Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nëse ke lindur në muajin janar, je me fat!

Studimet tregojnë se personat e lindur në janar shpesh kanë një përparësi natyrore krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Në veçanti, në sport, ata mund të kenë një avantazh zhvillimi, sepse lindin më herët gjatë vitit dhe përfitojnë pothuajse një vit më shumë rritje dhe përgatitje sesa ata që lindin më vonë. Ky faktor mund të ndikojë në performancën e tyre fizike dhe mund t’i ndihmojë të arrijnë nivele më të larta që në moshë të re.

Por avantazhet e bebit të janarit nuk ndalen vetëm te sporti. Një tjetër studim zbuloi se një pjesë e madhe e të famshmëve janë të shenjës Ujor, që përfshin lindjet nga 20 janari deri më 18 shkurt. Shumë prej tyre kanë arritur të jenë të njohur në art, sport e fusha të tjera, duke sugjeruar se muaji i lindjes mund të ketë ndikim edhe në karakter ose mundësi jetësore.

Përveç kësaj, gurët e lindjes për janarin, Garnet, lidhen me shëndet të mirë, paqe dhe prosperitet. Historikisht, ky gur është konsideruar një simbol i fatit dhe begatisë, dhe shumë besojnë se mund të sjellë lumturi dhe stabilitet në jetë.

Pra, nëse ke lindur në janar, duket se ke një “fat natyror” që mund të të ndihmojë në rrugën drejt suksesit, qofshin sporti, karriera apo zhvillimi personal. Një muaj me fat dhe me avantazhe të veçanta për të nisur vitin!

The post Nëse ke lindur në muajin janar, je me fat! appeared first on iconstyle.al.

Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4

Bia Khalifa ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4, duke u larguar nga shtëpia të premten, por dalja e saj ka sjellë menjëherë reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale. Vetëm pak orë pas largimit, ajo zhvilloi një transmetim live, ku vendosi të flasë hapur për një çështje që prej kohësh ishte përfolur në publik.

Gjatë këtij komunikimi me ndjekësit, Bia konfirmoi se brenda shtëpisë ishte gjetur një telefon që i përkiste Albe Pollozhanit, një lajm që më herët kishte qarkulluar vetëm si thashethem në rrjete sociale dhe platforma si TikTok. Sipas saj, edhe pse telefoni u zbulua, situata nuk u trajtua më tej si temë diskutimi brenda formatit dhe nuk pati sqarime publike për banorët apo audiencën.

Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si menaxhohen shkeljet e rregullave në një format ku izolimi dhe mungesa e kontaktit me botën e jashtme janë elementë kyç. Deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova 4 nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar apo koment lidhur me pretendimet e bëra nga Bia Khalifa.

Mungesa e një qëndrimi publik ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe ka nxitur debat mes ndjekësve të emisionit, të cilët kërkojnë transparencë. Ndërkohë, Bia la të kuptohet se ka edhe ngjarje të tjera brenda shtëpisë që nuk janë bërë publike dhe që vazhdojnë të qarkullojnë si zëra në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse produksioni do të reagojë dhe do të ofrojë sqarime, apo nëse kjo çështje do të mbetet thjesht një tjetër polemikë e pazbardhur e këtij sezoni.

The post Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4 appeared first on iconstyle.al.

Pamje ekskluzive nga grabitja në Luvër: hetimet vijojnë, sendet e vjedhura pa gjurmë

Një dokumentar i ri që pritet të transmetohet së shpejti ka rikthyer në vëmendje grabitjen e bujshme të ndodhur në Muzeun e Luvrit më 19 tetor 2025, një nga ngjarjet më të rralla kriminale në historinë e institucionit. Pamjet filmike, të cilat do të shfaqen në emisionin televiziv francez Sept à Huit, ofrojnë detaje të reja mbi mënyrën se si autorët vepruan brenda muzeut.

Sipas mediave franceze, në video shihet një nga grabitësit duke tentuar të thyejë vitrinën e ekspozimit fillimisht me një mjet të fortë dhe më pas me grushte, në përpjekje për të marrë bizhuteritë e çmuara. I veshur me një jelek me ngjyra të verdha dhe të zeza, ai bashkohet më pas me bashkëpunëtorin e tij për të çmontuar një vitrinë tjetër dhe për të marrë objekte të tjera me vlerë të lartë.

