Viti artistik 2026 në teatrin “Skampa” ka nisur me energji krijuese dhe një sërë edicionesh të menduara për publikun elbasanas dhe më gjerë.
Drejtori artistik Kliton Kapaj rrëfen se sezoni i ri po ndërtohet mbi një program të kujdesshëm, ku bashkëjetojnë shfaqjet teatrore, aktivitetet muzikore dhe projektet edukuese. Aktualisht kanë nisur provat për komedinë “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, e cila do të shënojë edhe një nga premierat e para të vitit 2026.
E shkruar nga autori grek Yorgos Theodosiadis dhe me regji të Donard Hasanit, kjo vepër mbart një dramë të brendshme, duke trajtuar jetën e personave me aftësi të kufizuara, përpjekjet e tyre për të jetuar, dashuruar dhe punuar normalisht, si dhe nevojën e shoqërisë për t’i mbështetur e për t’i konsideruar pjesë të barabartë të saj. Historia e tre shokëve që jetojnë bashkë dhe bien në dashuri me të njëjtën vajzë, ngre pikëpyetje dhe sjell mesazhe të fuqishme sensibilizuese.
Në këtë produksion marrin pjesë aktorët Laert Vasili, Helidon Fino, Hervin Çuli dhe Atalanta Kërçyku, me skenografi të Fatbardh Markut.
Drejtori Kapaj thekson se ambicia mbetet që Teatri “Skampa” të vijojë të jetë një skenë e hapur, ku arti komunikon drejtpërdrejt me qytetin dhe ku çdo shfaqje ndërton një marrëdhënie të sinqertë me publikun.
Një nga kënaqësitë më të mëdha për drejtuesin e institucionit mbetet fakti se salla e teatrit është e mbushur pothuajse në çdo shfaqje. Edhe Teatri i Kukullave te Elbasanit ka njohur një audiencë shumë të gjerë që nga rihapja, duke u kthyer në një pikë referimi për fëmijët dhe familjet, pa reshtur asnjëherë aktivitetin e tij.
Teatri “Skampa” dhe Drejtoria e Artit dhe Kulturës, në varësi të Bashkisë Elbasan, vijojnë të luajnë një rol kyç në jetën kulturore të qytetit, duke mbështetur dhe promovuar artin skenik, muzikën dhe krijimtarinë artistike në të gjitha format e saj. A.K./et
Prokuroria ka nisur një hetim paraprak për të shqyrtuar përgjegjësitë e mundshme si të kompanisë, ashtu edhe të institucioneve dhe shërbimeve që u përfshinë në procesin e licencimit të fabrikës së biskotave Violanta, pas shpërthimit vdekjeprurës që i mori jetën pesë punonjësve.
Paralelisht, po dalin në dritë dokumente dhe leje që tregojnë mungesa dhe parregullsi ndër vite.
Sipas njoftimit të Shërbimit Zjarrfikës, shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e propanit në një tub që transportonte gazin nga rezervuarët drejt fabrikës.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, propani rrodhi në tokë duke e “ngopur” atë, çka solli grumbullimin e një sasie të madhe gazi në bodrumin e fabrikës. Aty u krijua një rezervuar i improvizuar gazi, i cili u ndez nga një shkëndijë që dyshohet se erdhi nga pompa e ujit.
Shkaqet e sakta të rrjedhjes në tubacione janë ende objekt hetimi. Një nga skenarët që po shqyrtohet është nëse dëmtimet janë shkaktuar verën e kaluar, kur zona ku kalojnë tubat u asfaltua dhe mbi të kaluan mjete të rënda.
Në dokumente të tjera që kanë dalë në dritë lidhur me fabrikën Violanta, evidentohet edhe një element tjetër kritik. Në vitin 2020, në një dokument të Rajonit të Thesalisë, theksohej se dy rezervuarët e propanit të fabrikës nuk ishin vendosur në vendin e duhur, fakt që tani po shqyrtohet në lidhje me rrethanat që çuan në tragjedi.
Hetimi paraprak i prokurorisë pritet të përqendrohet si në shkaqet teknike të shpërthimit, ashtu edhe në të gjitha lejet dhe kontrollet e kryera ndër vite, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive aty ku ato ekzistojnë. Po hetohet gjithashtu nëse kompania iu përmbajt udhëzimeve të dhëna dhe çfarë veprimesh pasuan.
