Reading view

Kryeministri izraelit urdhëron IDF-në të shtojë kontrollin në Rripin e Gazës në 70%

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ka udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të rrisin kontrollin mbi Rripin e Gazës në 70%. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference të enjten, ku theksoi se Izraeli aktualisht po “shtrëngon Hamasin” dhe kontrollon 60% të territorit të Rripit. Ai shtoi se ky kontroll ishte rritur nga 50% në 60%, dhe direktiva e tij është të shkohet…

Source

  •  

Negociata me Libanin, Netanyahu: Sa më shpejt të jetë e mundur

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka udhëzuar kabinetit të tij që të fillojë “negociata të drejtpërdrejta” me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve. “Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin…

Source

  •  

A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetet e luftës “të lehtë” të premtuar nga Netanyahu kundër Iranit?

Kur Benjamin Netanyahu mbërriti në klubin Mar-a-Lago të Donald Trump më 29 dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri izraelit erdhi me një kërkesë dhe një nxitje jo aq të fshehtë. Pas muajsh rimbushjeje të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave të tjera pas konfliktit 12-ditor të qershorit, në të cilin SHBA-ja u bashkua për të bombarduar objektet bërthamore të Teheranit, Izraeli ishte gati të…

Source

  •  

SHBA apo Izraeli? Reuters: Trump miratoi operacionin në Iran pasi Netanyahu argumentoi arsyet për tu hakmarrë ndaj Khameneit

Më pak se 48 orë para se të fillonte sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, kryeministri Benjamin Netanyahu foli në telefon me Presidentin Donald Trump rreth arsyeve të nisjes së një lufte komplekse dhe të largët kundër së cilës udhëheqësi amerikan dikur kishte bërë fushatë. Si Trump ashtu edhe Netanyahu e dinin nga informacionet e inteligjencës në fillim të javës se Udhëheqësi Suprem iranian…

Source

  •  

Situatë vërtet e paprecedentë – si mund të falet një kryeministër që nuk është dënuar?

Kjo është një situatë vërtet e paprecedentë. Një kryeministër izraelit, në mes të një procesi gjyqësor që po vazhdon prej vitesh, kërkon falje edhe pse ende nuk është dënuar. Dhe ai po e bën këtë me mbështetjen e presidentit amerikan, vullneti i mirë i të cilit – në kontrast me dënimin në rritje ndërkombëtar – tani qëndron në zemër të politikës së qeverisë izraelite.

Source

  •  

Në gjyq për korrupsion, Netanyahu i kërkon presidentit të Izraelit ta falë me dekret, pa mbaruar gjyqi!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me një gjyq të gjatë për korrupsion, i ka paraqitur një kërkesë zyrtare presidentit të vendit për ta falur. Në një deklaratë me video, zoti Netanyahu, i cili është i vetmi kryeministër në detyrë në historinë e Izraelit që del para gjykatës, tha se çështja e ka përçarë vendin dhe se një falje do të ndihmonte në rivendosjen e unitetit…

Source

  •  

Akuza për gjenocid, Turqia lëshon urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit

Turqia ka lëshuar një urdhër-arrest për “gjenocid të dyshuar” ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Sipas deklaratës së zyrës së prokurorisë së Stambollit, mes 37 personave të listuar ndodhen ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben Gvir, dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir.

Source

  •  

Tensionet pas su*mit në Katar, Rubio takon Netanyahun në Jeruzalem mes kritikave ndërkombëtare

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një takim të profilit të lartë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, ku në fokus ishte kriza diplomatike e shkaktuar nga sulmi izraelit në Katar – një vend mik i ngushtë i SHBA-së. Incidenti ndodhi javën e kaluar në Doha dhe kishte si objektiv disa figura të larta të Hamasit. Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra në…

Source

  •  

Netanyahu: Izraeli do të marrë kontrollin e plotë të të gjithë Gazës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u duk se konfirmoi planin izraelit për të marrë kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës, përpara një takimi kyç të Kabinetit të Sigurisë së vendit. “Ne synojmë që për të garantuar sigurinë tonë, të eleminojmë Hamasin, t’i mundësojmë popullsisë të çlirohet nga Gaza dhe ta kalojmë atë nën një qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe askush që mbështet…

Source

  •  

Netanjahu merr vendimin, Izraeli pushtim të plotë në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmon vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje. “Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X. “Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë Na ndihmoni të çlirohemi.

Source

  •  

Trump: Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e Palestinës

”Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e një shteti palestinez”,-tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump teksa fliste me gazetarët jashtë resortit të tij Turnberry në Skoci, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe gruan e tij Victoria. Trump shtoi se e dinte që Starmer kishte një qëndrim për këtë çështje. ”Vuajtjet dhe uria e papërshkrueshme” e popullsisë palestineze “në Gaza” janë në…

Source

  •  

Qeveria në krizë, partitë opozitare gati projektligjin për të shpërndarë Parlamentin

Debati mbi përjashtimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak kërcënon të destabilizojë qeverinë e koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësit e partive opozitare të Izraelit kanë paraqitur një projektligj në Knesset për ta shpërndarë atë, gjë që mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme. ”Ky vendim ishte unanim dhe është i detyrueshëm për të…

Source

  •  

Netanyahu konfirmon paqen në Gaza: Izraeli pranon propozimin amerikan për armëpushim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pohon lajmin e madh që Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim, i paraqitur nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Grupi Hamas njoftoi më herët se kishte marrë propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe po e shqyrtonte me kujdes. Deri tani, përpjekjet për një armëpushim të qëndrueshëm kanë hasur në…

Source

  •  

Netanyahu: E gjithë Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit. Ndoshta kemi vr*rë udhëheqësin e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. ”I gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit”. Një sulm ajror izraelit në një spital në Gazën jugore shënjestroi Sinwarin në fillim të këtij muaji, por vdekja e tij nuk ishte konfirmuar deri më tani as nga Izraeli dhe as nga Hamasi.

Source

  •  

Netayahu: Sulmet në Gaza janë vetëm fillimi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmet e kryera në Gazë, që lanë të vrarë qindra persona, shumica gra dhe fëmijë, janë “vetëm fillimi”, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë derisa të arrijë të gjitha qëllimet e luftës: të shkatërrojë Hamasin dhe të lirojë të gjitha pengjet që mbahen nga grupi palestinezë, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe…

Source

  •  

Zëri i Amerikës: Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj udhëheqësve izraelitë përçan Perëndimin

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë që një kryeministër në detyrë i një aleati të rëndësishëm perëndimor po akuzohet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit nga një gjykatë ndërkombëtare, ka shkaktuar përçarje mes udhëheqësve botërorë. Shtëpia e Bardhë kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion…

Source

  •  

Befason Johnson: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës, më tha se duhej të…

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, thotë se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personal në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu. Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij. Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër…

Source

  •  
❌