❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Toka bujqësore në rrethinat e Tiranës kushton deri në 100 euro/m2, rreth 70 herë mbi mesataren e BE

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror.

Sipas të dhënave nga tregu, ccmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliare, si fshati Mullet apo Ndroq çmimi i tokës bujqësore është mbi 50 euro për metër katror.

Nëse do të blihet 1 hektar (ha) tokë këto në këto zona, vlera do të kushtojë nga 500 mijë deri 700 mijë euro deri në 1 milion euro vlera maksimale në Farkë.

Sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania” rritja e ndjeshme tĂ« çmimet tĂ« tokĂ«s bujqĂ«sore Ă«shtĂ« sepse shumica e saj shfrytĂ«zohet pĂ«r ndĂ«rtim, dhe madje nuk ka mĂ« hapĂ«sira tĂ« gjelbra tĂ« lira nĂ« kĂ«to zona. Zonja Dhami nĂ«nvizon se edhe vetĂ« pronarĂ«t nuk janĂ« tĂ« interesuar tĂ« ulin çmimin e shitjes sĂ« tokĂ«s bujqĂ«sore, dhe shumĂ« prej tyre preferojnĂ« ta menaxhojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« “tĂ« zgjuar” tokĂ«n bujqĂ«sore.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian çmimet e tokës bujqësore në rrethinat e Tiranës kushtojnë shumë herë më shtrenjtë.

Në vendet e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës bujqësore për vitin 2024 arriti 15,224 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi i shitjes për tokën bujqësore në BE u rrit 6.1% (nga 1.4 euro për metër katror arriti në 1.5 euro për metër katror).

Sipas të dhënave të disponueshme, shtetet me çmimin më të lartë mesatar për 1 hektar tokë bujqësore është Malta me 201,263 euro, pasuar nga Holanda me 96,608 euro dhe Portugalia me 76,556 euro. Ndërkaq, çmimet më të ulëta janë regjistruar në Letoni (4,825 euro), Lituani (5,590 euro) dhe Sllovaki (5,823 euro).

Referuar tabelave tĂ« detajuara publikuar nga Eurostat, pas MaltĂ«s, njĂ« ndĂ«r zonat mĂ« tĂ« shtrenjta pĂ«r tokĂ«n bujqĂ«sore Ă«shtĂ« Flevoland tĂ« HollandĂ«s. Çmimi i tokĂ«s bujqĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« nĂ« 2024 arriti 187 mijĂ« euro pĂ«r hektar.

Flevoland është zona kryesore bujqësore me tokë të re, shumë pjellore dhe të shtruar afër detit dhe kjo e bën çmimin e tokës atje shumë të lartë krahasuar me pjesën tjetër të Hollandës.

Çmimi tĂ« larta shitjeje, ofrohen edhe nĂ« ishujt Kanarias tĂ« SpanjĂ«s çmimi ka arritur 148 mijĂ« euro pĂ«r ha, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat pĂ«r 2024.

Në vendet e rajonit çmimet e tokës bujqësore janë më të ulëta. Në Selanik të Greqisë çmimi i tokës bujqësore është 14,600 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror.

 

The post Toka bujqësore në rrethinat e Tiranës kushton deri në 100 euro/m2, rreth 70 herë mbi mesataren e BE appeared first on Revista Monitor.

Kursimet në banka u shtuan me 1.5 mld euro në 2025 (të konvertuara), rekord rritja në lekë

Depozitat në monedhën vendase kanë shënuar rritjen më të lartë historike në vitin 2025, sipas të dhënave që janë publikuar nga Banka e Shqipërisë. Në të kundërt shtesa e kursimeve në euro është ngadalësuar në raport me vitet e mëparshme.

Rekord rritja në lekë

Në fund të vitit 2025, në banka ishin të depozituara në monedhën vendase 710.6 miliardë lekë. Ky është niveli më i lartë historik i kursimeve në lekë i regjistruar ndonjëherë. Në krahasim me një vit më parë, depozitat u rritën me gati 13%, ose rreth 81 miliardë lekë më shumë. Kjo është dhe rritja më e lartë vjetore historike në vlerë, që nga viti 2006, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Shtesa është pothuajse dy herë më shumë se një vit në parë, kur zgjerimi kishte arritur në 47 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të detajuara, kjo rritje ka ardhur në pjesën më të madhe nga individët që kanë shtuar sidomos depozitat pa afat (me 40 miliardë lekë) dhe më pak nga bizneset.

Ngadalësohet euro

Ndryshe nga kursimet në monedhën vendase, ato në euro janë ngadalësuar në raport me vitet e mëparshme, pavarësisht se kanë vazhduar rritjen. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bizneset, individët e institucionet e tjera kishin në banka në fund të vitit 2025 rreth 8.7 miliardë euro. Në krahasim me një vit më parë, kursimet në monedhën e përbashkët janë rritur me 8.7%, ose 702 milionë euro më shumë. Kjo është rritja më e ulët vjetore që nga viti 2020. Rekordi ishte vendosur në 2023-n, kur depozitat në valutë u shtuan në një vit me gati 1 miliard euro.

Shtesa në 2025-n, ka ardhur si nga individët ashtu dhe nga bizneset. Tek individët vihet re prirja për të depozituar në afate më të gjata se një vit.

Shtesa vjetore e konvertuar rreth 1.5 mld euro

Në lekë, shtesa vjetore e kursimeve ishte 81 miliardë lekë, ose rreth 810 milionë euro. Në monedhën e përbashkët, shtesa ishte rreth 700 milionë euro, duke bërë që rritja totale e konvertuar në euro e depozitave në 2025-n, të ishte rreth 1.5 miliardë euro.

Banka e Shqipërisë e raporton stokun e kursimeve totale në lekë dhe euro të konvertuara në monedhën vendase, që në fund të vitit 2025 arriti në 1.48 trilionë lekë (rreth 15 miliardë euro). Por, për shkak të rënies së monedhës së përbashkët vitet e fundit, stoku i depozitave në euro i raportuar në lekë, rezulton më i ulët.

The post Kursimet në banka u shtuan me 1.5 mld euro në 2025 (të konvertuara), rekord rritja në lekë appeared first on Revista Monitor.

ShĂ«ndetĂ«sia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnĂ« faturĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« rajon

ShqipĂ«ria renditet ndĂ«r vendet me barrĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« shpenzimeve direkte pĂ«r shĂ«ndetin, duke dĂ«shmuar gjithashtu dĂ«shmon mungesĂ« stabiliteti nĂ« mbrojtjen financiare qĂ« shteti u ofron familjeve pĂ«r shĂ«rbimet bazĂ«, sipas rezultateve tĂ« anketĂ«s “Securimetri 2025” nga KĂ«shilli i BashkĂ«punimit Rajonal.

Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.

Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, në Shqipëri duket se çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me një faturë që rëndon mbi buxhetin e të sëmurëve.

Edhe më shqetësues është fakti se 27% e familjeve shqiptare detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin. Ky prag konsiderohet kritik nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, pasi shpenzime të këtij niveli shpesh çojnë në varfërim të mëtejshëm të shtresave të mesme dhe të ulëta.

Ndonëse vende si Serbia (34%) apo Kosova (32%) kanë përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon një shtrirje më të gjerë të barrës financiare në të gjithë shoqërinë.

Ajo qĂ« e bĂ«n situatĂ«n nĂ« ShqipĂ«ri unike nĂ« rajon Ă«shtĂ« numri shumĂ« i ulĂ«t i atyre qĂ« nuk paguajnĂ«. VetĂ«m 9% e familjeve arrijnĂ« tĂ« mbajnĂ« shpenzimet shĂ«ndetĂ«sore nĂ«n nivelin 1%. Ky Ă«shtĂ« treguesi mĂ« i ulĂ«t nĂ« Ballkan (ku mesatarja rajonale Ă«shtĂ« 13%), duke sugjeruar se mbulimi “falas” mbetet mĂ« shumĂ« njĂ« premtim sesa njĂ« realitet i prekshĂ«m pĂ«r pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« shqiptarĂ«ve.

Analistët sugjerojnë se ky trend reflekton nevojën urgjente për një rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor.

Në kushtet kur pagat po përballen me një inflacion të lartë, fakti që mbi 84% e popullsisë duhet të paguajë shuma të ndjeshme nga xhepi për shëndetin (kategoritë 1-10% dhe mbi 10% së bashku), e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion mjaft vulnerabël. Kostoja e shëndetit do të vijojë të mbetet një nga pengesat kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme.

Burimi: KBR

The post ShĂ«ndetĂ«sia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnĂ« faturĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« rajon appeared first on Revista Monitor.

Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025

Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga importet jashtë vendit.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezĂ«t dhe mjalti” ka pĂ«suar njĂ« rritje tĂ« fortĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2024, nĂ« rreth 7.7 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2025.

Ky zgjerim prej rreth 14% brenda një viti kalendarik dhe 62% që nga viti 2021, po tregon se prodhimi vendas po humbet terren me shpejtësi përballë produkteve që vijnë kryesisht nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kjo rritje e importeve vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e një krize strukturore që ka mbërthyer sektorin e blegtorisë në Shqipëri. Prej vitesh, numri i krerëve në blegtori po pëson rënie sistematike, e nxitur nga braktisja e fshatit, plakja e popullsisë rurale dhe mungesa e interesit të të rinjve për të trashëguar fermat familjare.

Nga ana tjetër kostoja e prodhimit vendas është shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore dhe bazës ushqimore. Blegtorët shqiptarë po e gjejnë veten të pafuqishëm për të konkurruar me prodhuesit e huaj, të cilët mbështeten nga skema subvencionimi dhe teknologji më efikase.

