Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

Hlozek për Rashicën

26 January 2026 at 17:44

Nga Gazeta “Si” – Kjo është tratativa që po zhvillohet mes Hoffenheim në Bundesliga dhe Besiktas në Superlig.

Interesimi nuk është i ri për mesfushorin dardan, por këtë herë gjermanët duan vërtetë të rrisin koloninë verdheblu në Sinsheim.

Për ta përshpejtuar dhe mbyllur tratativën brendaj fundit të Janarit, Hoffenheim ofron Adam Hlozek si pjesë të marrëveshjes.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Rashica do të kthehej në Gjermani, ku më parë ka luajtur me Werder Bremen.

Në 87 ndeshje mes 2018 dhe 2021, ai shënoi 21 gola për të gjelbërit.

Ndërsa tek Hoffenheim që mund të bëhet skuadra e 7 në karrierën e tij, Rashica do të bashkohej me Hajdarin, Avdullahun dhe Asllanin që janë titullarë të padiskutueshëm në Sinsheim.

The post Hlozek për Rashicën appeared first on Gazeta Si.

‘Bulls’ nderojnë Derrick Rose, Chicago tërheq Nr. 1 (Video)

26 January 2026 at 13:52

Nga Gazeta “Si” – Një hero i qytetit të lindjes, dashuria e përjetshme e një qyteti dhe një trashëgimi e vulosur në “United Center”.

Fanella e Derrick Rose me numrin 1 u ngrit në tavan gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e ish-shokëve të skuadrës dhe figura të shquara të Bulls.

Fanella e tij do të qëndroj përkrah atyre legjendare si numri 23 i Michael Jordan dhe numri 33 i Scottie Pippen.

Rose ishte një sensacion në Çikago dhe në gjithë Botën e basketbollit që në momentin kur shkeli për herë të parë parketin e “United Center” si “rookie” i Bulls.

Loja e tij binte menjëherë në sy. Kombinimi i shpejtësisë, aftësive, atletizmit, eksplozivitetit dhe guximit e bëri atë një idhull të tifozëve që nga dita e parë.

Gara për çmimin “Rookie of the Year” nuk ishte aspak e ngushtë. Rose mori 111 nga 120 votat për vendin e parë nga paneli i mediave, pasi shënoi mesatarisht 16.8 pikë, dha 6.3 asist dhe mori 3.9 topa nga tabela në 81 ndeshje.

Nuk pati vazhdimësi me çmimin “Sophomore” për Rose, i cili kaloi nga “Rookie of the Year” në vitin 2009 në “NBA All-Star” në vitin 2010, duke dhuruar edhe një tjetër moment ikonë të gdhendur në kujtesën e tifozëve të Bulls anembanë Botës.

Më 3 Maj 2011, Rose hyri në histori duke u bërë lojtari më i ri që fiton çmimin “Most Valuable Player” në NBA, vetëm 22 vjeç – një rekord që më parë mbahej nga Wes Unseld, 23 vjeç, në vitin 1969.

Derrick Rose e fitoi bindshëm çmimin, duke marrë 113 nga 120 votat për vendin e parë.

Edhe pse kujtimet do të zgjasin përgjithmonë, koha e Rose te Chicago nuk ishte e tillë.

Pas eliminimit në ½ finalet e Konferencës së Lindjes në vitin 2015, Bulls nuk u kualifikuan në play-off në 2016.

Pas atij sezoni, Rose u transferua te New York Knicks, duke vazhduar pjesën e dytë të karrierës me Knicks, Cavaliers, Timberwolves, Pistons dhe Grizzlies.

Disa muaj pasi zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli më 26 Shtator 2024, Bulls organizuan “Derrick Rose Night” në “United Center” më 4 Janar 2025.

Fanella me numrin 1 e Rose i shtohet numrit 23 (Michael Jordan), numrit 33 (Scottie Pippen), numrit 5 (Bob Love) dhe numrit 4 (Jerry Sloan).

  • Karriera e Derrick Rose:
    NBA Most Valuable Player: 2011
    NBA All-Star Selection: 2010, 2011, 2012
    All-NBA First Team: 2011
    NBA Rookie of the Year: 2009
    NBA All-Rookie First Team: 2009
    Skills Challenge Champion: 2009
    Conference Rookie of the Month: Nëntor-Dhjetor 2009, Mars 2010
    Conference Player of the Month: Prill 2010, Mars 2011

The post ‘Bulls’ nderojnë Derrick Rose, Chicago tërheq Nr. 1 (Video) appeared first on Gazeta Si.

‘MotoGP 2026’ – Trackhouse dhe Yamaha prezantojnë motorrët e rinj (Galeri)

26 January 2026 at 13:44

Nga Gazeta “Si” – Skuadra amerikane “Trackhouse”, zbuloi dy dizajne të reja për sezonin 2026 në “MotoGP”.

Njëri është i vetë ekipit, i përditësuar për sezonin e ardhshëm, ndërsa tjetra është ikona e partnerit “Gulf”.

Raul Fernandez dhe Ai Ogura do të pilotojnë motorrët “Trackhouse Aprilia RS-GP26” në startin e sezonit në Tajlandë.

