Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas ngjarjeve dramatike në Big Brother VIP Kosova 4, Fjolla Morina rikthehet me set të ri fotografik



Pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut, këtë herë përmes disa fotografive të reja që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Imazhet, të realizuara në mënyrë profesionale, e shfaqin Fjollën në një formë krejt tjetër nga ajo që publiku pa gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend.

Në fotografitë e publikuara, Fjolla duket mjaft e freskët dhe elegante, e veshur me një kostum të zi me dekolte të hapur, ndërsa flokët i ka të mbledhura, duke i dhënë një pamje të sofistikuar dhe moderne.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

E buzëqeshur dhe plot vetëbesim, ajo përcjell qetësi dhe siguri, duke lënë të kuptohet se po kalon ditë të mira pas largimit nga formati.

Përmes këtyre imazheve, Fjolla duket se ka dashur t’u tregojë fansave se është në një gjendje emocionale të balancuar dhe larg tensioneve që e shoqëruan gjatë eksperiencës së saj në Big Brother VIP Kosova 4.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, me ndjekësit që e kanë komplimentuar për paraqitjen dhe për energjinë pozitive që përcjell.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Kujtojmë se këngëtarja vendosi të tërhiqej vetë nga gara në Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të presionit të madh psikologjik dhe situatave të vështira që u krijuan gjatë ditëve të fundit të qëndrimit të saj në shtëpi, përfshirë edhe sjelljet e ashpra që u komentuan gjerësisht. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Dolce dhe Limi nuk i ndalin puthjet, përqafimet dhe prekjet intime në Big Brother VIP Kosova



Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Limi, po vazhdojnë të jenë gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut.

Marrëdhënia mes tyre duket se po forcohet dita-ditës, teksa momentet e afrimitetit mes dyshes janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Edhe gjatë ditës së sotme, Dolce dhe Limi kanë kaluar shumë kohë bashkë, duke mos e fshehur afrimitetin emocional dhe fizik.

Puthjet dhe përqafimet mes tyre kanë qenë të dukshme, duke krijuar një atmosferë intime dhe duke lënë të kuptohet se raporti i tyre ka kaluar tashmë në një fazë më të avancuar.

Nga ana e Limit nuk kanë munguar as prekjet ndaj Dolces, gjë që ka nxitur reagime dhe komente brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

Sjellja e tyre po shihet nga shumëkush si shenjë e një romance në zhvillim, ndërsa të tjerë presin të shohin nëse kjo afërsi do të mbetet e tillë apo do të përballet me sfida në vazhdim të lojës.

Për momentin, Dolce dhe Limi duken të pandashëm, duke u shndërruar në një nga dyshet më të komentuara të këtij edicioni të BBVK-së. /Telegrafi/

“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dhe Alba në BBVK



Pas një jave të mbushur me tensione dhe keqkuptime, dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Bia, kanë vendosur të ulen dhe të sqarojnë situatën mes tyre.

Përplasja e javës së kaluar, e cila kishte tërhequr vëmendje të madhe brenda shtëpisë, duket se ka marrë një kthesë më të qetë, me të dyja vajzat që kanë reflektuar mbi atë që ndodhi.

Gjatë bisedës, Bia u shpreh e penduar për debatin dhe pranoi se përplasja kishte ardhur për një histori që tashmë i përket së kaluarës. Ajo theksoi se nuk kishte qenë e nevojshme që tensionet të arrinin në atë pikë, duke kërkuar mirëkuptim nga Alba.

“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in, kohë më parë ka qenë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se dëshiron të lërë pas këtë kapitull.

- YouTube youtu.be

Nga ana tjetër, Alba foli hapur edhe për raportin e saj me Limin, duke theksuar se e njeh shumë mirë dhe se është e vetëdijshme për pritshmëritë e tij në një marrëdhënie.

Ajo u shpreh me bindje se përvoja dhe njohja e gjatë i kanë dhënë sigurinë për të kuptuar karakterin dhe dëshirat e tij. “Unë e di se çfarë kërkon Limi nga një femër. E njoh në çdo qelizë, brenda dhe jashtë”, tha Alba.

Ky sqarim mes Albës dhe Bias duket se ka ulur tensionet dhe ka hapur rrugën për një bashkëjetesë më të qetë në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të zgjasë apo do të ndikojë në raportet e tyre me banorët e tjerë në vazhdim të lojës. /Telegrafi/

U dyshua se keqpërdori fushatat humanitare, influencuesja italiane Chiara Ferragni lirohet nga akuzat për mashtrim



Influencuesja italiane Chiara Ferragni është liruar nga akuzat për mashtrim të rëndë në të ashtuquajturin gjyq Pandorogate, i cili u përqendrua në fushata humanitare të dyshuara si mashtruese.

Prokurorët në Milano akuzuan Ferragni-n, i cili mund të përfundojë pas hekurave në këtë rast, për mashtrimin e konsumatorëve në vitet 2022 dhe 2023 duke promovuar shitjen e një torte pandoro me edicion të kufizuar, të prodhuar nga kompania italiane e ëmbëlsirave Balocco. Sipas fushatës, çmimi i rritur duhet të kishte shkuar direkt për trajtimin e fëmijëve.