Sakaq, tregu po reagon duke u orientuar drejt mbushjes sĂ« vakumit tĂ« krijuar nga prodhimi vendas pĂ«rmes importeve. NdĂ«rsa konsumi i brendshĂ«m mbetet relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m dhe kĂ«rkesa nga sektori i turizmit po rritet vit pas viti, mungesa e qumĂ«shtit dhe nĂ«nprodukteve tĂ« tij “Made in Albania” po plotĂ«sohet nga fabrikat e huaja.

Forcimi i monedhës vendase e ka bërë importin e djathit, qumështit apo gjalpit nga vendet e Bashkimit Evropian shumë më të lirë sesa vitet e kaluara. Për një tregtar, sot është me më leverdi të sjellë një maune me qumësht nga Italia apo Hungaria, sesa të grumbullojë sasi të vogla qumështi nëpër fshatrat e Shqipërisë me kosto logjistike të lartë. Leku i fortë po godet rëndë prodhuesin vendas që nuk konkurron dot me çmimet e huaja.

Kjo situatë krijon një rreth vicioz ku, sa më shumë rriten importet, aq më shumë ulet presioni mbi institucionet për të mbështetur blegtorinë lokale, duke e lënë këtë të fundit në mëshirë të fatit dhe të zhvlerësuar përballë konkurrencës rajonale.

Ekspertët e fushës paralajmërojnë se nëse kjo tendencë e reflektuar në shifrat e vitit 2025 do të vijojnë me të njëjtat ritme. Shqipëria rrezikon të humbasë sovranitetin ushqimor në produktet bazë. Rritja e importeve me plot 10 milionë euro brenda një viti po tregon se politikat e subvencionimit nuk kanë arritur të frenojnë tkurrjen e stallave.

Burimi: Instat

The post Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025 appeared first on Revista Monitor.

Dështon edhe mbledhja e dytë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë kishte planifikuar të mërkurën zhvillimin e mbledhjes së dytë të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2026.

Në mbledhje duhej të shqyrtohej dhe miratohej raporti i Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit, i shoqëruar me vendimmarrjen e radhës të politikës monetare për normat bazë të interesit.

Por, edhe mbledhja e dytë e Këshillit Mbikëqyrës ka dështuar, për shkak të përfundimit të mandatit të gjashtë prej anëtarëve dhe moszëvendësimit në kohë të tyre.

Mbledhja u reduktua në një takim informues mes tre anëtarëve të mbetur të Këshillit Mbikëqyrës, takim që nuk mundësonte marrjen e vendimeve, për shkak të mungesës së kuorumit ligjor.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe u mor informacion mbi administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, zbatimin e politikës monetare, mbarëvajtjen e sistemit bankar dhe financiar dhe gjendjen e tregjeve të parasë dhe valutore.

Njoftimi saktëson se çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjen e muajit shkurt do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme, atëherë kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve përkatëse.

Në fund të dhjetorit 2025, përfundoi mandati i gjashtë prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë zëvendësguvernatoren e parë, Luljeta Minxhozi dhe anëtarët Ridvan Bode, Suela Popa, Edlira Luçi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.

Ashtu siç kishte ndodhur edhe shtatë vjet më parë, dy institucionet që duhet të propozonin kandidaturat për plotësimin e vendeve vakante, Këshilli i Ministrave dhe Kryeministria, i kanë nisur procedurat ligjore me vonesë.

AnĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s nuk mund tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ushtrojnĂ« funksionet e tyre pas pĂ«rfundimit tĂ« mandatit. Ligji “PĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ kĂ«rkon qĂ« mbledhja e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s zhvillohet me praninĂ« e mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«s sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« emĂ«ruar, duke pĂ«rfshirĂ« praninĂ« e kryetarit ose zĂ«vendĂ«skryetarit tĂ« KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s.

Për këtë arsye, prej më shumë se një muaji, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja në të është faktikisht e paralizuar.

Kuvendi i Shqipërisë i nisi vetëm në fillim të muajit shkurt procedurat e përzgjedhjes së tre kandidatëve që duhet të propozojë për vendet vakante. Këtë javë u zhvilluan seancat dëgjimore me kandidatët, ndërsa vlerësohet se do të duhen minimalisht dy javë para se kandidatët të propozohen për votim në seancë plenare.

Ndërkohë, as Këshilli i Ministrave nuk i ka depozituar ende tre propozimet e tij për vendet e tjera vakante.

NĂ« rastin mĂ« tĂ« mirĂ«, KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« mund tĂ« plotĂ«sohet pĂ«r mbledhjen e ardhshme, tĂ« programuar pĂ«r t’u zhvilluar mĂ« datĂ« 4 mars 2026.

Kjo nuk është hera e parë që neglizhencat dhe vonesat në procesin e plotësimit të vakancave në institucionet rregullatore të tregut cenojnë funksionimin normal të institucioneve të pavarura. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati. Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve vakante e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës.

The post Dështon edhe mbledhja e dytë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Pas problemeve të shfaqura prej më tepër se dy javësh në sistemin SelfCare, Tatimet njoftuan sot shtyrjen e afatit të deklarimit të inventarit analitik të 2025.

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se afati për deklarimin e inventarit analitik 31.12.2025, shtyhet deri më 20.02.2026.

Kjo shtyrje e afatit realizohet me qëllim garantimin e përmbushjes së saktë dhe korrekte të këtij detyrimi ligjor nga ana e tatimpaguesve.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Deklarimi i inventarit duhet tĂ« kryhet elektronikisht nĂ« sistemin e tatimeve e-Filing, nĂ« rubrikĂ«n â€œĂ‡Ă«shtjet e mia”, brenda datĂ«s 20.02.2026, duke u ngarkuar me emĂ«rtimin “Inventari 31.12.2025”.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor brenda afatit të përcaktuar, me qëllim shmangien e verifikimeve në vend dhe aplikimit të penaliteteve përkatëse.

The post Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit appeared first on Revista Monitor.

Sistemi SelfCare në kolaps, kontabilistët dhe bizneset kërkojnë reagim zyrtar

Bizneset dhe ekonomistët gjenden sot në ditën e 16-të të përballjes me mosfunksionim të plotë të sistemit të fiskalizimit SelfCare.

NjĂ« numĂ«r i madh prej tyre vijojnĂ« tĂ« sjellin ankesa pranĂ« “Monitor”, duke pohuar me shqetĂ«sim se po pĂ«rballen me njĂ« mosfunksionim serioz dhe tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« sistemit SelfCare, i cili praktikisht e ka bĂ«rĂ« tĂ« pamundur kryerjen normale tĂ« punĂ«s.

“Praktikisht sistemi hapet, por nuk arrijmĂ« tĂ« kryejmĂ« asnjĂ« funksion. Problem mbetet mbyllja e bilanceve mujore, pasi te librat e shitjeve dhe blerjeve tĂ« regjistruara nĂ« sistem nuk arrihet tĂ« bĂ«het asnjĂ« veprim”, pohon njĂ« ekonomiste nĂ« njĂ« kompani shĂ«rbimesh.

Bizneset të tjerë nënvizojnë se situata e krijuar, po kalon përtej problemit teknik, po krijohet kolaps dhe presion për të zbatim afatesh në kushte jo normale.

“Situata ka kaluar prej kohĂ«sh kufijtĂ« e njĂ« problemi teknik dhe po shndĂ«rrohet nĂ« presion tĂ« hapur dhe shkelje tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r tĂ« punuar nĂ« kushte normale, me afate qĂ« mbeten nĂ« fuqi pavarĂ«sisht kolapsit tĂ« sistemit. Kjo gjendje po ndikon drejtpĂ«rdrejt jo vetĂ«m nĂ« punĂ«n e papĂ«rfunduar, por edhe nĂ« mirĂ«qenien profesionale dhe psikologjike tĂ« stafit, i cili mbetet i ngulur pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra duke pritur funksionimin e platformĂ«s”, thotĂ« njĂ« prej bizneseve.

“Nuk ka stabilitet nĂ« funksionimin e sistemit dhe pa asnjĂ« siguri pĂ«r tĂ« dhĂ«nat e hedhura, pasi edhe pas pĂ«rpjekjeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nuk rezulton e mundur tĂ« verifikohet njĂ« pasqyrĂ« e plotĂ« dhe pĂ«rfundimtare nĂ« sistem. Kjo na detyron tĂ« humbim orĂ« tĂ« tĂ«ra pune pa rezultat konkret, duke krijuar njĂ« kaos total operacional, pa pasur asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«si nga ana jonĂ«â€, pohon njĂ« tjetĂ«r drejtues kompanie.

Edhe për kontabilistin Sotiraq Dhamo situata paraqitet kritike dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë komunikim zyrtar për situatën e krijuar.

Zoti Dhamo tha për Monitor se për shkak të situatës është e domosdoshme komunikimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse se si do vijojnë punën bizneset.

“AKSHI duhet tĂ« dalĂ« me njĂ« komunikim pĂ«r tĂ« sqaruar se çfarĂ« problemi ka dhe si po punohet pĂ«r ta zgjidhur. Ministria e Financave duhet tĂ« komunikojĂ« se si do tĂ« veprohet lidhur me mosplotĂ«simin e kĂ«rkesave ligjore nga tatimpaguesit, i cili vjen si pasojĂ« e mosfunksionimit tĂ« sistemit SelfCare”, nĂ«nvizon ai.

