Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi: 28 janar 2026

🌙 28 janari sjell një energji më të qetë, reflektuese dhe të fokusuar te stabiliteti emocional, marrëdhëniet dhe vendimet e menduara. Ja çfarë rezervojnë yjet për secilën shenjë.

♈ Dashi

Kjo ditë ju shtyn të merrni iniciativë, sidomos në punë dhe çështje personale që i keni shtyrë prej kohësh. Energjia është e fortë, por kërkon vetëkontroll për të shmangur përplasjet e panevojshme.

✨ Motivim: Guximi i vërtetë është të veprosh pa humbur qetësinë.

♉ Demi

Yjet ju ftojnë të fokusoheni te siguria, stabiliteti dhe mirëqenia personale. Një ditë e mirë për të ndërtuar, jo për të nxituar. Vendimet e vogla sot kanë ndikim afatgjatë.

✨ Motivim: Durimi është investimi më i sigurt.

♊ Binjakët

Komunikimi është pika juaj e fortë sot. Një bisedë e sinqertë mund të sqarojë keqkuptime ose të hapë një rrugë të re bashkëpunimi. Dëgjoni po aq sa flisni.

✨ Motivim: Fjala e thënë në momentin e duhur ndryshon gjithçka.

♋ Gaforrja

Marrëdhëniet familjare dhe emocionale janë në plan të parë. Mbështetja që jepni sot do t’ju kthehet shumëfish. Bashkëpunimi sjell më shumë qetësi sesa izolimi.

✨ Motivim: Forca jote është aftësia për të ndërtuar lidhje të forta.

♌ Luani

Përgjegjësitë profesionale kërkojnë vëmendje, por rezultatet nuk do të mungojnë. Mos kërkoni duartrokitje të menjëhershme, puna juaj po vihet re.

✨ Motivim: Shkëlqimi i vërtetë vjen nga përkushtimi, jo nga nxitimi.

♍ Virgjëresha

Një ditë ideale për organizim, planifikim dhe reflektim. Mendja juaj analitike është e kthjellët dhe ju ndihmon të merrni vendime praktike.

✨ Motivim: Kur ke qartësi, çdo hap bëhet më i lehtë.

♎ Peshorja

Energji që kërkon ekuilibër emocional dhe maturi. Mos lejoni që presioni i të tjerëve të ndikojë në vendimet tuaja. Qetësia është arma juaj sot.

✨ Motivim: Paqja e brendshme është zgjedhje, jo rastësi.

♏ Akrepi

Dita favorizon introspeksionin dhe pastrimin emocional. Është momenti për të lënë pas atë që ju rëndon dhe për t’u fokusuar te forca juaj e brendshme.

✨ Motivim: Çlirimi fillon kur ndalon së mbajturi barrë që nuk është e jotja.

♐ Shigjetari

Një ndalesë e vogël për reflektim ju ndihmon të riorientoni drejtimin. Mos kini frikë të ngadalësoni ritmin për të kuptuar më mirë veten.

✨ Motivim: Ndonjëherë rruga e duhur gjendet duke ndaluar për pak.

♑ Bricjapi

Puna dhe përgjegjësitë ecin mirë nëse nuk i vendosni vetes presion të tepërt. Qëndrueshmëria juaj është pika më e fortë sot.

✨ Motivim: Suksesi ndërtohet hap pas hapi, jo me nxitim.

♒ Ujori

Energjia e ditës ju favorizon në marrëdhënie dhe vetëbesim. Idetë tuaja dallohen, mjafton t’i shprehni me qartësi dhe bindje.

✨ Motivim: Besimi në vete është hapi i parë drejt çdo fitoreje.

♓ Peshqit

Një qetësi e rrallë ju ndihmon të shihni më qartë vendimet e rëndësishme. Ndiqni intuitën, ajo sot është aleati juaj më i fortë.

✨ Motivim: Kur mendja qetësohet, zemra flet më qartë.

The post Horoskopi: 28 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Vëllai i Selin vjen në shtëpinë e BBVA, ja kë zgjedh të takojë

Këtë mbrëmje, në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur Joni, i njohur edhe si Dj ONNO, vëllai i Selin dhe njëkohësisht partneri i Gretës, duke sjellë emocione të forta dhe tension mes banoreve. Sipas rregullit, ai kishte të drejtë të takonte vetëm njërën prej tyre dhe zgjedhja e tij ishte Selin.

Takimi mes vëlla e motër u shoqërua me përqafime dhe emocione, ndërsa Joni i përcolli Selinit një mesazh të drejtpërdrejtë dhe domethënës: “Je shumë mirë, por mendoj se do jesh edhe më mirë po të jesh vetëm”.

Fani i formatit e interpretoi këtë si një këshillë për t’u fokusuar më shumë te vetja dhe loja, larg ndikimeve apo lidhjeve që mund ta pengojnë.

Ndërkohë, Joni tentoi t’i përcillte një mesazh edhe Gretës, por situata u bë e vështirë emocionalisht për të. Greta nuk arriti të qëndronte në dhomën e ndenjes dhe, e prekur, u drejtua drejt Arenës për ta takuar dhe përqafuar, duke thyer distancën që e ndante nga ai.

