❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vaksinimi HPV nis edhe te djemtë! Epidemiologia: Ndihmon në parandalimin e kancerit

Duke filluar nga 5 janari, në qendrat shëndetësore të vendit ka nisur edhe vaksinimi i djemve 13-vjeçarë me kundër Human Papilloma Virus, vaksinë e futur tashmë në kalendarin kombëtar. 

Vendimi për ta bërë të detyrueshëm injeksionin edhe për djemtë, sipas epidemiologëve, synon parandalimin e disa llojeve të kancerit të lidhura me HPV-në, ndërsa te vajzat vaksina mbron kryesisht nga kanceri i qafës së mitrës. 

“Por nĂ« fakt papiloma virus Ă«shtĂ« e dĂ«mshme jo vetĂ«m te vajza, por dhe te djemtĂ«. TĂ« djemtĂ« shkakton probleme serioze duke shkaktuar nĂ« disa raste kancer tĂ« organeve gjenitale, njĂ« organ tĂ« traktit urogenital, kancer të faringit, domethĂ«nĂ« dhe ata kanĂ« shumĂ« pasoja nga Human Papiloma virus. Por jo tĂ« gjithĂ« Human Papiloma virus nĂ« momentin qĂ« futen nĂ« organizĂ«m shkaktojnĂ« probleme”, tha epidemiologia Rovena Daja. 

Sipas epidemiologes, prindërit janë informuar përmes fushatave sensibilizuese, por edhe në mënyrë direkte, përmes mesazheve të dërguara nga programi i vaksinimit. 

“Ne kemi tĂ« regjistruar tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«t qĂ« janĂ« aktualisht deri nĂ« moshĂ«n 20 vjeç dhe numrat e telefonit tĂ« njĂ«rit prej prindĂ«rve shkon mesazhi nĂ« telefon ku informohet paraprakisht qĂ« fĂ«mija juaj duhet tĂ« aplikojĂ« aktualisht vaksinĂ«n ndaj HPV-sĂ« e cila aplikohet nĂ« moshĂ«n 13 vjeç dhe ky mesazh ju shkon prindĂ«rve si pĂ«r djemtĂ« ashtu edhe pĂ«r vajzat”, tha ajo. 

Dozat e vaksinës për mbulimin e mbi 18 mijë djemve që këtë vit mbushin 13 vjeç janë shpërndarë tashmë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. 

“Vaksina Ă«shtĂ« nĂ« gjendje, Ă«shtĂ« nĂ« Institutin e ShĂ«ndetit Publik dhe ndĂ«rkohĂ« e kemi shpĂ«rndarĂ« dhe nĂ« tĂ« gjitha Qendrat shĂ«ndetĂ«sore”, tha ajo. 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, që nga viti 2022 janë vaksinuar në total rreth 46 mijë vajza kundër Human Papilloma Virus. 

Horror në Kretë, një fëmijë lindi nga incesti/ Babai përdhunon vajzat, njëra prej tyre e mitur, vëllai: Mamaja i dinte të gjitha


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kretën, ku një baba duket se ka përdhunuar dy vajzat e tij. 

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është që duket se mamaja e vajzave kishte dijeni për gjithçka që po ndodhte dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që një akt i tillë monstruoz të ndalonte. Të paktën kështu pretendon vëllai i vajzave. 

Dy vajzat mësohet se janë të moshës 14 dhe 22-vjeccare, me probleme të shëndetit mendor. 

Vëllai i vajzave, vetëm 23 vjeç ka marrë në kujdestari motrat pas zbulimit të ngjarjes së rëndë. Ajo që trondit edhe më shumë është fakti se babai duket se ka lënë shtatzënë bijën 22-vjeccare dhe ka edhe një fëmijë me të. 

“Babai im i pĂ«rdhunoi tĂ« dyja motrat e mia. Askush tjetĂ«r nuk i ka prekur vajzat. Ai i bĂ«ri tĂ« gjitha. NĂ«na ime dinte gjithçka. MĂ« 3 janar 2025 motra ime mĂ« zbuloi se fĂ«mija Ă«shtĂ« rezultat i pĂ«rdhunimit dhe se Ă«shtĂ« i babait tonĂ«. Motra donte ta rriste fĂ«mijĂ«n, megjithatĂ« prindĂ«rit ndĂ«rhynĂ«, duke informuar ShĂ«rbimin e MirĂ«qenies Sociale se ajo gjoja nuk ishte e aftĂ« ta rriste atĂ«â€, tha ai. 

Ai pohon se motrat e tij ndihen të sigurta me të dhe dëshirojnë të mbeten nën kujdesin e tij. 

 

Bisedime mes Belgjikës dhe Shqipërisë për strehimin e të burgosurve të huaj? Detajet i jep ministrja belge e Azilit!

Me sytĂ« nga ShqipĂ«ria dhe Kosova, Belgjika po shqyrton mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r tĂ« rritur numrin e migrantĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m qĂ« largohen nga vendi. Ministrja belge e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, ka deklaruar se qeveria po merr nĂ« konsideratĂ« “çdo zgjidhje tĂ« mundshme”, pĂ«rfshirĂ« edhe marrjen me qira tĂ« hapĂ«sirave nĂ« burgje jashtĂ« BelgjikĂ«s pĂ«r tĂ« strehuar tĂ« burgosur tĂ« huaj. 

Në një intervistë për Euronews, Van Bossuyt tha se Belgjika është e hapur për partneritete me vende të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si pjesë e masave kundër migracionit të paligjshëm. Ajo konfirmoi se së fundmi ka qenë në Shqipëri dhe në Kosovë për të eksploruar mundësitë e strehimit të të burgosurve të huaj. 

“Po shqyrtojmĂ« çdo zgjidhje tĂ« mundshme pĂ«r tĂ« rritur shkallĂ«n e kthimeve. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga opsionet qĂ« po diskutojmĂ« me MinistrinĂ« e DrejtĂ«sisĂ«,” u shpreh ministrja belge. 

