❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral



Një nga pamjet e shumta virale të përmbytjeve që kanë zgjatur për rreth një javë në vend ishte edhe momenti që tregonte një rrjedhje uji nga tavani në Tunelin e Llogarasë.

NdĂ«rsa ishte i ftuar nĂ« emisionin “Opinion” nĂ« TV Klan, eksperti pĂ«r menaxhimin e burimeve ujore, Arduen Karagjozi, shpjegoi procesin nga pikĂ«pamja gjeologjike, se pĂ«rse mund tĂ« ketĂ« ndodhur kjo gjĂ«.

Biseda në studio:

Blendi Fevziu: Pati ujĂ« nĂ« disa segmente tĂ« Tunelit tĂ« LlogarasĂ«, qĂ« m’u duk pak e çuditshme. Karagjozi, çfarĂ« mund tĂ« jetĂ«? Aty nuk doli ujĂ« gjatĂ« punimeve pĂ«r hapjen e tunelit, domethĂ«nĂ« ishte i thatĂ« gjithĂ« gjithi. Tani Ă«shtĂ« shkĂ«mb shumĂ« i fortĂ«.

Arduen Karagjozi: Sepse punimet janë bërë përgjithësisht në kohë të thatë dhe nuk ka pasur këtë intensitet reshjesh.

Blendi Fevziu: ËshtĂ« punuar pĂ«r 3 vjet aty, dimĂ«r-verë 

Arduen Karagjozi: Klodi e di më mirë, por nga informacioni që unë di nga gjeologjia, aty formacionet gjeologjike gëlqerore, të cilat filtrojnë ujë nga mali, dhe fakti që në pjesën e poshtme nuk ka fare burime, nënkupton që ato nuk kapin ndonjë shtresë të fisur që të krijojë mbajtje të ujit sipër dhe, normalisht, i gjithë uji, siç bie nga mali, futet nëpër këto hapësira që ka shkëmbi gëlqeror dhe shkon drejt detit. Në këtë rast, tuneli ka depërtuar në këto shtresa dhe, në rastet kur bie shi, kjo kullon ujë sipër.

Blendi Fevziu: Por kjo ndodhi këtë herë, sepse ka rënë shi një vit


Arduen Karagjozi: Po, sepse këtë herë niveli i ujit ka qenë më i lartë dhe ka krijuar një ngarkesë më të madhe se ato të mëparshmet.

Blendi Fevziu: Krijon dëmtim?

Arduen Karagjozi: Nuk e besoj, Ă«shtĂ« njĂ« ç’fryrje presioni. Besoj se do tĂ« ketĂ« water-stop nĂ« pjesĂ«n qĂ« lidh dy segmentet me njĂ«ra-tjetrĂ«n, por presioni kĂ«tĂ« herĂ« duhet tĂ« ketĂ« qenĂ« mĂ« i madh, por s’besoj tĂ« ketĂ« probleme tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« nĂ« asnjĂ« rast.

AAK-ja me ndihmën e LVV merr drejtimin e Kuvendit Komunal të Junikut



Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Junikut, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Grupi i asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka propozuar për këtë pozitë Shpejtim Gacaferin, ndërsa grupi i asambleistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar Leonard Llollunin.

Propozimi i AAK-së është mbështetur nga kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Junik, Jetmir Tofaj, çka ka qenë vendimtare për rezultatin e votimit.

Në procesin e votimit, kandidati i LDK-së, Shpejtim Gacaferi, ka marrë 7 vota, ndërsa kandidati i AAK-së, Leonard Llolluni, ka marrë 8 vota, falë mbështetjes së 2 nga 3 asambleistët e grupit të VV-së.

Me këtë rezultat, Leonard Llolluni është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Junikut./Telegrafi/


​Eksperti i kibernetikĂ«s: Sot ishte “fantazmĂ«â€, nesĂ«r mund tĂ« jetĂ« incident



Eksperti i kibernetikës, Halil Berisha, ka kritikuar disa media, duke thënë se janë shndërruar prijëse të keqinformimit.

Berisha ka shkruar në Facebook se qytetarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe skeptikë ndaj gjithçkaje që shohin online, veçanërisht kur përmbajtja është sensacionale, frikësuese dhe e pazakontë.