Momentet e ndjera mes tyre nuk kaluan pa u vënë re nga banorët dhe publiku, duke shtuar dyshimet dhe diskutimet për ndikimin që këto takime nga jashtë mund të kenë në lojën dhe gjendjen emocionale të konkurrentëve brenda shtëpisë.

The post Vëllai i Selin vjen në shtëpinë e BBVA, ja kë zgjedh të takojë appeared first on iconstyle.al.

“Po e përdor për lojë, jo për ndjenja”/ Brikena flet hapur për raportin me Mateon

Raporti mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banori, prej kohësh është shprehur se ka një pëlqim për Brikenën, por kjo e fundit është shprehur se ai po e përdor këtë gjë për lojë.

Bisedat gjate Prime-it:

Mateo: Situata është shumë e komplikuar dhe Brikena është vajzë e komplikuar. Siç ka ardhur loja, komunikimi ynë ka qenë në tension. Kjo është arsyeja pse kam dashur të qëndroja larg, sepse doja t’ia fitoja besimin pak nga pak.

Brikena: Besimi fitohet duke qëndruar unë në një cep e ti në një cep?

Mateo: Jo, unë kam ardhur të afrohem dhe ti largohesh.

Brikena: Për sa kohë mami im të ka dhënë dorën, atë çështje e kam mbyllur. Por që Mateo del e thotë unë kam pëlqim, kur tërë ditën nuk e shohim njëri-tjetrin në sy, ai nuk është pëlqim. Unë normal qëndroj larg, se kam dyshimet e mia. Një mashkull që ka një pëlqim sillet ndryshe. Unë s’po them të më bezdisë, por një mirëmëngjesi. Ky më flet vetëm kur dalin situata në Prime. Unë mendoj se Mateo po e shfrytëzon këtë gjë sepse nuk ka pëlqim për mua.

Mateo: Për mua ka qenë situata më shumë se e sikletshme.

Brikena: Ky del gjithmonë i prekur, se ka një pëlqim, ky si mashkull duhet të vijë vetë dhe të më thotë mua një mirëmëngjesi. Unë nuk kam shprehur pëlqim dhe jam shumë koherente me atë që kam thënë.

Mateo: Në momentin kur i afrohem Brikenës, ajo largohet. Mua më duket sikur e vë në siklet. Në shtëpi më kanë thënë që e përndjek. Mua më duket sikur e bezdis.

Brikena: Ta kam thënë, nuk kam pëlqim me ty. Nëse do të krijosh një raport miqësor me mua, duhet ta marrësh ti hapin e parë. Për mua je si gjithë banorët e tjerë. Mos thuaj që s’ke pëlqim kur gjithë ditën nuk hedh një shikim.

The post “Po e përdor për lojë, jo për ndjenja”/ Brikena flet hapur për raportin me Mateon appeared first on iconstyle.al.

“Maniak që sheh çdo femër”/ Ina përballet me deklaratën e saj, çfarë tha Stenaldo?

Një prej debateve te Prime-it te sotem ishte dhe ai mes Inës dhe Stenaldos, me këtë të fundit që u akuzua nga banorja si maniak që sheh çdo femër që vjen në shtëpi.

Debati ne Prime:

Stenaldo: Turp t’i vijë Keijsit, Inës dhe këtij tjetrit (Rogertin) që do dalë avash-avash.

Ina: Çdo gjë është shkak-pasojë. Stenaldo gjithë kohës më është drejtuar me fjalë të ulëta. ‘E dimë çfarë përfaqëson ti’. Të prekësh një femër në moral, nuk të bën më shumë burrë. Gjithçka ka nisur aty jashtë. Ti ishe lënduar nga këmbët dhe Keijsi të tha: ‘Stenaldo, a të duhet ndihmë’ dhe ti gjithë neveri i the: ‘Nuk më duhet ndihma jote’. Gjithë kohës më je drejtuar mua dhe Keijsit me një gjuhë urryese, a thua se ke një mllef. Keijsi i tha që harrove Juelën dhe re në dashuri me Baby G, edhe unë i thashë je maniak femrash.

Stenaldo: Nëse Kristi do të kishte qenë shkak i daljes së Keijsit me zarf të zi, atëherë do të kisha qenë dhe unë. Është e rëndë të dëgjosh që unë jam një maniak vajzash.

Ina: Ashtu siç është e rëndë të më thuash mua një femër të pamoralshme.

Stenaldo: Ina, ti ke ardhur me një puthje këtu. Është e vërteta jote. Të të vijë zor për njeriun që përfaqëson.

Baby G: Stenaldo është një djalë me shumë kulturë, respekt dhe logjik. Maniak? Në asnjë mënyrë.

The post “Maniak që sheh çdo femër”/ Ina përballet me deklaratën e saj, çfarë tha Stenaldo? appeared first on iconstyle.al.

Dalja e Keijsit nga shtëpia, Ina debaton me Arbër Hajdarin: Ishe nxitëse e sherrit

Pas daljes së Keijsit nga shtëpia, i cili u përjashtua me Zarf të Zi nga Vëllai i Madh, Ina nuk ka pranuar që ta ketë nxitur Keijsin në debatin e ashpër që ai pati me Kristin. Ajo argumentoi se cdo gje ndodhi nga debatet me Kristin e nga provokimet e ketij te fundit.