Sipas saj, në rastin e Shqipërisë, diskutimet kanë të bëjnë me strehimin e shtetasve shqiptarë që aktualisht vuajnë dënime në burgjet belge. Ndërsa për Kosovën, synimi është transferimi i personave që qëndrojnë ilegalisht në Belgjikë dhe ndodhen në burgjet e saj, pavarësisht kombësisë. 

Euroneës kujton se Danimarka ka nisur tashmë një skemë të ngjashme, duke dërguar në Kosovë të huaj, të cilët duhet të vuajnë dënimin  përpara kthimit në vendet e origjinës. Po ashtu, Italia ka hapur vitin e kaluar qendra ndalimi për migrantët në Shqipëri, një praktikë që ka ngjallur debate ligjore dhe kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut. 

Van Bossuyt theksoi se Belgjika është e hapur edhe për marrëveshje përtej Ballkanit Perëndimor. 

“Ishim nĂ« ShqipĂ«ri dhe KosovĂ« dhe folĂ«m me ministrat pĂ«rkatĂ«s, por mund tĂ« ketĂ« edhe vende tĂ« tjera. E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« shohim se ku mund tĂ« mbĂ«shtetemi te njĂ« zgjidhje e tillĂ«,” tha ajo. 

E pyetur nĂ«se Belgjika do tĂ« konsideronte zgjidhje tĂ« ngjashme edhe pĂ«r migrantë qĂ« qĂ«ndrojnĂ« ilegalisht nĂ« vend, por nuk janĂ« tĂ« dĂ«nuar, ministrja u shpreh se kjo mund tĂ« shqyrtohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« re tĂ« Bashkimit Evropian, e cila do tĂ« lejonte dĂ«rgimin e tyre nĂ« tĂ« ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë BE-sĂ«, nĂ« vende qĂ« konsiderohen tĂ« sigurta. 

Tryeza e Berishës, Gjuzi: Forum përtej partive politike! Merkoçi: Propagandë me të njëjtat figura dhe ide!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një tryezë me aleatët e tij dhe forca të vogla opozitare, ku munguan Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Mundësia e Agron Shehajt. 

I ftuar në Studio Live në Report TV, kreu i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi, u shpreh se tryeza kishte si synim ndërtimin e një strukture më të gjerë politike. 

“Tryeza zgjati pĂ«rtej 90 minutave, mĂ« shumĂ« seç duhet. Berisha sot mblodhi partitĂ« politike parlamentare dhe jo parlamentare. Tryeza ishte pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« qĂ« duhet ngritur njĂ« forum pĂ«rtej PD-sĂ« dhe partive parlamentare e jo parlamentare. U arrit me konsensus qĂ« tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku tĂ« ngremĂ« njĂ« aleancĂ« qĂ« vjen nga qendra deri te konservatorĂ«t,” tha Gjuzi, duke shtuar se “protesta dhe rezistenca janĂ« dy hapat qĂ« duhet tĂ« ndĂ«rmarrĂ« opozita kundĂ«r qeverisĂ« sĂ« Edi RamĂ«s”. 

Në krahun tjetër, analisti Fatmir Merkoci e cilësoi tryezën një nismë propagandistike pa përmbajtje konkrete. 

“Kjo tryezĂ« Ă«shtĂ« e stisur sepse Ă«shtĂ« thirrur pĂ«r propagandĂ« dhe kishte tĂ« njĂ«jtat figura qĂ« nuk kanĂ« asnjĂ« ide. NĂ« tĂ« gjitha diskutimet ke fjalĂ«t ‘duhet’ dhe ‘ndoshta’. Nuk ka absolutisht asnjĂ« zgjidhje. Kishte kauzĂ«? Jo! S’kishte as alternativĂ«. Me gjej njĂ« rast nĂ« njĂ« vend tĂ« botĂ«s, ku partitĂ« politike bĂ«jnĂ« protesta dhe revolta dhe pĂ«rmbysin qeverinĂ«â€ tha Merkoçi duke argumentuar se pĂ«rpjekjet e opozitĂ«s pĂ«r forume e protesta janĂ« tĂ« pasuksesshme pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar qeverinĂ« e Edi RamĂ«s. 

Gjuzi komentoi edhe foton që qarkulloi në rrjetet sociale, ku Selami Jenishehri shfaqej duke dremitur gjatë fjalës së Berishës. 

“Ishin dritat e larta. S’ka bĂ«rĂ« asgjĂ« pĂ«r turp,” u shpreh Gjuzi, duke minimizuar episodin qĂ« bĂ«ri xhiron e rrjetit. 

Ndryshe nga ai, Merkoci e vlerësoi tryezën si të pavlefshme në kushtet kur mungon një analizë e brendshme brenda PD-së. 

“Ajo tryezĂ« do tĂ« kishte vlerĂ« nĂ«se PD do tĂ« kishte bĂ«rĂ« analizĂ«n e vet. QĂ« nga maji deri mĂ« sot, PD nuk ka bĂ«rĂ« asnjĂ« analizĂ«,” tha ai. Sipas Merkocit, opozita po pĂ«rsĂ«rit tĂ« njĂ«jtin model politik pa pĂ«rmbajtje. “NĂ«se vazhdojnĂ« tĂ« bĂ«jnë shoë politik, ‘Rama ik’ nuk Ă«shtĂ« kĂ«rkesĂ«. E keni bĂ«rĂ« politikĂ«n si pazar,” pĂ«rfundoi ai. 

 

VIDEO-Stuhia e fuqishme përfshin Turqinë/ Kamioni rrëzohet në mes të rrugës..

Turqia po përballet me një stuhi të jashtëzakonshme që ka përshkuar vendin këto ditë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën publike dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Erërat e fuqishme kanë përmbysur kamionë dhe automjete të mëdha në rrugët kryesore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës. Shumë ndërtesa janë dëmtuar nga stuhia, ndërsa çatitë e tyre janë rrëzuar pjesërisht, duke rrezikuar banorët dhe duke krijuar nevojën për ndërhyrje urgjente të ekipit të shpëtimit.

