Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin e ditës do të jetë vetëm votimi i raporteve për reformën territoriale. Në Kuvend do të paraqiten dy raporte, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike por bazuar […]

Dhuna në shkolla, në vitin shkollor që sapo u mbyll, katër raste me viktima të plagosur

Viti shkollor që u mbyll rezultoi me numër të lartë konfliktesh midis nxënësve në shkollat e vendit. Rastet më të rënda u shënuan në Kamëz, Durrës, Shkodër e Sarandë, ku nxënësit pas sherrit të nisur në mjediset e shkollave, përdorën armët e ftohta për t’u “sqaruar” pikërisht në dyert e godinave arsimore. Në muajin nëntor, […]

A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?

Nga Kreshnik Spahiu Dje po pija kafe te Toni, miku im në Golem, i cili ka një hotel me 50 dhoma. Temperaturat shënonin 34 gradë dhe po qëndronim në holl, ku hynin e dilnin turistët e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania. Ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë hynin me qese […]

Drejt fundit tatimi i dyfishtë! Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së

Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe plotësimit të detyrimeve për Kapitullin 16, “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri që synon t’i japë fund problematikave të tatimit të dyfishtë. Projektligji, i cili mban titullin “Për mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tatimore me shtetet anëtare të Bashkimit […]

Torres dënon deklaratën e Paunoviqit: Është përqafim i hapur i gjenocidit, duhet të japë dorëheqje

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer “spastrimin etnik të Kosovës”. Torres e cilësoi këtë qëndrim si “moralisht të dënueshëm” dhe si një “përqafim të hapur të gjenocidit” ndaj shqiptarëve të Kosovës. […]

LSDM: Raporti i KE-së dëshmon se gjyqësori dhe prokuroria janë nën presion politik

Aleksandar Naumoski nga opozitarja LSDM ka deklaruar se raporti më i fundit i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit paraqet një pasqyrë shqetësuese për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar qeverinë aktuale për mungesë reformash dhe presion politik mbi institucionet e drejtësisë. Në një konferencë për media, Naumoski tha se “ndjenjat” e kryeministrit Hristijan […]

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

Partia Demokratët Evropianë (European Democrats Party – EDP) ka kundërshtuar propozimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian si një bllok i vetëm. Përmes një reagimi publik, sekretari i përgjithshëm i EDP-së, Sandro Gozi, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është bazuar gjithmonë në meritat individuale të […]

SICILI – Zjarret pyjore përfshijnë ishullin italian

PALERMO, 19 korrik /ATSH -AA/ – Zjarret pyjore kanë vazhduar të përhapen në disa zona të ishullit italian të Siçilisë,. Një zjarr që shpërtheu të premten në shpatet e Malit Iato, pranë Palermos, u përhap me shpejtësi në tre anët e malit, i favorizuar nga erërat e forta, si dhe vazhdoi të digjej gjatë natës […]

Raporti/ FBI zbulon se ka sekuestruar mbi 700 dronë në 1600 që kanë fluturuar mbi 11 stadiumet e Botërorit 2026

Avancimi i teknologjisë ka bërë që forcat e rendit të përballen me sfida të reja në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll gjatë eveneteve të rëndësishme. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare FBI ka bërë një bilanc të punës së kryer gjatë muajit të Botërorit. Kështu në njoftim kjo agjenci ka bërë […]

Si ndikoi Kupë e Botës 2026 te skuadrat e Premier League

Bukayo Saka, Alexis Mac Allister dhe Kobbie Mainoo do të rikthehen te Arsenal, Liverpool dhe Manchester United pas përvojave shumë të ndryshme në Kupën e Botës, ndërsa vëmendja tashmë kthehet drejt sezonit të ri vendas. Të gjitha 20 skuadrat e Premier League ishin të përfaqësuara në turneun e zhvilluar në Amerikën e Veriut, me lojtarë […]

Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve

Administratori dhe 4 punonjës të një resorti në Golem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbajtur peng brenda ambienteve të resortit punonjës të Tatimeve. Në prangat e policisë kanë rënë administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli. […]

Irani: SHBA goditi një central bërthamor në ndërtim

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit deklaroi të dielën se sulmet ajrore amerikane kishin në shënjestër centralin bërthamor të Darkhovinit, një objekt që ndodhet ende në fazën e ndërtimit në jugperëndim të vendit. Në një deklaratë të publikuar në platformën X, autoriteti iranian e cilësoi sulmin si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar […]

Ukraina godet depot e naftës në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se forcat ukrainase kanë goditur tre depo nafte dhe një strukturë karburanti në rajonin rus të Stavropolit, si dhe tre anije që, sipas tij, i përkasin “flotës në hije” të Rusisë në Detin e Zi. Në një reagim të publikuar në platformën X, Zelenskyy tha se sulmet janë përgjigje […]
❌