Ndërsa Ina po shpjegonte se si agrovoi debati, opinionisti Arbër Hajdari i ka cilësuar të gjitha shpjegimet si përralla, duke e akuzuar se ishte ajo qe u be “molla e sherrit”.

Debati ne studio mes Ines dhe Arber Hajdarit:

Ina: Klipi ka nisur kur unë u futa në dhomën e gjumit dhe thashë një moment: ‘Sa ajër i rëndë është këtu brenda’.

Arbër Hajdari: Mos na trego përralla tani, edhe ti e nxite atë. Doje ta ngatërroje edhe Keijsin. Na tregon përralla tani.

Ina: Nuk po justifikoj Keijsin.

Arbër Hajdari: A mund të na tregosh të lutem se përse ishe një nga nxitëset e sherrit?

Ina: E kam nxitur unë?

Miri: Sigurisht që e ke nxitur.

Ina: Kur unë kam thënë këtë, Kristi më është drejtuar mua: ‘O pise femër, o zhulse, t’i marr rrobat dhe t’i hedh në pishinë’. Keijsi e dëgjoi dhe tha: ‘Do flas unë me të’.

The post Dalja e Keijsit nga shtëpia, Ina debaton me Arbër Hajdarin: Ishe nxitëse e sherrit appeared first on iconstyle.al.

Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave

Keijsi është përjashtuar nga gara e “Big Brother VIP 5” dhe ka lënë menjëherë shtëpinë, pas vendimit të marrë nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljes së tij të përsëritur dhe gjuhës denigruese ndaj banorit Kristi.

Sipas njoftimit zyrtar, largimi i tij erdhi si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të një fjalori fyes dhe ofendues, i cili ka kaluar kufijtë e komunikimit të pranueshëm brenda shtëpisë. Produksioni ka theksuar se, pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme, Keijsi ka vijuar me të njëjtin qëndrim, duke mos reflektuar mbi sjelljen e tij.

Në debatin e fundit me Kristin, situata u përshkallëzua, ku u përdorën shprehje denigruese dhe etiketime fyese, të cilat u konsideruan të papranueshme dhe në shkelje të rregullores së formatit. Këto deklarata u panë si një formë bullizimi dhe sulmi verbal, duke ndikuar në klimën emocionale brenda shtëpisë.

Pas analizimit të situatës, Vëllai i Madh vendosi masa ekstreme, duke e përjashtuar Keijsin nga gara dhe duke i ndërprerë menjëherë qëndrimin në shtëpinë më të famshme në vend. Vendimi u komunikua banorëve, të cilët u shfaqën të tronditur nga zhvillimi i papritur.

Ky rast shërben si një mesazh i qartë se gjuha e urrejtjes, fyerjet dhe diskriminimi nuk do të tolerohen në asnjë formë, ndërsa respekti dhe komunikimi i shëndetshëm mbeten parime thelbësore të “Big Brother VIP 5”.

The post Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave appeared first on iconstyle.al.

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese, bullizim dhe akuza për dhunë psikologjike ndaj banorit Mali, Vëllai i Madh ka ndërhyrë duke marrë një vendim të fortë disiplinor për Rogertin.

Ditën e sotme, në shtëpi mbërritën dy zarfe të zinj, të cilët sollën tension dhe ankth mes banorëve. Njëri prej tyre përmbante një dënim të drejtpërdrejtë për Rogertin, si pasojë e sjelljes së tij të përsëritur dhe mënyrës denigruese të komunikimit ndaj Malit.

Sipas vendimit të lexuar, për shkak të gjuhës së përdorur, ofendimeve dhe përpjekjeve për ta dëmtuar emocionalisht bashkëbanorin e tij, Vëllai i Madh ka vendosur që Rogerti të futet në nominim të përhershëm, deri në fund të qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ky vendim do të thotë se, pavarësisht zhvillimeve të ardhshme në lojë, Rogerti do të jetë gjithmonë i nominuar dhe në rrezik për t’u eliminuar në çdo spektakël, pa mundësinë për t’u shpëtuar nominimeve javore.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta si mes banorëve, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku publiku po e diskuton gjerësisht, pasi bullizmi dhe fyerjet nuk meritojne vetem nje nominim te perhershem, por nje perjashtim nga loja.

The post Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh appeared first on iconstyle.al.

Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi. Gjatë sfidës së rezistencës, Rogerti iu drejtua me disa komente ofenduese Malit, si “Ti nuk ke gjak shqiptari” dhe “Kush ta ka bërë traumë jetën ty, mami apo babi?”, duke u munduar të përdorë historinë e disa javëve më parë, kur Mal refuzoi të takonte babanë e tij.

Në Prime-n e sotem, debati ishte keshtu:

Mal: Nuk i kam pritur ato komente. Gjatë atyre 7 orëve kam marrë ofendime nga më të shëmtuarat…

Miri: Ky personazhi e ka nisur që në ditën një si ka ardhur këtu dhe pse ka ardhur këtu. E di ku janë pikat e dobëta. E filloi me ne dhe e vazhdoi me Malin. Ne e dimë se çfarë situatë ka pasur Mali me familjen e tij. Ky është një njeri i ndyrë. Ti duhet të dalësh jashtë.

