Kur Europa mblidhet te “Meliá”!
Ka vende ku shkon për të pushuar dhe ka vende ku shkon për të kuptuar se si po ndryshon një vend i tërë. “Meliá Durrës”, në Gjirin e Lalzit, është një prej tyre, bile më kryesori në Shqipëri. Që në hyrje krijohet ndjesia se nuk ndodhesh në një resort të zakonshëm të Adriatikut shqiptar. Dëgjon spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, polonisht, çekisht, portugalisht e shumë gjuhë të tjera.