Ndërkohë, sipas informacioneve që kanë dalë gjatë hetimit, bodrumi i fabrikës, i cili për shkak të rrjedhjes u shndërrua në një rezervuar të improvizuar propani, nuk kishte leje.
Këtë çështje e bëri publike nënkryetari i bashkisë së Trikalave, Giorgos Katavoutas, duke folur mëngjesin e sotëm për televizionin shtetëror ERT.
“Leja e parë e ndërtimit e vitit 2007, që është edhe e para e lëshuar, sipas asaj që ka deklaruar pronari, nuk përfshinte asnjë referencë për bodrumin, ndaj ai nuk figuron në lejen e ndërtimit të vitit 2007 të urbanistikës. Që atëherë janë lëshuar edhe shtatë leje të tjera, pra gjithsej tetë leje, por deri më sot mendoj se bodrumi nuk është deklaruar”, u shpreh ai./et
Aksidentet janë kthyer në një shqetësim për shqiptarët, ndërsa edhe pse vazhdimisht bëhet thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, numri i tyre duke se vjen në rritje.
Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, është shprehur se problemi duhet të shihet që në gjenezë, duke evidentuar problematikat me dhënien e lejeve të drejtimit dhe autoshkollat.
“Siguria rrugore duhet të kthehet në prioritet. Autoshkollat janë baza e sigurisë në rrugë. Në Shqipëri autoshkollat e pa formalizuara janë të barabarta me aksidente dhe me humbje jete. Kemi kërkuar formalizimin e tyre me programe mësimore të detajuara. Deklarohen te Tatimet me çmime qesharake, 50-60 mijë lekë të vjetra. Institucionet duhet të rreguklklojnë me ligj këtë aspekt.
Duhet të tregojmë kujdes në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor, ndërkohë që dua që edhe prindërit të kenë kujdes se kujt autoshkollave u drejtohen, shpesh ndodh të shkohet në autoshkolla të pa licencuara. E turpshme që në 2026 të deklarohen leje drejtimi me çmime qesharake dhe shteti të mos veprojë fare”, tha ai./et
Donald Trump shpalli një javë armëpushimi në Ukrainë, për shkak të të ftohtit. Volodymyr Zelensky shpreson natyrisht, por nuk e fsheh skepticizmin, i cili, për më tepër, ndahet edhe nga kryeqytetet kryesore evropiane. Gjatë vitit të fundit, presidenti amerikan e ka ndryshuar shumë herë qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit. Ndërkohë, udhëheqësi rus është shfaqur me fjalë i gatshëm për dialog, por në praktikë ka vazhduar bombardimet brutale mbi qytetet ukrainase.
Që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ai ka telefonuar shtatë herë “Vladimirin”. Telefonata e parë daton më 18 mars 2025. Dialogu në distancë u intensifikua gjatë pranverës dhe verës, me katër biseda të tjera, deri sa u arrit te takimi ballë për ballë në Anchorage, Alaska, më 15 gusht. Në gjashtë-shtatë muajt e parë të vitit, shefi i Shtëpisë së Bardhë alternoi hapje dhe afrime me shpërthime të papritura zemërimi. Siç dihet, gjatë fushatës elektorale, Trump kishte premtuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve.
Në fillim të mandatit të tij, ai iu drejtua menjëherë Moskës me një mesazh pajtues dhe, njëkohësisht, rriti në maksimum presionin mbi Zelenskyn. Më 28 shkurt, Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance poshtëruan mysafirin ukrainas në një takim dramatik dhe tronditës në Zyrën Ovale, përpara kamerave të gjithë botës. Përfshirë edhe ato ruse.
Megjithatë, Putini nuk i ngadalësoi operacionet ushtarake, duke shkaktuar irritim në Uashington. Më 24 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara shkroi në platformën e tij sociale «Truth»: “Vladimir, ndalo! Po vdesin 5 mijë ushtarë në javë”.
Dy ditë më vonë, më 26 prill, ndodhi ajo që dukej se mund të bëhej një ngjarje historike: takimi ballë për ballë mes Zelenskyt dhe Trumpit, ulur në dy karrige të vendosura në Bazilikën e Shën Pjetrit, ditën e funeralit të Papa Françeskut. U mendua se kishte ardhur momenti i kthesës: qeveria amerikane do ta vinte Putinin me shpatulla pas murit, duke e detyruar të negocionte. Por, edhe një herë tjetër, rusët u përgjigjën me raketa dhe bomba mbi Ukrainë. Trump reagoi me një tjetër postim në Truth.
