❌

Reading view

“Njerëzit e Kurtit”, “Agjentët serbë”, si po ngrihen këto narrativa?

Jona Cenameri 

Protestat në Shqipëri janë shoqëruar edhe me një tjetër betejë, informative, mbi pyetjen se kush qëndron pas tyre.

Në media dhe rrjetet sociale janë shfaqur paralelisht pretendime se protestat po ushqehen nga njerëz të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pretendime se aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ardhur në Shqipëri për rrëzimin e qeverisë Rama.

Por edhe pretendime se persona të lidhur me shërbimet sekrete serbe po tentojnë të hyjnë nga Kosova për t’u infiltruar në protestë.

Edhe deklarata e një studenti shqiptar se komunikonte me kolegë në Serbi për format e organizimit të protestave është përdorur për të ngritur pikëpyetje mbi një “manual” serb.

Nga “simpatizant” në “militantë të Kurtit”

Një nga rastet që ushqeu më së shumti narrativën lidhet me Driton Bytyqin dhe Enes Sopin, dy të rinj nga Prishtina të shoqëruar gjatë protestave.

Një procesverbal policor i publikuar në media tregon se Bytyqi deklaroi se kishte ardhur nga Prishtina së bashku me mikun e tij për të marrë pjesë në protestë.

Ai tha se punonte si kamerier dhe se ishte simpatizant i Albin Kurtit dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në deklarimin e publikuar ai shprehej gjithashtu se dëshironte rrëzimin e qeverisë Rama dhe vendosjen e një qeverie më pranë politikave të Vetëvendosjes. 

Por në disa publikime, cilësimi ndryshoi.

Dy të rinjtë u quajtën “militantët e arrestuar të Kurtit”, ndërsa prania dhe bindjet e tyre politike u përdorën si argument për një rol më të gjerë të Vetëvendosjes në protesta.

“Policia ‘zbulon agjentët e huaj”?

Në një tjetër titull u përdor formulimi “Policia ‘zbulon agjentët e huaj”?, ndonëse materiali i publikuar nuk dokumentonte lidhje të tyre me ndonjë shërbim inteligjence apo strukturë shtetërore. 

postim Ma Shqip

Në konferencën zyrtare të 16 tetorit, Policia e Shtetit raportoi 127 arrestime dhe 244 procedime në Tiranë, si dhe hetime nga Krimi Kibernetik dhe Antiterrori për kanale që shpërndanin thirrje kriminale e ekstremiste.

Megjithatë, në këtë komunikim publik Policia nuk identifikoi Albin Kurtin, Vetëvendosjen, Kosovën apo Serbinë si organizatorë të protestave. 

“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”

Faqja Kosova365 shkruante se “aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje” po merrnin pjesë në protestat në Shqipëri.

Por në të njëjtin postim, prova e sjellë ishte deklarimi i njërit prej të rinjve se ishte simpatizant i Kurtit dhe politikave të Vetëvendosjes.

Në një tjetër reagim, Vladimir Qose shkoi më tej, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës se po ndërhynte në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Ai shkruante se Albin Kurti “nuk mund të dërgojë njerëz këtu” dhe fliste për “puthadorët” e tij.

Vladimir Qose postim

Por postimi nuk sillte prova se të rinjtë apo persona të tjerë në protestë kishin ardhur me urdhër të Kurtit.

Venhar Isufi

Narrativa mori një tjetër shtysë më 18 tetor, kur kamerat e Euroneës Albania filmuan në Tiranë Venhar Isufin.

Lajm Nacionale

Nacionale e identifikoi atë si zëdhënës të ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Armend Muja.

Vetë Isufi reagoi se prej rreth një muaji e gjysmë nuk ishte më pjesë e kabinetit. Ai deklaroi se kishte ardhur në Tiranë “për qef, me nipa”, ndërsa shtoi se ndodhej aty edhe si gazetar.

Reagim Venhar Isufi
Reagim Venhar Isufi
Reagim Venhar Isufi

Radhët në Morinë dhe “agjentët serbë”

Ndërkohë, të njëjtat protesta prodhuan edhe një narrativë pothuajse në drejtimin e kundërt.

Një postim i Ting News tregonte automjete në radhë në pikën kufitare të Morinës me titullin: “Serb të Kosovës nisen në Shqipëri për të përshkallëzuar trazirat.”

Lajm Ting News

Në tekst pretendohej se “informacione të përcjella në redaksi” ngrinin dyshime se mes personave që hynin nga Kosova kishte individë të lidhur me shërbimet sekrete serbe dhe se ata mund të synonin infiltrimin në protestat e Tiranës.

Postimi, megjithatë, nuk paraqiste emra, dokumente, të dhëna policore apo deklaratë të ndonjë institucioni që ta mbështeste akuzën. Paraqiste vetëm një foto.

Fotografia e gjeneruar me AI

Fotografia e kolonës së automjeteve me targa Serbe duke hyrë në Morinë, rezulton 77% e gjeneruar me AI sipas AI or NOT.

Ai or Not

Këtë e ka verifikuar edhe organizata Hibrid.info në Kosovë.

Edhe vetë kolonat në Morinë nuk janë fenomen që nisi me protestat.

Më 1 tetor, pothuajse dy javë para protestës së 13 tetorit, ishte raportuar rikthimi i kontrolleve kufitare dhe krijimi i radhëve në Morinë. Sipas raportimit, regjimi sezonal parashikonte kontrolle gjatë periudhës 1-31 tetor, pas kalimit të lehtësuar gjatë muajve të verës. 

“Manuali nga Serbia”

Një tjetër degë e narrativës u krijua pas deklaratës së një studenti shqiptar në emisionin “Breaking” të Euronews Albania.

Euronews

Studenti tha se kishte ndjekur protestat në Serbi dhe se kishte miq studentë atje me të cilët qëndronte në kontakt për organizimin dhe format e përdorura gjatë protestave.

Shumë media e ripaketuan me tituj dhe narrativa si:

“Protesta shqiptare me ‘manual’ nga Serbia?” 

Studenti nuk tha se merr udhëzime nga qeveria serbe, ndonjë parti politike apo shërbim sekret.

Deklarata u përdor edhe nga Bedri Zyberaj në një reagim kritik ndaj protestuesve, ku ai ironizonte kontaktet me kolegët në Serbi dhe përmendte qëndrimet serbe ndaj Kosovës.

Postim Bedri Zyberaj

Një narrativë që kishte nisur më herët

Korniza që e lidh Albin Kurtin me protestat në Shqipëri nuk u shfaq për herë të parë në tetor.

Në qershor 2026, gjatë një valëve të protestave të revolucionit flamingo në Tiranë, në Facebook u shpërnda një video me pretendimin se turma po brohoriste:

“Duam Albin Kurtin.”

Verifikimi i Faktoje tregoi se pretendimi ishte i pavërtetë. Protestuesit në video thoshin “Ju erdhi fundi”, jo “Duam Albin Kurtin”.

Në të njëjtën periudhë u ngrit edhe pyetja nëse Kurti po organizonte qytetarët nga Kosova që merrnin pjesë në protestë.

Edhe raportimet që trajtonin këtë debat theksonin se dyshimet për koordinim politik nuk ishin konfirmuar zyrtarisht. 

Në mungesë të provave për këto hallka, pretendimet për një “dorë të huaj” që drejton protestat mbeten të pambështetura.

The post “Njerëzit e Kurtit”, “Agjentët serbë”, si po ngrihen këto narrativa? appeared first on Faktoje.al.

  •  

16-vjeçari që humbi jetën në Greqi përdoret si viktimë e protestës në Tiranë

Pretendimi: Fotografia tregon një 16-vjeçar që humbi jetën gjatë protestave në Tiranë si pasojë e dhunës së policisë.

Vlerësimi: E pavërtetë

Jona Cenameri

_________________________________________________________________

Një fotografi e një 16-vjeçari të ndjerë është përdorur në Facebook për të mbështetur pretendimin se një i mitur kishte humbur jetën gjatë protestave në Tiranë si pasojë e dhunës së policisë.

Postimi u publikua (arkivuar këtu) më 18 tetor nga faqja “Info Shqip”. Mbi fotografinë bardhezi të të riut shkruhej: “Në protestë. Humb jetën 16-vjeçari nga dhuna e policisë. Ngushëllime familjes.”

Publikimi mori qindra reagime dhe komente. 

postimi

Kërkimi me Google lenses tregon se fotografia është e Asllan Gjanës. Një 16-vjeçar shqiptar që kishte humbur jetën në Greqi disa javë më parë, në rrethana që nuk kanë asnjë lidhje me protestat në Tiranë.

Pas protestës së 13 tetorit në Tiranë dhe publikimit të pamjeve të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin pretendime të ndryshme për persona në gjendje kritike, të intubuar, në koma apo të vdekur.

Faktoje i dokumentoi këto pretendime më 14 tetor. Në një nga postimet e asaj nate pretendohej se një 16-vjeçar kishte vdekur nga dhuna e policisë dhe ndodhej në Spitalin Ushtarak. Në një screenshot tjetër pretendohej se një 16-vjeçar kishte mbërritur në spital “pa shenja jete” dhe se informacioni po mbahej i fshehtë. Këto pretendime nuk shoqëroheshin me prova. 

Mjekët e Spitalit të Traumës dhe Ministria e Shëndetësisë deklaruan pas protestës se nuk kishte humbje jete apo protestues të intubuar. Edhe në përditësimin e fundit të 19 tetorit, Ministria raportoi të lënduar dhe të shtruar në gjendje të mirë, por asnjë viktimë. 

Pretendime për një “16-vjeçar të vdekur” qarkullonin që pas protestës së 13 tetorit. Pesë ditë më vonë, postimi i “Info Shqip” i bashkëngjiti kësaj narrative fotografinë e një personi konkret. 

Por i riu në fotografi kishte ndërruar jetë përpara se këto protesta të zhvilloheshin. Personi në fotografi është Asllan Gjana, një futbollist 16-vjeçar me origjinë shqiptare që luante në Greqi.

Redaksia e Faktoje u kontaktua për postimin. Në mesazhin e mbërritur në redaksi bëhej me dije se fotografia ishte e Asllan Gjanës, i njohur edhe si Ani, i cili kishte ndërruar jetë në zonën e Kavalës në Greqi dhe nuk kishte lidhje me protestat në Shqipëri.

Kërkimi në raportimet mediatike e konfirmon këtë informacion.

Më 29 shtator 2026 nga disa media shqiptare u raportua vdekja e 16-vjeçarit Asllan Gjana pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli në Greqi. Lajmi është publikuar rreth dy javë përpara protestës së 13 tetorit. 

Sipas raportimit, Gjana doli jashtë fushës gjatë lojës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit. Atij iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua në Spitalin e Kavalës, ku u shtrua në kujdes intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 16-vjeçari nuk mbijetoi. 

Edhe burimet greke e dokumentojnë ngjarjen. Një raportim i 29 shtatorit përshkruan se Gjana, futbollist i Byron Kavala, ishte dëmtuar rëndë në kokë gjatë ndeshjes në fushën e Panagias në Thasos dhe më pas kishte humbur jetën.

Në të njëjtën datë, kryebashkiaku i Kavalës, Thodoris Mouriadis, publikoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e 16-vjeçarit Gjana Asllan, duke e identifikuar atë si futbollist të Byron Kavala. 

Shumë 16-vjeçarë kanë qenë pjesë e protestave në Tiranë, por sipas raportimeve të deritanishme asnjë prejt tyre nuk ka ndërruar jetë. 

Pretendimi se fotografia tregon një 16-vjeçar që humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në Tiranë vlerësohet si i pavërtetë, duke qenë se adoleshenti në foto ëshë i riu Asllan Gjana.

The post 16-vjeçari që humbi jetën në Greqi përdoret si viktimë e protestës në Tiranë appeared first on Faktoje.al.

  •  

Orë pas ore me protestën, mes gurëve, gazit dhe zjarrit. Del RENEA.

Nga Jona Cenameri

Pak pas orës 11:00 të së shtunës, 17 tetor, protestuesit nisën të mblidheshin sërish përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Ishte dita e pestë e protestave të dhunshme të nisura më 13 tetor.

Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri

Thirrja më e përsëritur dhe kërkesa më e artikuluar e turmës mbetej ajo që kishte shoqëruar protestat prej muajit qershor: “Rama, jep dorëheqjen!”

“Poshtë patronazhistët”, “Polici e krimit”, “O sa turp me qenë civil” (referuar policëve civilë) dhe “O sa turp me qenë polic” ishin disa nga thirrjet më të përdorura.

Në hyrje të godinës qëndronin efektivë policie, ndërsa forca të tjera ishin pozicionuar në rrugicën anësore.

policia e shtetit
Foto nga Jona Cenameri
policia e shtetit
Foto nga Jona Cenameri

Në anë të saj, protestuesit filluan të krijonin një pengesë në mes të rrugës me bordura të trotuarit të shkulura nga vendi. Pranë tyre u vendosën disa kosha mbeturinash, të cilëve më pas iu vu flaka.

Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri

Rreth orës 12:00, një tjetër objekt përfundoi në flakë. Protestuesit i vunë zjarrin një valixheje dhe e hodhën brenda oborrit të Ministrisë së Arsimit, duke e paraqitur si simbol të emigrimit.

Foto nga Jona Cenameri

Përballë kësaj pamjeje, nga krahu tjetër i protestës u shfaq autoboti i policisë.

Gurë nga njëra anë, gaz nga tjetra

Teksa autoboti afrohej, një pjesë e protestuesve nisën ta qëllonin me gurë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri

Turma u zmbraps me vrap.

Gazi ndryshon menjëherë mënyrën se si përjetohet protesta. Të djeg sytë dhe fytin, të mbush sytë me lot dhe, për minuta, ta bën thuajse të pamundur të shohësh se ku po shkon.

Në Rrugën e Durrësit, ky cikël u përsërit disa herë: protestuesit afroheshin drejt Ministrisë së Arsimit, hidhnin gurë, sende të forta apo molotovë; policia përdorte gazin dhe ujin me presion; turma largohej me vrap dhe, pas pak, përpiqej të kthehej.

Rreth orës 14:00, u raportua një tjetër sulm me molotovë ndaj efektivëve, pas të cilit policia përdori gaz dhe ujë, duke e shpërndarë përkohësisht turmën në rrugicat pranë Ministrisë së Arsimit dhe drejt hyrjes së sheshit “Skënderbej”.

Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri

Në një moment, përqendrimi i gazit pranë ministrisë ishte aq i lartë sa afrimi më tej se dalja e rrugës bëhej thuajse i pamundur.

Por brenda të njëjtës turmë ku fluturonin gurët kishte edhe një tjetër realitet.

Ujë, maska dhe solucion fiziologjik

Disa protestues kishin ardhur të përgatitur me shishe uji dhe solucion fiziologjik për t’ua pastruar sytë personave të ekspozuar ndaj gazit.

Në momentet kur turma shpërndahej me vrap, njerëz që nuk njiheshin me njëri-tjetrin ndalonin për të pyetur: “Je mirë?”, “Do ujë?”, “Duhet të pastrosh sytë?”, “Të duhet maskë?”.

Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri

Të tjerë shpërndanin ushqime, ujë dhe maska.

Pak biznese që qëndronin hapur në anë të rrugës shërbenin ndërkohë si vende ku protestuesit merrnin diçka për të ngrënë, për të pirë apo kryenin nevoja personale përpara se të ktheheshin sërish drejt përplasjes.

Plumbat e gomës hyjnë në protestë

Gjatë pasdites, në pamjet e publikuara nga terreni nisën të shfaqeshin protestues që tregonin plumba gome apo shenja goditjeje në trup.

U raportua se policia kishte përdorur plumba gome për të shpërndarë protestuesit, krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha më vonë se përdorimi i këtyre mjeteve kishte qenë i kufizuar dhe se Policia përdorte vetëm pajisje të certifikuara.

U raportuan edhe raste të protestuesve me shenja goditjeje në pjesën e sipërme të trupit.

“Na goditën nga lart”

Një tjetër element i përshkruar nga protestuesit ishte drejtimi nga vinte gazi dhe sende të tjera të përdorura gjatë ndërhyrjes.

Një i ri i tha Faktoje se gjatë përplasjes “jemi gjuajtur me gaz dhe sende të tjera nga lart”. Ai pretendon se ky gaz nuk ka datë prodhimi apo skadence.

