❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Cilat janë arsyet kryesore që ka sjellë forcimin e Lekut në kursin e këmbimit me Euron?

Ky sondazh synon të mbledhë perceptimet e publikut mbi faktorët kryesorë që kanë ndikuar në forcimin e Lekut ndaj Euros në periudhën e fundit.

Rezultatet do të përdoren për qëllime informuese dhe analitike, për të kuptuar më mirë se cilët elementë ekonomikë, financiarë apo strukturorë vlerësohen si më përcaktues në ecurinë e kursit të këmbimit.

The post Cilat janë arsyet kryesore që ka sjellë forcimin e Lekut në kursin e këmbimit me Euron? appeared first on Revista Monitor.

Bizneset nuk gjejnë qetësi, sistemi self-care pothuajse nuk punon

NdonĂ«se sistemi i self-care filloi tĂ« bĂ«hej funksional pĂ«r bizneset, qĂ« nga pasditja e djeshme dhe sot Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit AKSHI konfirmoi pĂ«r “Monitor” se Ă«shtĂ« nĂ« rregull, sĂ«rish subjektet raportojnĂ« probleme.

Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset

“Nuk shkarkoj dot asnjĂ« faturĂ«, akoma nuk punon tamam”, thotĂ« I.K, njĂ« ekonomiste.

“Nuk punon ende, duhet ta tentosh 20 herĂ« dhe sĂ«rish del mesazhi ‘ju lutem kontaktoni administratorin'” thotĂ« njĂ« tjetĂ«r.

“Fakti qĂ« u hap njĂ« moment mori 2-3 komanda nuk mjafton pĂ«r t’u quajtur funksional. ËshtĂ« totalisht jo funksional, nĂ«se tĂ« duhet tĂ« provosh gjithĂ« ditĂ«n pĂ«r njĂ« veprim qĂ« kĂ«rkon 3 klikime, nuk besoj se mund tĂ« quhet funksional”, thotĂ« Armand Mala, kontabilist.

“ShumicĂ«n e kohĂ«s nuk punon e nuk janĂ« transmetuar tĂ« gjitha dhĂ«nat deri sot. As fatura nuk shkarkon dot veç sheh, thotĂ« E.S, njĂ« ekonomiste.

Të tjerë ankohen që edhe kur arrijë ta aksesojnë faturat e blerjes u shfaqën fillimisht deri ato të datës 21 janar e më pas në 24 janar.

Burime nga AKSHI thanĂ« sĂ«rish se sistemi punon. “Ndoshta ka pak ngarkesĂ« por Ă«shtĂ« totalisht funksional. ËshtĂ« rikonfirmuar disa herĂ« sot”.

Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga e-Albania.

Dy ditë më parë, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve.

Sipas shoqatĂ«s, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj qĂ« raporton softueri dhe asaj qĂ« ka “gllabĂ«ruar” serveri tatimor Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« mision tĂ« pamundur. Pa kĂ«tĂ« pasqyrĂ« tĂ« qartĂ«, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet nĂ« njĂ« ushtrim hamendĂ«simi, duke cĂ«nuar parimin bazĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«sisĂ«.

The post Bizneset nuk gjejnë qetësi, sistemi self-care pothuajse nuk punon appeared first on Revista Monitor.

Alarm nga bizneset: Oda Amerikane në Kosovë kërkon zgjidhje urgjente nga BE për bllokadat në kufij

Bllokada e pikave kufitare nga transportuesit e rajonit ka ndaluar qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen, duke ndikuar drejtpërdrejt në importet dhe eksportet e Kosovës.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me çrregullimet në lëvizjen e mallrave ndërmjet Bashkimit Evropian, korridoreve rajonale të transitit dhe Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi, Oda Amerikane i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të angazhohet urgjentisht në gjetjen e një zgjidhjeje të balancuar dhe të qëndrueshme për sfidat aktuale që po ndikojnë në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe zinxhirët ndërkufitarë të furnizimit.

“Zhvillimet e fundit, pĂ«rfshirĂ« bllokadat e vendndalimeve kufitare nga shoferĂ«t e kamionĂ«ve nĂ« disa shtete tĂ« rajonit, tĂ« lidhura me zbatimin dhe fuqizimin e rregullave tĂ« reja tĂ« hyrjes nĂ« Bashkimin Evropian dhe sistemit EES po pengojnĂ« ndjeshĂ«m lĂ«vizjen e mallrave”.

Sipas Odës Amerikane, lëvizja e lirë e mallrave dhe funksionimi i pandërprerë i transportit rrugor të mallrave janë thelbësore për garantimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit, mbështetjen e aktivitetit ekonomik dhe avancimin e integrimit ekonomik me tregun unik të BE-së.

“NdĂ«rprerjet tashmĂ« po ndikojnĂ« tek bizneset pĂ«rmes vonesave nĂ« dĂ«rgesa, rrezikut tĂ« mospĂ«rmbushjes sĂ« kontratave, humbjeve financiare dhe mundĂ«sisĂ« sĂ« humbjes sĂ« klientĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Duke pasur parasysh varĂ«sinĂ« e lartĂ« tĂ« KosovĂ«s nga importi dhe transitimi pĂ«rmes korridoreve rajonale, ndĂ«rprerjet e zgjatura cenojnĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« nĂ« furnizim, si dhe rrezikojnĂ« rritjen e shpenzimeve operative pĂ«r bizneset, e rrjedhimisht tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« rritjen e çmimeve pĂ«r konsumatorĂ«t. KĂ«to zhvillime mund tĂ« ndikojnĂ« negativisht edhe nĂ« planifikimin e investimeve dhe nĂ« detyrimet financiare tĂ« lidhura me ciklet e prodhimit dhe afatet e dorĂ«zimit”.

Ndër të tjera, Oda Amerikane në Kosovë inkurajon të gjitha palët relevante që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë drejt zgjidhjeve praktike, të parashikueshme dhe afatgjata që sigurojnë lëvizjen e pandërprerë të mallrave në zinxhirët evropianë dhe rajonalë të furnizimit, duke ruajtur njëkohësisht integritetin e sistemeve të menaxhimit kufitar të BE-së.

Gjatë ditës së djeshme edhe   Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka paralajmëruar se bllokadat në pikat kufitare të Ballkanit Perëndimor, të krijuara pas zbatimit të Sistemit EES nga Bashkimi Evropian, po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave me BE-në.

Sipas AKB-së, qindra kamionë janë të bllokuar, mallrat po vonohen dhe bizneset po përballen me humbje të mëdha financiare. Transportuesit po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar me realitetin e rajonit, ndërsa protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave.

“KamionĂ« tĂ« bllokuar, mallra tĂ« vonuara, biznese nĂ« humbje. Transportuesit dhe bizneset po paguajnĂ« çmimin e njĂ« sistemi tĂ« paadaptuar pĂ«r realitetin e rajonit. Protestat janĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e kĂ«tyre barrierave qĂ« po godasin ekonominĂ« rajonale. AKB kĂ«rkon urgjentisht: zbatim fleksibil tĂ« EES pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor kapacitete shtesĂ« nĂ« pikat kufitare dialog tĂ« menjĂ«hershĂ«m me transportuesit dhe bizneset. Çdo ditĂ« vonesĂ« humbje tĂ« reja milionĂ«she dhe miliardĂ«she. AKB do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« zĂ«ri i bizneseve transportuesve dhe EU mos tĂ« jetĂ« pengesa”.

Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Protesta e tyre është kundër sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, i njohur si EES.

Ky sistem parasheh qĂ« shtetasit jashtĂ« Schengenit tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« maksimumi 90 ditĂ« brenda 180 ditĂ«sh, por, sipas transportuesve protestues, kjo periudhĂ« nuk mjafton – sidomos pĂ«r ata qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ« vende mĂ« tĂ« largĂ«ta – ndaj edhe shkakton humbje ekonomike dhe rrezik pĂ«r dĂ«bime.

Ata kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga ky rregull dhe paralajmërojnë se bllokada do të zgjasë shtatë ditë, nëse brenda kësaj periudhe nuk gjendet një zgjidhje.

Kosova nuk merr pjesë në protestë, por ndien pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende. Për më tepër, edhe shoferët e Kosovës i prek njësoj sistemi EES.

Kosova Ă«shtĂ« importuese e gati tĂ« gjitha produkteve – nga ushqimi deri te materiali ndĂ«rtimor e tekstili.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« DoganĂ«s, importet e vitit tĂ« kaluar kapĂ«n vlerĂ«n e mbi 7 miliardĂ« eurove, ndĂ«rsa eksportet ishin rreth 942 milionĂ« euro – njĂ« bilanc qĂ« e bĂ«n vendin tĂ« ndjeshĂ«m ndaj çdo pengese nĂ« transit.

The post Alarm nga bizneset: Oda Amerikane në Kosovë kërkon zgjidhje urgjente nga BE për bllokadat në kufij appeared first on Revista Monitor.

Portofoli i qirasë financiare të bankave, në rritje me 12.6% në fund të 9-mujorit 2025

Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar është rritur më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kontratave të qirasë financiare në fund të tremujorit të tretë 2025 arriti në 10.9 miliardë lekë, në rritje me 12.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat tregojnë se rritja e qirasë financiare është ngadalësuar krahasuar me ritmet e vitit 2024, por ngelet në nivele rritjeje dyshifrore, të ngjashme me rritjen e kredisë.

Qiraja financiare është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve. Megjithatë, financimi me qira financiare përdoret edhe në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve, si edhe në raste të rralla për financimin e pasurive të paluajtshme.