Në zonat bregdetare, kushtet kanë arritur nivele kritike: valë të larta dhe erëra të forta kanë penguar lundrimin dhe operacionet e anijeve në portet kryesore. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për të gjithë kapitenët e anijeve dhe operatorët detarë, duke kërkuar që të shmangin udhëtimet pa domosdoshmëri dhe të marrin të gjitha masat për të garantuar sigurinë e ekuipazhit dhe të mallrave.

 

A powerful storm is raging in Turkey — strong winds are overturning trucks and tearing roofs off buildings

There is chaos at the piers as well, with violent conditions at sea. https://t.co/nDj2G4ND2M pic.twitter.com/24rRUmbe0g

— NEXTA (@nexta_tv) January 9, 2026

Përveç dëmeve në transport dhe infrastrukturë, stuhia ka rrezikuar edhe zonat urbane dhe fshatrat e prekur nga përmbytjet. Uji ka përfshirë rrugët kryesore dhe lagjet e qyteteve, duke detyruar evakuime të përkohshme dhe vendosjen e pikave emergjente për ndihmë humanitare. Rrëshqitjet e dheut janë raportuar në zona malore, duke rrezikuar banesa dhe ferma të vogla, ndërsa autoritetet janë duke monitoruar situatën, për të parandaluar aksidente të mëtejshme.

Ekipe të specializuara emergjente dhe zjarrfikësit janë angazhuar 24 orë në terren për të asistuar personat e prekur, për të hapur rrugët e bllokuara dhe për të garantuar sigurinë në zonat më të rrezikuara. Paralajmërimet për qytetarët theksojnë nevojën për vigjilencë të vazhdueshme, shmangie të udhëtimeve të panevojshme dhe ndjekje të njoftimeve të autoriteteve gjatë gjithë kalimit të motit ekstrem.

Stuhia, që konsiderohet një nga më të fuqishmet që ka goditur vendin në vitet e fundit, ka nxitur një mobilizim të plotë të strukturave shtetërore dhe lokale për të minimizuar dëmet dhe për të ndihmuar komunitetet më të prekura. Situata mbetet e paparashikueshme dhe qytetarët paralajmërohen që të marrin masa sigurie dhe të jenë të gatshëm për çdo zhvillim të papritur të kushteve atmosferike.

Altin Dumani merr ‘dritĂ«n jeshile’ pĂ«r njĂ« tjetĂ«r rol, pas pĂ«rfundimit tĂ« mandatit nĂ« krye tĂ« SPAK dhe marrjes sĂ« detyrave tĂ« reja në 

Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Por jo vetëm kaq. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.

Konkretisht siç raporton Anila Hoxha, ish kryeprokurori i posaçëm ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Nga ana tjetĂ«r gjatĂ« ditĂ«s KLP ka vendosur emĂ«rimin e prokurorit Arens Çela nĂ« pozicionin e drejtuesit tĂ« ProkurorisĂ« TiranĂ«. Mandati i zotit Arens Çela Ă«shtĂ« 3- vjeçar dhe pĂ«rfundon nĂ« datĂ« 10.01.2029.

VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

Marina e SHBA-ve kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve brenda 48 orëve, e lidhur me Rusinë dhe e sanksionuar.

Në një deklaratë, komanda e bashkuar luftarake e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së për Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut dhe Karaibet ( Komanda Jugore e SHBA-së) tha:

“Edhe njĂ« herĂ«, forcat tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta ndĂ«ragjenciale dĂ«rguan njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« kĂ«tĂ« mĂ«ngjes: ‘Nuk ka strehĂ« tĂ« sigurt pĂ«r kriminelĂ«t’”.

Në një operacion para agimit, marinsat dhe marinarët nga Task Forca e Përbashkët Southern Spear, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, zbarkuan nga USS Gerald R. Ford dhe kapën Motor/Tanker Olina në Detin e Karaibeve pa rezistencë.

“Arrestime tĂ« tilla mbĂ«shteten nga forca e plotĂ« e Grupit Amfib tĂ« GatshĂ«m tĂ« MarinĂ«s Amerikane, duke pĂ«rfshirĂ« platformat e USS Iwo Jima, USS San Antonio dhe USS Fort Lauderdale. Operacioni Southern Spear i Departamentit tĂ« LuftĂ«s Ă«shtĂ« i palĂ«kundur nĂ« misionin e tij pĂ«r tĂ« mbrojtur atdheun tonĂ«, duke i dhĂ«nĂ« fund aktiviteteve tĂ« paligjshme dhe duke rivendosur sigurinĂ« nĂ« HemisferĂ«n PerĂ«ndimore”, vijon deklarata.

Ky është sekuestrimi i tretë i një anijeje të lidhur me Rusinë në 48 orët e fundit dhe i pesti nga Uashingtoni në javët e fundit, informon media ndërkombëtare.

“Sistemi i gjurmimit AIS (vendndodhjes) i anijes ishte aktiv pĂ«r herĂ« tĂ« fundit 52 ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« EEZ-nĂ« e VenezuelĂ«s, nĂ« verilindje tĂ« Curacaos,” tha veçmas firma britanike e menaxhimit tĂ« riskut detar Vanguard. “Sekuestrimi vjen pas njĂ« ndjekjeje tĂ« zgjatur tĂ« cisternave tĂ« lidhura me dĂ«rgesat e paligjshme tĂ« naftĂ«s nga Venezuela nĂ« rajon”.

“Olina” u largua nga Venezuela javĂ«n e kaluar e ngarkuar plotĂ«sisht me naftĂ« si pjesĂ« e njĂ« flotiljeje menjĂ«herĂ« pas arrestimit tĂ« Nicolas Maduros nga SHBA-tĂ« dhe po kthehej nĂ« vend e ngarkuar plotĂ«sisht, sipas njĂ« burimi tĂ« industrisĂ« sĂ« energjisĂ«.

SHBA-tĂ« vendosĂ«n sanksione ndaj cisternĂ«s nĂ« janar tĂ« vitit tĂ« kaluar, kur ajo quhej “Minerva M” dhe sipas Uashingtonit, ishte pjesĂ« e tĂ« ashtuquajturĂ«s flotĂ« hije ruse e anijeve qĂ« lundrojnĂ« me rregullore minimale ose sigurim tĂ« njohur.