“Putini nuk kishte asnjë arsye për të lëshuar raketa mbi civilë, mbi qytete dhe fshatra të Ukrainës, siç ka bërë ditët e fundit. Më vjen të mendoj se nuk dëshiron ta ndalë luftën, por thjesht po më mashtron dhe duhet të përballet në një mënyrë tjetër, përmes bankave ose sanksioneve dytësore? Shumë njerëz po vdesin!”,shkroi Trump.Linja e ashpër trumpiane rezistoi edhe rreth një muaj. Në fund të majit, Trump u shpreh kështu. “Putinit i ka ndodhur diçka, është çmendur plotësisht! Nëse dëshiron të pushtojë gjithë Ukrainën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë!”. Ndërkohë, megjithatë, ai i besoi të dërguarit të tij, Steve Uitkoff, detyrën për të rilidhur negociatat me Moskën. Diplomacitë e dy vendeve filluan të përgatisnin një sammit përfundimtar mes liderëve.Kështu erdhi momenti i së vërtetës, në mes të gushtit, në Alaskë. Mediat amerikane dhe evropiane, por mbi të gjitha kancelaritë e Kontinentit të Vjetër, mbetën të tronditura nga skenografia e samitit, një pritje miqësore, me tapet të kuq të gjatë.
Sot, duke pare faktet mund të thuhet se takimi nuk prodhoi asnjë rezultat. Trump u tërhoq në të gjitha frontet: hoqi dorë nga kërkesa për armëpushim dhe njoftoi se brenda pak ditësh do të mbahej një samit trepalësh mes rusëve, ukrainasve dhe amerikanëve. Ende po e presim.Që prej atij momenti, Shtëpia e Bardhë rifilloi të lëkundej, duke vënë në provë të fortë diplomacitë evropiane dhe qëndrueshmërinë nervore të Zelenskyt dhe të ukrainasve. Negociatat vazhdonin me vështirësi. Në nëntor u shfaq plani me 28 pika i përgatitur nga Witkoff dhe bashkëbiseduesit rusë. Ishte një skemë qartazi e anuar në favor të Moskës, edhe pse në një shtojcë. SHBA-të deklaronin se donin të ofronin «garanci sigurie për Kievin».
Zelensky u vu menjëherë në lëvizje dhe me mbështetjen e evropianëve arriti të paraqesë një dokument tjetër më të balancuar. Por pika kyçe mbetet ende sot: angazhimi amerikan për të kontribuar në mbrojtjen ushtarake të Ukrainës, pasi të arrihet paqja. Trump vazhdon të jetë i bindur se vetëm një tjetër samit me Putinin mund ta zgjidhë situatën. Vjeshtën e kaluar, për disa javë, u përfol për një takim në Hungari, por nuk u realizua. Tani lufta vazhdon, ashtu si edhe negociatat e drejtuara nga Uitkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit. Dhe ja ku jemi te episodi i fundit, i ditës së djeshme, e enjte 29 janar: kërkesa për një armëpushim për shkak të të ftohtit.
Banorë të fshatit Varibop në Bashkinë e Fierit janë ngritur në një protestë për të tërhequr vëmendjen e pushtetit lokal ndaj gjendjes së papranueshme, sipas tyre, që kanë lënë prej vitesh rrugën ku kalojnë të paktën 100 familje të kësaj zone.
Banorët kanë renditur vështirësitë që hasin çdo ditë edhe për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa e kanë cilësuar si të turpshme gjendjen e rrugës në vitin 2026.
Sakaq, sipas informacionit të marrë pranë Bashkisë së Fierit, sistemimi i këtij segmenti rrugor është planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa rikonstruksionit të plotë, sipas buirmeve, do t’i nënshtrohen të gjitha rrugët problematike të njësisë administrative ku ndodhet fshati Varibop.
Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK.
Siç mëson TCH rekursin e depozituar në gjykatën e lartë avokatët e funksionares së lartë kanë përdorur si armë mbrojtëse një vendim të gjykatës kushtetuese në të cilin gjykata tha se nuk mund të sekuestrohet telefoni pa një vendim gjykate.