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga grabitja, dhe katër persona të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim, sendet e vjedhura ende nuk janë gjetur. Autoritetet franceze nuk kanë asnjë informacion të saktë mbi vendndodhjen e tyre, duke mos përjashtuar asnjë pistë: nga fshehja brenda territorit francez, deri te mundësia që ato të jenë hedhur në lumin Senë apo transferuar jashtë vendit.

Prokurorja e përgjithshme e Parisit, Laure Bekou, ka deklaruar se rikuperimi i bizhuterive mbetet prioritet absolut. Ajo theksoi se hetimet janë ende në zhvillim dhe se nuk ka prova që grabitja të jetë porositur, megjithëse kjo hipotezë po shqyrtohet. “Hetimi do të vazhdojë pa afate të përcaktuara, derisa e vërteta të zbardhet plotësisht,” u shpreh ajo.

View this post on Instagram

The post Pamje ekskluzive nga grabitja në Luvër: hetimet vijojnë, sendet e vjedhura pa gjurmë appeared first on iconstyle.al.

Në gjendje të rënduar emocionale, Alba kërkon largimin nga shtëpia!

Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova gjatë ditës së sotme, ku protagonistë ishin banorët Lim Hoti dhe Alba Pollozhani. Përplasja mes tyre degradoi në akuza të rënda dhe reagime të forta emocionale, duke sjellë një nga momentet më të vështira të këtij edicioni.

Debati nisi pas disa diskutimeve të akumuluara, ku Limi u drejtua Albës me fjalë të ashpra, duke e akuzuar për sjellje të pandershme dhe duke vënë në dyshim karakterin e saj. Këto deklarata shkaktuan reagim të menjëhershëm nga ana e Albës, e cila shpërtheu emocionalisht dhe ngriti zërin duke kërkuar ndalimin e akuzave ndaj saj.

E prekur thellë, Alba deklaroi se dëshiron të largohet nga formati, duke theksuar se prej më shumë se një dite ka kërkuar largimin. Ajo kërkoi respekt dhe theksoi se çdo fjalë që thuhet brenda shtëpisë ndikon drejtpërdrejt tek familjarët e saj, të cilët po e ndjekin nga jashtë. Në disa momente, konkurrentja u shfaq e përlotur dhe në gjendje të rënduar emocionale.

Nga ana tjetër, Limi u shpreh se nuk ka ndërmend të vazhdojë asnjë komunikim me Albën dhe se preferon të distancohet plotësisht nga situata, duke lënë të kuptohet se nuk do të rikthehet më në këtë debat.

Pas përplasjes, atmosfera në shtëpi mbeti e rënduar, ndërsa banorët e tjerë u përpoqën të shmangin tensionet e mëtejshme. Ende nuk dihet nëse Alba do ta realizojë largimin e saj nga BBVK, por ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga publiku dhe pritet të ketë zhvillime të reja në ditët në vijim.

The post Në gjendje të rënduar emocionale, Alba kërkon largimin nga shtëpia! appeared first on iconstyle.al.

“Asnjë fjalë nuk thashë kurrë” – Garner për sekretet e ‘Alias’

Jennifer Garner pranoi se ishte e vështirë të mbante sekret detajet e shumta dhe të komplikuara gjatë kohës së saj në serialin e ABC-së, Alias. Aktorja 53-vjeçare bëri këto komente gjatë një takimi me fansat në Brentwood, Kaliforni, më 15 janar, për të promovuar romanin e ri të autorës së suksesshme Laura Dave, The First Time I Saw Him, vazhdimi i fenomenit global The Last Thing He Told Me.

Fansat e Garner dhe Dave u mblodhën në event për të festuar botimin e librit, dhe prania e Garner e bëri takimin veçanërisht domethënës, duke lidhur suksesin e librit me adaptimin e suksesshëm televiziv të librit të parë, ku aktorja luajti rolin kryesor.

Gjatë takimit, Laura Dave tregoi se ishte “shumë e frikësuar të bënte ndonjë gabim” që mund të shpërndante detaje të rëndësishme të trillimit të ri. Garner, e cila e kuptoi këtë shqetësim, kujtoi përvojën e saj në Alias. “Duhet ta kishit parë, në kohën e Alias, isha e frikësuar të thoja ndonjë gjë,” tha ajo. “Asnjë fjalë nuk thashë kurrë.”

Garner është e njohur për rolin e saj si Sydney Bristow, një agjente shumë e aftë e CIA-s, që vazhdimisht duhej të menaxhonte misione të rrezikshme dhe të mbante identitetin e saj të vërtetë të fshehur nga miqtë dhe familja. Aktorja vlerësoi sfidën e mbajtjes së sekretit dhe lidhjen që kjo përvojë ka me publikimin e librave që nuk duhen zbuluar para kohe.