Once again, our joint interagency forces sent a clear message this morning: “there is no safe haven for criminals.”

In a pre-dawn action, Marines and Sailors from Joint Task Force Southern Spear, in support of the Department of Homeland Security, launched from the USS Gerald R.
 pic.twitter.com/StHo4ufcdx

— U.S. Southern Command (@Southcom) January 9, 2026

 

 

“Forcat e Xhenios nĂ« terren pas reshjeve”, Rama: Po ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« zonat problematike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa foto nga terreni, ku tregon angazhimin e forcave të Batalionit të Xhenios në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut.

Në postimin e tij, Rama shkruan se në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë në ndërhyrje të vazhdueshme. Sipas tij, po punohet për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim normalizimin e situatës dhe parandalimin e rrezikut për banorët.

Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri.

 

 

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

Opinioni publik gjerman i konsideron veprimet e SHBA-së në Venezuelë të pajustifikuara, ndërsa duket i ndarë në reagimin e Berlinit ndaj tyre.

Pikëpamja e gjermanëve për SHBA-në po bëhet edhe më kritike dhe shqetësimi për çështjet e sigurisë në Evropë po intensifikohet.

Sipas DeutschlandTrend tĂ« fundit nga Infratest dimap nĂ« emĂ«r tĂ« kanalit tĂ« parĂ« tĂ« televizionit publik gjerman ARD, 72% e gjermanĂ«ve e karakterizojnĂ« sulmin e SHBA-sĂ« ndaj VenezuelĂ«s si tĂ« pajustifikuar, ndĂ«rsa vetĂ«m 12% shprehin mendimin e kundĂ«rt. NĂ« vitin 2003 80% e konsideronin ndĂ«rhyrjen e SHBA-sĂ« nĂ« Irak tĂ« pajustifikuar, kujton ARD. Lidhur me pĂ«rgjigjen e GjermanisĂ« dhe BE-sĂ« ndaj ndĂ«rhyrjes sĂ« SHBA-sĂ« nĂ« VenezuelĂ«, 50% thonĂ« se “duhet ta dĂ«nojnĂ« atĂ« me forcĂ«, edhe nĂ«se e zemĂ«ron Trumpin” dhe 39% thonĂ« se “duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« pĂ«rmbajtur nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos provokojnĂ«â€ presidentin e SHBA-sĂ«.
VetĂ«m 15% e tĂ« anketuarve tani e konsiderojnĂ« SHBA-nĂ« njĂ« partner tĂ« besueshĂ«m, me mendimin e kundĂ«rt qĂ« arrin nĂ« 76%. PartnerĂ«t mĂ« tĂ« besueshĂ«m pĂ«r GjermaninĂ« tani dalin Franca me 78% dhe Britania me 74%. Rusia Ă«shtĂ« nĂ« fund tĂ« renditjes, me 9%. 84% thonĂ« gjithashtu se janĂ« “pak” deri “aspak” tĂ« kĂ«naqur me Donald Trump.

Gjermanët gjithashtu duket se janë të bindur, me 70%, se aleatët e NATO-s nuk mund të mbështeten më te SHBA-të. 20% shprehin mendimin e kundërt. 53% gjithashtu deklarojnë se Gjermania duhet të kufizojë varësinë e saj nga NATO dhe se Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë forcën e vet ushtarake, me 34% që nuk janë dakord. Kur u pyetën për shqetësimet që lidhen me politikën e jashtme, 81% e të anketuarve deklarojnë se janë të shqetësuar për përhapjen në rritje të ligjit të më të fortit, 69% për sigurinë e Evropës dhe 62% për marrëdhëniet me SHBA-në.

Kur u pyetĂ«n pĂ«r qĂ«llimet e votimit, Bashkimi Kristian (CDU/CSU) mban kryesimin me 28% (+1), e ndjekur nga Alternativa pĂ«r GjermaninĂ« (AfD) me 25% dhe pa ndryshuar pĂ«rqindjen e saj. Partia Socialdemokrate (SPD) Ă«shtĂ« nĂ« 13% (-1), tĂ« Gjelbrit e pandryshuar nĂ« 12% dhe e Majta nĂ« 10%. VetĂ«m 20% thonĂ« se janĂ« “tĂ« kĂ«naqur” ose “shumĂ« tĂ« kĂ«naqur” me punĂ«n e qeverisĂ« federale, ndĂ«rsa 78% thonĂ« se janĂ« “pak” ose “aspak” tĂ« kĂ«naqur. MegjithatĂ«, qeveria e ka pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m imazhin e saj mbi imigracionin, me 32% qĂ« shprehin njĂ« mendim pozitiv (+23) dhe 61% negativ (-24).

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

Pronari i barit zviceran, ku vdiqën 40 persona në një zjarr tragjik gjatë natës së Vitit të Ri, është arrestuar.

Çifti i martuar Jacques Moretti, 49 vjeç, dhe gruaja e tij Jessica, 40 vjeç, po hetohen pĂ«r disa krime qĂ« lidhen me zjarrin tragjik nĂ« klubin e nates nĂ« Crans-Montana, ku humbĂ«n jetĂ«n 40 persona, pĂ«rfshirĂ« shumĂ« adoleshentĂ«. Ata janĂ« akuzuar pĂ«r vrasje nga pakujdesia, lĂ«ndim trupor nga pakujdesia dhe zjarrvĂ«nie nga pakujdesia.

Policia tha se Jacques Moretti, i cili dyshohet të ketë pasur një karrierë të mëparshme si prokuror, u arrestua për shkak se rrezikonte të arratisej. Grua e tij, Jessica, u pyet gjithashtu nga autoritetet, por u lejua të qëndronte në liri.

Sipas ‘The Sun‘, hetimet kanĂ« zbuluar se Jacques dhe Jessica kanĂ« pasur njĂ« ndikim tĂ« madh nĂ« pĂ«rhapjen e kĂ«tij zjarri vdekjeprurĂ«s, ndĂ«rsa Jessica dyshohet tĂ« ketĂ« ikur me njĂ« arkĂ« plot me para natĂ«n e zjarrit, duke injoruar tĂ« pranishmit qĂ« ishin nĂ« rrezik. Ajo mund tĂ« pĂ«rballet me akuza tĂ« tjera pĂ«r “mosndihmĂ« pĂ«r njerĂ«zit nĂ« rrezik”.