Telefoni në fakt i përkiste Onejda Ymerit, e cila ditën që u thirr në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj iu bllokua dhe telefoni. Ky precedent është marrë si shembull nga mbrojtja e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, të dhënat për të cilën u përftuan nga telefoni i Ervis Berberit, që është bërë shkak për hapjen e disa fraksioneve hetimore një ndër to edhe tenderat ku Balluku ka marrë statusin e të pandehurës dhe mbahet në masën ndalim për të dalë jashtë vendit.
Me shpjegimin e tyre avokatët thonë se në respekt të gjykatës kushtetuese dhe precedentit Ymeraj, duhen cilësuar si të papërdorshme provat.
Në verën e 2025 gjykata i vendosi kufi SPAK për mënyrën si sekuestrohen telefonat, me arsyetimin se ju prek komunikimi i postës dhe komunikimeve elektronike.
Momenti I dytë që ndalen avokatët e Ballukut është arsyetimi se nuk ka asnjë rrezik që Belinda Balluku të arratiset nga Shqipëria dhe ndaj duhet hequr masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Si provë sillen tre udhëtimet mbas muajit tetor 2025 kur Belinda ishte thirrur për tu pyetur nga SPAK dhe ku ju komunikua akuzë . Një ndër këto udhëtime është edhe udhëtimi në Zvicër.
Por në pritje për një vendim nga gjykata kushtetuese dhe nga këshilli i mandateve, SPAK ka kryer sekuestro dhe këqyrje të shumta mes tyre edhe biznesmenësh të përmendur në tendera.
Derisa gjykata kushtetuese të japë vendim në themel për çështjen masa tjetër e gjykatës së posaçme, është pezulluar prej gjyqtarëve kushtetues që e kanë rikthyer në detyre./et
Sipas raportit vjetor 2025 të AMF, për periudhën janar–dhjetor 2025, i publikuar sot, SIGAL IG në tregjet jetë dhe jojetë të marra së bashku paguan 26.02% të dëmeve, me 20,444 përfitues konkretë përgjatë vitit.
Në sigurimet e jetës, kompania paguan 41.84% të dëmeve, ose 133,915,000 Lekë (afërsisht 1.39 milionë euro) nga 320,070,000 Lekë (afërsisht 3.31 milionë euro) të totalit të tregut.
Në sigurimet jojetës, SIGAL IG paguan 25.38% të dëmeve, ose 2,001,800,000 Lekë (afërsisht 20.7 milionë euro) nga 7,887,627,000 Lekë (afërsisht 81.6 milionë euro) të totalit të tregut me 8 operatorë.
Mbi 22.09 milionë euro dëme, ose përkatësisht 2,135,715,000 Lekë u paguan nga SIGAL IG përgjatë vitit 2025.
Në siguracionet e tjera:
SIGAL IG paguan 1,390,355,000 Lekë (afërsisht 14.38 milionë euro) dëme në sigurimet motorike, nga të cilat:
504,617,000 Lekë (afërsisht 5.22 milionë euro) në sigurimet e Kartonit Jeshil,
95,704,000 Lekë (afërsisht 0.99 milionë euro) në sigurimet kufitare,
388,169,000 Lekë (afërsisht 4.01 milionë euro) në sigurimet KASKO.
Kompania pagoi 41.98% të dëmeve totale të tregut në siguracionet e pronës nga fatkeqësitë natyrore, përkatësisht SIGAL IG pagoi 241,936,000 Lekë (afërsisht 2.50 milionë euro) për dëmet në pronë.
SIGAL IG pagoi 354,864,000 Lekë, 47.87% të totalit të tregut, për aksidente dhe shëndet.
SIGAL IG pagoi 70.9% të totalit të tregut, përkatësisht 215,150,000 Lekë për shëndetin në udhëtim.
SIGAL IG pagoi 306,959,000 Lekë, 46.52% dëme të tregut të paguara në sigurimin e sëmundjeve
Pagesa e shpejtë e dëmeve, brenda 14 ditëve pune nga dorëzimi i dokumentacionit, me korrektesë dhe përpikëri, sipas kontratave në fuqi dhe legjislacionit, mbetet filozofi e punës së kompanisë.
Përllogaritja e dëmeve bëhet sipas legjislacioni dhe një rregulloreje të qartë dhe kompania nuk ka deri më tani asnjë ankesë zyrtare, as në zyrat e kompanisë dhe as në Byronë e Ankesave pranë AMF, për mënyrën e trajtimit apo përllogaritjes së dëmit, ca më pak për refuzim pagesash të tyre.
