ekrani. Ke pasur një karrierë të jashtëzakonshme me role të panumërta ikonike, ke punuar me të gjithë regjisorët e mëdhenj. Ke fituar tre çmime Golden Globe dhe një Oscar".


Më pas ajo shtoi: “Dhe gjëja më mbresëlënëse nga të gjitha është se ia dole t’i arrish të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç. Dua të them, kjo është vërtet çmenduri”.

Aktori 51-vjeçar buzëqeshi dhe tundi kokën në shenjë miratimi. E dashura e tij 27-vjeçare, Vittoria Ceretti, me të cilën ai kaloi pushimet së fundmi në Shën Barts, nuk ishte e pranishme në ceremoni.

“Leo, më vjen keq për këtë shaka, është e kotë dhe u përpoqa ta shmangia, vazhdoi Glaser. Por, vëlla, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Nuk ka asgjë tjetër. Unë bëra kërkimin tim, intervista më e thelluar që ke dhënë ndonjëherë ishte për Teen. A është ushqimi yt i preferuar ende 'makarona, makarona dhe akoma më shumë makarona'?”.

"Po", murmëriti DiCaprio nga tavolina e tij, duke bërë shenjë me gishtin e madh lart. "Sigurisht që po".

Në monologun e saj, Glaser u ndal edhe te Timothée Chalamet. Edhe pse, siç kishte njoftuar më parë, nuk i kishte “mprehur” shakatë për të dashurën e tij Kylie Jenner, ajo theksoi se marrëdhënia e tyre është një nga temat kryesore jashtë botës së filmit në fillim të sezonit të ndarjes së çmimeve.

Chalamet u nominua për çmimin Aktor më i Mirë në një Muzikal/Komedi për filmin "Marty Supreme".

"Çfarë performance të përkushtuar dhe", e lavdëroi Glaser, duke shtuar: "Je aktori i parë në histori që shton muskuj për një film pingpong. Ke shtuar mbi 60 ons, është çmenduri".

Ishte radha e Julia Roberts, e nominuar për aktoren më të mirë në një dramë për filmin "After the Hunt". Ashtu si në "Wicked", "jam kthyer për vazhdimin", filloi Glaser.

"Ashtu si Frankenstein, edhe unë u formova nga një kirurg evropian pa licencë. Dhe ashtu si podkasterët e nominuar sonte, nuk duhet të jem kaq afër Julia Roberts", tha ajo.

Aktorja u përgjigj me një buzëqeshje të dallueshme.

Pas performancës së suksesshme të vitit të kaluar, Glaser ishte e vetëdijshme për sfidën që e priste – të gjente një ekuilibër midis zgjuarsisë dhe guximit pa ofenduar yjet në audiencë.

"Duhet të jesh shumë e kujdesshme me shakatë në mënyrë që të mos ia prishësh mbrëmjen askujt. Por në të njëjtën kohë, duhet t'u japësh njerëzve në shtëpi një arsye për të qeshur. Publiku pret që të bësh shaka për yjet më të mëdhenj - kjo është ajo që ata duan të shohin", tha ajo për CBS Mornings përpara ndarjes së çmimeve.

Limi mban në krah Dolcen, doza afërsie mes dyshes në oborr



Limi dhe Dolce kanë krijuar një lloj afrimiteti miqësor, teksa janë parë duke bashkëbiseduar dhe duke qëndruar jashtë në oborr.

Dyshja po kalonin kohë së bashku në ambientin e jashtëm, kur në një moment Limi iu afrua Dolces në mënyrë spontane, duke shkaktuar një situatë të lehtë dhe argëtuese mes tyre, derisa banori e mori dhe e mbajti në krahë.

Kjo “aventurë” e vogël u shoqërua nga të qeshura nga të dyja palët.


Në një moment më të qetë, ata zhvilluan një bisedë, ku Dolce i drejtoi Limi një pyetje:

“Ku do të doje të ishe tani?”.