The post “Asnjë fjalë nuk thashë kurrë” – Garner për sekretet e ‘Alias’ appeared first on iconstyle.al.

Kur dashuria shndërrohet në ankth: shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Marrëdhëniet e dashurisë shpesh janë burim gëzimi dhe lumturie, por ndonjëherë mund të sjellin edhe ankth të padëshiruar. Ekspertët ngrenë disa faktorë kryesorë që mund të ndikojnë në shqetësim, pavarësisht nga natyra apo personaliteti i partnerëve.

Një nga burimet më të zakonshme është pasiguria për të ardhmen. Kur nuk ka qartësi mbi drejtimin e marrëdhënies, për shembull për një angazhim afatgjatë, pajtueshmëri apo ndikime të jashtme si distanca apo puna, partnerët mund të ndihen të tensionuar dhe të pasigurt.

Komunikimi është gjithashtu themeli i çdo lidhjeje të shëndetshme. Keqkuptimet dhe mungesa e diskutimit të hapur mbi emocionet ose konfliktet e vogla mund të rrisin ndjesinë e ankthit dhe stresit. Kur njëri partner mbyllet pas debateve, tjetri shpesh përjeton shqetësim dhe pasiguri.

Besimi luan rol kyç. Tradhtitë e kaluara, dyshimet ose pasiguria personale mund të krijojnë tension, xhelozi dhe nevojë për siguri të vazhdueshme. Çdo partner ka përgjegjësi të kontribuojë në ndërtimin e besimit dhe të menaxhojë pasigurinë në mënyrë të shëndetshme.

Së fundi, balancimi i pavarësisë dhe bashkimit është thelbësor. Kur njëri partner ndihet i mbytur nga kërkesat e tjetrit, ose tjetri ndjen mungesë kohë cilësore, ankthi dhe zhgënjimi mund të shtohen. Hapësira për dëshira personale dhe respekti reciprok ndihmon që marrëdhënia të jetë e shëndetshme dhe e qetë.

Marrëdhëniet e dashurisë janë sfiduese, por me komunikim, besim dhe respekt për hapësirën personale, ato mund të mbeten një burim i vërtetë lumturie.

The post Kur dashuria shndërrohet në ankth: shenjat që nuk duhet t’i injoroni appeared first on iconstyle.al.

Selvije Jao sqaron situatën e kujdestarisë për djalin me Shpat Kasapin: Jam kujdestarja e vetme ligjore

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke dhënë një sqarim të rëndësishëm lidhur me kujdestarinë dhe mbështetjen për djalin e tyre, Roelin.

Në deklaratën e saj, Jao thekson se është kujdestarja e vetme ligjore e të birit dhe se prioriteti i saj absolut është mirëqenia dhe siguria e Roelit. Ajo ka bërë të qartë se çdo vendim që lidhet me djalin është marrë dhe do të merret gjithmonë në interes të tij, duke shmangur çdo keqkuptim apo spekulim publik.

Reagimi i plotë i Selvije Jaos në llogarinë personale të Instagram-it:

“E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.

Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën,unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për tënë çdo aspekt të mundshëm,deri sa të kem forcë dhe jetë.

Për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.

Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale.

Ju faleminderit shumë”.

The post Selvije Jao sqaron situatën e kujdestarisë për djalin me Shpat Kasapin: Jam kujdestarja e vetme ligjore appeared first on iconstyle.al.

Pas reagimit të Mateos, flet për herë të parë Brikena për nominimin

Pas nominimit të Mateos nga Brikena gjatë Prime-t të mbrëmshëm në “BBBA”, reagimi më i fortë erdhi vetë nga i nominuari, i cili u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional në dhomën e rrëfimit. “Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” tha ai, duke shtuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena.

Pas reagimit të tij, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme. Ajo theksoi se nominimi nuk ishte hakmarrje. “Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” tha ajo, duke iu referuar një situate që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku Mateo i kishte thënë që kishte shkëmbyer një puthje me Brikenën, ku sipas kësaj të fundit kjo gjë nuk ka ndodhur. Brikena shpjegoi se nuk ishte faji i saj për një keqkuptim dhe se ajo vlerëson të vërtetën mbi gjithçka tjetër: “Se s’është fakti te puthja, se s’ka ndonjë gjë të keqe të puthësh një person, por në momentin që nuk ka ndodhur, unë kam qejf një person që tregon të vërtetën…”

Reagimi i Brikenës tregon qartësisht se nominimi nuk ka qenë akt hakmarrjeje, por pjesë e dinamikës së lojës që shpesh provokon situata të papritura dhe tensione emocionale.