Edhe eksperti Fiskal Julian Saraçi ripërsërit kërkesën për domosdoshmërinë e nisjes së menjëhershme të një dialogu institucional i strukturuar, me qëllim identifikimin dhe zbatimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme në tre faza atë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

Z.Saraçi gjithashtu vlerëson si të domosdoshme që institucionet përgjegjëse të dalin me qëndrime publike të qarta mbi mosaplikimin e penaliteteve ndaj subjekteve për periudhën e mosfunksionimit të sistemit, si dhe të formalizohet shtyrja e afateve për përmbushjen e detyrimeve

ALP shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin zgjidhni problemin e fiskalizimit

Më 27 janar, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar me një letër zyrtare AKSHI-t dhe Tatimeve, për dijeni edhe Ministrisë së Financave, duke raportuar probleme serioze dhe të përsëritura në funksionimin e sistemit, të evidentuara nga anëtarët që prej 20 janarit 2026 dhe në vijim.

Sipas APL-së, bllokimet kryesore lidhen me pamundësinë për regjistrimin e certifikatave të reja të fiskalizimit, çka pengon rinovimin apo aktivizimin e elementëve bazë të funksionimit dhe ndalon vijimin normal të proceseve të fiskalizimit. Gjithashtu, raportohen vështirësi në hapjen e filialeve të reja, duke bllokuar zgjerimin dhe organizimin e aktivitetit ekonomik, si dhe probleme në ndryshimin e operatorëve, të cilat në rastet e largimit, shtimit apo zëvendësimit të punonjësve, sjellin ndërprerje të faturimit dhe rrezik për pezullim të aktivitetit.

Në letër theksohej se mungesa e një komunikimi zyrtar nga autoritetet e bën të pamundur planifikimin korrekt nga ana e bizneseve.

APL ndër të tjera në letër shprehej se këto bllokime po sjellin pasoja të drejtpërdrejta për bizneset, përfshirë ndërprerje të punës, vonesa në faturim dhe arkëtime, rritje të kostove operative, ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve, si dhe dëmtim të besimit në procesin e fiskalizimit. Njëkohësisht, situata prek edhe interesin publik, pasi ndikon negativisht në qarkullimin ekonomik, arkëtimet tatimore dhe klimën e të bërit biznes.

Ekspertët fiskale të Aleancës së Profesionistëve të Lirë të kontaktuar pohuan se ende deri tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar për ankesën e tyre.

Asgjë e re nga fronti i SelfCare

 

 

The post Sistemi SelfCare në kolaps, kontabilistët dhe bizneset kërkojnë reagim zyrtar appeared first on Revista Monitor.

Kuvendi mbyll dëgjesat me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, zhvilloi sot seancën e dytë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kandidati Elton Korbi në vizionin e tij për rolin e Këshillit Mbikëqyrës vendosi theksin te forcimi i qeverisjes së bankës qendrore, përmirësimi i mbikëqyrjes, rritja e cilësisë së burimeve njerëzore dhe një vëmendje më e shtuar për mbrojtjen konsumatore.

“Transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnĂ« mĂ«nyrĂ«n e funksionimit tĂ« bankave qendrore nĂ« mbarĂ« botĂ«n. Banka e ShqipĂ«risĂ« duhet tĂ« ndjekĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive kĂ«to zhvillime, duke aplikuar teknologjitĂ« e reja nĂ« analizĂ«n e tĂ« dhĂ«nave, mbikĂ«qyrjen prudenciale, parashikimet makroekonomike dhe menaxhimin e riskut. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, mbikĂ«qyrja financiare duhet tĂ« shoqĂ«rohet edhe me njĂ« vĂ«mendje tĂ« shtuar ndaj sigurisĂ« kibernetike, duke kĂ«rkuar nga bankat dhe institucionet financiare standarde gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« larta nĂ« mbrojtjen e sistemeve, tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe tĂ« infrastrukturĂ«s kritike. Banka e ShqipĂ«risĂ« duhet tĂ« luajĂ« njĂ« rol mĂ« aktiv nĂ« mbrojtjen e konsumatorit financiar, nĂ« mbikĂ«qyrjen e institucioneve bankare dhe jobankare – veçanĂ«risht mikrokredisĂ« – dhe nĂ« forcimin e kĂ«rkesave pĂ«r transparencĂ«,” tha z.Korbi.

Ai theksoi se asnjë bankë qendrore moderne nuk mund të funksionojë pa investuar në mënyrë të vazhdueshme në kapitalin e saj njerëzor, duke shtuar se Banka e Shqipërisë duhet të forcojë më tej politikat e rekrutimit konkurrues, zhvillimit profesional dhe motivimit afatgjatë të stafit, duke ndjekur shembujt e bankave qendrore europiane.

Kandidati Selami Xhepa, therksoi domosdoshmërinë e përshtatjes së rolit të Bankës Qendrore me zhvillimet e reja të lidhura sidomos me format e reja të parasë, që shtron sfida të reja për stabilitetin monetar dhe financiar. Kjo, sipas tij, shtron nevojën për një kuadër rregullator më dinamik.

Gjithashtu, ai theksoi nevojën që Banka e Shqipërisë të eksplorojë më thellë dhe më mirë misionin e mbrojtjes konsumatore, për të balancuar asimetrinë e fuqisë dhe informacionit mes qytetarit të zakonshëm dhe institucioneve financiare.

Kandidatja Holta Zaçaj, theksoi nevojën për të forcuar rolin e Këshillit Mbikëqyrës si garant i zbatimit të misionit ligjor të Bankës së Shqipërisë, duke balancuar pavarësinë e institucionit me një proces të besueshëm dhe transparent të llogaridhënies. Sipas saj, nevojitet forcim i transparencës lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, si parakusht për rritjen e besimit të publikut te sistemi në tërësi. Ajo nënvizoi gjithashtu rolin e Bankës së Shqipërisë për të siguruar funksionimin e ndershme në treg, nëpërmjet një qasjeje mbikëqyrëse të paanshme dhe proporcionale.

Kandidati Pajtim Melani, theksoi rolin e Komitetit të Auditit brenda Këshillit Mbikëqyrës, si një organ që mund të ndihmojë në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së këtij institucioni.

Kandidatja Luljeta Minxhozi, theksoi nevojën për ta bërë plotësisht operacionale bazën e re ligjore dhe projektet e reja të lidhura me sistemet e pagesave. Sfidë tjetër për të ardhmen, sipas saj, është përmirësimi i hapjes dhe konkurrueshmërisë së sektorit bankar dhe financiar.

Kandidatja Violeta Staka, theksoi nevojĂ«n pĂ«r forcimin e pavarĂ«sisĂ« institucionale tĂ« bankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe nevojĂ«n pĂ«r forcuar aftĂ«sinĂ« e BankĂ«s Qendrore pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me ndryshimet teknologjike.

Kandidatja Merita Bejtja vendosi theksin tek eksperienca e saj si inspektore e pĂ«rgjithshme e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe kĂ«rkoi besimin e deputetĂ«ve pĂ«r t’u angazhuar nĂ« nivel politikĂ«bĂ«rjeje, si anĂ«tare e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s tĂ« institucionit.

Kandidatja Liljana Mamadhaj, theksoi nevojën për të luftuar flukset e parasë nga ekonomia e paligjshme që kanalizohen në ekonominë e ligjshme. Ajo theksoi nevojën për të luftuar në mënyrë më efikase kanalizimin dhe pastrimin e këtyre flukseve në sektorin formal financiar. Sipas saj, kjo çështje duhet të trajtohet si çështje prioritare e lidhur me stabilitetin financiar.

Kandidatja Ingrid Konomi, theksoi se Banka e Shqipërisë ka nevojë të përmirësojë procesin e llogaridhënies, transparencës dhe një pune më aktive për përmirësimin e edukimit financiar. Gjithashtu, ajo shtroi domosodshmërinë e një procesi rrënjësor të modernizimit teknologjik të Bankës Qendrore.

Në fund të vitit 2025, përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre prej anëtarëve të rinj, duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë ndërsa tre kandidatë të tjerë do të propozohen nga Këshilli i Ministrave.

Në procedurën e hapur nga Kuvendi, për tre kandidatët që duhet të propozohen nga ky institucion aplikuan 20 kandidatë, nga të cilët 18 u paraqitën në seancën dëgjimore të zhvilluar nga Komisioni përgjegjës.

PĂ«r t’iu propozuar zyrtarisht Kuvendit pĂ«r votim, çdo kandidat duhet tĂ« mbledhĂ« tĂ« paktĂ«n 28 vota tĂ« deputetĂ«ve. Ky proces pritet tĂ« mbyllet brenda 10 ditĂ«ve tĂ« ardhshme.

The post Kuvendi mbyll dëgjesat me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

LejeqĂ«ndrimet pĂ«r tĂ« huajt, drafti: Aplikimet online, kushtet e reja, “sitĂ«â€ dĂ«shmia e penalitetit

NjĂ« draft i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim lidhur me vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave “PĂ«r pĂ«rcaktimin e kritereve, tĂ« procedurave e tĂ« dokumentacionit pĂ«r hyrjen, qĂ«ndrimin dhe trajtimin e tĂ« huajve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar, ka sjellĂ« njĂ« sĂ«rĂ« ndryshimesh. KĂ«shtu sĂ« pari synohet qĂ« tĂ« bĂ«het njĂ« unifikim procedurash pĂ«r aplikimin  pĂ«r vizĂ« apo lejeqĂ«ndrim duke e mundĂ«suar atĂ« online diçka qĂ« shihet si lehtĂ«sim.

“KĂ«to ndryshime synojnĂ« tĂ« rrisin transparencĂ«n, tĂ« shmangin paqartĂ«sitĂ« dhe tĂ« ulin barrĂ«n administrative pĂ«r subjektet qĂ« aplikojnĂ«. PĂ«r tĂ« aplikuar pĂ«r vizĂ«, shtetasi i huaj aplikon online duke qenĂ« jashtĂ« territorit tĂ« RSH-sĂ« nĂ« sistemin elektronik tĂ« vizave ose paraqitet personalisht nĂ« Misionin Diplomatik apo Postin Konsullor” thuhet nĂ« relacionin e projektaktit.

