Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar lidhur me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, gjatë protestës së opozitës.
Sipas njoftimit, i mituri ishte parë duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë. Për këtë arsye, ai është shoqëruar për verifikim, ku është konfirmuar se ishte 14 vjeç.
Megjithatë, policia sqaron se nuk është mbajtur në asnjë moment në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, e më pas është lënë i lirë.
âTheksojmĂ« se shtetasi i mitur nĂ« asnjĂ« moment nuk Ă«shtĂ« mbajtur nĂ« ambiente tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta me persona tĂ« rritur tĂ« ndaluar apo tĂ« shoqĂ«ruar, por ka qĂ«ndruar nĂ« njĂ« ambient tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m dhe Ă«shtĂ« trajtuar me kujdes, nĂ« pĂ«rputhje me parimet dhe garancitĂ« ligjore pĂ«r tĂ« miturit. Ai Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« i lirĂ« menjĂ«herĂ« pas mbĂ«rritjes sĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit ligjor.â, sqarohet mĂ« tej.
Në lidhje me veprimet e punonjësve të Policisë gjatë trajtimit të këtij rasti, është njoftuar menjëherë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për verifikimin e plotë të rastit.
Sjellim ndërmend se protesta e kësaj të shtune, u shoqërua me tensione. Protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë dhe ndaj Kuvendit, e largimi i tyre u bë vetëm përmes autobotëve me ujë dhe gazit lotsjellës nga uniformat blu.
Lidhur me këto incidente, deri më tani raportohet se janë shoqëruar 23 protestues.
