Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Genoa heq dorë nga transferimi i Kristjan Asllanit?

Në ditët e fundit emri i Kristjan Asllanit është përmendur si një nga opsionet e mundshme për Genoan. Mesfushori shqiptar, në pronësi të Interit, pritet të ndërpresë huazimin e tij te Torino për t’u sistemuar më pas sërish në një klub tjetër. Në Itali, pikërisht Genoa ishte skuadra që kishte shfaqur interesin më konkret për shërbimet e tij, edhe pse për lojtarin nuk mungojnë kërkesat as nga Spanja.

Source

Llatja: Drejt përfundimit unaza e fshatit Kuqan

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në unazën e fshatit Kuqan. Gjatë inspektimit, Kryetari i Bashkisë u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe janë drejt përfundimit, ndërsa ky segment rrugor lidh qendrën e fshatit me rrugën kryesore Elbasan–Cërrik.

Source

Stadiumi i Gramshit drejt modernizimit, Duka inspekton punimet: Futbolli duhet të zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, ka nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi”, një tjetër investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zhvillimit të futbollit në të gjithë vendin. Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, veçanërisht për ekipet vendase dhe moshat e reja.

Source

Niinistö: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të kthehet në krizë të NATO-s

Ish-presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, ka deklaruar se tensionet e krijuara rreth Grenlandës nuk duhet të lejohen të çojnë në dobësimin apo shkatërrimin e NATO-s, duke paralajmëruar për pasojat serioze që do të kishte një përçarje brenda aleancës. “Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që anëtari kryesor i NATO-s do të kërcënonte pushtimin e territorit të një vendi tjetër anëtar”…

Source

Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 19-të në “Abissnet Superiore”

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 19-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Java që u mbyll ishte mjaft e luftuar, ku Vllaznia, Vora dhe Tirana arritën fitore të rëndësishme, ndërsa dy sfida u mbyllën në barazim. Formacioni i javës është përzgjedhur sipas skemës 1-4-4-2. Në portë është Igor Aleksovski i Flamurtarit…

Source

Rama mbledh grupin e PS: Shqipëria në fazën më intensive të negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku ka bërë një përmbledhje të punëve dhe sfidave me të cilat grupi është përballur në sesionin e shkuar. Në fjalën e tij, ndër të tjera Rama tha se puna që e pret qeverinë gjatë 2026 është e veçantë, për shkak të futjes së vendit tonë në negociata intensive me BE-në. “Sot jemi këtu për të një mbledhje të grupit parlamentar së bashku me…

Source

Milani pa humbje prej 19 ndeshjesh, ka filluar të ndihet dora e Allegrit

Debati mes “lojës së bukur” dhe “rezultatit me çdo kusht” vazhdon të jetë i pafund dhe pa një të vërtetë absolute. Qasje të ndryshme, filozofi të kundërta, por një element mbetet i pakundërshtueshëm: fusha dhe numrat. Dhe pikërisht shifrat po i japin të drejtë Milanit të Massimiliano Allegrit. Mund të flitet për fat, dhe sigurisht që edhe ai ka rolin e vet në futboll, por pas 20 javësh kampionat…

Source

Shkodra në fokusin e dokumentarit frankofon të TV5Monde

Shkodra është bërë pjesë e dokumentarit Destination Francophonie, prodhuar nga TV5Monde, duke u shfaqur si një destinacion i plotë ku turizmi, kultura dhe sporti bashkëjetojnë në harmoni. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë këtë lajm duke theksuar se dokumentari nxjerr në pah identitetin, energjinë dhe bukurinë autentike të qytetit. Mesazhi fton vizitorët të zbulojnë Shkodrën…

Source

Slot: I lumtur për rikthimin e Salah, por kemi 15 sulmues te Liverpooli!

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League ndaj Burnley-t, duke prekur disa tema të rëndësishme që lidhen me skuadrën dhe momentin aktual të “Reds”. Slot konfirmoi edhe rikthimin e afërt të Mohamed Salah pas angazhimit me kombëtaren egjiptiane: “Së pari, ai do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për Egjiptin të shtunën dhe më…

Source

Përfitoi rreth 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit spanjoll

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Source

IFAB përgatit revolucion në futboll, priten ndryshime në pozicionet jashtë loje dhe goditjet e këndit

Takimi vjetor i IFAB-it (International Football Association Board), organi që përcakton rregullat e futbollit, i planifikuar për të martën e ardhshme në Londër, mund të shënojë një kthesë epokale për lojën më të ndjekur në botë. Në rend dite është një propozim revolucionar: përdorimi i VAR-it për të korrigjuar vendimet mbi goditjet nga këndi, të paktën në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare si…

Source

Pasuritë mbetet nën sekuestro, GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive. Lista e plotë e pasurive të sekuestruara 1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë… në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi; 2)Shuma prej…

Source

11 fitore radhazi, Barcelona e Flick tashmë synon të arrijë rekordin e Rijkaard

Barcelona siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, duke mposhtur Racingun me rezultatin 2-0. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 66-të nga Ferran Torres, ndërsa në sekondat e fundit të kohës shtesë ishte talenti Lamine Yamal ai që vulosi fitoren, duke konfirmuar edhe një herë formën e jashtëzakonshme të katalanasve. Suksesi i fundit i lejon skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick të…

Source

Zidane: Te Reali isha gjithmonë në shërbim të futbollistëve, u jepnim besim dhe siguri!

Zinedine Zidane, trajneri që ka shkruar histori me dy cikle të jashtëzakonshme në stolin e Real Madridit, ka rikujtuar së fundmi përvojën e tij te “Los Blancos” dhe sekretin e sukseseve të mëdha. Në një intervistë për kanalin në YouTube të Hamidou Msaidie, bashkëpunëtor i tij i afërt në Madrid, tekniku francez theksoi rëndësinë e marrëdhënies me lojtarët. “Te Real Madridi ne ishim gjithmonë në…

Source

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. “Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta. Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes. Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet“, thotë Rubio në deklaratën e tij.

Source

“Mjeshtër i gafave”, Harry Maguire u vetofrohet 5 skuadrave në Seria A

Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në merkaton e janarit. Mbrojtësi anglez po gjen shumë pak hapësira te Manchester United, me vetëm dhjetë paraqitje sezonale mes kampionatit dhe kupave, ndërsa prej nëntorit nuk ka luajtur për shkak edhe të dëmtimeve. Me kontratën që i skadon në fund të sezonit, largimi nga “Djajtë e Kuq” duket gjithnjë e më i pashmangshëm. Në Itali…

Source

“Groenlanda një pushkë e mbushur”, REL: NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për tensionet SHBA-Danimarkë

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Groenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”. Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Groenlandës, ishullit danez…

Source

Manaj transferohet në Kinë, do të përfitojë 4 milionë euro në sezon

Rey Manaj ka vendosur të nisë një etapë të re në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin kinez. Sulmuesi shqiptar ka pranuar ofertën e klubit Zhejiang, me të cilin ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare. 28-vjeçari do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset, çka e bën një nga afrimet më të bujshme të Zhejiang në këtë merkato.

Source

❌