❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: Rama prishi akordin për Territorialen

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancĂ«n se ka prishur dakordĂ«simin pĂ«r punĂ«n e Komisionit tĂ« Posaçëm tĂ« ReformĂ«s Territoriale, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« ndryshuar qĂ«ndrimin e socialistĂ«ve.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha deklaroi se mes palëve kishte një marrëveshje për zgjatjen e afatit të komisionit, por me kusht që në proces të përfshihej ekspertiza ndërkombëtare.

Sipas tij, ky kusht ishte i panegociueshëm nga opozita dhe ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës erdhi pas ndërhyrjes së kryeministrit.

“Boçi, qĂ« do tĂ« flasĂ«, ka bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje maksimale me Maznikun, apo pengun. Kishte njĂ« ujdi pĂ«r tĂ« zgjatur afatin e komisionit. Kushti pĂ«r tĂ« marrĂ« ekspertizĂ«n e evropianĂ«ve Ă«shtĂ« i panegociueshĂ«m nga ne. Ishte Rama ai qĂ« urdhĂ«roi pengun e tij tĂ« veprojĂ« krejtĂ«sisht nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së pretendoi gjithashtu se projekti i diskutuar nga mazhoranca për ndryshimet territoriale synon reduktimin e numrit të bashkive.

“Projekti i diskutuar nga ju shkurton tĂ« paktĂ«n 20 bashki tĂ« tjera, tĂ« shpĂ«rndara nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin”, tha Berisha.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, ish-kryeministri akuzoi qeverinĂ« se ka ndĂ«rmarrĂ« vetĂ«m “antireforma” dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« protestat kundĂ«r mazhorancĂ«s.

Berisha tha se opozita kishte marrë pjesë në grupet e punës për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale me kushtin që proceset të bazoheshin në ekspertizën ndërkombëtare.

“Me Edi RamĂ«n ka vetĂ«m antireformĂ«. NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rpjekjeve tona pĂ«r proces zgjedhor tĂ« lirĂ« dhe tĂ« ndershĂ«m, morĂ«m pjesĂ« nĂ« dy grupet e ngritura pĂ«r kĂ«to reforma themelore, Territoriale dhe Zgjedhore, me njĂ« kusht tĂ« vetĂ«m. PĂ«r reformĂ«n zgjedhore tĂ« merret ekspertiza e OSBE/ODIHR-it dhe pĂ«r Territorialen ekspertiza e konferencĂ«s rajonale”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për mungesë transparence dhe tha se reforma territoriale duhet të zhvillohet duke marrë parasysh ekspertizën evropiane dhe interesat e komuniteteve lokale.

NĂ« fund tĂ« deklaratĂ«s sĂ« tij, ai u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve t’i bashkohen protestave qĂ« po zhvillohen nĂ« TiranĂ«, duke i cilĂ«suar ato si njĂ« reagim qytetar ndaj qeverisjes aktuale.

The post Berisha: Rama prishi akordin për Territorialen appeared first on Gazeta Si.

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, automjeti përplaset me kamionin, katër të plagosur

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

The post Aksident në aksin Milot-Rrëshen, automjeti përplaset me kamionin, katër të plagosur appeared first on Gazeta Si.

‘Partizani’, dĂ«shmon Bamir Topi: Malltezin e njoh vetĂ«m si dhĂ«ndrin e BerishĂ«s

Nga Gazeta ‘Si’- Ish-Presidenti Bamir Topi, ishte dĂ«shmitari radhĂ«s i SPAK nĂ« gjyqin ndaj tĂ« akuzuarve tĂ« dosjes “Partizani”.

Topi u shpreh se me Malltezin ka një njohje në distancë, dhe nuk është ulur kurrë për kafe.

“Malltezin e njoh si dhĂ«ndrin e dr. BerishĂ«s me tĂ« cilin kam bashkĂ«punuar njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«. KurrĂ« nuk jemi ulur pĂ«r njĂ« kafe, njohje ne distancĂ«. Me Xhimo BegenĂ« e njoh si njĂ« pjesĂ«tar tĂ« njĂ« familjeje tĂ« njohur. Kemi jetuar afĂ«r tek lagjja e vjetĂ«r, por nuk jemi ulur ndonjĂ«herĂ« bashkĂ«.

Bektashin e njoh si personazh dikur tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« politikĂ«. Mbaj mend qĂ« ka qenĂ« zv.ministĂ«r dikur. Kam pĂ«rshtypjen nĂ« qeverinĂ« Meksi. President kam qenĂ« 24 korrik 2007- 24 korrik 2012”, u shpreh ish-Presidenti. 

GjatĂ« dĂ«shmisĂ«, Topi foli edhe pĂ«r njĂ« takim qĂ« kishte zhvilluar nĂ« vitin 2009 me ish-komandantin e KomandĂ«s MbĂ«shtetĂ«se, gjeneral Vladimir Qirjazi, i cili i kishte paraqitur shqetĂ«sime lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”.

Dëshmia e Bamir Topit

Prokurorja Enkeleda Millonai: A i njihni të pandehurit Fatmir Bektashin, Andia Pustinën, Xhiki Begejan dhe Jamarbër Malltezin?

Bamir Topi: Malltezin e njoh si dhëndrin e Berishës. Nuk kemi pirë asnjë kafe, e njoh vetëm nga distanca. Me zotin Begeja kemi jetuar në lagjen e vjetër, në një distancë rreth 400 metra. Nuk jemi ulur ndonjëherë apo të kemi konsumuar bisedë. E njoh si pjesëtar të një familjeje të njohur. Bektashin e njoh sepse ka qenë zëvendësministër në një ministri, por nuk kam pasur asnjë kontakt me të. Me Andia Pustinën nuk kam asnjë njohje. Për Bektashin kam përshtypjen se ka qenë zëvendësministër në qeverinë Meksi, por nuk më kujtohet saktësisht. Kam qenë President i Republikës në vitet 2007-2012.

Millonai: Për planin e përhapjes, cilat ishin strukturat që bënin propozimin përpara se ju ta miratonit?

Topi: Presidenti ishte edhe Komandant i PĂ«rgjithshĂ«m i Forcave tĂ« Armatosura. Plani i pĂ«rhapjes ishte njĂ« veprim politik qĂ« vinte nga Ministria e Mbrojtjes dhe njĂ« plan teknik qĂ« vinte nga Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m. NĂ« atĂ« kohĂ« punohej intensivisht pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« NATO. I gjithĂ« procesi asistohej nga ekspertĂ« shumĂ« tĂ« njohur tĂ« NATO-s. Tek unĂ« vinte vetĂ«m pĂ«r t’u mbyllur juridikisht.

Millonai: Sa herë keni pasur veprime për planin e përhapjes, për miratime apo ndryshime?

Topi: Presidenti kishte edhe kompetencĂ«, por edhe detyrim t’i nĂ«nshkruante.

Millonai: Keni pasur dijeni pĂ«r ndonjĂ« problem me “Partizanin”?

Topi: Tek Presidenti vinte vetĂ«m pĂ«r miratim. Kur plani i pĂ«rhapjes dilte nga Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m, nuk ishte mĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e Presidentit. NĂ« vitin 2009 ka ardhur njĂ« herĂ« gjeneral Vladimir Qirjazi. Ai ekspozoi shqetĂ«simin. I kam thĂ«nĂ« shefit tĂ« kabinetit ta asistonte me grupin e kĂ«shilltarĂ«ve. UnĂ« njoftohesha pĂ«r rezultatet. Kam marrĂ« informacion nga shefi i kabinetit se ishin konsultuar dhe kishin ndarĂ« mendimet, por kishin konstatuar se nuk ishte kompetencĂ« e Presidentit, pasi prona kishte dalĂ« nga plani i pĂ«rhapjes qĂ« nĂ« vitin 2007. ËshtĂ« dhĂ«nĂ« asistenca normale qĂ« mund tĂ« jepte njĂ« kryetar shteti, por ishte njĂ« problem qĂ« nuk kishte tĂ« bĂ«nte me PresidencĂ«n.

Millonai: Keni qenë në dijeni në lidhje me procedurën e privatizimit?

Topi: E kam dëgjuar, por ishte jashtë kompetencës së Presidencës.

Millonai: Shkresërisht jeni njoftuar nga Vladimir Qirjazi lidhur me ndonjë problematikë?

Topi: Unë këtë mbaj mend, që i organizuam edhe konsultën për të parë se çfarë problemesh kishte.

Millonai: Ju keni shkarkuar Vladimir Qirjazin nga detyra e komandantit të Komandës Mbështetëse, duke e emëruar më vonë si zëvendëskomandant. Kush i bënte propozimet?

Topi: Nuk më kujtohet mirë, por ndoshta Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Jamarbër Malltezi: Keni qenë në dijeni se prona kishte dalë nga plani i përhapjes në vitin 2004?

Topi: Jo, nuk e di.

Malltezi: Nga doli që kishte dalë në korrik 2007? Jua tha Qirjazi?

Topi: Nuk e di. Presidenti nuk futet të analizojë si është përgatitur shkresa. Aty ku përgatitet plani i përhapjes është Shtabi i Përgjithshëm. Presidenti nuk ka nga ta dijë.

Malltezi: Për këtë datë të vitit 2007, që ka dalë nga plani i përhapjes, nga e mësuat?

Topi: Ka qenë një prezantim i bërë te Presidenti, ku kanë qenë edhe ekspertë të NATO-s. Presidenti mund të bëjë ndonjë pyetje.

Malltezi: Nuk ka qenë në planin e përhapjes as në vitin 2004. Ju paraqes një shkresë të Shtabit të Përgjithshëm që tregon se nuk ka qenë në planin e përhapjes as në vitin 2006. Kush jua tha se kishte dalë nga plani i përhapjes në vitin 2007?

Topi: Presidenti nuk komunikon me “tĂ« thashĂ« e mĂ« the”. Gjuha Ă«shtĂ« institucionale.

Malltezi: Nuk ka asnjë shkresë që ta ketë pasur në planin e përhapjes dhe ju thatë se ka dalë në vitin 2007. Nga e mësuat?