Rreth orës 15:00, gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, efektivë policie u fotografuan në tarracën e Ministrisë së Brendshme duke hedhur bombola gazi lotsjellës drejt bulevardit.

Pak më vonë, pamje të tjera tregonin efektivë edhe në tarracën e Kryeministrisë duke hedhur gaz drejt turmës që ndodhej poshtë.

Një ambulancë mes protestuesve

Në mes të përplasjeve, një qytetar nuk u ndje mirë.

Ambulanca mbërriti pranë protestuesve, por edhe aty u shfaq mosbesimi që kishte pushtuar turmën. Personi që kishte nevojë për ndihmë hezitonte të hynte në ambulancë nga frika se mund të arrestohej më pas. Vetëm pas këmbënguljes së njerëzve përreth pranoi të merrte ndihmë.

U raportuan gjithashtu raste të personave që humbën ndjenjat gjatë ekspozimit ndaj gazit dhe u morën nga ambulanca.

Më vonë, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore reagoi publikisht pas një incidenti ku një ambulancë ishte penguar nga disa protestues.

“Ambulancat janë në shërbim të jetës”, ishte mesazhi i QKUM-së, e cila u kërkoi protestuesve të mos pengonin lëvizjen e tyre.

Sipas Qendrës, gjatë protestave ekipet e urgjencës po përballeshin jo vetëm me rastet e shkaktuara nga tubimet, por edhe me urgjencat e zakonshme. QKUM tha se në Tiranë, mbi fluksin e zakonshëm prej rreth 250–280 vizitash dhe ndërhyrjesh në ditë, ishin shtuar rreth 100 raste të tjera gjatë ditëve të protestave.

Foto nga Jona Cenameri

Nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë

Pas rreth katër orësh përplasjesh te Ministria e Arsimit, turma nisi të lëvizte drejt Kryeministrisë.

Gjatë marshimit vazhdonte të dëgjohej kërkesa që mbeti boshti politik i protestës: “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”

Pranë selisë së Partisë Socialiste kishte forca policore dhe një tjetër automjet ujëhedhës.

Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri
Foto nga Jona Cenameri

Në segmentin pranë Kishës Ortodokse, lëvizja e turmës kaloi pa përplasje. Por qetësia nuk zgjati.

Teksa protestuesit lëviznin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gazi lotsjellës nisi të hidhej nga tarraca e Ministrisë së Brendshme.

Pas orës 15:30, përplasja u zhvendos përpara Kryeministrisë.

Policia përdori sërish ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa nga grupet e protestuesve vazhduan hedhjet e gurëve, pllakave të trotuarit dhe sendeve të tjera.

Rreth orës 16:00, tre automjete ujëhedhëse po vepronin njëkohësisht në bulevard, ndërsa zona ishte mbuluar nga gazi lotsjellës. Protestuesit, nga ana tjetër, shkëpusnin pllaka dhe i hidhnin drejt forcave të rendit.

Edhe pas ndërhyrjes me gaz dhe ujë, turma nuk u shpërnda menjëherë.

Në minutat që pasuan, policia nisi të futej mes protestuesve dhe të kryente shoqërime, ndërsa pati edhe përplasje fizike mes efektivëve dhe personave në turmë.

Një makinë shtyhet drejt policisë dhe më pas digjet

Rreth orës 17:00, përplasjet përpara Kryeministrisë morën një tjetër kthesë.

Sipas raportimeve nga terreni, një automjet u shty nga protestuesit në drejtim të pozicioneve të policisë. Më pas, mjetit iu vu flaka në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pamjet e makinës së përfshirë nga flakët u bënë një prej imazheve të pasdites, ndërsa përplasjet vijuan në bulevard.

Foto nga LSA
Foto nga LSA
Foto nga LSA
Foto nga LSA
Foto nga LSA
Foto nga LSA

Policia: 167 të arrestuar në 5 ditë

Ndërsa përplasjet vazhdonin, Policia e Shtetit publikoi edhe bilancin e pesë ditëve të protestave.

Në një konferencë për mediat rreth orës 16:30, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, tha se gjatë këtyre ditëve ishin arrestuar 167 persona dhe proceduar penalisht 388 të tjerë.

Sipas tij, 132 punonjës policie ishin dëmtuar gjatë protestave, kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Lezhë.

Policia tha se punonjësit e saj ishin sulmuar me gurë, pllaka, sende metalike, mjete piroteknike, molotovë dhe sende të tjera.

Në të njëjtën deklaratë, Hita tha se 7 punonjës policie ishin pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kishte nisur hetim disiplinor për tejkalim të detyrës, mosrespektim të proporcionalitetit apo mënyrën e trajtimit të protestuesve.

Hita këmbënguli se efektivët nuk kishin marrë urdhër për të vepruar jashtë procedurave standarde dhe tha se përgjegjësia për shkeljet ishte individuale.

Ndërkohë, Policia ngriti edhe një tjetër alarm. Sipas saj, në grupe të krijuara në Telegram po bëheshin thirrje për dhunë ndaj efektivëve dhe për përdorimin e lëndëve djegëse dhe plasëse.

Policia u kërkon prindërve të mbajnë larg të miturit

Një pjesë e dukshme e protestës gjatë këtyre ditëve kanë qenë adoleshentët.

Në deklaratën e tij, drejtori i Policisë u kërkoi prindërve që të mos lejonin përfshirjen e fëmijëve të mitur në protesta ku ekzistonte rreziku i përshkallëzimit.

“Fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut dhe as të përdoren si mburojë”, deklaroi Hita.

Edhe bilancet e spitaleve tregojnë se të miturit kanë qenë mes personave të lënduar në ditët e protestave.

Përplasjet vazhdojnë edhe pas orës 17:00

Përplasjet nuk u mbyllën me konferencën e Policisë dhe as me bilancin shëndetësor të orës 17:00.

Rreth orës 18:00, policia ndërhyri sërish për të zmbrapsur turmën dhe për të shoqëruar protestues. Pothuajse në të njëjtën kohë u raportua se 1 protestues i moshuar kishte humbur ndjenjat dhe ishte larguar me ambulancë.

Pak pas orës 18:00, molotovët vazhdonin të hidheshin pranë makinave ujëhedhëse.

Të lënduarit

Bilanci i të lënduarve u rrit gjatë pasdites dhe mbrëmjes së 17 tetorit, ndërsa përplasjet vijonin në qendër të Tiranës.

Rreth orës 15:00, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 3 protestues sapo kishin mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njëri prej tyre deklaronte se ishte lënduar një ditë më parë, por ishte paraqitur në spital më 17 tetor.

Në përditësimin e orës 17:00, në Spitalin Universitar të Traumës ishin paraqitur 9 protestues, nga të cilët një ishte shtruar dhe 3 kishin marrë mjekim e ishin larguar.

Po aty ishin paraqitur 4 efektivë policie, nga të cilët 2 kishin marrë mjekim dhe ishin larguar, si dhe 1 kalimtar. Në QSUT po ekzaminohej edhe 1 efektiv tjetër.

Bilanci u rëndua më tej pas orës 17:00.

Sipas përditësimit më të fundit të strukturave shëndetësore, nga ora 17:00 e në vijim, në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën 16 efektivë policie dhe 2 protestues, ndërsa në QSUT 1 efektiv policie dhe 2 protestues. Bilanci i përgjithshëm kishte arritur në 21 efektivë policie dhe 13 protestues të lënduar.

Ndër personat e transportuar për ekzaminime dhe kujdes të specializuar mjekësor në QSUT ishte edhe një 53-vjeçar me inicialet S.K., i marrë nga ekipi i Urgjencës Kombëtare në zonën pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas mjekut të Urgjencës në QSUT, Dr. Euglert Karriqi, pacienti ishte i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Ai ndodhej nën monitorim mjekësor, po merrte trajtim mbështetës dhe po i nënshtrohej ekzaminimeve të nevojshme.

Bilanci mbetej në përditësim, ndërsa strukturat shëndetësore vijonin të raportonin persona të paraqitur për trajtim pas përplasjeve.

Në mbrëmje situata u rëndua në rrugën “Myslym Shyri”. U dogj bodrumi i Gjykatës së Lartë bashkë me dosjet. Pas rënies së zjarrit, në terren zbritën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA.

Pas përshkallëzimit të protestës dhe zjarrit pranë Gjykatës së Lartë, reagoi ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Ai theksoi se Gjykata e Lartë dhe Banka e Shqipërisë janë institucione të pavarura dhe jo zyra të qeverisë.

“Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, deklaroi Gogu.

Ai dënoi aktet e dhunshme, duke theksuar se protesta është një e drejtë, por se dhuna nuk mund të konsiderohet protestë. Sipas tij, dëmtimi i Gjykatës së Lartë nuk godet qeverinë, por institucionet e drejtësisë dhe qytetarët që u drejtohen atyre.

The post Orë pas ore me protestën, mes gurëve, gazit dhe zjarrit. Del RENEA. appeared first on Faktoje.al.

  •  

Qyteti Studenti pas sulmeve ndaj konvikteve

Nga Jona Cenameri

Mëngjesin e së premtes, 16 tetor, Qyteti Studenti në Tiranë dukej më shumë si në një ditë fundjave sesa në një ditë të zakonshme mësimi. Rrugëve shiheshin pak të rinj. Tek-tuk, ndonjë student dilte nga godina me çantë në shpinë apo tërhiqte valixhen, në pritje të një taksie ose të familjarëve që do të vinin ta merrnin.

studentet duke u larguar
Fotot nga Jona Cenameri
qyteti studenti 16/10/2026
Fotot nga Jona Cenameri
studentet duke u larguar
Fotot nga Jona Cenameri
studentet duke u larguar
Fotot nga Jona Cenameri

Një natë më parë, disa prej konvikteve ishin goditur me gurë, ndërsa në rrugët përreth ishin djegur kosha mbeturinash dhe ishin dëmtuar pjesë të infrastrukturës (tabela rrugore, etj). Frika e krijuar nga ngjarjet, por edhe shqetësimi i familjarëve që kishin ndjekur pamjet në rrjetet sociale, kishin shtyrë shumë studentë të largoheshin.

Në disa godina, xhamat e dyerve dhe dritareve vijonin të ishin të thyer. Punonjëset e pastrimit mblidhnin copat e xhamit nëpër rrugë. Në hyrjen e njërës prej godinave, një poster dhe shirit ngjitës ishin përdorur për të mbuluar përkohësisht pjesën e thyer të derës.

kovat me xhamat e thyer te dyerve dhe dritareve
Fotot nga Jona Cenameri
kovat me xhamat e thyer te dyerve dhe dritareve
Fotot nga Jona Cenameri

Në një tjetër konvikt, dera prej xhami ishte shkatërruar pothuajse tërësisht, duke lënë një hapësirë aq të madhe sa mund të kalohej përmes saj. Nga rruga mund të shihej ambienti i lavanderisë së godinës.

demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri
demtimet ne qytetin studenti
Fotot nga Jona Cenameri

Gjurmët e sulmeve të një nate më parë ishin ende të dukshme.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit?

Sipas dëshmive të mbledhura nga Faktoje dhe informacioneve të drejtuesve të Qytetit Studenti, një grup të rinjsh ka lëvizur përgjatë rrugëve të kompleksit, duke goditur me gurë xhamat e disa konvikteve dhe kamerat e sigurisë dhe duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinave.

Dëmtimet nuk janë kufizuar vetëm te konviktet e vajzave, siç u raportua fillimisht në rrjetet sociale.

Sipas koordinatorit të Qytetit Studenti dhe vëzhgimit të Faktoje në terren, janë dëmtuar godinat 9-10, 11-12, 14, 15, 16, 17 dhe 18. Godinat 16 dhe 18 janë godina djemsh, të tjerat vajzash. Godinat janë goditur njëra pas tjetrës përgjatë itinerarit të ndjekur nga grupi, ndërsa konviktet më të veçuara nga kjo rrugë, si ato me numra 21-29, nuk kanë pësuar dëmtime të ngjashme.

Mes godinave të prekura është edhe godina 14, ku strehohen studentë të Kolegjit të Europës. Sipas koordinatorit, godinat më të reja, ato nga numri 14 deri te 18, kanë pësuar dëme më të kushtueshme, përfshirë xhamat dopio, kamerat, etj.

Në hyrjen e godinës 14, mëngjesin e së premtes, një grup studentësh të huaj bisedonin në anglisht rrethuar nga çanta, ndërsa një puntor po nxirrte nga vendi derën kryesore të dëmtuar rëndë.

Dëshmitë e studenteve: frikë, korridore të mbushura dhe telefonata nga familjarët

Rexhina, studente masteri që banon në godinën 15, e përjetoi situatën nga brenda konviktit.

Në komunikimet me Faktoje, ajo tregoi se studentet ishin frikësuar nga goditjet dhe zhurmat jashtë godinës. Disa prej tyre kishin qëndruar në korridore, duke u përpjekur të kuptonin çfarë po ndodhte.

Sipas Rexhinës, nga informacionet që kishte marrë prej shoqeve të saj, personat që kishin hedhur gurë dukeshin shumë të rinj, ndoshta edhe rreth 13 vjeç. 

Ajo tregoi gjithashtu se në zonë ishin djegur kosha mbeturinash dhe se drejtuesit e godinës kishin ndërhyrë për të menaxhuar situatën. Në vendngjarje kishin mbërritur edhe shërbimet e emergjencës.

pas sulmit ne qytetin studenti
Foto e siguruar nga Faktoje
pas sulmit ne qytetin studenti
Foto e siguruar nga Faktoje
pas sulmit ne qytetin studenti
Foto e siguruar nga Faktoje

Frika nuk përfundoi me shuarjen e zjarreve

Në mesazhet e shkëmbyera me Faktoje, Rexhina shkruante: “Kemi frikë”.

Studentja tregonte se vajzat po largoheshin njëra pas tjetrës dhe se familjarët ishin të shqetësuar nga lajmet.

“Po ikin të gjitha”, shkruante ajo, duke shpjeguar se disa prindër po kërkonin që vajzat të ktheheshin në shtëpi.

Edhe vetë Rexhina planifikonte të largohej drejt Vlorës. Ajo shqetësohej se mos mamaja e saj e shikonte këtë lajm dhe frikësohej. 

Në komunikimet e mëvonshme, studentja shprehej se kishte qëndruar pothuajse pa gjumë gjithë natën dhe mëngjesin e sotëm (16 tetor) ishte kthyer për në Vlorë.

Një tjetër studente, e cila po largohej drejt Tropojës bashkë me shoqet, i tha Faktoje se shumë prej vajzave kishin vendosur të largoheshin nga frika. Sipas saj, edhe nëse nuk do ta merrnin vetë vendimin për t’u kthyer në shtëpi, familjarët do të vinin t’i merrnin.

Një studente tjetër, që po priste taksinë pranë godinës 15, tregoi se gjatë ngjarjes kishin qëndruar rreth një orë së bashku në korridor, të frikësuara nga ajo që po ndodhte jashtë. 

Një studente përjetoi ankth, u asistua nga psikologu

Sipas koordinatorit të Qytetit Studenti, një studente e godinës 15 përjetoi një gjendje të fortë ankthi gjatë ngjarjes. Ajo kishte qenë brenda godinës teksa kjo e fundit goditej me gur nga persona të paidentifikuar. 

Pas ndërhyrjes së stafit, asaj iu ofrua asistencë psikologjike. Koordinatori konfirmoi për Faktoje se studentja ishte në gjendje të stabilizuar.

Ai tha gjithashtu se stafi i konvikteve kishte qëndruar pranë studentëve dhe se policia ishte njoftuar menjëherë pas ngjarjes.

Nga rrëmbimi i tri vajzave te akuzat për serbë dhe policë civilë

Ndërsa studentët përpiqeshin të kuptonin çfarë po ndodhte, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin pretendime gjithnjë e më alarmante.