Dizajni i “Trackhouse” ruan ngjyrat karakteristike të ekipit, të frymëzuara nga paleta bazë blu, e zezë dhe e verdhë flu e “Trackhouse Racing”.

Ndërkohë, ngjyrat e Gulf do të shfaqen në pistë në Tajlandë dhe më pas sërish në raundin e dytë në Brazil.

Ato do të rikthehen në “Çmimin e Madh të Italisë” në Mugello, atje ku skuadra arriti podiumin e parë në “Sprint”.

“Monster Energy Yamaha MotoGP” u bë skuadra e rradhës që prezantoi Indonezi, motorrët për sezonin e ri.

Event që shënoi fillimin e epokës “V4” për Yamaha-n që përgatitet ta përdorë projektin këtë sezon.

Prezantimi solli skemën e rifreskuar të ngjyrave dhe ekspozoi “YZR-M1” tërësisht të ridizajnuar.

Pamja e re ruan karakteristikën e kamuflazhit, përditësuar me më shumë blu dhe të bardhë – gati për të dalë në pistë në duart e Fabio Quartararo-s dhe Alex Rins.

The post ‘MotoGP 2026’ – Trackhouse dhe Yamaha prezantojnë motorrët e rinj (Galeri) appeared first on Gazeta Si.

Gati për Olimpiadën dimërore – Mbretërisha Shiffrin fitoi ‘Globin’ e 9-të në Slalom

26 January 2026 at 13:37

Nga Gazeta “Si” – Mikaela Shiffrin (SHBA/Atomic) po garon në një “planet” tjetër krahasuar me rivalet në Slalomin për femra.

Në Spindleruv Mlyn të Çekisë, ajo siguroi të rradhës “Glob të Kristaltë” në Kupën e Botës.

Shiffrin ka 108 fitore në karrierë në Kupën e Botës. Asaj i mjaftonte vetëm vendi i shtatë për ta fituar “Globin” për herë të 9-të në karrierën e saj.

Këtë sezon ajo ka 7-të fitore dhe një vend të 2-të në Slalom: beteja e radhës në kalendar tani është për medaljen e Artë në Lojërat Olimpike dimërore “Milano-Cortina 2026”.

The post Gati për Olimpiadën dimërore – Mbretërisha Shiffrin fitoi ‘Globin’ e 9-të në Slalom appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 25 January 2026Main stream

Roma vs. Milan – ‘Rivaliteti i përjetshëm’

25 January 2026 at 14:56

Nga Gazeta “Si” – Dy nga katër skuadrat më të mira të Italisë do të përballen në “Stadio Olimpico” kur Roma të presë Milanin në “Serie A”.

Pak pasi Napoli të ketë mbyllur sfidën ndaj Juventusit në Torino, “Qyteti i Përjetshëm” do të presë përballjen e dytë madhore të një fundjave spektakolare.

Ndërsa Roma (+15) dhe Milan (+12) kanë përmirësuar ndjeshëm numrin e pikëve në këtë fazë krahasuar me sezonin e kaluar.

Verdhekuqtë do të luftojnë edhe kundër historisë së afërt, pasi kanë humbur 9 nga 16 sfidat e fundit në kampionat – përfshirë edhe atë të luajtur në Nëntor.

Tre fitore rradhazi mbajnë gjallë shpresat e Romës për “Scudetto-n”, ndërsa Milan i vendit të dytë është shumë pranë kreut.

Së fundmi, kryeqytetasit mposhtën bindshëm Torino-n, që vetëm pak ditë më parë i kishte eliminuar nga Kupa e Italisë.

Milan humbi përballjen e fundit me Romën në “Stadio Olimpico”, 3-1 Majin e kaluar.

Prej javës së dytë e këtij sezoni, skuadra e Max Allegrit është e pamposhtur në 20 ndeshje radhazi në elitë dhe vetëm Bayern Munchen ka një seri më të mirë mes pesë kampionateve kryesore të Evropës.

  • Formacionet e mundshme

Roma: Svilar; Mancini, Ndicka, Ghilardi; Celik, Cristante, Kone, Wesley; Soule, Dybala; Malen
Trainer – Gian Piero Gasperini

Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao
Trainer – Max Allegri

The post Roma vs. Milan – ‘Rivaliteti i përjetshëm’ appeared first on Gazeta Si.

Përplasja e Titanëve në Apenine

25 January 2026 at 08:55

Nga Gazeta “Si” – Java e 22-të në “Serie A” sjell një përballje peshash të rënda, mes Juventusit dhe Napolit, dy skuadra që luftojnë për kualifikimin në Champions League dhe për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

Do të jetë një rivalitet sportiv mes dy ekipeve apo një ndërthurje e së tashmes së protagonistëve me të kaluarën e tyre. 

Ndeshje vendimtare për pikë shumë të rëndësishme mes skuadrash që kanë një objektiv minimal të përbashkët, kualifikimin në “Champions League 26/27”.

Pa lënë pas ambiciet për titullin kampion në gadishull. Kush ndalet, është pothuajse i humbur, duke pasur parasysh edhe sfidën direkte mes Romës dhe Milanit.

Në “Allianz Stadium” në Torino, sytë do të jenë nga Antonio Conte, trajneri i kampionëve të Italisë, që rikthehet në atë që dikur ishte shtëpia e tij.

