Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qarku i Dibrës nën borë, disa rrugë dhe akse të bllokuara dhe ndërprerje energjie

Gjatë natës në qarkun e Dibrës, moti është shoqëruar me reshje dëbore, të cilat në Peshkopi kanë arritur trashësi nga 13 deri në 25–40 cm. Aktualisht reshjet vazhdojnë me intensitet të ulët, por situata në terren mbetet problematike në disa zona. Në Bashkinë Klos, si pasojë e dëborës, disa rrugë fshatrash në njësitë administrative Xibër dhe Gurrë paraqiten me prani dëbore dhe qarkullimi kryhet…

Source

Mjeti ra në përrua në Klos, vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin e zhdukur nga rrjedha

Vijojnë edhe sot, për të dytën ditë radhazi, kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit. I riu ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, kur drejtuesi humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi në përrua. Losha arriti të dalë nga automjeti dhe të shpëtojë…

Source

Situatë e qetë në Durrës, por Erzeni mbetet nën vëzhgim pas reshjeve

Situata në qarkun e Durrësit këtë të diel paraqitet përgjithësisht e qetë, megjithatë strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e pandërprerë për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve dhe reshjeve të ditëve të fundit. Sipas autoriteteve vendore, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet shumë të ulët, ndërsa gjatë orëve të mëngjesit moti është paraqitur i kthjellët me…

Source

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në zonën përreth. Sipas të dhënave më të fundit, niveli i ujit ka arritur në 7.45 metra, çka ka sjellë përmbytjen e tregut të kafshëve poshtë urës. Situata paraqitet shqetësuese edhe në Memaliaj, ku niveli i Vjosës ka shkuar në 7 metra, ndërsa prurjet vijojnë me intensitet të lartë për shkak të reshjeve të…

Source

Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe dëbore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në juglindje të vendit. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 100 metra dhe në juglindje…

Source

MIE: Rrugët nacionale të qarkullueshme probleme me furnizimin me ujë në tre qarqe

Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës në territorin e vendit ndërsa dëbora ka përfshirë zonat veriore dhe juglindore duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës bën të ditur se grupet e punës së ARRSH OSHEE dhe të gjitha strukturat në varësi të saj vijojnë të jenë në terren pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe temperaturave të…

Source

Vengu: Po monitorojmë situatën në Vjosë, të gjitha strukturat në gatishmëri

Niveli i lumit Vjosë në zonën e Novoselës, Vlorë, ka kaluar mbi 8 metra, ndërsa deri më tani janë evakuuar 13 familje nga zonat pranë urës së Mifolit dhe në Novoselë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi, si dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ishin sot në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe për të koordinuar masat në ndihmë të banorëve të…

Source

Papunësia në Gjermani shënon rritjen më të lartë në 15 vitet e fundit

Papunësia në Gjermani arriti në 2,9 milionë persona në dhjetor, duke shënuar një rritje prej 23 mijë të punësuarish krahasuar me muajin paraprak dhe niveli më të lartë në 15 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Federale të Punësimit (BA). Ky është numri më i lartë i regjistruar që nga dhjetori i vitit 2010, kur 3,012 milionë persona ishin të regjistruar si të papunë.

Source

Aksident, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku ka humbur jetën 70-vjeçari Bujar Dingozi. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari po udhëtonte me motomjet kur ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur në tokë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.

Source

Gjashtë viktima dhe qindra fluturime të anuluara, dëbora shkakton kaos në Europë

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e rrezikshme nga akulli kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimeve në mbarë Europën, me gjashtë viktima të raportuara nga moti ekstrem, sipas BBC. Pesë persona humbën jetën në Francë për shkak të aksidenteve të lidhura me rrugët e mbuluara nga akulli, ndërsa një grua vdiq në Sarajevë pasi një pemë e rënduar nga bora u rrëzua mbi të…

Source

Reshjet në Durrës, jo vetëm banesa të përmbytura, por edhe studio artistike

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në Durrës kanë prekur jo vetëm banesat e qytetarëve, por edhe studiot e artistëve. Uji ka depërtuar në studion e skulptorit durrsak 87-vjeçar, Nelo Llukaçi, ku ai ka krijuar për dekada me radhë, duke rrezikuar seriozisht veprat e tij artistike, skulpturat dhe materialet e punës me vlerë të veçantë kulturore. Për shumë familje në zonën e ish-Kënetës…

Source

Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit, ku reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Vengu ka inspektuar zonën e Unazës së Durrësit, një nga pikat më problematike, ku vijon puna intensive e mjeteve dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura për menaxhimin e situatës.

