Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Incident gjatë ceremonisë në Ankara, presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë pritjes nga Erdogan

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka pësuar një incident gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku po zhvillon një vizitë shtetërore në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ngjarja ka ndodhur në momentet e ceremonisë së mirëseardhjes, teksa kreu i shtetit nigerian po përshëndeste trupat e Gardës së Nderit. Sipas pamjeve të publikuara nga…

Source

💾

Balla përplaset me Shehajn: Je dënuar me vendim gjykate! Vodhe të dhënat e anëtarëve dhe listat e PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se Shehaj i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve. Në lidhje me këtë, Balla tha se ka edhe një vendim gjykate ku Shehaj rezulton i dënuar. Në fund ai i tha Shehajt se u bë deputet “qyl” nga PD, por në fund i vodhi.

Source

Braçe “shuplakë” ministrit Vengu: Tha se paratë kaluan, por s’janë kërkund!

Debati për buxhetin ka nxjerrë në pah një përplasje të hapur brenda radhëve të mazhorancës. Deputeti Erion Braçe ka vënë në shënjestër Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, duke e akuzuar për mungesë fondesh reale për dëmshpërblimet e bujqësisë, pavarësisht deklaratave zyrtare se paratë janë lëvruar. “Ministri i Mbrojtjes tha se paratë janë kaluar për të shlyer këto dëme, por në buxhet nuk i gjej…

Source

Beci inspekton Bahçallëkun: Më shumë shpejtësi, hyrja e Shkodrës po kthehet në portë dinjitoze

Kryebashkiaku Benet Beci, së bashku me drejtorin e ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektuan punimet në kantierin e Bahçallëkut, ku kërkuan rritje të menjëhershme të ritmit. Fokusimi mbetet segmenti nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bunës, me synim sistemimin e shpejtë të rrugës dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. Beci theksoi se puna do të vijojë me intensitet maksimal për ta kthyer këtë aks kyç në…

Source

“Frymë e re” për shkollat e Shkodrës, Beci: Po investojmë në dinjitetin e nxënësve dhe mësuesve

Bashkia e Shkodrës ka nisur një valë të gjerë ndërhyrjesh në infrastrukturën arsimore të qytetit, duke synuar përmirësimin e kushteve nga shkollat 9-vjeçare e deri te fakultetet. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Benet Beci ka theksuar se këto investime po i japin ambienteve mësimore vëmendjen që u ka munguar prej vitesh. Sipas Becit, ndërhyrjet nuk po kryhen vetëm për…

Source

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

Një valë e ashpër dimërore ka shkaktuar të paktën 34 viktima në Shtetet e Bashkuara, duke shtrirë ndikimin e saj nga jugu deri në verilindje të vendit dhe duke paralizuar infrastrukturën energjetike dhe transportin ajror. Autoritetet federale dhe shtetërore kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa zona, ndërsa temperaturat e ndjera nga era kanë zbritur në nivele ekstreme, duke e bërë të…

Source

Mbërrijnë 2 zarfa të zinj në “BBV5”, anulohet televotimi

Big Brother ka anuluar televotimin për 10 banorët në nominim. Në një njoftim zyrtar, nga Vëllai i Madh, bëhet me dije se dy zarfe të zinj kanë mbërritur në shtëpinë më të ndjekur në vend. Në njoftim theksohet se Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen në spektaklin e sotëm. Deri më tani nuk dihen arsyet e zarfeve të zinj. Banorët në televotim janë: Angelo, Artani, Keijsi, Juela…

Source

Pas rrëzimit të Maduros, SHBA plan për bazë të CIA-s në Venezuelë

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të krijojnë një prani të përhershme të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Venezuelë, pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolás Maduro, raporton CNN. Sipas raportit, Departamenti amerikan i Shtetit do të ketë një prani diplomatike afatgjatë në vend, por administrata Trump pritet të mbështetet fillimisht te CIA për shkak të tranzicionit politik dhe…

Source

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjirokastër, 12-vjeçarja dhe nëna…

