Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Spakistët” e sheshit protestojnë kundër “Spakistëve” të shtetit

Një fenomen i habitshëm politik është instaluar muajt e fundit në politikën shqiptare. Valës së hetimeve e procedimeve të drejtësisë së re në kurriz të qeverisë, i është mbivendosur një fushatë masive e opozitës për të destabilizuar maxhorancën. Një maxhorancë që ndodhet në ditët e saj të më të errëta qëkurse është në pushtet nga …

Sa ironi …!

Në nisje të mandatit të dytë kryeministri Edi Rama kishte në krye të agjendës qeverisëse automatizimin e shërbimeve publike me qëllimin eleminimin e korrupsionit të vogël në sportelet publike. Në vjeshtë të vitit 2017 kalon në varësi të tij Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duke i dhënë fuqi mbi çdo institucion tjetër. Praktikisht, AKSHI …

Adresa ku lindi e ardhmja

Kur ministrja virtuale Diella hyri në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj me 83 fëmijë digjitalë, shteti u përball me një problem që s’e kishte parashikuar as në strategjinë e shtetit digjital, as në kontratat e drejtpërdrejta me miqtë arabë: ku do të lindte? Serverët e Smart City-t u ndezën njëherësh. Kamerat u kthyen …

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

Kjo shprehje i takon lituanes me origjinë hebreje Emma Goldman, e cila ndikoi shumë në lëvizjen politike të fund shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Si pjesë e konceptimeve anarkiste, shprehja e saj: “Nëse votimi do të ndryshonte diçka, do ta bënin të paligjshëm”, i jepte karburant kritikave dhe opinioneve të saj, …

Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

Opozita është përpjekur që për rreth dy muaj, ta mbajë opinionin nën presion për disa procese paralele që lidhen me drejtësinë, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati për kryetarin e ri të SPAK, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe përplasjet politike rreth çështjes së zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berishës u përpoq ta kanalizonte …

Paralajmërimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e verës

Boshatisja e një kantine vere të bllokuar gjatë operacionit për kapjen e Ergys Agasit, hapi një dritare tjetër të vogël, nga ku dallohet jeta e luksit të qeveritarëve tanë. Ajo tregon se pas fasadës së reformave, pas fjalimeve për shtet dhe ligj, fshihet një univers tjetër, ai i privilegjit, i shijeve të shtrenjta dhe i …

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nân” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë. Ky sukses i siguron artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri. Performanca e Alis …

Smart City apo Syri i Ciklopit?

Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City po vjen në Shqipëri jo për të zgjidhur problemet, por thjesht për t’i bërë ato më bashkëkohore. Bota evropiane, pjesë e së cilës duam të bëhemi, probleme të ngjashme i zgjidh me punë, ndërsa ne duam t’i menaxhojmë me terminologji. Kështu po ndodh edhe …

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal …

Ai është gjithmonë 3 lëvizje para…

Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij. 1- Kur ka thënë se s’keni parë gjë akoma Dhe vërtetë, pas asaj fjale shqiptarët çfarë nuk panë me sy 2- Kur tha se, “gabojnë gjithmonë, sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara” Kjo e dyta përmbledh të plotë karakterin e tij hipokrit. Por …

Dy alternativat para Kryeministrit !

Kush e ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend që Rama ka thënë se “nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë”. Edhe kur ka folur për sistem të vjetër, sipas tij ” nuk ka pasur parasysh …

Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur

Tabela përmban të gjithë shpenzimet që prokurohen dhe nuk lidhen me zëra të tjerë buxhetorë siç janë pagat, pensionet, subvencione etj. Për vitin 2026 vlera totale e shpenzimeve kapitale është 1.26 miliard euro. Gjysma e këtij fondi, 562 milion euro, është vënë në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Titullari i këtij institucioni është …

Bahamasi njeh pavarësinë e Kosovës

Shteti ishull Bahams është bërë vendi i fundit që ka njohur shtetin e Kosovës. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Lajmin e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se sapo kanë nënshkruar në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve …

Dhe unë jam këtu (Mos harroni!)

Presidentja e Kosovës po fliste qetë, seriozisht dhe pa bujë ne nje lidhje direkte televizive . Vjosa Osmani po tregonte se kishte marrë konfirmim nga Ursula von der Leyen që masat ndaj Kosovës do të hiqeshin plotësisht në janar. Një lajm i mirë, i thënë thjesht, siç thuhet një lajm shtetëror. Por ja ku ndodh …
❌