Qiraja financiare është një produkt i ngjashëm me kredinë, por ndryshimi kryesor është se produkti i financuar nëpërmjet saj mbetet në pronësi të institucionit financiar deri në momentin kur klienti shlyen detyrimin e plotë. Produkti parashikon një parapagim të pjesshëm nga klienti të vlerës së mjetit apo pajisjes së financuar, që në varësi të kushteve që ofron secili institucion financiar, por mund mund të fillojë nga 10%, deri në 30% të vlerës. Pjesa e mbetur paguhet me këste mujore deri në shlyerjen e plotë.

Tregu i qirasë financiare, ashtu si ai i kredisë, ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë. Një nga aktivitetet ku qiraja ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.

Turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të po shënojnë një rritje të shpejtë dhe kjo rritje po i jep efektet e veta anësore edhe në sektorët financiarë të lidhur me të. Turizmi gjithashtu ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbën gjithashtu një segment të rëndësishëm të kërkesës për financime me qira financiare.

Efekti i tërthortë i turizmit shtrihet edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment tjetër në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore, ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përveç bankave tregtare, në tregun e qirasë financiare ushtrojnë aktivitet 10 institucione financiare jobanka të licencuara për këtë produkt. Deri në fund të vitit 2024, portofoli i qirasë financiare të dhënë nga institucionet financiare jobanka kishte vlerën e 12.5 miliardë lekëve. Së bashku me portofolin e bankave tregtare, i gjithë tregu i produktit në fund të 2024 llogaritej në afërsisht 22.5 miliardë lekë.

Burimi: BSH

Burimi: BSH

The post Portofoli i qirasë financiare të bankave, në rritje me 12.6% në fund të 9-mujorit 2025 appeared first on Revista Monitor.

Skocia forcon pozitat në AI, Lanarkshire shpallet zonë strategjike

Qarku skocez i Lanarkshire është shpallur zyrtarisht Zona më e re e Rritjes së Inteligjencës Artificiale në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të planeve të qeverisë britanike për të krijuar mijëra vende të reja pune dhe për të tërhequr investime miliardëshe në rajon.

Lanarkshire, i vendosur në Central Lowlands të Skocisë, i bashkohet zonave të shpallura më herët në Oxfordshire, Uellsin e Veriut, Uellsin e Jugut dhe në verilindje të Anglisë. Zonat e Rritjes së AI janë territore që përfitojnë mbështetje të posaçme shtetërore për zhvillimin e industrisë së inteligjencës artificiale, përfshirë procedura të përshpejtuara planifikimi për infrastrukturën përkatëse.

Zona e re e AI në Lanarkshire do të fokusohet rreth qendrës së të dhënave të DataVita në qytetin Airdrie dhe do të zhvillohet në partneritet me kompaninë amerikane të cloud AI, CoreWeave. Sipas qeverisë, projekti synon ta kthejë këtë zonë në një nyje kyçe për strategjinë kombëtare të rritjes së inteligjencës artificiale.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer deklaroi se investimet miliardëshe në Lanarkshire do të krijojnë vende pune të paguara mirë dhe do të ofrojnë mbështetje financiare që ndikon drejtpërdrejt në përballimin e kostos së jetesës për familjet. Ai shtoi se pas progresit të bërë gjatë vitit të fundit në Planin e Veprimit për Mundësitë e AI, është momenti për të përshpejtuar zbatimin në mënyrë që përfitimet të ndihen në çdo cep të Mbretërisë së Bashkuar.

Departamenti për Shkencën, Inovacionin dhe Teknologjinë bëri të ditur se zona e re pritet të krijojë më shumë se 3.400 vende pune, përfshirë qindra role me paga të larta në kërkimin dhe programimin e inteligjencës artificiale. Paralelisht, qeveria njoftoi se në zonë janë angazhuar 8.2 miliardë paund investime private, si edhe një fond komunitar prej 543 milionë paundësh që do të financojë programe lokale gjatë 15 viteve të ardhshme.

Sekretarja e Teknologjisë, Liz Kendall, tha se nisma synon krijimin e vendeve të mira të punës, mbështetjen e inovacionit dhe shpërndarjen e përfitimeve të inteligjencës artificiale në nivel komuniteti. Sipas saj, Zonat e Rritjes së AI po sjellin mundësi transformuese për breza të tërë dhe po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të të gjitha rajoneve të vendit./ UK Tech News

The post Skocia forcon pozitat në AI, Lanarkshire shpallet zonë strategjike appeared first on Revista Monitor.

Kulla tek ShtĂ«pia e FĂ«mijĂ«ve “Zyber Hallulli”, ja projektet bashkĂ« me Korpusin e Inspektorateve

PesĂ« kompani po prezantojnĂ« kĂ«tĂ« tĂ« enjte projektet e tyre lidhur me garĂ«n pĂ«r Korpusin e Inspektorateve dhe ShtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« fĂ«mijĂ«ve “Zyber Hallulli” qĂ« Korporata Shqiptare e Investimeve synon ta zhvillojĂ« nĂ« bashkĂ«punim me privatĂ«t. KompanitĂ« kanĂ« kaluar fazĂ«n e parĂ« dhe nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« dytĂ« po ndalen nĂ« specifika.

Projekti parashikohet tĂ« realizohet nĂ«pĂ«rmjet instrumentit tĂ« sipĂ«rmarrjes, ku partneri privat do tĂ« financojĂ« ndĂ«rtimin e dy objekteve publike, Korpusit tĂ« Inspektorateve dhe ShtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« fĂ«mijĂ«ve “Zyber Hallulli”, ndĂ«rsa nĂ« kĂ«mbim do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n tĂ« zhvillojĂ« njĂ« pronĂ« tjetĂ«r pĂ«r pĂ«rdorim multifunksional, nĂ« pĂ«rputhje me vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave. Ky instrument Ă«shtĂ« zgjedhur pasi ofron vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« zhvillimore pĂ«r pronĂ«n, duke mundĂ«suar optimizmin e saj pĂ«r pĂ«rdorim publik dhe privat nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase dhe tĂ« qĂ«ndrueshme. Ky projekt zhvillohet nĂ« dy hapĂ«sira e para zona ekzistuese e ShtĂ«pisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«ve sot dhe zona e dytĂ« ku do tĂ« zhvendoset tashmĂ« kjo shtĂ«pi ku ndodhen disa shtĂ«pi familjare nĂ« rrugĂ«n Gramoz Pashko.

Projektet

Bashkimi i Subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar Projektues Carrilho da Graca Arquitectos

Përfaqësuesi i kompanisë detajoi projektet që do të zënë vend në dy hapësira. Në hapësirën e parë ku sot ndodhet ekzistuese e fëmijëve dhe Inspektorati do të ndërtohen tre kulla.

“Kullat fillojnĂ« nga njĂ« hapĂ«sirĂ« e gjelbĂ«r kopshti. JanĂ« tre kulla dhe marrĂ«dhĂ«nia e tyre Ă«shtĂ« nĂ« kontekst me gjithĂ« zonĂ«n me liqenin, palĂ«t qytetin. Tensioni ndĂ«rmjet tyre na sjell njĂ« hapĂ«sirĂ« boshllĂ«ku ndĂ«rmjet tyre dhe kjo pjesĂ« Ă«shtĂ« e organizuar nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ndajĂ« pjesĂ«n rezidenciale nga ajo e zyrave. Do tĂ« ketĂ« katĂ«r nivele parkimi, zonĂ« tregtare dhe zonĂ«n e gjelbĂ«ruar me ndriçim natyral. Lart fare nĂ« ndĂ«rtesa pĂ«rpiqem tĂ« vendos diçka qĂ« tĂ« jetĂ« pĂ«r pĂ«rdorim publik.

Ndërkohë lidhur me  shtëpinë e re të fëmijëve ajo gjendet brenda kësaj hapësire ku kemi dhe shtëpi dhe ideja është që këtu të krijohet një hapësirë e mbrojtur mirë dhe e gjelbër. Brenda do të gjejmë ndërtesën kryesore që do të jetë i lidhur me rrugën kryesore. Do të kemi 8 vila të veçanta dhe një hapësirë që lidh ndërtesat me njëra-tjetrën. Janë 6 shtëpi dhe në pjesën e sipërme kanë panele. Shtëpitë janë prej druri dhe brenda këtij parku që krijohet mes tyre është një pjesë trotuari dhe me bar në dy anët e tij.

 

Bashkimi i Subjekteve “BE-IS”shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar LOFT Architects dhe Superflex Studio

PĂ«r kĂ«tĂ« projekt ne propozojmĂ« mesazhin “Lule”. E propozojmĂ« kĂ«tĂ« koncept sepse po bĂ«jmĂ« shtĂ«pinĂ« e fĂ«mijĂ«ve por dhe konceptin e ndĂ«rtimeve nĂ« formĂ«n e njĂ« lule. Nga kĂ«rcelli qĂ« janĂ« ambiente tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dalin shtĂ«pizat dhe pastaj kemi gonxhen qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtesa kryesore nĂ« tre nivele e para nĂ« nivel rruge dhe aty Ă«shtĂ« palestra dhe mĂ« pas pjesĂ«n e kuzhinĂ« dhe tĂ« ngrĂ«nĂ«s dhe nĂ« pjesĂ«n e sipĂ«rme administratĂ«n. Duket si njĂ« fshat me ndĂ«rtesa tĂ« vogla qĂ« qĂ«ndrojnĂ« krah njĂ«ra tjetrĂ«s. Pra edhe pse lidhen pĂ«r arsye funksionale duket sikur Ă«shtĂ« njĂ« fshat pĂ«r fĂ«mijĂ«.