Po kĂ«shtu ralcioni nĂ«nvizon se Ă«shtĂ« shtuar njĂ« parashikim i ri ligjor, sipas tĂ« cilit pĂ«rjashtohen nga detyrimi pĂ«r t’u pajisur me vizĂ« pĂ«r hyrje dhe qĂ«ndrim nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r njĂ« periudhĂ« deri nĂ« 90 ditĂ« brenda 180 ditĂ«ve, pĂ«r qĂ«llime tĂ« barasvlershme me ato tĂ« vizĂ«s sĂ« tipit “C”, tĂ« parashikuara nĂ« ligjin PĂ«r tĂ« huajt, shtetasit e vendeve tĂ« treta qĂ« janĂ« tĂ« pajisur me vizĂ« tĂ« vlefshme me shumĂ« hyrje-dalje ose me leje qĂ«ndrimi tĂ« vlefshme, tĂ« lĂ«shuara nga njĂ« shtet anĂ«tar i Bashkimit Europian. Ky parashikim synon lehtĂ«simin e lĂ«vizjes sĂ« ligjshme dhe harmonizimin e praktikave me standardet evropiane. Kategoria C Ă«shtĂ« ajo e vizave turistike.

Në kuadër të dokumentacionit bazë të nevojshëm për të gjitha kategoritë e aplikuesve për pajisje me vizë, është shtuar si kërkesë paraqitja e lejes së qëndrimit mbi 12 muaj, të lëshuar nga shteti ku aplikuesi ka rezidencën e ligjshme, me vlefshmëri jo më pak se 3 muaj përtej afatit të vizës së kërkuar.

NĂ« relacion nĂ«nvizohet se janĂ« realizuar pĂ«rmirĂ«sime dhe saktĂ«sime nĂ« kuadĂ«r tĂ« kategorive tĂ« vizĂ«s sĂ« tipit “D” dhe lejes unike pĂ«r shtetasit qĂ« i nĂ«nshtrohen regjimit tĂ« vizave, me synim rritjen e qartĂ«sisĂ«, plotĂ«sisĂ« dhe efektivitetit tĂ« procedurave tĂ« aplikimit. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, Ă«shtĂ« rishikuar dhe pĂ«rditĂ«suar dokumentacioni i pĂ«rgjithshĂ«m i kĂ«rkuar pĂ«r kĂ«to kategori, duke garantuar njĂ« trajtim mĂ« tĂ« unifikuar dhe tĂ« standardizuar tĂ« aplikimeve.

“NjĂ« risi e rĂ«ndĂ«sishme e projektaktit Ă«shtĂ« shtimi i njĂ« kategorie tĂ« veçantĂ« tĂ« dokumentacionit shtesĂ« pĂ«r vizĂ« tĂ« tipit “D” pĂ«r punĂ«tor shtĂ«pie (D/PSH), e cila pĂ«rcakton qartĂ« kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme pĂ«r kĂ«tĂ« kategori aplikuesish, nĂ« funksion tĂ« formalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« punĂ«s dhe mbrojtjes sĂ« tĂ« drejtave tĂ« tyre.

Po ashtu, Ă«shtĂ« shtuar dokumentacion shtesĂ« pĂ«r vizĂ« tĂ« tipit “D” pĂ«r sportistĂ« (D/SP), konkretisht dokumenti qĂ« vĂ«rteton regjistrimin e shtetasit tĂ« huaj nĂ« federatĂ«n sportive pĂ«rkatĂ«se nĂ« vendin e origjinĂ«s. Ky parashikim qartĂ«son mĂ« tej kategorinĂ« e sportistĂ«ve qĂ« hyjnĂ« nĂ« vend pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim dhe ndihmon nĂ« parandalimin e keqpĂ«rdorimeve tĂ« kĂ«saj kategorie vizash” thuhet nĂ« relacion.

Për vizat për motive studimi është sanksionuar nevoja për një garanci financiare në shumën e barazvlefshme me 300 mijë lekë.

Një tjetër element është ajo e shtimit të dëshmisë së penalitetit.

“Ndryshimet e propozuara adresojnĂ« problematikat e evidentuara gjatĂ« zbatimit praktik tĂ« procedurave dhe synojnĂ« forcimin e sigurisĂ« juridike, si pĂ«r aplikuesit, ashtu edhe pĂ«r autoritetet kompetente. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Ă«shtĂ« shtuar si kĂ«rkesĂ« e pĂ«rgjithshme paraqitja e certifikatĂ«s sĂ« gjendjes gjyqĂ«sore (dĂ«shmi penaliteti), e cila duhet tĂ« jetĂ« e lĂ«shuar jo mĂ« pĂ«rpara se 6 muaj nga data e aplikimit.

Kjo kĂ«rkesĂ« aplikohet pĂ«r tĂ« gjitha kategoritĂ« e lejeve tĂ« qĂ«ndrimit, me pĂ«rjashtim tĂ« aplikantĂ«ve nĂ«n moshĂ«n 16 vjeç dhe mbi moshĂ«n 75 vjeç, duke respektuar parimin e proporcionalitetit dhe duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« kategoritĂ« vulnerabĂ«l. Ky parashikim synon rritjen e nivelit tĂ« verifikimit tĂ« integritetit dhe sigurisĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me standardet kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare” thuhet nĂ« relacion.

I njëjti në lidhje me dokumentacionin shtesë për lejen unike si punëtor stinor, ka  shtuar kërkesa për paraqitjen e një dokumenti që vërteton se i huaji plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacionin përkatës, në rastet kur aktiviteti që do të ushtrojë përfshihet në kategorinë e profesioneve të rregulluara. Ky dokumentacion mund të përfshijë diploma, certifikata profesionale ose referenca, dhe synon garantimin e ushtrimit të ligjshëm dhe cilësor të profesionit.

“NjĂ« risi e rĂ«ndĂ«sishme e projektaktit Ă«shtĂ« pĂ«rcaktimi i dokumentacionit shtesĂ« pĂ«r lejen unike si punĂ«tor shtĂ«pie, kategori e re e integruar nĂ« muajin qershor nĂ« ligjin “PĂ«r tĂ« huajt”. Ky pĂ«rcaktim synon formalizimin e kĂ«saj kategorie punĂ«simi dhe mbrojtjen e tĂ« drejtave tĂ« punĂ«marrĂ«sve.

Paralelisht, Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar dokumentacioni i kĂ«rkuar pĂ«r ripĂ«rtĂ«ritjen e lejes sĂ« pĂ«rkohshme tĂ« qĂ«ndrimit tĂ« tipit “B”, duke qartĂ«suar kriteret dhe procedurat, nĂ« funksion tĂ« njĂ« procesi administrativ mĂ« efikas dhe transparent.

Projektakti saktĂ«son dokumentacionin e kĂ«rkuar pĂ«r pajisjen me leje qĂ«ndrimi pĂ«r investitorĂ«, duke synuar eliminimin e paqartĂ«sive ekzistuese dhe sigurimin e njĂ« procesi tĂ« qartĂ« dhe tĂ« parashikueshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« kategori aplikuesish, nĂ« funksion tĂ« nxitjes sĂ« investimeve tĂ« huaja” thuhet nĂ« relacion.

The post LejeqĂ«ndrimet pĂ«r tĂ« huajt, drafti: Aplikimet online, kushtet e reja, “sitĂ«â€ dĂ«shmia e penalitetit appeared first on Revista Monitor.

Parlamenti shpall garën për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur pozicionin vakant të anëtarit të Komisionit të Konkurrencës, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës.

Shpallja e vendit vakant është bërë në prag të përfundimit të mandatit të anëtarit dhe kryetarit aktual, Denar Biba.

Kriteret kryesore pĂ«r kandidatĂ«t nĂ« proces Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« shtetas shqiptarĂ«, tĂ« kenĂ« vjetĂ«rsi pune nĂ« profesion jo mĂ« pak se 15 vjet dhe tĂ« jenĂ«, prej jo mĂ« pak se 5 vjetĂ«sh, pjesĂ«tarĂ« tĂ« trupit akademik universitar ose tĂ« mbajnĂ« titullin apo gradĂ« shkencore nĂ« fushĂ«n e ekonomisĂ« ose tĂ« drejtĂ«sisĂ«, nĂ« specialitetin “E drejtĂ« civile/ administrative”, si edhe tĂ« mos jenĂ« larguar nga puna ose nga shĂ«rbimi civil me masĂ« disiplinore.

Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit të Konkurrencës zgjidhen nga Kuvendi. Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe dy anëtarë propozohen nga Kuvendi.

Ligji parashikon që anëtarët e Komisionit zgjidhen me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për një periudhë 5-vjeçare. Kuvendi emëron edhe Kryetarin e Komisionit.

Kryetari aktual, Denar Biba, ka kryer një mandat si anëtar i Komisionit të Konkurrencës dhe ligjërisht ka të drejtën e rizgjedhjes.

Autoriteti i KonkurrencĂ«s Ă«shtĂ« institucioni garant i konkurrencĂ«s sĂ« lirĂ« dhe tĂ« ndershme nĂ« vend, sipas parashikimeve tĂ« ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Autoriteti i Konkurrencës ka në proces hetimet në disa tregje të rëndësishme, si tregu me pakicë i shërbimeve celulare, tregu i sigurimit të jetës për kreditë dhe tregun e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve. Gjithashtu, në muajin dhjetor ky institucion hap hetim paraprak për tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz.