"Fantazma" qĂ« duhet tĂ« na frikĂ«sojĂ« edhe mĂ« shumĂ«. NjĂ« imazh i njĂ« “fantazme”, i krijuar me InteligjencĂ« Artificiale, u shpĂ«rnda me shpejtĂ«si ditĂ«t e fundit dhe u mor si i vĂ«rtetĂ« jo vetĂ«m nga qytetarĂ« tĂ« zakonshĂ«m, por edhe nga shumĂ« media. U bĂ« lajm i madh. Jo sepse kishte rĂ«ndĂ«si reale, por sepse solli klikime, shikime dhe reagime, shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa shumica e lajmeve tĂ« pĂ«rditshme tĂ« prodhuara nga vetĂ« redaksitĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. ËshtĂ« dĂ«shmi se njĂ« pjesĂ« e mediave, nga prijĂ«se tĂ« informimit publik, janĂ« shndĂ«rruar nĂ« prijĂ«se tĂ« keqinformimit, shpesh pa verifikim minimal dhe pa pĂ«rgjegjĂ«si profesionale”, ka shkruar ai.

Berisha thekson se kjo “fantazmĂ«â€ nuk shkaktoi dĂ«m serioz, frikĂ«soi ose ngjalli kureshtje tek disa persona, por asgjĂ« mĂ« shumĂ«.

“MegjithatĂ« ajo zbuloi diçka shumĂ« mĂ« tĂ« rrezikshme: Kombinimi i InteligjencĂ«s Artificiale, moskujdesit dhe paditurisĂ« sĂ« disa mediave dhe shpĂ«rndarjes masive nga qytetarĂ«t nĂ« rrjete sociale, krijon njĂ« terren ideal qĂ« aktorĂ« keqdashĂ«s, pĂ«rfshirĂ« armiq tĂ« vendit, ta shfrytĂ«zojnĂ« pĂ«r tĂ«: krijuar panik, pĂ«rhapur mjegull informative, nxitur pĂ«rçarje, madje edhe trazira. Sot ishte njĂ« “fantazmĂ«â€, e nesĂ«r mund tĂ« jetĂ« njĂ« incident, krizĂ«, apo njĂ« kĂ«rcĂ«nim sigurie i fabrikuar. NĂ« epokĂ«n e AI, verifikimi Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«ri. Dhe pĂ«rgjegjĂ«sia nuk bie vetĂ«m mbi qytetarĂ«t, por sidomos mbi mediat”, tha ai.

Sipas Berishës, ky rast duhet të shërbejë si mësim, jo si humor i radhës në internet.

11 janari me temperaturat më të ulëta në Kosovë, ditët në vijim pritet rritje e tyre



Mbrëmja e 11 janarit dhe orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, sipas zyrtarëve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shënuan temperaturat më të ulëta në vendin tonë, deri në -14°C, shoqëruar edhe me reshje, të cilat në disa zona shkaktuan vërshime. Në ditët në vijim e deri më 20 janar, pritet ngritje e temperaturave në vlera pozitive gjatë ditës.

Dita e sotme shënon një nga ditët më të ftohta të këtij dimri deri më tani. Temperaturat në orët e hershme të mëngjesit kishin zbritur deri në - 14 gradë Celsius në viset e larta malore. Ky mot dimëror konsiderohet i qëndrueshëm dhe pa ekstreme të pazakonta, i filluar me reshje të cilat sollën vërshime dhe temperatura të ulëta, thotë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Nata e mbrĂ«mshme ishte me -14 deri -15 nĂ« viset e larta sonte do tĂ« thotĂ« ditĂ« e hĂ«nĂ« nĂ« mbrĂ«mje do tĂ« kemi prap temperatura tĂ« ultĂ« -9 deri -11 nĂ«n zero, mirĂ«po nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim do tĂ« kemi temperatura tĂ« mesditĂ«s me vlera pozitive kĂ«shtu qĂ« gjatĂ« natĂ«s dhe pjesa e parĂ« e ditĂ«s do tĂ« jenĂ« kryesisht me ngrica prandaj kujdes pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« komunikacion”, tha ai nĂ« RTK.

