Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin.
Ky takim kishte në fokus përgatitjet që PD po bën për protestën e 24 janarit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ky vit do të jetë viti i rrëzimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Teksa e cilĂ«soi RamĂ«n si njĂ« demon tĂ« pushtetit, Berisha shtoi se PD arriti tâi faktojĂ« botĂ«s lidhjet e qeverisĂ« sĂ« tij me krimin e organizuar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ky takim, kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe. Jemi mbledhur sot për përgatitjet që duhet të bëjmë për datën 24 janar. Për secilin prej jush, për secilin prej jush, për çdo anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, për çdo opozitare dhe opozitar, duhet të ketë të qartë se ky është viti i provës së madhe, ky është viti i sfidës më të madhe që kemi patur ndonjëherë në jetën tonë politike, ky është viti më përcaktues për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Ne nisim këtë vit pasi në një betejë të pabarabartë, në një betejë të vështirë, ne kemi dalë, ja kemi dalur të paraqesim me sukses para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të vërtetat dramatike të narko-shtetit, të diktaturës autoritare apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.
Nuk ka qenë një gjë e thjeshtë, ka qenë një gjë shumë e vështirë për faktin se siç e dini, propaganda koprolalike që ai ka ndërtuar në vend duke vendosur në kontroll mbi 90% të mediave kundrejt pagesave, kundrejt ryshfeteve, për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për të glorifikuar të keqen, për të mbrojtur krimin, vjedhjen, drogën dhe farsën elektorale, po atë mashtrim ai u ka ndërmarrë, duhet thënë gjithashtu, jo pa sukses në komunitetin ndërkombëtar.
Me lobimin e tij dhjetëra, qindra miliona euro në zyrtarë të ndryshëm të llojit McGonigal, Mogherini, Coldea e të tjerë, e të tjerë, lista e tyre sigurisht shumë e gjatë dhe ne nuk e dimë, por këta i marrim vesh se i nxjerrin aksidentet.
Ai ka bërë gjithçka, ka krijuar një mburojë rreth aktivitetit të tij kriminale si drejtues, patron i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme të Europës, që është qeveria e tij. Ne arritëm në shtatë rezoluta ndërkombëtare në një hark kohor 14 mujor, të miratuara dhe të firmuara nga të gjitha partitë e spektrit politik tonë në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
ArritĂ«m tĂ« paraqesim me vĂ«rtetĂ«si tiparet e shĂ«mtuara kryesore tĂ« narko-diktaturĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s, diktaturĂ«s autoritare tĂ« tij. ArritĂ«m tâu faktojmĂ« botĂ«s se ky demon pushteti ka tĂ« pĂ«rqĂ«ndruara nĂ« duart e tij nĂ« mĂ«nyrĂ« antikushtetuese dhe anti-ligjore pushtete mĂ« shumĂ« se diktatori i fundit komunist nĂ« ShqipĂ«ri.
Se ky demon pushteti kontrollon në çdo qelizë, nëpërmjet lidhjeve me krimin dhe drogën, pushtetin në Shqipëri. Arritëm të faktojmë se ky është një armik i egër i pluralizmit që përdor Dumanët e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri, përdor Dumanët e tij si liçencë për krime të shëmtuara elektorale.
ArritĂ«m tâu faktojmĂ« tĂ« tjerĂ«ve lidhjet e tij me Sinaloan e MeksikĂ«s, me grupe tĂ« tjera trafikantĂ«sh nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« EuropĂ« dhe nĂ« botĂ«.