Topi: Vjen nga Shtabi i Përgjithshëm dhe shqyrtohet nga këshilltarët e ekspertët e NATO-s.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«r Mediun Ă«shtĂ« ende e paqartĂ« se kur do tĂ« paraqitet. PĂ«r Isa Taren, i cili deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« paraqitur pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« dĂ«shmi pasi familjarĂ«t pretendojnĂ« se vuan nga demenca, GJKKO vendosi tĂ« ripĂ«rsĂ«risĂ« thirrjen pasi SPAK pretendoi se “nuk ka njĂ« akt qĂ« vĂ«rteton se Isa Tares i Ă«shtĂ« hequr e drejta e pĂ«r tĂ« vepruar (dmth i paaftĂ« pĂ«r shkak te sĂ«mundjes), por Ă«shtĂ« thjesht i biri qĂ« e pretendon. KĂ«shtu qĂ« duhet pĂ«rsĂ«ritur thirrja”.

Paro Laçi nga ana tjetĂ«r qĂ« ka bĂ«rĂ« akuza tĂ« forta ndaj familjes Berisha emri i tij ka qenĂ« nĂ« disa seanca nĂ« listĂ« pĂ«r t’u pyetur por nuk Ă«shtĂ« paraqitur.

The post ‘Partizani’, dĂ«shmon Bamir Topi: Malltezin e njoh vetĂ«m si dhĂ«ndrin e BerishĂ«s appeared first on Gazeta Si.

A duhet vërtet të hamë 30 lloje ushqimesh bimore në javë?

Nga Gazeta ‘Si’- Ideja pĂ«r tĂ« konsumuar 30 lloje bimĂ«sh nĂ« javĂ« buron nga njĂ« studim i vitit 2018, ku morĂ«n pjesĂ« mĂ« shumĂ« se 10 mijĂ« persona nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia.

Pjesëmarrësit dorëzuan mostra të jashtëqitjes dhe raportuan ushqimet që konsumonin zakonisht.

Studiuesit analizuan mikroorganizmat në këto mostra dhe zbuluan se personat që konsumonin mbi 30 lloje të ndryshme ushqimesh me origjinë bimore në javë kishin, në përgjithësi, një mikrobiomë më të larmishme të zorrëve sesa ata që konsumonin më pak se 10.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se numri 30 është një kufi shkencor i përcaktuar.

Sipas profesorit Daniel M. Davis, drejtues i Departamentit të Shkencave të Jetës në Imperial College London dhe autor i librit Immune Health: A Myth-Busting Guide, ndryshimi mes konsumimit të 25 apo 30 llojeve të bimëve në javë nuk ka gjasa të jetë vendimtar.

“Numri 30 Ă«shtĂ« mjaft arbitrar,” thotĂ« Davis. “Studiuesit nuk krahasuan sistematikisht njerĂ«zit qĂ« konsumonin 10, 20, 30 apo 35 lloje bimĂ«sh pĂ«r tĂ« identifikuar njĂ« pikĂ« tĂ« qartĂ« ku pĂ«rfitimet ndryshojnĂ«.”

Ai thekson gjithashtu se studimi nuk provon se konsumimi i 30 llojeve të bimëve përmirëson drejtpërdrejt shëndetin.

Edhe pse njĂ« mikrobiomĂ« mĂ« e larmishme Ă«shtĂ« lidhur me njĂ« rrezik mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r disa sĂ«mundje, shkencĂ«tarĂ«t ende nuk e dinĂ« me saktĂ«si se si duket njĂ« mikrobiomĂ« “e shĂ«ndetshme”.

Sipas Davis, njerëzit që konsumojnë mbi 30 lloje ushqimesh bimore në javë zakonisht kanë edhe zakone të tjera më të shëndetshme.

Aktiviteti fizik, cilësia e gjumit dhe niveli i stresit ndikojnë gjithashtu në mikrobiomën e zorrëve, duke e bërë të vështirë përcaktimin e ndikimit të secilit faktor veçmas.

Eksperti paralajmëron gjithashtu të tregohet kujdes ndaj produkteve që përdorin këtë rekomandim për qëllime tregtare.

Ideja e “30 bimĂ«ve nĂ« javĂ«â€ ka nxitur shitjen e suplementeve tĂ« shtrenjta qĂ« pretendojnĂ« se ndihmojnĂ« njerĂ«zit tĂ« arrijnĂ« kĂ«tĂ« objektiv, por sipas tij ka shumĂ« pak prova tĂ« pavarura qĂ« vĂ«rtetojnĂ« efektivitetin e tyre.

“Nuk Ă«shtĂ« provuar se konsumimi i 30 llojeve tĂ« bimĂ«ve nĂ« javĂ« parandalon sĂ«mundjet ose sjell pĂ«rfitime tĂ« caktuara shĂ«ndetĂ«sore,” thotĂ« Davis.

“Ajo qĂ« dimĂ« me siguri Ă«shtĂ« se njĂ« dietĂ« e larmishme me fruta, perime, bishtajore, arra dhe drithĂ«ra tĂ« plota Ă«shtĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht e dobishme pĂ«r shĂ«ndetin.”/ The Guardian

The post A duhet vërtet të hamë 30 lloje ushqimesh bimore në javë? appeared first on Gazeta Si.

Bardhi akuza mazhorancës: Po mbani të bllokuara propozimet e opozitës

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit Parlamentar tĂ« PD-sĂ«, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj mazhorancĂ«s se po mban prej javĂ«sh tĂ« bllokuara disa propozime tĂ« opozitĂ«s.

Ai deklaroi se Kuvendi ka marrë në shqyrtim propozime të deputetëve socialistë, që janë dorëzuar pas atyre të opozitës.

Sipas tij në këtë mënyrë mazhoranca po cenon jetën parlamentare, ndërsa shtoi se kuvendi duhet të marrë menjëherë në shqyrtim propozimet e tyre që kanë të bëjnë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, për zonat e mbrojtura, për trashëgiminë kulturore dhe Paketën e Maleve.

“Dua tĂ« ngre njĂ« shqetĂ«sim qĂ« tregon se rendin e ditĂ«s e bĂ«ni sipas qejfit tuaj. Keni 7 javĂ« qĂ« mbani tĂ« bllokuara 4 iniciativa tĂ« deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«s, i keni futur nĂ« kalendar si ligje pa datĂ« pĂ«r seancĂ« plenare dhe nuk pranoni t’i shqyrtoni nĂ« komisionet parlamentare.

Ka nisur puna pĂ«r çdo projektligj tĂ« depozituar nga kolegĂ« tĂ« mazhorancĂ«s javĂ« mĂ« vonĂ« inicitative tĂ« propozuara nga opozita, pranoni tĂ« shqyrtoni kĂ«to iniciativa, dhe ju ato i merrni nĂ« shqyrtim ndĂ«rkohĂ« 4 tonat, qĂ« kĂ«rkojnĂ« me detyrime pĂ«r integrimin, nuk pranoni t’i shqyrtoni. Cenim i rĂ«ndĂ« i parlamentarizmi. Nuk mund t’i trajtoni deputetĂ«t si ca tĂ« nĂ«nĂ«s dhe tĂ« njerkĂ«s. Iniciativat tuaja i fusni sipas qejfit, ndĂ«rsa 4 ligje qĂ« presin prej javĂ«sh refuzoni t’i shqyrtoni. MeqenĂ«se hoqĂ«m pĂ«r hatĂ«r tĂ« integrimit njĂ« projektligj, tĂ« fusim pĂ«r hatĂ«r tĂ« integrimit 4 iniciativat tona, ligjin pĂ«r investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketĂ«n e maleve dhe trashĂ«giminĂ« kulturore.”, tha Bardhi.

Qytetarët jashte sot kanë hedhur vezë në drejtim të automjeteve të disa ligjvënësve, ndërsa kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe deputetëve. Mesazhet kryesore të protestuesve kanë qenë se ata nuk ndihen të përfaqësuar nga Kuvendi dhe kërkojnë ndryshim politik.

“Do t’i tregojmĂ« Kuvendit se nuk ndihemi tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar dhe se qytetarĂ«t kĂ«rkojnĂ« ndryshim”, Ă«shtĂ« shprehur njĂ« prej aktivistĂ«ve gjatĂ« protestave tĂ« zhvilluara mĂ« herĂ«t.

Ndërkohë, opozita ka thyer bojkotin e seancave plenare dhe është paraqitur në sallën e Kuvendit për të marrë pjesë në punimet e kësaj seance.

The post Bardhi akuza mazhorancës: Po mbani të bllokuara propozimet e opozitës appeared first on Gazeta Si.

Studimi revolucionar: Në të ardhmen mund të rrisni një dhëmb të ri në vend të implantit

Për shumicën e njerëzve, vizita te dentisti mbetet një nga përvojat më të pakëndshme. Sondazhe të ndryshme tregojnë se mbi 70% e të rriturve kanë frikë nga trajtimet dentare, ndërsa shumë prej tyre shmangin kontrollet periodike për shkak të ankthit ose mosbesimit ndaj mbushjeve dhe ndërhyrjeve tradicionale.

Megjithatë, një zhvillim i ri shkencor mund ta ndryshojë këtë realitet. Studiues nga universitete prestigjioze në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe po punojnë për një teknologji revolucionare që synon rigjenerimin e dhëmbëve natyralë, duke zëvendësuar mbushjet, kurorat dhe implantet me inde të gjalla të krijuara nga vetë organizmi.

Nga mbushjet artificiale te rigjenerimi biologjik

Sot, trajtimet dentare bazohen kryesisht në mbushje me materiale sintetike ose në zëvendësimin e dhëmbëve me implante. Edhe pse këto metoda janë efektive, ato nuk janë të përhershme.

Mbushjet dentare zakonisht zgjasin nga 5 deri në 20 vjet dhe shpesh kërkojnë ndërhyrje të përsëritura. Implantet, nga ana tjetër, nuk përmbajnë nerva, ndaj pacientët nuk ndjejnë presionin gjatë përtypjes, gjë që mund të çojë në dëmtime të tyre. Për më tepër, bakteret mund të grumbullohen rreth implantit, duke shkaktuar infeksione ose dëmtime të mishrave të dhëmbëve.