Reshjet enorme sipas meteorologjisë, deri në 300 litra për metër katror, sollën vërshime në vise të ulëta dhe lugina të vendit, ndërsa konditat klimatologjike janë normale për këtë periudhë të vitit, nënvizon Aliu.

“Tash pĂ«r momentin pjesa jugore po shihet qĂ« ka reshje tĂ« borĂ«s ku nĂ« qytetin e Ferizajt ka qenĂ« 11 cm reshje kurse nĂ« viset e larta atje nĂ« BrezovicĂ« e mĂ« lartĂ« kanĂ« kaluar mbi 40 centimetra. Tash situata meteorologjike do tĂ« vjen duke u qetĂ«suar dhe ditĂ«t vijuese do tĂ« jenĂ« ti quaj ditĂ« tipike dimĂ«rore me temperatura negative gjatĂ« natĂ«s pozitive gjatĂ« ditĂ«s”, shtoi Aliu.

Zyrtarë të IHMK-së njoftojnë se deri më 20 janar nuk do të ketë temperatura të ulëta. Megjithëse janari konsiderohet kulmi i të ftohtit dimëror, parashikimet flasin për stabilizim gradual të temperaturave në ditët në vijim, të cilat konsiderohen lehtësim, sidomos për qytetarët me gjendje të rënd socio-ekonomike dhe shëndetësore, për të cilët kalimi i pikut të dimrit sjell jo vetëm ngrohje në mot, por edhe më shumë siguri në përditshmëri.

Kurti pret Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është garancia më e mirë për paqe dhe siguri



Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin amerikan George M. Wikoff.

Ky ishte takimi i parĂ« mes kryeministrit Kurti dhe admiralit Wikoff, me ç’rast Kurti e uroi atĂ« pĂ«r marrjen e detyrĂ«s sĂ« re, duke shprehur gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r bashkĂ«punim tĂ« plotĂ«. Ai vlerĂ«soi komunikimin dhe ndĂ«rveprimin e mirĂ« tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s me misionin e NATO-s nĂ« KosovĂ«, KFOR-in, nĂ« funksion tĂ« garantimit tĂ« sigurisĂ« dhe paqes pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t.

Gjatë takimit, Kurti theksoi se Kosova përbën një rrëfim suksesi të ndërhyrjes së NATO-s, duke nënvizuar se çlirimi dhe pavarësia e vendit janë shndërruar në bazë të zhvillimit ekonomik, shtetndërtimit demokratik dhe mirëqenies sociale. Ai shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike dhe rolin e saj vendimtar.

Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri Kurti riafirmoi synimin dhe angazhimin e Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, duke e cilësuar këtë si përgjigjen më të mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Ai theksoi se siguria e Kosovës fillon me sigurinë e kufijve të saj.

Kurti gjithashtu e informoi admiralin Wikoff për veprimet dhe rezultatet e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për investimet e vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes.

Në përfundim të takimit, kryeministri Kurti e falënderoi admiralin Wikoff për bisedën dhe për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it dhe NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Dy të plagosur pas dhunës në Lezhë, policia shpall në kërkim vëllain dhe nipin e Arben Ndokës



Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim policor vëllanë dhe nipin e Arben Ndokës, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në ambientet e një lokali në qytet.

Në kërkim policor është shpallur Kevin Ndoka 20 vjeç dhe babai i tij Gëzim Ndoka, 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili ndodhet në kërkim prej një viti e gjysmë nga SPAK.

Sipas policisë këtë të hënë Gëzim dhe Kevin Ndoka janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit Gjergj Marku dhe Nikolin Marku, kushërinj, të dy 41 vjeç. Si pasojë e përplasjes, dy kushërinjtë Marku kanë mbetur të dëmtuar, shkruan A2 CNN.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë, ku kanë bërë kallëzim penal, duke pretenduar se Gëzim dhe Kevin Ndoka kanë qenë të armatosur gjatë konfliktit. Dyshohet se mes palëve ka pasur konflikt të mëparshëm, ndërsa në lokal sherri ka nisur pasi Gëzim Ndoka dhe djali i tij u kanë kërkuar që të ulin zërin kushërinjëve Marku. Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Inflacioni në Kosovë arrin 5,3% në dhjetor 2025, energjia elektrike dhe ushqimet me rritje të theksuar të çmimeve



Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar tĂ« Çmimeve tĂ« Konsumit (IHÇK) pĂ«r muajin dhjetor 2025, sipas tĂ« cilit inflacioni vjetor ka arritur nĂ« 5,3 pĂ«r qind, ndĂ«rsa ai mujor nĂ« 0,7 pĂ«r qind.

Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të konsumit në dhjetor 2025 ishte më i lartë për 5,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Ndërkohë, krahasuar me muajin nëntor 2025, çmimet janë rritur mesatarisht për 0,7 për qind.

Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ka qenë 3,9 për qind, duke shënuar rritje të indeksit të çmimeve të konsumit krahasuar me vitin 2024.

Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 është vërejtur kryesisht te disa grupe dhe nëngrupe të COICOP-it, përfshirë kafenë, çajin dhe kakaon (15,2%), shërbimet në lidhje me pajisjet personale të transportit (11,6%), pemët (11,5%), energjinë elektrike (11,4%), mishin (11,0%), si dhe pushimet e organizuara (10,3%). Po ashtu, rritje të ndjeshme kanë shënuar edhe vajrat dhe yndyrat, produktet e qumështit, shërbimet hoteliere dhe ato ambulantore.

Në krahasimin dhjetor 2025 me dhjetorin 2024, rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te pemët (19,0%), energjia elektrike (18,3%), shërbimet e lidhura me transportin personal (18,1%), mirëmbajtja e mjeteve të transportit (14,7%) dhe mishi (14,4%).

Ndërkohë, në nivel mujor, nga nëntori në dhjetor 2025, rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga energjia elektrike (8,7%), biletat e fluturimeve (8,4%), lëndët djegëse të ngurta si druri dhe peleti (3,0%), perimet (2,9%) dhe biletat e transportit rrugor (2,2%).

ASK bĂ«n tĂ« ditur se rĂ«nie e çmimeve Ă«shtĂ« vĂ«rejtur te karburantet dhe lubrifikantĂ«t pĂ«r pajisjet e transportit personal, si nĂ« nivel vjetor ashtu edhe mujor, duke pasur ndikim negativ nĂ« IHÇK./Telegrafi/

Koalicioni me PDK-në në Prizren, zyrtari i LDK-së jep dorëheqje



Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Kryesia e Degës së LDK-së, duke shprehur pakënaqësi të thellë me mënyrën e vendimmarrjes brenda partisë dhe duke kërkuar përgjegjësi politike.

DorĂ«heqja e Hodajt vjen si pasojĂ« e koalicionit PDK–LDK nĂ« Prizren dhe ndarjes sĂ« drejtorive, pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai thotĂ« se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pa konsultim dhe jashtĂ« strukturave vendimmarrĂ«se tĂ« partisĂ«.

Në reagimin e tij publik, Hodaj ka deklaruar se shfuqizimi i parimeve dhe mungesa e reflektimit pas humbjeve të njëpasnjëshme kanë krijuar një situatë të papranueshme brenda LDK-së.

“NĂ« vend se tĂ« reflektojmĂ« mbi humbjet serike, ne po sillemi me njĂ« papĂ«rgjegjĂ«si shqetĂ«suese qĂ« thellon gabimet. Mjaft Ă«shtĂ« mjaft”, ka shkruar ai, duke adresuar drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ«nkryetarin e LDK-sĂ«, Driton Selmanaj.

Hodaj thekson se dorëheqja e tij është akt dinjiteti dhe jo dorëzim, duke shtuar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e vendimeve që, sipas tij, shkelin besimin, parimet dhe fjalën e dhënë.

“Kur fjala e dhĂ«nĂ« shkelet e besa humb peshĂ«n e saj, dorĂ«heqja nga kryesia mbetet e vetmja rrugĂ« e ndershme. MĂ« mirĂ« tĂ« largohesh me nder, sesa tĂ« qĂ«ndrosh aty ku besa Ă«shtĂ« shkelur”, ka theksuar ai.

