Reading view

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve fqinje gjatë kthimit të tyre në Kosovë. Çitaku ka thënë se qytetarët e diasporës po përballen me pritje të gjata pas udhëtimeve të tyre drejt vendlindjes, […]
  •  

Protestë në Maliq, banorët kundërshtojnë Reformën Territoriale

Banorë dhe përfaqësues të opozitës protestuan këtë të diel në Maliq kundër hartës së re territoriale, e cila parashikon kalimin e bashkisë Maliq në administrimin e Bashkisë Korçë. Një prej pjesëmarrësve në protestë, Jurgen Isufllari, punonjës i Bashkisë Maliq, u shpreh se ndihet i zhgënjyer nga kolegët e administratës, duke deklaruar se ata duhej të […]
  •  

Vijon dita e 64 e protestës qytetare në Tiranë

Këtë të diel vijoi protesta e 64-t e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë, ndërsa edhe këtë fundjavë u raportua pjesëmarrje e shqiptarëve të ardhur nga diaspora. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë. Edhe në […]
  •  

Dy orë kontroll në det, Italia ndalon anijen ruse të naftës pranë Siçilisë

Marina italiane ka kryer një operacion inspektimi ndaj një tankeri rus të lidhur me të ashtuquajturën “flotë në hije”, në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit Pantelleria, mes Siçilisë dhe Tunizisë. Operacioni u zhvillua në kuadër të misionit evropian EUNAVFOR MED IRINI, që monitoron trafikun e armëve dhe naftës në Mesdhe. Anija ushtarake italiane Thaon di Revel […]
  •  

Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin dhe sfidon narrativën për vaksinat

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka rikthyer debatin për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara menaxhuan pandeminë e Covid-19, duke drejtuar kritika ndaj ish-drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci. Në një intervistë për CNN, Kennedy fajësoi Faucin për qasjen e ndjekur gjatë pandemisë dhe përsëriti disa pretendime […]
  •  

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

Një krizë e paprecedentë duket se ka përfshirë FIFA-n, ndërsa e ardhmja e presidentit Gianni Infantino është vënë në pikëpyetje. Sipas gazetës prestigjioze The Times, zvicerani 56-vjeçar ndodhet nën një presion të fortë dhe skenari i një dorëheqjeje nga posti më i lartë i futbollit botëror nuk përjashtohet. Infantino, i cili drejton FIFA-n që prej […]
  •  

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj në Ksamil, pasi ka hyrë me gomone në zonën e sigurisë pranë plazhit, duke rrezikuar pushuesit. Sipas Policisë, mjeti lundrues ishte futur brenda perimetrit të sigurisë në zonën e “Plazhit Publik” në Ishujt e Ksamilit. Blutë kanë njoftuar se kanë bllokuar […]
  •  

Kumbulla mbetet në LaLiga, mbrojtësi do të luajë për Rayo Vallecanon këtë sezon

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll edhe sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, 26-vjeçari është shumë pranë huazimit te Rayo Vallecano. Kumbulla nuk bën pjesë në planet e Romës, skuadra që zotëron kartonin e tij. Mbrojtësi shqiptar ka edhe 2 vite kontratë me klubin italian, që ka […]
  •  

Prokuroria me Policinë identifikojnë lokacion të ri në Jabukë ku mund të ketë mbetje mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar një lokacion i dyshuar ku mund të ketë mbetje mortore. Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, lokacioni është identifikuar gjatë punës në terren më […]
  •  

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

Nga Mero Baze Kur u bë reforma administrative më 2015, projekti i parë ishte me 47 bashki. Pothuajse i njëjti që është sot në tryezë si version i Partisë Socialiste. Për ta bërë më dëshpëruese gjendjen për PD-në, Ilir Meta propozoi në minutat e fundit të përfshihej edhe Shpëtim Idrizi në marrëveshje, i cili natyrisht […]
  •  

Flamurtari prezanton afrimin e radhës

Flamurtari vazhdon të përforcojë organikën në prag të startit të sezonit të ri të Kategorisë së Parë. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimin e Filip Boshkovskit. 25-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë dhe së fundmi është aktivizuar me Pelister Bitolën në Maqedoninë e Veriut. “Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, […]
  •  

OVL-UÇK reagon ndaj nderimit të njësive serbe: Po glorifikohen mohuesit e krimeve të luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si institucionalizim të mohimit të krimeve të luftës dhe mbrojtje të pandëshkueshmërisë. Në një reagim publik, OVL-UÇK ka deklaruar se nderimi i njësive ushtarake serbe në një kohë kur, sipas saj, […]
  •  

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës. Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të […]
  •  

Komuna e Studeniçanit formon komision për vlerësimin e dëmeve nga stuhia

Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme në disa komuna të qytetit. Erërat e forta kanë lënë pas dëme të mëdha matriale, duke rrëzuar pemë, dëmtuar çati të shtëpive dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Në Komunën e Studeniçanit, pasojat janë vërejtur kryesisht në bujqësi, ku dëme kanë pësuar serrat […]
  •  

Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!

Nga Preç Zogaj Në historinë e demokracisë sonë të re, protestat popullore me kërkesa politike kanë patur secila veçoritë e tyre të lidhura me kohën, kontekstin, imperativin, e tjerë. Kanë patur sakaq një gjë të përbashkët: në fund të herës qëllimet i kanë arritur në tryezën e bisedimeve me palën përballë. Herë me bisedime të […]
  •  

MJEKËSI – Një analizë gjaku mund të identifikojë personat e shëndetshëm me rrezik të lartë për Alzheimer

– Një analizë gjaku mund të parashikojë nëse të moshuarit që aktualisht nuk shfaqin simptoma kanë gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit brenda pesë ose dhjetë viteve të ardhshme, sipas AP. Një studim i ri i publikuar në revistën “JAMA”, tregon se testi mund të ndihmojë në identifikimin e personave me rrezik të lartë shumë […]
  •  

Rama tha se Reforma Territoriale nuk është konsultuar ende, reagon PD

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Reformën Territoriale dhe debatit mbi ndryshimet e mundshme në hartën administrative të vendit. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar qëndrimet e kreut të qeverisë, duke akuzuar mazhorancën se po përpiqet të paraqesë si debat demokratik kundërshtimet që, sipas tij, lidhen […]
  •  

Fillimi i ri i Merz dështon shpejt

Në kohë normale, pushimet verore parlamentare të Gjermanisë janë koha kur politikanët e lartë marrin frymë lirisht, dhe gazetarët lihen të kërkojnë të ashtuquajturat histori të Sommerloch : histori verore rreth kafshëve të arratisura dhe grabitqarëve misteriozë, kërcënimi i të cilëve tenton të zbehet me një vështrim më të afërt. Asnjë fat i tillë në […]
  •  

Muçi ndëshkon Udinesen

Ernest Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren që Trabzonspori luajti kundër Udinezes. Skuadra fitoi me rezultatin 1-0 përballë italianëve falë golit të shënuar nga sulmuesi shqiptar. Sezonin e kaluar Muçi shkëlqeu në kampionatin turk dhe pritshmëritë për këtë sezon janë shumë të larta për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
  •  

QMK: Regjistrohen 13 zjarre, pesë prej tyre janë ende aktive

Si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, është rritur edhe numri i zjarreve në hapësira të hapura. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 13:00 të kësaj të diele janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në mbarë vendin. Pesë prej tyre mbeten aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë […]
  •  
❌