Një rast i ngjashëm lidhej me vezët e Pashkëve të markës Ferragni, të cilat u promovuan në mbështetje të shoqatës "I Bambini delle Fate", e cila ndihmon fëmijët me autizëm.

Ferragni, e cila u kritikua ashpër nga publiku dhe gjyqësori, kërkoi falje menjëherë pas shpërthimit të polemikave dhe premtoi të dhuronte një milion euro për Spitalin e Fëmijëve Regina Margherita në Torino, i cili ishte i përfshirë në iniciativën Pandora. Ajo gjithashtu pagoi 1.2 milion euro për shoqatën "Bambini delle Fate".

"Ne të gjithë jemi të prekur emocionalisht. I falënderoj të gjithë, avokatët e mi dhe ndjekësit e mi", tha influencuesja 38-vjeçare pas lirimit nga akuzat.

Skandali ka dëmtuar rëndë popullaritetin e Ferragnës në mediat sociale, duke zvogëluar bazën e saj të fansave dhe duke tronditur perandorinë e saj të biznesit, e cila përfshin sektorët e bukurisë, licencimit dhe modës. Jeta e saj private u sulmua gjithashtu sepse martesa e saj me reperin e njohur Fedez u shemb nën presionin e publikut.

Statusi i saj si influencuesja më e njohur në Itali e bëri çështjen një rast ideal prove për prokurorët dhe rregullatorët, të etur për t'u dërguar një mesazh të qartë aktorëve të tjerë në ekonominë e krijuesve të përmbajtjes me rritje të shpejtë dhe kryesisht të parregulluar.

Në dhjetor 2023, autoriteti italian i konkurrencës gjobiti Ferragni-n me më shumë se një milion euro për "praktika të padrejta biznesi" në lidhje me tortën e markës Pandoro.

Disa muaj pasi plasi skandali, qeveria konservatore e kryeministres Giorgia Meloni prezantoi një projektligj, të quajtur "Ligji Ferragni", për të synuar drejtpërdrejt ndikuesit e dyshuar se mashtrojnë audiencën e tyre me promovime të paqarta marketingu. Për momentin, nuk dihet nëse prokurorët do të paraqesin ankesë. /Telegrafi/

Pas "tradhtisë" së Dolces me Limin, Edi mbështet publikisht Albën në BBVK: Përpara Alba



Pas eliminimit të Edit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, dinamika mes banorëve ka marrë një tjetër kthesë. Zhvillimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos pas rikthimit të Limit në shtëpinë më të famshme në vend.

Me hyrjen e Limit, Dolce ka ndryshuar dukshëm sjelljen e saj, duke iu afruar menjëherë dhe duke shfaqur veprime të hapura afrimiteti. Këto gjeste “dashurie” nuk kanë kaluar pa pasoja, pasi kanë lënduar Albën, e cila më herët kishte qenë në një lidhje me Limin.

Ndërkohë, nga jashtë shtëpisë, Edi duket se nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre zhvillimeve. Ai ka thumbuar Dolcen përmes një reagimi, duke e quajtur atë “mendjelehtë”. Po ashtu, Edi ka zgjedhur të shprehë hapur mbështetjen e tij për Albën, duke publikuar një postim në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Go Alba”.

Foto: cobrakuci/InstaStory

Një tjetër detaj interesant që ka nxitur aludime mes ndjekësve është veprimi i fundit në Instagram. Pas një vëzhgimi të profileve të tyre, vihet re se Edi dhe Alba ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, çka ka hapur diskutime të shumta në publik.

Ende mbetet e paqartë nëse mes Edit dhe Albës do të lindë një miqësi e thjeshtë apo diçka më shumë, ndoshta edhe si një formë “hakmarrjeje”. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram

Sarah Jessica Parker për problemin e saj me shikimin: Në fillim mendova se isha thjesht e lodhur



Aktorja amerikane Sarah Jessica Parker zbuloi së fundmi se rreth 15 vjet më parë hasi për herë të parë probleme me shikimin që pothuajse ia bënë të pamundur të bënte një nga aktivitetet e saj të preferuara, që është leximi.

Përvoja, e cila filloi gjatë një qëndrimi në Irlandë, përfundimisht rezultoi të ishte një problem shëndetësor i lidhur me plakjen. Parker tha se ndërsa lexonte një libër para gjumit, ajo vuri re se leximi nuk ishte më një kënaqësi për të.

"Mbaj mend që e lexova dhe mendova: 'Kjo nuk është e këndshme dhe kjo nuk është argëtuese'. Në fillim mendova vetëm: 'Oh, sytë e mi janë të lodhur ose jam e lodhur.' Por u bë shumë e qartë se ishte e qartë", tha aktorja 60-vjeçare për revistën People.

Ajo thotë se shumë njerëz sot kanë shikim të turbullt në distancë të afërt, gjë që shoqërohet me plakjen. Në fillim, ajo filloi të mbante syze, gjë që nuk ishte një problem i madh për të, por me kalimin e kohës, iu desh të mbështetej gjithnjë e më shumë tek ato, gjë që e frustronte.

