Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën, ndalojnë edhe në Zvërnec
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, vizituan disa zona të qytetit bregdetar, përfshirë Zvërnecin dhe Portonovën. Ata nuk hezituan të shkrepin edhe foto në këto vende. Çifti mbërriti në Vlorë paraditen e së mërkurës dhe zhvilloi takime private me arkitektë të njohur, për të parë infrastrukturën ekzistuese dhe mundësitë për projekte të ardhshme në zonë.