Mal: Atë ditë përveç sfidës me akull, kisha një sfidë tjetër, të ballafaqohesha 7 orë me ofendimet e Rogertit. Ajo pjesa, që nuk kam gjak shqiptari, nuk ishte ofenduese vetëm për mua si Mal, por për të gjithë familjen time.

Rogerti: Hajde mo hajde ti.

Mal: Rogert, të kemi dëgjuar 7 orë, tani më dëgjo mua 5 minuta. Nuk ishte ofenduese për mua si Mal, por për familjen që vij. Unë nuk kam një nënë të zakonshme, por një nënë të jashtëzakonshme që ka sakrifikuar shumë për ne. Ajo ka kontribuar shumë për vendin tonë dhe ka pasur këngë për dëshmorët tanë. Kam një nënë të jashtëzakonshme që e dua shumë. Pjesa më e vështirë këtu për mua ka qenë kur do takoja babanë tim. E di që ishte zgjedhja e duhur. E kam thënë shumë qartë që do takohemi, por jo këtu.

Rogerti: Ka dy gjëra këtu. Nëse unë jam në një lojë dhe dua të jap një mesazh te kundërshtari im… Nëse Mali është krenar që është shqiptar, atëherë çfarë i them unë atij, s’ka pse t’i dhembë fare. Unë kam dashur të jap një mesazh. Nëse ne shqiptarëve, na kanë vrarë nënën e babën dhe hasmit i kemi dhënë dorën, ky as babait së tij nuk i ka dhënë dorën.

Mal: Ku e merr ti guximin të luash me traumat që ka përjetuar familja ime.

The post Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time appeared first on iconstyle.al.

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora Jakupi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditën e tij të lindjes. Këngëtarja e njohur dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi në rrjetet sociale një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, duke sjellë një moment të mbushur me emocion dhe mall.

Në mbishkrimin që shoqëron imazhin, Leonora shpreh dhimbjen për mungesën e përqafimit atëror dhe dashurinë e pakufishme që vazhdon ta lidhë me të.

“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im”, shkruan ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Artistja nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e fortë shpirtërore me të atin dhe boshllëkun që la largimi i tij. Qazim Jakupi, babai i Leonorës, ra dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë jetën për lirinë e vendit.

Sakrifica e tij mbetet një plagë e hapur, por njëkohësisht edhe një burim krenarie për familjen Jakupi. Përmes kujtimeve dhe dedikimeve të tilla, Leonora vazhdon ta mbajë gjallë figurën e të atit, duke e shndërruar dhimbjen personale në një mesazh respekti dhe nderimi për të gjithë ata që ranë për atdheun.

The post Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë appeared first on iconstyle.al.

“E vranë se drejtonte motoçikletë pa shami?”/ Mister rreth vdekjes së influencueses 19-vjeçare në Iran

Forcat iraniane të sigurisë dyshohet se kanë qëlluar për vdekje një influencuese të re të njohur për videot e saj me motoçikletë, gjatë protestave kundër Republikës Islamike. Bëhet fjalë për Diana Bahador, 19 vjeçe nga qyteti verior Gonbad-e-Kavus, e njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Baby Rider”.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, ajo u vra më 8 janar në qytetin Gorgan, ku po zhvilloheshin protesta të ashpra kundër regjimit. Raportohet se e reja u qëllua dy herë me armë zjarri rreth mesnatës dhe trupi i saj iu dorëzua familjes dy ditë më vonë. Grupi i të Drejtave të Njeriut Hyrcani thotë se autoritetet ushtruan presion mbi familjarët që varrimi të bëhej në fshehtësi dhe që ata të mohonin publikisht se vajza ishte vrarë nga forcat e sigurisë.

Versioni zyrtar i mediave shtetërore iraniane e kundërshton këtë rrëfim. Sipas tyre, vajza, e identifikuar me emrin Shahrzad Mokhami, ka humbur jetën më 22 janar në një aksident automobilistik në provincën Golestan, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një parmak mbrojtës.

Edhe në llogarinë e saj në Instagram u publikua një postim ku pretendohej se vdekja kishte ardhur si pasojë e një aksidenti dhe ku u bëhej thirrje ndjekësve të mos përhapnin “thashetheme”. Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut thonë se kjo deklaratë është bërë nën presionin e shërbimeve të inteligjencës.

Diana Bahador kishte rreth 150 mijë ndjekës në Instagram, ku postonte video duke ngarë motoçikletë pa shami koke dhe duke kryer manovra akrobatike, veprime të ndaluara ligjërisht për gratë në Iran. Postimi i saj i fundit, më 6 janar, e tregonte të veshur me një xhaketë lëkure, duke kërcyer nën ritmet e muzikës iraniane.

Gratë në Iran nuk lejohen prej dekadash të pajisen me patentë për motoçikleta, edhe pse së fundmi në parlament është paraqitur një projektligj që synon ndryshimin e këtij ndalimi.

Sipas dëshmive të mbledhura nga organizatat ndërkombëtare, forcat e sigurisë përdorën armë të rënda për të shtypur protestat në Gorgan më 8 janar, ndërsa dëshmitarët thonë se ndërhyrja atë natë ishte më e dhunshme se në ditët e mëparshme. Protestat nisën në fund të dhjetorit 2025, të nxitura nga rënia e fortë e rialit iranian dhe rritja e inflacionit.