Ai ka bërë të ditur se po largohet nga Kryesia e Degës për shkak të vendimeve arbitrare, të marra pa konsultim, pa marrëveshje dhe jashtë çdo vendimi të Kryesisë, duke e bërë, sipas tij, të pamundur vazhdimin e përgjegjësisë me integritet.

Në fund, Hodaj ka apeluar edhe te kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që të mos marrë vendime për emërimin e drejtorëve pa u konsultuar me anëtarët e Kuvendit Komunal nga LDK-ja, duke përjashtuar vetëm Drejtorinë e Urbanizmit.

“I qĂ«ndroj besnik, pa asnjĂ« kompromis, parimeve tĂ« mia dhe besimit tĂ« votuesve tĂ« mi. Ky Ă«shtĂ« detyrimi im moral”, ka pĂ«rfunduar ai.


Vazhdojnë kërkimet për 30-vjeçarin, dyshohet se përfundoi në lumin Mat



Policia e Shqipërisë po vijon kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat.

Drejtoria e Policisë në Dibër ka njoftuar se prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J.K.

“NĂ« operacionin e kĂ«rkimit janĂ« tĂ« angazhuar polumbarĂ«t e RENEA-s, Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, NjĂ«sia ShkodĂ«r (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« DibĂ«r, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Mat, ShĂ«rbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe ShpĂ«timi, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, si dhe forca vullnetare, tĂ« cilĂ«t vijojnĂ« krehjen e shtratit tĂ« lumit nga tĂ« dyja anĂ«t”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit.


Shfuqizimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë, avokati Ibrahimi paralajmëron pasoja



Avokati Adrianit Ibrahimi ka folur lidhur me shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nga ana e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ai ka deklaruar se shfuqizimi i këtij ligji ka qenë i pritshëm për të.

“PĂ«r mua ka qenĂ« e pritshme, besoj se edhe pĂ«r komunitetin e juristĂ«ve ka qenĂ« e pritshme. Fakti qĂ« Gjykata nuk Ă«shtĂ« lĂ«shuar nĂ« shqyrtimin e meritave tĂ« ligjit apo tĂ« dispozitave pĂ«rmbajtĂ«sore, besoj qĂ« do tĂ« shkaktojĂ« pasoja nĂ« tĂ« ardhmen”, ka thĂ«nĂ« Ibrahimi nĂ« RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka lënë procesin përgjysmë, pavarësisht se vendimi për shfuqizimin e projektligjit është marrë me të drejtë për shkak të shkeljeve procedurale.

“Pra, konsideroj qĂ« Gjykata Kushtetuese e ka lĂ«nĂ« punĂ«n nĂ« gjysmĂ«, pavarĂ«sisht se me tĂ« drejtĂ« e ka shfuqizuar projektligjin pĂ«r shkak tĂ« gabimeve procedurale”, ka deklaruar ai.

- YouTube youtu.be

Evakuohen tri familje nĂ« lagjen “Kodra e Trimave” nĂ« PrishtinĂ«



Tri familje në lagjen Kodra e Trimave, janë evakuuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, si pasojë e vërshimeve të fundit.

Sipas njoftimit, familjet janë sistemuar përkohësisht dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës ndër të tjera bëhet e ditur se Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për këto familje.


IKSHPK tregon zonat ku uji i pijshëm është i sigurt dhe ku nuk rekomandohet konsumimi



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një përditësim mbi situatën me ujin e pijshëm në vend, pas situatës së rëndë të shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit.

IKSHPK thotĂ« se nĂ« rajonin e kryeqytetit “cilĂ«sia e ujit tĂ« pijshĂ«m Ă«shtĂ« brenda standardeve tĂ« lejuara”.

Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në Vragoli dhe Miradi të Poshtme.

Përditësimi i IKSHPK-së për situatën me ujin e pijshëm në vend:

Situata me ujin e pijshĂ«m – 12 janar 2026

Rajoni i Prishtinës

Në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë. cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Në Drenas/Bivolak, fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.

Në Lipjan dhe Kuzmin, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Në Vragoli dhe Miradi e Poshtme, uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Rajoni i Ferizajt

Në qytetin e Ferizajt, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Në Han të Elezit, ujësjellësi qendror me burim në Dimcë paraqet nivel të lartë turbullire; për këtë arsye, uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Gjilanit

Në qytetin e Gjilanit, uji është brenda standardeve për konsum.

Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë paraqesin parametra fiziko-kimikë brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.

Në Kamenicë dhe Viti, cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara.

Rajoni i Pejës

Në qytetet Pejë dhe Istog, si dhe në zonën Vrellë/Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Në Mbivada, për shkak të turbullirës së rritur, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Në Junik, uji është brenda standardeve.

Në Deçan dhe Klinë, për shkak të turbullirës së lartë, uji nuk rekomandohet për pije dhe përdoret vetëm për qëllime teknike.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum.

Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës, prandaj uji nuk konsiderohet i pijshëm.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 bunarĂ«t” nĂ« qytetin e Prizrenit brenda standardeve tĂ« lejuara pĂ«r ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.

Suharekë ende është problem furnizimi në fshatrat e përmbytura si Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht. Pjesa tjetër e furnizimit përmes KRU Hidroregjioni Jugur vijon normalisht.

Në Malishevë, për shkak të rritjes së turbullirës, përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije.

Në Dragash, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Ndërron jetë Sefedin Avdijaj, babai i noterit Arsim Avdijaj, nga Peja



Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Sefedin (Hamëz) Avdijaj, i cili pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë më 12 janar 2026, në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 13.01.2026, në varrezat e qytetit në Pejë, në orën 14:00.

Funerali niset nga banesa e të ndjerit, e cila gjendet tek ish-Fabrika e Bukës, përballë Përmendores Qerim Muriqi, në Pejë.

E pamja mbahet për 3 ditë, në banesën e të ndjerit, në Objektin Banesor tek Fabrika e Bukës në Pejë, përballë Përmendores Qerim Muriqi.

Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mitrovicë të Veriut



Dy persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut për vjedhje të rëndë.

Sipas PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, mĂ« 10.01.2026 rreth orĂ«s 15:30 u pranua informacioni se nĂ« njĂ« objekt fetar nĂ« rrugĂ«n “Qeta e MinatorĂ«ve” nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut, persona tĂ« panjohur kanĂ« depĂ«rtuar dhe kanĂ« vjedhur njĂ« shumĂ« parash me vlerĂ« prej 125 euro.

“Sot, mĂ« datĂ« 11.01.2026, falĂ« bashkpunimit me qytetar dhe veprimeve operative-hetimore te njĂ«sive policore nĂ« kuadĂ«r tĂ« Stacionit Policor MitrovicĂ« Veri janĂ« arrestuar dy persona si dyshuar ne lidhje me rastin. Arrestimi Ă«shtĂ« kryer nĂ« rrugĂ«n “Kral Petri”, nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut.”- thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për M.S i lindur më 2007, dhe 24 orë për D.R, i lindur më 2008.

“TĂ« dy personat e arrestuar janĂ« shtetas tĂ« RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«, me vendbanim nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut”, thuhet nĂ« njoftim.

Koalicion LVV-LDK në Mitrovicë, Safet Kamberi zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal



Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka arritur marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për udhëheqjen e kësaj komune.

Si rezultat i këtij koalicioni, pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal i ka takuar LDK-së, ndërsa në këtë funksion është zgjedhur Safet Kamberi.

Kamberi ka marrë mbështetjen e 18 asamblistëve, ndërsa 10 kanë votuar kundër dhe dy vota janë shpallur të pavlefshme.

Në një fjalë rasti, pas zgjedhjes, Kamberi u zotua se si "kryesues do të bëj më të mirën për Komunën e Mitrovicës duke çuar përpara gjithçka që është në interes ë komunës".

“NjĂ« falĂ«nderim tĂ« veçantĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«t e Kuvendit, pĂ«r besimin qĂ« ma dhanĂ«, qĂ« unĂ« tĂ« jem kryesues i Kuvendit tĂ« KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s. Dhe pa e zgjatur shume, unĂ« vetĂ«m diçka dua me iu premtua anĂ«tarĂ«ve tĂ« Kuvendit. UnĂ« si kryesues i Kuvendit, do tĂ« jem nĂ« nivelin e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«, do tĂ« respektojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme Ligjin pĂ«r vetĂ«qeverisje lokale, po ashtu Rregulloren e Kuvendit dhe ju garantoj se secili anĂ«tar i Kuvendit do ta ketĂ« hapĂ«sirĂ«n e vet tĂ« diskutimeve. KĂ«shtu unĂ« zotohem se unĂ« si kryesues do tĂ« bĂ«j mĂ« tĂ« mirĂ«n pĂ«r KomunĂ«n e MitrovicĂ«s duke çuar pĂ«rpara gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« interes Ă« komunĂ«s”, tha ai.

