Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

Vrasja e 37-vjeçares Renee Nicole Good nga një agjent i ICE-së ka shkaktuar jo vetëm trazira sociale, por edhe një krizë të paprecedentë institucionale mes Uashingtonit dhe shtetit të Minesotës. Ndërsa protestat përshkallëzohen, Byroja Shtetërore e Kapjes Penale (BCA) njoftoi se u është ndaluar aksesi në prova nga autoritetet federale. Bllokada federale: “Nuk keni juridiksion” Në …

Intervista/ Skandalet e reja të korrupsionit që denoncoi Arben Ahmetaj

Në intervistën e katërt radhazi në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj doli publikisht më i përgatitur se herët e tjera, duke sjellë për publikun denoncime të hartuara në formën e dosjeve të gatshme për të nisur hetime. Kjo ishte intervista e një ish-zyrtari të lartë që pretendon se gjatë muajve të …

Teksa lexon Pjerin Ndreun

Sapo nis një dallgë shirash në vjeshtë apo dimër, të gjithë mprehin veshët për të dëgjuar se kur do të përmbytet Shkodra me rrethina, Lezha megjithë bregun e Matit, Durrësi me kënetën apo kur do të dalë nga shtrati Vjosa në Mifol. Njëherësh me përmbytjet pritet i njëjti buletin lufte nga rrëshqitjet e dherave nëpër …

Enigma/ Si u zhduk dhe u rishfaq Belinda Balluku

Ndërkohë që deputetët e opozitës organizonin një shou përpara derës së komisionit të mandateve dhe imunitetit, që po mohon ti hapë rrugë arrestimit të kërkuar nga SPAK-u për Belinda Ballukun kjo e fundit u shfaq në frontin e betejës kundër përmbytjeve, në Novoselë të Vlorës. Në paraqitjen e zëvendës kryeministres së pandehur nuk kishte asgjë …

A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

Analistët politikë thonë se procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës do ta prodhojë edhe një sfidë të re politike me potencial bllokues. Bazuar në rezultatet e 28 dhjetorit, situata nuk është e thjeshtë. Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e …

Një moment kritik për komandot amerikanë dhe një Trump më i guximshëm se kurrë

Presidenti Trump e përshkroi operacionin për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, si një “demonstrim të ekzekutuar në mënyrë të përsosur” të fuqisë ushtarake amerikane. Por rrëfimi i zotit Trump për bastisjen e guximshme la jashtë detaje kyçe që tregonin rreziqet me të cilat u përballën trupat amerikane ndërsa i afroheshin kompleksit të fortifikuar …

A arrestohet shiu?

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf” Kështu të drejtohet ty o i përmbytur, …

Danimarka: Marrja e Groenlandës nga SHBA-ja do të sillte fundin e NATO-s

Një sulm i SHBA-së për të marrë kontrollin e Groenlandës nga Danimarka do të sillte fundin e NATO-s, ka thënë kryeministrja daneze Mette Frederiksen në ndërhyrjen e saj më të fortë kundër Donald Trump-it. Frederiksen u tha mediave daneze të hënën se presidenti amerikan ishte “serioz” për të marrë nën kontroll këtë ishull të madh …

Rama po ia heq ‘ujin’ edhe Korçës

Ende i kemi në sy pamjet e etjes së banorëve të Vlorës. Mbushën 5 ditë pa ujë, plot shkuan të laheshin në det në fund të dhjetorit, në zemër të dimrit. Por njësoj si ata po e pësojnë edhe korçarët, edhe pogradecarët, edhe… Kushdo këto ditë ka mësuar se ta bësh rrugën nga Korça në …

Moti i keq pushton vendin, policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm

Moti i keq që ka përfshirë vendin, me reshje të dendura shiu dhe dëbore, ka vënë në gatishmëri të plotë Policinë e Shtetit. Shërbimet e Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë ndodhen në terren për të menaxhuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në akset problematike. Reshjet e dëborës dhe mjegulla …

Pavioni i të marrëve ku e ftuan Lea Ypin

Ashtu sikurse çdo shkrimtar, në çdo vend normal të botës, i cili sa nga kurioziteti vanitoz për të dëgjuar se ç’mendojnë për veprën e tij të fundit, po aq dhe nga detyrimet e marketingut që i vendosin botuesit, Lea Ypi, zbarkoi këtë ndërrim vitesh, në vendin e saj të origjinës, për të promovuar librin e …

RTSH: duhet të paguajmë që ta kemi

Në një shkrim të paradokohshëm, Artan Fuga rrëfente një episod domethënës. Sa herë shkonte për një intervistë në Radio Televizionin Publik, sytë e gazetarit i luteshin të thoshte diçka për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, mundësisht brenda vitit 2029, dhe të mos harronte ndonjë fjali për të sharë Sali Berishën. Pyetja e tij ishte …

Garancitë e sigurisë mbi Ukrainën-Turqia shprehet e gatshme të marrë drejtimin detar dhe ajror

Sinan Ülgen, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Politike të Jashtme të Turqisë (EDAM) ka deklaruar se Turqia është e gatshme të marrë udhëheqjen në dimensionin detar të garancive të sigurisë për Ukrainën. Sipas tij, Turqia është e gatshme të marrë udhëheqjen e dimensionit detar të këtyre garancive të sigurisë, dhe kjo është e …

Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi…

Në këto ditë me shi, banaqet televizive dhe tavolinat e kafeneve gumëzhijnë nga diskutimet për një qeveri teknike që pritet të krijohet së afërmi, e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Madje diskutohet edhe për kandidaturat e mundshme të postit kryeministror dhe të posteve të ministrave të qeverisë teknike… Në këtë situatë banakore-tavolinore, …

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Rritja e tensioneve ndërkombëtare, shkrirja e akullnajave dhe një ekonomi botërore në ndryshim e kanë vendosur papritur Groenlandën në qendër të tabelës së shahut global. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te ishulli i pasur me minerale, duke kërkuar të sigurojë kontrollin mbi portën që mbron qasjet e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut …

Situatë e rënduar në Gjirokastër, evakuohen familje në “Manalat”, probleme serioze në rrugën e Zagorisë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë jugun e vendit kanë krijuar situata të vështirë në Qarkun e Gjirokastrës pasditen e sotme (7 janar 2026). Prefekti i Qarkut ka bërë të ditur përmes një raporti zyrtar të orës 16:00 se është dashur ndërhyrja për evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara të qytetit, ndërsa …

Fluturimet në Rinas vazhdojnë normalisht

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (Rinas) po vijojnë normalisht deri në këto momente. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku thekson se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme dhe në disa raste …
❌