The post “E vranë se drejtonte motoçikletë pa shami?”/ Mister rreth vdekjes së influencueses 19-vjeçare në Iran appeared first on iconstyle.al.

Shenjat që tregojnë nëse doni vërtet një lidhje apo thjesht jeni të mërzitur me veten

Është e vërtetë që jemi rritur në një shoqëri që nuk na pranon plotësisht nëse nuk kemi një partner ose familje. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh përfundojnë me partnerë me të cilët nuk biem në dashuri ose nuk shkojmë mirë me ta. Dhe ndërsa kjo është një pjesë e jetës sonë personale që duhet ta sqarojmë brenda vetes, ekziston edhe pjesa tjetër që na dëshiron të kemi marrëdhënie vetëm sepse ndihemi të mërzitur vetëm.

A keni menduar ndonjëherë pse doni të jeni në një lidhje? A është sepse ndjeni nevojën për ta ndarë jetën tuaj me një person tjetër apo sepse thjesht nuk po kaloni mirë vetëm dhe jeni të mërzitur me shoqërinë tuaj?

A e ke kaluar ende dashurine per ish-in tënd apo ende po mendon për të? Është një pyetje e vështirë, përgjigjen e së cilës të gjithë e kemi të vështirë ta pranojmë. Nëse ndihesh sikur nuk ke mbaruar ende me personin me të cilin ishe dhe duhet kohë që plagët të shërohen, atëherë është më mirë të mos kalosh në një lidhje të re. Dil në takime, shko në festa, udhëto, zbulo veten dhe atë që të pëlqen, dhe kur të ndihesh vërtet se ka ardhur koha, atëherë thuaji “po” një partneri të ri.

Sa e lehtë është për ty të “hapesh” ndaj një personi tjetër?

Ti e di shumë mirë që marrëdhëniet nuk kanë të bëjnë vetëm me seksin dhe kohën e lirë. Personi tjetër do të bëhet pjesë e jetës tënde. Do të duhet të ndash me të momente të jetës tënde të përditshme, mendime, përvoja, ndjenja, përvoja (të tashme dhe të ardhshme). Nëse mendon se nuk mund t’i përjetosh të gjitha këto me dikë, është më mirë të mos vazhdosh me një marrëdhënie me të. Për të mirën e të dyve.

Po kërkoni vetëm një mënyrë për të mbushur boshllëkun që ndjeni?

Ti beson se diçka mungon në jetën tënde dhe e konsideron një marrëdhënie si mënyrën më të mirë për të mbushur boshllëkun. Në vend që të kërkosh tek të tjerët atë që të mungon, shiko brenda vetes sepse nuk mund të ndihesh i plotë vetëm me veten, miqtë dhe të dashurit e tu në krah. Siç shkruam më sipër, së pari zbulo veten dhe pastaj marrëdhënien me një person tjetër.

Ndihesh i vetmuar vetëm në mbrëmje?

Nëse përgjigjja është po, atëherë më mirë mendo shumë seriozisht nëse dëshiron një lidhje të re. Jo sepse nuk është mirë të kesh dikë pranë natën, por sepse nëse ky është i vetmi kriter për të cilin dëshiron të kesh një lidhje, ka shumë të ngjarë që ajo të përfundojë në një lidhje ku do të ndaheni dhe do të riktheheni bashkë gjatë gjithë kohës dhe do të flisni vetëm në mbrëmje, ose siç është quajtur ndryshe, do të jetoni në një “situatë të lidhur”.

A doni vërtet të kaloni kohë me një person tjetër?

Nëse tashmë je duke dalë me dikë, ajo që ka rëndësi është nëse në fund të ditës dëshiron vërtet të kalosh kohë me të. A ndihesh mirë që je bashkë? A je i përgatitur për emocionet që do të lindin dhe për njohjen e asaj që ndjen?

The post Shenjat që tregojnë nëse doni vërtet një lidhje apo thjesht jeni të mërzitur me veten appeared first on iconstyle.al.

Natalie Portman shpërthen në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE: Është e tmerrshme

Natalie Portman shpërtheu në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE-së.

Aktorja, të shtunën e kaluar, më 24 janar, mori pjesë në premierën e filmit “The Gallerist” në Festivalin e Filmit Sundance të mbajtur në Utah dhe, ndërsa fliste para kamerave, filloi të qante, duke e përshkruar situatën në vendin e saj me ICE-në si të tmerrshme, për të cilën po zhvillohen vazhdimisht demonstrata në qytete të ndryshme.

Natalie Portman tha duke fshirë lotët: “Më vjen keq që jam kaq emocionale, por është një ditë kaq e tmerrshme, ka qenë një javë e tmerrshme”, ndërsa premiera u zhvillua disa orë pasi një banor 37-vjeçar i Minesotës dhe infermier i quajtur Alex Jeffrey Pretty u qëllua dhe u vra gjatë një përplasjeje me agjentët federalë. Aktorja më pas shtoi se ishte shumë mirë të ishe në një festival filmi, megjithatë: “Ajo që po ndodh në vendin tonë është thjesht e pabesueshme”, tha ajo.