Foto: Sarah Jessica Parker/Instagram

"Isha krenare që nuk kam mbajtur kurrë syze sepse lexoja shumë. Lexoja në errësirë, lexoja në makinë. Pengesa më e madhe ishte të kisha diçka që të më ndihmonte të bëja atë që kisha bërë për kaq shumë vite, kudo dhe kurdo që doja", tha ajo, duke iu referuar syzeve të saj.

Pavarësisht problemeve me shikimin, Parker ishte anëtare e jurisë për Çmimin Booker 2025 vitin e kaluar dhe ka lexuar më shumë se 150 libra.

"Më pëlqen të lexoj. Është gjithashtu puna ime. Jo vetëm në skenë, ekran apo televizion, por edhe si botuese, por nuk jam dikush që kalon shumë kohë duke u ankuar. Thjesht nuk ankohem. Gjithmonë ec përpara dhe bëj atë që duhet të bëj", shtoi ajo.

Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo vendosi se i duhej një alternativë më e mirë. Ajo gjeti lehtësim në pikat për sy, të cilat janë të miratuara për të trajtuar shikimin e turbullt për afër që shoqërohet me plakjen. /Telegrafi/

Skenat intime të Dolces me Limin në BBVK, reagon nga jashtë Edi: Femër mendjelehtë



Afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë shkaktuar reagime të shumta, por duket se nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-partnerit të saj, Edit.

Vetëm pak javë më parë, Edi ishte protagonisti kryesor i romancës me Dolcen në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Megjithatë, pas rikthimit të Dolces nga Grande Fratello dhe afrimitetit të saj të ri me Limin, ish-banori ka reaguar publikisht në rrjetet sociale me tone të ashpra dhe thumbuese.

Përmes një postimi në Instastory, Edi nuk i ka kursyer epitetet ndaj Dolces, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshme dhe duke rikujtuar paralajmërimet që, sipas tij, ishin bërë edhe para nisjes së formatit.

- YouTube youtu.be

“Analiza e Ludo’s doli që të jetë e saktë! Edhe qysh e kena përfol para Big-ut: FEMËR ‘MENDJE LEHTË’”, ka shkruar Edi.

Foto: cobrakuci/InstaStory

Me këtë deklaratë, ai lë të kuptohet se ndryshimi i shpejtë i qëndrimeve dhe afrimiteteve të Dolces – nga romanca me të, tek puthjet me Limin – ishte diçka e parashikueshme për rrethin e tij shoqëror, duke përmendur drejtpërdrejt edhe Ludo Lee.

Reagimi i Edit është parë nga ndjekësit si një “shuplakë” publike ndaj Dolces, duke konfirmuar se për të, kapitulli me ish-partneren është mbyllur përfundimisht. Tashmë, sipas Edit, sjellja e saj në lojë shihet thjesht si një reflektim i asaj që ai e quan “mendjelehtësi”. /Telegrafi/

Rihanna ngjall spekulime se është në pritje të fëmijës së saj të katërt



Këngëtarja amerikane Rihanna ka ringjallur spekulimet për zgjerimin e familjes së saj, pasi komentoi në një postim në Instagram, vetëm disa muaj pas lindjes së vajzës së saj Rocki.

E gjitha filloi kur ish-konkurrentja e “Love Island”, Montana Brown, postoi një video në Instagram në të cilën po mendonte nëse do të mbetej përsëri shtatzënë. Ajo shkroi: “Duke vendosur nëse do të jem tërheqëse dhe seksi apo shtatzënë në vitin 2026”, dhe shtoi në mbishkrim: “Vendime, vendime”.

Rihanna, e cila ka djemtë RZA (3) dhe Riot (2) me Rocky-n, dhe një vajzë katërmuajshe Rocki, komentoi në postim: "Prit! Pra, nuk jam e çmendur? Vë bast!".

— (@)

Komenti i Rihannës sugjeron që ajo e njohu veten në dilemën që përshkroi Montana Brown - duke marrë në konsideratë një shtatzëni tjetër kundrejt planeve të tjera të jetës.

Komenti i saj shkaktoi reagime të ashpra nga fansat, me disa që shprehën shqetësim se shtatzënia e saj e re mund ta vononte më tej publikimin e albumit të saj të shumëpritur. Një përdorues shkroi: "Duhet të jesh shtatzënë me albumin, motër", ndërsa një tjetër tha: "Të lutem na e jep albumin më parë".

Këngëtarja dhe stilistja e modës ka qenë në një lidhje me Rakim Mayers, i njohur më mirë si A$AP Rocky, që nga viti 2020, pas vitesh miqësie. /Telegrafi/

"Ajo është këtu, e ndjej", ndonëse i verbër - banori i BBVA, Stenaldo e kupton prezencën e nënës së tij në shtëpi



Një nga momentet më prekëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5 ndodhi mbrëmjen e së martës, duke emocionuar jo vetëm banorët, por edhe mijëra shikues para ekranit.

Ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ishte drejtuar për të fjetur, në dhomën e ndenjës mbeti i vetëm këngëtari Stenaldo Mëhilli, i cili është i verbër, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe intime për një bisedë të thellë me moderatorin Ledion Liço.

Teksa Ledioni po e pyeste për historinë e tij të jetës, për sfidat dhe rrugëtimin personal, në shtëpi hyri pa u vënë re nëna e tij, Flutura. Ajo u ul në një qoshe të sallonit, duke u përpjekur të mos e prishte momentin dhe të mos zbulohej, ndërsa shikonte të birin nga afër pas një kohe të gjatë.

Megjithatë, në një mënyrë krejt instinktive, Stenaldo e ndjeu praninë e saj. Pa e parë, ai ndaloi për një çast dhe tha me bindje të plotë: “Ajo është këtu, jam 100 për qind i sigurt”. Ky reagim i menjëhershëm la të shtangur Ledionin, i cili i befasuar e pyeti se si arriti ta kuptojë një gjë të tillë.

Përgjigjja e Stenaldos ishte po aq prekëse sa edhe momenti vetë. Ai u shpreh se mes tij dhe nënës ekziston diçka më e fortë se shqisat e zakonshme, një lidhje që ai e quajti “hyjnore”, e cila i lejon ta ndiejë praninë e saj edhe pa e parë.

Ky çast i mbushur me emocion solli një nga skenat më të bukura të këtij sezoni, duke treguar fuqinë e lidhjes mes një nëne dhe një djali, përtej çdo pengese fizike. /Telegrafi/

"Ty të pres si sallamet e Italisë", Ludo Lee 'eskalon' ndaj Hygertës



Një tjetër përplasje e fortë ka tronditur shtëpinë, këtë herë mes Hygertës dhe Ludos, të cilët u përfshinë në një debat të ashpër që degradoi shpejt në fyerje dhe kërcënime verbale.

Situata u tensionua kur Ludo iu drejtua Hygertës me një shprehje provokuese, duke i thënë se do ta “presë si sallamë të Italisë”, një frazë që ndezi menjëherë reagimin e saj.

Hygerta nuk u tërhoq aspak, përkundrazi, i ktheu përgjigje me tone edhe më të forta, duke e sfiduar hapur. Ajo tha se nuk ka nevojë për respektin e tij dhe e quajti frikacak, duke e ftuar të përballet drejtpërdrejt me të.

Replikat mes tyre u bënë gjithnjë e më të ashpra, ndërsa Ludo vazhdoi me paralajmërime se do t’i vijë radha dhe se ai “e di si t’i gjuajë”, duke e çuar situatën në një nivel edhe më të tensionuar.

- YouTube youtu.be

Pas këtij shpërthimi, Hygerta u largua nga debati dhe vijoi bisedën me Arditin, aty ku e kishin lënë më herët. Në një ton më të qetë, ajo u shpreh se pas përballjes së fundit e kishte kuptuar përfundimisht se me kë kishte të bënte dhe se nuk kishte më asnjë arsye të merrej me Ludo.

“Pas bisedës së sotme unë s’merrem më me të, e identifikova”, tha Hygerta, duke lënë të kuptohet se për të kjo përplasje ka mbyllur çdo kapitull komunikimi mes tyre. Debati ka lënë pas një atmosferë të rënduar në shtëpi dhe pritet të ketë pasoja në raportet mes banorëve në ditët në vijim. /Telegrafi/

"Kam prime në BBVA", Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit



Angazhimi i Monika Kryemadhit si opinioniste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” ka pasur ndikim jo vetëm në ekran, por edhe në kalendarin e drejtësisë.

Ish-bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta ka bërë të ditur se për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin e Top Channel, është detyruar të kërkojë ndryshim të orareve të seancave gjyqësore që lidhen me dosjen Meta–Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryemadhi i është drejtuar gjyqtares Irena Gjoka me kërkesën që seancat të mos zhvillohen ditëve të martë, për shkak se atë mbrëmje ajo është e angazhuar me “prime”-in e Big Brother VIP Albania, si dhe të mos mbahen as të mërkurave në mëngjes, pasi emisioni përfundon vonë gjatë natës. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata, duke sjellë një riorganizim të plotë të kalendarit të procesit gjyqësor.

- YouTube youtube.com

Si rezultat, të gjitha seancat e ardhshme për këtë çështje do të zhvillohen ditëve të enjte, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 22 janar. Vetë Kryemadhi ka konfirmuar publikisht se gjyqtarja e ka marrë parasysh angazhimin e saj televiziv gjatë marrjes së këtij vendimi.

“Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes se shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë çdo të premte”, ka deklaruar Monika Kryemadhi, duke zbuluar prapaskenat e këtij ndryshimi të pazakontë.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta, pasi rrallë ndodh që një format televiziv të ndikojë drejtpërdrejt në agjendën e një procesi gjyqësor, duke e bërë rastin Meta–Kryemadhi edhe më të komentuar në opinionin publik. /Telegrafi/

"Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dashnoreve, jo gruas së tij", deklarata e Keijsit shkakton debat të fortë në BBVA



Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Mirit, Stelinës dhe Keijsit, duke kthyer vëmendjen e të gjithëve nga një deklaratë e fortë që tronditi raportet mes tyre.

