Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Interi i falet kapitenit Lautaro ndaj Atalantës dhe rimerr kreun

Pas humbjes ndaj Bolognës në Superkupë, Interi kthen menjëherë faqen në kampionat dhe e mbyll vitin 2025 i vetëm në krye të renditjes. Në javën e 17-të të Serie A, skuadra e Chivu triumfon 1-0 ndaj Atalantës, duke iu përgjigjur fitoreve të Milanit, Napolit dhe Juventusit dhe duke mbrojtur vendin e parë me 36 pikë. Në New Balance Arena, zikaltërit marrin kontrollin e ndeshjes që në pjesën e parë…

Source

Dinamo mund me përmbysje Egnatian dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, pasi ka mposhtur 3-1 Egnatian në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje që nisi më mirë për rrogozhinasit, por në fund ishin “blutë” që festonin me meritë trofeun. Egnatia e nisi sfidën me vrull dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 9-të. Flamur Ruçi përfitoi nga një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Dinamos dhe mposhti Aldo Teqjan…

Source

Albin Kurti shpall fitoren, krijon qeverinë i vetëm, pa nevojë për Koalicion

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”. “Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti. Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind. Sipas tij…

Source

Numërohen 73% e kutive të votimit në Kosovë. Kurti kryeson me mbi 50% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar mbrëmjen e sotme rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare, me një pjesë të konsiderueshme të votave tashmë të numëruara. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 20:54 janë përpunuar 1,872 nga 2,557 vendvotime, ose 73.21% e totalit. Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm duke kaluar pragun e 50%, me 50.21%

Source

Nis procesi i numërimit në Kosovë, rezultatet e para tregojnë dominimin e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në rezultatet paraprake. Me 47.12% të votave të numëruara, partia ka siguruar deri tani 72,737 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33%

Source

Qeveria vendos amnisti për 380 persona dhe 900 të tjerë me ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikon nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane. Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth…

Source

Globe Soccer Awards 2025, nga Dembélé te Yamal, lista e plotë e fituesve

Kjo e dielë shënoi ceremoninë e Globe Soccer Awards 2025, një event prestigjioz që mbahet që nga viti 2010 në Dubai, duke nderuar figurat më të spikatura të futbollit dhe sportit global. Në futbollin e meshkujve, Ousmane Dembélé i PSG u shpall Lojtari më i Mirë për vitin 2025, duke e mundur në garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappé dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.

Source

NAPOLI – Bilanci i Contes: “Napoli, një 2025 i mrekullueshëm. Hojlund ka hapësira të pabesueshme përmirësimi”

Viti 2025 nuk mund të mbyllej në një mënyrë më të mirë për Napolin dhe trajnerin Antonio Conte. Një fitore në transfertë kundër Cremoneses e mban skuadrën napolitane në garë për kreun e tabelës, pas triumfit në Superkupën e Italisë. Conte theksoi se po festojnë një vit të mrekullueshëm, ku kanë arritur diçka të jashtëzakonshme dhe të papritur, me fitoren e titullit kampion dhe kurorëzimin me…

Source

MILAN – Dhjetë muaj më parë “Nxirrni k…”, tani çdo futbollist ka korin e tij: Si Milani pushtoi San Siron

Ka qenë dora e Maksit. Duke parafrazuar Sorrentinon, mund të theksohet se sa dhe si ardhja e Allegrit ka pasur një ndikim të thellë në botën e Milanit, duke rikthyer entuziazmin në 360 gradë. Nga fusha në tribuna. Po, sepse me tifozët detyra ishte më e vështirë: t’i bënte ata të këndonin sërish në stadium për idhujt e tyre, pas muajsh protestash të ashpra dhe banderolash kundër ekipit dhe klubit.

Source

Vlora pa ujë, bashkia feston. Qytetarët rrethojnë vendin e festës: Duam ujë!

Vlorë vijon prej disa ditësh të përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Situata ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët mbrëmjen e sotme iu përgjigjën thirrjes për protestë, duke u mbledhur qindra vetë në qendër të qytetit. Protesta zhvillohet përpara Teatri Petro Marko, ku qytetarët shprehin revoltën ndaj pushtetit lokal dhe qendror, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit.

Source

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë. Rritet LDK, PDK e treta

Rreth 900 mijë votues kanë marrë pjesë sot në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhjetë muaj pasi nuk i dhanë votat e mjaftueshme Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re. Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga…

Source

Fundvit ndryshe për ushtarakët shqiptarë në Bullgari

Efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të dislokuar me mision në Bullgari, u surprizuan në prag të fundvitit, duke pasur mundësinë të kalojnë momente të veçanta me familjarët e tyre. Gjatë vizitës në bazën e Grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, u organizua takimi i ushtarakëve me familjet brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.

Source

Trump njofton bisedë “shumë produktive” me Putinin para takimit me Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida. “Sapo kam pasur një bisedë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, pa dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e diskutimit.

Source

Neuer rrëfen: Kam qenë pranë transferimit te Arsenal në të rinjtë e Schalke 04

Manuel Neuer, portieri legjendar gjerman, bëri hapat e tij të parë në futbollin profesionist me ekipet zinxhirë të Schalke 04, para se të transferohej te Bayern Mynih, ku u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit botëror. Tani, në moshën 39-vjeçare, Neuer ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij, kur ishte ende pjesë e ekipeve të të rinjve të Schalke 04.

Source

Ministri Lamallari: Njofton amnisti penale, jo falje, por mundësi për rikthim të përgjegjshëm

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njoftoi se Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila do të përfshijë kategori të caktuara të të dënuarve. Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve pritet të jetë edhe…

Source

“Tani mund të hash DonnaKebabRumma”, Haaland dhe Donnarumma bëjnë humor pas testit të peshës

Para festave të fundvitit, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, kishte paralajmëruar futbollistët e tij: “Ai që vjen pas Krishtlindjes mbi peshë, nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Nottingham Forest.” Mesa duket, paralajmërimi i trajnerit spanjoll e pati efektin e tij, pasi futbollistët e Citizens e kaluan me sukses “testin e peshës”. Manchester City fitoi ndeshjen ndaj Nottingham…

Source

Aksident fatal në aksin Qafë Thanë–Librazhd, 64-vjeçarja ndërroi jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, duke i marrë jetën. Viktima është shtetasja F. H., 64 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila solli pasojë vdekjen e viktimës.

Source

Brigitte Bardot – Një ikonë ndërroi jetë

Në kulmin e karrierës Brigitte Bardot ishte personi më i fotografuar i kohës së saj. Tani aktorja e famshme franceze ndërroi jetë moshën 91 vjeçare. Brigitte Bardot simboli i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prejt vitesh e tërhequr nga publiku.

Source

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj: Bandat kanë në dorë pronat tona në Hipotekë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe llogarivtë bankare…

Source

❌