Natalie Portman shtoi: “Ajo që Trump, Christy Noem dhe ICE po u bëjnë qytetarëve tanë dhe njerëzve pa dokumente është skandaloze dhe duhet të ndalet. Jam shumë e prekur nga të gjithë njerëzit që po dalin dhe mbështesin njëri-tjetrin në komunitet dhe po tregojnë anën më të mirë të Amerikës. Ka kaq shumë. Duhet të ndalet”.

Në një intervistë tjetër që dha në të njëjtin aktivitet, aktorja shtoi: “Sigurisht që jemi në një kohë të tmerrshme në vendin tonë, me qeverinë federale që sulmon qytetarët në qytetet tona. Jam shumë me fat që jam këtu në një komunitet të lumtur dhe krijues që feston një film për të cilin jemi vërtet krenarë, por është e pamundur të injorohet ajo që ICE po bën në vendin tonë. Jam shumë e frymëzuar nga të gjithë amerikanët e mrekullueshëm që po dalin dhe mbështesin njëri-tjetrin dhe janë atje në komunitetet e tyre, është e mrekullueshme.

The post Natalie Portman shpërthen në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE: Është e tmerrshme appeared first on iconstyle.al.

Drama në familjen Beckham: Postimi emocional i Victorias rikthen në vëmendje konfliktin me djalin

Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën me një postim të fundit në Instagram, i cili është interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham. Në një moment kur marrëdhënia mes tyre përflitet se është e tensionuar, stilistja dhe ish-këngëtarja ka zgjedhur të flasë me pak fjalë, por me shumë domethënie.

Postimi u publikua në kuadër të një momenti të rëndësishëm për Victorinë, pasi ajo u nderua me çmimin francez “Chevalier de L’Ordre des Arts et des Lettres” nga Ministrja e Kulturës, Rachida Dati. Krahas fotove nga ceremonia, ajo ndau një shënim falënderimi të gjatë, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një fjali e shkurtër: “Familja është gjithçka”.

Këto tre fjalë u interpretuan gjerësisht si një thirrje emocionale dhe një mesazh i koduar për Brooklyn-in, me të cilin raportet, sipas mediave, janë ftohur pas disa mosmarrëveshjeve të fundit. Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se situata u tensionua pas akuzave të Brooklyn ndaj nënës së tij, duke pretenduar se ajo u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë dasmës së tij.

Mesazhi i Victorias, megjithëse i thjeshtë në formë, u pa nga shumë ndjekës si një përpjekje për të rikthyer unitetin familjar dhe për të dërguar një sinjal pajtimi. Reagimet në rrjete sociale nuk munguan, duke nxitur spekulime të shumta mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve brenda një prej familjeve më të famshme në botën e showbiz-it.

Në një kohë kur çdo detaj i jetës së tyre analizohet në publik, një fjali e vetme mjaftoi për të rihapur diskutimet rreth dramës familjare dhe për të rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjen mes nënës dhe djalit.

Screenshot

The post Drama në familjen Beckham: Postimi emocional i Victorias rikthen në vëmendje konfliktin me djalin appeared first on iconstyle.al.

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë e tij për Selinin, duke e vlerësuar atë si një nga banoret më pozitive të “Big Brother VIP Albania”. Në një deklaratë në dhomën e rrëfimit, ai u shpreh se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe se prania e saj në shtëpi ndihet nga të gjithë banoret e shtepise.

Është shumë e mirë, ka energjinë e mirë. Unë dal hapur në Prime dhe them: Selini është më e mira në shtëpi”, u shpreh DJ Gimbo, duke mos e fshehur aspak pëlqimin e tij për banoren. Deklarata e tij u publikua ne rrjetin social Instagram te faqes zyrtare te “Big Brother VIP Albania”.

Fjalët e tij kanë ngjallur reagime të shumta mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kureshtjen nëse kjo simpati do të shndërrohet në diçka më shumë apo do të mbetet thjesht një vlerësim për karakterin dhe pozitivitetin e Selinit brenda lojës.

Kjo deklarate ende nuk eshte dhene per banoret e tjere e ende nuk dihet sesi do jete reagimi i Selin. Kujtojme se Dj Gimbo eshte shok i ngushte me fituesin e edicionit te kaluar te Big Brother VIP Albania, Gjestin.

The post DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë appeared first on iconstyle.al.

Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin dhe çfarë pasojash do të sjellin. Deri tani, Vëllai i Madh ka marrë një vendim të rëndësishëm duke anuluar televotimin për banorët që ishin në nominim, duke bere qe te krijohen tensione mes tyre.

Sapo banorët i vunë re zarfet e zinj, nisën menjëherë diskutimet dhe hamendësimet. Brikena u shpreh se e kishte parashikuar që në mëngjes dhe, sipas saj, njëri zarf mund të jetë për Rogertin, ndërsa tjetri për Kejsin.

Ndërkohë, zarfet pritet të hapen gjatë Prime-t të sotëm, ku si banorët ashtu edhe publiku do të mësojnë se për kë janë dhe çfarë masash janë marrë e per ke banor.

Pjesë nga biseda e bere nga banoret:

Mateo: O zarf i zi, sterrë i zi eshte ai zarf
Artani: Kemi dy zarfe të zinj
Mateo: O dy?
Artani: Po, dy për Zotin
Brikena: Siç e parashikova në mëngjes.
Mateo: Dy zarfe të zinj

Brikena: Dhe askush nuk reagon. Përshëndetje miq të dashur, sot kemi parashikuar dy zarfe të zinj, dhe siç e parashikova unë sot në mëngjes, një për Rogertin dhe një për Keijsin janë këtu.