“Këtu ku jam fiks, fiks këtu ku jam”, u përgjigj ai, duke gjestikuluar në drejtim të saj. “Nuk dua të jem askund tjetër, edhe me ma dhanë krejt botën”, i tha Limi.


Megjithatë, kjo situatë nuk nënkupton një lidhje apo zhvillim romantik mes dyshes, por thjesht disa momente shoqërore dhe veprime spontane.

Limi ka trazuar ujërat me hyrjen e tij në shtëpi për shkak të historisë së tij me Albën, si dhe një raporti të mëparshëm me Bian, të dyja banore të këtij edicioni.

Alba e thyer emocionalisht, flet për Limin: Është afruar me Dolcen dhe Benitën



Alba është parë tejet e prekur mbrëmë, teksa qëndronte vetëm në dhomën e gjumit duke folur për Limin.

Banorja duket se po e përjeton rëndë situatën me të, që nga momenti kur ai iu bashkua së fundmi shtëpisë së BBVK-së.

Alba ka shprehur hapur zhgënjimin dhe mërzinë për afrimin e Limit me banoret e tjera të shtëpisë.


“Ai ka shkuar tani është afruar me femrat e tjera. Me Dolcen me Benitën, pse? Çka don të arrijë me këtë gjë. Pse me Dolcen pse me Benin? Dolce më dhunoi fizikisht, Beni sa më ka shajtë në familje aq edhe në moral”, thoshte Alba.

Qëkur Limi iu bashkua spektaklit, ajo është parë tejet e rënduar emocionalisht.

Alba madje herë pas here është shfaqur e përlotur në shtëpi, madje edhe në prezencë të vetë Limit.

Golden Globes 2026: Filmi "One Battle After Another" dhe seriali televiziv "Adoleshenca" dominojnë me çmime



Ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globe 2026 u mbajt të dielën në mbrëmje në Los Angeles, dhe filmi "One Battle After Another" dhe seriali "Adolescence" u dalluan si fituesit më të mëdhenj të natës, duke fituar më shumë trofe ari në kategoritë e tyre përkatëse.

"One Battle After Another" ishte filmi më i nominuar i natës me nëntë nominime dhe përfundoi duke fituar katër Golden Globes, përfshirë çmimin për muzikalin ose komedinë më të mirë dhe regjisorin më të mirë për Paul Thomas Anderson. Përveç këtyre trofeve, filmi spikati edhe në kategoritë e aktrimit, ku u nominuan Leonardo DiCaprio, Benicio del Toro dhe Sean Penn, ndërsa Teyana Taylor fitoi çmimin për rolin më të mirë mbështetës femëror në çdo film artistik.

Në konkursin e filmave për numrin e çmimeve të fituara, pas tij vinin titujt "Sinners", "Hamnet", "KPop Demon Hunters" dhe "The Secret Agent", të cilët fituan nga dy çmime secili. Ndër çmimet kryesore, "Hamnet" u shpall filmi më i mirë artistik në kategorinë e dramës, ndërsa "The Secret Agent" triumfoi në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Timothee Chalamet vazhdoi serinë e tij personale të fitoreve falë rolit të tij si lojtar pingpongu në filmin "Marty Supreme", për të cilin fitoi çmimin e tij të parë Golden Globe në kategorinë e aktorit më të mirë në një muzikal ose komedi. Suksesi i tij pasoi Çmimin Critics Choice që fitoi fundjavën e kaluar. Një vazhdimësi e ngjashme regjistrohet nga aktori i ri Owen Cooper, i cili fitoi Golden Globe për aktorin më të mirë mbështetës në serial për rolin e tij në serialin "Adolescence", pasi ai tashmë ishte vlerësuar me çmimin Critics Choice.

Seriali "Only Murders in the Building" vazhdoi serinë e dështimeve, pasi nuk fitoi asnjë çmim këtë vit pavarësisht katër nominimeve. Në total, ajo deri më tani ka mbledhur 20 nominime për Golden Globe pa fituar asnjë statujë të vetme.