Mercedes-i i ri S-Class ofron luks të pakrahasueshëm për pasagjerët e pasmë, duke e bërë vendin e tyre “të preferuarin” në çdo udhëtim.
Ky sedan i zhvilluar së fundmi sjell përvoja të klasit të parë me ulëse masazhi që rregullohen, ekrane të mëdha 13-inç për argëtim, frigorifer për të mbajtur shampanjën të ftohtë dhe rrip mbrojtës të ngrohur për rehati maksimale.
Një telekomandë e largët mund të kontrollojë gjithçka me një shtypje, ndërsa tryezat të stilit ajror dhe mbajtësit e gotave me temperaturë të kontrolluar krijojnë hapësirë të rehatshme për punë. Mercedes ka integruar gjithashtu një aplikacion të përmirësuar për Teams Meetings dhe kamera të brendshme për thirrje në zyrë gjatë lëvizjes.
Për një udhëtim sa më të butë, S-Class përdor një superkompjuter të ftohur me ujë, që komunikon automatikisht me automjetet e tjera për të marrë të dhëna në kohë reale mbi kushtet e rrugës dhe prania e gropave apo pengesave. Suspensioni AIRMATIC rregullohet automatikisht për të minimizuar dridhjet, duke e bërë çdo gotë kafeje të sigurt edhe në rrugë të shkatërruara.
Ulëset e përparme mund të lëvizin automatikisht për më shumë hapësirë, ndërsa mbështetëset për këmbët shfaqen për rehati gjatë udhëtimeve të gjata.
Pasagjerët e përparëm gjithashtu përfitojnë nga Supercreen, një ekran i madh që mbulon të gjithë panelin e instrumenteve, me akses në aplikacione dhe shërbime si Disney+.
Mercedes-i i ri është i mbushur me kamera dhe sensorë për sigurinë e biçiklistëve dhe këmbësorëve, ndërsa funksioni Evasive Steering Function Plus mund të shmangë automatikisht objektet ose automjetet për të parandaluar aksidentet.
Dritat e reja DIGITAL LIGHT me teknologji mikro-LED ofrojnë një fushë ndriçimi rreth 40% më të madhe dhe makina mund të parkohet vetë, të kontrollohet me komandë zanore dhe ka integrim të plotë me Google Maps falë teknologjisë së përparuara nga Gemini dhe ChatGPT.
S-Class vjen me një gamë të gjerë motorësh të elektrifikuar – nga V8 dhe gjashtëcilindrikë benzinë dhe dizel deri te hibridet plug-in – për të ruajtur butësinë karakteristike të këtij modeli. Jashtë, makina tërheq vëmendjen me grillin frontal 20% më të madh dhe yllin e Mercedes-it në kapak, që ndriçon natën.
Programi MANUFAKTUR Made to Measure lejon klientët të krijojnë një S-Class unik me mbi 150 ngjyra boje dhe më shumë se 400 kombinime të brendshme. Çmimet fillojnë nga mbi £100,000.
Ola Källenius, Kryetar i Bordit të Menaxhimit, tha:
“Po festojmë 140 vjet Mercedes-Benz dhe 140 vjet inovacion dhe ekselencë. Asnjë makinë nuk përfaqëson më mirë këtë trashëgimi sesa S-Class. Inxhinieri brilante, rehati e lehtë, besim i qetë, dizajn i përjetshëm. Kjo është ajo që ylli i Mercedes-it simbolizon – dhe kjo është ajo që S-Class ofron.”
Gorden Wagener, Drejtor i Dizajnit, shtoi:
“S-Class ka vendosur gjithmonë standardin e ekselencës automobilistike. Bashkon elegancën e përjetshme me inovacionin e së ardhmes dhe përcakton sërish veten si një ikonë.”
Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani ndodhet prej 11 ditësh i shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Burime thonë se gjendja e tij shëndetësore ka shënuar një përmirësim të lehtë nga dita në ditë, por ende nuk është i vetëdijshëm dhe ndodhet nën monitorim të stafit mjekësor në reanimacion.
Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale.
Edmond Llabani u komandua më 15 janar në krye të burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të drejtorit Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes të Altin Ndocit./K.M
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro. Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro.
Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.