(Korpusi) Duke lëvizur në pjesën  hapësirës ngjitur do të vini menjëherë re që konfiguracioni është njësoj si pjesa e lules me petale. Pjesa e qendrës është një shesh gjashtëkëndësh dhe më pas petalet. Kemi një kullë të lartë të mesme të ulët. Krijohet një lidhje nga rruga. Propozojmë që të bëhet një bletë gjigande në qendër si park qendror mes tre kullave me një sistem blloqesh 6 këndore. Ndërtesat mund të përfshijnë shumë funksione pjesa e poshtme e dedikuar për komunitetit por edhe tarracat.

ShoqĂ«ria “GRUPPO KONI” SRL (Stefano Boeri Architetti Srl; Architetti Srl; Gross. Max Ltd; Aei Progetti Srl; Patrick Tuttofuoco; Smart Studio & Partners) me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “Gruppo Koni” shpk + “Koni Construzioni Srl”

Ajo që kërkuam të bëjëm këtu jo vetëm për ta hapur një ndërtesë apo si një sistem klasash për një përvojë që vjen nga jashtë brenda një fshat për fëmijët nxënësit por edhe një vend komuniteti. Kjo është pikënisja e asaj që kemi bërë. Kemi dy grupe zonash. Janë hapësira njërën për ku do të qëndrojnë dhe flenë fëmijët dhe njëra që është më e mbrojtur nën 15. Për të sjellë që qytezë të vogël brenda. Pjesa rezidenciale është konkrete kurse hapësira e jashtme është në anën e tullave kurse pjesa tjetër është me dru. Kjo thekson mundësinë që biblioteka, teatri apo hapësira ku interpretojnë fëmijët të ndryshohet sipas nevojave që kanë fëmijët. Ne kemi përzgjedhur 40 specie të ndryshme bimësisë. Kemi terren ku do të rriten edhe fruta edhe të mbjellin fruta perime, kemi përdorur tullën sepse mendojmë se është natyrale.

Ideja e dytĂ« Ă«shtĂ« trilogjia e gjelbĂ«r. Duam tĂ« sjellim diçka unike njĂ« ide e pyllit vertikal dhe mĂ« pas njĂ« referencĂ« pĂ«r Botticeli-n, tre hijeshitĂ« qĂ« janĂ« pjesĂ« e pikturĂ«s sĂ« tij (projekti ka tre ndĂ«rtesa 25 kate,36 kate,  45 kate). TĂ« treja kĂ«to hijeshi kanĂ« njĂ« identitet tĂ« ndryshĂ«m nĂ« aspektin funksional njĂ«ri hotel dhe tjetri rezidencial me kate pĂ«r zyra. Do tĂ« ketĂ« njĂ« fokus tregtar dhe do t’i jepet mundĂ«si qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« plaza mes ndĂ«rtesave.

E para kulla Haiger me xham dhe bimësi dhe me idenë që të kesh një ballkon të përhershëm, tek kulla Thalia mund të shohim të njëjtin variacion që ta kthejmë në një termomoetër të ndryshimit të ngjyrave me ndryshimin e stinëve. Kurse më e vogla ka një prani të përhershme me gjelbërim.

ShoqĂ«ria “MOTUS” shpk, me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj

E nisëm me Casa Famiglia që janë shtëpitë për fëmijët, në fakt në këto 735 metra kemi përcaktuar aksesin ndërtesat në mënyrë lozonjare për fëmijët. Tre katëshe jo më shumë hyrjet në to, faqja që i vesh që mund të soditet që të ngjitesh të zbresësh. Planimetritë janë të ndara. Fasadat janë të bëra me beton karstik dhe tonet e tokës. Janë për kampusin e fëmijëve që duket si asgjë që keni parë më parë e mbushur me lojë art dhe përtej arkitekturës. Pjesa e brendshme ofron mbrojtje dhe ndjesi dhe të japë idenë e kujdesjes.

Pjesa e dytë është menduar për tre kulla. Secila është një notë dhe shndërrohet në kor, kulla të thjeshta, struktura të thjeshta. Njëra është pas e para është hotel dhe zyra ndërkohë që kemi urat lidhëse. Duam që mënyra sesi njerëzit hyjnë në kulla të ketë hyrje shumë të bukura. Pamjet e para një kor urban.

ShoqĂ«ria “PROGEEN l.l.c” me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci

Edhe pse po punojmë për dy hapësira të ndryshme me aspektet e tyre specifike secila prej tyre na tregon kontekstin për ndarjen por dhe shanset për secilën. Në këndvështrimin tonë shtëpia e fëmijës nuk është thjesht godinë apo institucion por është një shtëpi e vërtetë duke pasur parasysh aktorët e përfshirë në këto hapësira. Në rastin e shtëpisë së fëmijëve duam të jetë përtej fëmijëve dhe administratës por të përfshijë edhe komunitetin për një zgjidhje më të plotë. Kemi një kontekst i formësuar nga vila me pak kate, projekti jonë ka sjellë këtë shkallë mes dy aspekteve dhe diferencën mes rrugës dhe rrugicës pas rrugicës. Ne fillojmë me oborrin që në mënyrë kolektive formëson jetën në këtë kampus. Shtëpitë lidhen me njëra tjetrën duke ruajtur individualitetin dhe janë të pavarura. Organizimi mundëson ndriçim natyror dhe lejon më shumë lëvizshmëri dhe ndërveprim më lozonjar. Kemi oborre që ndërveprojnë duke u shkrirë. Pra këto oborre ofrojnë hapësirë për aktivitetet dhe kanë mundësi të luajnë gjatë gjithë vitit. Ka bibliotekë një hapësirë ku studiohet, zyrat administrative.

Së dyti duhet të kuptojmë edhe nevojat e studentëve apo nxënësve dhe parkut sepse i kemi të gjitha prezentë në zonë. Ne kemi menduar një sëra aktorësh, studentët që vijnë nga Qyteti Studenti, të tjerë që vijnë në zonë si efekt i kësaj. Projekti gërsheton jo vetëm ndertësa nga aspekti horizontal por sjell edhe ndërveprimin e përdoruesve. Ne nuk na ka interesuar vetëm zona zero por edhe hapësirat e përbashkëta që mund të krijohen në këto ndërtesa në kate të ndryshme. Pozicionimi i ndërtesës është i tillë që ofron hapësirën më të madhe për qytetin duke u integruar me hapësirat e hapura në secilën anë të tij. Ne kemi vënë ndërtesat në njërën anë që të jenë të integruara me hapësirën publike por edhe duke u përballur me të dyja rrugët në mënyrë që ndërtesa të duket sa më elegante ndërsa kopshtet do të bëjnë të mundur që të jetë një hapësirë publike për të gjithë. Kati zero dhe hapësirat e brendshme të saj do të bëjnë të mundur të ketë përdori tregtar dhe rekreacional pra kafe restorante, dyqane dhe të aktivizuara gjatë gjithë ditës.

 

The post Kulla tek ShtĂ«pia e FĂ«mijĂ«ve “Zyber Hallulli”, ja projektet bashkĂ« me Korpusin e Inspektorateve appeared first on Revista Monitor.

177 mijë aplikime në QKB në 2025-n, u regjistruan gati 21 mijë biznese të reja

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) publikoi treguesit statistikorë të aktivitetit për vitin 2025. Të dhënat tregojnë një vit me volum të lartë shërbimesh, rritje të regjistrimeve të bizneseve të reja dhe përdorim të gjerë të shërbimeve digjitale.

Gjatë vitit 2025, QKB ka administruar gjithsej 177,307 aplikime, nga të cilat 154,436 në Regjistrin Tregtar, 13,025 në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve dhe 9,846 në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Krahasuar me vitet e mëparshme, volumi total i aplikimeve mbetet në nivele të qëndrueshme, ndërsa vihet re rritje e aplikimeve në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe në fushën e licencave.

Shërbimet më të përdorura nga bizneset gjatë vitit 2025 lidhen kryesisht me Regjistrin Tregtar, ku kryesojnë dorëzimi i bilancit vjetor, ndryshimet për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe për personat fizikë, regjistrimi i personit fizik dhe pezullimi i aktivitetit. Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve, kërkesat më të shpeshta kanë qenë aplikimet e reja, ndryshimet, revokimet vullnetare dhe shtyrjet e afatit, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dominojnë aplikimet për regjistrim fillestar dhe për ndryshim të të dhënave.

Regjistrimet e bizneseve të reja shënuan një rritje të ndjeshme në vitin 2025, me 20,765 subjekte të reja, nga 17,500 në vitin 2024 dhe 16,853 në vitin 2023. Shpërndarja gjeografike tregon se Tirana vijon të mbajë peshën kryesore me 11,175 biznese të reja, e ndjekur nga Durrësi (2,185), Vlora (1,913), Fieri (1,173), Elbasani (873) dhe Shkodra (849), ndërsa regjistrime të konsiderueshme janë shënuar edhe në Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.

Sa i përket aktiviteteve ekonomike, numri më i lartë i regjistrimeve i përket tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave (5,341), ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor (2,878), ndërtimi (1,663), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (1,645), informacioni dhe komunikacioni (1,547), shërbimet administrative dhe mbështetëse (1,515) dhe transporti e magazinimi (1,433).

Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 2,000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, prodhim dhe tregti ushqimore, farmaci, aktivitete të lidhura me automjetet, operatorë turistikë dhe shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore. Po ashtu janë dhënë 249 leje të reja, ku spikasin lejet mjedisore të tipit B, lejet për peshkim dhe shfrytëzim të faunës ujore dhe lejet minerare. Krahasuar me vitet e mëparshme, edhe ky tregues shënon rritje të qëndrueshme.