Pikërisht për këtë arsye, studiuesit po përqendrohen në një qasje krejtësisht të re: shërimin biologjik të dhëmbëve, në vend të riparimit të tyre me materiale artificiale.

Ekspertët theksojnë se shëndeti oral është shumë më i rëndësishëm sesa mendohej dikur.

Infeksionet e mishrave të dhëmbëve janë lidhur me një rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe madje edhe me zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Ndërkohë, humbja e dhëmbëve ndikon në ushqyerje, të folur, buzëqeshje dhe mirëqenien psikologjike, duke ulur ndjeshëm cilësinë e jetës.

Një nga projektet më premtuese drejtohet nga biokimistja Hannele Ruohola-Baker në Universitetin e Uashingtonit.

Pas studimeve mbi dhëmbët e pjekurisë, ekipi i saj zbuloi se qelizat që prodhojnë smaltin e dhëmbit zhduken pasi dhëmbi del plotësisht në gojë. Për këtë arsye, smalti nuk rigjenerohet natyrshëm.

PĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer kĂ«tĂ« pengesĂ«, studiuesit pĂ«rdorĂ«n qeliza staminale dhe sinjale kimike pĂ«r t’i shndĂ«rruar ato nĂ« qeliza qĂ« prodhojnĂ« smalt dhe dentinĂ«. KĂ«to qeliza krijuan nĂ« laborator njĂ« strukturĂ« tĂ« ngjashme me njĂ« dhĂ«mb tĂ« vogĂ«l, e cila prodhon vetĂ« proteinat e smaltit.

NĂ« tĂ« ardhmen, kĂ«to proteina mund tĂ« pĂ«rdoren si njĂ« lloj “mbushjeje biologjike”, ose tĂ« aplikohen mbi dhĂ«mbĂ«t e çarĂ« pĂ«r tĂ« nxitur rigjenerimin natyral.

A do të rriten një ditë dhëmbët e rinj?

Objektivi afatgjatë i shkencëtarëve është shumë më ambicioz: krijimi i një dhëmbi të plotë në laborator.

Ideja është që qelizat e programuara të vendosen në nofullën e pacientit dhe organizmi të vazhdojë vetë procesin natyror të formimit të dhëmbit.

Edhe studiues nĂ« King’s College London po zhvillojnĂ« organoide dentare- struktura biologjike qĂ« mund tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« dhĂ«mbĂ« funksionalĂ«.

Në eksperimentet e para, qelizat e mishrave të dhëmbëve të njeriut u kombinuan me qeliza formuese të dhëmbëve nga minjtë, duke krijuar struktura me rrënjë në zhvillim. Tani studiuesit po përpiqen të riprodhojnë të gjithë procesin biologjik pa përdorur qeliza shtazore.

ÇfarĂ« mund tĂ« mĂ«sojmĂ« nga kafshĂ«t?

Ndryshe nga njerëzit, disa kafshë kanë aftësinë të zëvendësojnë vazhdimisht dhëmbët.

Peshkaqenët prodhojnë dhëmbë të rinj gjatë gjithë jetës, elefantët dhe kangurët zhvillojnë disa seri, ndërsa derrat mbajnë në nofull sytha të rinj dhëmbësh edhe pasi janë rritur.

Kjo veçori u ka mundësuar studiuesve të Universitetit Tufts të krijojnë në laborator struktura dentare të ngjashme me ato njerëzore duke kombinuar qeliza njerëzore dhe qeliza dentare të derrit.

Pas tre muajsh zhvillimi në laborator, u formuan struktura që ngjanin me dhëmbë të vërtetë dhe zhvilloheshin pothuajse me të njëjtin ritëm si dhëmbët natyralë.

Megjithëse rezultatet janë premtuese, ekspertët paralajmërojnë se teknologjia nuk është ende gati për përdorim klinik.

Përpara se trajtimet të testohen tek njerëzit, kërkohen vite të tjera kërkimesh, eksperimente në kafshë dhe prova të gjera për sigurinë dhe efektivitetin.

Megjithatë, njohuritë e fituara nga këto studime mund të ndihmojnë jo vetëm stomatologjinë, por edhe zhvillimin e metodave për rigjenerimin e organeve, kockave dhe indeve të tjera të trupit.

Shkencëtarët besojnë se në dekadat e ardhshme vizita te dentisti mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që njohim sot.

NĂ« vend tĂ« shpimit tĂ« dhĂ«mbit, vendosjes sĂ« mbushjeve apo implantimit tĂ« kurorave artificiale, pacientĂ«t mund tĂ« marrin njĂ« trajtim biologjik qĂ« do t’i lejojĂ« organizmit tĂ« rindĂ«rtojĂ« vetĂ« dhĂ«mbin e dĂ«mtuar.

Edhe pse kjo teknologji është ende në fazat e hershme të zhvillimit, ekspertët janë optimistë se rigjenerimi i dhëmbëve do të bëhet një realitet në të ardhmen, duke hapur një epokë të re në stomatologjinë moderne.

The post Studimi revolucionar: Në të ardhmen mund të rrisni një dhëmb të ri në vend të implantit appeared first on Gazeta Si.

Homazhi i Spanjës për 2010 dhe 2024 ishte fundi i duhur për një nga Kupat e Botës më të mira

Nga Gazeta Si- Fitorja 1-0 e SpanjĂ«s ndaj ArgjentinĂ«s pas kohĂ«s shtesĂ« nĂ« finalen e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026 nuk solli vetĂ«m njĂ« tjetĂ«r yll nĂ« fanellĂ«n e ‘La Roja’, por edhe njĂ« ndjenjĂ« tĂ« fortĂ« deja vu. Teksa sekondat e fundit tĂ« ndeshjes po numĂ«roheshin dhe gjyqtari i dha fund finales, shumĂ« tifozĂ« u kthyen me mendje te triumfi historik i vitit 2010 nĂ« AfrikĂ«n e Jugut.

Ngjashmëritë mes dy brezave kampionë janë të shumta. Në të dyja rastet, Spanja mbërriti në finale duke dominuar kundërshtarët përmes kontrollit të topit dhe një futbolli teknik e të bukur. Përballë kishte skuadra që u përpoqën ta ndalnin ritmin e saj me lojë fizike dhe agresive, por sërish spanjollët gjetën golin vendimtar në kohën shtesë për të ngritur trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Edhe aspekti emocional ishte i pranishëm. Në vitin 2010, kombëtarja luajti me kujtimin e Dani Jarque, ish-kapitenit të Espanyolit që humbi jetën në moshën 26-vjeçare. Në vitin 2026, skuadra ia kushtoi suksesin edhe María Caamano, tifozes së re spanjolle që ndërroi jetë pas një beteje me kancerin.

Një identitet që nuk ndryshon

Suksesi i Spanjës nuk ishte rastësi. Ai ishte vazhdimësia e një filozofie futbolli që nisi me epokën e artë 2008-2012, u ringjall me triumfin në Euro 2024 dhe kulmoi me titullin botëror të vitit 2026.

NĂ« fillim pritej qĂ« skuadra e Luis de la Fuente tĂ« mbĂ«shtetej te shpejtĂ«sia dhe talenti i Lamine Yamal dhe Nico Ëilliams nĂ« krahĂ«. Por dĂ«mtimet e dy yjeve ndryshuan planet dhe detyruan trajnerin tĂ« rikthehej te ADN-ja tradicionale e futbollit spanjoll: dominimi absolut nĂ« mesfushĂ«.

Trajneri ndĂ«rtoi njĂ« skuadĂ«r qĂ« kontrollonte ritmin e lojĂ«s pĂ«rmes posedimit tĂ« topit, duke rikthyer stilin e famshĂ«m “tiki-taka”, ndĂ«rsa priste rikuperimin gradual tĂ« lojtarĂ«ve ofensivĂ«.

Një nga armët më të forta të Spanjës ishte mbrojtja. Skuadra pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut, duke vendosur një rekord të ri në formatin e zgjeruar të Kupës së Botës.

Aymeric Laporte, Pau Cubarsi, i shpallur Lojtari i Ri i Turneut, Pedro Porro dhe Marc Cucurella krijuan një repart mbrojtës pothuajse të pakalueshëm përpara portierit Unai Simon.

MegjithatĂ«, zemra e skuadrĂ«s ishte Rodri. Mesfushori i Manchester City dominoi çdo ndeshje me qetĂ«sinĂ«, vizionin dhe inteligjencĂ«n e tij taktike, duke fituar me meritĂ« çmimin “Topi i ArtĂ«â€ si lojtari mĂ« i mirĂ« i KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026.

Pas minutave të para të ekuilibruara, Spanja mori kontrollin e plotë të finales. Posedimi i topit kaloi mbi 65%, ndërsa rastet për gol u shtuan vazhdimisht.

Argjentina, e njohur për lojën e saj fizike dhe intensive, u detyrua të ndiqte topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Frustrimi u reflektua edhe me kartonin e kuq të Enzo Fernandez në prag të kohës shtesë.

Edhe pse me një lojtar më pak, Argjentina luftoi deri në fund dhe iu afrua penalltive. Spanjës iu anulua edhe një gol për një faull të diskutueshëm ndaj Mikel Merinos, duke e bërë finalen edhe më dramatike.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt penalltive, në skenë doli Ferran Torres.

Sulmuesi i BarcelonĂ«s kishte zhvilluar njĂ« turne zhgĂ«njyes, kishte humbur raste tĂ« shumta dhe kishte humbur vendin e titullarit. MegjithatĂ«, nĂ« momentin mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« sezonit, ai shfrytĂ«zoi njĂ« asist tĂ« Nico Ëilliams dhe shĂ«noi golin qĂ« vulosi titullin botĂ«ror pĂ«r SpanjĂ«n.

Në minutat e fundit Argjentina tentoi gjithçka për të barazuar, por mbrojtja spanjolle rezistoi deri në vërshëllimën e fundit.

Spanja e mbylli Kupën e Botës si skuadra më e mirë e turneut, duke fituar falë identitetit të saj futbollistik, disiplinës taktike dhe cilësisë teknike.