Skuadrat vijnë nga angazhime evropiane që kanë lënë pasoja fizike dhe psikologjike. 

Trajneri i të kaltërve mbështetet te emrat e zakonshëm, nga McTominay te Højlund e deri te kapiteni Di Lorenzo. 

Te Juventus, Spalletti mund të konfirmojë bllokun e lojtarëve që mposhti Mourinho-n. Yildiz dhe McKennie janë të sigurt për konfirmim, ndërsa në sulm David mund të preferohet ndaj Openda-s.

  • Formacionet e mundshme

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Thuram, Locatelli; Conceicao, McKennie, Yildiz; David.
Trainer – Luciano Spalletti 

Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Buongiorno, Juan Jesus; Di Lorenzo, McTominay, Lobotka, Gutierrez; Vergara, Elmas; Hojlund
Trainer – Antonio Conte

The post Përplasja e Titanëve në Apenine appeared first on Gazeta Si.

Klasikja e ‘Premier League’ në Londër

25 January 2026 at 08:49

Nga Gazeta “Si” – Pas katër transfertave rradhazi dhe të suksesshme në të gjitha kompeticionet, Arsenal kthehet në “Emirates Stadium”, përballë rivalëve të vjetër, Manchester United.

Skuadra e fundit që ka fituar 5 ndeshje rradhazi në kampionat kundër Manchester United ishte West Bromwich Albion, mes viteve 1976 dhe 1980.

United nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit të “Premier League” kundër Arsenal.

Topcinjtë janë të pamposhtur në “Emirates Stadium” këtë sezon, në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet kanë shënuar 38 gola dhe pësuar vetëm 7.

Vendasit kanë si objektiv të pestin sukses të dyfishtë sezonal në “Premier League” ndaj “Red Devils”.

Man United nuk ka fituar në 3 transfertat e fundit në kampionat dhe, pas fitores 2-1 ndaj Crystal Palace në Nëntor, mund të fitojë dy ndeshje radhazi në Londër për herë të parë që nga Tetori 2021.

Mikel Arteta ka fituar 67% të 12 ndeshjeve të tij në Premier League kundër Manchester United, përqindja më e lartë e fitoreve për çdo trajner që është përballur të paktën 5 herë me ta.

Fitorja e vetme e Michael Carrick në “Premier League” gjatë periudhës së mëparshme në stolin United ishte pikërisht kundër Arsenal, 3-2 në “Old Trafford” në Dhjetor 2021.

Secili nga 11 golat e fundit të vendasve në “Premier League” në “Emirates Stadium” është shënuar nga lojtarë të ndryshëm, përfshirë 3 autogola.

Declan Rice ka shënuar 2 dhe asistuar 1 në 3 nga 5 ndeshjet në “Premier League” kundër Man United si “Gunners”.

Bruno Fernandes ka krijuar më shumë raste se kushdo tjetër në “Premier League” këtë sezon (62), ndërsa ka edhe më shumë asist (9). 

Ai renditet i pari për raste të krijuara si nga loja (40) si edhe nga goditjet standarte (22).

  • Formacionet e mundshme

Arsenal: David Raya, Ben White, William Saliba, Gabriel Magalhães, Jurrien Timber, Martín Zubimendi, Declan Rice, Martin Ødegaard, Bukayo Saka, Gabriel Martinelli, Viktor Gyökeres.
Menaxher: Mikel Arteta

Manchester United: Senne Lammens, Diogo Dalot, Harry Maguire, Lisandro Martínez, Luke Shaw, Casemiro, Kobbie Mainoo, Amad Diallo, Bruno Fernandes, Patrick Dorgu, Bryan Mbeumo.
Trainer: Michael Carrick

The post Klasikja e ‘Premier League’ në Londër appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Colturi, e 12-ta në Slalomin Gjigand

24 January 2026 at 19:19

Nga Gazeta “Si” – Në pritje të garës së Slalom-it, të dielën, Lara Colturi u rendit e 12-ta në atë të Slalom-it Gjigand.

Zbritja e parë në Cerna Svaty Petr të Çekisë, rezultoi larg pritshmërive, në vendin e 21.

Në të dytën Colturi, u përmirësua duke e mbyllur garë në vendin e 12.

Në klasifikimin e përgjithshëm, skiatorja shqiptare, renditet në vendin e 10, me 467 pikë.

The post Colturi, e 12-ta në Slalomin Gjigand appeared first on Gazeta Si.

Veteranët shkruajnë historinë në ‘Australian Open 2026’

24 January 2026 at 17:08

Nga Gazeta “Si” – Ndërsa një veteran zgjati qëndrimin në Melbourne, një tjetër i tha lamtumirë turneut australian.

Stan Wawrinka, që luajti të fundit “Australian Open” përpara se të tërhiqet nga tenisi në fund të vitit 2026, u mposht në 4 sete nga amerikani Taylor Fritz.

Zvicerani Wawrinka (fitues i vitit 2014) kaloi pothuajse 8 orë në fushë në dy ndeshjet e para.

Ai u bë tenisti i parë 40 vjeç ose më shumë që arrin raundin e tretë në një Grand Slami pas 48 vitesh.