Source

Probleme nga reshjet e shiut edhe në Has, dëmtohen rrugët e fshatrave

Bashkia Has po përballet me vështirësi të shumta si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë ndikuar veçanërisht në rezervuarët dhe ujëmbledhësit e zonës, duke e bërë këtë bashki një nga më të prekshmet në vend. Në fshatin Tregtan, tejmbushja e rezervuarit të fshatit shkaktoi shqetësim, por autoritetet e Bashkisë Has ndërhynë në kohë duke devijuar përrenjtë furnizues dhe duke kryer…

Source

Shkalla e Zezë bllokon rrugën Tepelenë–Gjirokastër, automjetet presin radhë të gjata

Aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër është bllokuar sot në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pasi një masiv shtufor ka rënë mbi rrugë. Ngjarja ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata pritjeje për automjetet në të dy drejtimet e aksit, duke vështirësuar qarkullimin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për largimin e baltës…

Source

Reshje të dendura shiu dhe stuhi ere në Fier, hidrovaret në gatishmëri për të shmangur përmbytjet

Reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me stuhi ere, kanë përfshirë Fierin gjatë paradites së sotme, duke krijuar shqetësim tek banorët dhe autoritetet vendore. Sipas të dhënave paraprake, deri në këto momente nuk ka raportime për përmbytje apo dëme materiale të shkaktuara nga moti i keq. Ndërkohë, të gjitha hidrovaret në zonë ndodhen në gatishmëri dhe po funksionojnë me kapacitet…

Source

Moti i keq ndërpret traditën, nuk hidhet Kryqi në detin Adriatik pas 20 vitesh

Për herë të parë në të paktën dy dekadat e fundit, ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht, ndërsa me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës.

Source

Trafik i rënduar nga moti i keq në Tiranë, dy autobusë urbanë pësojnë defekt në mes të rrugës

Një situatë e pazakontë dhe mjaft problematike është regjistruar këtë mëngjes në kryeqytet, duke prekur drejtpërdrejt udhëtarët e linjës urbane “Tirana e Re”. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar në disa akse kryesore të qytetit, por vështirësitë u shtuan edhe më shumë kur të paktën dy autobusë të kësaj linje pësuan defekt në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin dhe…

Source

Talenti gjerman çmend Bayernin: “Dua të luaj për Realin e Madridit”

Mesfushori gjerman Lennart Karl ka shprehur dëshirën që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin Karl po vlerësohet tej mase në Gjermani dhe ka fituar vendin e titullarit te Bayern Munich pavarësisht moshës vetëm 17-vjeçare. Në një intervistë së fundmi për “Sky”, gjermani tha se ka plotësuar ëndrrën duke luajtur për Bayernin, por në të ardhmen shpreson të transferohet tek Reali “FC…

Source

Torino merr fitore të rëndësishme, Ismali shkëlqen me asist, Asllani e shikon nga stoli

Torino ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, duke triumfuar me rezultatin 3-0 Nga minuta e parë në fushë ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili jo vetëm që luajti deri në fund, por edhe shkëlqeu në minutën e 90+1 Ismajli kuptoi lëvizjen e sulmuesit Alieu Njie dhe nga thellësia “shpiku” një krosim fantastik që përfundoi si asist për golin e…

Source

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi: Kapja e Maduros kërkoi muaj koordinimi

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka deklaruar se operacioni për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro kërkoi muaj të tërë koordinimi, planifikim të detajuar dhe ekzekutim të pandërprerë në të gjitha komponentët e qeverisë federale “Ky ishte një operacion i ekzekutuar në mënyrë të përsosur me bashkëpunim dhe besim intensiv midis ekipit të Presidentit Trump”…

Source

❌