Ishte Keijsi ai që hodhi akuzën më të rëndë, duke pretenduar se Miri ka blerë lule për dashnoret e tij pikërisht në dyqanin e familjes së Stelinës, një pretendim që u prit me indinjatë dhe reagime të menjëhershme nga dy të përfshirët.

Keijsi këmbënguli në versionin e tij, duke thënë se kishte qenë i pranishëm në momentin kur Miri kishte porositur lulet dhe se gjithçka kishte ndodhur në praninë e motrës së Stelinës.

Sipas tij, nuk bëhej fjalë për thashetheme, por për një situatë që e kishte përjetuar vetë, çka e bëri deklaratën edhe më të rëndë dhe më provokuese për palët e tjera.

Nga ana tjetër, Stelina reagoi e revoltuar, duke sqaruar se ajo dhe Miri takohen shpesh në zonën e “Myslym Shyrit” dhe se ai është klient i rregullt i dyqanit të saj, por duke theksuar se kishte zgjedhur ta mbante këtë raport në mënyrë më diskrete.

- YouTube youtu.be

Ajo e mohoi kategorikisht idenë se Keijsi kishte dëgjuar ndonjë bisedë të saj private dhe e akuzoi atë se po e përdorte këtë situatë për të ndërhyrë dhe për ta prishur marrëdhënien e saj me Mirin.

Debati u përshkallëzua edhe më shumë kur Keijsi tha se Miri kishte marrë Stelinën dhe kishte thënë se nuk mund të përdorte konfidencialitetin e klientit, gjë që sipas tij tregonte se diçka po fshihej.

Kjo deklaratë u prit me zemërim nga Stelina, e cila e quajti sjelljen e tij të turpshme dhe theksoi se po e fuste qëllimisht në një situatë të vështirë për të dëmtuar lidhjen e saj me Mirin.

Në kulmin e debatit, Stelina kërkoi që dyqani i familjes së saj të mos përfshihej në këtë histori, duke theksuar se është burimi i tyre i jetesës dhe se akuzat e Keijsit po e ulin imazhin e saj publik. /Telegrafi/

E befasishme: Alketa Vejsiu shfaqet në Top Channel, në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania 5



Sonte, spektakli i njohur Big Brother VIP Albania 5 ka rezervuar një surprizë të veçantë për shikuesit e Top Channel: në karrigen e opinionistes është ulur Alketa Vejsiu.

Ky moment ka shkaktuar kuriozitet të madh, pasi Alketa është një nga figurat më ikonike të Televizionit Klan, historikisht rival dhe konkurrent i Big Brother VIP Albania.

E veshur me një fustan të kuq dhe me elegancën që e karakterizon, Alketa po jep mendimet e saj të drejtpërdrejta rreth konkurrenteve, duke zëvendësuar për këtë mbrëmje opinionistin Arbër Hajdari.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Prezenca e saj ka sjellë një frymë të re dhe një qasje të veçantë analitike ndaj lojës dhe dinamikes mes banorëve, duke shtuar emocion dhe diskutim në mes të spektaklit.

Shikuesit kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke komentuar se Alketa, me përvojën dhe karizmin e saj në ekran, i jep një dimension tjetër debates në Big Brother VIP, duke bërë këtë mbrëmje të mbetet një nga më të komentuarat e këtij edicioni. /Telegrafi/

Biletat për 'Eurovision 2026' shitet në kohë rekord



Pothuajse të gjitha 90,000 biletat për Eurovision-in e këtij viti në Vienë janë shitur brenda disa minutash, njoftuan organizatorët të martën.

Biletat për finalen e madhe u shiten brenda vetëm 14 minutash, ndërsa biletat për të gjitha ngjarjet e tjera u shitën brenda një ore, tha Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU).

Janë planifikuar gjithsej nëntë ngjarje gjatë një jave, duke përfshirë edhe dy prova të përgjithshme para çdo transmetimi live. Çdo biletë e mbetur, për shembull në rast se delegacionet e vendeve të caktuara nuk i përdorin të gjitha biletat e tyre të caktuara, do të vihet në shitje më vonë, sqaroi EBU. “Reagimi ka qenë fenomenal”, tha drejtori i garës, Martin Green, në një deklaratë.

“Të shohësh se çdo performancë u shiti kaq shpejt është një kujtesë e fuqishme për atë që përfaqëson Eurovision-i: gëzim, bashkëpunim dhe përvojë të përbashkët në një kohë kur kjo duket më e rëndësishme se kurrë”.

JJ – Wasted Love (LIVE) | Austria 🇦🇹 | Grand Final | Winner of Eurovision 2025 youtu.be

Ediçioni i 70-të i Eurovision-it ka qenë për muaj të tërë nën hijen e debatit për pjesëmarrjen e Izraelit, për shkak të fushatës së tij ushtarake dyvjeçare në Rripin e Gazës.