Screenshot-e të ndryshme u shpërndanë në Instagram, TikTok dhe WhatsApp, ku pretendohej se persona kishin thyer dyert e dhomave dhe kishin rrëmbyer vajza. Një publikim shkonte deri te pretendimi se ishin marrë me forcë 3 studente nga konviktet.

narrativat
narrativat

Në postime të tjera flitej për shtetas serbë që kishin hyrë në godinat e vajzave, ndërsa disa përdorues pretendonin se personat e filmuar ishin policë civilë.

narrativat
narrativat
narrativat

Paralelisht, e njëjta video u përdor për të përhapur akuza politike kontradiktore. Disa postime ua atribuuan sulmet protestuesve, ndërsa të tjera pretendonin se autorët ishin paguar nga grupe kriminale apo nga persona të lidhur me Partinë Socialiste për të diskredituar protestën.

narrativat
narrativat
narrativat

Nga verifikimi në terren dhe komunikimet me studentët e drejtuesit e godinave, Faktoje nuk konstatoi asnjë rast rrëmbimi. 

Po ashtu, nuk u paraqitën prova që të vërtetonin përfshirjen e shtetasve serbë apo lidhjet e pretenduara politike të personave që dëmtuan konviktet.

Ndërkohë, organizatorët e protestës janë distancuar publikisht nga sulmet ndaj godinave, duke mohuar përfshirjen e tyre dhe duke theksuar se studentët kërkojnë përmirësimin e kushteve të konvikteve, jo shkatërrimin e tyre.

reagimi i studenteve
reagimi i studenteve

Policia: Një grup protestuesish të maskuar dëmtoi godinat

Pas përhapjes së videove dhe pretendimeve në rrjetet sociale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë reagoi zyrtarisht për ngjarjet e 15 tetorit.

Sipas policisë, një grup protestuesish të maskuar kishte shkuar në Qendrën Studentore gjatë orëve të mbrëmjes dhe kishte thyer xhamat dhe dyert e disa godinave.

Policia njoftoi se kishte kryer veprimet procedurale dhe po vijonte punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pavarësisht cilësimit të personave si protestues të maskuar në njoftimin zyrtar, identiteti i autorëve të sulmeve ndaj konvikteve nuk është bërë publik dhe hetimet vijonin.

Kush i sulmoi konviktet?

Disa dëshmitarë i përshkruan personat që hodhën gurë si adoleshentë, ndërsa një i ri, i cili kishte komunikuar me shokun e tij në konviktin 18, i tha Faktoje se sipas informacioneve që kishte marrë, sulmuesit mund të kishin qenë gjimnazistë.

Koordinatori i Qytetit Studenti tha se kishte dëgjuar pretendime nga studentët dhe banorët pranë qs. për përfshirjen e të rinjve nga komuniteti rom, si dhe për sjellje të pazakontë (si në ndikimin e ndonjë substance) të personave të përfshirë. Megjithatë, këto mbeten informacione të pakonfirmuara, që nuk provojnë as identitetin, as përkatësinë e autorëve apo përdorimin e substancave.

Rexhina tregoi gjithashtu se kishte komunikuar me studentë të përfshirë në organizimin e protestës për të pyetur nëse njihnin ndonjërin nga personat që kishin shkuar pranë konvikteve. Sipas saj, ata i kishin thënë se nuk i njihnin.

Studentët largohen, dëmtimet mbeten

Të premten, Qyteti Studenti ishte dukshëm më i qetë. Në disa prej godinave të dëmtuara vijonin të dukeshin xhamat e thyer, ndërsa studentët që kishin vendosur të largoheshin prisnin transportin drejt qyteteve të tyre.

Largimet kishin nisur që të enjten dhe vazhdonin gjatë paradites së së premtes. Për disa, fundjava ishte një mundësi për t’u kthyer në shtëpi; për të tjerë, vendimi lidhej drejtpërdrejt me frikën dhe shqetësimin e familjarëve.

Sipas informacioneve të marra nga drejtuesit e Qytetit Studenti, komisariati i policisë brenda kompleksit nuk kishte qenë funksional prej rreth dy vitesh e gjysmë. Studentët me të cilët komunikoi Faktoje shprehën nevojën për prani më të vazhdueshme të patrullave policore pranë godinave deri në rregullimin e dyerve të godinave.

Sulmet e 15 tetorit lanë pas dëme të dukshme materiale, por edhe një ndjenjë pasigurie që nuk u zhduk me përfundimin e ngjarjes. Studentët friksohen se prindërit nuk do duan t’i lënë të kthehen prap në Tiranë pa u qetësuar situata. Për protestuesit ky ishte një sulm i kordinuar për të frikësuar të rinjtë dhe për t’i larguar ata nga protesta.

The post Qyteti Studenti pas sulmeve ndaj konvikteve appeared first on Faktoje.al.

  •  

Kjo foto e Bashkisë në flakë është gjeneruar me AI 

Pretendimi: Fotografia që shoqëron një postim në Facebook tregon Bashkinë e Tiranës të përfshirë nga flakët gjatë protestës së 13 tetorit 2026.

Vlerësimi: E gjeneruar me AI

Jona Cenameri

______________________________________________________

Në disa faqe në Facebook qarkulloi fotografia e Bashkisë së Tiranës, e paraqitur me flakë që dilnin nga disa kate dhe nga tarraca e godinës. Mbi imazh shkruhej: “Protestuesit i vënë flakën Bashkisë!”

Postim i gjeneruar me AI
Postim i gjeneruar me AI

Në një prej postimeve, fotografia shoqërohej edhe nga një tekst lajmi i shkurtër. Në tekst thuhej se protesta e 13 tetorit ishte përshkallëzuar dhe se, sipas pamjeve të një televizioni, një grup protestuesish kishte hyrë në Bashkinë e Tiranës dhe u kishte vënë flakën ambienteve të brendshme. Artikulli shtonte se përmasat e dëmeve nuk ishin ende të qarta.

Postim i gjeneruar me AI

Ngjarja e përshkruar në tekst është e vërtetë. Fotografia që përdoret për ta ilustruar, jo.

Protesta e 13 tetorit, e nisur pranë Ministrisë së Arsimit, u zhvendos gjatë mbrëmjes edhe drejt Bashkisë së Tiranës.

Në njoftimin e publikuar më 14 tetor, Policia e Shtetit deklaroi se në rrugën “Ded Gjon Luli” u thye me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë dhe iu vu zjarr kati i parë.

Edhe pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë disa protestues që hyjnë në katin e parë të godinës dhe përdorin mjete piroteknike dhe flakadanë. Zjarri u shua pas ndërhyrjes së policisë.

Por pamjet e dokumentuara nuk tregojnë atë që paraqet fotografia e shpërndarë: një godinë me disa kate dhe çatinë të përfshirë nga flakët.

Edhe një krahasim i drejtpërdrejtë me fotografinë e Bashkisë së Tiranës të bërë mëngjesin e 15 tetorit, dy ditë pas protestës, nxjerr në pah mospërputhje të dukshme.

Në fasadën reale dallohet fjongoja rozë e vendosur për Tetorin Rozë, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, si dhe arkitektura karakteristike e godinës. Po ashtu, në fotografinë reale dallohen qartë ndërtesa pas Bashkisë, pozicioni dhe forma e pemëve dhe raporti mes godinave përreth.

Këto elemente nuk përputhen me fotografinë që qarkulloi në Facebook. Ndërtesa në imazhin viral ka ndryshime në formën e fasadës dhe në elementet përreth saj; pallati në sfond dhe pemët nuk paraqiten njësoj si në pamjen reale të së njëjtës hapësirë.

Edhe vetë përmasat e zjarrit ngrenë pikëpyetje. Fotografia virale krijon përshtypjen se flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të ndërtesës, deri në katet e sipërme dhe çati. Ndërkohë, mëngjesin e 15 tetorit godina qëndronte në këmbë dhe fasada e saj nuk paraqiste dëmtime të përmasave që do të priteshin nëse skena e fotografisë virale do të kishte ndodhur realisht.

Fillimisht Faktoje e kontrolloi fotografinë edhe përmes mjetit AI or Not, i cili e klasifikoi me probabilitet shumë të lartë (97%) si imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale.

AI or Not

Dyshimet janë të dukshme edhe me sy të lirë: përveç mospërputhjeve me godinën reale, disa prej detajeve arkitekturore dhe elementeve të sfondit kanë pamje jo të turbullta, të paqarta, tipike për imazhet e krijuara artificialisht.

Një verifikim në terren ditë e sotme më datë 15 tetor 2026 Bashkia e Tiranës shfaqet me fjongon rozë, (dedikuar Tetorit Rozë) ndërsa godina është në gjende të mirë dhe jo e djegur.

Bashkia Tirane 15 Tetor 2026
Bashkia Tiranë, 15 tetor 2026  

Në të njëjtin përfundim ka arritur edhe platforma e verifikimit Hibrid.info, e cila konstatoi se imazhet që paraqisnin Bashkinë e Tiranës në flakë ishin gjeneruar me inteligjencë artificiale. 

Për këtë arsye, pretendimi vlerësohet si manipulim.

The post Kjo foto e Bashkisë në flakë është gjeneruar me AI  appeared first on Faktoje.al.

  •  

Tirana pas tri ditëve protestë, dëme, përplasje dhe dhjetëra të lënduar

Nga Jona Cenameri

Tirana nuk duket më njësoj si përpara 13 tetorit. Semaforë të thyer, kosha mbeturinash të djegur, tabela reklamash të shkatërruara dhe xhama institucionesh e biznesesh të dëmtuara kanë ndryshuar pamjen e rrugëve të kryeqytetit.

Në disa akse, koshat e mbeturinave janë zhvendosur në mes të rrugës, ndërsa dëmtimi i sinjalistikës ka vijuar edhe gjatë protestës së sotme.

 Për të tretën ditë radhazi, Tirana u përfshi nga protesta, përplasje me policinë dhe re të dendura gazi lotsjellës. Në rrugët e kryeqytetit, grupe të rinjsh vraponin drejt institucioneve dhe pikave të ndryshme të qytetit, për t’u tërhequr pak më vonë me vrap, kur ndërhynte policia ose përdorte gaz lotsjellës.

Pamja më e zakonshme e turmës ishte ajo e të rinjve me çanta shkolle, veshje sportive, kapuçë dhe atlete. Mes protestuesve kishte shumë nxënës gjimnazesh, të cilët kishin lënë mësimin për t’iu bashkuar protestës.

 Një pjesë e tyre nuk pranonin të identifikoheshin apo të flisnin për mediat. Disa shpjegonin se familjarët nuk e dinin që ndodheshin në protestë, të tjerë se kishin bojkotuar mësimin, ndërsa disa shpreheshin të shqetësuar nga mundësia e ndalimit prej policisë.

Shumë të rinj mbanin fytyrat e mbuluara me maska, syze ose kapuçë. Në disa raste, protestuesit e maskuar u kërkonin gazetarëve dhe qytetarëve të mos i filmonin.

Por pas kësaj pamjeje të një proteste të dominuar nga të rinjtë, qëndron sipas rrëfimeve të tyre një pakënaqësi politike dhe shoqërore që nuk ka nisur më 13 tetor.

Nga 31 maji te 15 tetori: një protestë që ndryshoi përmasa

Më 15 tetor do të shënohej dita e 138-të e protestave të nisura më 31 maj, të cilat prej muajsh kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e elitës së vjetër politike.

Protesta e shpallur për 13 tetorin si një tubim kombëtar studentor, përpara Ministrisë së Arsimit, i dha një tjetër përmasë kësaj lëvizjeje.

Pakënaqësitë për kushtet në universitete, koston e arsimit, mundësitë e kufizuara ekonomike, meritokracinë dhe perspektivën e të rinjve u bashkuan me kërkesat më të gjera politike.

Në rrugë, kërkesa që dëgjohej më shpesh ishte dorëheqja e kryeministrit.

Jo vetëm kushte

Për një pjesë të protestuesve, çështja nuk kufizohej më te universitetet. Pakënaqësitë ndaj sistemit arsimor ishin vetëm një pjesë e problemeve që, sipas tyre, i kishin shtyrë të dilnin në rrugë.

Krahas studentëve dhe gjimnazistëve, në protestë kishte edhe qytetarë më të moshuar, gjyshër, pedagogë dhe profesionistë. Jo të gjithë merrnin pjesë në përplasje. Disa ndiqnin marshimin, të tjerë qëndronin në sheshe ose pranë institucioneve, ndërsa grupe më të vogla përfshiheshin në dëmtimin e pronës dhe përballjet me policinë.

Një qytet ku turma lëvizte nga një institucion te tjetri

Gjatë 15 tetorit, protestuesit lëvizën në disa drejtime: nga zona e Parlamentit drejt Ministrisë së Arsimit, në sheshin qendror, pranë Kryeministrisë dhe në rrugë të tjera të Tiranës.

Në disa prej këtyre pikave, përplasjet me policinë u përsëritën. Gurë dhe sende të forta u hodhën drejt forcave të rendit dhe institucioneve, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujëhedhës për të shpërndarë turmat.

Shtëllungat e bardha të gazit u shfaqën vazhdimisht mbi rrugët e kryeqytetit.

Në disa raste, grupe të rinjsh vraponin drejt një pike ku kishte nisur një përplasje, godisnin objekte ose ndërtesa dhe më pas largoheshin me shpejtësi. Të tjerë tërhiqeshin për t’i shpëtuar gazit lotsjellës.

Përplasje pati edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku protestuesit u konfrontuan me policinë, por godina nuk u dëmtua.

Në turmë dëgjoheshin diskutime për goditjen e institucioneve, bankave, pikave të karburantit dhe bizneseve që protestuesit i konsideronin të lidhura me oligarkët.

Dëmtimet nuk prekën vetëm institucionet shtetërore. Në disa rrugë u thyen xhamat e bizneseve, u dëmtuan kioska dhe u dogjën objekte në hapësirat publike.

Një punonjës byrektoreje, i pyetur për ndikimin e protestës te bizneset, tha se nuk ndihej i shqetësuar nga situata. Përkundrazi, sipas tij, kishte pasur më shumë punë, pasi njerëzit e lodhur nga orët e gjata të protestës ndalonin për të ngrënë.

Të miturit në protestë, shqetësimi i institucioneve

Pjesëmarrja e madhe e gjimnazistëve u bë një nga temat kryesore të deklaratave të Policisë së Shtetit më 15 tetor.

Policia u bëri thirrje prindërve të interesoheshin për vendndodhjen e fëmijëve që mungonin në shkollë dhe paralajmëroi për rrezikun e përfshirjes së të miturve në përplasje.

Autoritetet ngritën gjithashtu dyshime se të mitur mund të jenë përdorur në vijën e parë të përballjeve për qëllime të caktuara.

Bilanci i përplasjeve

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit për protestën e 14 tetorit, u arrestuan 55 persona, mes tyre dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, ndërsa 98 të tjerë u proceduan penalisht.

Policia raportoi dëmtimin e 51 efektivëve gjatë asaj dite, si dhe dëme në ndërtesa shtetërore, banka, biznese, automjete, bankomate, kamera sigurie dhe sinjalistikë rrugore.

Në një deklaratë të mëvonshme, drejtori i Policisë raportoi 71 efektivë të plagosur gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë protestës së 14 tetorit kishin marrë kujdes mjekësor 89 persona në Spitalin e Traumës dhe QSUT.

Ndërsa deri në orën 16:15 të 15 tetorit, në Spitalin e Traumës ishin paraqitur 14 persona të lënduar, sipas Ministrisë, përfshirë tetë efektivë policie, katër protestues dhe dy të mitur. Një tjetër efektiv ishte trajtuar në QSUT.

Kronologjia e zhvillimeve sot

Tirana sot u zgjua mes dëmtimeve të lëna pas nga mbrëmja e kaluar, studentëve dhe gjimnazistëve që kanë bojkotuar mësimin dhe janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit.

I vihet zjarri një pike stacioni urbanësh te “Piazza”. Foto: Jomna Cenameri

14:50 – Sulmohet banka e nivelit të dytë te 9-katëshet

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin.

Gjatë incidenteve banka u godit me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj.

Ngjarja vjen pas përplasjeve të forta të shënuara më herët gjatë protestës në Tiranë, në zonën e Ministrisë së Arsimit, pranë Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.

13:45 – Policia, sërish apel prindërve: Fëmijët po përdoren si mburojë

Policia e Shtetit ka nxjerrë një deklaratë të dytë zyrtare lidhur me pjesëmarrjen e të miturve në protestat e dhunshme, duke shprehur shqetësimin e thellë se fëmijët po përdoren në vijën e parë të përplasjeve si mburojë.