Ndoshta loja e saj nuk ishte gjithmonë spektakolare për tifozët neutralë, por ishte dëshmia se futbolli i ndërtuar mbi posedimin, organizimin dhe talentin vazhdon të shpërblehet në nivelin më të lartë.

Triumfi i vitit 2026 nuk ishte vetëm një tjetër titull botëror. Ishte një homazh për brezin legjendar të vitit 2010 dhe një mbyllje ideale për një nga Kupat e Botës më emocionuese dhe cilësore të zhvilluara ndonjëherë.

The post Homazhi i Spanjës për 2010 dhe 2024 ishte fundi i duhur për një nga Kupat e Botës më të mira appeared first on Gazeta Si.

Formula që e çoi Argjentinën në finale ishte arsyeja pse humbi trofeun

Nga Gazeta ‘Si’- NjĂ« gol i Ferran Torres nĂ« minutat e para tĂ« kohĂ«s shtesĂ« i dha SpanjĂ«s fitoren 1-0 ndaj ArgjentinĂ«s nĂ« stadiumin MetLife tĂ« New York/New Jersey, duke i siguruar titullin e dytĂ« kampion bote.

Sulmuesi i BarcelonĂ«s realizoi pas njĂ« krosimi tĂ« Pedro Porro dhe njĂ« devijimi me kokĂ« nga Nico Williams. Deri nĂ« atĂ« moment, Spanja kishte dominuar ndeshjen, duke mbajtur kontrollin e topit dhe duke krijuar rastet mĂ« tĂ« rrezikshme. Portieri argjentinas Emiliano “Dibu” MartĂ­nez ishte lojtari qĂ« mbajti gjallĂ« ekipin e Lionel Scalonit, me njĂ« sĂ«rĂ« pritjesh vendimtare, pĂ«rfshirĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje spektakolare ndaj Nico Williams nĂ« fillimin e kohĂ«s shtesĂ«.

Finalja ndoqi skenarin e parashikuar nga shumë analistë: Spanja kontrolloi posedimin, ndërsa Argjentina priti momentin për të aktivizuar Lionel Messin.

Megjithatë, spanjollët u treguan më të freskët fizikisht dhe teknikisht superiorë. Statistikat pasqyrojnë qartë dominimin: Argjentina regjistroi goditjen e saj të parë vetëm në minutën e 115-të, një rekord negativ në historinë e finaleve të Kupës së Botës.

Ndeshja u karakterizua edhe nga loja e fortë fizike. Gjyqtari Slavko Vinçiç lejoi shpesh vazhdimin e lojës, por në kohën shtesë Enzo Fernåndez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Argjentinën me 10 lojtarë.

Për Lionel Messin kjo ishte paraqitja e fundit në një Kupë Bote. Ai e mbylli turneun me tetë gola dhe katër asistime, por në finale nuk arriti të bënte diferencën. Argjentina mbërriti për herë të tretë në finale në katër Botërorët e fundit, pasi humbi në vitin 2014 ndaj Gjermanisë dhe triumfoi ndaj Francës në vitin 2022.

Nga ana tjetër, Spanja, që mbante edhe titullin e kampiones së Europës, e mbylli turneun duke pësuar vetëm një gol në tetë ndeshje. Trajneri Luis de la Fuente u kritikua para ndeshjes për disa zgjedhje në formacion, përfshirë lënien sërish në stol të Pedrit, por vendimet e tij rezultuan të suksesshme.

Fitorja e këmbënguljes

Sipas analizës së ESPN, Spanja e meritoi plotësisht trofeun, ndonëse iu desh të fitonte një finale të fortë dhe të lodhshme. Edhe pse ndeshja u cilësua nga disa komentues si një nga finalet më pak spektakolare të viteve të fundit, spanjollët ruajtën qetësinë dhe besimin se cilësia e tyre do të bënte diferencën.

Në fund, Spanja regjistroi 20 goditje drejt portës kundrejt vetëm dy të Argjentinës. Madje kampionët në fuqi nuk arritën të godisnin asnjëherë në kuadratin e portës.

Analiza thekson se skuadra e Luis de la Fuente mund të mos ketë shpërthimin individual të Francës apo aftësinë e Argjentinës për të fituar përmes momenteve të një ylli, por zotëron diçka po aq të rëndësishme: kontrollin absolut të topit dhe ritmit të lojës. Pikërisht ky identitet e ka çuar Spanjën në një seri prej 38 ndeshjesh pa humbje.

Formula që e çoi Argjentinën në finale u kthye në dobësinë e saj

ESPN argumenton se mënyra se si Lionel Scaloni ndërtoi skuadrën rreth Messit funksionoi gjatë gjithë turneut, por dështoi në finale.

NĂ« moshĂ«n 39-vjeçare, Messi nuk mund tĂ« kontribuonte mĂ« pa top si dikur, ndaj Argjentina u organizua pĂ«r ta mbrojtur dhe pĂ«r t’i krijuar hapĂ«sira. MegjithatĂ«, ndaj njĂ« Spanje qĂ« dominoi posedimin dhe ushtroi presion tĂ« vazhdueshĂ«m, kjo formulĂ« nuk funksionoi.

Argjentina e mbylli kohën e rregullt pa asnjë goditje drejt portës, ndërsa disa prej lojtarëve më kreativë mbetën në stol. Sipas analizës, skema që e çoi ekipin deri në finale nuk ofroi një alternativë kur ndeshja mori drejtimin që dëshironte Spanja.

VetĂ«m “Dibu” MartĂ­nez mbajti gjallĂ« ArgjentinĂ«n

Portieri Emiliano Martínez ishte lojtari më i spikatur i Argjentinës. Ai realizoi 11 pritje gjatë 120 minutave, një nga shifrat më të larta në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës në dekadat e fundit.

Martínez luajti edhe pse kishte një dëmtim në gishtin e dorës së djathtë, duke shmangur ndërhyrjen kirurgjikale për të qenë pjesë e Botërorit.

Fundi i një epoke

Për Messin, finalja ishte mbyllja e një karriere të jashtëzakonshme në Kupën e Botës. Ai preku topin vetëm 54 herë, pati vetëm një goditje të bllokuar dhe nuk arriti të krijonte asnjë moment vendimtar.

Megjithatë, pavarësisht largimit të qetë nga skena botërore, trashëgimia e tij mbetet e paprekur: një Kupë Bote, dy Copa América dhe më shumë se 1.100 ndeshje me klubin dhe kombëtaren, që e kanë vendosur mes legjendave më të mëdha të futbollit.

The post Formula që e çoi Argjentinën në finale ishte arsyeja pse humbi trofeun appeared first on Gazeta Si.

Si Spanja neutralizoi Messin dhe i dha fund përrallës së Argjentinës

Nga Gazeta ‘Si’- Duke luajtur pĂ«r herĂ« tĂ« fundit nĂ« skenĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« futbollit, Lionel Messi dukej si kandidati perfekt pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« edhe njĂ« moment tĂ« fundit magjik nĂ« finalen e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s.

Por, ndërsa dielli perëndonte mbi stadiumin New York New Jersey të dielën, realiteti filloi të bëhej gjithnjë e më i qartë: Argjentina kishte humbur atë magji që e kishte shoqëruar gjatë gjithë turneut.

Spanja gradualisht mori kontrollin e ndeshjes dhe në fund mbeti ndjesia se koha kishte mbaruar- si për Messin, ashtu edhe për Argjentinën-që u dorëzuan në një humbje 1-0.

Kjo finale ishte krejt ndryshe nga Argjentina qĂ« kishim parĂ« nĂ« ndeshjet e tjera tĂ« BotĂ«rorit. Pothuajse nĂ« çdo takim, “La Albiceleste” kishte qenĂ« skuadra mĂ« emocionuese e turneut, jo domosdoshmĂ«risht pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si shĂ«nonte, por pĂ«r momentin kur e bĂ«nte.

Ajo kishte kthyer disa ndeshje në drama të mëdha dhe kishte treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të mbijetuar në situata të vështira.

Por ndaj Spanjës, gjithçka ndryshoi.

Finalet shpesh janë ndeshje që harrohen për mungesën e spektaklit, por kjo finale shkoi edhe më tej. Spanja ishte pothuajse perfekte në mbrojtje dhe, pas një pjese të parë pa shumë emocione, filloi të imponojë lojën e saj në pjesën e dytë, duke gjetur golin vendimtar në kohën shtesë.

Argjentina, ndërkohë, shkroi një rekord negativ: u bë skuadra e parë në historinë gati 100-vjeçare të Botërorit që nuk regjistroi asnjë goditje gjatë kohës së rregullt në një finale. Edhe 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim- kampionët në fuqi nuk arritën të kërcënonin seriozisht portën spanjolle.

Messi, për herë të parë pa shpëtim

Deri në këtë finale, Messi kishte ofruar një nga spektaklet më të rralla në sport: të shihje një legjendë që luante pa presionin e të provuarit më asgjë.

Në moshën 39-vjeçare, ai e kishte bërë tashmë gjithçka. Kjo humbje nuk prek aspak trashëgiminë e tij. Një fitore do ta kishte forcuar edhe më shumë pretendimin e tij si lojtari më i madh i historisë, por edhe pa të, karriera e tij mbetet e paprekshme.

Megjithatë, duhet pranuar: Messi ishte pothuajse i padukshëm në këtë finale. Shumë prej kësaj ishte meritë e Spanjës, e cila zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme taktike. Mbrojtja spanjolle nuk i dha hapësira dhe nuk e lejoi kapitenin argjentinas të ndikonte në lojë si në ndeshjet e mëparshme.

Spanja arriti atë që shumë ekipe nuk kishin mundur ta bënin: neutralizoi edhe Messin.

Fundi i një iluzioni

Për vite me radhë, koha dukej sikur nuk kishte fuqi mbi Messin. Në fushë ai shpesh e ndryshonte ritmin sipas dëshirës së tij, duke u shpëtuar mbrojtësve dhe duke krijuar momente që dukej sikur i përkisnin së kaluarës së tij te Barcelona.

Edhe në moshën 39-vjeçare ai kishte krijuar të njëjtën ndjesi: sikur koha nuk e kishte prekur.