Një element i rëndësishëm i vitit 2025 është edhe përfshirja e grave në sipërmarrje, ku 6,596 subjekte rezultojnë të drejtuara nga femra.

The post 177 mijë aplikime në QKB në 2025-n, u regjistruan gati 21 mijë biznese të reja appeared first on Revista Monitor.

Interesat e kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në 2025

Normat mesatare të interesit të kredisë për shtëpi pësuan rënie vitin e kaluar, duke mbështetur zgjerimin e mëtejshëm të kreditimit në këtë segment.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lek në nëntor të vitit të kaluar ishte 4.2%, nga 4.52% që kishte qenë një vit më parë. Norma mesatare e interesit të kredisë për shtëpi pësoi rënie për të dytin vit radhazi.

Rënie pësoi edhe interesi mesatar i kredive në monedhën Euro, që në nëntor 2025 zbriti në 5.16%, nga 5.23% që kishin qenë një vit më parë.

Ulja e normave të interesit të kredisë për shtëpi duket se ka ardhur nga tendenca e përgjithshme në rënie e normave të interesit në tregun financiar, por edhe nga konkurrenca e lartë mes bankave në tregun e këtij produkti.

Në korrik, Banka e Shqipërisë aplikoi një ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit, në nivelin 2.5%, që u reflektua në interesa më të ulëta për produktet financiare, veçanërisht në tregun e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare. Yield-et e bonove të thesarit zbritën pranë normës bazë të interesit ose poshtë saj, ndërsa yield-et e titujve afatgjatë madje në disa raste prekën nivelet minimale historike.

Yield-et e bonove 12-mujore janë instrumenti kryesor benchmark për kreditimin e sektorit privat në monedhën vendase. Rënia e tyre reflektohet edhe në norma më të ulëta për kreditë me interesa të ndryshueshme në Lekë dhe kjo ka bërë që interesat e kredive në monedhën vendase të pësojnë rënie të mëtejshme gjatë vitit 2025.

Kredia për shtëpi shënoi përsëri rritje të shpejtë gjatë vitit 2025, pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë dhe që hynë në fuqi në gjysmën e dytë të vitit.

QĂ« prej 1 korrikut 2025, bankat janĂ« tĂ« detyruara tĂ« respektojnĂ« disa kritere tĂ« administrimit tĂ« rrezikut, konkretisht pĂ«r treguesit “Raporti i kredisĂ« ndaj vlerĂ«s” (pĂ«rqindja e çmimit tĂ« blerjes sĂ« banesĂ«s qĂ« banka merr pĂ«rsipĂ«r tĂ« financojĂ« nĂ«pĂ«rmjet kredisĂ«) dhe “Raporti i shĂ«rbimit tĂ« borxhit ndaj tĂ« ardhurave” (raportin mes kĂ«stit ose kĂ«steve tĂ« kredisĂ« pĂ«r prona ndaj tĂ« ardhurave tĂ« huamarrĂ«sve).

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.  Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

Megjithatë, statistikat e 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik. Sektori bankar disbursoi pothuajse 59 miliardë kredi, 24.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e portofolit arriti në 240.3 miliardë lekë, në rritje me 18% me bazë vjetore.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Interesat e kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset

Pas rreth tre javĂ«s probleme, sistemi self-care mĂ« nĂ« fund Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« funksional pĂ«r bizneset, bĂ«nĂ« tĂ« ditur burime nga Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit AKSHI pĂ«r “Monitor”.

Bizneset raportuan që sistemi filloi të punonte që gjatë pasdites së djeshme, me hope.

Edhe gjatë ditës së sotme ai është funksional, por sipas ekonomistëve është tepër i ngadaltë, por të paktën punon.

Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.

Dy ditë më parë Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

Edhe Shoqata e KontabilistĂ«ve dhe FinancierĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« kĂ«rkoi njĂ« plan emergjence dhe njĂ« shtyrje e afateve tĂ« bilanceve. Sipas shoqatĂ«s, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj qĂ« raporton softueri dhe asaj qĂ« ka “gllabĂ«ruar” serveri tatimor Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« mision tĂ« pamundur. Pa kĂ«tĂ« pasqyrĂ« tĂ« qartĂ«, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet nĂ« njĂ« ushtrim hamendĂ«simi, duke cĂ«nuar parimin bazĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«sisĂ«.

 

https://monitor.al/alp-shkrese-zyrtare-tatimeve-e-akshi-na-keni-bllokuar-aktivitetin-zgjidhni-problemin-e-fiskalizimit/

 

“Funerali” i digjitalizimit: Kronika e njĂ« janari tĂ« paralizuar fiskal

The post Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset appeared first on Revista Monitor.

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr nĂ« pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit ShqipĂ«rinĂ« jashtĂ« “top 10” nĂ« numĂ«r absolut, e vendos vendin nĂ« krye kur shifrat normalizohen me popullsinĂ«, duke reflektuar njĂ« emigracion me pĂ«rmasa shumĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r njĂ« vend tĂ« vogĂ«l, ndoshta unike nĂ« botĂ«, siç tregon qartĂ« dhe grafiku nĂ« raport me madhĂ«sinĂ« e popullsisĂ«.

 

Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar

The post Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE appeared first on Revista Monitor.

Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë mirëmbajtjeje, rrezikohet siguria kombëtare

Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platformës selfcare të fiskalizimit. Praktikisht, ka kërcënuar mbarëvajtjen normale të aktivitetit të biznesit.

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

Por, dështimi i platformës së fiskalizimit duket se është vetëm maja e ajsbergut të problemeve për sistemet digjitale shtetërore.

Sipas burimeve nga tregu, infrastruktura digjitale e institucioneve publike në vend po përballet me një krizë të heshtur mirëmbajtjeje dhe arsyeja kryesore duket të jenë ankesat e përsëritura në procedurat e prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burimet shprehen se një grup operatorësh ekonomikë ka krijuar një model operimi që konsiston në paraqitjen seriale të ankesave për proceset e prokurimit. Kjo bllokon për muaj të tërë finalizimin e procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen e sistemeve që ofrojnë shërbime kritike për qytetarët.

Ndërsa prokurimet bllokohen, një numër i konsiderueshëm institucionesh mbeten pa kontrata mirëmbajtjeje për sistemet që menaxhojnë të dhëna sensitive të qytetareve dhe proceseve administrative.

Sipas këtyre burimeve, vonesаt e tejzgjatura sjellin amortizim të sistemeve, nevojë për investime shtesë për përmirësim dhe zhvillim përtej mirëmbajtjes rutinë, si dhe angazhim të shtuar të operatorëve në rastet kur pas shumë impenjimi kohor arrijnë të lidhin kontrata.

Pasojat janë të drejtpërdrejta dhe të prekshme: vazhdueshmëria e shërbimeve digjitale nuk realizohet, procedurat mbeten pezull për muaj të tërë dhe e drejta e ankimit humbet funksionin e saj ligjor. Operatorët që veprojnë me kapacitete reale penalizohen, ndërsa institucionet publike mbeten të ekspozuara ndaj mungesës së vazhdimësisë së shërbimeve.

Sipas këtyre burimeve, ajo që shpesh nënvlerësohet në këtë problematikë është dimensioni i sigurisë kombëtare që lind si pasojë e bllokimit të qëllimshëm të procedurave të prokurimit publik. Zvarritja artificiale ose ndalimi i këtyre procedurave pengon vijimin e kontratave të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të sistemeve dixhitale publike, duke i lënë ato për periudha të gjata pa ndërhyrje teknike thelbësore.

Si pasojĂ«, kĂ«to sisteme bĂ«hen progresivisht mĂ« tĂ« ekspozuara ndaj kĂ«rcĂ«nimeve kibernetike. Çdo ditĂ« vonesĂ« rrit ndjeshĂ«m rrezikun pĂ«r integritetin, disponueshmĂ«rinĂ« dhe konfidencialitetin e kĂ«tyre tĂ« dhĂ«nave dhe shĂ«rbimeve.

Në këtë kontekst, dështimi për të garantuar vijimësinë e shërbimeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës digjitale publike, si pasoje e bllokimit procedural, mund të shndërrohet në një çështje të drejtpërdrejtë të sigurisë kombëtare.

Aktualisht, nuk ekziston një mekanizëm funksional që të filtrojë apo të frenojë ankimet e përdorura si mjet bllokues, edhe kur ato mund të jenë të përsëritura dhe pa bazë faktike.

Neni 3 i Ligjit të Prokurimit Publik përcakton qartë parimet themelore të konkurrencës së ndershme, proporcionalitetit dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Sjellja sistematike penguese, përmes ankimimeve abuzive dhe te përsëritura, potencialisht mund të krijojë një formë konkurrence të pandershme, ku operatorët ekonomikë që investojnë në kapacitete reale teknike, financiare dhe profesionale penalizohen me vonesa të pajustifikuara dhe kosto shtese të panevojshme.

E drejta e ankimit, e garantuar nga neni 113 i Ligjit të Prokurimit Publik, është një instrument thelbësor për mbrojtjen e interesave të ligjshme të operatorëve ekonomikë. Megjithatë, kur kjo e drejtë përdoret në mënyrë sistematike jo për mbrojtje ligjore, por për krijimin e pengesave artificiale dhe ndalimin e procedurave, kjo mund të çojë në keqpërdorim flagrant që cenon frymën, parimet dhe qëllimin e vetë ligjit.