Foto: Jona Cenameri
Foto: Jona Cenameri
Foto: Jona Cenameri
Foto Jona Cenameri
Foto Jona Cenameri
Foto Jona Cenameri
Foto Jona Cenameri

Autoritetet u kanë bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të interesohen me urgjencë për vendndodhjen e fëmijëve të tyre dhe të mos lejojnë ekspozimin e tyre ndaj gazeve lotsjellëse, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.

Video e bërë nga Faktoje.al

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, – thuhet mes të tjerash në njoftimin zyrtar.

13:10 – Protestat ndezin edhe rrethet

Protestat e të rinjve janë shtrirë sot përtej Tiranës, me bojkot të mësimit, marshime në rrugët e qyteteve dhe thirrje solidariteti me studentët.

Kërkesat lidhen me pakënaqësitë për arsimin, kostot e studimit dhe jetesës, si dhe me kundërshtimin ndaj qeverisë.

Ndërsa në Vlorë dhe në disa momente në Durrës, marshimet janë raportuar si paqësore, në Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Divjakë janë raportuar edhe incidente ose tensione mes të rinjve dhe forcave të policisë.

Konkretisht, në Elbasan, gjatë marshimit drejt zonës së Kalasë, u shënuan dëmtime të ndriçuesve përgjatë trotuarit, si dhe të rrethimeve dhe tabelave të ndryshme.

Në këtë moment, policia ndërhyri fillimisht me paralajmërime dhe më pas nisi shoqërimin e disa të rinjve, kryesisht nga efektivë civilë të armatosur.

Më pas, grupi u zhvendos përpara Bashkisë, ku qëndroi rreth 20 minuta, përpara se të vijonte marshimin në rrugët kryesore të qytetit. Gjatë lëvizjes u bllokua qarkullimi, u dëmtuan dhe u dogjën kosha mbeturinash, ndërsa një pjesë e protestuesve iu drejtua godinës qendrore të qytetit. U raportua gjithashtu një tentativë për të mbledhur nxënës të tjerë, gjatë së cilës u dëmtua dera e shkollës “Konstandin Kristoforidhi”.

Video: Jona Cenameri Faktoje.al

12:00 – Përplasje te Kuvendi, hidhet gaz lotsjellës

Grupe të ndryshme të rinjsh protestues, kanë sulmuar me gurë godinën e Kuvendit të Shqipërisë Policia ka ndërhyrë menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

E gjithë zona është e rrethuar nga policia, ndërsa rruga është boshatisur menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës. Ndërkohë, dhjetëra protestues janë vendosur para Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Foto: Jona Cenameri Faktoje.al
Foto: Jona Cenameri Faktoje.al
Foto: Jona Cenameri Faktoje.al

11:50 – Apeli i policisë për nxënësit dhe prindërit

Në një reagim të radhës, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe të shmangin përfshirjen në situata që rrezikojnë jetën dhe shëndetin.

Përmes një apeli publik, policia u kërkon nxënësve të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë, ndërsa prindërve u bën thirrje të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme. Sipas policisë, efektivët janë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Foto: Jona Cenameri Faktoje.al

11:14 – Arrestohen 55 persona, 98 nën hetim

Policia ka arrestuar 55 persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 98 të tjerë pas akteve të dhunës dhe dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestës së 14 tetorit në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë përplasjeve janë dëmtuar 51 punonjës policie, ndërsa janë goditur institucione shtetërore, banka, biznese dhe automjete.

Sipas policisë, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit dhe më pas në akse të ndryshme të Tiranës, grupe protestuesish kanë hedhur gurë, sende të forta, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të efektivëve dhe godinave.

Dëmtime janë raportuar në ambientet e Ministrisë së Arsimit, banka, institucione financiare dhe biznese private, si dhe në bankomate, kamera, semaforë, sinjalistikë rrugore dhe kangjella rrethuese.

Gjatë protestës është dëmtuar godina e Komisariatit të Policisë Nr. 2, është djegur një automjet policie dhe janë dëmtuar tre automjete të parkuara.

Video: Jona Cenameri Faktoje.al

10:30 – Bilanci i të plagosurve, 89 persona

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave që kanë marrë kujdes mjekësor pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë protestës së djeshme kanë marrë kujdes shëndetësor gjithsej 89 persona, nga të cilët 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT.

10:20 – Delegacioni i BE në Shqipëri reagon për protestën

Delegacioni i BE në Shqipëri në një reagim në “X” dënon me forcë atë që e konsideron si përshkallëzim të dhunës dhe shkatërrim të pronës publike dhe private në protestën e djeshme në Tiranë.

Delegacioni i BE thekson se dhuna s’ka vend në demokraci, duke shtuar se shqetësimet mund të adresohen vetëm përmes dialogut.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagim.

10.15- Protesta, anulohet seanca e Kuvendit

Kuvendi njoftoi zyrtarisht se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për t’u zhvilluar sot, do te zhvillohet te enjten e 22 tetorit. Ne fakt njoftimi per anulimin e Kuvendit ishte njoftuar mes deputetesh shume me heret, duke bere qe deri ne oren 09.00 rruga rreth Kuvendit te ishte e lire. Gjithcka ndryshoi me minuta kur asaj rruge iu drejtuan te rinjte, te cilet ne mungese te seances se njoftuar permes rrjetesh sociale u drejtuan drejt Ministrise se Arsimit.

09.30- Bllokohet Tirana

Rrugë të bllokuara, semaforë të thyer, biznese të shkatërruara, mungesë urbanësh dhe qytetarët të përfshirë nga kaosi dhe stresi.
Tirana e mëngjesit të kësaj të enjteje ka qenë e paralizuar në disa nga akset kryesore të saj pas përplasjeve të mbrëmjes së të enjtes mes studentëve dhe forcave të policisë.

Stacionet e urbanëve ishin thuajse të gjithë të shkatërruara, tabakinot të thyera dhe të djegura, ndërsa bankomatet kishin dalë jashtë funksionit.

Dhunës dhe shkatërrimit nuk i kishin shpëtuar as bankat e nivelit të parë dhe të dytë, si dhe pikat e shitjes së telefonisë celulare, përgjatë rrugës nga “Myslym Shyri”, zona e “Zogut të Zi”, e deri të stacioni i trenit.

Pas një pritjeje të gjatë në stacione, pjesa më e madhe e qytetarëve largoheshin në këmbë për në destinacionet e tyre.

Pika e një banke të nivelit të parë pranë stacionit të trenit
Autobusi i Unazës ndalon në një stacion të thyer dhe shkatërruar
Pika e një tabakinoje e djegur pranë rrugës “Myslym Shyri”
Xhamat e thyera të një banke të nivelit të parë pranë zonës te “Zogu i Zi”
Qytetarë në pritje të urbanit pranë “Zogut të Zi”
Stacion i autobusit i thyer pranë zonës te “21 Dhjetori”
Semafor i thyer pranë rrugës “Myslym Shyri”
Drejtues biznesesh duke pastruar xhamat e thyer te “Myslym Shyri”
Një pikë tabakinoje pranë zonës te kryqëzimi i “Vasil Shantos”
Qytetarë në pritje të autobusit të linjës së Unazës pranë stacionit të trenit

09.00– Gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin

Që në orët e para të mëngjesit, të rinjë gjimnazistë dhe studentë kanë filluar të marshojnë rrugëve e të mëngjesit. Grupime nga kahe të ndryshme të kryeqytetit janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit.

Pavarësisht caktimit të orës 14:00 për protestë të përgjithshme, studentët e fakulteteve të ndryshme në Tiranë dhe nxënësit e gjimnazeve dolën që në mëngjes për të marshuar fillimisht drejt ministrisë së Arsimit ku pati sërish përplasje me efektivët e policisë.

Sapo protestuesit mbërritën para godinës së Ministrisë së Arsimit, policia nisi me shpërndarjen e tyre duke hedhur gaz lotsjellës. Protestuesit, shumica prej tyre të maskuar, u përgjigjën duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve.

I njëjti skenar u ndoq edhe te Kuvendi, ku mbërritën një grup protestuesish dhe policia reagoi menjëherë duke nisur shoqërimet e para.

08.00– Rama: Kush ka dorë në këtë katrahurë do paguajë

Mëngjesin e 15 tetorit, kryeministri Edi Rama reagoi në ditën e tretë të protestës së studentëve. “Deri dje kjo ishte zyra e kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit europian të pranishëm këtu Tiranë.

Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të janë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt. Studentet janë gjithnjë te mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, tha Rama

Kryeministri Rama ndau dhunën nga protesta.

“Këto janë të tjera duar! Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart.

Janë orë të vështira, por janë orë të cilat do t’i kalojmë të gjithë së bashku… Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë ne këtë katrahurë sigurisht qe paguajë. Do të paguaj sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë që ka bërë gjithnjë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrenë kokën, do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, tha Rama

The post Tirana pas tri ditëve protestë, dëme, përplasje dhe dhjetëra të lënduar appeared first on Faktoje.al.

  •  

“2 të intubuar”, “1 në koma”, “16-vjeçar i vdekur” – Si u përhapën pretendimet e pakonfirmuara pas protestës?!

Nga Jona Cenameri

Pas protestës së 13 tetorit në Tiranë dhe përhapjes së videove që tregonin përplasje mes policisë dhe protestuesve, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin një sërë pretendimesh për persona në gjendje kritike, në koma, të intubuar dhe madje edhe për humbje jete.

Pamjet e publikuara gjatë mbrëmjes dokumentuan raste të dhunës, shoqërimit dhe transportimit të protestuesve nga efektivët. Një nga videot që shkaktoi më shumë reagime ishte ajo e një 19-vjeçari me këmbë të thyer, i cili shfaqej teksa transportohej nga 4 policë.

Policia e Shtetit njoftoi më pas pezullimin e 4 efektivëve dhe shefit të Rendit në Komisariatin nr. 1, ndërsa nisi verifikimet për mënyrën e trajtimit të të riut. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria nisën gjithashtu hetime për rastin.

Paralelisht me protestën dhe dhunën që e shoqëronte, në rrjet nisi të qarkullonte një fluks informacioni të pakonfirmuar.

“Dy veta në intubim”

Një nga mesazhet më të shpërndara pretendonte se në Spitalin e Traumës ndodheshin “2 veta në intubim prej dhunës së policisë” dhe se nuk lejohej askush të hynte në spital.

Screenshot nga rrjetet sociale

Mesazhi u publikua nga disa faqe në rrjete sociale, me tituj alarmues që e paraqisnin informacionin si fakt të kryer, edhe pse burimi mbetej i paqartë.

Screenshot nga rrjetet sociale

Agjencia për Media dhe Informim reagoi ndaj këtij pretendimi, duke njoftuar se informacioni sipas të cilit dy studentë ndodheshin në intubim ishte i pavërtetë.

MIA tha se pretendimi po qarkullonte “në disa faqe në Instagram dhe platforma të tjera” dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos shpërndanin informacione të pakonfirmuara.

Nga intubimi te koma dhe humbja e jetës

Brenda pak orësh, pretendimet u bënë edhe më të rënda.

Në një screenshot bisede të shpërndarë në Instagram pretendohej se kishte “2 në koma, 1 vajzë të vdekur, 1 djalë i ri keq por i stabilizuar”. Personi që jepte informacionin pretendonte se burimi anonim punonte në spital.

Screenshot nga rrjetet sociale

Në një tjetër postim pretendohej se një 16-vjeçar kishte vdekur nga dhuna e policisë dhe se ndodhej në Spitalin Ushtarak. Në komente, pretendimi paraqitej si “100% i konfirmuar nga njerëz të afërt të viktimës”, pa u publikuar megjithatë identitet apo prova të verifikueshme.

Screenshot nga rrjetet sociale
Screenshot nga rrjetet sociale

Një screenshot tjetër pretendonte se “një vajzë që njeh doktorin” kishte marrë informacion se një 16-vjeçar kishte mbërritur “pa shenja jete” dhe se rasti po mbahej i mbyllur.

Screenshot nga rrjetet sociale

Në një postim tjetër shkruhej se një 17-vjeçar ishte “në koma”.

Screenshot nga rrjetet sociale

Në komentet e këtyre postimeve pati edhe përdorues që kërkonin emra, prova dhe konfirmime, ose paralajmëronin kundër përhapjes së panikut.

Informacioni i pakonfirmuar nisi të ushqente edhe thirrje radikale

Në disa raste, informacioni i pakonfirmuar nuk mbeti vetëm në nivelin e alarmit.

U aludua edhe për fshehje të informacionit nga autoritetet.

Screenshot nga rrjetet sociale

Një postim që nisej me formulimin “Nëse është e vërtetë që ka ndërruar jetë dikush nga protestuesit” vazhdonte me thirrjen se kjo do të ishte “luftë për mbijetesë” dhe “luftë e hapur e shtetit kundër popullit”.

Screenshot nga rrjetet sociale

Në komentet e të njëjtit postim pati edhe thirrje për “ekzekutimin” e politikanëve.

Mjekët dhe Ministria: nuk ka humbje jete apo persona të intubuar

Në fund të mbrëmjes, mjekët e Spitalit të Traumës dolën publikisht për të dhënë informacion mbi gjendjen e personave të trajtuar.

Deklarata e tyre ishte e drejtpërdrejtë: nuk kishte asnjë humbje jete dhe asnjë protestues të intubuar. Edhe Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi humbje jete, pacientë në koma apo persona të intubuar.

Në njoftimin e saj të mbrëmjes së 13 tetorit, Ministria bëri të ditur se në QSUT ishin paraqitur 3 protestues me shqetësime pas ekspozimit ndaj gazit. 2 prej tyre ishin larguar pas konsultës, ndërsa i treti vijonte ekzaminimet.

Në Spitalin Universitar të Traumës kishin marrë ndihmë mjekësore edhe 2 përfaqësuese të medias dhe 6 efektivë policie. Për ndihmë mjekësore ishin paraqitur edhe 2 kalimtarë.

Mëngjesin e 14 tetorit, Ministria përditësoi bilancin: 6 persona vijonin të merrnin kujdes shëndetësor në Spitalin e Traumës, 3 kalimtarë dhe 3 protestues. Sipas Ministrisë, të gjashtë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Dhuna e dokumentuar nuk e bën të vërtetë çdo pretendim

Fakti që pretendimet për viktima, koma apo intubim nuk u konfirmuan nuk do të thotë se gjatë protestës nuk pati dhunë apo persona të lënduar.

Videot e publikuara dokumentojnë episode serioze të ndërhyrjes policore. Policia vetë pezulloi 5 punonjës pas rastit të 19-vjeçarit dhe nisi hetim disiplinor.

SafeJournalists Network

Edhe SafeJournalists reagoi më 14 tetor duke dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës dhe ngriti shqetësime për përdorim të tepruar dhe joproporcional të forcës.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu gjithashtu shqetësim për dhunën dhe përplasjet gjatë protestës, duke theksuar se çdo përdorim force nga policia duhet të respektojë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.

KShH kërkoi hetim të plotë dhe të paanshëm të incidenteve, përfshirë pretendimet për përdorim të tepruar të forcës dhe lëndimin e protestuesve, policëve dhe gazetarëve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Këshilli Shqiptar i Medias

Edhe Këshilli Shqiptar i Medias denoncoi dhunën ndaj gazetarëve gjatë mbulimit të protestës së 13 tetorit, duke e cilësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet europiane të lirisë së shtypit.

KShM u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë ndaj denoncimeve dhe të garantojnë mbrojtjen e gazetarëve në praktikë.

Këshilli Shqiptar i Medias

Delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehu shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës dhe tha se ishte në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Delegacioni kërkoi që veprimet e policisë të jenë proporcionale, të respektojnë të drejtat themelore dhe që rastet e raportuara të hetohen me përparësi.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

Përditësimet e deritanishme

Intensiteti i pamjeve të dhunës dhe mungesa e informacionit të menjëhershëm krijuan terren që pretendime shumë më të rënda dhe të paverifikuara të perceptoheshin si të besueshme.

Deri në përditësimet e deritanishme, nuk ka informacion të konfirmuar për humbje jete, pacientë në koma apo studentë të intubuar si pasojë e protestave.

Ajo që konfirmohet është se pati persona të lënduar dhe të trajtuar në spitale, mes tyre protestues, kalimtarë, gazetarë dhe efektivë policie, ndërsa disa episode të ndërhyrjes policore janë objekt hetimi.