Ndeshje të fituara me 5 sete në “Grand Slam”

Gjithashtu Wawrinka është tenisti me më shumë fitore me 5 sete në turnetë Grand Slam (49) duke lënë pas Federer (48) dhe Djokovic (47)

Ndërkohë Novak Djokovic shkroi historinë në “Australian Open”, ku u bë lojtari i parë në histori që arrin 400 fitore në turnetë “Grand Slam”. 

Serbi 38-vjeçar që e ka fituar 10 herë turneun australian mundi pastër në sete rivalin, Botic van de Zandschulp.

Djokovic ka 31 fitore më shumë se Roger Federer, në vendin e dytë me 369 suksese në “Grand Slam”

Kjo fitore kishte një tjetër domethënie të veçantë në Melbourne, ku Djokovic barazoi rekordin e Federer me 102 në “Australian Open”. 

Fitore në “Australian Open” dhe më shumë pjesëmarrje në raundin e 4 në turnetë “Grand Slam”

Udhëtimi i Djokovic në “Grand Slam”, nisi më shumë se 20 vite më parë, kur ai arriti fitoren e parë ndaj Robby Ginepri-t në “Roland Garros 2005”.

  • 10 tenistët që kanë fituar më shumë në “Grand Slam”
    Novak Djokovic – 400 fitore/ 55 humbje
    Roger Federer – 369/60
    Rafael Nadal – 314/44
    Jimmy Connors – 233/49
    Andre Agassi – 224/53
    Ivan Lendl – 222/49
    Pete Sampras – 203/38Andy Murray – 200/ 57
    Stefan Edberg – 178/ 47
    John McEnroe – 167/ 38

The post Veteranët shkruajnë historinë në ‘Australian Open 2026’ appeared first on Gazeta Si.

Kategoria e parë, atje ku kryesuesit vizitojnë ndjekësit

24 January 2026 at 09:01

Nga Gazeta “Si” – Mesdita në fundjavë përket javës së 19 në Kategorinë e parë. Pesë ndeshje luhen sot orën 13:30…

  • Korabi – Iliria
  • Kastrioti – Pogradeci
  • Besa – Skënderbeu
  • AF Luftëtari – Kukësi
  • Burreli – KF Laçi 

Bien në sy transfertat e skuadrave kryesuese që ndahen nga 8 pikë mes tyre. Skënderbeu udhëton drejt Besës së rilindur me Maganin.

Lacin e pret Burreli dhe Pogradecin e pret Kastrioti. E thënë ndryshe, e skuadrat e para, vizitojnë 3 rivalët ndjekës nga vendet 4-6.

Kuadri i kësaj jave mbyllet nesër:

  • Apolonia – Lushnja 

Derbi i Myzeqesë i gjen vendas dhe miq të ndarë nga 3 pikë mes tyre dhe fierakët më lart në klasifikim se lushnjarët.

The post Kategoria e parë, atje ku kryesuesit vizitojnë ndjekësit appeared first on Gazeta Si.

Kush vazhdon më tej në ‘UEFA Europa League’

24 January 2026 at 08:49

Nga Gazeta “Si” – Nëntëmbëdhjetë skuadra kanë siguruar një vend në fazën e 1/16-ave ose në play-off’in e “UEFA Europa League 2025/26”.

Bologna, Braga, Celta Vigo, Crvena Zvezda, Fenerbahçe, Genk, Nottingham Forest, Panathinaikos, PAOK, Porto, Roma, Stuttgart dhe Viktoria Plzeň siguruan kualifikimin në fazën KO pas javës së 7-të.

Ndërsa Aston Villa dhe Lyon – kanë siguruar kualifikimin direkt për në fazën e 1/16-ave. Ky binom cimentoi vendin përkatës bashkë me Ferencváros, Freiburg, Midtjylland dhe Real Betis pas javës së 6-të.

Tetë skuadrat e para në fazën e Ligës kualifikohen direkt në 1/16-at; skuadrat që përfundojnë nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-off nga ku fituesit do të kalojnë mes 16 më të mirëve.

  • Të konfirmuara në rnd e 1/16
    Aston Villa (ENG), Lyon (FRA)

Të konfirmuara në rnd e 1/16 ose në play-off
Bologna (ITA), Braga (POR), Celta Vigo (ESP), Crvena Zvezda (SRB), Fenerbahçe (TUR), Ferencváros (HUN), Freiburg (GER), Genk (BEL), Midtjylland (DEN), Nottingham Forest (ENG), Panathinaikos (GRE), PAOK (GRE), Porto (POR), Real Betis (ESP), Roma (ITA), Stuttgart (GER), Viktoria Plzeň (CZE)

  • Faza KO në “UEFA Europa League
    KO play-off: 19 & 26 Shkurt 2026
    Rnd i 1/16: 12 & 19 Mars 2026
    ¼ finale: 9 & 16 Prill 2026
    ½ finale: 30 Prill & 7 Maj 2026
    Finale: 20 Maj 2026 (Stamboll)

The post Kush vazhdon më tej në ‘UEFA Europa League’ appeared first on Gazeta Si.

Anis Mehmeti riniset nga Ipswich Town

23 January 2026 at 16:58

Nga Gazeta “Si” – Tre ditë më parë e paralajmëruam dhe sot Ipswich Town zyrtarizoi  transferimin e Anis Mehmetit nga Bristol City.

