Reading view

Në 80-vjetorin e lindjes së aktorit Met Bega, njeriut të mirë që e kujtojmë si mjeshtri i madh i humorit

Nga Albert Vataj Ka njerëz që kalojnë nëpër jetë dhe lënë pas një emër. Ka të tjerë që lënë pas një mënyrë për ta parë jetën. Met Bega ishte nga këta të fundit. Mjafton të kujtosh fytyrën e tij, atë mimikë të pagabueshme, atë trup të vogël e plot gjallëri, atë të folur të shpejtë e ritmik, atë shpërthim të papritur të batutës, dhe në fytyrë të vjen vetvetiu një buzëqeshje. Pastaj…

Source

  •  

Froni i një monarku anglez në trungun e një peme, të mbretërosh përmes natyrës, kohës dhe kujtesës

Nga Albert Vataj Ka objekte që nuk janë bërë thjesht për t’u përdorur. Janë krijuar për të kujtuar. Dhe ka pemë që, edhe pasi bien, vazhdojnë të mbajnë brenda tyre historinë e një vendi. Në Fletcher Park, në Kendal të Anglisë, një trung i madh peme është shndërruar në një fron të pazakontë, ku natyra dhe dora e njeriut takohen në një formë që të bën të mendosh për kohën, pushtetin dhe kujtesën.

Source

  •  

Hiroshima, 6 gusht 1945, sekondat apokaliptike që e ndanë njerëzimin në dy epoka

Nga Albert Vataj Më 6 gusht 1945, në orën 08:15 të mëngjesit, me shpërthimin një çast më vonë, në 08:16, mbi Hiroshima nuk u gris vetëm qielli. U ça vetë ndërgjegjja e njerëzimit. Ai mëngjes vere, që kishte nisur si çdo mëngjes tjetër me hapa fëmijësh drejt shkollës, me punëtorë që hapnin dyert e punishteve dhe me jetë që rridhte në ritmin e zakonshëm të qytetit, u shndërrua brenda pak sekondash…

Source

  •  

Gjergj Luca vendos Viktor Zhustin në një statujë dylli në “Tempullin e Shpirtit”

Nga Albert Vataj Ka vepra që nuk ndërtohen vetëm me gur, bronz apo mermer, por me kujtesë, mirënjohje dhe ndërgjegje. Një e tillë synon të jetë edhe “Tempulli i Shpirtit”, projekti më i ri i sipërmarrësit Gjergj Luca, i cili, përmes një videomesazhi drejtuar ndjekësve të tij, prezantoi një nga realizimet më domethënëse të kësaj galerie të veçantë, statujën prej dylli të aktorit të madh Viktor…

Source

  •  

Romani “Ministri”, një rrugëtim politik, emocional dhe psikologjik drejt pikëpyetjeve rrëqethëse

Nga Halil Rama I promovuar para disa muajsh në sallën e tejmbushur të shkollës “Angela Merkel” në Kamëz, nën kujdesin e kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli dhe Shtëpisë Botuese “Media Print”, nën moderimin e Monika Stafës, ku merrnin pjesë dhe shkrimtarët e mirënjohur Ben Blushi, Ylljet Aliçka, Arben Çejku, Sakip Cami, etj, si dhe aktorët Ervin Bejleri edhe Ola Harizaj të cilët interpretuan…

Source

  •  

Sot 64 vite nga fikja e një ylli, nga vdekja që ndaloi kohën, sekretet që mori me vete në amshim Marilyn Monroe

Nga Albert Vataj Një vdekje e denjë për mistikën e një ikonë si Marilyn Monroe, e papritur, e errët dhe e veshur me velin e pluhurt të sekreteve. Një fund që la pas më shumë pyetje se përgjigje, duke mbjellë dekada me trille, hipoteza dhe teori konspirative që nuk u zbehën kurrë. Edhe në panoramën e saj mortore, ajo vdekje ruajti një shkëlqim të ftohtë e të magjishëm. Kishte ikur Marilyn Monroe.

Source

  •  

“Zbritja nga Kryqi” e Rembrandt (1634), një rrëfim i ndriçuar nga dhimbja, dhe përjetësuar nga drita hyjnore

Nga Albert Vataj Paraqitja e “Zbritjes nga Kryqi” është një nga kulmet e ikonografisë së krishterë, një çast që përmbledh në vetvete tragjedinë e Golgotës dhe agimin e shpresës së Ringjalljes. Asnjë episod tjetër i Pasioneve të Krishtit nuk e bashkon kaq fuqishëm peshën e vdekjes me premtimin e jetës së re. Për këtë arsye, artistët e çdo epoke janë rikthyer vazhdimisht te kjo skenë…

Source

  •  

Jesse Owens, amerikani me ngjyrë, i cili me një fitore arriti që të rrëzonte në Berlin mitin e racës superiore

Nga Albert Vataj Plot 90 vite më parë, më 3 gusht 1936, në stadiumin monumental të Berlinit, aty ku regjimi nazist kishte ngritur një skenë gjigante për të glorifikuar ideologjinë e tij, historia mori një kthesë që as propaganda më e sofistikuar nuk mundi ta ndalte. Në zemër të Gjermanisë hitleriane, përballë tribunës ku ndodhej Adolf Hitleri, një djalosh afro-amerikan nga Shtetet e Bashkuara…

Source

  •  

Pjetër Gjoka, kolosi që ndërtoi një tempull shpirtëror në artin skenik shqiptarë

Nga Albert Vataj Nëse teatri shqiptar do të kishte një themel ndjenjash, zërash, figurash të përjetshme, në të do të ishte gdhendur emri i Pjetër Gjokës. Ai nuk ishte thjesht aktor, ishte vetë fryma e skenës, dishepull i artit dramatik, mjeshtër i fjalës, mimikës dhe thellësisë njerëzore. Ishte zëri që shkundte heshtjen, sytë që ndriçonin errësirën e skenës, dhe mendja që shtynte kufijtë e…