The post “2 të intubuar”, “1 në koma”, “16-vjeçar i vdekur” – Si u përhapën pretendimet e pakonfirmuara pas protestës?! appeared first on Faktoje.al.

  •  

Rikonstruksioni i Teatrit “Aleksandër Moisiu” ende në proces, 70 mln lekë shtesë

Nga Jona Cenameri

Në maj 2023, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, premtoi rikonstruksionin e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, pjesë e Pallatit të Kulturës në qendër të qytetit.

Premtimi i kryetares se Bashkise

Më shumë se tre vjet më vonë, projekti është në zbatim, por rikonstruksioni nuk ka përfunduar. 

Në terren, Faktoje konstatoi në shtator 2026 se godina vazhdon të jetë kantier. 

Kurse Bashkia Durrës konfirmon se pas përfundimit të afatit të kontratës së parë është nënshkruar një shtesë kontrate prej rreth 70 milionë lekësh me TVSH dhe me afat 5 muaj.

Premtimi

Më 7 maj 2023, Emiriana Sako e renditi rikonstruksionin e Teatrit “Aleksandër Moisiu” mes “projekteve të mandatit të ardhshëm”.

Në postimin elektoral, të shoqëruar edhe me imazhe të projektit të ardhshëm, Sako shkruante se synohej krijimi i një ndërtese shumëfunksionale dhe inovative, duke ruajtur identitetin dhe vlerat historike të objektit. 

Projekti parashikonte gjithashtu rritjen e kapacitetit të sallës kryesore dhe krijimin e aksesit për personat me aftësi të kufizuara.

Pamjet e publikuara tregonin një fasadë të transformuar, ambiente të reja të brendshme dhe sallën e teatrit të rikonstruktuar.

Nga premtimi te tenderi

Në shkurt 2024, Sako dha më shumë hollësi për investimin. Ajo deklaroi se ndërtesa do t’i nënshtrohej një rikonstruksioni të plotë dhe se synimi ishte që kontrata të lidhej brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2024. 

Investimi u vlerësua në rreth 595 milionë lekë, prej të cilave 317 milionë lekë parashikohej të financoheshin nga Bashkia Durrës dhe 278 milionë nga Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit. 

Sipas Open Procurement procedura e prokurimit për “Rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës” u shpall më 18 korrik 2024, me fond limit 496,274,322 lekë pa TVSH dhe kohëzgjatje 12 muaj. 

Fitues u shpall bashkimi i operatorëve “G.P.G. Company”, “Gjikuria” dhe “Senka”, me ofertë 488,709,669 lekë pa TVSH, ose rreth 586.4 milionë lekë me TVSH. 

Të njëjtat të dhëna shfaqen edhe në tabelën e kantierit të fotografuar nga Faktoje në terren në shtator 2026. Bashkia Durrës figuron si investitor dhe afati i ndërtimit përcaktohet në 12 muaj.

Kantieri

Punimet dhe ecuria e projektit

Në fund të vitit 2024, godina ishte kthyer tashmë në kantier. Në korrik 2025, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkisë Durrës vizituan punimet. 

Ministria e përshkroi investimin si të bashkëfinancuar dhe deklaroi se rikonstruksioni synonte përmirësimin e kushteve teknike dhe funksionale, modernizimin e skenës dhe rikthimin e teatrit si hapësirë aktive kulturore. 

Çfarë thotë Bashkia në 2026

Faktoje pyeti Bashkinë Durrës për fazën e projektit dhe afatin e përfundimit.

Sipas institucionit, kontrata e parë për punët publike ka përfunduar gjatë periudhës qershor-korrik 2026.

Ndërkohë, Bashkia bën të ditur se është nënshkruar një amendament i kontratës fillestare nr. 3327/11, datë 8 nëntor 2024, për projektin “Rikonstruksion i Pallatit të Kulturës”.

Sipas përgjigjes: “Vlera e këtij amendamenti është 69,990,470 lekë me TVSH, me afat 5-mujor.”

Dokumentet e tenderit të vitit 2024 parashikonin fillimisht një kontratë 12-mujore. 

Sipas Fazës II të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 të Bashkisë Durrës rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” figuron me një kosto prej 308.45 milionë lekësh nga financimi i brendshëm. 

Faza II e Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 të Bashkisë Durrës

188 milionë lekë ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2025 dhe 120.45 milionë lekë janë planifikuar për vitin 2026. 

Parashikohen gjithashtu 958 mijë lekë për mbikëqyrjen e punimeve dhe 639 mijë lekë për kolaudimin e objektit.

Në dokument, projekti ka si datë fillimi 25 janarin 2024 dhe si datë përfundimi 31 dhjetorin 2026.

Pra, projekti ka kaluar përtej afatit fillestar të punimeve dhe po vijon përmes një shtese kontraktuale.

Verifikimi në terren

Në verifikimin e Faktoje në shtator 2026, punimet vazhdonin.

Godina ishte ende e rrethuar dhe tabela e kantierit vijonte të tregonte afatin 12-mujor dhe vlerën fillestare të objektit prej 488,709,669 lekësh pa TVSH.

Kantieri
Kantieri
Kantieri
Kantieri

Banorë të zonës thanë për Faktoje se kantieri kishte rreth një vit a pak më shumë që ishte aktiv, por, sipas tyre, punimet kishin ecur shumë ngadalë.

“Ka kohë që punohet, afërsisht një vit, por shumë ngadalë”, tha një banor pranë objektit.

Përfundimi

Në shtator 2026, rikonstruksioni i Teatrit “Aleksandër Moisiu” vijon përtej afatit fillestar, ndërsa Bashkia ka miratuar një shtesë 5 mujore kontrate për përfundimin e punimeve. 

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Rikonstruksioni i Teatrit “Aleksandër Moisiu” ende në proces, 70 mln lekë shtesë appeared first on Faktoje.al.

  •  

“Bombë nga milicia serbe”, kërcënimet hibride prekin edhe Shqipërinë?

Nga Jona Cenameri

Një email që njoftonte vendosjen e një mjeti shpërthyes mbërriti në adresat elektronike të mbi 150 institucione shqiptare mëngjesin e 9 tetorit duke ngjallur alarm. Dërguesi prezantohej si “udhëheqësi i Milicisë Serbe” dhe e justifikonte këtë kërcënim me mosnjohjen e Kosovës si territor serb.

Kontrollet e kryera nga Policia nuk evidentuan lëndë shpërthyese ndërsa hetimet e para zbulojnë se emaili është dërguar nga një databazë studentore në një universitet publik në Yopal të Kolumbi. Me shumë gjasa, një email i kompromentuar që përdoret për të fshehur gjurmët e dërguesve të vërtetë.

Autoritetet vijojnë të hetojnë burimin e mesazhit, një gjurmim jo i lehtë kur pikënisja mund të jetë nga vende jo miqësore dhe të gatshme për të ofruar bashkëpunim me agjencitë shqiptare. 

Ky nuk është rasti i parë i kërcënimeve elektronike gjatë muajve të fundit. Më 27 gusht, një email nga një adresë e ngjashme me domainin e një universiteti në Argjentinë, njoftonte vendosjen e eksplozivit nga Shteti Islamik (ISIS) në një sërë gjykatash dhe bashkish.

Edhe në këtë rast kërcënuesi nuk kishte për synim të ndërpriste mësimin në shkolla, duke lënë të dyshohet për ndonjë hacker gjimnazist që kërkon një ditë pushimi, por as përfitime financiare nga ndonjë kërcënim ndaj autoriteteve publike apo bizneseve private. 

Këto kërcënime në shkallë të gjerë ndaj institucioneve publike ngjajnë me operacione që synojnë destabilizim dhe testim të reagimit institucional dhe mekanizmave të sigurisë.

Ky tipar është i njohur në praktikat e “testimit nën presion” (pressure-testing) institucional, ku aktorë të ndryshëm, provojnë kufijtë e tolerancës së sistemit. 

Kërcënime hibride edhe në Shqipëri?

Megjithëse është ende herët për të folur për një operacion të koordinuar hibrid nga vende armiqësore, këto sulme që krijojnë panik janë një tregues ekspozimi ndaj rrezikut.

Sipas Këshillit të Bashkimit Europian, kërcënimet hibride zakonisht janë aktivitete të dëmshme të koordinuara, të planifikuara dhe të kryera me qëllim keqdashës, që synojnë dobësimin e një shteti apo institucioni përmes mjeteve të ndryshme, shpesh të kombinuara.

Ato mund të përfshijnë manipulimin e informacionit, sulmet kibernetike, presionin ekonomik, ndërhyrjen politike të fshehtë, diplomacinë shtrënguese ose kërcënimin me forcë ushtarake. Aktorët mund të jenë shtetërorë ose joshtetërorë.

Një karakteristikë është edhe vështirësia e atribuimit: këto operacione mund të projektohen për të qëndruar nën pragun e një akti të hapur lufte dhe për ta bërë më të vështirë identifikimin e autorit.

Më shumë se dyshim

Vendet kryesore evropiane po përballen së fundi me sulme të ndryshme hibride duke detyruar autoritetet të drejtojnë gishtin ndaj Rusisë apo grupeve të mbështetura prej saj. Në aeroportin Leipzig/Halle, më 4 gusht 2026, u krye një tentativë sulmi që qeveria gjermane e klasifikoi më pas si hibrid.

Pas hetimeve policore, analizës së mënyrës së veprimit dhe vlerësimeve të inteligjencës, Berlini ia atribuoi politikisht përgjegjësinë Rusisë.

Aktivitete të dyshimta dronësh kanë detyruar mbylljen e përkohshme të aeroportit të Munihut, ndërkohë që hekurudha gjermane është ndeshur me dëmtime të qëllimshme të infrastrukturës hekurudhore. 

Një rast tjetër po hetohet në Poloni. Pas një zjarri më 23 shtator 2026 në një stacion tokësor të sistemit Starlink, Prokuroria Kombëtare hapi hetim për sabotim dhe vepër me karakter terrorist.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshim i arsyeshëm se autorët mund të kenë vepruar me urdhër të shërbimeve speciale ruse; deri tani askush nuk është akuzuar.

Pas këtyre zhvillimeve Bashkimi Evropian ka nisur përgatitjet për skenarë më të rëndë, duke diskutuar reagimin ndaj një sulmi të mundshëm hibrid me shumë viktima. 

Autoritete shqiptare mbeten ende të kufizuara për përkufizimin e kërcënimeve me email si sulme hibride apo në fajësimin e ndonjë aktori të huaj, por njëherazi edhe për të testuar masa mbrojtëse dhe reagimi. 

Edhe një email pa bombë ka efekt real

Në një mjedis ku kërcënimet hibride po bëhen pjesë e peizazhit të sigurisë europiane, edhe një email pa bombë ka efekt real: ai teston sistemin, konsumon energji institucionale dhe krijon hapësirë për aktorë që synojnë të masin përgatitjen e strukturave shtetërore. 

Në këtë kontekst, kërcënimet me email edhe kur rezultojnë të rreme dhe pa rrezik fizik nuk mund të trajtohen si episode të izoluara apo si lojëra të padëmshme  digjitale.

Përsëritja e metodës dhe ngjashmëritë me raste të dokumentuara në Europë e Ballkan tregojnë se Shqipëria nuk është e imunizuar ndaj formave hibride të presionit dhe destabilizimit.

Përballë kësaj dinamike, mbrojtja nuk është vetëm teknike, por strategjike dhe kërkon vigjilencë dhe përgatitje të vazhdueshme.

The post “Bombë nga milicia serbe”, kërcënimet hibride prekin edhe Shqipërinë? appeared first on Faktoje.al.

  •  

Durrës/Pallati i Sportit, fondet miratohen por punimet ende s’kanë nisur

Nga Jona Cenameri

Më shumë se tre vjet pas premtimit të kryebashkiakes Emiriana Sako për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, punimet ende nuk kanë nisur.

Këtë vit ka megjithatë një zhvillim të ri: Bashkia Durrës thotë se investimi është parashikuar në buxhetin e vitit 2026 dhe do të financohet përgjatë dy viteve, 2026-2027. Hapi i radhës, sipas institucionit, është procedura e prokurimit publik.

Premtimi

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, Emiriana Sako premtoi rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”. Në programin elektoral u publikuan edhe pamje të projektit, i cili synonte rehabilitimin e godinës dhe përmirësimin e kushteve për sportistët dhe aktivitetet sportive.

Verifikimet e mëparshme

Në vitin 2024, Bashkia Durrës konfirmoi për Faktoje se dispononte një projekt me vlerë rreth 815 milionë lekë me TVSH dhe pajisje, por punimet nuk kishin filluar.

Edhe në tetor 2025, verifikimi në terren tregoi se situata mbetej pothuajse e pandryshuar. Bashkia konfirmonte sërish se punimet nuk kishin nisur, ndërsa në godinë ishin kryer vetëm rregullime të vogla.

Çfarë thotë Bashkia në 2026

Në përgjigjen e fundit për Faktoje, Bashkia Durrës bën të ditur se rikonstruksioni është përfshirë në buxhetin e këtij viti.

“Ky objekt është i parashikuar në buxhetin e vitit 2026, të miratuar me VKB nr. 73, datë 23.12.2025 dhe është planifikuar që të financohet në 2 vite, 2026-2027”, sqaron Bashkia.

Sipas institucionit, investimi do të realizohet me faza, ndërsa pas miratimit të fondeve parashikohet zhvillimi i procedurës së prokurimit publik.

Bashkia nuk dha një datë konkrete për nisjen e punimeve.

PBA 2026-2028

Në Fazën II të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 të Bashkisë Durrës, rikonstruksioni i Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” rezulton me një kosto totale prej 815.3 milionë lekësh.

Për vitin 2026 janë planifikuar 151.4 milionë lekë, ndërsa pjesa më e madhe e financimit, rreth 663.9 milionë lekë, është parashikuar për vitin 2027.

Periudha e projektit përcaktohet nga 1 janari 2026 deri më 31 dhjetor 2027.

Sipas Open Procurement në vitin 2022 Bashkia Durrës ka zhvilluar procedurën “Studim projektimi për rikonstruksionin e pallatit të sportit ‘Ramazan Njala’”, me fond limit 5.711.000 lekë pa TVSH. Si fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ATELIER 4 shpk – INFRATECH shpk, me ofertë 5.500.000 lekë pa TVSH; kjo procedurë lidhet me projektimin, jo me nisjen e punimeve të rikonstruksionit.

Verifikimi në terren, shtator 2026

Më 17 shtator, Faktoje u rikthye në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.

Punimet e rikonstruksionit nuk kishin nisur dhe godina, nga jashtë, paraqitej pothuajse në të njëjtën gjendje si një vit më parë.

Në të dyja anët e jashtme të pallatit vazhdonin të shiheshin dyshekë dhe batanije, të ngjashme me ato të konstatuara gjatë verifikimit të vitit 2025.

Një punonjës pastrimi në Pallatin e Sportit tha për Faktoje se kishte dëgjuar se punimet mund të nisnin në dhjetor. Ky afat, megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Bashkia.

Deri në verifikimin e Faktoje më 17 shtator 2026, punimet nuk kanë nisur.

Pallati i sportit Ramazan Njala
Pallati i sportit Ramazan Njala
Pallati i sportit Ramazan Njala
Pallati i sportit Ramazan Njala
Pallati i sportit Ramazan Njala
Pallati i sportit Ramazan Njala
Pallati i sportit Ramazan Njala

Përfundimi

Edhe pse ende nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, investimi është përfshirë në planifikimin buxhetor të Bashkisë Durrës, me financim të ndarë mes viteve 2026 dhe 2027. Për këtë arsye, premtimin e Emiriana Sakos do ta konsiderojmë pjesërisht të mbajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Durrës/Pallati i Sportit, fondet miratohen por punimet ende s’kanë nisur appeared first on Faktoje.al.

  •  

Si t’i kthejmë auditimet e KLSH në llogaridhënie për qytetarët ?

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikon çdo vit rreth 200 raporte auditimi duke nxjerrë në pah problematika dhe abuzime të ndryshme të fondeve publike. Por nëse mbeten të vështira për t’u lexuar dhe rrallë të ndjekura nga publiku, ato rrezikojnë të mos kthehen në llogaridhënie reale për qytetarët. 