The post Pas reagimit të Mateos, flet për herë të parë Brikena për nominimin appeared first on iconstyle.al.

Zjarr “i frikshëm” në qendër tregtare në Pakistan: 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në një qendër tregtare shumëkatëshe në Karaçi, Pakistan, ka shkaktuar humbjen e jetës së gjashtë personave, mes tyre edhe një zjarrfikës, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet lokale bëjnë me dije se disa persona ende dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Zjarri përfshiu Gul Plaza, një kompleks i madh tregtar që strehon rreth 1,200 dyqane dhe shtrihet në një sipërfaqe prej afro 8,000 metrash katrorë. Sipas zyrtarëve, pjesë të ndërtesës janë shembur si pasojë e flakëve dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar seriozisht ekipet e emergjencës dhe duke penguar ndërhyrjen e tyre.

Shërbimet e emergjencës njoftuan se kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje të shtunën, zjarri kishte nisur nga kati përdhes dhe ishte përhapur me shpejtësi në katet e sipërme, duke përfshirë pothuajse të gjithë ndërtesën. Tymi i dendur vazhdonte të dilte nga rrënojat edhe mëngjesin e së dielës, çka tregon se vatrat e zjarrit ende nuk ishin shuar plotësisht.

Sipas raportimeve të BBC-së, qendra tregtare përmbante sasi të mëdha materialesh lehtësisht të ndezshme, si shkumë plastike, pëlhura, qilima dhe produkte kozmetike, faktorë që e përkeqësuan situatën. Të paktën 20 mjete zjarrfikëse janë angazhuar në operacion, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ekziston rreziku real që ndërtesa të shembet plotësisht.

The post Zjarr “i frikshëm” në qendër tregtare në Pakistan: 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Ligj i ri për influencerët shqiptarë: Nëse nuk regjistrohesh në QKB, mund të humbasësh llogaritë në rrjete sociale

Nëse fiton para nga Instagrami, TikTok apo YouTube, ligji i ri të trajton si biznes. Ndryshimet e Paketës Fiskale, të botuara në Fletoren Zyrtare, e kanë bërë të qartë se aktiviteti online quhet veprimtari ekonomike dhe nuk konsiderohet më hobi.

Sipas ligjit, çdo influencer apo bloger që gjeneron të ardhura duhet të regjistrohet në Qendra Kombëtare e Biznesit dhe të shfaqë publikisht në profilin e tij NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin. Nëse këto mungojnë, aktiviteti konsiderohet i paregjistruar.

Administrata tatimore nuk do të bazohet te ndjekësit apo postimet, por te paratë. Identifikimi do të bëhet përmes shumave që depozitohen në llogaritë bankare. Pas një njoftimi zyrtar, influencerëve u jepet afat për të rregulluar dokumentacionin dhe për të publikuar të dhënat në rrjetet sociale.

Audituesi ligjor Avni Tobli shpjegon se kjo nuk është asgjë e re krahasuar me bizneset e tjera. Sipas tij, ashtu si çdo subjekt tregtar, edhe influencerët duhet të kenë të dhënat e ekspozuara publikisht. Ai thekson se shumë prej tyre po regjistrohen tashmë, sepse edhe bizneset që bashkëpunojnë me ta kërkojnë faturë për pagesat.

Nëse ligji nuk zbatohet, pasojat janë të drejtpërdrejta. Nëse brenda 15 ditëve nga njoftimi nuk publikohen të dhënat, administrata tatimore i kërkon Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bllokimin e llogarive në rrjetet sociale, si dhe vendos gjoba për rastet e kundërshtimit.

Kontrollet kanë treguar se ekonomia online është shumë më e madhe nga sa mendohej. Vetëm gjatë vitit 2025, rreth 100 profile në rrjete sociale kanë gjeneruar mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari personale. Një treg në rritje të shpejtë, por edhe me shumë informalitet, që tani po futet me detyrim në sistemin tatimor.

The post Ligj i ri për influencerët shqiptarë: Nëse nuk regjistrohesh në QKB, mund të humbasësh llogaritë në rrjete sociale appeared first on iconstyle.al.