Spanja, Irlanda, Islanda, Holanda dhe Sllovenia kanë njoftuar se do të bojkotojnë këtë vit në shenjë proteste.

Në total do të marrin pjesë 35 vende. Në dy gjysmëfinale garojnë nga 15 vende, ndërsa orari i tyre u konfirmua të hënën. Mbrëmja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet më 12 maj, ku për vend në finale do të konkurrojnë, ndër të tjera, këngët e Izraelit, Greqisë, Belgjikës, Suedisë dhe Kroacisë.

Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi nikoqir kualifikohen automatikisht për finalen më 16 maj dhe nuk kanë nevojë të marrin pjesë në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Dy gra akuzojnë Julio Iglesias për abuzim seksual - një praj tyre thotë se ai "e keqpërdorte pothuajse çdo natë"



Dy gra akuzuan këngëtarin spanjoll Julio Iglesias për abuzim seksual. Ato pretendojnë se kjo ka ndodhur ndërsa ato po punonin në vilat e tij në Karaibe.

Ish-shërbyesja e tij pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, duke përshkruar shuplaka, abuzim fizik dhe verbal. Një fizioterapist, i cili gjithashtu punonte për Julio Iglesias, pretendoi se ai e preku në mënyrë të papërshtatshme, e ofendoi dhe e poshtëroi.

Kjo dyshohet se ka ndodhur në vitin 2021 në shtëpitë e tij në Punta Cana, Republika Dominikane, dhe Lyford Cay, Bahamas. Një viktimë, e cila njihet me pseudonimin Rebecca, e cila ishte 77 vjeç në atë kohë, pretendon se ai e thirri në dhomën e tij natën.

"Ai më shfrytëzonte pothuajse çdo natë. Ndihesha si një objekt, si një skllave", tha ajo për elDiario.es dhe Univision Noticias. Ajo shtoi se ai e abuzoi seksualisht në prani të një anëtari tjetër më të vjetër të stafit të shtëpisë së tij.

Një tjetër viktimë, e identifikuar vetëm si Laura, tha se Julio Iglesias e puthi në gojë dhe i preku gjoksin. Këngëtari u kontaktua nga gazetarët në lidhje me akuzat, por ai nuk u përgjigj.

Gruaja që Rebecca tha se ishte superiore e saj në vilën e Punta Cana-s pretendon se akuzat janë të pakuptimta. Ajo tha se ai është një zotëri që respekton gratë. /Telegrafi/

Fisniku tregon se ka marr ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova, por ka refuzuar



Sipërmarrësi i njohur Fisnik Syla ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC News Kosova, ku ka folur hapur për ftesën që ka marrë nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar se ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij formati.

Ai ka treguar se edhe pse i është ofruar mundësia për të qenë pjesë e spektaklit, qoftë edhe përmes një video-thirrjeje, nuk e ka parë kurrë veten në një reality show të tillë.

“Po kam marrë ftesë për të qenë aty edhe për të bërë së paku një video-call apo ka ta di unë, por me të thënë të drejtën nuk jam fare i interesuar në atë lloj formati, as kurrë nuk do të jem.

- YouTube youtu.be

Andaj i kam refuzuar të gjitha sepse në radhë të parë i kam dy fëmijë, kam familjen, kam biznesin dhe besoj se nuk ia vlen të lësh jetën dhe të futesh në atë lloj formati”, ka deklaruar Syla për ABC News, duke theksuar se prioritetet e tij janë larg kamerave dhe ekspozimit të tepruar publik.

Fisnik Syla është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pikërisht për shkak të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ku në shtëpinë më të famshme të vendit hyri ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Fjolla Morina. Prania e saj në format ngjalli interes të madh, jo vetëm për shkak të figurës së saj publike, por edhe për lidhjen e kaluar me Sylën, çka i dha spektaklit një dimension shtesë kurioziteti.

Megjithatë, rrugëtimi i Fjollës në Big Brother VIP Kosova nuk zgjati shumë, pasi ajo dha dorëheqje nga gara, një veprim që u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media. /Telegrafi/

“Po zihen femrat për ty” - Elijona flet me Limin për Albën, Dolcen dhe Bian



Elijona ka hapur një bisedë të drejtpërdrejtë me Limin rreth situatës së tij sentimentale në shtëpi, duke e vënë në qendër të vëmendjes raportin që ai ka njëkohësisht me Albën, Dolcen dhe Bian.

Ajo nuk i ka kursyer fjalët, duke i thënë se tre vajzat po përplasen mes vete pikërisht për shkak të tij, një situatë që po krijon tensione të dukshme në ambientin e përbashkët.

“Po zihen femrat për ty”, i është drejtuar Elijona Limin, duke nënvizuar se dinamika mes vajzave po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe se ai, me sjelljen e tij, duket se është në qendër të këtij trekëndëshi emocional.

- YouTube youtu.be

Nga ana tjetër, Limi ka tentuar ta relativizojë situatën, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për lojëra apo manipulime nga ana e tij, por për procese të ndryshme që po i menaxhon paralelisht. Ai ka thënë se me secilën prej vajzave ka një raport të ndryshëm dhe se po përpiqet t’i mbajë gjërat të qarta.

