Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Finlanda po transmeton energji elektrike përmes ajrit, pa tela fizikë

Finlanda ka demonstruar me sukses transmetimin e energjisë elektrike pa tela, duke provuar se energjia mund të udhëtojë përmes ajrit pa pasur nevojë për kabllo apo priza fizike. Ky zhvillim konsiderohet një hap i madh drejt mënyrës se si energjia mund të shpërndahet globalisht në të ardhmen. Shkencëtarët finlandezë përdorën valë elektromagnetike dhe sisteme të bazuara në lazer për të transmetuar…

Source

Macron refuzon “Këshillin e Paqes”, Trump kërcënon Francën me tarifa 200% për verërat dhe shampanjën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se po shqyrton vendosjen e tarifave deri në 200% ndaj pijeve alkoolike të importuara nga Franca, përfshirë verërat dhe shampanjat, pas refuzimit të presidentit francez Emmanuel Macron për t’iu bashkuar nismës së tij të quajtur “Këshilli i Paqes”. “Tarifat për verërat dhe shampanjën e tyre do të shkojnë në 200%. Ai do të bashkohet…

Source

Ipswich Town bën gati ofertën për të rrëmbyer Anis Mehmetin

Anis Mehmeti po përjeton një moment shumë të mirë në futbollin anglez dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë vëmendjen e disa klubeve në Angli, jo vetëm falë formës së shkëlqyer, por edhe për shkak të situatës së tij kontraktuale, pasi marrëveshja aktuale i skadon në fund të sezonit. Sipas Football Insider, Ipsëich Toën ka shfaqur interes…

Source

Zija Çela dhe Silvinjo në një foto ku kurorëzohet një përbashkim shpirtëror mes futbollit dhe letërsisë

Nga Albert Vataj Ka çaste që, megjithëse të thjeshta në dukje, mbartin brenda tyre një dendësi kuptimore që refuzon të mbetet vetëm imazh. Një fotografi e tillë është ajo ku Zija Çela dhe Silvinjo gjenden përballë njëri-tjetrit, të bashkuar jo nga rasti i zakonshëm, por nga një rezonancë e brendshme që i tejkalon kufijtë e disiplinave që përfaqësojnë. Në këtë foto nuk shihen thjesht një…

Source

Gjykata rikthen në detyrë sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Alban Dokushi

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin…

Source

Nga vizioni në realizim/ Stadiumi i Valiasit, në fazë të avancuar punimesh

Federata e Futbollit po vijon fuqishëm punën në modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke ndërtuar stadiume dhe fusha të reja në të gjithë vendin si edhe duke rikonstruktuar impiante ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve dinjitoze për zhvillimin e futbollit shqiptar. Një nga projektet më të rëndësishme në proces është ndërtimi i stadiumit të ri në Valias të Kamzës.

Source

Rama i dërgon letër Donald Trump: I përcolla përgjigjen e ftesës së tij

Kryeministri Edi Rama i ka nisur në letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në përgjigje të ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Reagimi i plotë i Ramës: Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim. I nderuar Zoti President…

Source

FIFA publikon renditjen/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion

FIFA ka bërë publike ditën e sotme renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2026. Shqipëria e nis vitin e ri futbollistik në të njëjtin pozicion ku e mbylli vitin 2025, duke u renditur në vendin e 63-të në botë. Një përmirësim të lehtë ka shënuar Kosova, e cila ka fituar një vend në renditje. Dardanët, që në klasifikimin e fundit të vitit 2025 ndodheshin në vendin e 80-të…

Source

I dënuar për vrasje në tentativë, i burgosuri ndërron jetë në QSUT

I dënuari i sigurisë së lartë, M. Mërkuri ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhej në reanimacionin e pavijonit të kirurgjisë. Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2026

Dashi Mund të tundohesh të kënaqesh me pothuajse gjithçka tani. Sot i dëshiron të gjitha. Do të dukesh bukur, të të thonë se je personi më magjepsës në botë, të të adhurojnë, të të çmojnë dhe, mbi të gjitha, do të doje të ndieje se personi që të ndjek me kaq zell e të të dashurojë vërtetë. Demi Do t’i impresiononi të tjerët me idetë tuaja. Të tjerët janë mësuar me qasjen tuaj imagjinare.