Në pjesën televizive të programit, seriali "Adoleshenca" kryesoi për nga numri i çmimeve, duke fituar katër çmime, përfshirë titullin e serialit më të mirë të kufizuar ose antologjik. Çmime të tjera për këtë prodhim iu sollën Owen Cooper si aktori më i mirë në një rol mbështetës në serial, Ashley Walters përmes një nominimi në të njëjtën kategori dhe Erin Doherty, e cila fitoi çmimin për aktoren më të mirë mbështetëse në serial.

Midis serialeve, "The Studio" u shpall seriali më i mirë televiziv komedi ose muzikor, ndërsa "The Pitt" mori çmimin për serialin më të mirë dramë. Në kategoritë e aktrimit për televizion, u dalluan Seth Rogen, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë në një serial komedi ose muzikor për rolin e tij në "The Studio", dhe Jean Smart, e cila u vlerësua si aktorja më e mirë në të njëjtën kategori për serialin "Hacks".

Noah Wyle fitoi çmimin për Aktori më të Mirë në një Serial Televiziv Dramë për rolin e tij në "The Pitt", ndërsa Rhea Seehorn fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë në një Serial Dramë për performancën e saj në "Pluribus". Në kategoritë e serialeve të kufizuara, serialeve antologjike dhe filmave televizivë, Stephen Graham fitoi Golden Globe për aktorin më të mirë për rolin e tij në "Adolescence", ndërsa Michelle Williams fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e tij në "Dying for Sex".

Në kategoritë e aktrimit në film, Wagner Moura fitoi çmimin për aktorin më të mirë në një dramë për rolin e tij në "The Secret Agent", dhe Jessie Buckley fitoi çmimin për aktoren më të mirë në një dramë për rolin e tij në "Hamnet". Timothee Chalamet, siç u tha tashmë, triumfoi në një muzikal ose komedi për rolin e "Marty Supreme", ndërsa Rose Byrne fitoi çmimin për aktoren më të mirë në të njëjtën kategori për rolin e "If I Had Legs I'd Kick You".

Stellan Skarsgaard fitoi Globin e Artë për aktorin më të mirë mbështetës në një film për rolin e tij në "Sentimental Value", ndërsa Teyana Taylor u emërua aktorja më e mirë mbështetëse për performancën e saj në "One Battle After Another".

Çmimi i parë ndonjëherë për podkastin më të mirë shkoi për Amy Poehler për "Good Hang With Amy Poehler".

Jennifer Lawrence pohon se u përgatit me rigorozitet për "Red Sparrow": Roli i parë për të cilin isha vërtet e disiplinuar



Në një intervistë të re, Jennifer Lawrence theksoi se u përgatit me rigorozitet për rolin e saj në filmin "Red Sparrow".

Ajo pohon se këto përgatitje ishin më të vështirat për të.

"Teknikisht, mendoj se 'Red Sparrow' ishte më i vështiri sepse më duhej të zotëroja theksin rus", tha ajo.


Në këtë film, Lawrence luajti rolin e një ish-balerine ruse që u shndërrua në spiune. Gjithashtu, përveç zotërimit të një theksi rus, ajo thekson se kaloi kohë duke stërvitur trupin e saj që idealisht të dukej si një balerinë.

Koreografi Kurt Froman shpjegoi gjithashtu se ai punoi me Jennifer gjashtë ditë në javë, tre orë çdo ditë. Përveç kësaj, Lawrence theksoi se ajo gjithashtu mbajti dietë ndërsa përgatitej për këtë rol.

"‘Red Sparrow’ ishte roli i parë për të cilin isha vërtet e uritur dhe e disiplinuar. Nuk mund të jem në rolin e një ish-balerine dhe të mos ndihem si një ish-balerinë", tha ajo.

Jennifer Lawrence zbulon se kishte dëshiruar rolin që bëri të famshme Emma Stone



Jennifer Lawrence ka zbuluar se kishte vënë syrin te roli që e shndërroi kolegen e saj, Emma Stone, në një yll ndërkombëtar.

Pas roleve dytësore në filma shumë të suksesshëm si Superbad dhe Zombieland, Stone u shndërrua në një nga aktoret kryesore të Hollywood-it falë komedisë gjimnaziste të vitit 2010, Easy A.