“Unë po sqarohem me ex-in, me shoqërinë dhe me atë që po vazhdoj përpara”, është shprehur Limi, duke lënë të kuptohet se Alba përfaqëson të kaluarën e tij, Dolce një lidhje më shoqërore, ndërsa Bia është ajo me të cilën po tenton të ndërtojë diçka për të ardhmen.

Rrjedha e këtyre marrëdhënieve mbetet për t’u parë, por është e qartë se trekëndëshi tashmë është shndërruar në një nga temat më të nxehta të momentit. /Telegrafi/

Prift ditën, DJ natën - Guilherme Peixoto mbush sallat me hobin e tij të pazakontë dhe shkakton reagime



Prifti Guilherme Peixoto ka tërhequr vëmendjen për hobin e tij "të pazakontë". Ai është një DJ që ka fituar zemrat e audiencës në të gjithë botën. Kohët e fundit ai performoi në Liban.

Pamjet e atmosferës së mrekullueshme nga shfaqjet e tij po shpërndahen në mediat sociale, dhe publiku më i ri është veçanërisht entuziast.

"Kur shkojmë në një festë, nuk ka rëndësi se çfarë lloj muzike elektronike është, qoftë house apo techno, ndjen se të gjithë janë të bashkuar. Të gjithë e respektojnë njëri-tjetrin, nuk u intereson feja apo rrobat. E ndjen këtë në pistën e vallëzimit, atë energji të jashtëzakonshme. Pa një mesazh feje, është një mesazh i fortë respekti, tolerance. Nëse mund të kërcejmë së bashku në pistën e vallëzimit, pse të mos kërcejmë së bashku jashtë?" tha Guilherme Peixoto.

Ai u tha atyre që e kritikojnë për performancën si DJ të luten për të, sepse ai nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

"Kjo është një botë e lirë dhe duhet të jetë e lirë. Jo të gjithë duhet ta pëlqejnë atë që bëj unë, por duhet ta respektojnë atë", tha ai.

Ai shtoi se kjo nuk është muzikë që duhet të luhet në kishë, por se është muzikë që "e nxjerr kishën jashtë kishës". /Telegrafi/

Conchita Wurst njofton tërheqjen e saj nga Eurovisioni, ku pritej të luante një rol të rëndësishëm këtë vit në Vjenë



Fituesja e Festivalit të Këngës në Eurovision 2014, Conchita Wurst, njoftoi sot nëpërmjet profilit të saj në Instagram se po tërhiqet nga Festivali i Këngës në Eurovision, megjithëse fansat prisnin që ajo të luante një rol të rëndësishëm në konkursin e këtij viti, i cili mbahet në Vjenë.

Conchita Wurst është personazhi skenik i këngëtarit dhe artistit austriak Thomas Tom Neuwirth dhe ajo fitoi Festivalin e Këngës në Eurovision për Austrinë në vitin 2014. Ajo njoftoi në profilin e saj në Instagram se do të tërhiqet nga konkursi që i solli famë.

"Konkursi i Këngës në Eurovision i dha formë jetës sime. Ishte skena ime, shtëpia ime, trampolina dhe kapitulli im për të cilin jam thellësisht mirënjohëse", tha ajo.

Përveç kësaj, ajo shtoi: "Si artiste, ndryshimi është konstantja ime më e madhe. Që tani e tutje, po tërhiqem nga Festivali i Këngës në Eurovision. Po përqendrohem më shumë në projekte të tjera profesionale dhe do të lejoj që gjërat e reja të zhvillohen. Lidhja ime me Festivalin e Këngës në Eurovision mbetet pjesë e historisë sime, jo një vend për hapat e mi të ardhshëm. Vendimi im është personal dhe nuk do të komentoj më tej për të".

Michael Krön, producent ekzekutiv i Festivalit të Këngës në Eurovision në ORF, tha me rastin e daljes së saj në pension: "Kontributi i saj është një pjesë e rëndësishme e historisë së konkursit austriak të këngëve. I urojmë Tom Neuwirth gjithë të mirat në projektet e tij të ardhshme".

- YouTube youtu.be

Wurst nuk dha detaje mbi arsyet e tërheqjes së saj, dhe tërheqja e saj nga Festivali i Këngës në Eurovision vjen në një kohë të trazuar për konkursin - me Irlandën, Spanjën, Holandën, Slloveninë dhe Islandën që njoftuan tërheqjen e tyre nga konkursi muajin e kaluar.

Ju kujtojmë se ata vendosën ta bojkotojnë konkursin për shkak të qëndrimit të Izraelit në të. Të pranishmit në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) në Gjenevë, e cila u mbajt në dhjetor, duhej të votonin për pjesëmarrjen e Izraelit, por kjo nuk ndodhi.