Pasi u nominua nga Brikena, flet për herë të parë Mateo

Vendimi i Brikenës, lideres së shtëpisë për javën e kaluar, ka shkaktuar reagime të forta dhe ka rikthyer tensionin mes banorëve. Si fituese e avantazhit të shpëtimit, ajo kishte mundësinë të zgjidhte mes dy banoreve të vetme në rrezik, Inës dhe Stelinës. Megjithatë, Brikena surprizoi të gjithë duke futur në televotim edhe Mateon, një zgjedhje që u interpretua si një sinjal i qartë se mes saj dhe Mateos nuk ekziston më asnjë lidhje apo aleancë e veçantë.

Ky veprim nuk kaloi pa pasoja brenda shtëpisë, duke ndezur diskutime, dyshime dhe përçarje mes banorëve, të cilët tashmë po rishikojnë raportet dhe strategjitë e tyre. Vendimi i Brikenës u pa nga disa si një lëvizje e fortë strategjike, ndërsa nga të tjerë si një tradhti e hapur.

Pas nominimit, reagimi më i fortë erdhi nga vetë Mateo, i cili në dhomën e rrëfimit u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional. “Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” u shpreh ai. Mateo theksoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena.

Ai iu referua edhe një shprehjeje që vetë Brikena përdor shpesh: “Ti më jep një çokollatë, unë të jap dhjetë.” Sipas Mateos, realiteti rezultoi krejt ndryshe. “Unë hyra duke i dhënë një çokollatë dhe mbrapsht mora një thikë,” tha ai, duke shtuar se u mërzit shumë, pasi nuk e kishte pritur këtë vendim dhe i kishte ardhur realisht keq.

The post Pasi u nominua nga Brikena, flet për herë të parë Mateo appeared first on iconstyle.al.

Vdekje e tmerrshme për 11-vjeçaren në SHBA: Vdiq nga uria, mjeku ligjor gjeti vetëm një kokërr të kuqe në stomakun e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në shtetin e Connecticut-it në SHBA, pas publikimit të raportit të mjekut ligjor mbi vdekjen e 11-vjeçares Jacqueline Torres-Garcia. Vajza u gjet e pajetë në tetor 2024 në banesën e saj, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon se ajo dyshohet të ketë vdekur nga uria.

Sipas raportit zyrtar, në stomakun e të miturës u gjet vetëm një kokërr e kuqe, fakt që tregon mungesë ekstreme ushqimi për një periudhë të gjatë. Trupi i saj ishte në gjendje dekompozimi, çka tregon se vdekja kishte ndodhur javë më parë, konkretisht në shtator 2024.

Autoritetet kanë arrestuar nënën e vajzës, 29-vjeçaren Carla Garcia, si dhe ish-partnerin e saj, Jonathan Nanita. Të dy akuzohen për vrasje dhe trajtim çnjerëzor të të miturës. Në dëshminë e saj, nëna ka pranuar se nuk e kishte ushqyer vajzën për rreth dy javë para vdekjes.

Raporti mjeko-ligjor zbulon gjithashtu praninë e amfetaminave dhe antihistaminave në trupin e Jacqueline, megjithëse asnjë prej këtyre substancave nuk i ishte përshkruar asnjëherë nga mjekët dhe ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje që kërkonte trajtim të tillë.

Sipas hetimeve, vajza dyshohet se ishte lidhur me fasha plastike dhe i ishte ndaluar të përdorte banjën. Pas vdekjes, trupi i saj u mbajt fillimisht në bodrumin e shtëpisë dhe më pas, gjatë një zhvendosjeje, Nanita dyshohet se i hodhi mbetjet në një qese, me urdhër të nënës.

Rasti po hetohet më tej, ndërsa autoritetet e cilësojnë atë si një nga rastet më të rënda të abuzimit me fëmijë në zonë.

The post Vdekje e tmerrshme për 11-vjeçaren në SHBA: Vdiq nga uria, mjeku ligjor gjeti vetëm një kokërr të kuqe në stomakun e saj appeared first on iconstyle.al.

Futbollisti Mirlind Daku humb njeriun e dashur të familjes

Futbollisti shqiptar Mirlind Daku po kalon një periudhë të vështirë personale, pasi ka humbur një anëtar shumë të dashur të familjes. Ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke prekur ndjekësit dhe opinionin sportiv.

