Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën, ndalojnë edhe në Zvërnec

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, vizituan disa zona të qytetit bregdetar, përfshirë Zvërnecin dhe Portonovën. Ata nuk hezituan të shkrepin edhe foto në këto vende. Çifti mbërriti në Vlorë paraditen e së mërkurës dhe zhvilloi takime private me arkitektë të njohur, për të parë infrastrukturën ekzistuese dhe mundësitë për projekte të ardhshme në zonë.

Source

Berisha ristrukturon listën e anëtarësisë në PD, deputetja jep detaje

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka sqaruar udhëzimin e fundit të firmosur nga kryetari Sali Berisha për përditësimin e listave të anëtarësisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces administrativ dhe organizativ, jo për filtrime politike brenda partisë. Sipas saj udhëzimi synon përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve për përditësimin e të dhënave të anëtarëve të PD-së…

Source

Juventus heq dorë nga Mateta, nis sulmin për En-Nesyri

Tratativa për Jean-Philippe Mateta, që dukej pranë mbylljes, po ndërlikohet gjithnjë e më shumë për Juventusin. Marrëveshja me Crystal Palace ka hasur pengesa serioze, si për shifrën e ofruar nga bardhezinjtë, ashtu edhe për formulën e transferimit. Klubi londinez kërkon të arkëtojë menjëherë shumën e plotë, ndërsa Juventusi këmbëngul për një pagesë të kushtëzuar nga kualifikimi në Europë.

Source

Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si destinacion gjithëvjetor

Është çelur në Madrid Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (FITUR), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e turizmit. Shqipëria merr pjesë me stendën e saj zyrtare, duke u prezantuar përmes përvojave autentike dhe duke u pozicionuar si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja tha se pavijoni shqiptar është…

Source

Tragjedi në Prrenjas: 57-vjeçari hidhet nga ura 50 metra e lartë e Bushtricës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Prrenjasit, në Urën e Bushtricës, e cila ndodhet mes aksit rrugor Librazhd–Prrenjas dhe është rreth 50 metra e lartë. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, rreth orës 12:45 dyshohet se shtetasi A. Sh., 57 vjeç, është hedhur nga ura, duke humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas njoftimit…

Source

Stuhi dimërore në Kolonjë, qarkullimi rrugor i vështirësuar

Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë–Rehovë të bashkisë Kolonjë janë krijuar problematika të qarkullimit, pasi disa degë pemësh ranë mbi karrexhatë, duke penguar lëvizjen e mjeteve. Zjarrfikësit e Kolonjës ndërhynë menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e lirë. Mësohet se tashmë aksesi rrugor është rikthyer normalisht dhe nuk ka pengesa të mëtejshme.

Source

Reali fitoi 6-1 por Bellingham përplaset me tifozët pas episodit në fushë

Fitorja e thellë 6-1 ndaj Monacos në “Santiago Bernabeu”, vendi i dytë në renditjen e Champions League dhe rikthimi real në garë për titull në La Liga, vetëm një pikë larg Barcelonës kryesuese, dëshmojnë se sezoni i Real Madridit po rikthehet në shina pas periudhës së vështirë dhe shkarkimit të Xabi Alonsos. Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive, klima mes skuadrës dhe tifozëve mbetet e…

Source

Veliaj përkujton 21 janarin: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21 Janarin, duke nderuar kujtimin e katër qytetarëve që humbën jetën në zemër të kryeqytetit 15 vjet më parë. Mesazhi i Veliajt: 21 janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë…

Source

Benet Beci: Punë çdo ditë për një Shkodër më të pastër dhe më të përgjegjshme

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale detaje nga puna e përditshme që po kryhet në terren për mirëmbajtjen e qytetit. Sipas Becit, ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike janë angazhuar maksimalisht në një aksion për pastrimin e zonave problematike që shërbejnë si “hot-spote” mbeturinash, duke u fokusuar këtë herë në lagjen Skënderbeg…

Source

Presidenti Begaj përkujton Ibrahim Rugovën: Vizionar i Kosovës së lirë dhe evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në vijim mesazhi i Begajt: Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut…

Source

Bologna bën gati ofertën e radhës për Kristjan Asllanin

“Saga” Kristjan Asllani vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos së dimrit. Emri i mesfushorit kuqezi qarkullon pothuajse në çdo media sportive, ndërsa interesimi për të vjen nga një numër i madh skuadrash të Serie A, me përjashtim të ekipeve “big”. Pas Fiorentinës, Parmës, Sassuolo-s dhe Genoa-s, klubi i radhës që ka shfaqur interes konkret është Bologna. Sipas mediave italiane…

Source

Jorida Tabaku: Eksportet prej vitesh në rënie, modeli ekonomik ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se rënia e eksporteve shqiptare është simptoma më e qartë e dështimit të modelit aktual ekonomik. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku thekson se “për të shtatin vit radhazi eksportet janë në rënie, ndërsa produktet “Made in Albania” nuk po arrijnë të shiten as në tregjet rajonale, as në ato evropiane”.

Source

U-21/ Shqipëria përballet me Japoninë më 27 mars në Antalia

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare më 27 mars 2026 ndaj Japonisë U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Japoneze të Futbollit që kjo përballje të luhet në Antalia, Turqi, ndërsa orari dhe stadiumi ku do të zhvillohet takimi do të bëhen të ditura në ditët në vijim. FSHF vijon gjithashtu bisedimet për të siguruar edhe një…

Source

Kreu i NATO-s tregon zgjidhjen e vetme për Groenlandën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “ në prapaskenë” për këtë çështje. Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump…

Source

Inagurohet fusha e shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës/ Duka: Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll

Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, duke i shtuar qytetit një aset të rëndësishëm sportiv, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe fëmijëve të akademisë së FSHF-së “Elite Youth”. Ky investim realizohet në kuadër të projektit madhor “100…

Source

Foto-albumi/Kryeministri Rama homazhe për 21 Janarin

Kjo e mërkurë shënoi 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Kryeministri Rama dhe disa socialistë të tjerë iu drejtuan bulevardit ku humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Së bashku me familjarët e tyre, ata vendosën karafila të kuq në vendin ku protestuesit humbën jetën.

Source

❌