Milani mund me përmbysje Comon, Rabiot shkëlqen me dopietë
Milani vazhdon ndjekjen e Interit dhe nuk gabon në transfertën e vështirë ndaj Comos. Kuqezinjtë fituan 3-1 në ndeshjen e rikuperimit të javës së 16-të të Serie A, duke përmbysur disavantazhin fillestar dhe duke mbajtur diferencën prej tre pikësh nga kryesuesit zikaltër. Ndeshja nisi në ngjitje për skuadrën e Allegrit. Como, i drejtuar nga Fabregas, gjeti avantazhin që në minutën e 10-të me…