Kjo ishte çështja kryesore e tryezës së organizuar sot nga Faktoje, në kuadër të projektit “E vërteta përtej shifrave”, ku u prezantua dokumenti i politikave “Nga gjetjet e auditimit te llogaridhënia publike përmes rolit të medias në Shqipëri”.

Dokumenti trajton rolin e medias në përkthimin e gjetjeve të auditimit në informacion të kuptueshëm për publikun, por edhe në ndjekjen e tyre pas publikimit.

Aktiviteti vijon diskutimin e nisur në takimin e organizuar nga Faktoje në shkurt mbi mënyrën se si “e vërteta përtej shifrave” duhet të arrijë tek qytetarët.

Këtë herë, fokusi u vendos te hallka që shpesh mbetet jashtë vëmendjes publike: zbatimi i rekomandimeve dhe përgjegjësia institucionale pas raporteve të auditimit.

Takimi i 6 tetorit 2026

Shifrat flasin, por pak dëgjohen

Gjetjet e vitit 2025 konfirmojnë se në 190 auditime të publikuara nga KLSH janë konstatuar 4,994 rekomandime dhe 26.2 miliardë lekë dëm ekonomik. Në vende me standarde të larta llogaridhënieje, një bilanc i tillë do të prodhonte me siguri një debat publik të gjerë dhe hetime parlamentare. 

Tryeza e Faktoje-s synoi të analizojë këtë boshllëk në reagim dhe rolin e medias në përkthimin e gjetjeve teknike në histori të kuptueshme dhe në ushtrimin e presionit publik për zbatimin e rekomandimeve. 

Problemi është i njohur: raportet e auditimit shkruhen për audiencë institucionale, me gjuhë teknike dhe strukturë burokratike, ndërsa publiku mbetet jashtë.

Media shpesh i trajton si ngjarje njëditore dhe më pas vëmendja shuhet. Por auditimi, siç u theksua në tryezë, nuk është një akt formal, është një proces që kërkon ndjekje, interpretim dhe përgjegjësi.

Klodiana Kapo

Drejtoresha ekzekutive, Klodiana Kapo, theksoi se raportet e KLSH-së nuk mund të qarkullojnë vetëm mes institucioneve.

Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Marleen Monster, si përfaqësuese e vendit mbështetës të këtij projekti të Faktoje, kujtoi se “numrat nuk flasin vetë, dikush duhet t’i lexojë, t’i shpjegojë dhe t’i kthejë në pyetje të vështira”.

Marleen Monster

Kryeaudituesja e KLSH, Xhuljeta Çelaj, foli për bashkëpunimin me Kuvendin dhe për marrëdhënien me median, duke theksuar rëndësinë që raportet të citohen me profesionalizëm dhe të mos shkëputen nga konteksti.

Xhuljeta Çelaj

Politika e pranon problemin

Deputetët Jorida Tabaku dhe Adi Qose pranuan se raportet e KLSH-së kanë sjellë prova të rëndësishme në çështje me interes publik.

Jorida Tabaku
Adi Qose

Por edhe ata nënvizuan se mungon një mekanizëm i qartë ndjekjeje: një regjistër publik i rekomandimeve, afate, përgjegjës, rezultate, duke kërkuar më shumë angazhim edhe si pjesë e veprimtarisë së nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, të ngritur së fundi pranë Kuvendit.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, vlerësoi rolin e medias në ndërmjetësimin mes institucioneve shtetërore dhe qytetarëve.

Enkelejd Musabelliu

Ai tha se llogaridhënia duhet parë si proces dhe jo si lajm i ditës, ndërsa shtoi se qëllimi nuk duhet të jetë vetëm identifikimi i shkeljeve, por përmirësimi i praktikave institucionale.

25 masa për të thyer ciklin e moszbatimit

Dokumenti i Faktoje-s propozon 25 masa konkrete: 8 për KLSH-në, 7 për mediat, 5 për Kuvendin dhe 5 për shoqërinë civile dhe donatorët.

Mes tyre përfshihen përmbledhje të standardizuara për çdo raport auditimi, formate më të hapura dhe të kërkueshme, regjistër publik për statusin e rekomandimeve, pikë kontakti për median dhe ndjekje më të strukturuar parlamentare për institucionet me zbatim të ulët.

Në diskutimin e hapur, pyetjet nga audienca u përqendruan te qasja e KLSH-së ndaj medias dhe te nevoja për një marrëdhënie më funksionale mes institucioneve të auditimit, gazetarëve dhe publikut. 

Mesazhi kryesor i tryezës ishte se auditimi nuk mbaron me publikimin e raportit. Për qytetarin, ai merr vlerë kur shifrat përkthehen në informacion të kuptueshëm, kur rekomandimet ndiqen dhe kur përgjegjësia institucionale bëhet e matshme.

The post Si t’i kthejmë auditimet e KLSH në llogaridhënie për qytetarët ? appeared first on Faktoje.al.

  •  

Thirrjet për bojkot nuk ndalën nisjen e vitit akademik

Sot, në 5 tetor, universitetet në vend nisën vitin e ri akademik 2026-2027, pavarësisht thirrjeve për bojkot që u shpërndanë në rrjete sociale dhe gjatë protestave të ditëve të fundit. Rreth 120 mijë studentë u rikthyen në auditore, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e universitetit. 

Aludimet

Aludimet për një bojkot të mundshëm të universiteteve kur të niste viti akademik nisën të qarkullonin mes protestuesve që në muajt e fundit të verës. 

Por nuk pati një thirrje dhe organizim zyrtar mes protestuesve për realizimin e këtij bojkoti.

Thirrja

Më 3 tetor, kur marshimi i protestës së 126-të u ndal para Ministrisë së Arsimi, protestues dhe studentë bënë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe njoftuan një protestë të posaçme më 13 tetor, në orën 14:00, para ministrisë.

Paralelisht pati disa publikime që bënin thirrje për bojkot.

Dryni në UBT

Sipas postimeve të publikuara në rrjete sociale, mbrëmjen e së dielës ata vendosën dryn te hyrja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke shkruar se “çelësin e gjeni te Kryeministria”, pra tek protesta.

Ndërkohë, mëngjesin e së hënës dryni ishte hequr nga rojet ose personeli i universitetit. 

Protesta në UAMD

Ndërkohë, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës pati protestë. UAMD kishte njoftuar zyrtarisht hapjen e vitit akademik më 5 tetor në Kampusin Universitar, Godina e Re G3.

Gjatë paradites studentë të UAMD protestuan teksa pritej mbërritja e kryeministrit Edi Rama. 

Policia ndërhyri për të liruar rrugën ku pritej të kalonte eskorta, ndërsa transporti dhe akomodimi u përmendën si shqetësime kryesore për studentët që ndjekin mësimin në Spitallë.

13 Tetori

Megjithatë, thirrjet për bojkot nuk duket se u përkthyen në ndërprerje të gjerë të mësimit.

Studentë të pyetur nga Faktoje në disa fakultete thanë se procesi mësimor gjatë ditës së parë vijoi normalisht dhe se nuk kishte bojkot të organizuar në auditorë.

Kështu, 5 tetori shërbeu më shumë si ditë testimi për mobilizimin studentor sesa si bojkot masiv i universiteteve. 

Protestuesit tashmë e kanë zhvendosur vëmendjen te 13 tetori, kur kanë paralajmëruar një tubim para Ministrisë së Arsimit.

The post Thirrjet për bojkot nuk ndalën nisjen e vitit akademik appeared first on Faktoje.al.

  •  

Parku Urban në Spitallë ka përfunduar, Bashkia ende nuk e ka marrë në dorëzim

Nga Jona Cenameri

Në fushatën për zgjedhjet vendore të vitit 2023, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, premtoi ndërtimin e një Parku Urban në Spitallë.

Premtimi

Më 8 maj 2023, Sako e renditi projektin mes “investimeve të mandatit të ardhshëm” dhe publikoi edhe pamje se si parashikohej të dukej. Sipas prezantimit të saj, parku do të ndërtohej mbi sipërfaqen e përfituar nga mbyllja e kanalit të ujërave të larta dhe do të kishte kurorë të gjelbër, kënde sportive për fëmijë dhe hapësira rekreative për të gjitha grupmoshat.

Nga premtimi te nisja e punimeve

Rreth një vit e gjysmë më vonë, më 25 nëntor 2024, kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht nisjen e punimeve për projektin. Parku u prezantua si një hapësirë rekreative me gjelbërim, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe kënde për fëmijë.

Postimi Edi Rama

Në mars 2025, Sako publikoi pamje nga kantieri dhe deklaroi se punimet po vijonin, ndërsa në prill Rama dhe Sako prezantuan sërish ecurinë dhe elementët e projektit.

Rama dhe Sako

Projekti parashikon një park linear rreth 1.3 kilometra të gjatë mbi kanalin e mbyllur të ujërave të larta. Sipas të dhënave të verifikuara nga Faktoje në vitin 2025, kontrata kishte afat 12 muaj dhe vlerë rreth 109.6 milionë lekë me TVSH.

Për të mësuar mbi ecurinë dhe statusin aktual të investimit, Faktoje iu drejtua Bashkisë Durrës. Bashkia na orientoi te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucioni përgjegjës për zbatimin e projektit.

FSHZH

Në përgjigjen e fundit për Faktoje, Fondi Shqiptar i Zhvillimit deklaron se punimet për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë kanë përfunduar. Megjithatë, sipas FSHZH-së, pas përfundimit janë konstatuar dëmtime në bimësi, stola dhe pajisje të tjera.

“Si pasojë e dëmtimeve të konstatuara në bimësi, stola dhe pajisje të tjera të objektit shkaktuar nga përdoruesit e mjeteve motorike, të cilët, në kundërshtim me funksionin e përcaktuar të hapësirave, vijojnë të parkojnë në zona të cilat nuk janë të destinuara për parkim, aktualisht kontraktori është në procesin e kryerjes së ndërhyrjeve dhe riparimeve të nevojshme”, sqaron FSHZH.

Pas këtyre ndërhyrjeve, objekti pritet t’i dorëzohet Bashkisë Durrës.

Verifikimi 2026

Në verifikimin në terren në shtator 2026, Faktoje konstatoi një pamje dukshëm të ndryshme nga viti 2025.

Punimet duken të përfunduara dhe hapësira ka marrë formën e parkut të parashikuar. Një qytetar i zonës tha për Faktoje se parku konsiderohet i përfunduar, megjithëse punonjës vazhdojnë të rikthehen për ndërhyrje të vogla.

“E mbaruar themi, por herë pas here vijnë punonjës dhe rregullojnë gjëra, shtylla, tuba e të tjera”, tha ai.

Parku Urban i Spitalles
Parku Urban i Spitalles
Parku Urban i Spitalles
Parku Urban i Spitalles
Parku Urban i Spitalles
Parku Urban i Spitalles
Parku Urban i Spitalles
Parku Urban i Spitalles

Verifikimi në 2025

Në tetor dhe nëntor 2025, Faktoje konstatoi se punimet nuk kishin përfunduar ende. Në verifikimin e fundit të atij viti, parku vazhdonte të ishte në ndërtim dhe mungonin elementë përfundimtarë, ndërsa FSHZH kishte parashikuar përfundimin brenda nëntorit.

Përfundimi

FSHZH konfirmon se punimet kanë përfunduar dhe verifikimi në terren tregon se parku është praktikisht i realizuar. Objekti nuk i është dorëzuar ende zyrtarisht Bashkisë Durrës. Kontraktori po kryen ndërhyrje për riparimin e dëmtimeve të konstatuara pas përfundimit të punimeve.

Për këtë arsye, premtimin e kryetares së Bashkisë Durrës për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë do ta vlerësojmë si premtim të mbajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED), po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Parku Urban në Spitallë ka përfunduar, Bashkia ende nuk e ka marrë në dorëzim appeared first on Faktoje.al.

  •  

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime “për gjelbërimin e kullës së re”

Nga Jona Cenameri

Ndërhyrja për prishjen e kioskave dhe rikthimin e gjelbërimit në Parkun Rinia ishte një nga sukseset më të njohura të mandatit të parë të Edi Ramës si kryetar i bashkisë të Tiranës.

Zëvendësimi i kioskave dhe betonit me pemë dhe sheshe publike të hapura për qytetarët, që më pas do të quhet Rilindja Urbane, dhe do të prekte cdo qytet të vendit, ishin zanafilla për ndërtimin e një karriere të gjatë politike të piktorit të kthyer rastësisht në politikan.

Megjithatë, sot pas 26 vitesh, është përsëri kryeministri Rama që i ka hapur rrugën një ndërtimi privat mbi 25 katësh në zemër të parkut Rinia. 

Tirana Fountain Plaza

Më 1 tetor 2026, qeveria prezantoi konkursin ndërkombëtar “Tirana Fountain Plaza” për zhvillimin e zonës ku ndodhet kompleksi “Tajvani”.

Sipas Kryeministrisë, konkursi ishte “i kërkuar nga shteti, me nismë të sipërmarrjes private”, ndërsa pesë studio ndërkombëtare paraqitën propozimet e tyre për zhvillimin e zonës. 

Fitues u shpall studioja daneze BIG (Bjarke Ingels Group), me një projekt që parashikon një godinë rreth 78 metra të lartë, të ngritur mbi kolona, me zyra, hotel dhe apartamente private, si dhe rreth tre nivele nëntokësore për parkim dhe logjistikë. 

PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia
PROJEKTI FITUES i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiwanin” e Parkut Rinia

Lartësia e propozuar ngre pikëpyetje mbi parametrat urbanistikë që zbatohen për këtë truall. Faktoje ka raportuar më herët për ndërtimet në qendër të Tiranës ku lartësia e parashikuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor është 9 kate dhe ky projekt duket se e tejkalon këtë parametër.

Për më tepër projekti do të zhvillohet në një hapësirë që gëzon edhe status të posaçëm mbrojtjeje. Parku Rinia figuron që prej vitit 2007 si Monument Kulture i Kategorisë II.

BIG

BIG nuk është një emër i ri në projektet e mëdha të kryeqytetit. Studioja është edhe projektuese e Teatrit të ri Kombëtar. Në faqen zyrtare të BIG, projekti figuron me status “In Construction”, me madhësi 8,000 m², dhe klient kompaninë “Fusha LLC”.

Tenderin publik për Fazën I e fitoi bashkimi AGI KONS-BE-IS, me vlerë 2.2 miliardë lekë pa TVSH. AGI KONS është e njëjta kompani që fitoi tenderin kryesor për rehabilitimin e Parkut Rinia në vitin 2019. 

Projekti vjen në një kohë kur zhvillimi intensiv i ndërtimit në qendër të Tiranës ka ngritur prej vitesh debat mbi raportin mes ndërtimeve të reja dhe hapësirave publike e të gjelbra, një problematikë të dokumentuar më herët edhe nga Faktoje.

Sa para publike janë investuar në Parkun Rinia përpara transformimit të radhës?

Nga kioskat e viteve ’90 te rehabilitimi i vitit 2000

Parku Rinia ka kaluar disa etapa transformimi edhe përpara rehabilitimit të vitit 2019.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e lidhin konceptimin e kësaj hapësire me planet urbanistike të viteve 1930, ndërsa pyllëzimi i parkut u krye në vitin 1949. 

Pas vitit 1991, parku u mbush me ndërtime informale, kryesisht kioska, bare dhe restorante. Sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, gjatë pastrimit të zonës në vitin 2000 u shembën 130 objekte dhe u hoqën mbi 45 mijë metra kub mbetje, ndërsa parku u rehabilitua. 

Në fillim të viteve 2000 mori formë edhe kompleksi “Tajvani” që njohim sot. Shoqëria TAIWAN sh.p.k., e cila lidhet me kompleksin dhe më pas me koncesionin e parkimit, figuron e themeluar në maj 2001. 

Parkimi nëntokësor, një histori që mbetet pezull

Në vitin 2008, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi formën e dhënies me koncesion të dy parkimeve nëntokësore në qytet. Më pas u zhvillua procedura për Parkun Rinia dhe më 26 prill 2016 u nënshkrua kontrata e koncesionit mes Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “T A I W A N”.

Për zbatimin e kontratës u krijua shoqëria koncesionare Tirana Parking, e themeluar në maj 2016. Objekti i saj përfshin projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e një parkimi nëntokësor në Parkun Rinia, si dhe transferimin e tij te Bashkia në përfundim të afatit të koncesionit.