The post Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’ appeared first on iconstyle.al.

Nga 15 në 13 vjeç: Suedia shqyrton uljen e moshës penale testuese për krime të rënda

Qeveria suedeze po përgatit një projektligj që parashikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç për krime shumë të rënda, si vrasja, tentativa për vrasje, përdhunimi dhe veprat ku përdoren armë. Nisma vjen në një kohë kur autoritetet flasin për një “situatë emergjente”, duke theksuar se bandat kriminale po rekrutojnë gjithnjë e më shumë fëmijë për të kryer akte dhune.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, deklaroi se rrjetet kriminale po shfrytëzojnë faktin që të miturit nën 15 vjeç nuk mbajnë përgjegjësi penale, duke i përdorur ata si ekzekutorë të veprave të rënda. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dekadës së fundit është dyfishuar numri i rasteve penale ku të dyshuarit janë nën moshën 15 vjeç.

Projektligji parashikon që ulja e moshës të aplikohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe jo si rregull i përgjithshëm. Në disa raste, fëmijët e përfshirë në krime të rënda mund të përballen edhe me dënime me burg. Qeveria e sheh këtë masë si një mënyrë për të mbrojtur si të miturit nga shfrytëzimi i bandave, ashtu edhe shoqërinë nga rritja e dhunës.

Megjithatë, propozimi ka ngjallur reagime të forta nga policia, prokuroria dhe administrata e burgjeve, të cilët paralajmërojnë se sistemi penal nuk është i përgatitur për trajtimin e fëmijëve kaq të vegjël. Kritikët argumentojnë se theksi duhet të vihet te rehabilitimi dhe programet sociale, jo te ndëshkimi penal, duke e konsideruar nismën edhe si të motivuar politikisht në prag të zgjedhjeve.

Projektligji pritet t’i dërgohet Këshillit Suedez për Legjislacion për shqyrtim dhe më pas parlamentit për votim. Nëse miratohet, ai mund të hyjë në fuqi që këtë verë.

The post Nga 15 në 13 vjeç: Suedia shqyrton uljen e moshës penale testuese për krime të rënda appeared first on iconstyle.al.

Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Alexandra, ka bërë një rrëfime në një intervistë të fundit, ku ka folur hapur për jetën personale, martesën dhe raportin e vështirë me prindërit e saj. Ajo ka treguar se marrëdhënia me ta është e ftohtë dhe se prej kohësh mungon komunikimi, për shkak të ndërhyrjeve që ata kanë pasur në problemet e saj martesore.

Alexandra u shpreh se këto ndërhyrje kanë sjellë tensione të mëdha dhe distancë emocionale, duke bërë që sot të mos flasin me njëri-tjetrin. Sipas saj, pavarësisht se i do dhe i respekton, ajo ka nevojë për kohë dhe qetësi për veten, përpara se të rikthejë dialogun.

Ajo zbuloi gjithashtu se pas daljes nga BBV, prindërit kanë tentuar ta kontaktojnë përmes mesazheve, por ajo ka zgjedhur të mos përgjigjet menjëherë. “Jam një person që fal, por i jap kohë vetes”, u shpreh ajo, duke theksuar se mbetet e fortë, edhe pse e lënduar, dhe se lidhja e saj më e afërt sot është me fëmijët, të cilët i konsideron mbështetjen më të madhe emocionale.

Marrëdhënia ime me prindërit më prek, nuk kemi fare komunikim. Kanë ndërhyrë në mosmarrëveshje që kam pasur me burrin. Nuk i kam qejf njerëzit kur ndërhyjnë në jetën time. Jemi zënë shumë keq, nuk flasim me njëri-tjetrin. Jam edhe pak kokëfortë, kur nuk kam gabime, nuk jam person që ulem shpejt. Mbase me kalimin e kohës do flasim. E vuaj shumë, ku ka si nëna. Kur kam dalë pas “BBV” kanë tentuar të më kontaktojnë. Më nisën mesazh, iu përgjigja. Unë jam person që fal shumë, po i jap kohë vetes time. Nuk është se nuk i dua, më mungojnë jashtëmase, por tani dua qetësinë time. Takohen me fëmijët, jemi shumë afër njëri-tjetrit.

The post Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë appeared first on iconstyle.al.

Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen

Familja e Rogertit ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dy zarfa të zinj, si pasojë e situatës së rëndë të krijuar mes tij dhe Malit si dhe situatave të tjera që shtëpi, qe do ti mësojmë mbrëmjen e sotme.

Në deklaratën e publikuar, familjarët pranojnë se debati mes Rogertit dhe Malit ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, duke u shoqëruar me ofendime nga të dyja palët. Ata theksojnë se tensioni i krijuar është rezultat i presionit dhe stresit të lojës, e cila shpesh i çon banorët në reagime ekstreme.

Kujtojmë se Rogerti ka bullizuar rëndë Malin, duke përmendur edhe familjen e tij, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të produksionit dhe ndërhyrjen disiplinore përmes dy zarfave të zinj dhe pezullimit të përkohshëm të televotimit.

