Berisha nga Trauma: Nallbati ka hematomë, Sokol Bizhga përgjegjës për dhunën shtazore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu vizituan Bledion Nallbati, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës.
Deputeti pësoi dëmtime gjatë tubimit të opozitës si pasojë e goditjeve nga policia.
Në një prononcim për mediat, në dalje, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe do të qëndrojë nën observim për të monitoruar çdo pasojë të mëvonshme të goditjes.
Berisha akuzoi hapur policin Sokol Bizhga si urdhër-dhënës për dhunën ndaj deputetit, duke e cilësuar atë si një figurë kriminale të njohur dhe “të damkosur” që ka mbajtur pozita në polici pavarësisht historisë së tij.
Kreu i PD paralajmëroi përgjegjësi ligjore dhe politike ndaj Bizhgës dhe tha se akti i tij ndaj Nallbatit është i papranueshëm dhe ka karakter politik, duke lidhur direkt veprimin me qeverisjen e Edi Ramës.
“Deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo.
Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.
E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar.
Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.
Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte, duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama.
E ka apo s’e ka atë, valin gjë nuk e di, se s’mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur“, tha ndër të tjera Berisha.