Easy A u publikua në të njëjtin vit kur Lawrence u shfaq në filmin që i solli famën, Winter’s Bone, rol për të cilin ajo fitoi nominimin e saj të parë për çmimin Oscar.

Dy vite më vonë, Lawrence u bashkua me elitën e Hollywood-it falë rolit të Katniss Everdeen në filmin e parë të sagës shumë të suksesshme The Hunger Games.

Stone, 37 vjeçe, dhe Lawrence, 35 vjeçe, ndajnë një miqësi të ngushtë prej vitesh, por aktorja e fundit ka zbuluar së fundmi se ato kanë konkurruar edhe profesionalisht mes tyre.

“Roli që unë e doja dhe që ajo e fitoi ishte Easy A”, tha Lawrence këtë të martë gjatë një interviste live në sallën 92NY Kaufmann Concert Hall në New York, sipas People.

“Isha e çmendur pas Easy A dhe vërtet mendoj se duhej ta kisha marrë unë rolin, apo jo? Filmi mund të kishte dalë shumë mirë”, u shpreh me humor aktorja e American Hustle.

Easy A ishte një adaptim komik i romanit The Scarlet Letter të Nathaniel Hawthorne, ku Stone interpreton një nxënëse të zgjuar dhe thumbuese të shkollës së mesme, e cila bëhet qendra e një skandali.

Alba godet Limin disa herë, momentet që po bëjnë xhiron në rrjet:“I poshtër, i poshtër”



Një valë ngjarjesh dramatike janë zhvilluar së fundmi në shtëpinë e BBVK-së, që nga hyrja e Limit, ish-partnerit të Albës. Ajo është parë tejet e prekur ditëve të fundit nga prezenca e tij.

Së fundmi, disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, që tashmë kanë bërë xhiron e internetit, tregojnë Albën, teksa godet Limin disa herë.

Gjithçka duket se nisi me Albën e cila po qëndronte në oborr, e rënduar nga emocionet dhe duke qarë.


Ndonëse Limi u mundua ta qetësonte atë dhe i kërkonte të mos qajë, ndërveprimi i tyre disa momente më vonë mori një kahje tjetër.

Alba nisi ta godiste atë në duar dhe trup dhe me zë të ngjirur i thërriste: “I poshtër, i poshtër”.

Limi mundohej ta qetësonte, duke i thënë se nuk i ka bërë asgjë.

“Të dua Endri, më mungon”, Benita kaplohet nga emocionet, derisa i bën dedikimin këngëtarit



Benita është parë tejet e emocionuar gjatë ditës së sotme, sapo ka dëgjuar këngën e Endrit.

Teksa qëndronte në oborr, ajo u zhyt thellë në tingujt e këngës së tij “Thirrëm”, gjë që e përfshiu me emocione.

E kapluar nga ndjenjat, Benita nuk arriti t’i mbajë lotët, ndërsa emocionet e saj ishin të dukshme për të gjithë të pranishmit.


Në një moment, ajo u dëgjua duke folur në gjuhën angleze, duke iu drejtuar këngëtarit:

“Të dua Endri, më mungon!”, tha Benita.

Së fundmi, kanë qarkulluar spekulime të shumta rreth raportit mes Benitës dhe këngëtarit Endri.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka bërë publike një lidhje të tillë, flitet se dyshja dikur kanë pasur një romancë, duke lënë të hapura dyshimet dhe kuriozitetin e publikut.

Dalin pamjet tronditëse – Limi fyen rëndë Albën me një gjuhë denigruese



Një sjellje tejet shqetësuese, e shoqëruar me ofendime dhe gjuhë denigruese, është bërë mbrëmë nga Limi kundrejt Albës.

Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale kanë kapur momentin kur ai i drejtohet asaj me fjalë të rënda, në përpjekje për t’i thënë që të mbyllë gojën.