Familja e Rogertit shprehet se, ndonëse respekton vendimet e Vëllait të Madh dhe rregullat e formatit, kërkon që situata të vlerësohet në mënyrë objektive, pa ndikim emocional dhe duke u parë nga të gjitha këndvështrimet. Ata theksojnë se Rogerti, ashtu si çdo banor tjetër, ka hyrë në lojë duke vënë në rrezik imazhin dhe jetën personale përballë publikut, në një format ku presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm.

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim”, përfundon reagimi i familjes, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.

Screenshot

The post Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen appeared first on iconstyle.al.

Reklamë apo shkelje? Sydney Sweeney në qendër të polemikave

Aktorja e njohur hollywoodiane, Sydney Sweeney, mund të përballet me probleme ligjore pas një veprimi të fundit që ka shkaktuar polemika në rrjet.

Sweeney publikoi në rrjetet sociale një video ku shihet duke u ngjitur në tabelën ikonike të Hollywood-it, ndërsa mban veshur reçipeta nga linja e saj e re e të brendshmeve, e cila ende nuk ka dalë zyrtarisht në treg. Veprimi u interpretua si një formë marketingu, por autoritetet lokale pretendojnë se ai është kryer pa lejen e nevojshme.

Sipas organizatës jofitimprurëse FilmLA, e cila menaxhon lejet për xhirime në zonën e Los Anxhelosit, aktores i ishte dhënë leje vetëm për të filmuar pranë tabelës së famshme, por jo për ta prekur apo për t’u ngjitur fizikisht mbi të.

Edhe Dhoma e Tregtisë së Hollivudit ka reaguar, duke sqaruar se Sweeney nuk ishte e autorizuar të hipte në monumentin simbol të qytetit. Drejtori ekzekutiv, Steve Nissen, ka deklaruar se aktualisht po shqyrtohet se kush i dha akses aktores dhe ekipit të saj në këtë zonë të mbrojtur.

Sipas burimeve, ky gjest mund të çojë në akuza për shkelje prone ose vandalizëm, nëse konstatohet se janë thyer rregullat e sigurisë dhe të ruajtjes së monumentit. Deri tani, përfaqësuesit e aktores nuk kanë reaguar zyrtarisht, ndërsa videoja vazhdon të bëjë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndezur debate mbi kufijtë mes reklamës dhe shkeljes së ligjit.

 

@dailymail

Sydney Sweeney could face criminal charges after hanging bras on the Hollywood sign as part of a promotional stunt for her new lingerie line. A new video shared by Sweeney shows the actress and her team loading up a van with duffle bags full of lingerie and driving up into the Hollywood Hills. While the Hollywood star reportedly obtained a filming permit, officials have reportedly said it may not have authorised the activity seen in the video. Trespassing on the site can result in a misdemeanor charge, meaning a fine of up to $1,000 or up to six months of jail time. #sydneysweeney #hollywood #usa

♬ original sound – Daily Mail

The post Reklamë apo shkelje? Sydney Sweeney në qendër të polemikave appeared first on iconstyle.al.

Çfarë tregojnë duart për shëndetin e tiroides? Shenjat paralajmëruese

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës, e cila luan një rol kyç në funksionimin e organizmit. Ajo prodhon hormonet tiroide T3 dhe T4, të cilat rregullojnë metabolizmin, energjinë, temperaturën e trupit dhe funksionin e shumë organeve. Kur kjo gjëndër nuk funksionon siç duhet dhe prodhon më pak hormone se normalja, shfaqet hipotiroidizmi.

Hipotiroidizmi shoqërohet me një sërë simptomash, si lodhja e vazhdueshme, shtimi në peshë, kapsllëku, depresioni dhe përgjumja. Megjithatë, mjekët theksojnë se disa shenja të kësaj gjendjeje mund të vërehen lehtësisht edhe përmes duarve.

Një nga shenjat më të shpeshta janë duart vazhdimisht të ftohta, që lidhen me qarkullimin e dobët të gjakut. Aktiviteti i ulët i tiroides ndikon në rritjen e homocisteinës, një aminoacid që lidhet me probleme kardiovaskulare dhe rrjedhje të dobët të gjakut.

Po ashtu, lëkura e duarve mund të bëhet e thatë dhe e rrudhur. Rrudhat dhe vijat e holla në lëkurë janë më të dukshme te personat me hipotiroidizëm, për shkak të mungesës së hidratimit dhe ngadalësimit të proceseve metabolike.

Një tjetër shenjë dalluese është ngjyra e verdhë e lëkurës, veçanërisht në pëllëmbët e duarve, e cila vjen si pasojë e uljes së hormoneve tiroide. Ndryshime vërehen edhe në thonj, të cilët bëhen të brishtë, humbasin shkëlqimin dhe thyhen lehtësisht.

Në disa raste, hipotiroidizmi favorizon shfaqjen e onikomikozës, një infeksion mykotik i thonjve, i lidhur me qarkullimin e dobët të gjakut në gjymtyrë. Specialistët këshillojnë që çdo ndryshim i pazakontë të mos neglizhohet dhe të kërkohet konsultë mjekësore për diagnozë të saktë dhe trajtim në kohë.

The post Çfarë tregojnë duart për shëndetin e tiroides? Shenjat paralajmëruese appeared first on iconstyle.al.

❌