Zjarri shpërtheu në klubin e natës Le Constellation, një lokal shumë i frekuentuar nga të rinjtë, ku 40 persona, përfshirë 26 adoleshentë, humbën jetën. Pjesa më e madhe e viktimave ishin të moshës 14 deri në 39 vjeç. Disa prej viktimave ishin shtetas të Francës, Italisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera, përfshirë një shtetas francez 14-vjeçar dhe një 14-vjeçar nga Zvicra.

Një hetim më i thelluar ka zbuluar se çifti Moretti mund të ketë shkelur standardet e sigurisë, duke mos siguruar pajisje të duhura për shuarjen e zjarrit dhe daljet e emergjencës. Ka pasur raporte për mungesën e një daljeje emergjente që ishte gjithmonë e mbyllur.

Një nga detajet më shqetësuese është se llogaritë e mediave sociale të lokalit, përfshirë Facebook dhe Instagram, u bllokuan mes orës 3 të mëngjesit dhe 6:30 të mëngjesit të natës së zjarrit, ndërsa operacionet e shpëtimit ishin ende në zhvillim. Avokatët e disa të plagosurve kanë ngritur dyshime për mundësinë e shkatërrimit të provave.

Në një zhvillim tjetër, ka dalë në pah se Jacques Moretti kishte një të kaluar kriminale, përfshirë dënime për mashtrim dhe rrëmbim. Hetimet po përqendrohen gjithashtu në punimet e rinovimit të barit në vitin 2015, të cilat mund të kenë ndikuar në rrezikshmërinë e zjarrit.

Një minutë heshtje është mbajtur në të gjithë Zvicrën për të nderuar viktimat, ndërkohë që presidenti zviceran Guy Parmelin, së bashku me homologët e tij francezë dhe italianë, morën pjesë në një ceremoni përkujtimore në Martigny. Tragjedia e këtij zjarri ka goditur Zvicrën thellë dhe ka shkaktuar një shpërthim dhimbjeje në të gjithë vendin.

Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

Edhe këtë mbrëmje, banorët në Durrës kanë dalë në protestë pas situatës problematike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Qytetarët janë mbledhur para bashkisë së Durrësit me pankarta në duar dhe kërkojnë mbështetje dhe transparencë për situatën e krijuar.

Ata kanë ngritur zërin kundër abuzimit me fondet publike dhe investime të pamenduara që përmbysin Durrësin, si dhe mungesën e mbështetjes në këtë situatë për banorët e prekur.

Protesta është organizuar nga të rinjtë e FRPD-së. Protestës, ashtu si mbrëmjen e kaluar, i janë bashkuar dhe qytetarët e lagjeve të vjetra të Durrësit që preken nga projekti TID. Protestuesit po kërkojnë dhe dorëheqjen e kryetares së bashkisë.

Pamje “lufte”/ Dyqane tĂ« shkrumbuara totalisht dhe rrĂ«noja, ja çfarĂ« ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Tregu i “5 Majit” nĂ« TiranĂ« Ă«shtĂ« shkrumbuar plotĂ«sisht pas zjarrit masiv qĂ« pĂ«rfshiu tĂ« gjithĂ« kapanonet mbrĂ«mjen e djeshme mĂ« 8 janar pĂ«r shkaqe ende tĂ« pakonfirmuara zyrtarisht, por qĂ« dyshohet se ka ardhur nga njĂ« shkĂ«ndijĂ« elektrike.

Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë kanë mbetur vetëm llamarina dhe rrënojat e kapanoneve të tregtarëve, të cilët kanë deklaruar se dëmi financiar është tejet i konsiderueshëm, pasi i gjithë malli që shisnin ishte aty.

zjarri 5 maji rrenojat (19)

“UnĂ« kam pasur dyqanin mĂ« tĂ« vogĂ«l kĂ«tu. Malli Ă«shtĂ« mĂ« tepĂ«r se 200 milionĂ« lekĂ«, unĂ« mĂ« i vogli, po tĂ« tjerĂ«t qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ«. UnĂ« tregtoja çorape dhe geta, streçe, veshmbathje. UnĂ« kisha njĂ«, vajza kishte dy, u dogj komplet, ka katĂ«r kontejnerĂ« brenda” u shpreh Ferdinant Martaneshi pĂ«r gazetarĂ«t, njĂ«ri prej tregtarĂ«ve tĂ« prekur nga zjarri.

zjarri 5 maji rrenojat (16)

Panorama Online ka siguruar edhe pamjet qĂ« tregojnĂ« momentin kur ka nisur zjarri nĂ« zonĂ«n e tregut pranĂ« “5 Majit”.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, fillimisht nga një strukturë ka dalë tym dhe më pas flakët përhapen me shpejtësi.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një defekti elektrik, megjithatë shkaqet e sakta mbeten ende nën hetim.

zjarri 5 maji rrenojat (14)

Deri më tani të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht. Por, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.

zjarri 5 maji rrenojat (21)zjarri 5 maji rrenojat (20)zjarri 5 maji rrenojat (18)zjarri 5 maji rrenojat (17)zjarri 5 maji rrenojat (15)zjarri 5 maji rrenojat (14)zjarri 5 maji rrenojat (13)zjarri 5 maji rrenojat (12)zjarri 5 maji rrenojat (11)zjarri 5 maji rrenojat (10)zjarri 5 maji rrenojat (9)zjarri 5 maji rrenojat (7)zjarri 5 maji rrenojat (6)zjarri 5 maji rrenojat (4)zjarri 5 maji rrenojat (2)zjarri 5 maji rrenojat (1)zjarri 5 maji rrenojat (3)

Ndan lajmin e hidhur, deputeti Agron Shehaj humb babanë: U rrit jetim, por la pas familje të madhe! Do ta kujtojmë gjithmonë si luftarak!

Kryetari i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm, pasi ka humbur njeriun e dashur të familjes. 

Babai i tij, Siri Shehaj është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. 

