Reading view

Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

Eshtë arrestuar shtetasi turk Demun Tunahan 30 vjeç banues në Stamboll pasi mbrëmjen e së premtes aksidentoi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta, nga Dibra, banues në Itali.

Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”, ku automjeti tip Nissan me targa AB590NA, i drejtuar nga shtetasi turk, i preu rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta, 29 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banues në Itali.

29-vjeçari, i cili ndodhej me pushime në Ksamil, u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i riu ka pësuar politrauma dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

  •  

Sherr në Ksamil/ 36-vjeçari shqiptar goditet nga dy turistet austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në plazhin “Tre Ishujt” në Ksamil, ku janë përfshirë në një konflikt fizik një shtetas shqiptar dhe dy turiste austriake. Sipas burimeve paraprake, 36-vjeçari Ledio Halka është konfliktuar me dy shtetaset austriake, Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç. Sipas policisë, turistet kanë goditur Halkën, ndërsa […]

The post Sherr në Ksamil/ 36-vjeçari shqiptar goditet nga dy turistet austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi appeared first on FaxWeb.

  •  

Nga mungesa e dokumentacionit deri te shkelja e perimetrit të sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri. Uniformat blu bëjnë me dije se  janë bllokuar 7  Jet Ski, 34 gomone dhe skafe. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë: 3 për shkelje të perimetrit të sigurisë – masa administrative 100 000 lekë secili; 2 për tejkalim […]

The post Nga mungesa e dokumentacionit deri te shkelja e perimetrit të sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil appeared first on FaxWeb.

  •  
❌