Mendohet se për shqiptarin janë paguar fillimisht 3 milionë paundë.

Mehmeti, i lindur në Londër dhe lojtar i Kombëtares shqiptare, ka shënuar 9 gola në 31 ndeshje për “Robins” këtë sezon.

Ai u aktivizua në barazimin 1-1 mes dy skuadrave në “Ashton Gate” në Shtator, si dhe në fitoren 2-0 të “Tractor Boys” në ndeshjen e kthimit, këtë javë.

Anis Mehmeti ishte golashënuesi më i mirë i City-t, sezonin e kaluar me 12 gola dhe mori një ofertë rinovimi në Tetor.

“Të gjithë e dinë se ambicia është të rikthehemi në Premier League dhe unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën që ta arrijë këtë” – tha Mehmeti për faqen zyrtare të Ipswich pas firmosjes së kontratës deri në verën e vitit 2029.

Ai është përforcimi i parë i Ipswich, skuadër që renditet e 3-ta në Championship, pasi fitoi 4 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Kieran McKenna – dhe lojtari i 4-rt që u largua nga Bristol City këtë javë.

  • Karriera e Anis Mehmetit në ishull
    2019-2020 Woodford Town, 11 ndeshje, 1 gol
    2020-2023 Wycombe Wanderers, 88 ndeshje, 19 gola
    2023-2026 Bristol City, 125 ndeshje, 25 gola
    2026-2029 Ipswich Town

The post Anis Mehmeti riniset nga Ipswich Town appeared first on Gazeta Si.

60 minuta nga Ferrari te Alpine (Galeri & Video)

23 January 2026 at 16:40

Nga Gazeta “Si” – Ferrari prezantoi makinën e re për vitin 2026 në Formula 1.

E ndërtuar sipas rregullave tëreja, “SF-26” do të pilotohet nga Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, ndërsa Fred Vasseur ruan pozicionin e “Team Principal”.

Ferrari shpreson që kjo makinë t’i japë fund mungesës së titujve, prej gati dy dekadash.

Në vitin 2008 fitoi titullin e Konstruktorëve – ndërsa viti 2007 ishte i fundit për titullin e pilotëve kur në bord ishte Kimi Räikkönen.

Pas prezantimit që u bë në selinë e Maranello-s, Ferrari do të udhëtojë drejt Spanjës për “shakedown”-in e Barcelonës javën e ardhshme.

Një orë pas “Scuderisë” ishte rivalja “Alpine” që prezantoi makinën e saj të F 1 për vitin 2026. 

“A526” ishte fjala kryesore gjatë eventit në Barcelonë, përpara “shakedown-it” të javës së ardhshme.

Ekipi me seli në Enstone vazhdoi në traditën e ngjyrave karakteristike, blu dhe rozë.

Pierre Gasly dhe Franco Colapinto janë dy pilotët e këtij sezoni, ndërsa struktura drejtuese përfshin Drejtorin Menaxhues, Steve Nielsen dhe Këshilltarin Ekzekutiv, Flavio Briatore.

Alpine shpreson të bëjë hapa përpara pas një sezoni të vështirë, në të cilin u rendit e fundit për Konstruktorë, me vetëm 22 pikë, 48 më pak se rivali më i afërt, Kick Sauber.

The post 60 minuta nga Ferrari te Alpine (Galeri & Video) appeared first on Gazeta Si.

Superiorja në shenjën e klasikeve në Shkodër dhe kryeqytet

23 January 2026 at 11:44

Nga Gazeta “Si” – Java e 21 në Kategorinë Superiore, ndahet mes të shtunës (3 ndeshje) dhe të dielës (dy ndeshje). Sipari ngrihet në mesditë në orën 13:30…

  • Bylis vs Egnatia
  • Tirana vs Flamurtari

Në Ballsh diferencat janë 20 pikë mes vendasve dhe miqve.

Kampionët në fuqi kërkojnë shkëputjen dhe për këtë duan të nisen nga kjo fundjavë.

Në kryeqytet vijnë kuqezinjtë nga Vlora që përballë bardhebluve do të luajnë për qëndrim mes më të mirëve.

Kohët kur këto skuadra luanin për titull duken të largëta, ndërsa aktualisht, të dyja bashkë kanë 6 pikë më pak se Egnatia. E shtuna mbyllet pasdite në orën 16:30…

  • Vllaznia vs Partizani

Një Klasike në “Loro Boriçi” ku kuqeblutë e Martinit do të provojnë të ruajnë distancën me kreun.

Partizani ka pësuar një shndërrim total nën drejtimin e Kërnajës që provon të befasojë në djepin e futbollit dhe të ngushtojë distancën me “BIG4”. E diela starton në 13:30 në “Niko Dovana” në Durrës:

  • Teuta vs Vora

Përkatësisht në vendet 6 dhe 7, skuadrat duken në situatë të qetë. “Final4” duket larg, po ashtu si zona e ftohtë, të paktën momentalisht.

Ky raund mbyllet në “Elbasan Arena” në orën 16:30 të 25 Janarit:

  • AF Elbasani vs Dinamo City

Barazimi ndaj Egnatias ruajti distancën me kreun, e barazvlefshme me vendin e 4, ku qëndrojnë miqtë e rradhës në Elbasan.