NdĂ«rkohĂ«, vitin e kaluar ky institucion realizoi njĂ« hetim tĂ« thelluar nĂ« tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicĂ« tĂ« fruta-perimeve nĂ« qarqet TiranĂ«, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimit, Autoriteti gjobiti gjashtĂ« ndĂ«rmarrje tĂ« tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicĂ« tĂ« fruta–perimeve, pĂ«r sjellje tĂ« bashkĂ«renduar nĂ« pĂ«rcaktimin e çmimeve tĂ« kĂ«tyre produkteve. NdĂ«rmarrjet tĂ« fjalĂ« u gjobitĂ«n nĂ« masĂ«n e 0.15% tĂ« xhiros sĂ« vitit paraardhĂ«s.

Ndërkohë, ky institucion mbylli hetimin e thelluar në tregun në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit ndaj tre kompanive të administrimit në rezidencat e banimit. Komisioni i Konkurrencës arriti në përfundimin se hetimi nuk provoi abuzimin me pozitën dominuese nga ndërmarrjet e hetuara.

Sipas informacionit ë deritanishëm, gatë vitit 2025 Autoriteti i Konkurrencës mori gjithsej 91 vendime. Shumica e tyre kishin të bënin me vlerësimin e përqendrimeve ose shit-blerjeve të ndërmarrjeve.

 

The post Parlamenti shpall garën për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: BE do mbështesë punësimin e të rinjve, 65 mln euro fondi i Garancisë Rinore

U zhvillua takimi përmbyllës i Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një iniciativë që prej 10 vitesh synon të kthejë përvojën profesionale të të rinjve në punësim në administratën publike.

Programi u ofron mundĂ«si tĂ« rinjve tĂ« moshĂ«s 21–29 vjeç, tĂ« diplomuar nĂ« ciklin Bachelor ose Master, pĂ«r tĂ« hedhur hapat e parĂ« drejt njĂ« karriere nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore. GjatĂ« kĂ«tij viti, njĂ« pjesĂ« e pjesĂ«marrĂ«sve kanĂ« pĂ«rfituar kontrata njĂ«vjeçare pune, si fazĂ« drejt punĂ«simit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se Programi Kombëtar i Praktikave të Punës ka mundësuar punësimin përfundimtar të rreth 1,600 të rinjve në administratën e shtetit. Sipas tij, ky program ka shërbyer si një urë lidhëse mes arsimit universitar dhe administratës publike, duke kapërcyer pengesën e mungesës së eksperiencës profesionale për të rinjtë.

Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e meritës në procesin e përzgjedhjes, duke pranuar njëkohësisht se çdo proces vlerësimi mbart edhe elementë subjektivë. Ai u bëri thirrje të rinjve që nuk kanë përfituar kontrata pune të mos dorëzohen dhe të vijojnë përpjekjet e tyre në konkurse dhe mundësi të tjera punësimi.

“Duke marrĂ« njĂ« jehonĂ« pozitive nga ata qĂ« merren me organizimin e kĂ«tij programi pĂ«r pĂ«rshtypjet tuaja  dhe njĂ«kohĂ«sisht duke pasur njĂ« pĂ«rshtypje pozitive nga ana e ministrave dhe e drejtuesve tĂ« institucioneve pĂ«r qasjen, pĂ«r seriozitetin, pĂ«r dĂ«shirĂ«n tuaj pĂ«r tĂ« mĂ«suar, unĂ« jam bĂ«rĂ« realisht njĂ« besimtar i fortĂ« i kĂ«tij programi dhe kini parasysh qĂ« ky program ka punĂ«suar nĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«rfundimtare nĂ« administratĂ«n e shtetit rreth 1600 persona.

Dhe kjo praktikĂ« ka qenĂ« njĂ« urĂ« e ngritur si fillim me universitetin pĂ«r t’ju dhĂ«nĂ« mundĂ«si mĂ« tĂ« mirĂ«ve qĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« sallĂ« pritjeje ku aktivisht tĂ« vetĂ«ofrohen si punonjĂ«s tĂ« rinj tĂ« shtetit dhe nga ana tjetĂ«r besoj qĂ« tani kemi kapĂ«rcyer dhe njĂ« ngĂ«rç pĂ«rmes kĂ«tij programi, atĂ« ngĂ«rçin e eksperiencĂ«s qĂ« faktikisht i ka penguar nĂ« tĂ« shkuarĂ«n shumĂ« vajza dhe djem qĂ« tĂ« fitojnĂ« konkurset e shĂ«rbimit civil pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« eksperiencĂ«s dhe ishte pak si pula vezĂ«n, veza pulĂ«n sepse qĂ« tĂ« hyje nĂ« administron publike duhet tĂ« kishe eksperiencĂ«, por po tĂ« mos hyje nĂ« administratĂ«n publike s’kishe ku e krijoje eksperiencĂ«n dhe nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre programi e ka garantuar kĂ«tĂ« tranzicion”, pohoi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama përmendi gjithashtu projektin e Garancisë Rinore, një iniciativë e përbashkët me Komisionin Europian, me vlerë rreth 65 mln euro, që synon të mbështesë të rinjtë përmes trajnimeve, aftësimit profesional dhe mundësive konkrete të punësimit.

“ËshtĂ« rreth 65 milion euro nĂ« mos gabohem dhe tĂ« shikoni sesi mund tĂ« angazhoheni me kĂ«tĂ« projekt. Dhe e pĂ«rsĂ«ris nĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« keni kontratat njĂ« vjeçare pĂ«r tĂ« nĂ«nshkruar qĂ« tĂ« vazhdoni procesin bĂ«ni gjithçka mundeni qĂ« tĂ« aftĂ«soheni dhe pĂ«rtej asaj qĂ« ju jep ai orari i punĂ«s sepse gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« burimet njerĂ«zore cilĂ«sore do tĂ« jenĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r tĂ« gjithĂ« dhe gjithmonĂ« e mĂ« pak influencat e tjera do tĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« pikĂ«n qĂ« tĂ« mos ju japin burimeve cilĂ«sore mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« kontribute nĂ« shoqĂ«ri dhe tĂ« tjerĂ«ve, ju them qĂ« vazhdoni bĂ«ni pĂ«rpjekjet tuaja.

Ka rrugĂ« tĂ« tjera, ka konkurse tĂ« tjera. KĂ«tu Ă«shtĂ« dhe drejtorja e pĂ«rgjithshme e administratĂ«s publike dhe ne po bĂ«jmĂ« dhe njĂ« tjetĂ«r re formatim tĂ« legjislacionit pĂ«r administratĂ«n publike pĂ«r tĂ« krijuar mĂ« shumĂ« fleksibilitet, pĂ«r tĂ« krijuar mĂ« shumĂ« mundĂ«si dhe me bindjen qĂ« kjo Ă«shtĂ« rruga dhe me provĂ«n qĂ« rezultatet e kĂ«tij programi tĂ« praktikave tĂ« punĂ«s brenda ministrive, brenda institucioneve kanĂ« qenĂ« shumĂ« inkurajuese ne do vazhdojmĂ« tĂ« shtyjmĂ« pĂ«rpara agjendĂ«n e thithjes sĂ« burimeve mĂ« tĂ« mira qĂ« dalin nga universiteti, tĂ« burimeve mĂ« tĂ« mira qĂ« janĂ« aktive ne shoqĂ«ri dhe qĂ« i pĂ«rkasin grupit tuaj shoqĂ«ror, tĂ« rejave dhe tĂ« rinjve”.

The post Kryeministri Rama: BE do mbështesë punësimin e të rinjve, 65 mln euro fondi i Garancisë Rinore appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare e nisin vitin 2026 me rënie

Edhe yield-et e obligacioneve 15 vjeçare kanë pësuar rënie në ankandin e parë për vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e zhvilluar këtë javë, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi ra në 5.67%, nga 6.19% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar.

Ulja e yield-it u përcaktua kryesisht nga kërkesa e lartë e investitorëve. Nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në 6.05 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit afërsisht me nivelin maksimal prej 15% të lejuar nga rregullorja e ankandit, për një shumë totale prej gati 2.3 miliardë lekësh. Në rast se shuma e emetimit nuk do të rritej, me shumë mundësi yield-i do të rezultonte edhe më i ulët.

Fillimi i këtij viti po sjell tendenca të reja të uljes së yield-eve të titujve qeveritarë, për të gjitha maturitetet. Kjo rënie duket e lidhur kryesisht me likuiditetin e bollshëm në treg dhe kërkesën e lartë të investitorëve në këto ankande.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit të kaluar rritja e ofertës së parasë ka prekur nivelet më të larta historike.  Në nëntor 2025, vjetore e agregatit monetar M2 ishte 14.5%, nga 5.8% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në Lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë dhe një rritje më e shpejtë e tij tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.

Tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të lartë të emetimit të instrumenteve borxhit të brendshëm, me më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara. Megjithatë, as zmadhimi sezonal i kërkesës nuk ka sjellë rritje të yield-eve, të paktën deri në këtë moment. Yield-et e bonove të thesarit kanë zbritur të gjitha poshtë normës bazë të interesit, ndërsa yield-et e titujve afatgjatë po i afrohen përsëri niveleve minimale historike.

Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat.

Obligacionet afatgjata janĂ« njĂ« alternativĂ« e mirĂ« sidomos pĂ«r investitorĂ«t institucionalĂ«. VeçanĂ«risht pĂ«r shoqĂ«ritĂ« qĂ« administrojnĂ« fonde me horizont afatgjatĂ«, si fondet private tĂ« pensionit, ato krijojnĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« pasuruar spektrin e titujve nĂ« portofolet e tyre dhe pĂ«r tĂ« rritur kthimet pĂ«r anĂ«tarĂ«t. Shtimi i instrumenteve tĂ« borxhit me maturim afatgjatĂ« shton premisat pĂ«r tĂ« zhvilluar tregun dytĂ«sor tĂ« titujve, pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ata mĂ« likuidĂ«.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare e nisin vitin 2026 me rënie appeared first on Revista Monitor.

