Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Galatasaray zbarkon sërish në Milano, synon të marrë Calahanoglu

Galatasaray nuk i ka humbur shpresat për të realizuar një ëndërr të madhe; marrjen e Hakan Calhanoglu. Sipas “Fanatik”, Abdullah Kavukcu, zv.presidenti i “Sportif AS” (kompania që menaxhon aktivitetet sportive të Galatasaray), ka udhëtuar direkt në Milano. Në Turqi raportohet se është bërë një verifikim për transferimin e mesfushorit të Interit, transferim që dukej pothuajse i pamundur.

Source

Reagon Drejtoria e Burgjeve për arratisjen e Altin Ndocit

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me arratisjen e Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali i Durrësit. Drejtoria ka dhënë informacion lidhur me këtë ngjarje dhe në reagim thuhet: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon: Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej…

Source

Rama: 95% e shërbimeve tona ofrohen në internet. Me AI përkthejmë legjislacionin e BE-së

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar nën kujdesin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Rama u shpreh se në vendin tonë, 95% e shërbimeve publike ofrohen online. Sipas kreut të qeverisë, inteligjenca artificiale po ndihmon në transformimin e legjislacionit të BE, teksa më parë…

Source

21 arbitra dhe asistentë me stemë FIFA, Duka: Të gjithë bashkë mund të kontribuojmë në rritjen e futbollit

U zhvillua ditën e sotme ceremonia e dorëzimit të stemave të FIFA-s për vitin 2026 për arbitrat djem dhe vajza të futbollit shqiptar. Ky ishte një aktivitet me rëndësi historike, pasi për herë të parë futbolli shqiptar përfaqësohet në arenën ndërkombëtare me 21 arbitra dhe asistentë, numri më i madh në historinë e arbitrimit shqiptar. Gjashtë arbitra janë certifikuar me stemën FIFA për vitin 2026…

Source

11 pikë të humbura ndaj ekipeve të vogla, reagon Allegri: Nuk shkohet askund me ‘nëse’ dhe ‘por’!

Milani ka lënë pas 11 pikë të çmuara në ndeshjet kundër skuadrave të konsideruara më të vogla, një bilanc që ka ndezur debatet rreth ecurisë së kuqezinjve në gjysmën e parë të sezonit. Por Massimiliano Allegri nuk pranon analiza të bazuara te hipotezat dhe justifikimet. “E kam të vështirë të jap një notë për këtë pjesë të sezonit”, u shpreh trajneri i Milanit në konferencë për shtyp.

Source

Ese nga Frederik Rreshpja për romanin e Ismail Kadaresë, “Lulet e ftohta të marsit”

Lulet e rreme të një marsi të rremë Frederik Reshpja “Lulet e ftohta të mar- sit” është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, ësh- të gati një rekuiem. Nga do të shoqëron një fjalor i zymtë. Romani fillon me këto fjalë: “Qenë lule ato vërtet, por ndoshta s’ishte mars. A ishte mars gjithkund, veç lulet qenë të rreme”. Dhe mbaron me këtë frazë: “Piktorit, kushedi pse, i vinte për të qarë”.

Source

Përplasen 3 makina në Elbasan, lëndohen tre persona

Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për…

Source

Presidenti i Al Ittihad: Do t’i ofroja Messit çdo shifër, ka refuzuar 1.4 miliard euro!

Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS me fanellën e Inter Miami-t, por interesi i Arabisë Saudite për yllin argjentinas mbetet i gjallë. Transferimi i tij në Shtetet e Bashkuara nuk i ka mbyllur përfundimisht dyert për një të ardhme në Lindjen e Mesme, ku disa klube janë ende gati të tentojnë një tjetër sulm për ta bindur kampionin e botës. Që në vitin 2023, Al Hilal kishte provuar ta joshte…

Source

Stadiumi i Vorës nesër hap dyert, gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare

Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit. Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik. Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet…

Source

Konflikt në familje, 30-vjeçarja merret me forcë në makinë dhe dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj

Policia bën me dije se një 30-vjeçare pas një konflikti është marrë forcërisht me makinë nga familjarët saj dhe më pas është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj në shtëpinë e këtij të fundit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç…

Source

Ministrja e Shëndetësisë: Hapet qendër e re komunitare në Divjakë, shërbime sociale pranë komunitetit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka vizituar qendrën e re komunitare në Bashkinë Divjakë, nga ku theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sociale sa më pranë komunitetit. “Është një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet MSHMS-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, në partneritet me bashkitë, i cili mundëson ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes sociale më pranë komunitetit…

Source

Tensione të reja në Lindjen e Mesme, evakuim i pjesshëm në bazën amerikane në Katar

Situata në Lindjen e Mesme është rikthyer në një fazë alarmi të lartë pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump ndaj Iranit dhe reagimeve të ashpra nga Teherani. Sipas tre burimeve diplomatike që kanë folur për Reuters, një pjesë e personelit të bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Katar është urdhëruar të largohet nga objekti deri të mërkurën në mbrëmje. Ambasada e SHBA-së në Doha nuk ka…

Source

Kapet duke hyrë në një banesë për të vjedhur, arrestohet 46-vjeçari në Peqin

Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet…

Source

Galatasaray bën ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën, vjen përgjigja nga D.Zagreb

Pas problemeve të dukshme në sulm, veçanërisht në mungesë të Victor Osimhenit, Galatasaray ka vendosur të ndërhyjë në merkato për të shmangur vështirësitë në gjysmën e dytë të sezonit. Klubi verdhekuq ka intensifikuar kontaktet me disa lojtarë dhe, sipas raportimeve të fundit, ka bërë një lëvizje konkrete për një emër surprizë. Së fundmi Galatasaray i ka paraqitur Dinamo Zagrebit një ofertë…

Source

Dyshohet se fshihet në Tiranë, policia vijon kontrollet në disa zona të kryeqytetit për Altin Ndocin

Policia ka filluar kontrollet në disa zona të kryeqytetit, si në Astir, Don Bosko, Yzberisht dhe Selitë, pasi dyshohet se i arratisuri dje, Altin Ndoci ndodhet në Tiranës. Kontrolle janë bërë dhe në banesën e tij në Yzberisht, ndërkohë që familjarët janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendodhjen e tij. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle janë kryer edhe në rrugën e Ndroqit. Altin Ndoci…

Source

Reali dhe Manchester United zgjedhin t’i besojnë djemve të shtëpisë

Real Madrid dhe Manchester United, dy nga klubet më prestigjioze në botë, kanë bërë zgjedhje që flasin të njëjtën gjuhë: besimin te njerëzit e shtëpisë. Pas shkarkimit të Xabi Alonsos, Florentino Perez ka promovuar Alvaro Arbeloan nga Castilla në stolin e ekipit të parë. Në Angli, United ka zyrtarizuar Michael Carrick si trajner të ri, pas një periudhe të shkurtër të Darren Fletcher…

Source

Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në disa bashki të qarkut Gjirokastër

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar probleme në disa bashki të qarkut Gjirokastër, ku strukturat vendore janë angazhuar në terren për pastrimin e inerteve, hapjen e rrugëve dhe vlerësimin e dëmeve. Në Bashkinë Gjirokastër, puna do të vijojë në njësinë administrative Qytet, kryesisht në lagjen “Granicë” e sipërme, përroin e Gjokanës në lagjen “Zinxhira” dhe në zonën pas Kalasë, në “Pazarin e…

Source

Chiesa gati të ulë dhe pagën për t’u ribashkuar me Juventusin

Federico Chiesa dëshiron Juventusin dhe Juventusi dëshiron sërish Chiesën. Pas një viti e gjysmë nga largimi i detyruar drejt Liverpoolit, hipoteza e rikthimit në Torino po fiton gjithnjë e më shumë terren dhe po ngroh merkaton bardhezi. Interesi është i ndërsjellë dhe përputhet edhe me idetë teknike të Luciano Spallettit, i cili kërkon një anësor sulmues si alternativë ndaj Conceiçaos ose…

Source

❌