Gvozdenovic dhe Daja nuk mund të lejojnë një hap fals pas rezultateve të javës së 20.

The post Superiorja në shenjën e klasikeve në Shkodër dhe kryeqytet appeared first on Gazeta Si.

Të kualifikuarat në 1/16 dhe play-off’in e UCL

23 January 2026 at 11:39

Nga Gazeta “Si” – Barcelona, Chelsea, Juventus dhe Newcastle janë skuadrat e fundit në rradhë që kanë siguruar vendin e tyre në fazën e 1/16-ave ose në play-off’in e fazës me eliminim të UEFA Champions League 2025/26.

Ndërkohë, Bayern München i është bashkuar Arsenalit duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/16-ave.

Tetë skuadrat e para në renditje kualifikohen direkt në 1/16-at; skuadrat që përfundojnë nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-offin e fazës me eliminim, ku fituesit do të kalojnë në 16-shen më të mirë.

Të konfirmuara në rnd e 1/16
Arsenal, Bayern München

Të konfirmuara në rnd e 1/16 ose KO play-off
Atalanta, Atleti, Barcelona, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Man City, Newcastle, Paris, Real Madrid, Sporting CP, Tottenham

Të eleminuara
Frankfurt, Kairat Almaty, Slavia Praha, Villarreal

Faza KO në Champions League
KO Play-off: 17/18 & 24/25 Shkurt 2026
Rnd 1/16: 10/11 & 17/18 Mars 2026
¼ finale: 7/8 & 14/15 Prill 2026
½ finale: 28/29 Prill & 5/6 Maj 2026
Finale: 30 Maj 2026 (Budapest)

The post Të kualifikuarat në 1/16 dhe play-off’in e UCL appeared first on Gazeta Si.

Lojtarët që mund të përfitojnë nga skemat e Carrick

23 January 2026 at 11:33

Nga Gazeta “Si” – Fillimi pozitiv i Michael Carrick si trajner i përkohshëm në stolin e Manchester United ishte më shumë sesa thjesht rezultati.

Man United luajti si një skuadër e rilindur, duke rizbuluar të ashtuquajturën “United Way”, me futboll sulmues të shpejtë dhe të përqendruar nga krahët.

Kthimi te formacioni 4-2-3-1 ndihmoi, por më shumë se kaq, Carrick ringjalli shumë nga parimet bazë të epokës së Sir Alex Ferguson, përfshirë përulësinë për të qëndruar pas topit për periudha të gjata përpara se të godisnin me kundërsulm.

Tifozët në “Old Trafford” nuk duhet të entuziazmohe më shumë sec duhet nga një paraqitje e vetme – edhe pse ata do ta kenë të vështirë ta shmangin këtë, sidomos sepse kaq shumë lojtarë kanë treguar menjëherë përmirësim.

  • Ja 5 lojtarë që mund të shkëlqejnë nën drejtimin e Carrick:
Bruno Fernandes në pozicionin e 10-ës

Bruno Fernandes
Përfituesi më i madh nga kalimi në formacionin 4-2-3-1 është Fernandes, i shkëlqyer pasi u rikthye në pozicionin e tij të preferuar si numri 10.

Casemiro në mesfushë në rrjeshtimin 4-4-2

Casemiro
Befasues në derbin e Mançesterit ishte Casemiro, i cili duket si një lojtar krejtësisht tjetër falë përdorimit nga Carrick të një blloku të mesëm 4-4-2 kur skuadra është pa top.

Kobbie Mainoo
20-vjeçari dikur shihej si e ardhmja e mesfushës së Manchester United. Loja me topin kundër Manchester City-t i kujtoi të gjithëve pse.

Harry Maguire
Një dyshe klasike qendërmbrojtësish në kombinimin “i vogël dhe i madh”: një mbrojtës agresiv që del përpara përkrah një tjetri më të gjatë, dominues në lojën në ajër. Lisandro Martinez dhe Maguire kishin kuptim së bashku.

Amad
Tifozët e Manchester United u impresionuan nga shpejtësia e aksioneve të rrjedhshme nga krahët, që rikujtonin ditët e lavdishme të Fergusonit.

Përfituesi më i madh ka gjasa të jetë Amad, i rikthyer në pozicionin e tij natyral në krahun e djathtë dhe që po paraqitet shumë mire në një sistem taktik që i mundëson të marrë topin dhe të ketë hapësirë për të dribluar.

The post Lojtarët që mund të përfitojnë nga skemat e Carrick appeared first on Gazeta Si.

“Mercedes F1′ prezanton imazhet e makinës ‘W17’ (Galeri)

22 January 2026 at 14:31

Nga Gazeta “Si” – Mercedes prezantoi imazhet e para të makinës për e ri, që paraqesin një dizajn të përditësuar me ngjyrat argjend në të zezë.

“Silver Arrows”, që sezonin e kaluar u renditën në vendin e dytë në Kampionatin e Konstruktorëve, do të vazhdojnë këtë vit me të njëjtin binom pilotësh: George Russell dhe Kimi Antonelli.

Modeli “W17”, ashtu si të gjithë rivalët e tij, do të jetë më i vogël, më i ngushtë dhe më i lehtë se paraardhësi, pasi është projektuar dhe ndërtuar sipas rregullave të reja aerodinamike.