BSH, detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Ndryshimet nĂ« projektrregulloren “PĂ«r krahasueshmĂ«rinĂ« e tarifave tĂ« lidhura me llogaritĂ« e pagesave dhe pĂ«r shĂ«rbimin e transferimit tĂ« llogarive tĂ« pagesave”, pĂ«rcaktojnĂ« se ofruesit e shĂ«rbimeve tĂ« pagesave dhe palĂ«t qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS), duhet tĂ« shprehin njĂ« vlerĂ« nĂ« pĂ«rqindje (mark-up) qĂ« tregon, sa ndryshon kursi i aplikuar mbi kursin e kĂ«mbimit mĂ« tĂ« fundit tĂ« disponueshĂ«m, tĂ« publikuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ«. Kjo pĂ«rqindje (mark-up) duhet t’i njoftohet paguesit para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Kjo pĂ«rqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

PĂ«rveç informacionit tĂ« mĂ«sipĂ«rm, çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS) duhet t’i sigurojĂ« paguesit, para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s informacion pĂ«r shumĂ«n qĂ« do t’i paguhet pĂ«rfituesit nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur prej tij dhe shumĂ«n qĂ« do tĂ« paguhet nga paguesi nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« tij.

Çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« POS duhet ta shfaqĂ« qartĂ« informacionin nĂ« pajisjen pĂ«rkatĂ«se.

PĂ«rpara inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s, kjo palĂ« duhet tĂ« informojĂ« paguesin mbi mundĂ«sinĂ« e kryerjes sĂ« pagesĂ«s nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur nga pĂ«rfituesi, dhe nĂ« vazhdim, kryerjen e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nga operatori i shĂ«rbimit tĂ« paguesit. Informacioni i mĂ«sipĂ«rm duhet, gjithashtu, t’i vihet nĂ« dispozicion paguesit me njĂ« mjet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m komunikimi, pas inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Ofruesi i shĂ«rbimeve tĂ« pagesave tĂ« paguesit, duhet t’i dĂ«rgojĂ« paguesit, pa vonesa tĂ« panevojshme, njĂ« mesazh elektronik pĂ«r çdo kartĂ« pagese qĂ« i Ă«shtĂ« lĂ«shuar paguesit prej tij dhe qĂ« Ă«shtĂ« e lidhur me tĂ« njĂ«jtĂ«n llogari, pasi ofruesi i shĂ«rbimeve tĂ« pagesave tĂ« paguesit

të ketë marrë një urdhër pagese për tërheqje fondesh në një ATM, ose për një pagesë në pikën e shitjes (POS), e cila është e denominuar në Lek, monedhë e ndryshme nga monedha e llogarisë së paguesit.

Pavarësisht detyrimit të mësipërm, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj kur ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit merr një urdhër pagese të denominuar në Lek, nga paguesi.

Ofruesi i shërbimeve të pagesave duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave ofruesi i shërbimeve të pagesave do të dërgojë mesazhet elektronike. Informacioni i mësipërm duhet të ofrohet falas.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s, OSHP-ja duhet t’i komunikojĂ« paguesit, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ«, tĂ« paanshme dhe tĂ« kuptueshme, shumĂ«n totale tĂ« transfertĂ«s tĂ« kreditit tĂ« pĂ«rllogaritur, nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« paguesit, duke pĂ«rfshirĂ« çdo tarifĂ« tĂ« lidhur me transaksionin dhe çdo tarifĂ« tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s. OSHP-ja duhet, gjithashtu, tĂ« komunikojĂ« shumĂ«n e pĂ«rllogaritur qĂ« do t’i transferohet pĂ«rfituesit, nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur nga pĂ«rfituesi.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, vitin e kaluar edhe Autoriteti i KonkurrencĂ«s i ka rekomanduar BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« kontrollojĂ« metodologjinĂ« pĂ«r llogaritjen e komisioneve pĂ«r tĂ«rheqjet nĂ« bankomate, si dhe pĂ«r kartĂ«mbajtĂ«sit vendas ashtu edhe pĂ«r ata tĂ« huaj, duke pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rqindjen (mark-up) pĂ«r shĂ«rbimin e KĂ«mbimit Dinamik tĂ« ValutĂ«s (DÇ), nĂ«se praktikat e ndjekura nga bankat janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me aktet rregullatore nĂ« fuqi.

Fillimisht, Banka e ShqipĂ«risĂ« pati hartuar njĂ« projektrregullore tĂ« posaçme pĂ«r tĂ« adresuar kĂ«to ndryshime (“Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s”), por pas konsultimeve ka vendosur qĂ« ndryshimet e mĂ«sipĂ«rme t’i integrojĂ« nĂ« rregulloren “PĂ«r krahasueshmĂ«rinĂ« e tarifave tĂ« lidhura me llogaritĂ« e pagesave dhe pĂ«r shĂ«rbimin e transferimit tĂ« llogarive tĂ« pagesave”

MegjithĂ«se Banka e ShqipĂ«risĂ« propozon tĂ« vendosĂ« detyrime eksplicite rregullatore tĂ« transparencĂ«s tĂ« lidhur me kursin Ă« kĂ«mbimit tĂ« pĂ«rdorur nĂ« tĂ«rheqjet automatike, ekspertĂ«t e sektorit bankar thonĂ« se rregulla tĂ« transperencĂ«s lidhur me kĂ«to shĂ«rbime ekzistojnĂ« edhe tani. OperatorĂ«t e skemave globale tĂ« kartave, si Visa apo Mastercard, aplikojnĂ« detyrime transparence pĂ«r kostot e tĂ«rheqjeve nĂ« ATM. Komisionet dhe kostot e tjera duhet t’i shfaqen qartĂ« klientit nĂ« ATM dhe paraqitja e tyre verifikohet dhe aprovohet prej operatorĂ«ve tĂ« mĂ«sipĂ«rm.

 

The post BSH, detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë, e cila renditet e para për tkurrjen më të lartë demografike të kësaj grup-moshe.

Në janar të vitit 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç me tkurrje 18,300 brenda një viti, duke pësuar një rënie prej -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së vendit tonë nga rinia është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila pason me një rënie prej -1.03%.

Ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia regjistrojnë tkurrje minimale nën 1%, Shqipëria po përballet me një hemorragji demografike që tejkalon çdo mesatare rajonale.

Kjo diferencë bëhet akoma më i fortë kur krahasohemi me vendet që po shënojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë së re. Për shembull, ndërkohë që Shqipëria humbet kapitalin e saj njerëzor, vende si Spanja (+2.76%), Bullgaria (+1.98%) dhe Rumania (+1.97%) po shohin një zgjerim të grup-moshës 15-29 vjeç, çka tregon një riorientim të rinisë drejt tregjeve të punës apo sistemeve të tyre arsimore.

Teksa shtete si Zvicra, Islanda dhe vendet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose po rrisin numrin e të rinjve të tyre, Shqipëria po thellon më tej rënien, duke treguar se nevoja për politika inkurajuese për të mbajtur rininë në vend është më urgjente se kurrë.

Tkurrja e të rinjve është specifikë alarmante shqiptare, jo ballkanike, që po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative.

RĂ«nia me rreth 18,333 tĂ« rinjsh brenda njĂ« viti do tĂ« thotĂ« se ShqipĂ«ria po humbet pothuajse njĂ« qytet tĂ« tĂ«rĂ« tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« vetĂ«m nga studentĂ« dhe profesionistĂ« tĂ« rinj çdo vit. NdĂ«rkohĂ« qĂ« Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore tĂ« emigracionit shqiptar, po shĂ«nojnĂ« rritje tĂ« popullsisĂ« sĂ« tyre tĂ« re (pĂ«rkatĂ«sisht me 0.50% dhe 0.72%), pasi kapitali njerĂ«zor qĂ« humbet ShqipĂ«ria po shĂ«rben si “karburant” pĂ«r ekonomitĂ« e vendeve tĂ« Bashkimit Europian.

Ndërsa vendet e zhvilluara po arrijnë të thithin të rinj dhe të rrisin bazën e tyre demografike, Shqipëria po tkurret me ritme që vështirësojnë çdo plan afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm. Nëse ky trend i vitit 2025 nuk frenohet, presioni mbi sistemin e pensioneve dhe mbi bizneset vendase, që tashmë vuajnë për staf, do të shkojë drejt pikës së kolapsit, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë.

The post Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000 euro.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga anketa Security Meter 2025 e Anketa e KĂ«shillit tĂ« BashkĂ«punimit Rajonal (RÇ), ShqipĂ«ria kishte pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« familjeve qĂ« nuk pĂ«rballojnĂ« njĂ« emergjencĂ«.

Shqipëria raporton shkallën më të lartë të pasigurisë financiare në Rajon në vitin 2025, me 54.5% e të anketuarve që deklarojnë se nuk mund ta mbulonin një shpenzim të tillë në mënyrë të pavarur, një rritje e lehtë nga 53.3% në 2024.

Ngjashëm, Maqedonia e Veriut tregon një nivel të lartë, me pothuajse gjysmën (48.1%) të popullsisë të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.

Në të kundërt, Kosova spikat me nivele relativisht më të larta të përballimit të emergjencave, ku 50.1% e të anketuarve ranë dakord se mund ta mbulonin shpenzimin, një përmirësim i dukshëm nga 38.2% në vitin 2024.

Bosnja dhe Mali i Zi shfaqen përmirësime në 2025 me rreth një të tretën e popullsisë që bien dakord se mund ta menaxhonin koston në vitin 2025.