Burimet shprehen se  kjo praktikë po minon gradualisht besimin në sistemin e prokurimit publik, ndaj Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik duhet të marrin një qëndrim më të qartë dhe të vendosur ndaj keqpërdorimit të të drejtës ligjore për ankimim.

 

 

The post Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë mirëmbajtjeje, rrezikohet siguria kombëtare appeared first on Revista Monitor.

“Shtegu i Ali PashĂ«s” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon SalarinĂ«, Gusmarin, Progonatin

Zona e Labërisë dhe konkretisht tre fshatra të saj Salaria, Gusmari dhe Progonati janë bërë pjesë e projektit për infrastrukturën dhe turizmin që po zbatohet në disa rajone në vend në funksion të lehtësimit të aksesit dhe fuqizimit të komuniteteve lokale.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ftoi kompanitĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e kĂ«saj procedure duke nĂ«nvizuar se ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e projektit me njĂ« financim 40 milionĂ« euro  kombinuar si grante tĂ« Bashkimit Europian dhe njĂ« hua nga Banka Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim. Afati i mbylljes sĂ« procedurĂ«s Ă«shtĂ« 12 marsi.

Projekti përfshin përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe të transportit, për të rritur aksesin në destinacionet turistike në fshatrat Gusmar, Salari dhe Progonat zona të njohura për trashëgiminë e tyre natyrore dhe historike.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pagĂ«zuar si “Shtegu i Ali PashĂ«s”.

Kjo nismë synon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Labërisë, dhe parashikon një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore që lidhin trashëgiminë historike të Ali Pashë Tepelenës me turizmin kulturor dhe natyror. Punimet janë të ndara në tre nënkomponentë kryesorë.

Nënkomponenti i parë përfshin rehabilitimin e qendrës së fshatit Gusmar dhe krijimin e një pike shërbimi për mobilitetin turistik, e cila do të funksionojë si ndalesë informacioni për turistët dhe si stacion transporti lokal. Projekti synon të krijojë një hapësirë multifunksionale për komunitetin, me ndriçim të përmirësuar, zona pushimi, gjelbërim dhe akses më të mirë në hapësirat publike, si dhe shërbime që mbështesin veçanërisht turizmin me biçikleta.

Nënkomponenti i dytë parashikon ndërtimin e një qendre mobiliteti turistik në Salari, duke transformuar një parkim informal në një hapësirë të organizuar dhe funksionale. Projekti përfshin shërbime për biçikleta (riparim, qira dhe karikim për biçikleta elektrike), krijimin e një pikë panoramike mbi kanionet, si dhe sistemim të parkimit dhe gjelbërim me bimësi vendase, me fokus në qëndrueshmëri mjedisore.

Nënkomponenti i tretë synon rigjenerimin urban të qendrës së fshatit Progonat, duke krijuar për herë të parë një shesh qendror funksional për banorët dhe vizitorët. Ndërhyrjet përfshijnë shtrimin e rrugëve dhe shesheve me materiale tradicionale si guri natyror, integrimin e blloqeve për këmbësorët, si dhe elementë gjelbërimi dhe lëvizshmërie urbane, për ta kthyer zonën në një pikë referimi sociale dhe turistike./ N.Maho

The post “Shtegu i Ali PashĂ«s” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon SalarinĂ«, Gusmarin, Progonatin appeared first on Revista Monitor.

Tregu i banesave nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 dhe pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r 2026 – AnalizĂ« e Duashpi.al

Tregu i banesave nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 dhe pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r 2026 – AnalizĂ« bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e Duashpi.al

Viti 2025 ka sjellĂ« njĂ« pamje mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« tregut tĂ« banesave nĂ« ShqipĂ«ri, duke theksuar ndarjen mes tregut masiv tĂ« apartamenteve dhe atij premium tĂ« vilave. TĂ« dhĂ«nat e pĂ«rpunuara nga Duashpi.al – portali me i madh nĂ« ShqipĂ«ri dedikuar pronave, tregojnĂ« njĂ« treg mĂ« tĂ« maturuar, ku çmimi dhe pĂ«rballueshmĂ«ria po luajnĂ« njĂ« rol gjithnjĂ« e mĂ« vendimtar.

Apartamente, shtëpi dhe garsoniere: treg aktiv, por i ndjeshëm ndaj çmimit

Në tregun e qirasë, Tirana vijon të udhëheqë me një çmim mesatar rreth 765 euro në muaj, ndërsa çmimi median (vlera mesatare qendrore) mbetet 600 euro. Kjo diferencë tregon se kërkesa reale përqendrohet kryesisht në segmentin e mesëm, ndërkohë që një numër më i vogël pronash premium e shtyjnë mesataren më lart.

Durrësi dhe Vlora paraqiten me çmime mediane (vlera mesatare qendrore) më të ulëta, rreth 400 euro, ndërsa mesatarja ndikohet nga qiratë sezonale. Kjo reflekton një treg të ndarë mes qirasë afatgjatë për banim dhe asaj afatshkurtër me orientim turistik.

NĂ« tregun e shitjes, Tirana shfaq njĂ« çmim median (vlera mesatare qendrore) rreth 150.000 euro, ndĂ«rsa mesatarja Ă«shtĂ« mĂ« e lartĂ«, duke reflektuar ndikimin e pronave mbi mesataren. DurrĂ«si ofron çmime mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme, me çmim median (vlera mesatare qendrore) rreth 94.500 euro, duke u pozicionuar si alternativĂ« pĂ«r blerĂ«sit qĂ« kĂ«rkojnĂ« raport mĂ« tĂ« mirĂ« çmim–cilĂ«si.

Qytete si Kamza, Kavaja dhe Lezha ruajnë çmime mediane (vlera mesatare qendrore) më të ulëta, nga 80.000 deri në 100.000 euro, duke reflektuar tregje më lokale dhe të orientuara drejt banimit familjar. Në kontrast, Vlora dhe Saranda shfaqin çmime mediane (vlera mesatare qendrore) dukshëm më të larta, nga 160.000 deri në 186.000 euro, si pasojë e kërkesës turistike dhe investimeve bregdetare.

Vilat: segment premium dhe i orientuar drejt investimit

Tregu i vilave në 2025 konfirmohet si segment i veçantë dhe i kufizuar, me çmime shumë mbi tregun e apartamenteve. Në Tiranë, qiraja mesatare për vila arrin rreth 2.530 euro në muaj, ndërsa çmimi median (vlera mesatare qendrore) është rreth 1.500 euro, çka tregon se kërkesa reale mbetet e përqendruar në një segment të ngushtë me buxhet të lartë.

Në shitje, Tirana paraqet çmime mediane (vlera mesatare qendrore) rreth 600.000 euro, ndërsa Durrësi rreth 500.000 euro, duke u pozicionuar si alternativa urbane dhe bregdetare për blerësit premium. Vlora shfaq nivelin më të lartë të çmimeve për vila, me çmim median (vlera mesatare qendrore) rreth 1.000.000 euro, duke reflektuar orientimin e fortë drejt investimeve turistike dhe pronave ekskluzive.

ÇfarĂ« sinjalizon tregu pĂ«r 2026?

Të dhënat sugjerojnë se në vitin 2026:

  • QiratĂ« pĂ«r banesa do tĂ« mbeten tĂ« forta, veçanĂ«risht nĂ« TiranĂ«, pĂ«r shkak tĂ« hendekut mes kostos sĂ« qirasĂ« dhe çmimit tĂ« blerjes.
  • Tregu i shitjes sĂ« banesave do tĂ« jetĂ« mĂ« selektiv, me likuiditet mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r pronat e segmentit tĂ« mesĂ«m dhe presion pĂ«r negociim nĂ« segmentin e lartĂ«.
  • Vilat do tĂ« mbeten treg i veçantĂ«, me kĂ«rkesĂ« tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« zona specifike urbane dhe turistike, ku vendndodhja dhe cilĂ«sia do tĂ« jenĂ« faktorĂ«t kryesorĂ« vendimmarrĂ«s.

Përfundim

Në vitin 2025, tregu i banesave në Shqipëri shfaq një strukturë më të qartë dhe më të diferencuar se në vitet e mëparshme. Për vitin 2026, pritet një vazhdimësi e këtij trendi, ku përballueshmëria do të udhëheqë tregun masiv të banesave, ndërsa segmenti premium do të vazhdojë të funksionojë si treg investimi i specializuar.

Për të parë shtëpi me qera ose shtëpi në shitje vizitoni portalin duashpi.al.

 

 

 

The post Tregu i banesave nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 dhe pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r 2026 – AnalizĂ« e Duashpi.al appeared first on Revista Monitor.

“Funerali” i digjitalizimit: Kronika e njĂ« janari tĂ« paralizuar fiskal

Nevojitet një datë e saktë, një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve, në mënyrë që digjitalizimi të mos mbetet një mjet dënimi, por të shërbejë për atë që u krijua: për të ndihmuar ata që prodhojnë vlerë në këtë vend


 

Nga Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

Nëse dikush do të kërkonte një shembull perfekt të asaj se si një progres teknologjik mund të shndërrohet në një makth burokratik, janari i vitit 2026 në Shqipëri do të ishte rasti studimor ideal.

Ajo qĂ« nisi si njĂ« premtim pĂ«r modernizim dhe lehtĂ«si pĂ«rmes platformĂ«s “SelfCare”, sot Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« barrierĂ« tĂ« pakalueshme qĂ« po mbyt frymĂ«marrjen e bizneseve dhe po çon drejt rraskapitjes profesionistĂ«t e kontabilitetit. Ky nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« defekt teknik i radhĂ«s, por njĂ« kolaps i heshtur i gjithĂ« sistemit nervor tĂ« ekonomisĂ« sonĂ«.