Zgjedhja e kryesuesit është bërë në një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal, e cila është thirrur mbrëmjen e së mërkurës në orën 21:30. Mbledhja ishte planifikuar fillimisht të mbahej të enjten në orën 10:00, por është avancuar për shkak të afatit ligjor.

11 dhjetori ka qenë afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga betimi i kryetarit të komunës.

Kryesuesi i sapozgjedhur, Safet Kamberi, ka bërë të ditur se pavarësisht mbledhjes urgjente, Kuvendi Komunal do të mbajë edhe një seancë të rregullt, e cila do të zhvillohet nesër në orën 10:00.

Ndryshe, Faton Peci është betuar zyrtarisht si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut më 12 dhjetor 2025.


Në 2025-ën në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina



Mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Automotorizimi vijon të shënojë rritje në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Transportit Rrugor tregojnë se në vendin tonë qarkullojnë 33 lloj automjetesh. Shumica e tyre janë autovetura.

Vetëm muajin dhjetor në Shqipëri kanë hyrë 9 mijë e 273 motomjete, 26% më shumë se muaji nëntor.

Në total, gjatë një viti të shkuar në Shqipëri u importuan afro 100 mijë mjete ose afro 1 mijë më shumë se në 2024. Gjysma e tyre janë regjistruar për herë të parë në kryeqytet.

Vetëm në dy muajt e fundit në Shqipëri kanë hyrë 16 mijë automjete, një rritje me 7 % krahasuar me vitin 2024.

Krahasuar me vitin 2019, kemi 101% më shumë automjete në vitin 2025.

Ajo qĂ« bie nĂ« sy nga importet e makinave Ă«shtĂ« vjetĂ«rsia e tyre nĂ« prodhim. Mbi 55% e mjeteve tĂ« importuara janĂ« me moshĂ« prodhimi 8–15 vite.

Automjetet që hyjnë në Shqipëri importohen nga Koreja e Jugut, Gjermania, Italia, Kina, Zvicra dhe SHBA. Aktualisht, në Shqipëri janë në qarkullim mbi 1 milion automjete. Kjo do të thotë se një në dy shqiptarë në vendin tonë ka tashmë një automjet.

E ndërsa infrastruktura rrugore mbetet e njëjtë, makinat vijojnë të shtohen, kryesisht ato për përdorim personal dhe jo për transport publik./Tv Klan

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatĂ« terroriste



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë në emisionin "Nerv", ka deklaruar se nuk bën ekuivalencë mes krimeve serbe në Kosovë dhe asaj çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual.

"Si presidente e RepublikĂ«s, e them me krenari qĂ« unĂ« asnjĂ« moment nuk e pranoj nga askush nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« qĂ« tĂ« krijojĂ« ekuivalencĂ« morale dhe barazi mes asaj se çfarĂ« ka bĂ«rĂ« Serbia dhe regjimi i Millosheviçit kundĂ«r njerĂ«zve tĂ« pafajshĂ«m nĂ« KosovĂ«, dhe çfarĂ« mund tĂ« ketĂ« ndodhur nĂ« njĂ« rast individual”.

Presidentja Osmani më tej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare.

“Besoj fuqishĂ«m nĂ« luftĂ«n e drejtĂ« qĂ« e ka bĂ«rĂ« UÇK-ja dhe kĂ«tĂ« do ta mbroj deri nĂ« fund".

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet më të mëdha gjatë mandatit të saj ka qenë rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga shtetet për të cilat Serbia pretendonte se e kishin çnjohur vendin.

Ajo tha se ky proces ka kërkuar angazhim të madh institucional dhe diplomatik nga Presidenca.