Serbia paraqet njĂ« trend me shqetĂ«sues. NĂ« vitin 2025, vetĂ«m 25.2% e tĂ« anketuarve thanĂ« se mund ta pĂ«rballonin njĂ« shpenzim prej 1,000 euro, njĂ« rĂ«nie e ndjeshme nga 35.0% nĂ« vitin 2024. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Serbia kishte njĂ« pĂ«rqindje tĂ« lartĂ« tĂ« tĂ« anketuarve qĂ« u pĂ«rgjigjĂ«n “vĂ«shtirĂ« tĂ« thuhet” nĂ« vitin 2025, me 38.7%, duke treguar pasiguri nĂ« rritje ose mungesĂ« qartĂ«sie mbi financat e familjes.

Të dhënat e vitit 2025 zbulojnë se vetëm një e treta (33.1%) e të anketuarve në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndihen të sigurte se familja e tyre mund të menaxhojë një shpenzim të papritur prej 1,000 euro pa marrë hua ose pa u mbështetur tek të tjerët. Kjo shënon një rënie të lehtë nga 36.7% që ishte në vitin 2024, çka sugjeron një përkeqësim të perceptimit mbi qëndrueshmërinë financiare.

Të dhënat tregojnë se, situata është përkeqësuar në shumë vende të Ballkanit Perëndimor midis viteve 2024 dhe 2025, duke reflektuar brishtësinë ekonomike të vazhdueshme dhe presionet që mund të nxisin emigrimin ose të kufizojnë mirëqenien në rajon.

 

The post 54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon appeared first on Revista Monitor.

Emigrimi dhe kostot e jetesës çojnë në ulje konsumin e veshjeve

Importet e tekstileve dhe këpucëve u ulen ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen konsumatorë nga rritja e kostove të jetesës dhe dinamikat demografike të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT importet e veshjeve dhe këpucëve shënuan 86,4 mijë tonë në 2025, me ulje 9% në raport me vitin 2024.

Sipas aktorĂ«ve tĂ« tregut, arsyeja kryesore lidhet me tkurrjen e popullsisĂ«. NĂ« vitin 2025, popullsia zyrtare ShqipĂ«risĂ« ishte 2,363,314 banorĂ« me njĂ« tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda njĂ« viti, ose –1.2%, norma mĂ« e lartĂ« nĂ« rajon. NĂ« raport me Censin 2011 tkurrja Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se 17%. RĂ«nia mĂ« e fortĂ« Ă«shtĂ« nĂ« grup-moshĂ«n deri 30 vjeç, qĂ« po vjen kryesisht si pasojĂ« e emigracionit tĂ« lartĂ« dhe rĂ«nies sĂ« lindjeve.

Tregtaret e lidhin rënien e kërkesës për veshje dhe këpucë me faktin se Shqipëria ka më pak njerëz për të veshur e mbathur pasi grup-moshat aktive dhe ato që shpenzojnë më shumë për modën po largohen drejt Bashkimit Evropian. Tregu vendas mbetet me një popullsi në plakje, e cila ka prioritete të tjera konsumi dhe një nevojë më të ulët për blerje të shpeshta veshjesh.

PĂ«rveç demografisĂ«, goditja tjetĂ«r vjen edhe nga rritja e kostove tĂ« tjera tĂ« si, ushqimet, qiratĂ« dhe banesat. Çmimet mĂ« tĂ« larta ka detyruar familjet shqiptare tĂ« rishikojnĂ« listĂ«n e shpenzimeve. NĂ« njĂ« mjedis ku inflacioni ka gĂ«rryer fuqinĂ« blerĂ«se, veshjet dhe kĂ«pucĂ«t janĂ« zhvendosur nga kategoria e nevojave tĂ« menjĂ«hershme nĂ« atĂ« tĂ« shpenzimeve qĂ« mund tĂ« shtyhen.

Konsumatorët po zgjedhin, duke u mjaftuar me blerjet ekzistuese ose duke u orientuar drejt tregut të përdorur, ndërsa buxheti i familjeve shkon kryesisht për mbijetesë, ushqime, energji, ujë etj.

Tregtarët pohuan se rënia do të ishte edhe më e madhe nëse nuk do të ishte efekti i turistëve. Shitësit me pakicë të veshjeve në qendra tregtare dhe aksesore kanë pohuar se 10%-15% e xhiros ditore është realizuar nga turistët. Ata zakonisht blejnë gjëra të lira për përdorim gjatë kohës që janë në Shqipëri.

Burimi: INSTAT

The post Emigrimi dhe kostot e jetesës çojnë në ulje konsumin e veshjeve appeared first on Revista Monitor.

Shpallet fituesi për poligonin dhe palestrën 2.1 milionë euro për forcat speciale

Operatori i Blerjeve tĂ« PĂ«rqendruara shpalli sĂ« fundmi fituesin e kontratĂ«s me objekt “NdĂ«rtimi i njĂ« kompleksi poligoni qitjeje dhe palestĂ«r pĂ«r forcat operacionale dhe ato speciale nĂ« Sistemin e Burgjeve” me njĂ« fond limit prej 296 milionĂ« lekĂ« apo rreth 3 milionĂ« euro.

Oferta fituese rezultoi 71 për qind e fondit limit apo 210 milionë lekë (2.1 milionë euro). Referuar dokumenteve që shoqëronin procedurën rezulton se projekti parashikon në fakt ndërtimin e një kompleksi që do të përfshijë disa ambiente.

“Kompleksi i Poligonit dhe PalestrĂ«s do tĂ« ndĂ«rtohet nĂ« njĂ« shesh i cili ndodhet nĂ« territorin e DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme te Burgjeve, me adresĂ« rruga Zef Serembe “ish BRMR”, TiranĂ«.

Brenda kĂ«saj sipĂ«rfaqeje (territori), do tĂ« ndĂ«rtohet kompleksi poligon, palestĂ«r dhe terrene tĂ« jashtme sportive pĂ«r trajnimin e forcave operacionale dhe speciale nĂ« sistemin e burgjeve, ku pĂ«rveç ambienteve te trajnimit (poligon/palestĂ«r) do tĂ« ketĂ« dhe ambiente tĂ« tjera ndihmese si kuzhinĂ«, dhomat fjetjeje, shĂ«rbime, klasa mĂ«simi, terrene sportive, etj. Kompleksi do tĂ« ketĂ« hapĂ«sira trajnimi pĂ«r 100 persona” thuhet nĂ« raportin teknik tĂ« projektit.

Sipas të dhënave në projektin e zbatimit, kompleksi përfshin një poligon të pajisur me teknologji të avancuar për stërvitje dhe trajnime të sigurisë, si dhe një palestër multifunksionale për aktivitete sportive dhe fitnesi.

“Poligoni do tĂ« jetĂ« i dizajnuar pĂ«r stĂ«rvitjen e profesionistĂ«ve nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« dhe mbrojtjes, duke pĂ«rfshirĂ« zona tĂ« ndryshme stĂ«rvitjeje, simulime dhe hapĂ«sira tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r trajnimet praktike. Ai do tĂ« ketĂ« pajisje moderne pĂ«r matjen e performancĂ«s dhe sigurimin e njĂ« ambienti tĂ« sigurt dhe profesional.

Palestra do tĂ« ofrojĂ« hapĂ«sira tĂ« ndryshme pĂ«r stĂ«rvitje fizike, duke pĂ«rfshirĂ« zona pĂ«r kondicionim fizik, pajisje pĂ«r peshĂ«ngritje, zona pĂ«r stĂ«rvitje funksionale dhe hapĂ«sira pĂ«r aktivitete dhe stĂ«rvitje aerobike tĂ« ndryshme” thuhet nĂ« dokumente.

Po kĂ«shtu oborri i projektit do tĂ« jetĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« e hapur, e dizajnuar pĂ«r t’u shfrytĂ«zuar si zonĂ« pushimi dhe aktivitete tĂ« ndryshme jashtĂ« ambienteve tĂ« brendshme. Ai do tĂ« pĂ«rfshijĂ« zona tĂ« gjelbra me pemĂ« dhe bimĂ«si lokale, shtigje ecjeje, dhe hapĂ«sira pĂ«r aktivitete sportive nĂ« natyrĂ«. NdĂ«rtesat nĂ« kompleks do tĂ« kenĂ« lartĂ«sinĂ« e 2-3 kateve si dhe njĂ« kat nĂ«ntokĂ« dedikuar pĂ«r hapĂ«sirĂ«n e poligonit.

 

The post Shpallet fituesi për poligonin dhe palestrën 2.1 milionë euro për forcat speciale appeared first on Revista Monitor.

Nga baret te spitalet dhe shkollat, shteti shton kontrollet sanitare; Kush inspektohet më shpesh

Nga baret dhe palestrat te spitalet, shkollat dhe ujësjellësit, një numër i madh aktivitetesh do të jenë nën kontroll të rregullt sanitar gjatë këtij viti, me inspektime që variojnë nga një deri në tre herë në vit, në varësi të nivelit të riskut që paraqesin.

Plani publik i inspektimeve nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor  vendos një regjim më të ashpër për sektorët kritikë për shëndetin publik, duke i dhënë përparësi spitaleve, institucioneve arsimore dhe furnizimit me ujë, ndërsa zgjeron monitorimin edhe mbi shërbime të përditshme si baret, qendrat mjekësore private, subjektet turistike dhe hapësirat kulturore e sportive.

Subjekte me risk të moderuar, një inspektim në vit

NĂ« kategorinĂ« e riskut tĂ« moderuar pĂ«rfshihen njĂ« gamĂ« e gjerĂ« aktivitetesh shĂ«ndetĂ«sore, shĂ«rbimi dhe rekreative, tĂ« cilat do t’i nĂ«nshtrohen inspektimit sanitar njĂ« herĂ« nĂ« vit. KĂ«tu bĂ«jnĂ« pjesĂ« kabinetet mjekĂ«sore jo publike, qendrat mjekĂ«sore jo publike, shĂ«rbimet laboratorike mjekĂ«sore si publike ashtu edhe private, si edhe kabinetet dentare dhe laboratorĂ«t dentarĂ«, pavarĂ«sisht nĂ«se janĂ« publikĂ« apo jopublikĂ«.

