Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga hapja zyrtare e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por Big Brother VIP Albania 5 ka hyrë shpejt në fazën e parë të përplasjeve serioze. Atmosfera e qetë dhe bashkëjetesa pa tension, e njohur zakonisht si “muaji i mjaltit” mes banorëve, duket se ka marrë fund në kohë rekord.
Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën ishte prezantuar si një banor me humor dhe qasje sportive, ka shënuar kthesën e parë të fortë në dinamikën e lojës. Pasditen e sotme, ai u përfshi në një debat të ashpër në ambientet e sallonit, debat që eskaloi me shpejtësi dhe mori përmasa shqetësuese.
Shënjestër e këtij shpërthimi ishte Juxhini, banori më i ri i shtëpisë, i cili iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të dytë “Prime” të sezonit. Tensioni mes dyshes u rrit ndjeshëm, duke kaluar kufijtë e një përplasjeje verbale të zakonshme.
WTF #bbvipal #bbvipal5 #bbvipks4 pic.twitter.com/bowaqqYQ3I
— 706964686E6F6E65 (@linjapajdhore) December 24, 2025
Situata arriti në një pikë kritike, ku debati rrezikoi të shndërrohej në konfrontim fizik. Vetëm ndërhyrja e menjëhershme e banorëve të tjerë, të cilët u detyruan ta mbajnë Ilirin për ta penguar afrimin ndaj Juxhinit, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.
Ky episod ka tronditur qetësinë e ditëve të para në shtëpi dhe pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në vijim. Publiku tashmë pret me interes reagimin e “Vëllait të Madh”, për të parë nëse kjo situatë do të konsiderohet shkelje e rregullave themelore të lojës dhe çfarë pasojash mund të ketë për banorët e përfshirë. /Telegrafi/


Foto: TikTok

Armela Hyseni
Armela Hyseni

BBVA/Instagram

Foto: Instagram

Foto: YouTube

BBVK/Instagram

Foto: YouTube



Foto: Instagram



Foto: YouTube
Foto: YouTube

BBVA/YouTube