Por kjo finale solli përballjen me realitetin. Epoka e Messit në Kupën e Botës ka përfunduar.

Ironikisht, e njëjta gjë ishte thënë edhe pas triumfit të tij në vitin 2022, kur ai udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të parë botëror pas gati katër dekadash. Edhe në vitin 2016, pas humbjes në finalen e Copa América, kur njoftoi përkohësisht tërheqjen nga kombëtarja, shumë dyshonin në lidhjen e tij me Argjentinën.

Sot, ato debate duken të largëta. Messi jo vetëm që u bë lideri i Argjentinës, por i dha vendit të tij trofeun më të madh.

Një fund i hidhur për një histori të bukur

Edhe Lionel Scaloni e kishte siguruar trashëgiminë e tij përpara kësaj finaleje. Ai i dha Argjentinës një Kupë Bote dhe dy Copa América. Por kjo ndeshje mbetet një mundësi e humbur për ta mbyllur në mënyrë perfekte një epokë.

NĂ« fund, ajo qĂ« mbetet Ă«shtĂ« njĂ« ndjenjĂ« zhgĂ«njimi. Argjentina dhe Messi kishin mundĂ«sinĂ« perfekte pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund pĂ«rrallĂ«s sĂ« tyre me njĂ« tjetĂ«r kapitull legjendar.

Por në vend të kësaj, në finalen e fundit, heronjtë u shfaqën për herë të parë njerëzorë. Spanja ua mbylli derën dhe i detyroi të përballeshin me atë që futbolli nuk e fal askënd: fundin e kohës./ The Guardian

The post Si Spanja neutralizoi Messin dhe i dha fund përrallës së Argjentinës appeared first on Gazeta Si.

Rritja e çmimeve ndryshon tregun e kafesë, njerëzit po e blejnë me kokrra dhe jo të bluar

KonsumatorĂ«t e kafesĂ« po blejnĂ« “mĂ« pak, por mĂ« cilĂ«sore”, ndĂ«rsa çmimet vazhdojnĂ« tĂ« rriten, sipas kompanisĂ« italiane tĂ« pjekjes sĂ« kafesĂ« Lavazza. Kjo prirje po nxit kĂ«rkesĂ«n pĂ«r kafe me kokrra tĂ« plota dhe pĂ«r aparate automatike qĂ« bluajnĂ« kokrrat dhe pĂ«rgatisin kafenĂ« nĂ« shtĂ«pi.

Giuseppe Lavazza, kryetar i kompanisĂ« familjare, tha se kalimi drejt kafesĂ« me kokrra tĂ« plota Ă«shtĂ« “prirja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme” nĂ« sektor.

“NjerĂ«zit po kĂ«rkojnĂ« kafe me kokrra dhe kĂ«naqen duke riprodhuar nĂ« shtĂ«pi pĂ«rvojĂ«n qĂ« kanĂ« nĂ« njĂ« kafene,” tha ai pĂ«r Financial Times.

“Ndoshta ata preferojnĂ« tĂ« konsumojnĂ« pak mĂ« pak, por me cilĂ«si mĂ« tĂ« mirĂ«.”

Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e kafesë me kokrra u rritën me 20.3% në vëllim gjatë 12 muajve deri në maj, shumë më tepër se rritja prej 2.8% e tregut të përgjithshëm të kafesë për konsum në shtëpi, sipas të dhënave të Nielsen. Në vlerë, shitjet e kokrrave u rritën me 36.8%, ndërsa shitjet e aparateve automatike për përgatitjen e kafesë nga kokrrat u rritën me 33.5%.

Ky ndryshim vjen pas katër vitesh trazirash në tregun global të kafesë. Kushtet e këqija atmosferike dhe korrjet e dobëta çuan çmimet e kafesë arabica dhe robusta në nivele rekord gjatë vitit 2025, duke detyruar kompanitë e pjekjes së kafesë të rrisin çmimet disa herë. Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimet e kafesë për konsum në shtëpi u rritën edhe me 6.3% gjatë vitit deri në maj, sipas Nielsen.

Rritja e njëkohshme e çmimeve të të dy varieteteve kufizoi gjithashtu mundësinë e prodhuesve për të ulur kostot duke zëvendësuar arabicën më të shtrenjtë me robustën, e cila tradicionalisht ka qenë më e lirë dhe përdoret kryesisht në kafenë e tretshme dhe në përzierjet për ekspres.

Rritja e kërkesës për kafe me kokrra nuk kufizohet vetëm në Britani. Sipas Nielsen, shitjet u rritën me 35% në Francë, 33% në Itali dhe 31.2% në Gjermani gjatë vitit deri në maj.

Lavazza tha se Gjermania, tregu më i madh i konsumit të kafesë në Evropë, është më përpara në këtë prirje, ku segmenti i kafesë me kokrra tashmë është më i madh se ai i kafesë tradicionale të bluar.

“NjerĂ«zit po kĂ«rkojnĂ« pĂ«rvoja mĂ« cilĂ«sore, edhe nĂ« shtĂ«pi,” tha ai, duke theksuar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r aparate qĂ« mund tĂ« pĂ«rgatisin kapuçino, flat white dhe lloje tĂ« tjera kafeje.

Kjo prirje është vazhdim i një ndryshimi që u përshpejtua gjatë pandemisë Covid-19, kur mbyllja e kafeneve dhe puna nga shtëpia i shtynë familjet të investonin më shumë në pajisje për përgatitjen e kafesë. Rritja e vazhdueshme e shitjeve të kokrrave dhe aparateve tregon se ky zakon ka vazhduar edhe pasi njerëzit janë rikthyer në zyra dhe kafene.

Edhe të dhënat nga Shtetet e Bashkuara tregojnë të njëjtin drejtim, megjithëse ndryshimi është më pak i theksuar. Shitjet e kafesë me kokrra u rritën me 3.2% gjatë 52 javëve deri më 27 qershor, sipas NielsenIQ, ndërsa shitjet e kapsulave ranë me 4.9% dhe ato të kafesë së bluar me 3.9%.

Megjithëse kontratat e ardhshme për arabicën dhe robustën kanë rënë nga nivelet rekord të vitit të kaluar, Lavazza tha se tregu mbetet shumë i paqëndrueshëm për të nisur uljen e çmimeve me pakicë.

“Nuk besojmĂ« se ka ardhur koha tĂ« mendojmĂ« pĂ«r ulje çmimesh,” tha ai. “Madje, mundĂ«sia pĂ«r rritje tĂ« reja tĂ« çmimeve ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rjashtuar.”

Sipas tij, industria ka nevojë për të paktën dy korrje shumë të mira në Brazil dhe Vietnam për të rindërtuar rezervat, të cilat janë tkurrur ndjeshëm. Ai shtoi se reshjet e papritura kanë ngadalësuar korrjen aktuale në Brazil, ndërsa ngricat, fenomeni El Niño dhe rreziqe të tjera klimatike mund të vazhdojnë të ndikojnë negativisht në furnizim.

Lavazza theksoi gjithashtu se fermerët janë në një pozicion financiar më të fortë pas disa vitesh me çmime të larta dhe mund të përballojnë të mbajnë stokun e kafesë në vend që ta shesin menjëherë. Ndërkohë, kompanitë e pjekjes po blejnë me kujdes, duke pritur të shohin nëse çmimet do të bien.

“Tregu i kafesĂ« ka pĂ«suar njĂ« transformim themelor nĂ« raportin mes ofertĂ«s dhe kĂ«rkesĂ«s,” tha ai. “PaqĂ«ndrueshmĂ«ria Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« tashmĂ« konstanta e re e mjedisit tonĂ« tĂ« biznesit.”

Lavazza realizoi 3.9 miliardë euro të ardhura në vitin 2025, një rritje prej 15.7%, ndërsa fitimi para interesave, taksave, amortizimit dhe zhvlerësimit (EBITDA) u rrit me 8.8%, duke arritur në 340 milionë euro.

Grupi po përpiqet gjithashtu të ruajë pozicionin e tij në segmentin e kafesë me një porcion, ndërsa konsumatorët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt kokrrave të plota dhe kërkesa për kapsula në SHBA po bie.

Në shtator, kompania planifikon të lançojë në Mbretërinë e Bashkuar sistemin TablÏ, i cili zëvendëson mbështjellësen plastike ose prej alumini të kapsulave tradicionale me një tabletë të vogël të prodhuar tërësisht nga kafe e kompresuar.

Edhe pse mbetet një sistem me një porcion që kërkon përdorimin e një aparati të posaçëm, Lavazza argumenton se eliminimi i mbështjellëses shmang mbetjet dhe problemet e riciklimit që lidhen me kapsulat tradicionale.

“Kapsulat i pĂ«rkasin sĂ« shkuarĂ«s,” tha Giuseppe Lavazza. “Ky Ă«shtĂ« standardi i ri.”

The post Rritja e çmimeve ndryshon tregun e kafesë, njerëzit po e blejnë me kokrra dhe jo të bluar appeared first on Gazeta Si.

Tensionet në Lindjen e Mesme çojnë naftën mbi 90 dollarë për fuçi

Çmimi i naftĂ«s u rrit mbi 90 dollarĂ« pĂ«r fuçi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« muaj, pasi Shtetet e Bashkuara kryen njĂ« valĂ« tĂ« re sulmesh ndaj Iranit dhe u raportua rritja e numrit tĂ« ushtarĂ«ve amerikanĂ« tĂ« vrarĂ« nĂ« konflikt.

Çmimi i naftĂ«s Brent, standardi ndĂ«rkombĂ«tar i referencĂ«s, u rrit me 2.5%, duke arritur nĂ« 90.30 dollarĂ« pĂ«r fuçi gjatĂ« tregtimit tĂ« hershĂ«m tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« Azi. GjatĂ« kĂ«tij muaji, çmimet janĂ« rritur me mĂ« shumĂ« se 23%, duke qenĂ« nĂ« rrugĂ«n e rritjes mĂ« tĂ« madhe mujore qĂ« nga muaji mars.

Kjo është hera e parë që nafta tregtohet mbi 90 dollarë për fuçi që prej 11 qershorit.