Ata ishin në dhomën e gjumit kur po bënin një diskutim dhe në bisedë e sipër ai përdor një gjuhë tejet fyese, për më tepër ofendimet i bën në anglisht.


Ndonëse audio nuk është plotësisht i qartë disa prej shprehjeve dalloheshin lehtazi.

“Mos e bëjë të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them”, i tha ai Albës.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi mënyra e komunikimit dhe gjuha e përdorur nga Limi konsiderohen të papërshtatshme dhe shqetësuese, duke e vënë Albën në një pozitë të vështirë përballë kamerave.

E papritur, Benita shpërthen në lot teksa dëgjon këngët e Endrit



Benita u shfaq sot tejet e emocionuar, duke shpërthyer në lot.

Ishte e dukshme se emocionet e saj po përshkonin çdo pjesë të trupit, teksa regjia i lëshoi këngën e Endrit, “Thirrëm”.

Aurora dhe Londrimi u përpoqën ta qetësonin, ndërsa ky i fundit i thoshte Vëllait të Madh që të ndërrojë këngën.


“O jeta jeme, Benii”, u mundua ta qetësonte Londrimi, duke e përqafuar dhe duke i folur me butësi.

Por regjia nuk u ndal aty. Ata i lëshuan edhe sekuencat e një kënge tjetër të Endrit, ende të papublikuar, që titullohet “Kthehu”.

Në atë moment, Benita shpërtheu edhe më tej në lot, e rënduar nga emocionet.


“E ka qit këngën e re!!!”, i thoshte ajo atyre, derisa nuk mbante dot lotët.

Spekulime të shumta kanë qarkulluar së fundmi për Benitën dhe këngëtarin Endri. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka bërë këtë publike, flitet se dyshja dikur kanë pasur një romancë, duke lënë hapur dyshimet dhe kuriozitetin e të tjerëve.

“Po e kemi bërë”, Bia dhe Limi flasin për raportin intim që kishte ndodhur mes tyre



Bia dhe Limi kanë pasur një diskutim mes tyre për një çështje shumë intime.

Dyshja pranuan gjatë bisedës se kanë pasur marrëdhënie intime, një bisedë që, si duket, e ngriti Bia para Limit.

“Po e kemi bërë”, i thoshte ai Bia-s.

Pavarësisht që Bia nuk e mohoi se kjo kishte ndodhur mes tyre, ajo i theksonte se nuk kishte nevojë t’u tregonte të gjithëve.


“Po, unë nuk thashë jo [që se kemi bërë] por unë nuk u them njerëzve që e kemi bërë…. për respekt mos folë për këtë, njerëzit e dinë dhe nuk ke nevojë të thuash po. Po ka ndodhur, shumë kohë më parë. E di që ti dëshiron të dalësh mirë si burrë dhe unë nuk them që se kemi bërë, nuk ke nevojë t’u tregosh të gjithëve [me mburrje]”, i tha ajo Limit, derisa foli pothuajse gjatë gjithë bisedës në anglisht.

Limi iu bashkua të premten spektaklit në BBVK, derisa hyrja e tij ka bërë bujë të madhe edhe për shkak të raportit që ka pasur me banoren tjetër, Alba Pollozhani.

Alba i afrohet Limit dhe qan me dënesë: Ti se din se si kanë qenë dy muaj këtu



Alba është parë në një gjendje të rëndë emocionale pranë Limit.

E përlotur dhe e mbingarkuar emocionalisht, ajo po i ankohej atij për eksperiencën e saj në këtë spektakël.

“Jo, jo! Ti se din se si kanë qenë dy muaj këtu”, i thoshte ajo Limit, ndërsa qante me dënesë.


Përkundër gjendjes së saj, Alba përpiqej me çdo kusht t’i mbante emocionet nën kontroll, duke vendosur të dyja duart në fytyrë.

Situata dukej tejet e rëndë për të, ndërkohë siç duket tensionet e akumuluara brenda shtëpisë kishin ndikuar dukshëm në gjendjen e saj psikologjike.

Limi, nga ana tjetër iu drejtua asaj me tone të qeta.