Gjithçka fillon me identitetin e biznesit, i cili tashmë nuk ekziston pa bekimin e serverëve. Imagjinoni një sipërmarrës që hap dyert e një dyqani të ri, kryen regjistrimet në QKB dhe është gati të nisë punën, por gjendet përballë një muri virtual.

Pa funksionimin e platformës qendrore, ai nuk gjeneron dot kodin e vendit të aktivitetit apo kodin e operatorit. Ai është, de jure, një subjekt ligjor, por de facto, një hije që nuk mund të shesë asnjë produkt pa rënë ndesh me ligjin. Ky bllokim i identitetit fiskal nuk kursen as bizneset ekzistuese, të cilat e gjejnë veten të paafta për të validuar certifikatat elektronike apo për të ndryshuar personelin në kasa, duke u detyruar të operojnë në një zonë gri të rrezikshme.

Në këtë klimë pasigurie, problematika bëhet edhe më teknike dhe e rrezikshme gjatë procesit të faturimit të përditshëm. Shumë biznese që përdorin zgjidhje softuerike po vërejnë se faturat e lëshuara po dalin pa kodin unik NIVF, duke u shfaqur si të pafiskalizuara ose me gabime në transmetim.

Sipas legjislacionit në fuqi, në rastet kur ka ndërprerje të lidhjes apo pamundësi komunikimi, biznesi ka një dritare prej vetëm 48 orësh për të provuar rifiskalizimin e këtyre dokumenteve. Mirëpo, kur platforma SelfCare mbetet e paarritshme për ditë të tëra, ky afat 48-orësh shndërrohet në një lak që shtrëngohet rreth qafës së biznesit.

Pa mundësinë për të marrë një konfirmim nga sistemi, faturat mbeten në një gjendje pezull, duke i ekspozuar subjektet ndaj penaliteteve masive, ndonëse gabimi është tërësisht jashtë kontrollit të tyre.

Situata bĂ«het akoma mĂ« dramatike pĂ«r subjektet qĂ« menaxhojnĂ« volume tĂ« mĂ«dha faturimi automatik, si kompanitĂ« e shĂ«rbimeve utilitare tĂ« telefonisĂ«, energjisĂ« apo ujĂ«sjellĂ«sit. PĂ«r kĂ«ta operatorĂ«, procesi Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« “black box” tĂ« vĂ«rtetĂ«.

Pa akses nĂ« SelfCare, ata nuk kanĂ« asnjĂ« mundĂ«si tĂ« rakordojnĂ« sistemet e tyre tĂ« brendshme me platformĂ«n qendrore. Ata gjenden nĂ« njĂ« terr informativ ku nuk e dinĂ« me saktĂ«si sa fatura janĂ« lĂ«shuar realisht, sa prej tyre janĂ« fiskalizuar me sukses apo – akoma mĂ« keq – nĂ«se i njĂ«jti transmetim Ă«shtĂ« fiskalizuar dy herĂ« pĂ«r shkak tĂ« tentativave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« sistemit. Ky kaos nĂ« volume tĂ« mĂ«dha jo vetĂ«m qĂ« deformon librat e shitjes, por krijon njĂ« pasaktĂ«si financiare me kosto tĂ« pallogaritshme rakordimi nĂ« tĂ« ardhmen.

Në anën tjetër të medaljes, procesi i blerjeve po shndërrohet në një kurth kohor. Platforma SelfCare është vendi ku subjektet duhet të pranojnë ose refuzojnë faturat që u vijnë nga furnitorët.

PamundĂ«sia pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« sistem do tĂ« thotĂ« pamundĂ«si pĂ«r tĂ« ushtruar kĂ«tĂ« kontroll. Rreziku kĂ«tu Ă«shtĂ« ligjor dhe financiar: nĂ«se ky bllokim zgjat pĂ«rtej datĂ«s 11 tĂ« muajit pasardhĂ«s, sistemi do t’i konsiderojĂ« kĂ«to fatura si tĂ« pranuara automatikisht. Bizneset rrezikojnĂ« kĂ«shtu tĂ« pranojnĂ« fatura tĂ« pasakta, tĂ« fryra apo tĂ« paqena, duke humbur tĂ« drejtĂ«n e kontestimit dhe duke u ngarkuar me detyrime financiare e tatimore tĂ« padrejta.

Dhimbja e këtij bllokimi prek thellë edhe kategorinë e personave fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës. Për ta, rënia e portalit është një ndalesë totale e aktivitetit, pasi pa zgjidhje softuerike, ata janë të lidhur kthetra pas funksionimit të faqes. Ndërkohë, në dogana, importuesit po shohin se si zinxhiri i furnizimit këputet sepse procesi i vetëfaturimit të importeve ka mbetur peng i serverëve të paarritshëm.

Sikur të mos mjaftonte paraliza e ditës, ky janar mbart me vete edhe peshën e mbylljes së vitit financiar 2025. Ky është muaji ku kontabilistët duhet të rakordojnë çdo qindarkë të vitit që lamë pas, por mjeti i tyre kryesor i punës është jashtë funksioni.

Rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj qĂ« raporton softueri dhe asaj qĂ« ka “gllabĂ«ruar” serveri tatimor Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« mision tĂ« pamundur. Pa kĂ«tĂ« pasqyrĂ« tĂ« qartĂ«, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet nĂ« njĂ« ushtrim hamendĂ«simi, duke cĂ«nuar parimin bazĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«sisĂ«.

Shoqata e KontabilistĂ«ve dhe FinancierĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« ka ngritur zĂ«rin duke kĂ«rkuar jo vetĂ«m njohjen e kĂ«saj situate si forcĂ« madhore, por mbi tĂ« gjitha, transparencĂ«. Biznesi nuk mund tĂ« operojĂ« me shpresĂ«n se sistemi “ndoshta” do tĂ« kthehet nesĂ«r.

Nevojitet një datë e saktë, një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve, në mënyrë që digjitalizimi të mos mbetet një mjet dënimi, por të shërbejë për atë që u krijua: për të ndihmuar ata që prodhojnë vlerë në këtë vend.

 

The post “Funerali” i digjitalizimit: Kronika e njĂ« janari tĂ« paralizuar fiskal appeared first on Revista Monitor.

Prezantohet platforma për eksportet, Rama: Bizneset do mbështeten në transformim 

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrësit prezantoi ExportON një platformë të re për eksportuesit, e cila do të matë indikatorë të ndryshëm nga aktiviteti i përditshëm i kompanive dhe lëvizjet vjetore të eksporteve, duke ndihmuar sipërmarrësit dhe qeverinë të marrë vendime më të informuara për politikat e sektorit të eksportit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e transformimit në sektorin e manifakturës.

“NĂ« sektorin e manifakturĂ«s, shndĂ«rrimi i disa kompanive nga fosoneria e thjeshtĂ« nĂ« cikĂ«l tĂ« mbyllur na ka dhĂ«nĂ« njĂ« provĂ« tĂ« qartĂ« qĂ« kush nuk pret qĂ« vazhdimĂ«sia e sipĂ«rmarrjes t’i garantohet nga oksigjeni i shtetit, por beson vetĂ« transformim vetĂ«, fiton.

Fokus janë kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar dhe që pranojnë sfidën e transformimit. Një prioritet tjetër janë agropërpunuesit: sa më shumë produkte të përpunohen dhe të futen në kanalet e eksportit, aq më shumë rritet vlera e shtuar. Shqipëria ka një rrjet të konsoliduar për grumbullimin e produkteve bujqësore, duke lehtësuar procesin e përpunimit.

RĂ«nia e barrierave dhe procedurave ka ulur kostot, por disa çështje kĂ«rkojnĂ« kohĂ« pĂ«r t’u diskutuar”.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në ecurinë e kreditimit të bizneseve nëpërmjet Garancisë Sovrane.

“Ka njĂ« çështje qĂ« do tĂ« duhet kohĂ« mĂ« e gjatĂ« pĂ«r t’u diskutuar, pasi kemi vendosur instrumente tĂ« rinj financiare pĂ«r eksportuesit, duke ulur riskun pĂ«rballa bankave. Thithja e kĂ«tyre fondeve Ă«shtĂ« shumĂ« e ulĂ«t nga çfarĂ« do tĂ« donim tĂ« ishte.

Qoftë me linjën e kreditimit të Bankës së Shqipërisë dhe me atë të Bankës Shqiptare së Zhvillimit do të fillojmë të adresojmë

Linja e kreditimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« pa limit, por jemi larg thithjes sĂ« fondeve tĂ« para tĂ« vĂ«na nĂ« dispozicion”.

Kryeministri Rama foli edhe për rëndësinë e investimeve të sipërmarrjes te burimet njerëzore.

“PĂ«rpara disa vitesh u publikua njĂ« listĂ« e kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha globale dhe ecja e tyre nĂ« 10 vite. Ishte njĂ« pasqyrĂ« e jashtĂ«zakonshme pĂ«r tĂ« parĂ« investimet nĂ« burimet njerĂ«zore. TĂ« gjitha kompanitĂ« qĂ« nĂ« fillim tĂ« 10 viteve kishin investuar mĂ« pak nĂ« burime kishin ardhur me rĂ«nie, sesa ato qĂ« kishin investuar mĂ« shumĂ«. NĂ« fillim duket sikur jep, por ai tĂ« kthen atĂ« qĂ« fiton disafish”, pohoi Rama.