Dokumentacioni i koncesionit parashikonte një investim rreth 1.97 miliardë lekë dhe një parkim me 1,342 vende dhe kohëzgjatje prej 35 vjetësh. Faktoje verifikoi në qershor 2020 se rehabilitimi i Parkut Rinia kishte përfunduar pa parkimin nëntokësor që ishte premtuar më herët nga zyrtarët e Bashkisë. 

2018: projekti i ri për rehabilitimin e parkut

Në vitin 2018, Bashkia Tiranë zhvilloi procedurën “Studim projektim për objektin ‘Rehabilitimi i Parkut Rinia’”.

Fitues u shpall bashkimi SON Engineering & Construction-A&E Engineering. Kontrata u lidh për 3,492,480 lekë me TVSH. 

Ky projektim i hapi rrugë tenderit shumë më të madh të vitit pasardhës.

2019: rreth 100 milionë lekë për rehabilitimin

Më 30 prill 2019, Bashkia Tiranë shpalli tenderin për “Rehabilitimin e Parkut Rinia”.

Në procedurë morën pjesë tetë operatorë ekonomikë. Fitues u shpall AGI KONS. Kontrata u lidh më 10 korrik 2019 për 94,446,931 lekë me TVSH. 

Open Procurement e ka shënuar procedurën me “flamur të kuq”, pasi operatorët e tjerë konkurrues, përfshirë ofertën me vlerën më të ulët, u skualifikuan. 

Përveç punimeve, Bashkia zhvilloi edhe procedurën e mbikëqyrjes.

Për lotin “Mbikëqyrja e punimeve për objektin Rehabilitimi i Parkut Rinia”, fitues u shpall INFRATECH, me ofertë 1,626,365 lekë pa TVSH. 

Parku u hap për publikun më 1 qershor 2020. Faktoje konstatoi atëherë se parkimi nëntokësor i premtuar nuk ishte realizuar. 

Vetëm dy vjet më vonë, ndërhyrje të reja

Investimi i vitit 2019 nuk e mbylli faturën e Parkut Rinia.

Në qershor 2022, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit hapi tenderin “Rehabilitimi i Shtresave të Lodrave tek Parku Rinia”.

Në procedurë mori pjesë vetëm një ofertues: bashkimi Nexhmedin Sadiku-ED KONSTRUKSION. Kontrata u lidh për 4,935,232 lekë me TVSH. Open Procurement e shënon procedurën me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence. 

Për mbikëqyrjen e këtyre punimeve, fitues u shpall M.A.K Studio, me kontratë 102,984 lekë me TVSH. 

Po në vitin 2022, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi tenderin “Sistem Ujitës në Parkun Rinia”. Fitues u shpall “Gjelbërimi 2000”, me okontratë 4,790,220 lekë me TVSH.

Në garë kishte vetëm një ofertues dhe procedura është shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence. Për mbikëqyrjen e sistemit ujitës u shpall fituese NOVATECH STUDIO, me kontratë 120,000 lekë pa TVSH. 

Sa shkon fatura?

Duke përjashtuar koncesionin e parkimit nëntokësor, ndërhyrjet e dokumentuara për periudhën 2018-2022 arrijnë në të paktën:

VitiObjektiVlera e kontratës (përfshirë TVSH)
2018Studim-projektimi i rehabilitimit3,492,480 lekë
2019Rehabilitimi i Parkut Rinia94,446,931 lekë
2019Mbikëqyrja e rehabilitimit1,626,365 lekë
2022Rehabilitimi i shtresave të lodrave4,935,232 lekë
2022Mbikëqyrja e këndit të lojërave102,984 lekë
2022Sistemi ujitës4,790,220 lekë
2022Mbikëqyrja e sistemit ujitës120,000 lekë 
Total109,514,212 lekë

Projekti “BIG”

Për projektin e ri “Tirana Fountain Plaza” mbeten ende disa të dhëna të papublikuara: vlera e investimit, sipërfaqja totale e ndërtimit, gjurma e saktë e godinës së re dhe raporti mes pronës private dhe hapësirës publike që do të preket nga ndërhyrja.

Po ashtu mbetet për t’u sqaruar statusi aktual i koncesionit të parkimit nëntokësor të vitit 2016 dhe nëse ai ka ndonjë lidhje juridike, pronësore apo financiare me projektin e ri.

The post Parku Rinia, 110 milionë lekë investime “për gjelbërimin e kullës së re” appeared first on Faktoje.al.

  •  

Egjipt: 6 gazetarë të Matsadaash të arrestuar

Nga Jona Cenameri

Gjashtë gazetarët, Mohamed Ashraf Abu Emeira, Abdallah Qadry, Islam Barakat, Omar Helal, Mohamed Mahmoud dhe Mohamed Adel, përbëjnë të gjithë ekipin redaksional të Matsadaash.

Ata u arrestuan gjatë operacioneve të forcave egjiptiane të sigurisë mes mbrëmjes së 28 dhe 29 shtatorit 2026 në disa zona të Egjiptit.

Sipas Egyptian Initiative for Personal Rights (EIPR), avokatët e së cilës përfaqësojnë të gjashtë gazetarët, gjatë bastisjeve u sekuestruan telefona dhe kompjuterë, përfshirë pajisje të familjarëve.

Organizata deklaroi më 30 shtator se nuk ishin paraqitur urdhra arresti apo kontrolli dhe se gazetarët nuk kishin mundur të kontaktonin familjarët ose ekipin e tyre ligjor.

Ky nuk është rasti i parë kur një gazetar i Matsadaash përballet me arrestim. Në gusht 2023, redaktori Karim Asaad u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe u lirua rreth 48 orë më vonë.

Situata e lirisë së medias në Egjipt vijon të ngrejë shqetësime: sipas Committee to Protect Journalists (CPJ), përpara arrestimit të ekipit të Matsadaash, 19 gazetarë të tjerë ndodheshin pas hekurave në vend.

Sindikata e Gazetarëve kërkon lirimin e tyre

Sindikata e Gazetarëve të Egjiptit njoftoi më 30 shtator se kishte paraqitur një ankesë në Ministrinë e Brendshme dhe një raport te Prokurori i Përgjithshëm, duke kërkuar lirimin e gjashtë gazetarëve të Matsadaash, sqarimin e arsyeve të arrestimit dhe bërjen publike të vendit ku mbaheshin.

Sipas deklaratës së sindikatës, njëri prej gjashtë gazetarëve është anëtar i saj. Kreu i saj, Khaled Elbalshy, udhëzoi departamentin ligjor të ndiqte çështjen dhe deklaroi se sindikata do të përdorte mjetet ligjore dhe profesionale në dispozicion për lirimin e tyre.

Eman Ouf, drejtuese e Komitetit të Lirive, deklaroi për Al Manassa se mbështetja ligjore do t’u ofrohej kolegëve pavarësisht nëse ishin apo jo anëtarë të sindikatës.

Ministria akuzon Matsadaash, ajo i hedh poshtë pretendimet

Më 1 tetor, Ministria e Brendshme e Egjiptit foli publikisht për arrestimet për herë të parë. Ajo e cilësoi Matsadaash si një faqe “të palicencuar” dhe të menaxhuar nga jashtë vendit dhe pretendoi se platforma ishte pjesë e një strukture mediatike të lidhur me Vëllazërinë Myslimane.

Sipas Ministrisë, të arrestuarit përgatisnin materiale që ajo i cilësoi si “lajme të fabrikuara” dhe i dërgonin për publikim në këmbim të financimit nga jashtë. Ministria tha se arrestimet ishin kryer pas procedurave ligjore.

Pak orë më vonë, Matsadaash i hodhi poshtë publikisht këto akuza. Platforma argumentoi se gjatë tetë viteve të funksionimit ka publikuar qindra verifikime edhe ndaj informacioneve të rreme të shpërndara nga media dhe figura të lidhura me Vëllazërinë Myslimane dhe deklaroi se nuk ka lidhje me asnjë organizatë politike.

Matsadaash kundërshtoi gjithashtu pretendimin se drejtohet nga jashtë, duke thënë se ekipi i saj përbëhet nga gazetarë egjiptianë që jetojnë dhe punojnë në Egjipt. Platforma hodhi poshtë edhe pretendimet për lidhje politike të gazetarëve dhe për financim të paligjshëm nga jashtë.

Sipas deklaratës së saj, tre prej gazetarëve që janë aktualisht të arrestuar i ishin nënshtruar kontrolleve nga autoritetet rreth tre vjet më parë, pas arrestimit të një ish-kolegu, pa iu provuar lidhje me ndonjë organizatë politike apo financim të huaj.

Matsadaash deklaroi gjithashtu se gazetarët paguhen me kontrata pune dhe përmes sistemit bankar egjiptian, dokumentacion që, sipas saj, mund të verifikohet nga autoritetet.

Ndërkohë, sipas Mada Masr, pas publikimit të deklaratës së Ministrisë, avokati Islam Salama nga EIPR tha se gjashtë gazetarët ende nuk ishin paraqitur para Prokurorisë së Lartë të Sigurisë së Shtetit dhe se vendndodhja e tyre vazhdonte të mos ishte bërë e ditur.

81 organizata dhe media kërkojnë lirimin e tyre

Më 30 shtator, The Tahrir Institute for Middle East Policy (TIMEP) publikoi një thirrje të përbashkët të firmosur nga 81 organizata, media dhe rrjete ndërkombëtare, të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gjashtë gazetarëve dhe ndalimin e veprimeve kundër Matsadaash.

Mes firmëtarëve janë International Fact-Checking Network (IFCN), Committee to Protect Journalists (CPJ), Reporters Without Borders (RSF), International Consortium of Investigative Journalists (ICIJ), OCCRP, Human Rights Watch, ARTICLE 19, Full Fact, PolitiFact, Global Voices dhe Electronic Frontier Foundation, krahas organizatave të tjera të medias, të drejtave të njeriut dhe fact-checking.

Organizatat e konsiderojnë arrestimin e të gjithë ekipit të Matsadaash një përshkallëzim shqetësues ndaj medias së pavarur dhe lirisë së shprehjes në Egjipt dhe u kërkojnë autoriteteve lirimin e gjashtë gazetarëve.

Faktoje, si pjesë e komunitetit të IFCN, solidarizohet me kolegët e Matsadaash dhe i bashkohet thirrjes për garantimin e të drejtave të tyre dhe lirimin e gjashtë anëtarëve të redaksisë.

The post Egjipt: 6 gazetarë të Matsadaash të arrestuar appeared first on Faktoje.al.

  •  

Durrës/Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5, premtim i pambajtur

Nga Jona Cenameri

Tre vjet pasi kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, premtoi rindërtimin në të njëjtin vend të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti në lagjen nr. 5, procesi vijon shumë ngadalë.

Premtimi

Në maj 2023, gjatë një takimi me banorët e njësisë administrative nr. 3, Emiriana Sako u angazhua publikisht që pallatet me nivel dëmi DS5 në lagjen nr. 5 të rindërtoheshin në të njëjtin vend.

Premtimi i Emiriana Sakos

“Në takim me banorët e njësisë nr. 3 ku u angazhuam që pallatet DS5 të lagjes nr. 5 të rindërtohen në të njëjtin vend”, shkroi Sako më 8 maj 2023.

Në atë kohë, Bashkia Durrës informonte Faktoje se në zonë ishin 9 pallate të klasifikuara DS5 dhe se vetëm 1 prej tyre ishte rindërtuar.

Çfarë ka ndryshuar në 2026

Këtë vit, Bashkia Durrës konfirmon nisjen e rindërtimit të godinës nr. 32, “Fakle”, në rrugën “Teodor Rupi”.

godina nr. 32, ‘Fakle’, rruga ‘Teodor Rupi’,
Pallati që po shembet
godina nr. 32, ‘Fakle’, rruga ‘Teodor Rupi’,
Pallati që po shembet

“Me buxhetin e Bashkisë Durrës është parashikuar rindërtimi i godinës nr. 32, ‘Fakle’, rruga ‘Teodor Rupi’, i ndodhur në njësinë administrative nr. 3 Durrës, objekt i cili është në fazë rindërtimi”, thuhet në përgjigjen për Faktoje.

Tabela e kantierit, e fotografuar nga Faktoje në shtator, konfirmon se objekti është “Rindërtimi i Godinës Nr. 32, ‘Fakle’, Rruga ‘Teodor Rupi’”. Leja e ndërtimit mban datën 15 prill 2026, ndërsa në tabelë shënohet nisja e punimeve më 15 maj 2026.

Bashkia bën të ditur gjithashtu se deri tani është rindërtuar vetëm pallati nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa”, ku janë strehuar 32 familje.

Pallati i rindërtuar
Pallati i rindërtuar
Pallati i rindërtuar

Në përgjigjen e vitit 2026, Bashkia liston 7 godina të mbetura në rrugët “Kadri Pirro”, “Hysen Myshketa”, “Edit Durham”, “Stefan Dhima”, “Teodor Rupi” dhe “Hysen Kërtusha”.

Verifikimi në terren, shtator 2026

Në terren, ndryshimi më i dukshëm ishte pikërisht godina nr. 32 në rrugën “Teodor Rupi”. 

Pallati ishte rrethuar dhe kishte hyrë në proces ndërhyrjeje, ndryshe nga verifikimi i mëparshëm kur ende qëndronte i dëmtuar dhe përdorej nga persona të zonës.

Por vetëm pak metra më tej, tabloja mbetej e njohur. Banorët i identifikonin menjëherë pallatet e dëmtuara nga tërmeti, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë prej vitesh mes ndërtesave të banuara.  Disa janë boshatisur, por janë kthyer në gërmadha me mbeturina dhe grafite. 

Në njërin prej objekteve, Faktoje konstatoi edhe grumbullim uji në katin nëntokësor. Në një tjetër pallat të dëmtuar vazhdonin të jetonin familje.

Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti
në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5

Tre vite rindërtim i ngadaltë

Verifikimet e Faktoje në vitet 2023, 2024 dhe 2025 treguan pak ndryshim në terren.

Në 2023 kishte përfunduar vetëm pallati nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa”, por familjet prisnin ende të hynin në banesa. Në 2024, pallatet e tjera nuk ishin shembur dhe Bashkia deklaronte se priste financim për vazhdimin e procesit.

Edhe në tetor 2025, Faktoje gjeti godina të dëmtuara që qëndronin si gërmadha mes blloqeve të banimit. Në disa prej tyre kishte mbeturina, çarje të dukshme dhe ambiente të braktisura, ndërsa banorët ngrinin shqetësime edhe për sigurinë e tyre.

Në atë kohë, Bashkia konfirmonte se vetëm 1 pallat ishte rindërtuar, 1 tjetër ishte shembur dhe 7 të tjerë ishin në proces ekspertize për shembje.

Zvarritja e rindërtimit është shoqëruar edhe me ndërprerje të bonusit të qirasë. 

Në vitin 2024, Bashkia Durrës konfirmonte se financimi nga Ministria e Financave ishte ndërprerë që prej marsit 2023 dhe se Bashkia nuk kishte mundësi buxhetore për ta vijuar. 

Përfundimi

Tre vjet pas premtimit të Emiriana Sakos për rindërtimin e pallateve DS5 të lagjes nr. 5 në të njëjtin vend, procesi mbetet i papërfunduar.

Vetëm 1 pallat është rindërtuar dhe banuar, 1 tjetër është tashmë në rindërtim, ndërsa 6 godina të tjera të dëmtuara vazhdojnë të qëndrojnë në lagje.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Durrës/Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5, premtim i pambajtur appeared first on Faktoje.al.

  •  

I rremë ky udhëzues që kufizon rusishten për gratë që lindin në Lviv

Pretendimi: Në maternitetin e Lvivit në Ukrainë, gratë në lindje udhëzohen të mos përdorin rusishten dhe të “bërtasin në gjuhën shtetërore”

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————-

Në fund të shtatorit, në Facebook qarkulloi një postim në shqip që pretendon se në maternitetet e Lvivit në Ukrainë grave “u ndalohet të bërtasin nga dhimbja në rusisht” gjatë lindjes. Sipas postimit, gratë ukrainase duhet “të filtrojnë rënkimet” gjatë kontraksioneve, pasi vendi u kërkon të lindin “në mënyrë strikte në gjuhën shtetërore”. 