Në reagimin e tij, Daku ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut që kishte një rol të veçantë në jetën e tij. Xhaxhai i ndjerë nuk ishte vetëm një familjar i afërt, por edhe figura që i kishte dhënë emrin dhe kishte ndikuar drejtpërdrejt në formimin e identitetit të tij personal. Sipas futbollistit, lidhja mes tyre ka qenë e fortë dhe e mbushur me dashuri, respekt dhe krenari të ndërsjellë.

“Pushofsh në paqe, xhaxha i dashur. Ti nuk ishe vetëm xhaxhai im, ishe njeriu që ma fali emrin dhe një pjesë të identitetit tim. Që nga sot, emri që mbaj do të jetë gjithmonë kujtim i gjallë i dashurisë, krenarisë dhe respektit që kishe për mua. Do të jetosh përherë në zemrën time dhe në çdo hap që do të bëj. Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet”, shkroi futbollisti.

Mesazhi i futbollistit është shoqëruar me lutje dhe fjalë ngushëllimi, duke i uruar prehje në paqe të ndjerit dhe mëshirë hyjnore.

The post Futbollisti Mirlind Daku humb njeriun e dashur të familjes appeared first on iconstyle.al.

A do të jetë 2026 viti i dashurisë suaj? Ja çfarë thonë yjet

Viti 2026 shënon një periudhë reflektimi, pjekurie emocionale dhe mundësish të reja në jetën dashurore për të gjitha shenjat e zodiakut. Qoftë për ata që janë në kërkim të dashurisë, ashtu edhe për çiftet që duan të forcojnë lidhjen e tyre, energjitë e këtij viti nxisin ndershmërinë, përkushtimin dhe hapjen emocionale.

Dashi lë pas zhgënjimet e së shkuarës dhe hyn në një fazë më të lehtë emocionale, duke u hapur ndaj njohjeve të reja ose duke thelluar marrëdhëniet ekzistuese. Demi gjen stabilitet dhe siguri, me mundësi konkrete për angazhim afatgjatë. Binjakët përjetojnë një vit dinamik, ku komunikimi bëhet çelësi i suksesit në dashuri.

Për Gaforren, 2026 është vit shërimi emocional dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme. Luani përjeton intensitet, pasion dhe aventura romantike, ndërsa Virgjëresha fokusohet te dashuria e matur dhe e balancuar.

Peshorja shkëlqen në romancë dhe ka shanse të mëdha për të gjetur partnerin ideal. Akrepi përjeton transformime të thella emocionale, duke u përballur me ndjenjat e tij më të fshehta. Shigjetari kombinon dashurinë me udhëtimet dhe përvojat e reja.

Bricjapi hyn në një fazë stabiliteti dhe gatishmërie për angazhim serioz. Ujori kërkon lidhje më të thella dhe autentike, ndërsa Peshqit bëhen më të vetëdijshëm në dashuri, duke ndërtuar marrëdhënie me besim dhe kufij të shëndetshëm.

Në përgjithësi, 2026 premton të jetë një vit i rëndësishëm për rritje emocionale dhe vendime të rëndësishme në dashuri.

The post A do të jetë 2026 viti i dashurisë suaj? Ja çfarë thonë yjet appeared first on iconstyle.al.

Piers Morgan pëson aksident, thyen legenin: Rashë si një thes me patate

Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik, Piers Morgan, ka bërë të ditur se ndodhet në spital pas një aksidenti serioz që i ka ndodhur në një hotel në Londër, ku ka pësuar thyerje të legenit. Lajmin ai e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram dy foto: një ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit dhe një tjetër që tregon rëntgenin e legenit të thyer.

Morgan shpjegoi se aksidenti ndodhi pasi u pengua në një shkallë të vogël brenda restorantit të hotelit, duke nënvlerësuar lartësinë e saj. Rënia, sipas tij, ishte e fortë dhe e papritur, aq sa mjekët e kanë vlerësuar si një dëmtim serioz që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Sipas diagnozës mjekësore, prezantuesit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni për zëvendësimin total të legenit. Procesi i rikuperimit pritet të zgjasë rreth tre muaj, gjatë të cilëve ai do të ketë lëvizshmëri të kufizuar dhe do të duhet të ndjekë një program intensiv rehabilitimi. Mjekët i kanë këshilluar gjithashtu që të shmangë udhëtimet e gjata për të paktën 12 javë pas operacionit, për të mos rrezikuar komplikacione të tjera.