Në vend të kësaj, ata votuan nëse Asambleja e Përgjithshme duhet ta mbajë Festivalin e Këngës në Eurovision sipas skenarit të planifikuar aktualisht. U votua një skenar sipas të cilit edhe Izraeli do të jetë pjesë e konkursit, i cili u pasua nga një bojkot i vendeve të përmendura. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë një shëtitje të qetë dimri, ndërsa duken më të dashuruar se kurrë në një park të Londrës



Aktori i njohur Callum Turner, u shfaq këtë fundjavë në një shëtitje të thjeshtë me qenin në Londër, krah të fejuarës së tij Dua Lipa, vetëm pak ditë pasi u pretendua se roli i agjentit 007 në filmin e ri të james Bond tashmë është i tij dhe se këngëtarja pritet të shkruajë këngën tematike të filmit të ri.

Burime për DailyMail kanë bërë të ditur se Callum, i cili konsiderohet favorit absolut për ta pasuar Daniel Craigun, u ka thënë miqve të tij se roli tashmë i është konfirmuar.

Një burim i afërt me yllin e “Fantastic Beasts” ka deklaruar: “Ai po e tregon kudo. Callum është Bondi i ri, është konfirmuar. Të gjithë në rrethin e tij po flasin për këtë. Është sekreti më i keq i ruajtur në qytet”.

Nëse Callum, 35 vjeç, merr zyrtarisht pistoletën ikonike Walther PPK të 007-s, producentët e Amazon mund të mbyllin një marrëveshje “dy në një” edhe me Duan, duke i besuar asaj këngën e re për titrat hyrës dhe mbyllës të filmit.

Mes këtyre thashethemeve, çifti u pa duke kaluar kohë së bashku në një shëtitje në një ditë të ftohtë londineze.

Dua u shfaq elegante si gjithmonë me një pallto trench ngjyrë krem dhe syze dielli, ndërsa Callum ishte veshur trashë me një xhaketë të zezë dhe kapele.

Dua, 30 vjeçe, e cila më herët kishte realizuar këngën “Swan Song” për filmin fantastiko-shkencor “Alita: Battle Angel” në vitin 2019, është e etur të bëhet pjesë e universes së Bondit, duke ndjekur hapat e Adele, Billie Eilish dhe Sam Smith.

Sipas burimit: “Dua është jashtëzakonisht e lumtur për Callumin. Ajo ka thënë se do të donte shumë ta regjistronte këngën e Bondit”.

Callum Turner, i rritur në një lagje sociale në Londër, e nisi karrierën si model për “Next”, përpara se të merrte famë me rolin e Theseus Scamander në filmat “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” dhe “The Secrets of Dumbledore”.

Ai mori vlerësime të mëdha për rolin në filmin “The Boys In The Boat” të vitit 2023, të drejtuar nga George Clooney, si dhe për interpretimin e Major John “Bucky” Egan në serialin “Masters Of The Air” të Apple TV, prodhuar nga Steven Spielberg dhe Tom Hanks.

Ai dhe Dua nisën lidhjen në janar të vitit 2024 dhe u fejuan verën e kaluar, megjithatë ende nuk kanë shpallur një datë dasme.

Dyshja shtoi edhe më shumë zërat për Bondin pasi pushuan në Goldeneye në Xhamajkë, ish-pronë e shkrimtarit të James Bondit, Ian Fleming.

Një burim ka thënë: “Nëse është Callumi, ai do të ishte një zgjedhje shumë popullore. Ai ka pamjen dhe elegancën për Bondin dhe ka dëshmuar aftësitë e tij si aktor”.

Filmi i ardhshëm i sagës, i njohur për momentin si “Bond 26”, pritet të jetë një nga projektet më të shumëpritura të Hollivudit, pasi kanë kaluar katër vjet nga “No Time To Die”. Xhirimet mund të nisin këtë vit, ndërsa premiera është parashikuar për vitin 2027.

Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, që e kanë kontrolluar prej vitesh franshizën përmes Eon Productions, ia shitën të drejtat e Bondit Amazonit për rreth 1 miliard dollarë në shkurt të vitit të kaluar.

Shefi i Amazonit, Jeff Bezos, përshkruhet si një “fans i madh” i agjentit sekret, dhe një burim nga kompania e tij ka thënë: “Jeff është i përfshirë nga afër në çdo aspekt të së ardhmes së Bondit. Ai nuk dëshiron të gabojë. E di sa shumë do të thotë Bond për njerëzit. Kushdo që zgjidhet duhet të jetë perfekt. Skenari duhet të jetë spektakolar, me të gjitha elementet klasike të Bondit, aksion, vajza të bukura dhe energji të re për një brez të ri”.

“Bond 26” po shkruhet nga krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, dhe do të mbikëqyret nga regjisori i “Dune”, Denis Villeneuve.

Më herët, burime nga studio kishin thënë se skenari po shkruhej pa një aktor të caktuar në mendje, por se Bezos dhe Villeneuve kërkonin dikë “të ri dhe britanik” për rolin.

Së fundmi, Turner është ngjitur në krye të listës së basteve, duke lënë pas emra si Aaron Taylor-Johnson, James Norton dhe Idris Elba. Dua Lipa ka refuzuar të komentojë, ndërsa Amazon dhe Callum Turner nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar. /Telegrafi/

❌