- YouTube youtu.be



"Transferimet" politike, 10 deputetët që kanë ndryshuar parti dhe rifitojnë mandatin



Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e re do të vazhdojë të ketë brenda vetes fytyra të njohura që kanë kaluar në së paku dy parti.

Janë së paku 10 deputetë të cilët tashmë kanë fituar mandatin në Kuvendin e Kosovës dhe që më parë kanë qenë pjesë e partive të tjera politike.

Ky fenomen i ndërrimit të partive nga deputetët ka vazhduar për vite me radhë dhe duket se nuk po ndalet as në legjislaturën e re.

"Transferimi" i deputetëve, tregon se kufijtë ideologjikë në Kosovë mbeten vetëm deklarativë përballë pragmatizmit politik dhe lëvizjeve të interesit elektoral.

Nga të dhënat e analizuara nga Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka qenë përfituesja më e madhe e këtyre lëvizjeve, duke integruar në radhët e saj 7 nga 10 deputetët emigrues.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë aderuar 2 emra, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 1 deputet nga radhët e rivalit të saj kryesor.

Këto lëvizje flasin për një mungesë stabiliteti të brendshëm të partive politike dhe pakënaqësi të individëve me strukturat udhëheqëse./Telegrafi/

Deputeti/jaPartia AktualePartitë e mëparshme / Historiku
Mimoza Kusari LilaLVVIsh-deputete e AKR (2010), pjesë e koalicionit LDK-AKR (2017).
Albena ReshitajLVVIsh-ministre e AKR (2017), më pas deputete në AAK (2019).
Haxhi AvdyliLVVIshte pjesë aktive e LDK-së (deputet në 2017) para se t'i bashkohej Guxo/LVV.
Andin HotiLVVKa shërbyer si deputet i PDK-së (2017).
Adelina GraincaLVVE zgjedhur fillimisht nga PDK (2021), u transferua menjëherë në LVV.
Agim BahtiriLVVIsh-nënkryetar i AKR-së dhe kryetar komune nga kjo parti.
Labinotë Demi MurteziLVVDeputete e koalicionit PD-PDK në vitin 2014.
Doarsa Kica XheliliLDKFitoi mandatin me LVV (Lista Guxo, 2021) para se të kalonte në LDK.
Ukë RugovaLDKKa pasur një rrugëtim përmes AAK-së dhe Listës Rugova (deputet 2010).
Eman RrahmaniPDKI zgjedhur si deputet i LVV-së (2021), tani pjesë e PDK-së.

Borë e akull, mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë



PĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« borĂ«s dhe krijimit tĂ« akullit, rruga “Arkitekt Karl Gega” nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«r qarkullim, raporton KosovaPress.

Si pasojĂ« e kushteve tĂ« vĂ«shtira atmosferike, qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor qĂ« lidh lagjen e “MuhaxherĂ«t” nĂ« PrishtinĂ«, Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« pĂ«rkohĂ«sisht, pĂ«r tĂ« shmangur rrezikun pĂ«r drejtuesit e mjeteve dhe kĂ«mbĂ«sorĂ«t.

Nga qytetarët kërkohet që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, deri në njoftimin e radhës për rihapjen e saj.

Kreu i SBASHK-ut kërkon që të shtyhet fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë edhe për disa ditë



Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet kanë bërë që nisja e gjysmë-vjetorit të dytë të mësimit në shkollat e Kosovës të shtyhet.

E nesër pritet që procesi mësimor të rinisë në shumicën e shkollave, përveç atyre në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Lidhur me gjendjen, në Klan Kosova foli kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se më mirë është që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë, për shkak të temperaturave tejet të ulëta, dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla.

“Edhe unĂ« besoj qĂ« drejtoritĂ« arsimore bashkĂ« edhe me drejtorĂ«t e shkollave do ta analizojnĂ« mirĂ« situatĂ«n dhe mĂ«simi do tĂ« fillojĂ« atĂ«herĂ« kur duhet. Ka informacione se temperaturat do tĂ« shkojnĂ« nĂ« – shumĂ« gradĂ« dhe njĂ« pjesĂ« e shkollave mund tĂ« ketĂ« probleme shtesĂ« me ngrohjen”, deklaroi Jasharaj.

❌