Megjithatë, edhe në këtë situatë të vështirë, Piers Morgan nuk e ka humbur sensin e humorit. Në fund të postimit të tij, ai bëri shaka duke thënë se i gjithë aksidenti ishte “faji i Donald Trump”, një koment tipik për stilin e tij ironik.

Duke përshkruar momentin e rënies, Morgan u shpreh se “ra si një thes me patate”, pasi kishte nënvlerësuar një hap të vogël, i cili përfundoi duke i shkaktuar një nga dëmtimet më serioze të jetës së tij.

The post Piers Morgan pëson aksident, thyen legenin: Rashë si një thes me patate appeared first on iconstyle.al.

“Mashtruese je ti…”/ Debat i ashpër mes Françeskës dhe motrës së Keijsit: Unë nuk prish familje

Diten e sotme, ndodhi një debat i ashpër mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të Big Brother VIP 5 gjate emisionit ‘Fan Club’. Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues. Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj.

Pjesë nga debati mes tyre:

Françeska: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.

Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.

Franceska: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.

Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet”

Françeska: Unë nuk prish familje.

Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare , kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.

Franceska: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.

Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllain tim. Unë jam një familjar dhe vëllain tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë”

The post “Mashtruese je ti…”/ Debat i ashpër mes Françeskës dhe motrës së Keijsit: Unë nuk prish familje appeared first on iconstyle.al.

Hyn në fuqi ligji, influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë

Ndryshimet e reja ligjore që janë publikuar ne fletoren zyrtare si pjese e paketës fiskale, e shtrijnë tashmë qartë aktivitetin ekonomik edhe në internet.

Çdo person që gjeneron të ardhura online nga blogerët te influencerët konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të publikojë në faqen apo profilin e tij të dhënat bazë si NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Por si do ti identifikoje administrata tatimore dhe çfarë do të ndodhë me individët që refuzojnë t’i publikojnë këto të dhëna?

Ndryshimi në ligjin për procedurat tatimore ka përcaktuar mënyrën qe do të ndiqet për të kontrolluar aktivitetin ekonomik online qe gjeneron të ardhura ne rrjete të ndryshme sociale. Pas njoftimit zyrtar që do tu dërgohet nga administrate tatimore kështu VIP-at do të formalziojnë punën e tyre në rrjetet sociale. Këta individë do të jenë të identifikueshëm bazuar në të ardhurat të depozituata në llogarinë e tyre bankare.

“Edhe unë si biznes i kam këto të dhëna të ekspozuara, duke filluar nga nipti, adresa, të dhëna të subjektit edhe këta individë duhet t’i kenë të publikuara në llogarinë e tyre sociale. Mund të them që ka individë influencer që vijnë ne zyrën time për tu trajtuar si një subjekt tregtar pasi tani vet po ja kërkojnë edhe bizneset që bashkëpunojnë të cilët në fund duhet të kenë një fature për pagesat e kryera. Është një kërkesë e mëparshme tashme e realizuar dhe shumë mirë te gjithë që kryejnë këtë lloj aktiviteti ta zbatojnë”- shprehet audituesi ligjor Avni Tobli.

Ligji parashikon ashpërsim të masave në raste të moszbatimit të tij. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit zyrtar nuk merren masa për publikimin e të dhënave, i kërkohet AKEP që këtyre influencerave tu bllokohet llogaria në rrjete sociale dhe aplikim të gjobës në rastet kundërshtuese.

Nevoja për këto ndryshime u diktua edhe nga kontrollet e kryera nga administrata tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga monitorimi vjetor janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që në vitin 2025 gjeneruan mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari bankare individuale. Shifra që, sipas ekspertëve, tregojnë për një ekonomi online në rritje, por edhe për nivele të larta informaliteti, që tashmë synohet të futen brenda sistemit tatimor.

The post Hyn në fuqi ligji, influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë appeared first on iconstyle.al.

‘Pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5’/ Bashkëshortja e Erik Lloshit flet në ‘Fan Club’

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, ishte sot e ftuar në emisionin “BBV Fan Club”, ku hodhi poshtë zërat për një ndarje mes saj dhe banorit të “Big Brother VIP 5”. Ajo theksoi se mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe se vazhdon ta mbështesë plotësisht Erikun në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.

Gjatë intervistës, Romina zbuloi edhe arsyet pse fillimisht nuk ishte dakord që bashkëshorti i saj të bëhej pjesë e reality show-t. Sipas saj, karakteri emocional dhe temperamenti i fortë i Erikut e bëjnë atë më të ndjeshëm ndaj presionit psikologjik që sjell loja.

“Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë dhe i merr gjërat shumë afër zemrës dhe i përjeton shumë. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk doja që ai të hynte në Big Brother. Loja në Big Brother është një lojë shumë e fortë psikologjike, ku njerëzit luajnë të gjitha kartat e mundshme, të familjes, të jetës personale dhe çdo gjë. Është një person që i merr gjërat shumë afër zemrës dhe shumë i drejtë. Nuk është ai agresiv që përpiqet ta përkufizojë në Big Brother”, tha bashkëshortja e banorit të BBVip 5.

Romina shtoi me humor se edhe çështjen e divorcit ia kishte përmendur para se ai të hynte në shtëpi, por vetëm në formë presioni dhe shaka, pasi në realitet ajo qëndron krah tij dhe e mbështet në këtë sfidë të vështirë televizive.

The post ‘Pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5’/ Bashkëshortja e Erik Lloshit flet në ‘Fan Club’ appeared first on iconstyle.al.

Fitorja e Miss-it, producentja thyen heshtjen për akuzat e Inës: Janë të pabaza, Brikena nuk u favorizua

Ina dhe Brikena u përfshinë në një debat të ashpër në “Big Brother VIP 5”, ku Ina iu drejtua banores me etiketime personale dhe akuza të forta, duke thene se ka paguar per te fituar Miss-in.

“O Miss botoksi, o Miss filleri, grada ‘zh’, llumi. Llumi i Shqipërisë, turpi i shoqërisë. Kush ta ka paguar Miss-in.”

Si pasojë e këtij fjalori, emri i Inës ishte në zarfin e zi që u lexua mbrëmë gjatë Prime-t dhe është gjithashtu në nominim. Lidhur me këto akuza të rënda, ka reaguar sot për “Fan Club” Arjet Osmani, producentja e “Miss Grand Albania Kosovo and Montenegro”.

“Ishin të pavend dhe nuk kam çfarë të them për vajzën që mbrëmë kërkoi falje dhe më përfundoi në një televotim me zarf të zi për të gjitha fjalët që ka thënë”, tha Osmani.

Producentja u shpreh se për përzgjdhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës që do të marrë titullin e Miss-it, ajo merr një kohë të gjatë.

“Unë marr një kohë të gjatë për përzgjedhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës së cilës unë i delegoj titullin e Miss-it. Brikena titullin e ka më se të merituar, në pamje, në sjellje dhe në edukatë dhe për formimin që ajo mbart. E këto vlera ajo po i tregon tani në shtëpinë më të madhe Big Brother”, tha fillimisht Osmani.

The post Fitorja e Miss-it, producentja thyen heshtjen për akuzat e Inës: Janë të pabaza, Brikena nuk u favorizua appeared first on iconstyle.al.

Dy deputetë e kanë kontaktuar menjëherë pas daljes nga ‘BBVA’, Vrenozi: Salianji dhe…

Ilir Vrenozi, një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, ka zbuluar diten e sotme në emisionin “BBV Fan Club” se menjëherë pas daljes nga shtëpia është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare.

Ai tregoi se dy deputetë, Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj, e kanë telefonuar personalisht për ta përgëzuar për qëndrimin dhe sjelljen e tij gjatë qëndrimit në reality show. Sipas Vrenozit, telefonatat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe mbështetëse, duke i dhënë komplimente për mënyrën se si u përball me situatat dhe debatet në shtëpi.

“Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj më kanë marrë në telefon. Po ashtu edhe Myslym Murrizi. Më komplimentuan, më thanë ‘bravo, bravo’,” u shpreh Vrenozi gjatë bisedës në studio, duke shtuar se ishte i surprizuar nga ky interes dhe vlerësim nga figura politike.

Këto deklarata kanë ngjallur reagime në rrjet, pasi tregojnë ndikimin e madh që programi ka jo vetëm te publiku i gjerë, por edhe te personalitetet publike dhe politike. Përkrahja e hapur nga deputetë të njohur shihet si një tjetër dëshmi e popullaritetit që Vrenozi arriti të fitojë gjatë eksperiencës së tij në “BBVA”.

Nese Vrenozin do ta shohim krah ndonjerit prej ketyre figurave, mbetet per tu pare.

The post Dy deputetë e kanë kontaktuar menjëherë pas daljes nga ‘BBVA’, Vrenozi: Salianji dhe… appeared first on iconstyle.al.

❌