“Hë mi, se vetë ke dashtë me ardhë. S’të ka sjellë njeri me zor. Mos bëj kështu. Jeta është kështu për ne, nuk është se kena bë ndonjë ndryshim këtu në Big Brother. Jeta e vështirë ka qenë për ne, gjithmonë”, i tha ai Albës.

Çfarë ndodhi? Shikuesit e BBVK-së ankohen për ndërprerje të transmetimit – “vlojnë” paknaqësitë në komente



Shikues të shumtë të abonuar janë ankuar për ndërprerjen e një transmetimi të veçantë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Big Brother VIP Kosova.

Mbetet ende e paqartë se për çfarë lloj ndërprerjeje bëhet fjalë, megjithatë janë raportuar ankesa të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

Ankesat e tyre lidhen me një situatë që dyshohet se ka ndodhur mes Albës dhe Limit, teksa shikuesit pohonin se pikërisht në atë moment transmetimi ishte ndërprerë.

Ata ngritën dyshime se mund të ketë ndodhur diçka mes dyshes, duke akuzuar produksionin për mungesë transparence.

Sipas shikuesve, transmetimi mori një kahje tjetër, me regjisë që i fokusoi kuadrot në një pjesë tjetër të shtëpisë.

Mbetet të shihet se çfarë ka ndodhur realisht, pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e produksionit, as nëse ankesat e shikuesve janë adresuar.

Përplasje që përfundoi në rrëzim, grindje e ashpër mes Albës dhe Bia-s në dhomën e gjumit



Alba dhe Bia patën një grindje mbrëmë në dhomën e gjumit. Fillimisht ishte Alba ajo që i tha se nuk dëshironte më të flinte me të, ndërsa pak më vonë i kërkoi t’i lironte shtratin.

“E ke krevatin poshtë”, i thoshte ajo Bia-s.

Alba po ashtu i ngrinte jorganin me qëllim që ta detyronte Bia-n t’ia lironte vendin dhe që ajo të merrte shtratin. Megjithatë, Bia nuk pranonte në asnjë mënyrë, deri në momentin kur, teksa Alba po i tërhiqte jorganin, Bia u rrëzua në tokë.


“Më lërë rehat”, i thoshte ajo Albës.

Në momentin e rrëzimit, Alba theksoi se Bia e kishte bërë këtë me qëllim dhe se nuk ishte një rrëzim i vërtetë.


“U rrëzove me qëllim”, i thoshte ajo Bias.

Rreth siutatës për çështjen e krevatit u përfshinë edhe banorë të tjerë, përfshirë edhe Limin.


Në një moment, Londrimi iu afrua Bias duke i kërkuar që të tregonte pak më shumë mirëkuptim dhe ta lironte vendin.

Seriali “Black Mirror” po vjen me një sezon të ri - çfarë na pret në historitë e reja distopiane?



Seriali i Netflix-it "Black Mirror", i njohur për përshkrimin e skenarëve distopikë dhe frikës teknologjike nga shoqëria moderne, rikthehet me sezonin e tij të tetë.

Lajmi u konfirmua nga krijuesi i serialit Charlie Brooker në një intervistë me Tudum të Netflix.

"‘Black Mirror’ po kthehet dhe shpresoj të jetë më mirë se kurrë. Për fat të mirë, ka një të ardhme, kështu që mund të konfirmoj se ‘Black Mirror’ do të kthehet pikërisht në kohë që realiteti të më kapë. Pra, kjo është emocionuese. Ajo pjesë e trurit tim është tashmë e aktivizuar dhe gumëzhitëse", tha Brooker.

Njoftimi për sezonin e ri vjen në prag të Çmimeve Golden Globe, ku seriali mori nominimet e para këtë vit. Sezoni i shtatë u nominua për miniserialin më të mirë televiziv dhe serialin ose filmin më të mirë antologjik të bërë për televizion, ndërsa Rashida Jones dhe Paul Giamatti fituan çmime për performancat e tyre në episodet "Common People" dhe "Eulogy".