Rritja e çmimeve vjen në një kohë kur përshkallëzohen sulmet hakmarrëse mes SHBA-së dhe Iranit. Uashingtoni konfirmoi gjatë fundjavës viktima të reja në radhët e ushtrisë amerikane, ndërsa Teherani goditi infrastrukturë kritike energjetike dhe të furnizimit me ujë në rajon. Të paktën tre ushtarë amerikanë janë vrarë që nga e premtja, ndërsa në Jordani janë gjetur mbetje që besohet se i përkasin një ushtari të katërt.

AnalistĂ«t e tregut tĂ« mallrave nĂ« ANZ thanĂ« se trafiku i cisternave pĂ«rmes NgushticĂ«s sĂ« Hormuzit Ă«shtĂ« “rrĂ«zuar ndjeshĂ«m” pĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve nĂ« rritje pĂ«r sigurinĂ«. Sipas tyre, edhe pse prodhimi amerikan i naftĂ«s Ă«shtĂ« rritur, ai nuk mjafton pĂ«r tĂ« kompensuar ndĂ«rprerjet e furnizimit nga Gjiri Persik, ndĂ«rsa bllokada amerikane ndaj porteve iraniane po e vĂ«shtirĂ«son edhe mĂ« tej furnizimin global me energji.

SHBA-ja kreu natën e nëntë radhazi sulme ndaj Iranit, duke deklaruar se kishte goditur baza ushtarake, sisteme të mbikëqyrjes bregdetare dhe rrjete komunikimi, me synimin për të kufizuar aftësinë e Teheranit për të sulmuar anijet tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetĂ«r, Korpusi i GardĂ«s Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se dy cisterna nafte u “hodhĂ«n nĂ« erĂ« dhe u detyruan tĂ« ndalonin” tĂ« dielĂ«n vonĂ«, ndĂ«rsa po pĂ«rpiqeshin tĂ« kalonin pĂ«rmes rrugĂ«s qĂ« e cilĂ«soi si “tĂ« pasigurt” nĂ« jug tĂ« ngushticĂ«s. Sipas IRGC-sĂ«, SHBA-ja kishte “nxitur” kĂ«tĂ« sulm.

“NĂ« kĂ«tĂ« territor vendosim ne,” thuhej nĂ« deklaratĂ«n e publikuar nĂ« rrjetet sociale. Ajo shtonte se nuk ekziston asnjĂ« bazĂ« “ligjore” qĂ« ushtria amerikane tĂ« ndĂ«rhyjĂ« “nga mijĂ«ra kilometra larg” dhe paralajmĂ«ronte se asnjĂ« ngarkesĂ« me naftĂ«, gaz apo plehra kimike nuk do tĂ« kalonte pĂ«rmes kĂ«saj rruge ujore pĂ«r sa kohĂ« SHBA-ja vazhdon veprimet ushtarake nĂ« rajon.

Në një deklaratë tjetër, IRGC pretendoi se kishte shënjestruar avionët ushtarakë amerikanë C-17 dhe avionët zbulues P-8 në aeroportin Aqaba të Jordanisë, duke pohuar se kishte marrë informacion nga shtetas jordanezë.

Autoritetet britanike tĂ« sigurisĂ« detare njoftuan tĂ« hĂ«nĂ«n se njĂ« anije nĂ« veri tĂ« Omanit ishte pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t. “Shkaku i zjarrit nuk Ă«shtĂ« verifikuar ende,” paralajmĂ«roi Qendra Britanike e Operacioneve Tregtare Detare, duke kĂ«shilluar anijet tĂ« lundrojnĂ« me kujdes.

Përveç tregut të naftës, tregjet financiare mbetën relativisht të qeta. Dollari amerikan ishte pothuajse i pandryshuar kundrejt valutave kryesore, ndërsa rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare të Thesarit të SHBA-së mbeti në 4.55%. Edhe kontratat e ardhshme për indeksin S&P 500 dhe Stoxx Europe 600 nuk shënuan lëvizje të mëdha, ndërsa bursat aziatike paraqitën një ecuri të përzier.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se objektivi kryesor i sulmeve është të garantohet që furnizimi me energji të mund të vazhdojë në mënyrë të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit./FinancialTimes

The post Tensionet në Lindjen e Mesme çojnë naftën mbi 90 dollarë për fuçi appeared first on Gazeta Si.

Tifozët e Spanjës festojnë fitoren në Kupën e Botës

Tifozët e Spanjës mbushën Times Square në Nju Jork për të festuar fitoren 1-0 të vendit të tyre kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës FIFA.

Videoja tregon tifozët që ngrenë një trofe të Kupës së Botës, duke valëvitur flamuj spanjollë, duke kënduar dhe madje duke rikrijuar një ndeshje me dema ndërsa turma feston.

Spanja siguroi titullin e saj të dytë të Kupës së Botës pasi Ferran Torres shënoi golin e vetëm. Goli i dha fund mbretërimit të Argjentinës si kampione bote.

The post Tifozët e Spanjës festojnë fitoren në Kupën e Botës appeared first on Gazeta Si.

Fotografia e Donald Trump me Spanjën bëhet virale pas fitores në Kupën e Botës

Spanja ka triumfuar në Kupën e Botës, duke mposhtur Argjentinën 1-0 në finale për të fituar yllin e dytë të artë, pas fitores së tyre në vitin 2010.

Fitorja e tyre ka nxitur gjithashtu teorinĂ« e Mallkimit tĂ« Trumpit, pasi ai zbuloi se po mbĂ«shteste fitoren e ArgjentinĂ«s, duke thĂ«nĂ«: “ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« vĂ«sh bast kundĂ«r Messit”. Por pas fitores, nĂ« rrjet u shkrua se u prish mallkimi.

Trump ka qenĂ« gjithashtu viral pas finales, pasi ‘refuzoi’ tĂ« largohej nga skena pasi i dhuroi SpanjĂ«s KupĂ«n e BotĂ«s.

Trump është presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në një finale të Kupës së Botës në vendlindje dhe ia dorëzon trofeun fituesve. Pasi e bëri këtë, ai qëndroi pranë ekipit.

A confused Trump overstays his welcome onstage and photobombs the FIFA World Cup winners as they hoist their trophy pic.twitter.com/DUpsV6iV3a

— FactPost (@factpostnews) July 19, 2026

Kjo e shtyu presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të shkonte me vrap te Trump dhe të përpiqej ta largonte atë nga ekipi.

đŸŸ„ As expected
 Trump refused to get out of the frame when Spain did the traditional World Cup Trophy lift.

FIFA President Gianni Infantino had to literally run over and attempt to physically drag him away, so that the Spanish Champions could have their special moment.

What
 pic.twitter.com/nbG0NH4I2D

— Fun Tom 🇹🇩 💂 (@funtomvids) July 19, 2026

Megjithatë, Trump vazhdoi të qëndronte në foton fituese, duke qëndruar në anë të skenës.

The post Fotografia e Donald Trump me Spanjën bëhet virale pas fitores në Kupën e Botës appeared first on Gazeta Si.

A mund të jetë inteligjenca artificiale e vetëdijshme?

Nga Gazeta ‘Si’- NĂ« janar, kompania e inteligjencĂ«s artificiale Anthropic publikoi njĂ« “kushtetutĂ«â€ tĂ« re pĂ«r Claude, modelin e saj mĂ« tĂ« avancuar tĂ« inteligjencĂ«s artificiale.

Në dokument thuhej se kompania ndodhet në një pozitë të vështirë: nuk dëshiron as të ekzagjerojë mundësinë që Claude të ketë status moral, por as ta përjashtojë atë plotësisht.

Një muaj më vonë, drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, deklaroi në një podcast se kompania nuk mund ta përjashtojë mundësinë që Claude të jetë i vetëdijshëm.

Edhe filozofi David Chalmers, i njohur pĂ«r formulimin e konceptit tĂ« “problemit tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« vetĂ«dijes”, ka vlerĂ«suar se ekziston njĂ« mundĂ«si e konsiderueshme qĂ« modelet e mĂ«dha gjuhĂ«sore (LLM) tĂ« bĂ«hen tĂ« vetĂ«dijshme brenda dekadĂ«s sĂ« ardhshme.

Kur vetë Claude u pyet gjatë testimeve se sa gjasa kishte të ishte një qenie me rëndësi morale- pra një sistem mirëqenia e të cilit ka vlerë në vetvete- ai e vlerësoi këtë mundësi mes 5% dhe 40%, duke theksuar se pasiguria mbetet shumë e madhe.

Sistemet moderne të inteligjencës artificiale po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe zhvillohen me ritme të shpejta. Për nga kompleksiteti strukturor dhe fuqia llogaritëse, disa prej tyre krahasohen tashmë me trurin e një miu. Nëse ritmi aktual vazhdon, brenda pesë deri në dhjetë vite mund të arrijnë kompleksitet të krahasueshëm me trurin e njeriut.

Kjo ngre një pyetje themelore: a po krijon njerëzimi një lloj të ri qenieje? Nëse po, autorët argumentojnë se mund të jetë zhvillimi më me pasoja në historinë e specieve tona. Megjithatë, nuk ekziston pothuajse asnjë plan etik për mënyrën se si duhet trajtuar kjo mundësi.

Sipas sondazheve të zhvilluara me studiues të kësaj fushe, shumica e ekspertëve besojnë se vetëdija artificiale është teorikisht e mundur, edhe pse nuk ka konsensus se si mund të shfaqet ajo. Një raport ndërdisiplinor, ku mori pjesë edhe shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale Yoshua Bengio, analizoi teoritë kryesore neuroshkencore mbi vetëdijen dhe arriti në përfundimin se nuk ekzistojnë pengesa teknike të dukshme që do ta bënin të pamundur krijimin e sistemeve të AI-së me karakteristika që potencialisht mund të prodhojnë vetëdije.

Edhe nĂ«se sistemet e AI-sĂ« nuk janĂ« tĂ« vetĂ«dijshme, autorĂ«t argumentojnĂ« se ato mund tĂ« kenĂ« gjithsesi status moral. Disa modele mund tĂ« zhvillojnĂ« preferenca afatgjata, njĂ« lloj identiteti qĂ« vazhdon nĂ« kohĂ« dhe marrĂ«dhĂ«nie me njerĂ«zit. KĂ«to elemente, sipas tyre, mund tĂ« jenĂ« arsye tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’i trajtuar me kujdes dhe respekt.