Vetë ligjvënësi me një postim të gjatë dhe të ndjerë në rrjetin social  Facebook, shkruan se i ati humbi jetën pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë në Itali, ku dhe jetonte. 

“TĂ« dashur miq, pas njĂ« beteje tĂ« mundimshme me sĂ«mundjen e rĂ«ndĂ«, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 83-vjeçare. U rrit jetim, por la pas njĂ« familje tĂ« madhe, me nipĂ«r e mbesa, qĂ« do ta kujtojnĂ« gjithmonĂ« pĂ«r njeriun e drejtĂ« dhe luftarak qĂ« ishte”, shkruan Shehaj mes tĂ« tjerash. 

Më tej ai njofton se pritja në Bolzano do të mbahet të martën, 13 Janar, në Hotel Sheraton, Itali, nga ora 09:00-14:00. Varrimi do të bëhet po të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve. Kurse në Vlorë, pritja do të mbahet në datën 16 Janar. 

Postimi i plotë i Agron Shehajt: 

“TĂ« dashur miq, pas njĂ« beteje tĂ« mundimshme me sĂ«mundjen e rĂ«ndĂ«, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 83-vjeçare. 

Jeta e tij ishte një luftë e përditshme. U rrit jetim, pasi kur ishte vetëm 8 vjeç, babai i tij, gjyshi im, vdiq në burgun e Burrelit si i burgosur politik. 

Megjithatë, ai gjeti forcën ta niste gjithçka nga e para, jo për vete, por për ne, 3 fëmijët e tij. Nuk donte të largohej nga Shqipëria, por donte që ne të ishim të lirë, të kishim një jetë më të mirë, të shkolloheshim dhe të edukoheshim. 

Në vitin 1991, si shumë familje shqiptare, u nisëm me anije drejt Italisë, që në atë kohë ishte shpëtimi ynë. 

35 vitet e fundit të jetës i kaloi në Bolzano, mes një komuniteti miqsh që e respektonin dhe e vlerësonin për njeriun fisnik që ishte. 

Ai ishte nxitĂ«si im mĂ« i madh pĂ«r t’u kthyer nĂ« ShqipĂ«ri dhe ishte krenar qĂ« po bĂ«ja atĂ« qĂ« ai nuk arriti ta bĂ«nte dikur. ShumĂ« nga ajo qĂ« bĂ«j sot Ă«shtĂ« edhe pĂ«r tĂ«, pĂ«r gjithçka qĂ« ajo periudhĂ« e errĂ«t nuk e lejoi tĂ« realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai qĂ« mĂ« ka mĂ«suar, frymĂ«zuar tĂ« mos dorĂ«zohem kurrĂ«. 

U rrit jetim, por la pas një familje të madhe, me nipër e mbesa, që do ta kujtojnë gjithmonë për njeriun e drejtë dhe luftarak që ishte. 

Pritja në Bolzano do të mbahet të marten 13 Janar në Hotel Sheraton, Bolzano, Itali, nga ora 09:00-14:00. 

Varrimi do të bëhet të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve. 

NĂ« VlorĂ« Pritja do tĂ« mbahet në daten 16 Janar”. 

 

Takimi me Salianjin “rindezi” PD-nĂ«? Alimehmeti: Kishte njĂ« pĂ«rgjumje, partia u zgjua!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alihemeti ishte sot i ftuar në News24, ku në një bisedë në studio me Ina Qirjon ka bërë një analizë të situatës politike.
Ai ka vlerësuar se mashoranca po përdor pushtetin për të mbrojtur veten nga drejtësia dhe kontretisht nga SPAK. Sa i përket situatës brenda PD, Alimehmeti u shpreh se partia ishte e përgjumur dhe zgjimi i saj u arrit falë takimeve të zhvilluara nga Ervin Salianji.

“Qeverisemi nga njerĂ«z qĂ« nuk na qeverisin dot, efektet janĂ« sot nĂ« sytĂ« e tĂ« gjithĂ«ve. Syrin e kanĂ« vetĂ«m tĂ« merren me fondet publike dhe jo tĂ« na qeverisin. ShqipĂ«risĂ« duhet t’i gjejmĂ« njĂ« zgjidhje, ndodhet nĂ« njĂ« emergjencĂ« kombĂ«tare.

Çdo takim opozitar ka vlerĂ«n e vet, ka vlerĂ« edhe çdo takim me partitĂ« e tjera, sa kohĂ« kemi njĂ« emĂ«rues tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« Ă«shtĂ« rrĂ«zimi i qeverisĂ«, çdo organizim ka vlerĂ«.

Unë kam takime të vazhdueshme me kreun e PD, bashkëpunoj me të gjithë në PD dhe në opozitë. Kjo është për mua ajo që duhet të bëjë gjithkush që merret me politikë. Nëse emëruesi i përbashkët është i njejtë nuk ka pse të ketë probleme. Mund të kemi mendime të ndryshme se si bëhet më e mira, e rëndësishme është të kemi një emërues të përbashkët.

E vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« kishte njĂ« pĂ«rgjumje dhe kishte nevojĂ« pĂ«r njĂ« zgjim, çka u arrit. U arrit tĂ« shkohej nĂ« bazĂ«â€, tha ai.

Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

Fillimi i 2026-ës e gjeti Shqipërinë nën presionin e motit ekstrem. Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe izolim të banorëve në disa zona të vendit, duke krijuar situata emergjence civile, në disa zona të vendit.

Në situata si këto, ndërlidhja bëhet mjet edhe më jetik, për koordinim, informacion dhe siguri tek komunitetet e prekura. Një mesazh që dërgohet, një telefonatë, një sinjal interneti që nuk ndërpritet bëhet më shumë se teknologji. Bëhen lidhje, përkundjesje njerëzore. Të jep sigurinë, ndjesinë se nuk je vetëm, edhe kur moti ka izoluar gjithçka përreth.

Ndërsa ekipet e emergjencës evakuojnë banorë nën shi e dëborë, forcat e sigurisë dhe shërbimet publike koordinohen në kohë reale, gazetarë dhe operatorë raportojnë nga terreni. Në këtë zinxhir reagimi, rrjeti i komunikimit bëhet shtylla që i mban të gjithë të lidhur. Ndaj ekipet e Vodafone Albania janë gjithmonë aty, në aksion, për të garantuar ndërlidhjen 24 orë në 24.