Ditën e djeshme, opinioni publik u trondit pas publikimit të një rasti të rëndë abuzimi seksual me të mitur. Sipas raportimeve, një 12-vjeçare në Gjirokastër ka denoncuar partnerin e të ëmës për abuzim seksual, që sipas saj ka ndodhur në dy vitet e fundit. Gazetarja Entjola Budo, raportoi në “Shqipëria Live” se vajza e ka denoncuar rastin me nënën, e cila është shprehur se nuk kishte patur…

Source

Protesta e PD-së! Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit

Këtë të martë, Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të PD, e cila u zhvilluar të shtunën. Prokuroria kishte kërkuar për 5 prej tyre “masën arrest në burg” dhe për 5 të tjerët “arrest në shtëpi”. Arrestimi i tyre erdhi pas incidenteve të regjistruara, ku gjatë protestës u hodhën molotov në drejtim…

Source

BE-ja ndan 171 mln euro për Ballkanin, Kosova jashtë listës: Nuk përmbush kushtet ligjore!

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova. “Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të…

Source

Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Një mjet tip fuoristradë, ka përplasur nga pas një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është dërguar me ambulancë, për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes. Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat e…

Source

CNN: SHBA planifikon vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të Maduros

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolás Maduro, me qëllim ushtrimin e ndikimit amerikan dhe stabilizimin e vendit gjatë periudhës së tranzicionit politik. CNN raporton se, CIA po punon në heshtje për të krijuar një prani të përhershme në terren, ndërsa Departamenti i Shtetit dhe agjencia e inteligjencës po koordinojnë hapat…

Source

Ambasada e SHBA në Tiranë: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka kushtuar një reagim Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke u shprehur në nderim të gjashtë milionë viktimave hebreje të tij. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë…

Source

Protesta në Itali kundër përfshirjes së ICE në sigurinë e Olimpiadës Dimërore

Një njësi e agjentëve të zbatimit të imigracionit dhe doganave të SHBA-së (ICE) do të ketë një rol sigurie në Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme në Milano-Cortina, Itali, duke shkaktuar një valë zemërimi dhe peticionesh kundër vendosjes së tyre. Burime pranë ambasadës amerikane në Romë konfirmuan një deklaratë nga ICE, agjencia e përfshirë në një goditje brutale të imigracionit në SHBA…

Source

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut

Trupa prej tetë gjyqtarësh e Gjykata Kushtetuese do të rishqyrtojë në ditët në vijim çështjen e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Seanca e zhvilluar këtë të martë, ku u shqyrtua ankimi i kryeministrit Edi Rama, nuk mjaftoi për të prodhuar një vendim përfundimtar. Trupa gjykuese vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale dhe…

Source

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës! Terapia konvertuese, agresion çnjerëzor ndaj fëmijëve nga ekstremi i majtë i Sorosit FJALA E PLOTE: Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye…

Source

Rritje shqetësuese e përdorimit të antibiotikëve në industrinë e mishit në SHBA

Përdorimi i antibiotikëve në prodhimin e mishit në SHBA u rrit me 16% në vitin 2024, duke shënuar rritjen më të lartë që kur qeveria filloi të gjurmonte të dhënat. Ky raport federal thekson se rritja përfshin antibiotikë “të rëndësishëm mjekësorë” që përdoren edhe te njerëzit, duke ngjallur frikën e një shtimi të “superbaktereve” rezistente ndaj antibiotikëve. Këto patogjenë, të vështirë për t’u…

Source

Australia përvëlohet nga vala rekord e nxehtësisë, temperaturat afrohen 50C

Një valë e madhe nxehtësie ka përfshirë Australinë juglindore, duke sjellë temperatura rekord që i afrohen 50 gradë Celsius. Qytetet rurale Hopetoun dhe Walpeup në Victoria regjistruan paraprakisht 48.9 gradë Celsius, një shifër që, nëse konfirmohet, do të thyente rekordet e vendosura në vitin 2009, kur 173 persona humbën jetën nga zjarret shkatërruese të “Black Saturday” në këtë shtet.

Source

❌