“Formula 1 do të pësojë ndryshime të mëdha këtë vit dhe ne jemi të përgatitur për këtë tranzicion,” tha “Team Principal” dhe “CEO”, Toto Wolff.

“Rregulloret e reja kërkojnë inovacion dhe fokus absolut në çdo aspekt të performancës. Puna jonë për makinën e re, si dhe zhvillimi afatgjatë i motorrit dhe karburanteve të qëndrueshme së bashku me Petronas, pasqyron këtë qasje. Publikimi i imazheve të para të W17 është thjesht hapi i rradhës në këtë proces. Ai përfaqëson përpjekjen kolektive dhe të vazhdueshme të ekipeve tona në Brixworth dhe Brackley. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort në muajt në vijim” e mbylli deklaratën e tij, drejtuesi austriak.

Mercedes do t’u bashkohet skuadrave të tjera në Spanjë javën e ardhshme për “Barcelona Shakedown”, që zgjat 5 ditë.

Më pas, 8 herë kampionët e Botës do të organizojnë një event zyrtar prezantimi të sezonit më 2 Shkurt, me pilotët, drejtuesit kryesorë dhe makinën “W17”.

Pas kësaj, skuadra do të udhëtojë drejt Bahreinit për testet zyrtare pragsezonale, ku janë planifikuar 2 sesione testimi nga 3 ditë secili, për t’u dhënë ekipeve mundësinë të kolaudojnë makinat dhe performancën maksimale.

The post “Mercedes F1′ prezanton imazhet e makinës ‘W17’ (Galeri) appeared first on Gazeta Si.

Europa League – Cilat janë skuadrat e kualifikuara në 1/16 dhe në play-off?

21 January 2026 at 14:02

Nga Gazeta “Si – Janë 24 vende në dispozicion në fazën eliminatore të “UEFA Europa League 2025/26”.
Aston Villa, Ferencváros, Freiburg, Lyon, Midtjylland dhe Real Betis janë skuadrat e para të kualifikuara në 1/16 ose në play-off.

Tetë skuadrat e para në fazën e ligës kualifikohen drejtpërdrejt në 1/16, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-off. Fituesit avancojnë mes 16 më të mirëve.

Faza e “KO” në “Europa League”
Play-off: 19 & 26 Shkurt 2026
Rnd i 1/ 16: 12 & 19 Mars 2026
1/4 finale: 9 & 16 Prill 2026
1/2 finale: 30 Prill & 7 Maj 2026
Finale: 20 Maj 2026 (Stamboll)

The post Europa League – Cilat janë skuadrat e kualifikuara në 1/16 dhe në play-off? appeared first on Gazeta Si.

Një fakt dhe formacionet e mundshme për cdo ndeshje të së mërkurës në ‘UCL’

21 January 2026 at 13:45

Nga Gazeta “Si” – Raundi i 7-të në kompeticionin e kampionëve ul siparin me ndeshjet e sotme, për të cilat sjellim më poshtë një fakt interesant dhe formacionet e mundshme:

  • Galatasaray vs Atlético de Madrid (18:45)
    Atletico është e pamposhtur në 6-të përballjet e mëparshme mes skuadrave (4 fitore, 2 barazime), dy fitore së fundi, 2-0 në fazën e grupeve të Champions League 2015/16, ku Antoine Griezmann shënoi të 4 golat. Ata kanë triumfuar në të tre ndeshjet e luajtura në Turqi.

Galatasaray: Uğurcan Çakır; Eren Elmalı, Sánchez, Abdülkerim Bardakcı, Sallai; Torreira, Lemina; Sané, Yunus Akgün, Barış Alper Yılmaz; Osimhen
Atlético de Madrid: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Barrios, Koke, Álex Baena; Sørloth, Alvarez

  • Qarabağ vs Frankfurt (18:45)
    Përballjet e mëparshme në UEFA mes Qarabağ dhe Frankfurt u zhvilluan në raundin “play-off” të Europa League 2013/14, ku gjermanët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-1 pas një fitoreje 2-0 në Azerbajxhan dhe një fitoreje 2-1 në shtëpi.

Qarabağ: Kochalski; Silva, Mustafazade, Medina, Jafarguliyev; Pedro Bicalho, Janković; Leandro Andrade, Montiel, Zoubir; Duran
Frankfurt: Kauã Santos; Collins, Koch, Theate, Brown; Skhiri, Dahoud; Doan, Can Uzun, Chaïbi; Knauff

  • Atalanta vs Athletic Club
    Kjo është ndeshja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes Atalanta-s dhe Athletic Club.

Atalanta: Carnesecchi; Scalvini, Djimsiti, Kolašinac; Zappacosta, De Roon, Éderson, Bernasconi; De Ketelaere, Zalewski; Scamacca
Athletic Club: Unai Simón; Gorosabel, Vivian, Paredes, Adama; Ruiz De Galarreta, Jauregizar; Navarro, Sancet, Unai Gómez; Guruzeta

  • Chelsea vs Pafos
    Kjo është ndeshja e parë në UEFA mes këtyre skuadrave dhe gjithashtu hera e parë që Pafos përballet me një ekip anglez.