Në të njëjtën kategori hyjnë edhe subjektet e akomodimit me fjetje, nga hotelet dhe resortet, te bujtinat, fshatrat turistike dhe kampingjet, si dhe pishinat. Po ashtu, një herë në vit do të kontrollohen subjektet social kulturore dhe sportive, përfshirë muzetë, teatrot, kinematë, bibliotekat, palestrat, sallat e kërcimit, parqet kombëtare dhe kampingjet ditore.

Lista përfshin edhe institucione me ndjeshmëri të veçantë, si burgjet, paraburgimet dhe komisariatet e policisë, si dhe subjektet që janë inspektuar për sigurinë në punë. Një inspektim vjetor parashikohet edhe për shërbimet ndërhyrëse higjieno sanitare, subjektet importuese të DDD dhe të produkteve zëvendësuese të qumështit të gjirit, si dhe për baret në të gjitha format e tyre, nga bar kafe dhe pub, te diskotekat dhe sallat e lojërave.

Subjekte me risk të lartë, dy inspektime në vit

Në nivelin e riskut të lartë, frekuenca e kontrolleve dyfishohet. Spitalet publike dhe jopublike, poliklinikat publike, si dhe qendrat shëndetësore dhe pikat ambulatore publike do të inspektohen dy herë në vit. E njëjta skemë zbatohet edhe për institucionet arsimore, që nga çerdhet dhe kopshtet, te shkollat fillore, 9 vjeçare, të mesme, universitetet dhe konviktet universitare.

Një trajtim i veçantë parashikohet për subjektet me veprimtari jonizuese, ku përdoren lëndë radioaktive ose pajisje rrezatuese. Këto aktivitete nuk kufizohen në një numër të caktuar kontrollesh, por do të jenë nën inspektim gjatë gjithë vitit, për shkak të rrezikut të shtuar që paraqesin për shëndetin dhe mjedisin.

Risk shumë i lartë, tre inspektime në vit për ujin

Kategoria më kritike mbetet ajo e furnizimit me ujë. Burimet e ujit, depot, stacionet e pompimit, ujësjellësit dhe puset do të inspektohen tre herë në vit. Ky fokus i shtuar reflekton rëndësinë strategjike të ujit të pijshëm dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që cilësia e tij ka në shëndetin publik./ D.Hyka

 

The post Nga baret te spitalet dhe shkollat, shteti shton kontrollet sanitare; Kush inspektohet më shpesh appeared first on Revista Monitor.

Raporti i OECD-SIGMA: Reforma territoriale nuk gjeti zbatim

Shqipëria ndërmori një dekadë më parë reformën më të thellë territoriale në Rajon, por më shumë se 10 vite nga zbatimi i saj një pjese e konsiderueshme nuk ka gjetur zbatim në terren.

Një raport i ri i SIGMA-s pranë OECD-së dhe Bashkimit Europian vë në dukje se, pavarësisht reformës së thellë territoriale, pushteti vendor në Shqipëri vazhdon të mbetet financiarisht i dobët, me autonomi të kufizuar dhe me vështirësi serioze në ofrimin e shërbimeve publike.

Sipas dokumentit “Implementation and challenges of multi-level governance in the Western Balkans”, ShqipĂ«ria ka ndĂ«rtuar njĂ« kuadĂ«r ligjor tĂ« pĂ«rafruar me standardet e BE-sĂ« pĂ«r vetĂ«qeverisjen vendore, por zbatimi ka mbetur problematik, veçanĂ«risht nĂ« financa, kompetenca dhe koordinim me qeverinĂ« qendrore.

Raporti vlerëson reformën territoriale të vitit 2015, e cila uli numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, megjithatë sipas SIGMA-s, nuk u shoqërua me një decentralizim real financiar dhe funksional.

Sot bashkitë shqiptare janë përgjegjëse kryesisht për infrastrukturën teknike, si menaxhimi i mbetjeve, uji, kanalizimet, transporti urban dhe rrugët lokale, ndërsa shëndetësia dhe arsimi vazhdojnë të mbeten të centralizuara.

VetĂ«m nĂ« vitin 2024 ka nisur njĂ« projekt pilot pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« bashkive disa kompetenca shtesĂ« nĂ« arsim, bujqĂ«si dhe shĂ«rbimin shĂ«ndetĂ«sor parĂ«sor.

Edhe pse Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore garantojnë autonominë e bashkive, SIGMA vëren se kjo autonomi kufizohet nga kontrolli i fortë financiar dhe administrativ i qeverisë qendrore.

Në veçanti, tavanet e pagave për administratën vendore e bëjnë të vështirë tërheqjen e stafit të kualifikuar dhe dobësojnë kapacitetet reale të pushtetit vendor.

Raporti e identifikon financimin si problemin më të madh të bashkive shqiptare. Të ardhurat e veta, kryesisht nga taksa e pronës, ndërtimi dhe tarifat e shërbimeve, përbëjnë vetëm 39% të të ardhurave të tyre, ndërsa ndarja e taksave kombëtare zë vetëm 5%. Pjesa tjetër varet nga transfertat nga buxheti i shtetit.

Edhe mekanizmi i barazisë financiare, i krijuar për të zbutur diferencat mes bashkive të pasura dhe atyre të varfra, funksionon dobët. Shqipëria rezulton me pabarazinë më të madhe financiare midis bashkive në Ballkanin Perëndimor sipas raportit. Si pasojë, shumica e bashkive ndodhen në vështirësi të vazhdueshme financiare.

Raporti nënvizon gjithashtu se bashkitë nuk përfshihen në hartimin e politikave kombëtare, edhe pse ekzistojnë struktura formale dialogu. Ndërkohë, bashkëpunimi ndërbashkiak për shërbime si mbetjet, uji apo zhvillimi ekonomik mbetet i kufizuar dhe varet nga financime të përkohshme nga donatorët.

Sipas SIGMA-s, Shqipëria ka hedhur bazat ligjore dhe territoriale për një pushtet vendor më të fortë, por pa reformë të thellë fiskale dhe pa transferim real të kompetencave, decentralizimi mbetet i paplotë. Me këtë nivel zbatimi të reformës, bashkitë kanë mbetur vetëm hallka administrative, jo aktorë realë të zhvillimit dhe demokracisë vendore./ B.Hoxha

 

The post Raporti i OECD-SIGMA: Reforma territoriale nuk gjeti zbatim appeared first on Revista Monitor.

Turizmi i aventurës, 3.4 milionë euro për të përmirësuar ofertën në 4 fshatra të Korçës

Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidhi së fundmi kontratën për ndërhyrjen në katër fshatra të Korçës që synojnë nxitjen e turizmit të aventurës duke përmirësuar kështu ofertën e tyre turistike.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r kontratĂ«n “PĂ«rmirĂ«simi i ofertĂ«s turistike tĂ« zonave natyrore nĂ« rajonin e Korçës, pĂ«rmes rritjes sĂ« aksesueshmĂ«risĂ« dhe infrastrukturĂ«s sĂ« turizmit tĂ« aventurĂ«s, nĂ« fshatrat DardhĂ«, ArrĂ«z, SinicĂ« dhe NikolicĂ«â€.

Në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u njoftua se kontrata u lidh në 26 janar dhe afati për përfundimin e punimeve të parashikuara të saj ishte 22 marsi 2027. Vlera e kontratës ishte rreth 3.4 milionë euro.

“Projekti qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« fshatrat DardhĂ«, ArrĂ«z, SinicĂ« dhe NikolicĂ«, qĂ« bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« BashkinĂ« e Korçës. Klima e zonĂ«s pĂ«rreth qytetit tĂ« Korçës Ă«shtĂ« kontinentale me ndikime mesdhetare. Rajoni i Korçës ka njĂ« klimĂ« karakteristike, mjaft tĂ« ndryshme nga klima bregdetare, pĂ«r shkak tĂ« lartĂ«sisĂ« dhe pozicionit tĂ« tij nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« njĂ« terren malor dhe kodrinor” thuhet nĂ« pĂ«rshkrimin e rajonit qĂ« do tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« kĂ«tĂ« ndĂ«rhyrje duke shprehur kĂ«shtu edhe potencialin qĂ« ka zona.

Projekti “Infrastruktura dhe Turizmi nĂ« ShqipĂ«ri” financohet nga Bashkimi Evropian pĂ«rmes asistencĂ«s teknike dhe granteve investuese me njĂ« vlerĂ« totale prej 40 milionĂ« euro, si dhe nga njĂ« hua sovrane plotĂ«suese e ofruar nga BERZH pĂ«r QeverinĂ« e ShqipĂ«risĂ«. Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si agjenci zbatuese.

Ndërhyrja në rajonin e Korçës nuk është e vetmja. Projekti ka pasur vazhdimisht pjesë të tij rajone të ndryshme që janë në faza të ndryshme të zbatimit. Kështu ndër të tjera mund të përmendim ndërhyrjen në rrugët turistike të Velipojës, përmirësimi i infrastrukturës dhe transportit në Bogë, ndërhyrja në Parkun Kombëtar të Tomorit apo përmirësimi i infrastrukturës, aksesit dhe mobilitetit në zonën e Labërisë që u çel si procedurë vetëm pak ditë më parë.

 

The post Turizmi i aventurës, 3.4 milionë euro për të përmirësuar ofertën në 4 fshatra të Korçës appeared first on Revista Monitor.

❌