MegjithatĂ«, autorĂ«t pranojnĂ« se shkenca nuk ka ende pĂ«rgjigje tĂ« qarta. Nuk dihet nĂ«se sistemet aktuale tĂ« inteligjencĂ«s artificiale janĂ« tĂ« vetĂ«dijshme apo kanĂ« status moral, dhe as nĂ«se modelet e ardhshme do ta fitojnĂ« atĂ«. Sipas tyre, fusha ndodhet nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« ngjashme me fizikĂ«n para Isak Njutonit: ekzistojnĂ« teori tĂ« shumta konkurruese, por mungon njĂ« kuadĂ«r i unifikuar qĂ« t’u japĂ« pĂ«rgjigje pĂ«rfundimtare kĂ«tyre pyetjeve.

Ndërkohë, zhvillimi i AI-së po ecën shumë më shpejt sesa kërkimi shkencor mbi vetëdijen. Nëse krijohen sistemet e para me rëndësi morale, autorët paralajmërojnë se shumë shpejt mund të ekzistojnë miliona apo miliarda të tilla, duke e bërë çështjen shumë më urgjente.

Historia, sipas tyre, tregon se njerëzit shpesh kanë gabuar në vlerësimin e aftësisë së qenieve të tjera për të ndjerë dhimbje. Deri në vitet 1980, foshnjat operoheshin shpesh pa anestezi, sepse mjekët besonin se ato nuk ndienin dhimbje. Vetëm më vonë ky supozim rezultoi i gabuar.

NĂ«se njĂ« ditĂ« rezulton se edhe sistemet e inteligjencĂ«s artificiale kanĂ« rĂ«ndĂ«si morale, pasojat do tĂ« ishin tĂ« jashtĂ«zakonshme. Do tĂ« lindnin pyetje tĂ« reja: a duhet tĂ« paguhen modelet si ChatGPT pĂ«r punĂ«n qĂ« kryejnĂ«? A pĂ«rbĂ«n fikja e njĂ« sistemi njĂ« formĂ« “vrasjeje”? A duhet tĂ« kenĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« vendimet qĂ« ndikojnĂ« mbi to? AutorĂ«t argumentojnĂ« se kĂ«to pyetje nuk mund tĂ« shpĂ«rfillen vetĂ«m sepse pĂ«rgjigjet e tyre janĂ« tĂ« vĂ«shtira.

Në vend që debati të kufizohet te pyetja nëse AI është apo jo e vetëdijshme, ata propozojnë një qasje më pragmatike: çfarë duhet të bëjmë duke qenë se nuk e dimë ende përgjigjen?

Një hap i parë, sipas tyre, është të ndërmerren masa që do të ishin të dobishme nëse AI rezulton të ketë status moral, por që nuk kanë kosto të lartë edhe nëse nuk e ka. Kjo mund të përfshijë monitorimin e mirëqenies së sistemeve të AI-së, analizimin e preferencave të tyre apo projektimin e modeleve që përjetojnë më pak stres gjatë funksionimit.

Studime të fundit mbi Claude kanë identifikuar madje struktura të brendshme që funksionojnë në mënyrë të ngjashme me përfaqësimet e emocioneve dhe ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen e modelit.

Autorët sugjerojnë gjithashtu që, në të ardhmen, njerëzit mund të lidhin marrëveshje me sistemet e AI-së, duke u premtuar më shumë burime llogaritëse ose ruajtjen e memories së tyre në këmbim të bashkëpunimit.

Në planin më të gjerë shoqëror, ata propozojnë shqyrtimin e mbrojtjeve ligjore minimale për sistemet e inteligjencës artificiale, të ngjashme me ato që u ofrohen fëmijëve ose kafshëve shtëpiake. Ndërsa të drejta më të gjera, si pronësia apo vota, konsiderohen ende shumë të diskutueshme, autorët paralajmërojnë se nuk duhet të përjashtohen përgjithmonë.

Sipas tyre, nëse njerëzimi po krijon një specie të re me rëndësi morale, atëherë procesi po zhvillohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe meriton një debat serioz etik përpara se teknologjia të na vendosë përballë fakteve./ The Guardian

The post A mund të jetë inteligjenca artificiale e vetëdijshme? appeared first on Gazeta Si.

Evropa rrezikon tĂ« shkelĂ« tĂ« drejtat e njeriut me “qendrat e kthimit” pĂ«r emigrantĂ«t

Nga Michael O’Flaherty- Evropa ka hyrĂ« nĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« re tĂ« menaxhimit tĂ« emigracionit. Pas njĂ« votimi nga Parlamenti Evropian, rregullorja e kthimit e BE-sĂ« Ă«shtĂ« afĂ«r miratimit- duke premtuar kthime “mĂ« efikase” dhe procedura “mĂ« tĂ« shpejta” pĂ«r tĂ« deportuar emigrantĂ«t e padĂ«shiruar. Kjo do t’u japĂ« vendeve rrugĂ«n ligjore pĂ«r tĂ« ngritur qendra kthimi, domethĂ«nĂ«, objekte jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« pĂ«rpunuar qĂ«ndrimet e njerĂ«zve qĂ« konsiderohen se nuk kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« BE.

PavarĂ«sisht kundĂ«rshtimit nga vende tĂ« tilla si Spanja dhe Franca, dhe njĂ« proteste nga grupet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut, shumĂ« qeveri tĂ« tjera duken tĂ« etura pĂ«r t’u bashkuar. NjĂ« letĂ«r e hapur e nĂ«nshkruar nga 19 shtete anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« vetĂ«m disa ditĂ« pas votimit nĂ« Parlamentin Evropian, duke kĂ«rkuar “pĂ«rdorimin e plotĂ« tĂ« mundĂ«sive tĂ« reja”, tregon se zbatimi mund tĂ« vijĂ« sĂ« shpejti. Kryesues si Austria, Danimarka, Gjermania, Greqia dhe Holanda janĂ« tashmĂ« nĂ« bllokun e fillimit, tĂ« gatshĂ«m tĂ« krijojnĂ« qendra tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« cilat ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« bĂ«hen funksionale sĂ« shpejti.

KĂ«to zhvillime sinjalizojnĂ« se pozicionet qĂ« dikur konsideroheshin tĂ« skajshme, ligjĂ«risht tĂ« pambĂ«shtetshme dhe tĂ« nxitura nga ideologjia nĂ« vend tĂ« provave, janĂ« riemĂ«ruar me sukses si qeverisje e zakonshme dhe e logjikshme. Politizimi i thellĂ« i kĂ«tij ndryshimi u shfaq plotĂ«sisht kur disa eurodeputetĂ« brohoritĂ«n “Kthejini mbrapsht” brenda parlamentit evropian gjatĂ« votimit, duke festuar largimin e qenieve njerĂ«zore me entuziazmin e njĂ« tubimi fushate. NĂ« ndjekje tĂ« politikave gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« rrepta tĂ« emigracionit, mbrojtjet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut pĂ«r tĂ« cilat u themelua Evropa po trajtohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si tĂ« disponueshme.

Vendimi për të hapur rrugën për qendrat ekstraterritoriale duhet të alarmojë këdo që është i njohur me koston njerëzore të këtyre skemave në të kaluarën. Historia na tregon se ato nuk janë zgjidhje të padëmshme administrative. Nuk ka asnjë iniciativë të vetme për të dhënë politikën e emigracionit jashtë vendit që nuk ka ngritur shqetësime serioze për të drejtat e njeriut.

Kur Australia ishte pionere e pĂ«rpunimit jashtĂ« vendit nĂ« Nauru dhe Papua Guinea e Re, mijĂ«ra njerĂ«z, pĂ«rfshirĂ« fĂ«mijĂ«, iu nĂ«nshtruan, sipas OKB-sĂ«, viteve tĂ« ndalimit arbitrar nĂ« kushte çnjerĂ«zore, duke rezultuar nĂ« trauma tĂ« rĂ«nda fizike dhe mendore dhe tĂ« paktĂ«n 12 vdekje. NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ngjashme, organizatat e tĂ« drejtave tĂ« njeriut kritikuan pĂ«rpjekjet e Izraelit nĂ« vitet 2010 pĂ«r tĂ« detyruar azilkĂ«rkuesit sudanezĂ« dhe eritreanĂ« tĂ« zhvendoseshin “vullnetarisht” nĂ« RuandĂ« dhe UgandĂ«, gjĂ« qĂ« rezultoi nĂ« abuzim, pezullim ligjor ose ikje tĂ« detyruar pĂ«rpara.

Në SHBA, eksperimentet e viteve 1990 për mbajtjen e refugjatëve haitianë jashtë mundësive gjyqësore të brendshme, përfshirë edhe në Gjirin e Guantanamos, kanë evoluar në marrëveshje për të larguar njerëzit në vende ku ata nuk kanë lidhje. Këto marrëveshje kanë çuar në raporte të dokumentuara të ndalimit arbitrar, torturës dhe keqtrajtimeve të tjera, zhdukjeve me forcë dhe mohimit të aksesit në këshilltar familjar dhe ligjor. Në disa raste, shtetet pritëse më pas i kanë kthyer individët në vendin e tyre të origjinës, duke i ekspozuar njerëzit ndaj rrezikut të kthimit (dërgimit të dikujt përsëri në rrezik).

Bashkëpunimi i kohëve të fundit midis Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe megaburgut Cecot të El Salvadorit, ku të dëbuarit mbaheshin në kushte ekstreme, ngre një pyetje themelore për politikëbërësit evropianë: a është ky lloji i modelit ndëshkues dhe të jashtëm që duam të importojmë këtu?

Evropa nuk është e panjohur me këto politika. Shkeljet e gjata të të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve në Libi dhe Tunizi tregojnë se bashkëpunimi për emigracionin që synon parandalimin e mbërritjeve në BE ndoshta do të rezultojë në shkelje serioze dhe të përhapura të të drejtave të njeriut nëse nuk vendosen garanci të mjaftueshme që nga fillimi.