Chelsea: Sanchez; James, Chalobah, Fofana, Cucurella; Caicedo, Andrey Santos; Neto, Palmer, Garnacho; João Pedro
Pafos: Michael; Bruno, Luckassen, Pileas, Sema; Dragomir, Šunjić, Pêpê; Oršić, Jajá; Bassouamina

  • Bayern München vs Union Saint-Gilloise
    Kjo është përballja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes këtyre klubeve. Një fitore do të ishte e 250-ta për Bayern-in në Kupën e Kampionëve, duke u bërë klubi i dytë që arrin këtë shifër pas Realit të Madridit (306 para javës së 7-të).

Bayern München: Neuer; Guerreiro, Upamecano, Tah, Ito; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane
Union Saint-Gilloise: Scherpen; Sykes, Burgess, Mac Allister; Khalaili, Van de Perre, Zorgane, Smith; Ait El Hadj; Rodríguez, David

  • Juventus vs Benfica
    Benfica ka fituar 7 nga 9 përballjet e mëparshme mes skuadrave (1 barazim, 1 humbje), 2-0 së fundi në Torino në javën e 8-të të Champions League sezonin e kaluar. Suksesi i vetëm i Juventusit ështe një fitore 3-0 në shtëpi në ¼ finalet e Kupës UEFA në Mars 1993.

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Thuram; Francisco Conceição, McKennie, Kenan Yıldız; David
Benfica: Trubin; Dedić, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Barreiro, Aursnes; Prestianni, Sudakov, Schjelderup; Pavlidis

  • Newcastle United vs PSV Eindhoven
    PSV ka fituar të dy përballjet e mëparshme në Champions League mes skuadrave, duke mposhtur Newcastle 1-0 në shtëpi dhe 2-0 në transfertë në fazën e grupeve 1997/98.

Newcastle United: Pope; Trippier, Thiaw, Botman, Hall; Bruno Guimarães, Tonali, Joelinton; Barnes, Wissa, Gordon
PSV Eindhoven: Kovář; Sildillia, Schouten, Gasiorowski, Mauro Júnior; Veerman, Wanner; Perišić, Til, Driouech; Bajraktarević

  • Marseille vs Liverpool
    Bilanci i përgjithshëm i përballjeve në UEFA flet për 2 fitore për Marseille, 3 për Liverpool-in dhe 1 barazim. Klubi anglez ka fituar tre takimet e fundit.

Marseille: Rulli; Weah, Pavard, Balerdi, Medina, Emerson; Højbjerg, Vermeeren; Greenwood, Aubameyang, Paixão
Liverpool: Alisson; Frimpong, Konaté, Van Dijk, Kerkez; Szoboszlai, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Ekitike, Wirtz

  • Slavia Praha vs Barcelona
    Përballjet e vetme të mëparshme mes Slavia Praha dhe Barcelona-s u zhvilluan në fazën e grupeve të Champions League 2019/20, ku Barcelona fitoi 2-1 në Çeki në javën e 3-të, përpara një barazimi 0-0 në Spanjë në javën e 4-ët.

Slavia Praha: Staněk; Vlček, Zima, Chaloupek, Bořil; Moses, Sadílek; Douděra, Provod, Sanyang; Chorý
Barcelona: Joan García; Koundé, Cubarsí, Eric García, Gerard Martín; Pedri, De Jong; Rashford, Fermín López, Raphinha; Lewandowski

The post Një fakt dhe formacionet e mundshme për cdo ndeshje të së mërkurës në ‘UCL’ appeared first on Gazeta Si.

Audi prezantohet zyrtarisht në F1 (Foto & Video)

20 January 2026 at 22:45

Nga Gazeta “Si” – Audi prezantoi makinën e parë në Formula 1 me një event madhështor në Kraftwerk Berlin.

Konstruktori gjerman, që njoftoi për herë të parë synimin për të hyrë në F1 në Gusht të vitit 2022, do të debutojë në Australi me një makinë që do të motorrizohret nga vetë Audi.

Gjermanët zgjodhën ta bëjnë prezantimitr me një event spektakolar në një central elektrik historik, në zemër të kryeqytetit gjerman.

Të pranishëm ishin Jonathan Wheatley (Team Principal) dhe pilotët Nico Hülkenberg dhe Gabriel Bortoleto, të cilët garuan së bashku edhe sezonin e kaluar.

Audi, që ka arritur fitore të mëdha në kategori të tjera të motorsportit, zbuloi modelin R26, me një dizajn mbresëlënës me ngjyra titani, fibër karboni dhe të kuqe “lava”.

Edhe pse Audi ka ambicie të mëdha, ajo e njeh përmasën e sfidës që e pret për t’u shndërruar në një pretendente kryesore në Formula 1.

Audi ishte skuadra e parë që testoi një makinë sipas rregullave të vitit 2026, gjatë një dite xhirimesh në Barcelonë më herët këtë muaj. 

Pas prezantimit në Berlin, skuadra gjermane do të kthehet në Barcelonë për “Shakedown Week”, ku të 11 skuadrat e Formula 1 do të kenë mundësi të testojnë për 3 ditë.

The post Audi prezantohet zyrtarisht në F1 (Foto & Video) appeared first on Gazeta Si.

❌
❌