Nr. Emërtimi i Partisë Politike Fondi në Euro
1 Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 1,720,377 €
2 Partia Demokratike (PD) 841,059 €
3 Partia e Lirisë (PL) 113,809 €
4 Partia Socialdemokrate Shqiptare (PSD) 106,986 €
5 Partia Mundësia (MUNDËSIA) 88,884 €
6 Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB) 74,363 €
7 Lëvizja Bashkë (BASHKË) 65,520 €
8 Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 60,042 €
9 Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 60,042 €
10 Partia Republikane Shqiptare (PR) 60,042 €
11 Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA 60,042 €
12 Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK) 60,042 €
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të premten, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend. Kjo është hera e dytë që ato votojnë […]
Aksidentet janë kthyer në një shqetësim për shqiptarët, ndërsa edhe pse vazhdimisht bëhet thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, numri i tyre duke se vjen në rritje. Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, është shprehur se problemi duhet të shihet që në gjenezë, duke evidentuar problematikat […]
Ditën e martë, më 3 shkurt, mbahet seanca e radhës parlamentare. Në bazë të urdhrit të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, 14 pika janë në Rendin Ditës. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës […]
Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK. rekursin e depozituar në gjykatën e lartë avokatët e funksionares së lartë kanë përdorur si armë mbrojtëse një vendim të gjykatës kushtetuese në të cilin gjykata tha se nuk mund të sekuestrohet telefoni pa një vendim gjykate. Telefoni në […]
Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja në vend, janë pajisur 7 klasa me bazën e nevojshme materiale, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë […]
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, […]
Arrestohet në Turqi, vëllai i Visit të Pojes. vëllai i këtij personazhi të krimit, Bledar Doçi, ishte në kërkim për trafik droge. Mësohet se Doçi është shpallur në kërkim për llogari të shtetit italian, për pjesëmarrje në grup kriminal të trafikimi të drogës. Sakaq, i vëllai, pjesë e grupit të Troplinëve, i njohur si ‘Visi […]
TIRANË- Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH-së kanë bastisur ambientet e kompanisë farmaceutike ‘Evita’ sh.p.k, e biznesmenit Klodian Allajbeut. Kontrollet janë ushtruar me urdhër të prokurores Dorina Bejko, por ende nuk dihet se për çfarë çështje bëhet fjalë. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe […]
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025.
Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.
Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.
Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten para mediave se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në botë kudo ku ka nevojë, teksa e ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e presidentit amerikan, Donald Trump në kuadër të planit për të rindërtuar Gazën e shkatërruar nga lufta.
Përmes këtij bordi, Shtetet e Bashkuara synojnë zgjidhjen e konflikteve globale.
Duke folur për herë të parë për Bordin e Paqes, Kurti ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në të është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën, duke nisur me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kurti i është referuar pjesëmarrjes së FSK-së në një konferencë të organizuar në dhjetor të vitit 2025 në Doha të Katarit nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Prandaj kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Sipas tij, njëra prej arsyeve pse Kosova merr pjesë në iniciativa të tilla është për shkak se edhe ajo vetë ka qenë përfituese e paqes përmes ndërhyrjes së forcave ndërkombëtare.
“Sa i përket Gazës, ju e dini që ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si Qeveri dhe ky është proces i cili do të vazhdojë edhe në vijim”.
Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës, në prezencë të presidentit Trump. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.
Ky mekanizëm do të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.
Në këtë video shpjegojmë më shumë për Bordin.
Profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Gëzim Visoka, i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord, mund t’i sjellë vendit përfitime të rëndësishme në politikën e jashtme, pavarësisht kostove të mundshme.
Sipas tij për sa kohë Kosova mbetet jashtë organizatave të mëdha ndërkombëtare si NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nisma të tilla mund t’i shërbejnë forcimit të pozicionit të saj diplomatik.
“Kjo platformë mund t’i ofrojë Kosovës një hapësirë për lobim dhe për të kërkuar njohje të reja nga shtete si Maroku apo vende të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën…Deri më tani, sistemi i OKB-së nuk i ka ofruar Kosovës barazi, qasje të duhur, nuk ka qenë në shërbim të së drejtës së Kosovës për vetëvendosje, për anëtarësim në sistemin ndërkombëtar dhe për njohje ndërkombëtare. Në një farë mënyre, kjo është edhe një protestë ndaj rendit të OKB-së, i cili ka përfunduar duke u bërë vegël e fuqive të mëdha”, ka thënë mes tjerash ai.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi vrau mbi 1.200 njerëz në Izrael dhe mori qindra pengje.
Sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë shkaktuan mijëra të vrarë, krizë urie dhe dëme të mëdha infrastrukturore.