Si provë, publikimi përdor fotografinë e një faqeje që duket si pjesë e një udhëzuesi për gratë shtatzëna.

Postimi

Verifikimi më i hollësishëm i pamjes nga ky udhëzues, konfirmon se teksti është në gjuhën ukrainase.

Në krye të saj jepen këshilla për frymëmarrjen gjatë lindjes për nënat e reja. Ndërkohë, pika 8 e tekstit përmban pjesën që ka nxitur ndërkombëtarëzimin e këtij manuali. Në të shkruhet:

“Zëri i nënës është gjëja e parë që dëgjon fëmija. Mos lejo që ky zë të thotë fjalë në rusisht. Edhe nëse është e frikshme dhe e dhimbshme. Dhe sidomos, gjatë lindjes, bërtit në gjuhën shtetërore.”

Qendra Perinatale e Lvivit ka në faqen e saj zyrtare një listë të gjërave që gratë duhet të marrin me vete kur drejtohen në spital për lindje. Ajo kërkon, mes të tjerash, dy këmisha nate, mantel ose veshje të tjera të rehatshme shtëpie, çorape, pantofla, të brendshme dhe produkte higjienike.

Qendra Perinatale e Lvivit

Në fotografinë virale “të broshurës”, gruaja paraqitet duke lindur e veshur me një vyshyvanka, këmishë tradicionale ukrainase e qëndisur, që është promovuar gjerësisht si një veshje tradicionale e ukrainasve.

Ky element nuk përputhet me listën zyrtare të qendrës për veshjet e nevojshme në sallën e lindjes. Fotografia përdor një ilustrim që e mbart mesazhin politik në mënyrë të dukshme: gruaja paraqitet me veshje kombëtare ndërsa teksti e lidh dhimbjen e lindjes me detyrimin për të mos shqiptuar “fjalë ruse”.

Qendra ka edhe platformën e saj arsimore, “Bota Perinatale”, e cila publikon informacion për shtatzëninë, lindjen, kujdesin për të porsalindurin dhe periudhën pas lindjes. 

Në materialet publike të qendrës nuk gjendet ndonjë udhëzim që përcakton gjuhën që pacientet duhet të përdorin gjatë lindjes.

Ligji ukrainas “Për garantimin e funksionimit të gjuhës ukrainase si gjuhë shtetërore” përcakton se gjuha ukrainase përdoret në sistemin shëndetësor, dokumentacionin dhe komunikimin institucional.

Neni 33 i ligjit në pikat 1 dhe 2 thotë gjithashtu se, me kërkesën e personit që kërkon ndihmë ose shërbim mjekësor, shërbimi individual mund të ofrohet edhe në një gjuhë tjetër të pranueshme për të dyja palët. 

Ligji

Faktoje e kontrolloi imazhin në postim edhe me programin e verifikimit të fotove AI or Not. Rezultati e klasifikoi fotografinë si “Likely AI”, me 90% gjasë që të jetë krijuar me inteligjencë artificiale.

Ai or Not

Pretendimi i pavërtetë se në maternitetet e Lvivit grave u ndalohet të bërtasin në rusisht gjatë lindjes ka shumë gjasa të jetë pjesë e një narrative të njohur propagandistike të promovuar nga Rusia.  

Kjo narrativë synon të paraqesë Ukrainën si një shtet që “shtyp” popullsinë rusishtfolëse, duke krijuar idenë se agresioni ushtarak rus është një formë “mbrojtjeje” ndaj qytetarëve rusë që jetojnë në territoret ukrainase.

The post I rremë ky udhëzues që kufizon rusishten për gratë që lindin në Lviv appeared first on Faktoje.al.

  •  

Narrativa e luftës i afrohet Shqipërisë më shpejt se dronët rusë

Nga Jona Cenameri

Në fund të shtatorit, një valë lajmesh alarmiste qarkulloi në mediat shqiptare dhe rajonale, duke pretenduar se CIA kishte paralajmëruar disa vende evropiane për sulme të mundshme ruse me dronë të nisur nga anije tregtare në Mesdhe.

Titujt u ndërtuan me një gjuhë të fortë, shpesh sensacionaliste, duke e zhvendosur kërcënimin nga një skenar hipotetik i raportuar nga një gazetë spanjolle, në një rrezik të menjëhershëm dhe të afërt me Shqipërinë.

Kjo mënyrë paraqitjeje nuk është e rastësishme: ajo ndjek logjikën e njohur të “narrativës së luftës”, ku informacioni i pjesshëm ose i bazuar në burime anonime amplifikohet për të krijuar tension.

Në këtë mënyrë, lexuesi futet në një atmosferë kërcënimi të vazhdueshëm, ku çdo zhvillim ndërkombëtar interpretohet si rrezik i drejtpërdrejtë për vendin

Disa nga titujt që qarkulluan:

El Mundo

Burimi fillestar i lajmit është një artikull i gazetës spanjolle El Mundo, nga gazetari Xavier Colás, ish-korrespondent në Rusi.

El Mundo

Sipas raportimeve që e citojnë këtë gazetë, shërbimet amerikane të inteligjencës dyshohet se kanë ndarë me disa qeveri evropiane një raport për një operacion të mundshëm rus kundër objektivave në Spanjë, Francë ose Itali. 

Dronët Gerbera

Skenari i përshkruar parashikon përdorimin e dronëve Gerbera, të fshehur në kontenierë në anije tregtare dhe të lëshuar nga ujërat ndërkombëtare në Mesdhe drejt vendeve të përmendura. 

Dron Gerbera

Droni Gerbera përshkruhet si një mjet ajror relativisht i vogël, rreth 2 m i gjatë, me hapje krahësh rreth 2.5 m, peshë deri në 18 kg dhe rreze veprimi deri në 600 km. Sipas raportimeve, ngarkesa shpërthyese e tij do të ishte e kufizuar, rreth 4-5 kg.

Për këtë arsye, efekti i mundshëm i tij do të ishte më shumë ndërprerës dhe simbolik, si mbyllje e përkohshme aeroporti, zjarr ose dëmtim i pajisjeve të ekspozuara, sesa shkatërrim masiv.

CIA

Raportimet ndërkombëtare që e morën lajmin e lidhën paralajmërimin me CIA-n, por jo me një deklaratë publike të agjencisë amerikane. Defense News shkroi se artikulli i El Mundo bazohej në dëshminë e një burimi anonim lituanez dhe se raportimi “nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur”. 

Edhe Euronews e paraqiti informacionin si raportim të gazetës spanjolle, duke sqaruar se detajet mbi dronin Gerbera vinin nga burime anonime në Ministrinë e Mbrojtjes së Lituanisë, të cituara nga El Mundo.

Deri tani, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të CIA-s që të konfirmojë se ka paralajmëruar Spanjën, Francën ose Italinë për një plan sulmi rus me dronë në Mesdhe. 

Vendet e përfshira mohojnë

Franca dhe Italia e kanë mohuar qartësisht marrjen e një paralajmërimi të tillë.

Franca

Presidenti francez Emmanuel Macron i mohoi këto pretendime. “Po mund t’i mohoj, CIA nuk i ka informuar shërbimet franceze”, u shpreh Macron, sipas France24.

Macron megjithatë nuk mohoi rrezikun e përgjithshëm të kërcënimeve hibride ruse, duke thënë se Rusia po i shumëfishon aktet armiqësore dhe kriminale kundër vendeve evropiane. 

Presidenti Francez Emmanuel Macron gjatë një interviste me France 2 and TF1 në Paris.

Italia

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, reagoi në platformën X, duke shkruar: “Alarmi i ngritur këtë mëngjes nga një gazetë spanjolle, që hedh hipotezën për sulme të mundshme ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës nga anije dhe dronë rusë, nuk i shërben askujt dhe nuk është aspak e konfirmuar. Jetojmë në kohë të vështira dhe ‘nervoze’, dhe askujt nuk i duhet më shumë benzinë në zjarr.”

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto
Reagimi në X i Ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto

Më 26 shtator, edhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani e ohoi ekzistencën e një alarmi konkret për sulme me dronë rusë ndaj Italisë. Tajani tha: “Nuk ka asnjë alarm në lidhje me sulmet ruse. Janë pretendime absolutisht të pabazuara.”

Ai bëri dallimin mes këtij pretendimi konkret dhe kërcënimeve hibride, duke shtuar: “Çështje tjetër është lufta hibride, sulmet kibernetike, sepse ato ekzistojnë. Por nuk kemi asnjë informacion për dronë që mund të përdoren kundër Italisë nga forcat e armatosura ruse. Absolutisht jo.”

Ministri i jashtëm Antonio Tajani gjatë vizitës së tij në "villaggio della Legalità", në Romë

NATO

NATO gjithashtu nuk ka konfirmuar publikisht skenarin e përshkruar nga El Mundo. Në përgjigje për Euronews, aleanca iu referua qëndrimeve të Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, sipas të cilit kërcënimi rus ndaj territorit të NATO-s ekziston dhe është afatgjatë, por vendet evropiane duhet të qëndrojnë të qeta dhe të mos bien në panik.

Narrativa e luftës

Mënyra se si lajmi u përhap në media tregon qartë se si ndërtohet narrativa e frikës në kontekste gjeopolitike. Duke e paraqitur një skenar hipotetik si alarm të konfirmuar dhe duke e lidhur rrezikun me territorin shqiptar, mediat krijojnë një ndjesi urgjence që nuk mbështetet në fakte.

Ky lloj komunikimi ushqen ankthin kolektiv, sepse e vendos lexuesin në një gjendje të vazhdueshme pritjeje për një kërcënim të paqartë, të padukshëm dhe të pakontrollueshëm.

The post Narrativa e luftës i afrohet Shqipërisë më shpejt se dronët rusë appeared first on Faktoje.al.

  •  

Rruga e Bregdetit në Kavajë, ende pa nisur punimet

Jona Cenameri

Tre vjet pasi Fisnik Qosja e shpalli “Rrugën e Bregdetit” një nga projektet kryesore të mandatit të tij, punimet ende nuk kanë nisur. Bashkia Kavajë njofton se projekti është ndarë në tri faza: e para është ende në fazën e hartimit të projektit, ndërsa dy të tjerat ndodhen në procedura tenderimi.

Premtimi

Gjatë fushatës së vitit 2023, Fisnik Qosja premtoi ndërtimin e një rruge që do të lidhte Kavajën me vijën bregdetare. 

Premtimi i Fisnik Qoses

Në maj 2023, Qosja e përshkruante projektin si një rrugë panoramike prej rreth 4.5 kilometrash, nga Kisha e Shna Premtës drejt bregdetit, me një kosto të parashikuar prej rreth 11 milionë eurosh. Ai deklaronte se synonte ta realizonte brenda mandatit të tij katërvjeçar. 

Projekti i rruges se bregdetit
Projekti i rruges se bregdetit

Verifikimi në 2025

Kur Faktoje e verifikoi projektin në shtator 2025, Bashkia Kavajë konfirmoi se punimet nuk kishin nisur dhe se ishte “në bashkëbisedim me qeverinë për ndërtimin e kësaj rruge”.

Edhe verifikimi në terren nuk gjeti kantierë apo shenja të nisjes së punimeve përgjatë gjurmës së parashikuar. 

Rruga e Bregdetit

Çfarë thotë Bashkia në 2026

Një vit më vonë, Bashkia Kavajë bën të ditur se “Rruga e Bregdetit” është ndarë në tri faza.

Faza I, e quajtur “Rruga e Bregdetit”, është në procedurën për ngritjen e një urdhri pune për hartimin e projektit dhe, sipas Bashkisë, nuk ka ende një afat të përcaktuar.

Faza II, nga shinat e trenit deri te Kisha e Shën Premtes, e ka projektin të hartuar dhe ndodhet në proces tenderimi pranë KPP-së. Pas shpalljes së fituesit, Bashkia parashikon që punimet të zgjasin 6 muaj.

Edhe Faza III, që përfshin Rrugën Egnatia, e ka projektin të hartuar dhe ndodhet në proces tenderimi. Sipas Bashkisë, punimet parashikohen të përfundojnë brenda 8 muajve nga nisja e tyre.

Krahasuar me vitin 2025, projekti ka avancuar në fazën administrative, por punimet fizike nuk kanë nisur ende.

Kjo duket edhe në verifikimin në terren.

Rruga qe te lidh me bregdetit

Çfarë thonë banorët

Në qendër të Kavajës, të rinjtë e pyetur nga Faktoje thanë se nuk kishin informacion për projektin.

Në Karpen, një banor i zonës u shpreh skeptik se rruga do të realizohej. Për të, megjithatë, projekti i rrugës mbetet më pak urgjent krahasuar me probleme të tjera të përditshme të zonës, veçanërisht mungesën e ujit në rubinet.

“Rrugën nuk kanë për ta bërë ndonjëherë”, tha ai, ndërsa rendiste shqetësime të tjera të banorëve.

Përfundimi

Tre vite pas premtimit, ndërsa mandati katërvjeçar është drejt fundit, punimet fizike për rrugën  e bregdetit ende nuk kanë nisur. Për fazën e parë nuk ka as një afat të përcaktuar, ndërsa për dy fazat e tjera pritet përfundimi i procedurave të tenderimit. 

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon zbatimin e premtimeve të dhëna nga kryebashkiakët. 

The post Rruga e Bregdetit në Kavajë, ende pa nisur punimet appeared first on Faktoje.al.

  •  

Bonusi 5 mijë lekë për bebet në Kavajë, jashtë buxhetit edhe në 2026

Jona Cenameri

Tre vjet pasi kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, premtoi 5 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur në bashki gjatë vitit të parë të jetës, masa ende nuk është zbatuar. Bashkia Kavajë konfirmon për Faktoje se bonusi nuk është parashikuar as në buxhetin e vitit 2026.

Premtimi

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023, Fisnik Qosja premtoi një bonus mujor prej 5 mijë lekësh për çdo lindje të re në Bashkinë Kavajë, gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës.

Qosja deklaroi gjithashtu se masa do të realizohej brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij. 

Tre vite pa bonus

Faktoje e ka ndjekur zbatimin e këtij premtimi që prej vitit 2023.

Në verifikimin e parë, Bashkia Kavajë konfirmoi se nuk jepte bonus për lindjet e reja. Një vit më vonë, në 2024, institucioni përsëriti se bonusi prej 5 mijë lekësh në muaj nuk jepej, ndërsa një nënë e intervistuar nga Faktoje tha se nuk kishte marrë dhe as kishte dëgjuar për këtë mbështetje. 

Edhe në vitin 2025, Bashkia nuk konfirmoi zbatimin e masës së premtuar. Verifikimi i Faktoje e kategorizoi sërish premtimin si të pambajtur. 

Bashkia Kavajë në 2026

Në përgjigjen e fundit për Faktoje, Bashkia Kavajë e konfirmon drejtpërdrejt se masa nuk është planifikuar as këtë vit.

“Nga verifikimet e kryera në Bashkinë Kavajë për vitin 2026, rezulton që nuk është parashikuar bonus në masën 5000 lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur në Bashkinë Kavajë gjatë vitit të parë të jetës”, thuhet në përgjigje.

Institucioni sqaron gjithashtu se bonusi i bebes nuk është parashikuar në buxhetin e Bashkisë Kavajë për vitin 2026.

Çfarë thonë nënat

Në terren, Faktoje pyeti nëna me fëmijë të vegjël në Kavajë për bonusin e premtuar.

Një nënë me gjashtë fëmijë, e cila kishte me vete djalin e vogël në karrocë, tha se nuk kishte përfituar asnjëherë lehtësira ekonomike. Ajo tregoi se bashkëshorti i kishte ndërruar jetë dhe se familja ndodhej në kushte të vështira ekonomike. Sipas saj, pavarësisht kërkesave për ndihmë, nuk kishte marrë mbështetje nga Bashkia.

Edhe nëna të tjera të pyetura nga Faktoje reaguan me habi kur dëgjuan për masën e premtuar.

“Çfarë bonusi?”, ishte reagimi i njërës prej tyre.

Përfundimi

Premtimi për bonusin mujor prej 5 mijë lekësh për bebet në Kavajë mbetet i pambajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Bonusi 5 mijë lekë për bebet në Kavajë, jashtë buxhetit edhe në 2026 appeared first on Faktoje.al.

  •  
❌