Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle
Green Coast, destinacioni bregdetar më përfaqësues i Shqipërisë, ka lidhur njëpartneritet strategjik me Nammos Hotels & Resorts, branditmesdhetar lifestyle me njohje ndërkombëtare, për zhvillimin e një destinacioni të hotelerisë dhe rezidencave nën brandinNammos, brenda projektit Green Coast. Ky njoftim shënonpraninë e parë të Nammos në Shqipëri dhe konsolidon më tejpozicionin në rritje të Rivierës Shqiptare si një destinacion ipreferuar për brandet luksoze ndërkombëtare.
Partneriteti bashkon dy organizata që ndajnë të njëjtinpërkushtim ndaj cilësisë, krijimit të destinacioneve me identitetdhe zhvillimit afatgjatë të eksperiencës së jetesës mesdhetare. Green Coast është pozicionuar si standardi i referencës përjetesën e integruar bregdetare në Shqipëri, duke ndërthururkomunitetet rezidenciale, hotelerinë, hapësirat tregtare dhe argëtimin në një mjedis të planifikuar me kujdes në bregdetin e Jonit.
Sakaq, me origjinë në Mykonos, Nammos është shndërruar nënjë platformë globale lifestyle që përfshin hotele, rezidenca tëbranduara, gastronomi karakteristike, hapësira tregtare dhe mirëqenie, me prani në Mykonos, Dubai, Kanë, Sardenjë, Londër dhe Limassol. Shqipëria bëhet vendi i shtatë në botë qëmirëpret brandin Nammos.
Destinacioni që do të zhvillohet nën brandin Nammos në Green Coast do të përfshijë një boutique hotel me rreth 29 njësiakomoduese, 12 rezidenca të branduara, restorantin karakteristikNammos, koncepte të tjera të gastronomisë dhe pijeve, si dhe njëhapësirë të kuruar retail, të gjitha në kuadër të një marrëveshjejeafatgjatë. Projekti do të konceptohet dhe operohet në përputhjeme standardet e brandit Nammos Hotels & Resorts, duke krijuarnjë destinacion lifestyle të integruar, që pasqyron si identitetinglobal të brandit Nammos, ashtu edhe karakterin natyror tëveçantë të Rivierës Shqiptare.
Petros Stathis, President i Nammos, u shpreh: “Jemi krenarëpër partneritetin me Grupin BALFIN në këtë projektemocionues, në një prej destinacioneve me rritjen më të shpejtënë Mesdhe. Nammos Resort Albania do të sjellë në RivierënShqiptare një eksperiencë ekskluzive të hotelerisë ultra-luksozedhe do të vendosë një standard të ri për rajonin.”

Samir Mane, President i Grupit BALFIN, u shpreh:
“Ky partneritet përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimine Green Coast. Duke ndërthurur vizionin tonë afatgjatë përzhvillimin e destinacionit me ekspertizën e njohur globalisht tëNammos në fushën e lifestyle dhe hotelerisë, synojmë të krijojmënjë hapësirë të veçantë që do të forcojë më tej pozicioniminndërkombëtar të Rivierës Shqiptare. Së bashku, po krijojmë njëdestinacion që pasqyron maturimin dhe ambicien në rritje tësektorit të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.”

Për Nammos Hotels & Resorts, partneriteti krijon mundësinë përt’u zgjeruar në një destinacion me pasuri të jashtëzakonshmenatyrore, njohje ndërkombëtare gjithnjë e në rritje dhe potencialtë fortë afatgjatë. Përmasat dhe infrastruktura e Green Coast, tëzhvilluara përmes një investimi prej më shumë se 1 miliardeurosh, krijojnë bazën për një prani të integruar dhe tëqëndrueshme të Nammos, të konceptuar për të krijuar vlerëafatgjatë për vizitorët, rezidentët dhe investitorët.
Ky njoftim pasqyron besimin e vazhdueshëm të brandevendërkombëtare të hotelerisë dhe lifestyle në sektorin e turizmitnë Shqipëri dhe pritet të kontribuojë më tej në pozicionimin e Rivierës Shqiptare si një prej destinacioneve kryesoremesdhetare për turizmin, jetesën rezidenciale premium dhe investimet afatgjata.