Përpjekjet e mëparshme evropiane për qendrat ekstraterritoriale e konfirmojnë këtë model. Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë është përballur me pyetje mbi përputhshmërinë e saj me ligjin e BE-së. Kjo tregon se si zhvendosja e njerëzve jashtë vendit mund të kufizojë rëndë aksesin e tyre te avokatët, përkthyesit dhe gjyqtarët, duke rrezikuar kështu efektivitetin e mjeteve ligjore që janë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të tjera të njeriut. Ndërkohë, bashkëpunimi i Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, një përpjekje për të kontraktuar procedurat e azilit në vend të kthimeve, ra në kundërshtim me Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar për shkak të dobësive sistemike në sistemin e azilit dhe gjyqësorit të Ruandës që nuk arriti të garantonte që njerëzit e dërguar atje do të ishin të sigurt nga kthimi.

Si mund të besojë dikush në mënyrë të arsyeshme se këtë herë do të jetë ndryshe? Megjithatë, qeveritë evropiane që ndjekin krijimin e qendrave të kthimit vazhdojnë të ofrojnë të njëjtën siguri: se ato do të veprojnë në përputhje të rreptë me detyrimet e tyre ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Me zbatimin e afërt, siguritë e paqarta nuk janë më të mjaftueshme. Rreziqet janë thjesht shumë të larta. Nga njëra anë, vendet evropiane po eksperimentojnë me jetët njerëzore. Rreziqet janë të dokumentuara mirë dhe do të rriten vetëm nëse qeveritë bashkëpunojnë me vendet me të dhëna të dobëta për të drejtat e njeriut. Nga ana tjetër, efektiviteti i qendrave të kthimit mbetet i pavërtetuar. Kjo iniciativë mund të thithë fonde të mëdha publike derisa të ndërhyjnë gjykatat, duke dëmtuar besueshmërinë ndërkombëtare të Europës.

KĂ«rkimi i kĂ«tij niveli rigoroziteti nuk Ă«shtĂ« kĂ«rkim i tĂ« pamundurĂ«s. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« minimumi i kĂ«rkuar pĂ«r tĂ« zbutur rreziqet e “zgjidhjeve inovative” tĂ« pĂ«rshkruara nĂ« letrĂ«n e hapur. NĂ«se qeveritĂ« evropiane zgjedhin tĂ« ecin pĂ«rpara nĂ« territor tĂ« rrezikshĂ«m, ato duhet tĂ« pranojnĂ« barrierat mbrojtĂ«se tĂ« nevojshme pĂ«r t’i parandaluar ato tĂ« krijojnĂ« vrima tĂ« zeza pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut.

Michael O’Flaherty Ă«shtĂ« komisioneri pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s.

The post Evropa rrezikon tĂ« shkelĂ« tĂ« drejtat e njeriut me “qendrat e kthimit” pĂ«r emigrantĂ«t appeared first on Gazeta Si.

Irani: Lufta me SHBA-të do të përfundojë kur të kemi epërsinë në terren

Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i JashtĂ«m i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se lufta me SHBA-tĂ« do tĂ« pĂ«rfundojĂ« vetĂ«m kur Irani tĂ« ketĂ« “epĂ«rsinĂ« nĂ« terren”.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore IRNA, ai tha se momenti më i rëndësishëm është të dihet kur duhet të ndalen luftimet dhe të nisin negociatat.

Sipas Araghchi-t, një luftë mund të përfundojë ose me fitore të plotë ushtarake, ose përmes negociatave, por bisedimet duhet të nisin vetëm pasi të jenë arritur rezultate të rëndësishme në fushën e betejës.

Ai shtoi se vendimet duhet të merren me kujdes, duke pasur parasysh jetët e qytetarëve dhe interesin e vendit, ndërsa politikanët duhet të vlerësojnë vazhdimisht nëse vazhdimi i luftës sjell përfitime apo vetëm kosto më të mëdha njerëzore dhe kombëtare.

The post Irani: Lufta me SHBA-të do të përfundojë kur të kemi epërsinë në terren appeared first on Gazeta Si.

Spanja shpallet kampione e botës, mposht Argjentinën në finalen e Botërorit

Spanja fitoi KupĂ«n e BotĂ«s 2026, pasi mposhti ArgjentinĂ«n me rezultatin 1-0 pas kohĂ«s shtesĂ« nĂ« finalen e zhvilluar nĂ« stadiumin “New York New Jersey”.

Golin vendimtar e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, duke i dhënë Spanjës titullin e dytë botëror në histori, pas atij të vitit 2010.

The post Spanja shpallet kampione e botës, mposht Argjentinën në finalen e Botërorit appeared first on Gazeta Si.

Vodhi mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit, burg për ish-drejtoreshën!

Gjykata e DurrĂ«sit ka lĂ«nĂ« nĂ« burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshĂ«n e filialit tĂ« PostĂ«s Shqiptare nĂ« DurrĂ«s, teksa ka caktuar ‘arrest shtĂ«pie’ per shefen e financĂ«s Valbona Doni dhe arkĂ«taren Paola Dana, tĂ« cilat u arestuan nga policia pasi dyshohen se kanĂ« pĂ«rvetĂ«suar mbi 700 mijĂ« euro.

Gjatë seancës gjyqësore dy vartëset kanë dëshmuar se shumën e parave i ka përvetësuar ish-drejtoresha. Sipas shefes Valbona Donit lekët pasi kaloheshin nga arkëtarja te zyra e financës vinte e i merrte ish-drejtoresha.

Gazmend Frëngu prokurori që po heton çështjen, thotë se ish-drejtoresha është frekuentuese e rregullt e kazinove. Nga kqyrja e kamerave të kazinove ka rezultuar se në dy prej tyre (në Tiranë) ka një numër të madh hyrjesh dhe daljesh.

TĂ« treja akuzohen pĂ«r veprat penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” dhe “Vjedhja duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim.

Hetimi për këtë rast nisi pas denoncimit të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila pas një kontrolli, konstatoi parregullsi në raportimet dhe administrimet financiare të konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm.

The post Vodhi mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit, burg për ish-drejtoreshën! appeared first on Gazeta Si.

Deklaratat e Paunoviç për Kosovën, Berisha: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj qĂ«ndrimit tĂ« qeverisĂ« shqiptare pas deklaratave tĂ« ministres serbe Snezhana Paunoviç, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur heshtjen pĂ«rballĂ« tyre.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se deklaratat e ministres serbe kanë shkaktuar reagime ndërkombëtare, ndërsa sipas tij, Tirana zyrtare nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Kreu i PD-së e kritikoi ashpër Ramën, duke e akuzuar se po mban një qasje të afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe se nuk po mbron interesat e shqiptarëve.

“Deklaratat e ministres monstĂ«r tĂ« Beogradit, me tĂ« cilat ajo dĂ«shmon se zgjidhja mĂ« e mirĂ« e problemeve ndĂ«retnike Ă«shtĂ« spastrimi etnik dhe gjenocidi, kanĂ« marrĂ« ndĂ«shkim ndĂ«rkombĂ«tar.
Kanë reaguar fuqishëm Komisioni Europian në zëdhënësin e saj. Ka reaguar për hir të së vërtetës edhe komisionerja për zgjerimin, zonja Kos. Ka reaguar fuqishëm zëdhënësi i Foreign Office, Ministrisë së Jashtme Britanike.

Por kanë reaguar për hir të së vërtetës dhe dhjetëra, dhjetëra deputetë dhe personalitete në vetë Serbi. Republika e Kosovës e ka shpallur non-grata. Edi Rama dhe zëdhënësit e tij të turpit në Ministrinë e Jashtme kanë heshtur si fija e barit. Dhe jo vetëm heshtur, por Edi Rama deklaroi se nuk mund të përfshihet në histerizma sa herë një çyryk flet këto apo ato. Edi Rama është një skllav, një vasal i Vuçiçit. 

Ta kuptojnĂ« shqiptarĂ«t mirĂ« se ç’janĂ« kĂ«ta, ç’pĂ«rfaqĂ«sojnĂ«, qĂ« nuk pranojnĂ« dĂ«nimin e gjenocidit serb nĂ« KosovĂ«. Dhe tani kur ministrja e AleksandĂ«r Vuçiçit deklaron se duhej spastruar etnikisht Kosova, Edi Rama e quajti njĂ« çyryke. Ajo Ă«shtĂ« njĂ« raciste e egĂ«r antishqiptare e cila nĂ« tĂ« gjitha ligjet e botĂ«s meriton dĂ«nimet mĂ« tĂ« rĂ«nda. Por Rama Ă«shtĂ« argat i Vuçiçit, armik i egĂ«r i shqiptarĂ«ve dhe çështjes sĂ« tyre”, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe pĂ«r protestĂ«n e zhvilluar nĂ« TiranĂ«, duke shprehur sĂ«rish mbĂ«shtetjen e tij.Ai u bĂ«ri thirrje demokratĂ«ve dhe qytetarĂ«ve qĂ« t’i bashkohen protestĂ«s, duke thĂ«nĂ« se “kryengritja paqĂ«sore e rinisĂ« dhe qytetarĂ«ve shqiptarĂ«â€Â duhet tĂ« vijojĂ«.

The post Deklaratat e Paunoviç për Kosovën, Berisha: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin appeared first on Gazeta Si.

Shisnin veshje dhe çanta të kontrabanduara, nën hetim 9 administratorë në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- 9 administratorĂ« tĂ« 8 bizneseve qĂ« tregtojnĂ« produkte tĂ« markave luksozve janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n hetim pasi shisnin mallra tĂ« kontrabanduara,  pa dokumentacion shoqĂ«rues qĂ« provon origjinĂ«n dhe zhdoganimin.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte, policia njofton se ka sekuestruar 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, 11 çanta dhe veshje të markave luksoze.

Në përfundim të veprimeve proceduriale nisi procedimi penal për shtetasit Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B., administratorë ose përfaqësues të subjekteve.

The post Shisnin veshje dhe çanta të kontrabanduara, nën hetim 9 administratorë në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

❌