Ibrahimaj: Eksportet dhe prodhimi vendas, në qendër të modelit të ri të zhvillimit ekonomik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj theksoi se ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime të qëndrueshme vitet e fundit, me rritje të prodhimit të brendshëm bruto, investimeve, punësimit dhe pagave, duke reflektuar një klimë pozitive për biznesin dhe sektorin privat.

Megjithatë, ajo vuri në dukje nevojën për transformimin e strukturës ekonomike, duke kaluar nga një ekonomi e mbështetur kryesisht në shërbime dhe konsum vendas, drejt një modeli të bazuar në investime, eksporte dhe rritje të produktivitetit.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se, pavarësisht rritjes së eksporteve shqiptare në vitet e fundit, struktura e tyre dominohet nga shërbimet, ndërsa eksportet e mallrave kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me kapacitetin prodhues dhe industrializimin e vendit.

Në këtë kuadër, ministrja bëri të ditur, se gjatë vitit 2026 do të miratohet një politikë e re industriale për nxitjen e prodhimit vendas.
Fokusi i fjalës së ministres ishte Programi për Nxitjen e Eksporteve, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, i cili mbështetet në katër shtylla kryesore: ndërgjegjësimin dhe promovimin, thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave, harmonizimin e standardeve me Bashkimin Europian dhe instrumentet financiare.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ajo vlerĂ«soi rolin e AIDA-s dhe platformĂ«s Eksport On nĂ« rritjen e ndĂ«rgjegjĂ«simit dhe informimit tĂ« bizneseve, si dhe njoftoi se gjatĂ« kĂ«tij viti do tĂ« miratohet ligji pĂ«r “Made in Albania”, i cili synon ndĂ«rtimin dhe promovimin e markĂ«s kombĂ«tare, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“GjatĂ« kĂ«tij viti, ne do tĂ« hartojmĂ« dhe miratojmĂ« ligjin pĂ«r “Made in Albania”, i cili do tĂ« ndihmojĂ« ndĂ«rtimin e markĂ«s, marketingun brenda dhe jashtĂ« vendit, si dhe njohjen dhe mbrojtjen e produktit, duke krijuar standarde nĂ« pĂ«rputhje me ato tĂ« Bashkimit Europian.

Komponenti i dytë lidhet me thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave. Ne kemi pasur që në fillim një vizion të qartë për digjitalizimin e plotë të procedurave dhe, prej disa vitesh, po punojmë me një projekt të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë, kryesisht në pikat kufitare dhe në doganat shqiptare. Së shpejti do të çelet dritarja e vetme unike, ku të gjithë operatorët shtetërorë dhe bizneset do të kenë një pikë të vetme kontakti, pa qenë nevoja të kalojnë nga institucioni në institucion.

Në vijim, me fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore, do të trajtohen edhe tranziti, autoritetet portuale dhe infrastruktura e cilësisë, e domosdoshme për përgatitjen e eksportuesve shqiptarë drejt tregut të përbashkët europian.

Komponenti i tretë lidhet me harmonizimin e standardeve me tregun e përbashkët europian. Brenda tremujorit të parë të vitit do të lançohet programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, që do të fokusohet në ndërgjegjësim, informim, rritje kapacitetesh dhe financim për arritjen e standardeve dhe nxitjen e eksporteve.
Shtylla e katërt lidhet me instrumentet financiare.

Banka e Zhvillimit, ligji i sĂ« cilĂ«s u miratua vitin e kaluar, do tĂ« luajĂ« njĂ« rol kyç jo vetĂ«m nĂ« financimin dhe modernizimin e industrisĂ« shqiptare, por edhe si agjenci eksporti pĂ«r sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun pĂ«r eksportuesit. PĂ«rmes saj do tĂ« shfrytĂ«zohen edhe instrumentet e Bashkimit Europian pĂ«r nxitjen e prodhimit vendas dhe aksesin e markĂ«s “Made in Albania” nĂ« tregjet europiane dhe tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

TĂ« gjitha kĂ«to nisma synojnĂ« fuqizimin e biznesit shqiptar. Po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« edhe instrumentet e dialogut, tĂ« cilat na ndihmojnĂ« tĂ« kuptojmĂ« problemet reale tĂ« bizneseve dhe t’i pĂ«rkthejmĂ« ato nĂ« politika konkrete mbĂ«shtetĂ«se. NĂ«pĂ«rmjet AIDA-s dhe strukturave tĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, do tĂ« vijojmĂ« tĂ« ngremĂ« grupe pune pĂ«r tĂ« identifikuar dhe zgjidhur problematikat”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e digjitalizimit të procedurave tregtare, përmes çeljes së dritares së vetme unike për eksportuesit dhe zbatimit të projekteve të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë. Ajo njoftoi se do të lançohet së shpejti edhe programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe financimin për arritjen e standardeve.

Një rol kyç në mbështetjen e eksporteve do të luajë edhe Banka e Zhvillimit, e cila do të shërbejë si instrument për financimin, modernizimin e industrisë dhe sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun për bizneset shqiptare.

Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me biznesin dhe garantoi se shqetësimet e tyre do të përkthehen në politika konkrete mbështetëse, me synimin që bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe të përfitojnë nga aksesimi i tregut të përbashkët europian.

The post Prezantohet platforma për eksportet, Rama: Bizneset do mbështeten në transformim  appeared first on Revista Monitor.

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

Prej më shumë se dy javësh bizneset po përballen me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.

Edhe gjatë ditës së sotme, ekonomistët e subjekteve raportojnë vështirësi në hyrjen në këtë sistemi, që bie shumë shpesh.

Gjatë ditës së djeshme Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

ALP shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin zgjidhni problemin e fiskalizimit

 

APL kërkoi zgjidhje, udhëzim dhe garanci që bizneset të mos mbajnë kosto dhe përgjegjësi për një problem jashtë kontrollit të tyre, por ata thonë se deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim as nga financat, as nga AKSHI.

Problemet që po hasin bizneset janë të shumta:

-Të vetëpunësuarit e vetëm përdorin sistemin self-care për fiskalizimin e faturave, pasi ky shërbim atyre u ofrohet pa pagesë, ndryshe nga bizneset e tjera që janë të detyruara të marrin shërbimin e kompanive private të programeve fiskale. Si rrjedhojë e mosfaturimit, bizneset nuk po arrijnë të marrin të ardhurat mujore.

Rënia e e-Albania, të vetëpunësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese që nuk po paguajnë faturat

Probleme të tjera janë mosregjistrimi i certifikatës së re të fiskalizimit, mosfiskalizim për faturat e importit apo moskryerja e rakordimeve të faturave të kontrollit me ato të sistemit.

APL ka paralajmëruar se këto bllokime po sjellin pasoja të drejtpërdrejta në ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); apo dhe Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë;

Madje kjo situatë ndikon negativisht dhe në arkëtimet tatimore, ka paralajmëruar APL.

Bizneset mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit, apo të paktën të ketë transparencë nga institucionet se kur do të bëhet funksional sistemi self-care, që është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e aktivitetit të subjekteve.

Monitor ka mësuar më herë nga burime jo zyrtare se një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas nisjes së hetimeve të SPAK , ka paralizuar shërbimet e e-qeverisjes, veçanërisht ato që përdorin bizneset.

 

Dobësitë teknike që shembën e-albania

 

 

The post Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare appeared first on Revista Monitor.

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në Itali, Europa u ofron turistëve një gamë ushqimesh të njohura në mbarë botën.

Çmimet nĂ« hotele dhe restorante ndryshojnĂ« nga njĂ« vend nĂ« tjetrin nĂ« kontinent, por ku shkon mĂ« larg paraja juaj?

Europa është shtëpia e shumë prej destinacioneve turistike më ikonike në botë, që nga pamjet kodrinore të Lisbonës deri te Kulla Eifel në Francë.

MegjithatĂ«, kostoja e njĂ« nate qĂ«ndrimi nĂ« kontinent mund tĂ« jetĂ« e kripur — çka do tĂ« thotĂ« se udhĂ«tarĂ«t duhet tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m kur kĂ«rkojnĂ« oferta.

Për ata që duan të krahasojnë kostot mes vendeve, treguesi i nivelit të çmimeve i Eurostat-it për restorantet dhe hotelet mund të jetë i dobishëm.

Mesatarja e BE-sĂ« Ă«shtĂ« vendosur nĂ« 100. Kjo do tĂ« thotĂ« se, nĂ«se restorantet dhe hotelet kushtojnĂ« mesatarisht 100 euro nĂ« BE, treguesi tregon sa do tĂ« kushtonte e njĂ«jta “shportĂ«â€ shĂ«rbimesh nĂ« secilin vend.

Një tregues mbi 100 do të thotë se një destinacion është më i shtrenjtë se mesatarja e BE-së, ndërsa një tregues nën 100 tregon se ai është më i lirë se mesatarja.

Ky është një tregues indeksi, jo një vlerë monetare reale, që do të thotë se shërben vetëm si pikë reference për krahasim.

Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, Zvicra është vendi më i shtrenjtë për restorante dhe hotele mes 37 vendeve Europiane.

Një shportë standarde e këtyre shërbimeve kushton 171 euro në Zvicër, ose 71% më shumë se mesatarja e BE-së.

Në skajin tjetër qëndron Maqedonia e Veriut, vendi më i lirë, me çmime 50% nën mesataren e BE-së, ose rreth 50 euro. Shqipëria renditet e parafundit, me çmime 52 pwr qind nën mesataren e Bashkimit Europian.

Mes vendeve të BE-së, Danimarka është më e shtrenjta për restorante dhe hotele. Një shportë standarde kushton aty 148 euro, ose 48% mbi mesataren e BE-së.

Bullgaria është vendi më i lirë në BE, me një shportë shërbimesh që kushton gjithsej 53 euro.