Source

Si ndryshon tabela e Superiores pas javës së 20-të?

Java e 20-të e kampionatit “Abissnet Superiore” solli emocione, rivalitet dhe rezultate interesante, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e lartë të konkurrencës në këtë sezon. Në mbrëmjen e së hënës, në “Air Albania”, Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur Dinamo City-n me rezultatin 2-0. Një përballje e luftuar dhe me ritëm të lartë, ku shkodranët u treguan më…

Source

Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar ftesën e presidentit Trump për qeverinë shqiptare për në Bordin e Paqes, u shpreh se, ndërsa në presidencën Biden, Ramës i duhej të përdorte Aleks Sorosin për të komunikuar, tashmë, ai ka linjë direkte, sepse ka marrëdhënie me dhëndrin dhe të bijën e presidentit Trump. Hila tha se Rama u duhet amerikanëve edhe…

Source

Hygerta eskalon ndaj Londrimit: Po të bëj edhe unë si gay…

Një debat i ashpër mes Hygertës dhe Londrimit mjaftoi këtë Prime për të ndezur një diskutim. Hygerta u dëgjua teksa shprehet: “Po bëjë edhe unë si gay…”, një fjali që ka shkaktuar reagime të forta dhe ka hapur diskutime mbi mënyrën e komunikimit dhe përdorimin e termave sensitivë në publik. Deklarata erdhi në mes të një tensioni të shtuar mes saj dhe Londrimit, ku palët shkëmbyen akuza dhe ironi.

Source

Gjysma e Tiranës në terr prej 1 ore në temperatura të ulëta

Disa zona të Tiranës janë zhytur në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Shkak dyshohet se është bërë një defekt në linjën e OST 110 kv, që ka lënë pa energji disa zona pa energji në kryeqytet. Raportohet se deri më tani janë pa energji lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST…

Source

Shqipëria drejt një Republike Presidenciale?

Ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese nga kryeministri Rama si dhe dakortësia e liderit të opozitës Berisha për krijimin e Senatit, po çojnë në ripunim drastik të Kushtetutës së Shqipërisë brenda mandatit të katërt të PS në pushtet. Edi Rama është i qartë në strategjinë e tij për një republikë presidenciale të tipit francez, ku presidenti zgjidhet nga populli me një mandat 7 vjeçar…

Source

Spahiu: Bllokimi i vizave amerikane do të aplikohet edhe në Europë

Vendimin e Amerikës për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si antishqiptar dhe pa precedent në historinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Spahiu tha se emigrantët kontribuojnë dhe përfitojnë nga asistenca sociale në çdo shtet ku jetojnë, ashtu sikurse janë përfitues edhe qytetarët vendas të atij shteti.

Source

Hitaj për Bordin e Paqes: Edhe po të ishte PD në pushtet, do merrnim ftesë nga Trump

”Ftesa e Amerikës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës nuk lidhet me emra apo parti politike, por me shtetin shqiptar”, kështu tha gazetari Arbër Hitaj, sipas të cilit, edhe nëse Partia Demokratike do të ishte në qeveri, Shqipëria do ta merrte të njëjtën ftesë. ”Nuk e shikoj vetëm për qeverinë. Shikoj një gjë të gjerë për qeverisjen e Shqipërisë që po të ishin demokratët…

Source

Prishet miqësia mes Londrimit, Klodit e Elijonës: Koha të luajmë secili për vete

Klodi, Elijona dhe Londrimi nuk e kanë më raportin si dikur. Duket se është prishur miqësia mes tyre dhe se në këtë pikë të lojës duan të ndahen nga njëri-tjetri. Klodi ka qenë i pari që është distancuar nga Londrimi dhe Elijona, kjo edhe për shkak të raporteve e keqkuptimeve me këtë të fundit. Elijona nga ana tjetër theksoi se ka qenë ajo që ka dashur të distancohet vet nga Klodi.

Source

❌