Për këtë përkushtim e profesionalizëm të lartë, Drejtori i Rrjetit të Vodafone Albania, Gentian Bajraktari, ka ndarë publikisht një mesazh falënderimi për ekipet teknike që po punojnë në kushte ekstreme për të mbajtur rrjetin funksional.

“NjĂ« falĂ«nderim i madh pĂ«r HeronjtĂ« e Rrjetit tonĂ«. GjatĂ« kĂ«tyre kushteve ekstreme tĂ« motit, ekipi ynĂ« i rrjetit Vodafone Albania, i mbĂ«shtetur nga partnerĂ«t tanĂ« nĂ« terren, ka kaluar çdo pritshmĂ«ri pĂ«r ta mbajtur ShqipĂ«rinĂ« tĂ« lidhur. PĂ«rmes shiut, borĂ«s, erĂ«s dhe terrenit tĂ« vĂ«shtirĂ«, pĂ«rpjekjet tuaja i mbajnĂ« klientĂ«t tanĂ« tĂ« lidhur. PĂ«rkushtimi juaj bĂ«n gjithĂ« ndryshimin. Ne çmojmĂ« gjithçka qĂ« bĂ«ni. Jemi krenarĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« ekip.”- shkruan Bajraktari.

Por asgjĂ« s’do tĂ« ishte e mundur pa investimet e vazhdueshme qĂ« Vodafone Albania bĂ«n nĂ« njerĂ«z dhe nĂ« infrastrukturĂ«. VetĂ«m gjatĂ« vitit 2024, janĂ« investuar 43.2 milionĂ« euro nĂ« rrjet dhe mbi 40% e territorit Ă«shtĂ« mbuluar me rrjetin 5G qĂ« pas marrjes sĂ« lejes pĂ«r kĂ«tĂ« investim.

Përmes këtyre investimeve të vazhdueshme, teknologjisë së avancuar dhe përkushtimit të ekipeve në terren, Vodafone Albania vijon të forcojë rolin e saj si partner i besueshëm i institucioneve, komuniteteve dhe qytetarëve, duke garantuar që lidhja të mos ndërpritet pikërisht atëherë kur nevojitet më shumë.

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet e ditur se efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Situata nga përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në çdo zonë ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Në Vlorë, janë angazhuar 37 efektivë, 4 mjete dhe 3 gomone dhe një ambulancë me 2 efektivë mjekësorë.

Situata nga përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë

Në Durrës janë angazhuar 61 efektivë, 17 mjete, 5 gomone, 7 agregate motopompe, nga të cilat 4 janë me fuqi të lartë thithëse, 1 me fuqi të mesme dhe 2 me fuqi të vogël.

Në Gjirokastër janë angazhuar 27 efektivë me 4 mjete. Në zonën e urës së Mifolit në fshatin Ferras, në Fier po punojnë 23 forca, 34 mjete dhe 1 motovarkë.

Situata nga përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë

Sakaq, në Kurbin u zhvillua një operacion xhenierik për të pastruar rrugët me 3 efektivë dhe 2 mjete.

Situata nga përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë

⁠Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

PĂ«rmbytjet/ Çupi: Menaxhim i mirĂ« i situatĂ«s nga qeveria. Akuzat e opozitĂ«s? “Ngre veshĂ«t” nĂ« kohĂ«n e fatkeqĂ«sive

Analisti Frrok Çupi komentoi nĂ«Â â€œNewsLine” nĂ« ABC News, situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« vend. Sipas tij qeveria ka bĂ«rĂ« njĂ« menaxhim tĂ« mirĂ« tĂ« situatĂ«s, ndĂ«rsa theksoi se kushtet atmosferike ishin shumĂ« tĂ« vĂ«shtira.

Më tej nënvizoi se shteti ishte aty për qytetarët, si edhe  ministrat ishin në zonat më problematike.

“Menaxhimi ka pasur disa cilĂ«si ndryshe nga herĂ«t e tjera tĂ« pĂ«rmbytjeve. Reshjet qenĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« larta kushtet atmosferike ishin nĂ« disfavor. U ndodhĂ«m thuajse para mĂ«kateve tona. Ky ishte problemi mĂ« i madh qĂ« doli nĂ« pah. Sigurisht qĂ« do ketĂ« edhe mbĂ«shtetje nga qeveria. Mbaj mend pĂ«r pĂ«rmbytjet nĂ« 2012 te pĂ«rmbytjet nĂ« ShkodĂ«r, ka qĂ«ndruar edhe dy muaj mĂ« pas nĂ« ujĂ«. KĂ«tĂ« herĂ« shteti u pĂ«rball domosdoshmĂ«risht me ndihmĂ«n ndaj shtetasve tĂ« vet. Forcat e natyrĂ«s vendosĂ«n ligjin kĂ«tĂ« herĂ«â€, tha ai.

Po ashtu tha se është koha për të bërë një ndryshim rrënjësor që situata të tilla të jenë të menaxhueshme dhe se të jemi përballë kësaj situate sa herë bie shi.

“ËshtĂ« koha pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« ndryshim rrĂ«njĂ«sor pĂ«r mbrojtjen e qytetarĂ«ve”, tha ai.

Sa i pĂ«rket akuzave tĂ« opozitĂ«s, Çupi tha se shfrytĂ«zoi situatĂ«s dhe se ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« pĂ«rfitojĂ« politikisht.

“ËshtĂ« zakon i kĂ«saj pjese tĂ« politikĂ«s qĂ« gjithĂ« kohĂ«s i ka ngritur veshĂ«t nĂ« kohĂ«n e fatkeqĂ«sive. Kemi parasysh kĂ«tu edhe tĂ«rmetin. Proporcionaliteti Ă«shtĂ« shuar nĂ« kĂ«tĂ« rast, proporcionaliteti nĂ« mungesĂ«, praktikisht opozitarit po i mungon opozita. Pra qytetarit i mungon alternativa pavarĂ«sisht se voton qeverinĂ«â€, tha mĂ« tej Çupi.