Source

  •  

Rama uron javë të mbarë nga Plazhi i Ranës së Hedhun, perla ku dunat takojnë detin

Një mëngjes vere nga Plazhi i Ranës së Hedhun, në Shëngjin, ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për t’u uruar shqiptarëve një javë të mbarë. Përmes një videokartoline që sjell atmosferën e qetë të pushimeve, ai përcjell jo vetëm një urim, por edhe një ftesë për të zbuluar një prej destinacioneve më të veçanta të bregdetit shqiptar. Rana e Hedhun, e njohur për dunat e saj spektakolare të rërës që…

Source

  •  

Vapa e vazhdueshme çon Hungarinë të përballet me një krizë energjetike të paprecedent

Për shkak të vapës së vazhdueshme Hungaria do të ndërpresë punën e centralit bërthamor të Paksit, i cili prodhon thuajse gjysmën e energjisë elektrike të vendit. Sipas fjalëve të kryeministrit Peter Magyar, popullsia e Hungarisë po përballet me një “krizë energjetike të paprecedentë”. Ai tha se kjo situatë mund të kapërcehet me sukses vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithëve.

Source

  •  

Kryeministri polak Tusk i kundërvihet dhunës antiukrainase

Në Poloni po forcohen ndjenjat antiukrainase. Sulmet ndaj refugjatëve të luftës nga Ukraina po shtohen. Kryeministri Donald Tusk i del përpara dhunës dhe paralajmëron për rrezikun rus. Kryeministri i Polonisë , Donald Tusk, këtë herë foli troç. „Kësaj dhune duhet t’i shpallim luftë, sepse banditët, huliganët dhe ekstremistët e dhunshëm po bëhen gjithnjë e më të fortë e më të pafytyrë…

Source

  •  

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 3 gusht 2026. Çfarë parashikojnë yjet për fatin tuaj?

Dashi Telefonatat ose dërgesat e pritura mund t’ju sjellin probleme. Mund të përfshiheni në lojëra të pafundme me telefonata dhe dërgesat mund të vijnë kur të jeni jashtë. Kjo mund të shmanget nëse jeni të përgatitur. Sigurohuni që të gjithë të dinë se çfarë prisni, në mënyrë që gjërat të ecin ashtu siç duhet. Demi Lidhu me njerëz që mendojnë në shkallë të gjerë. Nuk do të jetë e vështirë t’i…

Source

  •  

E ardhmja e Asllanit merr tjetër kthesë, Interi e përfshin në ofertën për mesfushorin që luan në Arabinë Saudite

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të marrë një kthesë të rëndësishme në këtë merkato. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është përfshirë në ofertën zyrtare që Interi i ka dërguar Al-Ittihad për transferimin e Moussa Diaby. Sipas raportimeve të “Ariyadhiah”, klubi zikaltër ka ofruar 18 milionë euro, ndërsa pjesë e marrëveshjes është edhe kartoni i Asllanit. Burimet bëjnë me dije se Al-Ittihad…

Source

  •  

Xhelal Sveçla konfirmon se u gjet varr tjetër masiv në Jabukë të Zubin Potokut

Pas gjetjes së mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin-Potokut, ku ende po vazhdojnë kërkimet dhe gjurmimet, sot, vetëm 10 kilometra më tutje, në fshatin Jabukë të po kësaj komune, u gjet edhe një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, konfirmoi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Falënderoj Policinë e Kosovës…

Source

  •  

Tronditet Kolumbia, kamioni bombë shpërthen pranë stacionit të policisë

Në një shpërthim jashtë një baze policore në Kolumbi, 11 oficerë policie u plagosën dhe qeveria e vendit fajësoi grupin më të madh rebel të mbetur për sulmin. Sulmi ndodhi në Cucuta, një qytet në kufirin midis Kolumbisë dhe Venezuelës, ku bandat e drogës dhe grupet rebele kanë luftuar prej kohësh për kontrollin e rrugëve të kontrabandës. Gjenerali William Rincón, drejtor i policisë kolumbiane…

Source

  •  

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë

Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër…

Source

  •  

Isabel Allende, shkrimtarja që e ka shndërruar kujtesën në atdhe, mërgimin në identitet dhe fjalën në strehën e shpirtit

Nga Albert Vataj Sot, në ditëlindjen e një prej zërave më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore, kujtojmë Isabel Allenden, shkrimtaren që e ka shndërruar kujtesën në atdhe, mërgimin në identitet dhe fjalën në strehën më të sigurt të shpirtit. Në universin e saj letrar, historia nuk është vetëm rrëfim, por një akt shpëtimi; kujtesa nuk është thjesht rikthim, por mënyra më e thellë për të mos…

Source

  •  

“Bulevardi i Shpresës”, mesazhi që protestuesit shkruan me shkronja të mëdha para Kryeministrisë

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët në ditën e 64 të protestës kanë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar atë me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas këtij mesazhi qytetarët e shumtë në numër nisën…

Source

  •  

“Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë”

Njëri pas tjetrit u ngjitën në foltoren e improvizuar të stacionimit të protestë protestës para Kryeministrisë, në të 64 ditë. Një qytetar pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë u ka bërë thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen tubimeve, duke paralajmëruar se vendimet politike që po merren sot do të kenë pasoja të rënda për të ardhmen e secilit. Duke iu referuar debatit të…

Source

  •  
❌