Duke folur për procesin e krijimit të sezonit të ri, Brooker nuk hyri në detaje specifike, por e krahasoi atë me krijimin e një albumi muzikor.

"Është një eksperiment i dobishëm mendor kur i afrohemi një historie të re. Shpesh mendoj: 'Epo, çfarë nuk kemi bërë ende dhe çfarë toni po kërkoj? Ku përshtatet kjo këngë në album dhe çfarë drejtimi muzikor do të marrim?' Do ta zbulojmë," shtoi ai.

Sezoni i shtatë i serialit, i publikuar në prill 2025, u vlerësua për rikthimin e tij në temat distopike dhe të fokusuara në teknologji, pas reagimeve të përziera ndaj sezonit të gjashtë.

Juxhini eliminohet nga Big Brother VIP Albania



Juxhin Plevishti është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Eliminimi i tij erdhi pas një nominimi të fortë dhe mjaft dramatik, ku ai u përball me Selin dhe Mirin në televotim.

Pavarësisht mbështetjes që pati gjatë qëndrimit të tij, Juxhini nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave nga publiku për të vazhduar garën, duke u detyruar kështu të largohet nga shtëpia.

Largimi i tij shënon një tjetër moment të rëndësishëm në dinamikat e këtij edicioni, i cili vazhdon të surprizojë me zhvillime të papritura.

Edhe pse rrugëtimi i aktorit në këtë edicion ishte relativisht i shkurtër, ai u konsiderua kuptimplotë, duke sjellë diskutime, reagime dhe momente që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku dhe banorët e tjerë.

Një version i ri i filmit horror të vitit 1997 - filmi "Anaconda" fitoi 100 milionë dollarë në kinematë në të gjithë botën



Komedia aventureske e Sony-t, "Anaconda", me protagonistë Jack Black dhe Paul Rudd, deri më tani ka fituar 100 milionë dollarë në kinematë në të gjithë botën.

Siç është raportuar nga Variety, që nga e premtja, fitimet globale të filmit janë 101.6 milionë dollarë, nga të cilat 50.4 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe 51.2 milionë dollarë jashtë vendit.

"Anaconda" fitoi 1.2 milion dollarë në 3,075 lokacione vetëm të premten dhe pritet të arrijë në 4.6 milion dollarë në fundjavën e tretë, duke e çuar totalin e fitimeve vendase në 53.7 milion dollarë deri të dielën.

Rastësisht, filmi u shfaq premierë për Krishtlindjet e vitit të kaluar.

"Anaconda" është një version i ri i filmit klasik horror me gjarpërinj të vitit 1997, me protagonistë Jennifer Lopez, Owen Wilson, Ice Cube, Jon Voight, Eric Stoltz dhe Jonathan Hyde.

Në këtë film, Black dhe Rudd luajnë rolet e Doug dhe Griff, dy miq më të mirë që gjithmonë kanë ëndërruar të ribëjnë filmin e tyre të preferuar të të gjitha kohërave.

"Kur një krizë e moshës së mesme i detyron ata më në fund të shkojnë në sheshxhirim, ata shkojnë thellë në Amazonë për të filluar xhirimet. Megjithatë, gjërat bëhen serioze kur shfaqet një anakondë e vërtetë gjigante, duke e shndërruar sheshxhirimin e tyre komikisht kaotik të filmit në një situatë vdekjeprurëse", thuhet në përmbledhjen zyrtare.

Tom Gormican, i cili drejtoi filmin "The Unbearable Pesha e Talentit Masiv" dhe shkroi skenarin për "Beverly Hills Cop: Axel F", gjithashtu drejtoi filmin "Anaconda" sipas një skenari që ai bashkë-shkruante me Kevin Etten.

Krahas Black dhe Rudd, në këtë komedi aventureske luajnë edhe Steve Zahn, Thandiwe Newton, Daniela Melchior dhe Selton Mello. Producentët përfshijnë Brad Fuller dhe Andrew Form nën kompaninë e tyre të prodhimit Fully Formed Entertainment, si dhe Etten dhe Gormican.

❌