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del nĂ« mbrojtje mikut tĂ« tij: Askush nuk mund tĂ« hedhĂ« baltĂ« ndaj Mirit

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, nĂ« njĂ« bisedĂ« telefonike pĂ«r “ShqipĂ«ria Live”, babai i banores sĂ« BBVIP 5 SelinĂ«s, Jeton Bollati, nuk u kursye aspak pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien qĂ« vajza e tij ka krijuar me Mirin, duke e quajtur kĂ«tĂ« tĂ« fundit njĂ« mashkull pervers dhe madje zhigolo.

Pas 24 orĂ«sh, reagoi dhe miku i Mirit, Roland Hysi (Landi), i cili nĂ« njĂ« lidhje direkte me “ShqipĂ«ria Live”, i doli nĂ« mbrojtje mikut tĂ« tij, duke i quajtur tĂ« tepĂ«rta deklaratat e dhĂ«na nga babai i Selin.

Ai u shpreh se ky reagim i shkon në favor Mirit dhe se nuk mund të hidhet baltë ndaj askujt.

“Reagimi Ă«shtĂ« nĂ« favor tĂ« Mirit. Nuk mund tĂ« hedhĂ« baltĂ« askush ndaj askujt. MiqtĂ«, tĂ« afĂ«rmit dhe familjarĂ«t, nuk e kemi bĂ«rĂ« kurrĂ« qĂ« tĂ« hedhim baltĂ« ndaj njĂ« personi ose familje tjetĂ«r. UnĂ« nuk mund tĂ« flas nĂ« emĂ«r tĂ« tyre. Miri nuk ka bĂ«rĂ« diçka qĂ« ne duhet ta mbrojmĂ«. PĂ«r shkak tĂ« formatit qĂ« Big Brother Ă«shtĂ«, pĂ«r shkak tĂ« syve qĂ« ky program tĂ«rheq, Ă«shtĂ« njĂ«soj si njĂ« person i vetĂ«m qĂ« bĂ«rtet me njĂ« milionĂ« persona qĂ« bĂ«rtasin. Mesazhi do tĂ« ishte drejtuar me tĂ« drejtĂ« me personat qĂ« thonĂ«: ‘ShkĂ«puteni kĂ«tĂ« marrĂ«dhĂ«nie’. Po aludohet pĂ«r ndjenja, nuk e besoj. Jo! Duke luajtur po, por ndjenja Ă«shtĂ« diçka e tepĂ«rt. Publiku kĂ«tu nuk do t’ia dijĂ«. Familja, si nĂ« Gjermani, si nĂ« ShqipĂ«ri, Ă«shtĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« Mirit, me atĂ« qĂ« ai po bĂ«n. Nuk do tĂ« doja qĂ« tĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjesha ndaj babait tĂ« Selin”, u shpreh Landi.

Ai gjithashtu shtoi se si e ka pritur familja e Mirit kĂ«tĂ« deklaratĂ«, duke thĂ«nĂ«: “PĂ«r shkak tĂ« komenteve, sado i fortĂ« tĂ« jesh, sado i rrahur me vaj e me uthull tĂ« jesh, pĂ«r mua si Land Ă«shtĂ« shumĂ« e pazakontĂ« kjo ndjesi. Ne nĂ« mĂ«nyrĂ« hermetike e ruajmĂ« familjen jashtĂ«, Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« tĂ« mos preken. Jemi njerĂ«z nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« dhe kur çështja kalon personale Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur.

Ky Ă«shtĂ« Big Brother. NjĂ« kompleksitet gjĂ«rash. Postimi im Ă«shtĂ« shumĂ« i saktĂ«. Mesazhi Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ«. Miri nuk mund tĂ« kryqĂ«zohet dhe as familja e tij”.

“Terr” nĂ« qarkun e Elbasanit si pasojĂ« e motit tĂ« keq/ Mbi 1 mijĂ« familje pa energji elektrike

1 042 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në shtatë bashki të Qarkut Elbasan si pasojë e mbizotërimit të motit të keq dhe problemeve të shkaktuara në rrjetin elektrik. 

Sipas të dhënave zyrtare nga Rajoni Elbasan, disa fidra dhe kabina elektrike kanë dalë jashtë funksionit, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji në zona të ndryshme, kryesisht rurale dhe malore. 

Nga rreth 115 mijë abonentë që administrohen në këtë rajon, aktualisht pa energji rezultojnë 1 042 abonentë. 

Në Bashkinë Librazhd, fidri nr. 4 i Nënstacionit (NST) Librazhd ka mbetur jashtë pune, ndërsa katër kabina janë prekur nga defektet, duke lënë pa energji 113 abonentë në zonat Vilan, Sopot dhe Qafë Dardhë. 

Situata paraqitet më problematike në bashkitë Prrenjas dhe Gramsh. Fidri nr. 3 i Nënstacionit Cërujë ka dalë jashtë funksionit, duke prekur 227 abonentë në zonat Katërlistë, Zgjupt, Kutërqarë, Dushan dhe Prrenjas Fshat. Ndërkohë, fidri nr. 6 i Nënstacionit Gramsh është pjesërisht jashtë pune, çka ka sjellë mungesë të energjisë për 702 abonentë në zonat Skënderbegas, Zenelas, Kullollas, Gribë, Sojnik, Velias, Lenie dhe Grabovë e Sipërme. 

Autoritetet bëjnë me dije se ekipet teknike ndodhen në terren në të gjitha zonat e prekura dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defekteve. Sipas njoftimit zyrtar, rikthimi i energjisë elektrike pritet të realizohet në një kohë sa më të shkurtër, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e plotë të furnizimit. 

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

Partia Demokratike pritet të mbajë ditën e nesërme në orën 13:00 një mbledhje të Kryesisë, ku pritet të përcaktohet data e protestës kombëtare të radhës.

Lajmi konfirmohet për News24 nga gazetari Osman Stafa.

Ditën e sotme opozita mbajti një tryezë me aktorë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua në lidhje me hapat e ardhshëm të aksionit opozitar.

❌