Dallime rajonale

Vendet nordike janë përgjithësisht më të shtrenjta për restorante dhe hotele, ndërsa edhe vendet e Europës Perëndimore priren të jenë mbi mesataren.

Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë të gjitha në ose mbi pragun referues prej 100 eurosh të BE-së.

Në të kundërt, Europa Lindore dhe Ballkani ndodhen dukshëm nën mesataren prej 100 eurosh të BE-së.

Në Europën Jugore, Portugalia, Spanja dhe Greqia janë dukshëm më të lira se mesatarja e BE-së, megjithëse Italia spikat si përjashtim./ Euronews

 

The post Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE appeared first on Revista Monitor.

Hapet segmenti më i fundit i autostradës së Korridorit Morava në Serbi

Bechtel dhe partneri i tij turk ENKA hapën së fundmi një segment të ri të autostradës së Korridorit Morava në Serbi, njoftuan zyrtarët, duke e çuar gjatësinë e autostradës së përfunduar në 71 kilometra nga një total i planifikuar prej 112 kilometrash nëpër Serbinë qendrore.

Segmenti i sapo pĂ«ruruar, Seksioni 6, lidh BashkinĂ« e KraljevĂ«s, njĂ« qendĂ«r industriale nĂ« luginĂ«n e MoravĂ«s PerĂ«ndimore, me qytetin termal pranĂ« Vrnjačka Banja. Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vučić, mori pjesĂ« nĂ« ceremoni sĂ« bashku me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ«, partnerĂ«t e projektit dhe pĂ«rfaqĂ«sues lokalĂ«.

Korridori Morava është projekti më i madh i vetëm infrastrukturor që po zbatohet aktualisht në Serbi. Kur të përfundojë, synohet të lidhë pjesë të Serbisë qendrore me Korridoret Paneuropiane X dhe XI, të shkurtojë kohën e udhëtimit, të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik rajonal. Mbështetësit e projektit thonë se rruga do të përfshijë 79 ura, 13 nyje lidhëse dhe deri në 1,000 kilometra kabllo me fibra optike për të mundësuar menaxhim inteligjent të trafikut, si kufizime shpejtësie në kohë reale dhe njoftime të menjëhershme sigurie.

Skema përfshin gjithashtu punime të mëdha për rregullimin e lumenjve dhe mbrojtjen nga përmbytjet përgjatë Moravës Perëndimore. Planet parashikojnë rreth 36 kilometra rregullim të shtratit të lumit dhe 26 kilometra diga, me argjinatura, mbrojtje nga gërryerja dhe devijime të lumit që synojnë të mbrojnë autostradën dhe komunitetet përreth nga përmbytjet sezonale, një problem i përsëritur në këtë luginë.

Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i Bechtel pĂ«r ndĂ«rtimet e rĂ«nda civile, Mark Allison, tha: “Çdo kilometĂ«r i ri i Korridorit Morava forcon korridoret tregtare tĂ« SerbisĂ« dhe lidh mĂ« shumĂ« komunitete me mundĂ«si. Bechtel Ă«shtĂ« krenare qĂ« po krijon vende pune, po zhvillon aftĂ«si dhe po dorĂ«zon infrastrukturĂ«n e mbrojtjes nga pĂ«rmbytjet qĂ« do tĂ« mbĂ«shtesĂ« rajonin pĂ«r dekada me radhĂ«â€.

Kompania po e realizon autostradën në një sipërmarrje të përbashkët me ENKA; financimi për korridorin në tërësi kombinon fonde shtetërore serbe me mbështetje ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Europian.

 

The post Hapet segmenti më i fundit i autostradës së Korridorit Morava në Serbi appeared first on Revista Monitor.

Kosova nuk përfiton asgjë nga 171 milionët e BE, paralajmërohen edhe humbje të tjera

Kosova nuk ka përfituar asnjë cent nga mbështetja prej 171 milionë eurosh sa Komisioni Evropian ka ndarë për zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Njohësit e ekonomisë paralajmërojnë se mund të ketë edhe humbe të tjera.

 

Komisioni Europian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i pĂ«rket KosovĂ«s, ajo ende nuk ka pĂ«rmbushur kushtet ligjore pĂ«r tĂ« pranuar pagesa, pasi qĂ« ende nuk ka ratifikuar MarrĂ«veshjen e KredisĂ« dhe Fondeve nĂ« kuadĂ«r tĂ« Instrumentit pĂ«r Reforma dhe Rritje pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Prandaj, Kosova nuk mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga fondet e kĂ«tij instrumenti. Ne shpresojmĂ« se kjo çështje tĂ« zgjidhet shpejt”.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerĂ«t tanĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. MĂ« shumĂ« se dy vjet pas miratimit tĂ« Planit tĂ« Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, kemi punuar – pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rmes KornizĂ«s sĂ« Investimeve pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor – pĂ«r t’i shndĂ«rruar zotimet nĂ« veprime konkrete. Nga pĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s deri te forcimi i zhvillimit tĂ« biznesit, kĂ«to investime krijojnĂ« mundĂ«si reale pĂ«r qytetarĂ«t dhe e bĂ«jnĂ« BE-nĂ« njĂ« realitet tĂ« prekshĂ«m nĂ« mbarĂ« rajonin”.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit pĂ«rfshin projekte investimi dhe projekte tĂ« asistencĂ«s teknike qĂ« u miratuan sot, duke forcuar mĂ« shumĂ« pĂ«rkushtimin e BE-sĂ« ndaj rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe ndĂ«rlidhjes rajonale nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka theksuar për Monitor se mungesa e këtyre fondeve përbën një goditje serioze për vendin.

Sipas tij, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të kritereve të nevojshme nga Kosova, si dhe faktit që disa nga masat ende nuk janë hequr plotësisht.

“Mosfunksionimi i institucioneve dhe mungesa e qeverisĂ« po vazhdojnĂ« ta godasin ekonominĂ« e vendit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« sinjal i qartĂ« se Kosova nuk Ă«shtĂ« duke ecur nĂ« rrugĂ«n e duhur. Po pĂ«rballemi me pasoja sepse nuk kemi institucione funksionale, nuk kemi stabilitet dhe nuk po ofrojmĂ« asgjĂ« konkrete pĂ«r bashkĂ«sinĂ« evropiane,” ka deklaruar GĂ«rxhaliu.

Ai ka shtuar se është koha që politikanët e Kosovës të zgjohen dhe të shohin realisht çfarë po ndodh me vendin.

“NĂ«se vazhdohet me kĂ«tĂ« avaz tĂ« lĂ«nies anash, Kosova rrezikon tĂ« humbasĂ« edhe miliona euro tĂ« tjera nga fondet qĂ« mund tĂ« ndihmonin zhvillimin ekonomik”.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.

Kosova akoma nuk i ka përmbushur kushtet ligjore, pasi që nuk i ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

Kosova ka mbajtur në 12 muajt e fundit dy herë zgjedhje parlamentare, por pas zgjedhjeve të para partitë ishin të zëna me bllokimin e njëra-tjetrës.

Sidoqoftë, nga fondet e miratuara deri tani, 94.7 milionë euro janë ndarë për projekte infrastrukturore, ndërsa 76.3 milionë euro për sektorin privat, e një pjesë më e vogël ndahet edhe për asistencë teknike.

Projektet kryesore përfshijnë: zgjerimin e infrastrukturës në Shqipëri; përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut; ndërtimi dhe rinovimi energjitikisht efikas i objektivave arsimore në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi; elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë në Shqipëri; dhe projektin e ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza në Bosnjë dhe Hercegovinë.

The post Kosova nuk përfiton asgjë nga 171 milionët e BE, paralajmërohen edhe humbje të tjera appeared first on Revista Monitor.

Kreditimi dhe blerjet e valutës nga BSH, oferta e Lekut po rritet me ritmet më të larta historike

Rritja e ofertës së parasë ka arritur në nivelet më të larta historike. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2025, rritja vjetore e agregatit monetar M2 ishte 14.5%, nga 5.8% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agregati M2 është rritur me ritme dyshifrore që prej muajit mars 2025, ndërsa ka arritur nivelin maksimal prej 15.3% në shtator. Në periudhën tetor-nëntor, rritja është reduktuar lehtë në nivelin 14.5%.

Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në Lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë. Një rritje më e shpejtë e agregatit M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.

Arsyet e rritjes së shpejtë të ofertës së parasë duket të jenë kryesisht kreditimi me ritme të larta i ekonomisë dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të frenuar forcimin e monedhës vendase.

Në nëntor 2025, vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 925.2 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 19 miliardë lekësh krahasuar me tetorin. Me bazë vjetore, kredia i shpejtoi ritmet dyshifrore të rritjes, me 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e portofolit po mbështetet në masën më të madhe te segmenti i individëve, me një rritje vjetore pranë nivelit të 19.8%. Ndërsa për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Normat e ulëta të interesit, ecuria e mirë e ekonomisë reale dhe e bilanceve të sektorit bankar kanë mbështetur rritjen me ritme të shpejta të kredisë edhe gjatë vitit 2025.

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka rritur më tej blerjet e valutës, në përpjekje për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Pavarësisht një injektimi më të madh të parasë në ekonomi, inflacioni ngelet poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas INSTAT, inflacioni e mbylli vitin 2025 në nivelin 2.3%, në rritje të lehtë nga niveli 2.1% i një viti më parë.

Burimi: BSH

The post Kreditimi dhe blerjet e valutës nga BSH, oferta e Lekut po rritet me ritmet më të larta historike appeared first on Revista Monitor.

❌